H I S T O R I
F E T A R E


| Hyrje |

  • Katedralja e Shkodres
  • Xhamia e Plumbit
  • Kisha ortodokse
  • Sahati i Inglizit
  • Teatri shkodran
  • Lexoni gjithashtu:

    Klementi XI - Albani

    Aurel Plasari: Bizhuja e humbur e Shirqit
    Kisha e Shirqit, vendi ku martoheshin princėrit

    SHKODER - 24.12.2002, Gazeta Shqiptare
    Kisha e Shirqit Njė anė muri dhe njė gur i gjatė janė gjithēka qė ka mbetur nga kisha nė tė cilėn shekuj mė parė kurorėzoheshin princėr malazezė e shqiptarė. Pėrposhtė rrėnojave tė saj flenė ende eshtra princėrish tė paemėr, kurse koska tė tjerė fisnikėsh tė pafat kanė dalė jashtė varreve tė shkatėrruara nga erozioni pėr tė pėrfunduar kushedi se ku. Bėhet fjalė pėr Kishėn e Shirqit, njė nga vlerat mė tė mėdha historike dhe kulturore tė vendit tonė.
    Pas dhjetė vitesh shkatėrrim, dikush ėshtė kujtuar pėr kishėn e njohur, e cila deri vonė shihej me indiferentizėm, pasi konsiderohej se ishte kishė malazeze. Njė projekt i Ministrisė sė Kulturės do t'i kthejė rrėnojat e Kishės sė Shirqit nė zonė turistike.

    Historia
    Vetėm 40 minuta larg qytetit tė Shkodrės, nė tė djathtė tė fshatit Dajē, buzė vendit ku bashkohet lumi Drin me Bunėn, ndodhet Kisha e Shirqit. Muret e saj kanė nisur tė ngrihen nė shekullin VI si kushtim ndaj dy martirėve tė kishės bizantine, Serēit dhe Bakut, varret e tė cilėve ndodhen pranė lumit Eufrat nė Azi, afėr njė kėshtjelle tė quajtur Rozafa. Aktualisht specialistėt po punojnė pėr tė zbardhur enigmėn e lidhjes sė Rozafės sė largėt me emrat dhe historinė e Kishės sė Shirqit. Ndėrkohė historianėt pohojnė se kisha ka qenė vendi i preferuar i princėrve malazezė e shqiptarė, kryesisht pėr martesat e tyre. Helena e Rashės, princesha e Bizantit dhe vajza e perandorit latin, Balduin, ka qenė njė ndėr figurat mė tė lidhura me Kishėn e Shirqit. Pikėrisht kėtu ajo ka bėrė kurorėzimin e saj. Sipas dokumenteve historike, princesha helene nė vitin 1290 ka bėrė rikonstruksionin e kishės. Arkitektura e kishės ėshtė tepėr e veēantė. Eshtė njė pėrzierje e stilit roman me atė gotik. Sipas historianėve, Kisha e Shirqit ka ruajtur formėn e plotė tė saj deri para 200 viteve. Qė nga ajo kohė ajo ėshtė shkatėrruar gradualisht. Shkatėrrimi i plotė i saj konsiderohet tė jetė bėrė 10 vitet e fundit, pasi shteti nuk vuri dorė mbi tė.

    Rrėnojat
    Nga kisha e njohur e Shirqit ka mbetur shumė pak: njė anė muri dhe njė gur i gjatė. Specialistėt i quajnė "nefsi jugor dhe njė pilaster guri". Para 10 vitesh ka pasur edhe njė fasadė tjetėr muri dhe njė shtyllė, tė cilat i ka shkėrmoqur erozioni sė bashku me varret qė gjendeshin aty. Fasada e murit tė mbetur ėshtė e bėrė me gurė tė latuar dhe me disa rreshta tullash tė holla. Harqet janė tepėr tė veēanta. Megjithėse ajo ē'ka mbetur ėshtė shumė pak, Ministria e Kulturės e konsideron Kishėn e Shirqit si njė monumet me vlerė tė madhe historike dhe kulturore.

