Kopliku  
| Kontakti | Harta e faqes

Kastrati nė fokus

Pėrgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta "Malėsia", nėntor 2000

Ky emėr i rrethuar me shumė shumė "enigma", por me njė tė vėrtetė tė madhe, se ky mal, fis e bajrak ėshtė palca kurrizore e Malėsisė sė Madhe, trevės mė shqiptare tė Shqipėrisė Etnike, e kėtė e pranojnė studiues, shkencėtarė, miq dhe armiq tė Shqipėrisė nė mbarė botėn, por le tė fillojmė mė konkretisht:

Fjala Kastrat nė dokumentet e Venedikut gjindet nė vitin 1343 dhe shkruhet se e ka marrė emrin nga fortesa romake "Castrum" (latinisht), e ciia ruante rrugėn buzė liqenit Kaster. Duhet sqaruar se kjo rrugė ishte kryesore qė kalonte nga Shkodra drejt Europės Qendrore.

Duke ditur se Perandoria Romake ėshtė mė e herėshme se lindja e Krishtit, pse jo, emri Kastrat duhet tė jetė shumė mė i hershėm se gjindet nė dokumentet e Venedikut. E duke arsyetuar kėtė, konkludohet se ky emėr Kastrat qe gjindet me shumicė nė Shqipėrinė etnike, si Kastro e Sarandės, Mollakastėr. Prevez e me shumrcė nė Verilindje tė Shqipėrisė etj., e vėrteton atė se tė gjitha kanė prejardhjen nga Kastrati jonė, pse jo edhe nėse kėto fise vijnė nga larg, pasi sipas rrugės qė thamė mė sipėr kjo ishte porta e hyrjes pėr tė gjithė, qė donin tė futeshin nė Ilirinė e Jugut, edhe nga Evropa Qendrore e mė gjerė.



Ka edhe njė variant tjetėr qė thotė se ky emėr vjen nga kullotat dimėrore tė Kastratit Malor, por ky ėshtė shumė pak i besueshėm. Nė regjistrat veneciane tė vitit 1403, gjejmė tė pėrmendur (Capo) kryetar Aleks Kastrati, nė krye tė listės tė shpėrblyesve me cohė nga Venediku. Emri Kastrat shėnohet edhe nė vitet 1416-1417 nė kadastrat e Venedikut, si dhe nė hartat e Portės sė Lartė, mbaspushtimit osman nė vitin 1485, duhet nėnvizuar se njė dokument osman i vitit 1481-1506 nėnvizon mėrgimet e pashoqe anti-osmane.

Njė dokument tjetėr i vitit 1520 e pėrforcon kėtė qėndresė, pasi ai nėnvizon se 3% e popullsisė shqiptare ishte islamizuar, ndėrsa nė Kastrat asnjė. Ngritja e taksave osmane nė vitin 1526 nuk e preku fare Kastratin e Malėsisė sė Madhe, e kjo falė rezistencės sė kastratasve. Nė vitin 1610 krijohet bashkėsia "Malet e Shqipėrisė", ku pėrkrah Hotit, Kelmendit, Kuēit, Triepshit e Piperit ėshtė edhe Kastrati, ku pikėrisht ėshtė kjo inisiativė e cila ēoi nė krijimin e njė lidhje tė madhe anti-osmane nė rang ballkanik nė vitin 1614 me qendėr nė Kuēin shqiptar. Nė kėtė periudhė gjindet njė dokument i paplotė, qė tregon se Kastrati kishte 50 shtėpi me 130 burra tė aftė pėr armė, me njė (Capo) kryetar Preē Kastrati, e qė mbėshtetnin edhe fisin e Hotit. Njė dokument tjetėr shėnon se Kastrati kishte 800 frymė nė vitin 1628.

