H I S T O R I
SHKODRANE


| Hyrje |

Nekrologji pėr njė mendje tė ndritur
- me rastin e vdekjes sė albanologut
Jup Kastrati

Jup Kastrati,
dijetari qe nuk rresht se shkruari

-- nga Dr. Moikom Zeqo, Koha Jone

21.10.2002 - Raca e dijetareve eshte nje race durimshume dhe e plotfuqishme. Sipas nje parabole te Senekes pergjithesisht dijetaret e jetojne jeten e tyre larg bujes dhe publicitetit te dyshimte, larg pushteteve politike dhe perfitimeve tipologjike te administrates shteterore. Dijetaret jane gati si te padukshem, pikerisht se jane me te dukshem nga te gjithe. Dijetaret nuk permenden, sepse ata jo vetem jane ne kujtese, por jane vete substance e kujteses. Dijetaret nuk perfillen, por ne thelb ata jane autoritetet e vertete te kombit. Ka gati nje muaj qe Jup Kastrati eshte i semure rende. U shtrua ne spitalin e Tiranes, ku me stoicizem ai i duroi dhimbjet dhe krizat. Nese ndonje nga VIP-at e politikes do te kishin marre pjese ne nje mbremje, ne ndonje restorant, ose do te kishin patur ndonje krize te lehte kardiake, shtypi i shkruar dhe mediat elektronike do te tallaziteshin nga gjema, kurioziteti dhe marrezia e lajmeve te bujshem. Dhe ja nje nga dijetaret me te medhenj te Shqiperise, miku im i vjeter, Jup Kastrati, semuret rende dhe absolutisht nuk ka as shqetesimin me te vogel nga e ashtuquajtura Bota Mediatike. Vetem pak miq te tij i shkuan ne spital, padyshim njerezit e thjeshte dhe te vertete u merakosen sinqerisht per te. Me pak vonese dhe une shkruesi i ketyre rrjeshtave vajta ne spital. Po Jup Kastrati kishte dale dhe kishte shkuar ne shtepine e tij ne Shkoder. Ky qe shkaku qe une vendosa te shkruaj dicka per te. Nuk dua ne asnje menyre te terheq vemendjen me apologjira false. Nuk dua ne asnje menyre per te trumbetuar ate qe une cmoj te Jup Kastrati, ndersa te tjeret s'arrijne ta cmojne dot. Nuk dua ne asnje menyre qe semundjen tashme te tejkaluar te mikut tim ta shnderroj ne nje show, sepse jam teper i lodhur nga kickultura e dites, sepse mendoj qe serioziteti i anatemuar kaq rende eshte me i rendesishem, se sa lajkatimet dhe hipokrizite e kota. Jup Kastrati qe nga spitali me dergoi nje zarf, ku ishte libri i tij i fundit i botuar me titull "Autobiografia e Jeronim De Rades" me nje dedikim miqesor. Duke lexuar kete liber mund te kuptosh ne menyre te koncentruar rolin hulumtues te pashembullt te Jup Kastratit.

Kush eshte Jup Kastrati?

Jup Kastrati ka lindur ne Shkoder, me 15 prill 1924. U shkollua ne kete qytet, djep kulturologjik i Shqiperise. Me 1942 studioi pak kohe ne Liceun Shkencor "Galileo Ferraris" ne Torino. U kthye shpejt ne Shqiperi. Gjate pushtimit italian, si antifashist, ka qene i persekutuar, i burgosur, i internuar ne "Campo Concetramento", ne kodrat e Tepes ne Shkoder, pastaj eshte mbajtur si peng ne Kosove, ne burgun famekeq te Prizrenit gjate muajve korrik-shtator 1943. Pas Clirimit ka kryer studimet e larta ne fakultetin e filologjise ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Tema e tij e diplomes titullohet: "Kontribute per studiumin e Ndre Mjedes" me 1958. U be Doktor i Shkencave Filologjike me 1982 me dizertacionin "Historia e gramatologjise shqiptare" (1935-1944) me 1500 faqe daktilografike. Me 1987 i eshte akorduar titulli Profesor. Ka sherbyer ne arsim 47 vjet. (1946-1993) nga te cilat 37 vjet ne shkollen e larte. Eshte nje nga themeluesit e Institutit te Larte Pedagogjik te Shkodres, me 2 shtator 1957, dhe ka punuar shume per krijimin e Universitetit te Shkodres. Eshte dekoruar me urdhrat "Mesues i Popullit" si dhe "Mjeshter i Madh i Punes". Ka qene shef i Katedres se gjuhes shqipe ne Institutin e Larte Pedagogjik te Shkodres me 1973-1990. Jup Kastrati ka mbajtur ligjerata shkencore ne universitetet e Tiranes, Prishtines, Shkupit, Tetoves, Kalabrise, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, etj. Eshte autor i shume librave. Brenda viteve 1956-1999 ka botuar 35 libra. Te dhenat e mesiperme jane guret e kilometrazhit te rrugetimit jetesor dhe krijues te Jup Kastratit.