    Projekti
    Megjithėse me shumė vonesė, Ministria e Kulturės ėshtė kujtuar pėr Kishėn e Shirqit, e cila pėrfshihet nė monumentet kulturore mė tė rėndėsishme tė qarkut tė Shkodrės e tė vendit. Vetėm disa muaj mė parė kjo ministri dha njė fond prej 5,2 milionė lekėsh pėr mbrojtjen nga erozioni tė kishės (kjo konsiderohet si faza fillestare). Pėr fazėn e dytė ende nuk ka njė fond tė pėrcaktuar, pasi fillimisht do tė hartohet projekti pėr tė vazhduar punimet nė tė. Pėr hartimin e projektit do tė marrin pjesė: Instituti i Monumenteve tė Kulturės nė Tiranė, homologė malazezė, si dhe specialistė nga Vatikani (Kisha e Shirqit ėshtė marrė nė varėsi nga Kisha Katolike). Mendohet qė nė kėtė projekt do tė pėrfshihen edhe gėrmimet pėr tė zbuluar gjithēka tė mbetur nga historia e dikurshme e saj. Ministria e Kulturės synon kalimin e Kishės sė Shirqit nė turizėm kulturor.


    Kisha e Shirqit, vendi i martesave te medha

    Dy dite me pare, eshte bere perurimi i argjinatures mbrojtese te lumit Buna ne pjesen prane Kishes se Lashte te Shirqit. Kjo eshte faza e pare e nderhyrjes ne kete objekt kulti me vlera te ralla historike dhe arkitektonike. Per te marre pjese ne perurim ka qene edhe Ministrja e Kultures Arta Dade, si dhe Drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures, Gazmend Muka. Ministrja Dade ka premtuar nje vemendje me te madhe ndaj ketij objekti deshmi te trashegimise kulturore te shqiptareve. Ndersa eshte lene te kuptohet se tashme eshte vendosur nje marreveshje ne mes te Vatikanit dhe te Kishes Katolike shqiptare per rimekembjen e kesaj Kishe dhe te Vaut te Dejes. Sipas Ministres Dade, e cila ka zhvilluar nje takim ne Arqipeshkvine e Shkodres me Arqipeshkvin e Shkodres, imzot Angjelo Massafra, "Tashme Kisha e Shirqit qe eshte nje nga elementet kryesore te trashegimise tone kulturore e ndertuar qe ne shekullin e gjashte, ka pasur sot nderhyrjen e saj te pare mbrojtese ne ambjentet e jashtme. Ne do te bashkepunojme me specialiste te Vatikanit dhe me specialiste te Malit te Zi per te bere te mundur rimekembjen e lavdise se dikurshme te Kishes se Shirqit". Projekti per argjinaturen e Bunes ka pasur nje vlere prej 52 milione lekesh dhe eshte ndertuar nje prite qe do te pengoje gerryerjen e shtratit te lumit Buna, ku dhe eshte vendosur Kisha qe prej 1400 vitesh.