Njė dokument tjetėr i vitit 1653 flet pėr 660 frymė, ndėrsa njė tjetėr i 1671 bėn fjalė pėr 75 shtėpi. Nė vitin 1678 njė dokument "Castratorum Oppidium" shėnon 150 shtėpi, ndėrsa njė tjetėr i vitit 1688 bėn fjalė vetėm pėr 80 shtėpi., kjo tregon se dokumentacioni i mjėsipėrm ose ėshtė i pasaktė, ose ka pasur lėvizje tė shumta familjesh pėr nė zona tė tjera. Gjithsesi periudha 1600-1640 ėshtė ajo mė e diskutuara, pasi albanologė e studiues seriozė e pėrcaktojnė prejardhjen e Kastratit nga Drekali Kuēit, qė pėr vete e ka origjinėn nga Berisha. Si shembull po marrim studiuesin Georg Hanh, i cili pėrcakton se rreth viteve 1600-1640 nga Drekali i Kuēit vjen e vendoset nė shpellat e Veleēikut njė i parė me emrin Detal (ose Dedli) Bratosili, qė kishte shtatė djem. Kėtu jeton shtatė vjet, dhe pas mbrapėshtisė qė u jepej vendasve nė jetesė, ėshtė njė plak shumė i vjetėr qė u sugjeron vendasve tė bėjnė njė provė me njė gosti, duke u lanė larg njė viē tė pjekur, ku po tė afrohej Detali me djemtė pėr ta hangėr, nuk duhej tė largoheshin, e nėse Detali kap dhe afron sofrėn me viēin e pjekur pranė vehtes, atėherė Detalin e ka ēuar vetė dora e Zotit e duhej t'i lėshojnė vendin.

Nė fakt kėshtu ndodhi e shtatė djemtė e Detalit janė: Ali Delali, Ivan Detali, Pal Detali, Nar Detali, Jer Detali, Gor Detali dhe Gjon Detali, tė cilėt u rritėn dhe ndanė tokat, ku natyrisht emrat e shuniė katundeve tė Kastratit kanė si fillesė tė emrave pikėrisht emrat e djemve tė Detalit, ndėrsa nė disa dokumenta tė tjera thuhet se jo tė gjithė autoktonėt ikėn nė atė kohė, ku pėrmenden si autokton, Pjetroshani, Bajzė, Gashaj, Mikelaj e tjerė, qė historografia dashakeqe i quan me prejardhje sllave duke u bazuar nga emrat Totoviqi, Popoviqi, Petroviqi, ku pėr mua kėta emra janė deformuar e marrė mbrapashtesat viqi, si rezultat i pushtimit tė dhunshėm tė perandorisė famėkeqe tė Stefan Dushanit tė viteve 1330-1355.

Kontestime ka pėr fshatin Jeran, qė disa e quajnė me prejardhje nga djali i Detalit Jeri, e disa tė tjerė thonė qė nuk ka qenė Jeri po Jera, pra bijė e martuar nė Reē dhe pasi i ka vdekur burri ėshtė kthyer nė gjini tek Detali, qė i ka dhėnė hise si dhe djemve tė tij.

Ka gojėdhėna qė Kastratin e pėrcaktojnė si fis nga fisi i Kastriotėve, pra tė Gjergj Kastriotit. Duke ditur se i ati i Gjergjit ka lindur nė Mat, mbrapa Krujės, ku atje ishte njė terren tepėr i thyer malor dhe pa interesa pėr perandorinė e Stefan Dushanit, ka shumė mundėsi, qė fisi i Kastriotėve atje ėshtė pikėrisht nga Kastrati, qė pėr t'u larguar sadopak reprazaljeve tė pushtetit tė S. Dushanit tė jenė vendosur nė Mat mbas vitit 1330.

Na mbetet pėr tė thėnė se janė tė njėjtė me Kastriotėt vetėm ata fise qė janė autoktonė nė Kastrat e jo pjesa me prejardhje nga Detali apo Dedli, kur dihet se Gjeraj Kastrioti ėshtė i viteve 1405 - 1468 ndėrsa Detali pas vitit 1600. Njė dokument interesant tregon qėndresėn e kastratasve pėr tė mos u islamizuar dhe se vetėm nė vitin 1620 fillojnė tė islamizohen me pakicė kastratasit.