Librat e tij jane te botuara, pra, te hapur per syrin e lexuesit dhe jane te tjeret ata qe lexojne sot dhe ata qe do te lexojne neser, qe do te bejne vleresimin e patjetersueshem te Jup Kastratit.

Ne kete shkrim lakonik une dua te skalis me shume intimitetin dhe njohjen vetiake. Ka me shume se 20 vjet qe e njoh Jup Kastratin nga afer. Kam vajtur shpesh tek shtepia e tij karakteristike shkodrane, me nje oborr te vogel dhe me nje shkallare, me mjedisin e brendshem plot libra, ku eshte e gjalle dhe e pranishme nje mikpritje e lashte dhe e re, nje dashamiresi e holle dhe nje ngrohtesi njerezore e perhershme. Kam nje korrespondence ne vite me Jup Kastratin, kam ndjere ne personalitetin e tij njeriun e vertete te letrave, i mireinformuar deri ne fund, si pakkush ne Shqiperi. Kam qene ne shtepine e Jup Kastratit kur u semur gruaja e tij, madje, dhe ne raste vdekjesh e fatkeqesish familjare. Kemi diskutuar parreshtur per problemet kulturore te kombit dhe keto biseda jane te skalitura thelle ne mbamendjen time.

Dua te permend nje rast interesant. Sapo isha njohur me priftin dijetar nga Tuzi i Malit te Zi, Dr. Vincens Malaj. Ai me kish dhuruar librat e botuar, madje, krijimtarine e tij ne tri vellime. E njihja Malajn, sepse kisha shkuar edhe te Kisha Katolike e Tuzit, para se ciles qe ngritur statuja prej bronzi e Nene Terezes. Kabineti i Malajt ne kishe ishte me mijera libra, disa dhe me pergamene, madje, edhe me nje liber te shekullit XII. Plot piktura dhe skulptura te bera dhe nga vete Malaj si dhe piktura te artistit shqiptar Lin Delia. Malaj mbante edhe shume objekte arkeologjike te trashegimise ilire. Pikerisht ne Tuz, une bisedova me Malajn per Jup Kastratin. I fola per librin mbi Faik Konicen, qe Jupi e kish Botuar ne Amerike dhe u shpreha se Jup Kastrati eshte nje nga dijetaret me te medhenj shqiptare ne ditet tona. Malaj me tha se nuk kish pasur rastin ta takonte dhe se madje kish shkruar nje polemike kunder tij. Para tre vjetesh e takova Vincens Malajn ne Shkoder dhe se bashku me miqte e mij nga Shkodra, Ahmet Osja dhe Gezim Uruci e bindem qe te shkonim per nje vizite ne shtepine e Jup Kastratit. Prifti plak u dorezua. Shkuan tek Jupi, i cili na priti sipas tradites proverbiale shqiptare. Teper i kujdesshem dhe delikat ne kete takim nderonte mikun e ardhur nga Tuzi pavaresisht dhimbjes, qe i kish shkaktuar polemika e tij. Une me i lire ne qendrimet e mia beja polemike ne disa raste me Vincens Malajn.