    KISHA E LASHTE
    Rreth 20 km larg Shkodres, ne bregun e majte te lumit Buna, aty ku bashkohet me Drinin, pjese e Komunes se Dajcit, ndodhet nje fshat i vogel me pak banore qe ne emertimet e vjetra toponimike eshte quajtur Shirq. Fshati shtrihet ne breg te lumit nga njera ane, ndersa nga ana tjeter ndodhet nje livadh e bri tij nje pyll me bukuri te rralle natyrore. Per banoret e vjeter te Shirqit, nje here e nje kohe ishte krenari te kishe origjinen nga ky fshat. E ndoshta kjo i ka rrenjet shekuj me pare, ne kishen e famshme qe koha pas ndertimit i pat dhene edhe famen fshatit buze Bunes. Dikur, ne vitet '30, Shirqi ishte pika e preferuar e te rinjve shkodrane, te cilet organizonin ne grupe piknike dhe lojera. Shkrimtari i madh shkodran Ernest Koliqi, ne tregimet e veta ne vellimet "Hane gjaku" dhe "Tregtar Flamujsh" citon, jo nje here, pikniket e atehershem te rinise ne Shirq. Ndersa pas viteve '70 livadhet e madje edhe pylli per pak kohe u rrafshuan. Me nje urdher te ministres se atehershme Lenka Cuko, u kthyen ne toka buke qe nuk prodhuan buke thuajse asnjehere. Prej asaj kohe dhe me vone, me nje menyre ose tjeter, familjet nisen te shpernguleshin qe aty. Por, ne historine qindravjecare te Shirqit, mbetet kryefjale vetem kisha e lashte me te njejtin emer. Dikur ajo kishte nje madheshti qe pak monumente religjioze ne Shqiperine e Veriut mund ta kene. Megjithese ende mbetet e pasakte data e ndertimit te kishes se Shirqit, studiuesit e sjellin ate nga shekulli i trembedhjete e ketej. Ne qelen e saj Pjeter Bogdani mund te kete radhitur faqe te tera te "Ceta e Profeteve", ne vitin 1685. "Nga dritarja e Kishes te Shirqit mund te shikosh te tere fushen e Shkodres", shkruante asokohe murgu Bogdan. Ne rrjedhen normale dhe anormale te diteve kisha ka ardhur duke u demtuar se tepermi. Sot nga ajo kane mbetur vetem pak fragmente muresh relike te nje kohe te lavdishme dhe te lumtur si dhe ca varre te murgjve te koherave, shume pak te tille, te cilet rrezikohen perdite te rrembehen nga lumi.

    PAK HISTORI
    Kisha e Shirqit eshte sot monumenti me me vlere nga pikepamja historike dhe arkitektonike. Ne te thuhet te jene lidhur martesa te princerve malazeze dhe shqiptare per kohe e kohe me radhe. Ne librat e lashte te kishes te zhdukur nga lloj-lloj furtunash, sipas fshatareve te ketyre aneve, kane qene te dokumentuar pikerisht keto lidhje. Ende nuk dihet sakte se cila eshte data fikse e ndertimit te kishes. Ne librin me titull "Arkitektura mesjetare e Shqiperise" Prof. Aleksander Meksi, duke folur per Kishen e Shirqit, citon dy mbishkrime te vjetra te gjendura ne mjediset e Kishes, te cilat perbejne objekt diskutimi per daten e sakte te ndertimit te Kishes. "Kane qene dy mbishkrime te vjetra, njeri ne Arkikrahun e rrafshet dhe tjetri ne shpatullen e majte te portes perendimore", thote Meksi ne librin e tij. Sipas studiuesit, me i vjetri ka qene mbishkrimi i shpatulles se portes. "Ky mbishkrim flet per ndertimin e Kishes ne vitin 1290 nga mbreteresha Helena me 2 djemte e saj Uors dhe Stefani". Ndersa studiuesi flet edhe per mbishkrimin tjeter me te ri, i cili e con daten e ndertimit te objektit aty nga vitit 1318, nga Stefan Uorsi i Dyte, djali i madh i mbretereshes serbe Helena qe sundoi ne Serbi. Ndersa, sipas drejtorit te Deges se Monumenteve te Kultures ne Shkoder, Marash Plepi, "Ndertimi i Kishes datohet ne mes te viteve 1213 deri ne 1260". Gjithsesi, keto jane pika te diskutueshme dhe ende nuk jane te prera. Ne logjiken e kohes te sotme duhet te kete pasur ndonje lidhje martesore, ose ndonje nenshkrim paqeje qe u shperblye me ndertimin e Kishes te famshme. Qe nga momenti i ndertimit e deri vone ne kete kishe jane lidhur shume martesa te princerve serbe dhe malazeze. Princat i benin dhurate martesore zonjave te tyre martesen dhe kuroren ne nje kishe te tille. Vite dhe shekuj me vone kisha do te humbiste pak nga pak famen e saj per te ardhur ne nje kishe me te thjeshte tipike per Shqiperine e Veriut. Ndersa gjithnje ketu u varrosen murgjit dhe njerezit e rendesishem te fese kristiane. Fshataret tregojne se dikur ne oborrin e kishes ndodheshin shume varre. "Mbaj mend te kete pasur nja njeqind a me shume varre, kur une isha femije. Im ate me tregonte se kishte pasur me shume. Ca i pat prishur turku e disa te tjera komunizmi", thote keshtu Jak Ejlli, 80-vjecar. Sot varret i merr me vete rrjedha e Bunes. Mund te dallosh me sy te lire varre, te cilat jane krejt ne buze te ujit. Madje ne nje kohe me shume shi, ose ne thatesire te madhe edhe kockat te vdekurve notojne ne ujin e Bunes. Kjo eshte menxyra me e madhe qe koha mund te punoje ketu.

