MARGARIT JURSENAR
- francezja qė shkroi pėr Rozafėn
Margarite Crayencour
Margarit Jursenar, shkrimtare dhe eseiste e njohur franceze me origjine belge, ėshtė e para femėr anėtare e Akademise Franceze.
Ajo ėshtė e njohur edhe si autore, qė ka trajtuar mjaft nga legjendat e popujve ballkanikė. Nė librin e saj "Novela Orjentale", shkruar e botuar diku nė mes tė viteve 1929-1939, gjen vend edhe legjenda shqiptare
e ngritjes sė kėshtjellės sė Rozafės. Tregimi mban titullin "Qumėshti i vdekjes". Pas njė heshtjeje tė gjatė nė krijmtari, Margarit Jursenar boton nė vitin 1951 librin "Kujtimet e Hadrianit", njė nga veprat e saj
mė tė mira. Margarit Jursenar ka vdekur nė moshėn 84 vjecare. Libri i saj "Novela Orjentale" ėshtė botuar para disa vitesh edhe nė Shqipėri.
Qumėshti i vdekjes
... "Kur tre vėllezėrit panė nga larg atė figurė tė vogėl, ende tė vagėlluar, ata vrapuan drejt saj: dy tė parėt tė shgetėsuar nėse dredhia e tyre kishte dalė me sukses apo jo, ndėrsa i vogli, duke ju lutur Zotit. Mė i madhi e ndaloi ofshamėn dhe blasfeminė, kur dalloi se nuk ishte zeshkania e tij; i dyti me zė tė lartė falėnderoi Zotin, qė ja ruajti vashėn qė i lante kėmishėt. I vogli ra nė gjunjė, duke pushtuar kėmbėt e saj me krahėt e tij, e duke i kėrkuar tė falur me rėnkim. Pastaj ai u zvarrit drejt kėmbėve tė vėllezėrve, duke u kėrkuar mėshirė pėr tė. Mė sė fundi, ai u ngrit. Metali i thikės i shkelqente nėn dritėn e diellit. Njė e goditur vareje nė zverk e plasi vashėn nė cep tė rrugės. E llahtarisur asaj i ra shporta nga dora dhe rreth ushgimeve tė shpėrndara andej kėndej, u mblodhėn qente. Kur e kuptoi se ē'po ndodhte, ajo ngriti duart drejt qiellit: "Vėllezėr qė ju jam gjendur githnjė, vėllezėr nga lidhja e martesės dhe bekimi i priftit. Nos me ēoni drejt vdekjes. Ēojini fjalė atit tim, prijėsit malėsor, qė t'u sjellė njėmijė shėrbėtore qė mund t'i sakrifikoni kėtu. Mos mė vrisni. Une e dua shumė jetėn. Mos mė ndani me gurė nga i dashuri im.
Por papritmas ajo heshti, pasi vuri re burrin e saj tė shtrirė nė cep tė rrugės, pa lėvizur qepallat, flokėt e zinj tė tė cilit ishin njollosur nga gjaku dhe trutė e shpėrndara. Atėherė, pa asnjė klithmė e lot, ajo e la vehten ta conin drejt kamares sė hapur nė murin rrethues tė kėshtjellės. Tashmė i kurseu lotėt, meqenėse po shkonte drejt vdekjes. Por nė momentin kur i vunė tullėn e parė, para kėmbėve tė mbathura me sandale tė kuge, iu kujtua foshnjėza e saj, qė kishte zakon t'i brente me dhėmbė kepucėt e tij, si njė kone qė 1oz nga kėnaqėsia. Lotė tė nxehta i rrėshqitėn pėrgjate faqeve dhe u pėrzien me cimenton qė mistria shtronte pėrmbi gurėt. "O ju kėmbėt e mija - tha ajo, ju s'do tė mė coni mė nė majė tė kodrės, qė tė mund t'i shfaqesha tė dashurit tim. Ju s'do ta njihni me freskinė e ujit qė rrjedh. Vetėm engjėjt do t'u lajnė mėngjesin e Krishtlindjes."
Tullat dhe gurėt arritėn deri tek gjunjėt e mbuluar nga njė fund i qėndisur. Ashtu drejt, nė atė sfond tė kamares, ajo kishte pamjen e Shėn Merisė, nė kėmbė, prapa altarit. "Lamtumirė gjunjėt e mij tė shtrenjtė, - tha nusja, ju s'do ta pėrkundni mė foshnjėn tim, ulur nėn pemėt e kopshtit hijeplotė..."
Muri ngrihej edhe mė lart, ndėrsa ajo vazhdonte:
"Lamtumirė o duart e mija tė vogla e tė shtrenjta, qė vareni pėrgjatė trupit tim. Ju s'do tė gatuani mė e s'do ta tirrni leshin e dhenve, s'do tė pėshtilleni mė rreth tė dashurit tim. Lamtumirė o beli im, dhe ti o barku im qė s'do ta njohėsh mė shtatzaninė e as dashurinė. O ju foshnje qė do t'u lindja njė ditė, o vėllezėr mė tė vegjėl qė do t'i lija birit tim tė vetėm; ju do tė mė bėni shoqėri nė kėtė burg, qė do tė jetė dhe varri im, ku unė do qėndroj nė kėmbė syrgjynosur, deri ditėn e 'Gjykimit tė Fundit'".