Ish fjala per nje doreshkrim kronikor, qe njihet me emrin "Kronika e priftit te Dioklese" e shek. XIII. Pastaj ra fjala per vepren qe kish ne duar Malaj per katalogun e martireve iliro-shqiptare te krishterimit. Malaj e falenderoi te zotin e shtepise dhe lavderoi vepren e Jupit "Historia e Gramatologjise". Te dy dijetaret ishin te lehtesuar me njeri-tjetrin. Por une dua te artikuloj mendimin tim per Jup Kastratin, ta ravizoj portretin e tij. Jup Kastrati u diturua si specialist i bibliografise. Ai eshte nga ata njerez qe na kujton se nuk mund te kete shkence pa bibliografi dhe se bibliografia eshte shkence e njohurise autentike. Jup Kastrati eshte nje nga bibliografet me te medhenj shqiptare.

Dua te kujtoj nje nga bisedat e perbashketa ku del ne pah kujtesa e Jup Kastratit. Prej shume vitesh une kisha studiuar krijimtarine e Faik Konices. Ende nuk kisha marre ne dore dhe nuk kisha studiuar monografine e pasur dhe substanciale te Jup Kastratit per Faik Konicen, botuar me nje paraqitje luksoze ne SHBA. Dija qe Konica kish shkruar nje komedi te shkurter dhe e kish botuar ne nje nga organet e shtypit te kohes. E kerkoja kete veper te Konices dhe e kisha te veshtire te percaktoja organin konkret ku ajo ish botuar. Ende dhe sot ky tekst i Konices s'eshte perfshire dhe s'eshte ribotuar ne asnje nga librat e shumte qe keto vitet e fundit jane botuar papushim me emrin e Faik Knices. E pyeta Prof. Jupin per kete subjekt. Pergjigjja qe e menjehershme si per dicka teper normale dhe jo te mundimshme. "Kjo komedi eshte botuar ne gazeten "Trumpeta e Krujes me 1913, Moikom", me tha Jupi. Te rralle jane njerezit kaq te familjarizuar me informacionet e pafundme te librave. Jupi i jep rendesi hollesirave dhe shenimeve ne fundin e faqeve te shkruara, sepse ato shpesh mbartin substance lajmesh dhe kumtimesh te papritura, por te panumerueshme jane dhe shkrimet dhe shenimet e vete Jup Kastratit. Ne dialoget tane te perbashket per bibliografine Jupi ka theksuar me vetedije se mungesa e njohjes se bibliografise krijon nje zbrazdesire dhe eshte nje defekt i rende per cilindo studiues te shquar. Padyshim, une i kam argumentuar Jupit se bibliografia nuk eshte qellim ne vetvete dhe se shpesh ka nje rrace studiuesish, te quajtur si studiues konceptuale, qe bejne zbulime me te medha dhe me te patjetersueshme ne historine e dijes dhe te kultures. Nje studiues i tille eshte p.sh. albanalogu kroat Milan Shuflai, nje dijetar konceptual i klasit te pare. Por bazamenti i studimeve te tij eshte padyshim bibliografia e korpusit te dokumenteve, qe lidhen me historine e mesjetes shqiptare. Bibliografia nuk eshte luks as qellim ne vetvete.