    NDERTIMI DHE PAMJA
    Nje cope mur i larte i veshur me gjelberim kacavjerres. Nese nuk dallon kryqin a kembanoren, as qe te bie ndermend se kjo eshte kisha. Fshataret sa here kalojne aty pari ndalin kembet, pergjunjen dhe me pas bejne kryq e duke thene "Falemi Meri", largohen serish te qete. Ndersa madheshtor dhe i demshem ne bri te Kishes, lumi ben gjithnje te veten. Uji ne disa vende nuk ka ngjyren e vet normale, por ngjan sterre, ndersa shtrati merr me vete eshtra, gure e tulla, te cilet duhet te jene pjese e mureve te Kishes. Rrenojat e saj ne pjesen me te madhe jane rrembyer nga lumi. Shkallet e ruajtura paksa na japin mundesine per te kuptuar sesi ka qene e ndertuar njehere e nje kohe ky objekt kulti. "Deri vone nga objeki ruheshin faqja perendimore dhe ajo jugore, nje pjese e murit lindor si dhe 5 pilastra. Sot, prej tyre, ruhet pak me shume se gjysma", thote Aleksander Meksi. Pjesa e ruajtur ka nje ndertim interesant jo te zakonshem per syrin e njeriut. Ajo perbehet nga mure te ndertuara me gure dhe tulla, me te cilet sipas specialisteve te arkitektures se Shkodres jane ndertuar 2 harqe te verbera. Muri ne mes te harqeve eshte ndertuar ma 6 radhe guresh dhe tulla te alternuara. Ky lloj ndertimi eshte i vecante dhe mund te arsyetosh per kohe dhe madje edhe per rikonstruksionet qe i jane bere Kishes te Shirqit. Ne gjuhen e specialisteve ketu dalin ne plan te pare ato qe quhen mite. Mitja e pare nga perendimi ka nje dritare te larte, e punuar sipas stilit arkaik romak gotik te bregdetit te Adriatikut, me harqe te mprehta dhe me shpatulla te brendshme dhe te jashtme. Muri perendimor perfundon ne frontal me 4 pilastra, dy ne mes e dy ne qoshe. Pjeset anesore te murit jane te perbera me harqe te mprehta. Ne anen jugore ndodhet nje kembanore. Kisha mund te vizitohet nga gjithekush. Askush nuk te pengon te hysh brenda. Ka ca punetore qe merren me pendat aty pari, por ata punojne te qete. Kisha mbushet plot te premteve. Zakonisht ne kohet e nxehta ketu behen ritet e Shen Premtes.

