KULTE FETARE
NĖ SHKODĖR


| Hyrje |

KISHA ORTODOKSE
E para kishė ortodokse nė Shkodėr, deri nė fundin e shekullit XVIII ka qenė pėrtej Bunės, nė lagjen e vjetėr Kasena, vend ku u patėn gjetur rrėnojat e kishės sė Shėn Kollit, ndėrtuar nga Helena e Serbisė. Pėrgjithėsisht, objektet e kultit nė Shkodėr janė ndėrtuar falė ndihmave financiare tė vetė besimtarėve.
HISTORI SHKODRANE
Katedralja e Shkodres
Kisha Zoja e Shkodres
Xhamia e Plumbit
Sahati i Inglizit
Teatri shkodran
Kėtu, njė pėrjashtim tė vogėl bėjnė vetėm xhamitė, tė cilat, nė mė tė shumtėn e herėve janė ngritur nga prijės familjesh tė kamura, qė me kėtė rast, pagėzonin me emrat e tyre shtėpinė e zotit. Ortodoksėt e Shkodrės, - edhe sot tė pakėt nė numėr - afro 200 vjet mė parė, pasi kishin mbledhur njė sasi mjetesh financiare pėr ndėrtimin e kishės sė tyre, iu drejtuan konsulit rus nė Shkodėr, qė ky i fundit tė ndėrhynte pranė Carit pėr t'i ndihmuar me fonde, ngase ato ēka ishin mbledhur gjatė katėr viteve tė fushatės, ishin tė amjaftueshme. Aleksander Nevski, cari i atėhershėm i Rusisė (mė vonė shenjt dhe Hero Kombėtar i gjigandit euroaziatik), dėrgoi menjėherė shumėn e nevojshme.
Kisha Ortodokse
Ortodoksėt, pasi siguruan edhe dekretin nga Sulltan Mexhidi, nisėn punėn pėr ndėrtimin e Kishės, nė muret e sė cilės, pėrfunduar katėr vjet mė vonė, ishte dhe njė ikonė me pamjen e carit zemėrgjerė rus, njė vepėr e sjellė nga Rusia, e qė sot nuk ėshtė mė.
Njė ngatėrresė e madhe ndodhi nė Shkodėr mes besimtarėve ortodoksė pėr shkak tė emėrimit tė njė pop Jeftos, gjykuar prej shumicės si njeri i papėrshtatshėm. Ky konflikt arriti kulmin me rrahjen qė i bėnė disa individė (pėrfshi kėtu dhe tė atin e Migjenit) priftit ortodoks tė mbrojtur nga Aleks Popoviq. Pikėrisht ditėn e parė qė Jefto do tė dilte nė kishė, kundėrshtar tė emėrimit tė tij, tė nxitur nga Filip Beroviq e rrahėn pėr vdekje priftin gjė qė ēoi nė ashpėrsimin e konfliktit. Mė pas u kėrkua qė Jefto tė shkollohej, gjė qė u realizua me dėrgimin e tij nė Prizren.
"Pop Jefto vajti atje dhe, mbasi kreu mėsimet fetare, ktheu nė Shkodėr bashkė me vlladikėn e atij vendi. Meqėnėse tė rrahunit e pop Jeftos tri vjet ma parė nuk ishte qitė nė harresė nga pėrkrahėsit e tij, kėta pėr me u ahmarrė kundėr Beroviqve i sugjeruen vlladikės qė nė predikimin e parė vlladika t'i mallkonte a ma mirė t'i eskomunikonte vėllezėn Beroviqėt. Vlladika paska dhanė fjalėn e vet pėr atė mallkim. Filik Beroviqi lajmėronte pėr mallimin qė do t'i bante vlladika nė kishėn. Thėrret pėrsėri nipin e tij, Nikollė dhe e armatos me dy revole, e gjithashtu edhe babėn e Migjenit. Tė dy kėta sėbashku shkojnė nė kishė, tė pėrgatitun pėr njė atentat: nė rast se vlladika merrte guzim me i mallkue Beroviqėt, aty pėr aty do ta vrisnin. Ky, i paralajmėruem se ēka do tė ndodhte, nuk e ēeku aspak kėtė ēėshtje. Me atė ditė kundėrshtimet u mbyllen dhe kisha vazhdoi me qenė e hapun me pop Jefton e brez pas brezi."
Kisha ortodokse u shkatėrrua, nė pikun e fushatės ateiste, mė 10 qershor tė vitit 1967. Pėr afro 30 vjet, besimtarėt ortodoksė, si gjithė besimtarėt e feve tė tjera, nuk patėn tė drejtėn dhe as vendin tė ushtronin besimin e tyre. Mė 1990 - '91 -in, me mundėsitė qė ofroi demokracia, edhe pėr besimtarėt katolikė u bė realitet liria e besimit. Mė pas, ata ndėrtuan njė kishė tė vogėl prapa ndėrtesės sė bankės, kishė qė nuk e pati jetėn tė gjatė, pasi u dogj, pėr shkaqe ende jo krejt tė qarta.
Kohėt e fundit, Kisha Ortodokse ėshtė ngritur aty ku dhe ka qenė para fillimit tė kėtij shekulli, matanė Bunės, mbi rrėnojat e Shėn Kollit.

Irhan Jubica -- Fjala e Shkodres Nr.6 shtator 1999

| Prapa |