Besoj se e njoh nga afer karakterin dhe tipin e Jup Kastratit. Ai del rralle nga shtepia, por miqte e shumte qe e vizitojne shprehin ndikimin e tij te madh tek te tjeret. Ai eshte njeri me karakter te vendosur, nuk e njeh lajkatimin dhe perfitimet e vogla te dites. Mbron idete e tij sepse eshte i bindur ne rrenjet e ketyre ideve. Ne momente te caktuara ka patur edhe raste te ndonje sulmi pezhorativ ndaj figures se tij, por kjo gje s'ka pasur peshe. Balta i eshte rikthyer hedhesit. E dua pambarimisht Shkodren e motshme, kete kryevater te kultures shqiptare ne te gjithe koherat. I kam njohur nga afer dijetaret e Shkodres. I mrekullueshmi dhe modesti dijetari i shkelqyer filolog Kol Ashta ka vdekur. Ne te gjitha rastet kur vija ne Shkoder une do ta takoja Kol Ashten. Studimi i tij per Gjon Buzukun ka qene nje mrekulli. Nuk mund ta harroj dot dhe te nderuarin Fadil Podgorica apo dhe nje mik tjeter timin Pjeter Topallin. Ata tani s'jane me. Ne kete mjedis diturak Jup Kastrati eshte nje perfaqesues i denje i forces krijuese dhe i karakterit qe nuk jepet. Une i uroj me gjithe shpirt shendet dhe jete sa me te gjate. Ai eshte i forte dhe duhet te jete gjithnje i tille. Dimension tjeter i dijes se Jup Kastratit jane figurat e medha te kultures si: Ndre Mjeda, Zef Jubani, De Rada, Faik Konica etj. Ne kete hulli u shqua si monografist. Dimensioni tjeter shume i rendesishem lidhet me filologjine, me studimet per sintaksen shqipe, me historine e gjuhesise shqiptare dhe sidomos me historine e gramatologjise shqiptare. Keto dimensione percaktojne koordinatat diturake te Jup Kastratit. Jup Kastrati jeton ne Shkoder dhe punon sipas ritit te shenjte te nje oshenari te punes. Per te eshte e paimagjinueshme humbja kot e kohes. Ai eshte punetor i pashembullt i letrave shqipe. Riti i tij i studimit eshte i panderprere dhe rezultativ. Sa here ne shtepine e tij, ai me ka treguar doreshkrimet e pabotuara por te perfunduara dhe te konceptuara si libra me vete. Nese ka nje pasion delikat per Jup Kastratin jane arbereshet. E shoqja i rri prane, e bija e adhuron te atin, madje, ka botuar nje bibliografi te shkrimeve dhe librave te tij.

Duke lexuar me kujdes "Autobiografine e De Rades", shqiperuar dhe pajisur me shenime nga Jup Kastrati, mundohesha te kuptoja kuptimin e thelle te altruizmit njerezor. Sot ne epoken e monetarizmit gati askush nuk beson tek altruizmi. Por jo pa perjashtim te gjithe. Nje nga altruistet eshte Jup Kastrati. Ai jep nje shembull qe duhet nderuar. Ai duhet nderuar se e meriton plotesisht. Librat e studimet e tij kane dicka testamentale. Ndoshta ky shkrim modest do ta gezoje Jup Kastratin. Me teper se sa kete gezim une vete kam menduar te shqetesoj indiferentet dhe te pakujdesshmit, vetekuptohet nese kane vetedije dhe ndjenja njerezore. Jam i bindur, qe nuk eshte faji i shtypit dhe mediave elektronike per gjithcka. Ka nje erresim te vetedijes kombetare, qe ngjan me nje lloj analfabetizmi te ri. Por vetedija kombetare nuk mund te zhduket, perderisa nje njeri si Jup Kastrati nuk pranon te perkulet dhe ta lere penen t'i bjere nga dora. Amen!