    PO TANI
    Deputeti i zones, Valentin Palaj, ka bere disa interpelanca ne Parlament per problemin e Kishes se Shirqit. Madje, duket se problemi ka nje pafundesi moszgjidhjesh. Pak vite me pare, sipas Palaj, ketu u vune disa penda. "Te pakten per pak kohe lumi u ndalua te depertonte ne oborrin e kishes". Sot punohet serish per kete problem. Ideja eshte ne kthimin e Kishes, ne nje objekt me vlera muzeale. Ketu do te ndertohet edhe nje dhome muze. Dega e Monumenteve te Kultures eshte duke bere restaurimet dhe punimet e duhura. Sipas drejtorit te kesaj dege Marash Plepi, ekziston nje projekt ne dy faza. "Ne fazen e pare u parashikua ndertimi i pendave mbrojtese te varreve. Ndersa ne fazen e dyte ndertimi i nje dhome muze ne ambientet e Kishes". Sipas Prefektit te Shkodres, Gjergj Liqejza, e gjithe zona mund te perfitoje nje status te vecante nga kjo kishe. "Ketu mund te zhvillohet turizmi historik. Pas nje rimekembjeje turiste te ndryshem mund te vizitojne kishen e lashte. Kisha eshte ne qender te vemendjes. Specialistet e Vatikanit dhe ato te Malit te Zi do te punojne per restaurimin e saj, objekt qe nderthur kultura te ndryshme kombetare", ka thene Gjergj Liqejza.

    Rudina LLazari
    Koha Jone, 23 dhjetor 2002


    BIZHUJA E HUMBUR E SHIRGJIT

    -- nga Aurel Plasari

    Kisha e moēme kushtuar shenjtėrve Sergji dhe Baku nė Shirgj tė bregut tė Bunės pranė Shkodrės, qė njihej nė popull edhe si “e Shna Prendes”, ka pėrfaqėsuar mbetjen ndoshta mė tė shquar tė arkitekturės mesjetare nė Shqipėri. Tė mbahet parasysh se nė Mesjetė Shirgji pati funksionuar si skela e Shkodrės dhe si doganė. Sikurse e shumta e hulumtuesve tė saj e kanė pranuar, kisha i pėrkiste njė stili tė pėrzier romanik-gotik. Mbėshtetur nė njėrin nga dy mbishkrimet nė gur, qė pati regjistruar, lexuar dhe transliteruar Theodor Ippen-i, atij qė nė kohėn e tij ndodhej nė fasadėn ballore, kisha delte e ndėrtuar nė vitin 1290 prej mbretėreshės frėnge Helenė. Mbretėresha Helenė ishte bijė e perandorit Baldovin II, grua e mbretit tė Rashės Urosh I dhe regjente e mbretėrisė sė Rashės gjatė miturisė sė bijve tė saj Stefan (Dragutinit) dhe Urosh (Milutinit). Pėr t’u habitur qė Ippen-i nuk i ka kushtuar vėmendje tė plotė pėrmbajtjes sė kėtij mbishkrimi tė parė, nė tė cilin thuhet shtjellimisht “edificavit de novo istam ecclesiam” (pra: “e rindėrtoi sė rishti kėtė kishė”), ēfarė do tė thotė qė Helena pati bėrė njė rikonstruksion/rindėrtim tė njė kishe paraekzistuese, e cila ėshtė e besueshme t’i ketė pėrkitur kohės sė Justinianit, kur kulti i Sergjit dhe Bakut martirė u pėrhap nė Siri, Arabi, Irak, Kostandinopojė, Peloponez, Maqedoni etj. Mbėshtetur nė tekstin apokrif Jeta e Justinianit (Apocrypha Vita Justiniani), autorėt e Acta-ve janė pėrpjekur tė saktėsojnė qė kisha nė fjalė lidhet me njė manastir aty paraekzistues tė urdhrit tė Shėn Benediktit themeluar nga vetė perandori Justinian nė shek. VI (Acta, I, nr. 76).