Dokumentacioni i pas kėtyre viteve ėshtė tepėr i varfėr, se vetė kultura e ekonomia, qė mbarte perandoria osmane dhe vetėm nė ca defterė taksash pėrmenden pjesėrisht. Nė vitin 1840 fisi i kastratit quhej fisi mė i fortė i maleve tė Shqipėrisė, kėtė pėrcaktim me sa duket e bėnin vetė osmanllinjtė qė nuk mundėn tė nėnshtronin plotėsisht kurrė Kastratin. Njė dokument i vitit 1881 jep Kastratinme 350 shtėpi e 2300 banorė dhe me 450 burra tė aftė pėr armė, e kjo nė njė sipėrfaqe prej 80 km2 e me 19 fshatra. Njė material tjetėr i vitit 1887 paraqet Kastratin me 450 shtėpi e me 3700 banorė, nė kėtė vit Kastrati kishte dhe Bylykbashin (pėrfaqėsuesin zyrtar) nė Gjykatėn apo Kėshillin (Xhibalin) Shkodėr.

Njė dokument i vitit 1910 jep shifrėn se Kastrati kishte 500 shtėpi, ndėrsa njė tjetėr pak mė i saktė shėnon 479 shtėpi me 3280 banorė e 500 burra tė aftė pėr armė. Nė vitin 1927, Kastrati numėronte 444 shtėpi me 2700 banorė banorė gjithsejt, nga kėta 2288 katolikė dhe vetėm 412 myslimanė.

Dy fjalė pėr kryeqendrėn e Kastratit, Bajzėn, e cila nė dokumentacione paraqitet relativisht vonė, deri tani kemi siguruar vetėm njė tė viteve 1896-1897, qė e konsideron Bajzėn Bajrak me 100 shtėpi, nga ku 60 kristianė e 40 muslimanė, madje me njė bajraktar, ku kjo duhet tė jetė arsyeja qė ndonjė dokument e quan Kastratin me dy Bajraktarė, kur nė fakt krejt Kastrati kishte njė. Nė njė dokument tė Portės sė Lartė (Turqisė), shėnohet emri Bajza Plakė, ndoshta me kėtė tregohet antikiteti i saj i supozuar, ose pėr zotėsinė e saj pėr tė zgjedhur ēėshijet arbitrare tė katundeve tė tjera tė Kastratit.

Hershmėria e emrit tė Bajzės duhet tė jetė shumė mė e madhe, e ka shumė qė e lidhin me Gjergj Balshajn, Princin e Balshajve, i cili mund tė jetė nga vetė Bajza apo Balajt. Kisha e Bratoshit ka mbi 350 vjet qė ėshtė ndėrtuar nėn kujdesin e Detali apo Dedlit, dhe mbiemri i Detalit, Bratosil, tė jetė vetė i Bratoshit e jo siē mundohen ta quajnė sllav apo diēka tjetėr. Gjithsesi para se tė mbyllim kėtė shkrim tė shkurtėr duhet tė sqarojmė se rruga e gjatė e kastratasve tė vjetėr e tė rinj ka kaluar pėnnes stuhish e dallgėsh tė kohės, nė luftrat pėr liri e pamvarėsi, ku mund tė pėrmenden pjesėmarrja nė Lidhjen e Prizrenit tė Prel Tomės dhe e Gjok Dodės, nė vitin 1878. Luftrat e viteve 1910-1911 me turqit, 1920 me serbo-malazezėt. Votimet e 1923 pėr Ahmet Zogun, lufta nga 1939-1944 kundėr pushtuesve fashistė e veēanėrisht ajo e Janarit 1945, ku tashma quhet kryengritja e parė antikomuniste nė tė gjithė Europėn. Gjithsesi, kėto e tė tjera, qė pėr mungesė vendi nuk po i shkruaj u paguan me gjakun e bijve dhe bijave mė tė mira tė saj.

E ata edhe nė vorre hijshėm janė Gurėt e themelit tė kėsaj binaje, qė ka dhjetė vjet qė po mundohemi ta ndėrtojmė dhe e quajmė Shqipėri, ku promotori i saj duhet tė jetė demokracia, e nga ku edhe sot Kastrati ėshtė pararoja e palėnkundur, njė komunė me rreth 13.000 banorė, qė gjithnjė rrezaton vetėm Shqiptari.