Jup Kastrati, "Qytetar nderi"
Shekulli, 23.12.2002

Nė mjediset e Universitetit "Luigj Gurakuqi", nė Shkodėr, pak ditė mė parė ėshtė zhvilluar ceremonia e dhėnies sė titullit "Qytetar nderi" i Shkodrės, shkencėtarit dhe figurės sė shquar tė albanologjisė, prof. dr. Jup Kastrati. Intelektualė tė shquar shkodranė, studiues dhe figura tė shquara tė shkencės shqiptare, tė ardhura nga Tirana, ishin tė pranishėm nė kėtė ceremoni, ndėrsa vetė Prof. Dr. Jup Kastrati mungonte, pasi prej disa muajsh ndodhet i sėmurė. Dorėzimi i titullit ėshtė bėrė nė shtėpinė e tij nga ana e autoriteteve lokale tė Shkodrės. Nė veprimtarinė e zhvilluar nė Universitet kanė folur pėr veprimtarinė e prof. dr. Jup Kastrati, rektori Mahir Hoti, drejtori i Institutit tė Gjuhėsisė e Letėrsisė, Jorgo Bulo, dekani i Fakultetit tė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Shkodrės etj. Ata kanė treguar edhe njė herė pak nga jeta e prof. dr. Jup Kastrati i cili, mė 1987-n mori titullin "Mėsues i Popullit", mė 1999-n mori titullin "Mjeshtėr i madh i punės". Ėshtė pėrfshirė nė "Mendjet e ndritura tė shekullit XXI" nga Instituti Amerikan i Biografisė. Janė mbushur plot 60 vjet tė aktivitetit tė tij, si mėsues, pedagog, pėrkthyes e studiues. Figura e tij si shkencėtar i ka kaluar kufijtė kombėtarė dhe ai ėshtė vlerėsuar dhe nga institucione e personalitete tė njohura shkencore tė botės. Vepra e tij mė e madhe ėshtė "Historia e albanologjisė", vėllimi i parė i botuar mė 2000-n ndėrsa janė dhe tri vėllime tė tjera nė pėrfundim. Megjithėse i sėmurė, prof. dr. Jup Kastrati vazhdon tė punojė pėr pėrfundimin e kėtyre veprave. Prof. dr Jorgo Bulo tha se prof. dr, Jup Kastrati nuk ėshtė vetėm nderi i Shkodrės, por i gjithė vendit. Albanologjia nuk mund tė kuptohet pa emrin e tij. Nė motivacionin me tė cilin shoqėrohej titulli theksohej qenia e tij si personalitet i shquar i kulturės, shkencės dhe arsimit, njohės i shkėlqyer i veprave tė kombit tė tij, prezantues dinjitoz i shkencės shqiptare nė botė. Propozimi pėr "Qytetar nderi" ėshtė bėrė nga Universiteti "Luigj Gurakuqi" ku ai ka punuar 37 vjet dhe ėshtė njė ndėr themeluesit e tij.
A. Dushi