    Simbas mbishkrimit tė dytė, qė ndodhej mbi arkitraun e portės kryesore, kisha del edhe e ndėrtuar nga mbreti Urosh (Milutini), pa pėrmendjen e s’ėmės Helenė, por me ndihmėn e njė abati shkodran tė quajtur Pjetėr Dochne. Bllokun e gurit Ippen-i e gjeti tė dėmtuar rreth mesit tė tij, pikėrisht aty ku duhej tė ishte edhe viti, dhe e dha vitin me hamendje 1293. Por mbishkrimet qenė botuar mė 1875 edhe nga Augustin Theiner-i (Monumente tė vjetra, II, 218), i cili i jepte simbas njė relacioni qė e konsideronte tė Pjetėr Bogdanit, dhe ky mbishkrim i dytė nė kėtė relacion rezulton i vitit 1318. Po kėshtu e kanė dhėnė mė 1879 Jirečeku (Rrugėt tregtare, 66 shėn. 210) dhe mė mbas Jastrebovi, i cili edhe e vizitoi kishėn e rrėnuar (Serbia e Vjetėr dhe Arbėria, 160). Duke qenė se nė botimet nė fjalė (nė relacionin) nuk pėrmendet ndonjė thyerje guri, duhet besuar qė tė jetė i saktė 1318-a. Ka gjasė qė nė kėtė mbishkrim tė jetė fjala pėr njė ndėrtim tė dytė (ose tė tretė tė kishės nga Uroshi pėr shkak tė dėmtimit tė saj prej ujėrave tė Bunės dhe nevojės sė tėrheqjes nė njė kishė tjetėr, mė nė brendatokė.

    Dėmtimet qė kishte pėsuar kisha me pushtimin osman gjenden tė pėrshkruara, ndėr tė tjerė, prej Imzot Marin Bizzi-t nė Relacionin e tij tė 1611-s. “Ishte me njė strukturė tė madhėrishme, - shkruan ai pėr tė, - nė gjendje tė nxinte brenda 3.000 vetė dhe stolisur me piktura shenjtėrish tė cilėve turqit ua kishin nxjerrė sytė, pėrpos Shėn Gjergjit dhe Shėn Mhillit, mbasi kėta dy shenjtėr nderoheshin edhe prej muslimanėve” (Zamputi: Relacione, I, 103). E ka pėrshkruar nė njė relacion tė vitit 1622 edhe Ipeshkvi i Shkodrės Imzot Domeniku (Qytetėrimi katolik, 6 korrik 1929, 16). Edhe Arkipeshkvi i Tivarit, Imzot Vinēenc Zmajevici, e ka pėrshkruar nė Relacionin e vet tė vitit 1702: me tri nefe tė zbukuruara, 24 hapa e gjatė dhe 24 e gjerė, e stolisur e gjitha nė mermere tė holla dhe e pikturuar a fresco mbas mėnyrės sė vjetėr, por e zbuluar prej turqve qė kishin nevojė pėr tjegulla dhe nė rrezik shembjeje nė shumė vende, me sakristinė pa ēati dhe gjysmė tė rrėnuar, si dhe me kambanaren tė rrėzuar (Bartl: Quellen, 41-42). Edhe tjetri arkipeshkėv i Tivarit, Imzot Vladagni, i kushtonte vėmendje asaj nė Relacionin e vitit 1772, duke dhėnė njoftime pėr tė tė pėrmbledhura (Zibaldone, I, 380). “Kambanarja e saj ėshtė shembur, muret mbahen ende, por nė gjendje tė keqe”, ka shėnuar ai. Po kėshtu ka dhėnė njoftime pėr tė, nė njė relacion tė vetin po tė 1772-shit, Imzot Gjergj Radovani, Ipeshkėv i Shkodrės (Zibaldone, I, 157).