Muri i gurit arrinte tashmė gjoksin. Njė drithėrimė e pėrshkoi tė renė qė nga maja e kokės, ku sytė e saj lutės kishin tė njėjtin imazh me duart e saj tė shtrira pėrpara. "Kunetėr - u tha ajo, jo pėr mua por pėr vėllain tuaj tė vdekur, mendoni pėr fėmijėn tim dhe mos e lini tė vdesė urije. Mos ma murosni gjoksin, gjinjtė nėn kėmishėn time tė qėndisur, m'i lini jashtė e cdo ditė ma sillni fėmijėn nė mėngjes, nė mesditė e kur tė bjerė dielli. Gjersa tė kem dhe fillin e fundit tė jetės, jeta do tė zbresė nga gjinjtė e mijė pėr tė ushqyer fėmijėn, ndėrsa ditėn qė s'do kem mė qumėsht, ai do tė rrufisė shpirtin tim. Pranojeni kėtė o vėllezėr tė kėqinj, e nėse ju m'a bėni kėtė, ditėn qė do pikėtakohemi tek zoti, unė dhe im shoq i shtrenjtė, nuk do ju qortojmė."
Vėllezėrit e trembur pranuan t'ia plotėsonin kėtė dėshirė tė fundit dhe rregulluan njė vend bosh prej dy tullash nė lartėsinė e gjinjve. Nė cast nusja pėshpėriti: "Vėllezėr tė dashur, vėrini tullat para gojės sime, se puthjet e tė vdekurve i tmerrojnė tė gjallėt. Por mė lini njė tė carė para syve tė mij, qė tė mund tė shoh nėse biri im do tė pijė qumėsht apo jo."
Ata bėnė sic u tha ajo dhe njė e care horizontale u la nė lartėsinė e syve. Kur dielli perėndoi, nė kohė kur e ėma e kish zakon t'i jepte gji, fėmijėn e sollėn pėrgjatė rrugės sė pluhurosur plot me kacube ku kullosnin dhitė. Ajo e pėrshėndeti ardhjen e fėmijės me klithma gėzimi, duke bekuar tė dy vėllezėrit. Qumėshti vėrshoi nga gjinjtė e saj tė fortė e tė nxehtė dhe kur fėmija fjeti i pėshtetur nė gjoksin e saj, ajo kėndoi me njė zė qė pėrshkonte lehtėsisht trashėsinė e tullave. Kur foshnja u shkėput nga gjiri i saj, ajo u tha ta conin tė flinte tek kasollja. Gjithė natėn, kėnga monotone qė dėgjohej nėn qiellin me yje, nanurisja pėrkundėse nė largėsi, bėnin qė foshnja tė mos qante. Tė nesėrmen, ajo nuk kėndoi mė, por me njė zė tė mekur pyeti se si e kish kaluar natėn Vania i saj...
... Njė ditė mė pas, ajo heshti por merrte ende frymė, pasi nga frymėmarrja, gjinjtė, nė mėnyrė gati tė padukshme uleshin dhe ngriheshin brenda atij kafazi. Disa ditė mė vovė edhe zėriedhe fryma iu shuan, por gjinjtė e saj tė palėvizur nuk kishin humbur asgjė nga ai burim i ėmbėl dhe i bollshėm qė rridhte, dhe fėmija qė flinte midis gjinjve, ende priste zemrėn e saj. Me pas, kjo zemėr qė kish rrahur aq kohė, pushoi. Sytė e saj plot shkėlqim u shuan si refleksi i yjeve nė njė ēisterrė pa ujė dhe pėrmes tė ēarės nuk dalloheshin veēse dy beėza tė xhamtė, qė nuk e shihnin mė qiellin. Kokėrdhokėt e njomė u kishin lėnė vendin dy gropėzave, nė fund tė tė cilave dukej vdekja, por megjithatė gjoksi i saj mbeti i pareshtur dhe gjatė dy viteve, nė agim, nė mesditė dhe nė perėndim tė diellit, ku ēurgu mrekulluer rridhte gjersa fėmija e preu gjirin.
Vetėm atėherė lefyti nga rridhte u thėrrmua dhe nė cep tė murit me tulla mbeti veēse njė e dalė prej hiri tė bardhė. Prej shekujsh me radhė, gratė nėna vinin tė mallėngjyera dhe ndiqnin me gisht pėrgjatė tulave tė kuqe atė vazhdė qumėshti mrekullues. Pastaj dhe kulla pėrreth u zbeh dhe pesha e kubesė nuk peshoi mė mbi skeletin e brishtė tė asaj gruaje. Sė fundi, dhe kockat e brishta pėrhumbėn dhe nuk mbeti gjė tjetėr veē kėtij plaku francez, tashmė tė ngujuar nė kėtė vapė ferri, qė i dėrdėllet tė parit udhėtar, qė kalon kėtė histori tė denjė pėr tė frymėzuar poetėt, tė cilėt do tė na shkaktonin po aq lotė sa dhe ato pėr Andromakėn.
-- Nga libri "Gjurmime" i Luan Rames,
Shtepia Botuese "Barleti", Tirane 1995