Nekrologji pėr njė mendje tė ndritur

-- nga E. Demo / A. Dushi

Shkodėr - 26.09.2003 - U nda nga jeta nė moshėn 79-vjeēare njė nga albanologėt e klasit tė parė, qė ia kushtoi jetėn veprės madhore “Historia e Albanologjisė”, njė studim shterues pėr njė periudhė 500-vjeēare.
Ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit, albanologu i shquar Jup Kastrati. Ai kaloi pėr dy vjet rresht, orė tė tėra nė shtrat, pėr shkak tė problemeve tė rėnda shėndetėsore. Megjithatė 79-vjeēari Kastrati punonte nė studion e banesės sė tij, qė ishte nė tė njėjtėn kohė dhomė gjumi, pėr pėrfundimin e veprave qė kishte nė dorė.
Biblioteka e Prof. Kastratit, qė ėshtė njė pasuri mė vete nė fushat e gjuhėsisė dhe albanologjisė, kryesisht nė gjuhėt frėnge, latine e italiane, tregon se si ky njeri i dha albanalogjisė, gjuhės qė i kushtoi jetėn. Nė fondin e kėsaj biblioteke numėrohen 5 mijė epistolarė, me shkrimtarė e dijetarė vendas e tė huaj.
Puna shkencore dhe studimore e Prof. Jup Kastratit, ėshtė vlerėsuar prej fillimeve, deri mė dje, nė vitin 2002 kur Instituti Amerikan i Biografive i akordon titullin “Mendje tė ndritura tė shekullit 21”. Janė fusha kaq tė gjėra dhe tė thella albanologjike, sa tani kur duhet tė pėrmendim vlerėn e kėtyre kėrkimeve nė kuadrin e njė nekrologjie, duhet tė rendisim titujt e pafund honorifikė dhe sidomos stimujt moralė paradoksalė, me tė cilat strukturat shtetėrore dhe akademike para dhe pas ‘90-ės e nderuan profesor Jupin.
Ndoqi rrugėn e botimeve qysh nė moshėn 17-vjeēare. Nga veprimtaria e tij shkencore gjatė njė periudhe 62-vjeēare, njihen rreth njė mijė punime shkencore me 20 mijė faqe shtypi shkencor. Ka botuar 30 titutj me karakter shkencor, shumė prej tė cilėve pėrdoren sot si tekste mėsimore. Ka themeluar dhe botuar tre organe shkencore. Punimet e Prof. Kastratit janė pėrfshirė nė pėrmbledhės, vėllime studimesh tė botuara nga Universitetet e Tiranės, Prishtinės, Akademia e Shkencane, Universiteti i Napolit, Kalabrisė. Ka bėrė gjurmime bibliotekare pėr tekstet e vjetra tė shqipes nė Tiranė, Prishtinė, Shkup, Romė, Athinė, Beograd, Moskė, Uashington, Nju Jork. Kontributi i tij ėshtė shumė i ēmuar nė fushat e historisė tė gjuhėsisė shqiptare dhe albanologjisė, tė historisė sė letėrsisė. Njė nga veprat e tij mė tė dashura dhe mė e mundimshmja mbetet “Historia e Albanologjisė”, pėr tė cilėn ai ėshtė shprehur sa qe gjallė se “ėshtė njė punim organik, shterues dhe i ngjeshur, njė analizė dhe sintezė e studimeve tė pėrpiluara pėr gjuhėn shqipe, pėr njė periudhė 500-vjeēare. Ndėrsa puna shumėvjeēare, pėr ardhjen e plotė tė figurave tė de Radės dhe Faik Konicės, u kurorėzua vitet e fundit nė monografitė “Jeronim de Rada, jeta dhe vepra”, botim i vitit 2002 dhe “Faik Konica”, botuar mė 1995. Ky studim pati shumė jehonė nė botė, nė rrethet e studiuesve gjithashtu, ndoshta pėr njė arsye tė thjeshtė dhe themelore, karakteristikė e kėrkimit “alla Kastrati”: shterimi dhe dyshimi i paekuivok.
Ndėr titujt mė tė rėndėsishėm, qė vlerėsojnė punėn e njė jete tė tėrė, kuptohet vlerė morale, janė titujt e marrė prej vitit 1954, Urdhri Naim Frashėri i Klasit tė Dytė, Mėsues i Popullit, Drejtues kėrkimesh, Mjeshtėr i madh i Punės. Eshtė pėrfshirė nė edicionin e 13-tė tė Enciklopedisė Ndėrkombėtare tė Biografive tė Intelektualėve Botėrorė tė Kembrixhit, nė dhjetor tė vitit 1997. Njė vit mė pas propozohet akademik nga senati i Universitetit tė Shkodrės nga Prof. Mahir Domi e Prof. Dhimitėr Shuteriqi. Nė vitin 2001 i jepet titulli “Intelektual ndėrkombėtar” nė Kembrixh. Nė vitin 2002, Instituti Ndėrkombėtar i Biografive i akordon titullin “Mendje tė ndritura tė shekullit 21”. Nė dhjetor 2002, kėshilli bashkiak i Shkodrės e shpall “Qytetar Nderi”.
Biografi
Jup Kastrati, i cili u nda nga jeta nė moshėn 79-vjeēare, lindi nė Shkodėr mė 15 prill 1924. Shkollėn fillore, gjimnazin klasik dhe liceun ruajal i kreu nė qytetin e lindjes. Pėr pak kohė studion nė liceun shkencor tė Torinos. Gjatė pushtimit italian burgoset nė Kosovė si antifashist. Mbaron studimet nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, nė Fakultetin e Filologjisė. Pėr 47 vjet ka shėrbyer nė arsim, nga tė cilat 37 nė Universitet. Eshtė njė ndėr themeluesit e Institutit tė Lartė Pedagogjik, nė Shkodėr dhe ka luftuar pėr ta kthyer atė nė universitet. Eshtė ai qė ideoi dhe propozoi “Luigj Gurakuqin”, sot. Mbron doktoraturėn nė shkencat filologjike nė vitin 1982 me “Historinė e gramatologjisė shqiptare, periudha 1635-1944”. Nė vitin 1991 merr titullin shkencor “profesor”.

| Prapa |