    Nė kapėrcyell tė shekujve XIX-XX dhanė e morėn me studimin e kėsaj kishe hulumtues shumtė, si Schwatz (Mali i Zi, Leipzig 1888, 204), Matkovic (Pėrshkrim, 251), Mijatovic (Kumtari, XLIX, 128), Karl Patsch (Njohuri, Sarajevo 1907, V, 9 dhe vij.) etj. dhe, me sa duket njėkohėsisht, konsulli frėng nė Shkodėr Degrand dhe konsulli austro-hungar po aty Ippen. Nė Kisha tė vjetra dhe rrėnoja kishash nė Shqipėri (1900) Ippen-i bėri inventarin e saj tė asaj kohe, regjistroi, lexoi dhe transliteroi dy mbishkrimet, pėrshkroi teknikėn e ndėrtimit dhe llojet e materialeve tė ndėrtimit. Me rėndėsi pėr historinė kishėtare dhe kulturore vėrejtja e tij: “Mbretėresha Helenė mbeti njė katolike besnike, ndonėse ajo nėpėrmjet martesės kishte ardhur nė njė familje dhe nė njė vend qė lėkundej midis besimit katolik dhe atij grek [ortodoks]” (230). Ippen-i u shqetėsua edhe pėr tė ardhmen e rrezikuar tė kėtij monumenti tė rrallė: “Mjerisht ky monument i bukur, pėr shkak tė parregullsisė sė trishtueshme dhe gjendjes sė keqe tė sistemit lumor nė provincėn e Shkodrės, mund tė ruhet vetėm pėr pak kohė. Ujėt e lumit pėrparon paprerė drejt kishės, saqė fasada anėsore qė sheh andej tani ėshtė nėn ujė, e rrėzuar nė shtratin e lumit. Ekziston rreziku qė Buna tė shkėpusė nga bregu atė copė toke mbi tė cilėn ngrihet kisha, duke e shpėlarė mė mbas ndėrtesėn, qė do tė mbetej si ishull, me vėrshimet e njėmbasnjėshme. Nė kėtė rast zona e Bunės do tė humbiste njė simbol, i cili nga kurora e drurėve shekullorė qė rrethojnė kishėn spikat qė sė largu pėrmbi fushė” (229). Degrand-i, nga ana e tij, e ka lėnė tė pėshkruar nė Kujtime nga Shqipėria e Epėrme (1901, 95-96). Ai regjistroi shumė mbetje, qė mund tė gjendeshin ende nė kohėn e tij: njė shtyllėz, njė basoreliev (me njė shqipe me krahė tė hapur pėrmbi), kupėn e ujit tė bekuar me stolisje tė veēanta, por edhe mbetje pikturash me figura shenjtėrish, madje nė njė pjesė tė paprishur tė kupolės njė figurė tė madhe me mjekėr tė zezė, ndėrsa nėpėr muret shenjtėr tre nga tre (96).

    Nė vitet ‘30 u mor me pėrshkrimin e saj edhe E. Armao, nė veprėn e vet kėrshėrore Vende, kisha, lumenj, male dhe toponime tė ndryshme tė njė harte tė lashtė tė Shqipėrisė veriore (1933). Hulumtuesi tjetėr italian Sergio Bettini, qė e vizitoi dhe e studioi atė po nė vittet ‘30, bėri mjaft matje dhe pėrsaktėsime sa i pėrket stilit tė saj, mėnyrės dhe materialeve tė ndėrtimit. Ai vinte re edhe: “Duke ardhur nga veriu, tė duhet tė bartesh mė not me kalė nėpėr ujėt gjithė baltė tė lumit. Pėr t’iu ngjitur bregut, kafsha ēukėrmon dhe rrėshqet mbi grumbuj tullash dhe rrasash guri, qė janė mbetjet e krejt nefit tė majtė tė kishės, e gėrryer nė themele dhe e tėrhequr poshtė nga ujėrat e lumit, qė nė stinėn e shirave depėrton edhe mes pilastrave tė mbetur nė brendėsi dhe qė pėr njė kohė tė shkurtėr do tė shkatėrrojė ēdo gjurmė tė asaj qė ėshtė ndoshta mbetja mė e shquar e arkitekturės mesjetare nė mbarė Shqipėrinė” (Dėshmi, 113-114). Po nė vitet ‘30 me historikun e saj u mor pėrimtisht historiani At Marin Sirdani nė punimin Mbretnesha Helena de Francia dhe Kisha e Shna Prendes nė Shirq (“Hylli i Dritės”, II, 1930). Ky bėri matje tė reja tė reja tė kishės, pėrshkrim tė hollėsishėm gjithashtu me dhėna tė reja tė saj, dhe pati mendjen e hollė tė vinte re elementet bizantine nė stilin e saj (81). Ēfarė ka mė rėndėsi, ai ia doli tė ndante mirė dy kishat pranezistuese njėra me tjetrėn aty: atė tė Shna Prendes me mbishkrimin pėrkatės dhe atė tė Shna Bakut ose, si e thėrrisnin vendėsit, Shna Baftit, me mbishkrimin e saj (83-84).

    Nė vitin 1953 gurėt me mbishkrime i gjeti nė ujėt e Bunės Theofan Popa, i nxori sė andejmi dhe ata u vendosėn nė Muzeun e Shkodrės (Mbishkrime, nr. 914). Sa u pėrket dy mbishkrimeve, Popa ishte i mendimit qė rindėrtimi i Uroshit (Milutin) mund tė jetė bėrė eventualisht nė vendin e ndonjė kapele tė vogėl paraekzistuese tė Shna Prendes, pėrderisa nė popull kisha vijonte tė quhej “e Shna Prendes” dhe, nė kėtė mėnyrė, gjen shpjegim edhe ekzistimi i dy mbishkrimeve tė ndryshme nė tė njėjtėn ndėrtesė (Mbishkrime, nr. 914); teza e tij qe pak a shumė ajo qė kishte shtjelluar Sirdani mė 1930-n (Mbretnesha Helena, 75-90). Nga vitet ‘60 e kėndej u interesua pėr kėtė kishė posaēėrisht Willy Kamsi, i cili madje ia doli tė shpėtonte ndonjė mbetje, por edhe t’i parashtronte pėrfundimet e hulumtimeve tė tij nė kumtesa, si Njė kishė e stilit romanik-gotik nė Shqipėrinė e Veriut (1984) dhe Kisha e kuvende tė Shkodrės me rrethina nė Mesjetė (2000) etj.; prej tij pritet edhe monografia e plotė pėr kėtė monument. Kamsi gjithashtu ka sqaruar se kisha nė fjalė, si dhe ajo e Shtojit apo ajo e Vaut tė Dejės etj., kanė qenė kisha me kuvende tė Urdhrit benediktin, prandaj ėshtė pa vend mėtimi qė ato t’i kenė pėrkitur ortodoksisė sllave; edhe fakti qė ndonjė prej tyre, si kjo e Shirgjit, u pat ndėrtuar prej Helenės, sė shoqes sė Uroshit II, nuk provon gjė, mbasi ajo ishte katolike dhe vetėm mė vonė, sė toku me tė bijtė, do tė kalonte nė ortodoksi (Kisha, 123). Po shtoj se kjo gjendje vėrtetohet edhe prej burimesh dokumentare, ndėr tė cilat njė letėr e 23 marsit 1291 (pra njė vit mbas rindėrtimit tė kishės sė Shirgjit) me tė cilėn papa Nikollė IV lavdėron “mbretėreshėn katolike” Helenė qė, nėpėrmjet Marinit arkipeshkėv i Tivarit, e ka bėrė me dije se do tė punojė pėr tė kthyer nė katolicizėm edhe Perandorin e bullgarėve (Cordignano & Valentini: Regesti, nr. 75-76).

    Guri me mbishkrimin e vitit 1290 ruhet sot nė Muzeun Kombėtar, Tiranė, ndėrsa ai me mbishkrimin tjetėr, tė 1318-s, ndodhet nė Muzeun Historik tė Shkodrės. Prej monumentit nė fjalė mbetet gjithnjė mė pako-gjė: njė gjysmė mur qė ende mbahet, rrėnojat thuajse mė tė shumtat nėn ujėrat e Bunės dhe, fatmirėsisht, fotot dhe skicat e bėra nga njė Ippen, njė Degrand, njė Cordignano, njė Bettini etj. Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt panė se si erdhi e humbi para syve tė tyre, dalngadalė dhe shekull mbas shekulli, mbetja ndoshta mė e shquar e arkitekturės mesjetare pėr Shqipėrinė: bizhuja e Shirgjit.

    | Hyrje |