KULTE FETARE
NĖ SHKODĖR


| Hyrje |

Lexo gjithashtu:

Klementi XI - Albani

KISHA E ZONJĖS SĖ SHKODRĖS
- Kisha e Zonjės sė Kėshillit tė Mirė

Katolikė e myslimanė janė "grindur" gjatė pėr pėrkatėsinė e trojeve tė kėsaj kishe. Grindja arriti nė tė tilla nivele, sa u bė e domosdoshme ndėrhyrja e autoriteteve mė tė larta nė vend.

HISTORI SHKODRANE
Katedralja e Shkodres
Kisha e Shirqit
Xhamia e Plumbit
Kisha ortodokse
Sahati i Inglizit
Teatri shkodran
U propozua dhe u ngrit njė komision qytetar dypalėsh pėr tė kryer hulumtime, me qėllim qė tė verifikohej nėse rrėnojat i pėrkisnin me tė vėrtetė kishės qė shkodranėt e mbanin pėr tė "Zonjės sė Kėshillit tė Mirė", apo njė teqeje bektashinjsh. Jusuf Efendi Golemi dhe Shan Deda, dy emrat e vetėm qė u bėnė publikė si anėtarė tė komisionit dypalėsh, zgjodhėn pėr bashkėqytetarėt e tyre njė tė mesme tė artė: katolikėt mund tė luteshin pranė kėtyre rrėnojave duke e konsideruar atė kishė, ashtu sikurse dhe myslimanėt mund tė kryenin ritet e tyre fetare njėsoj si nė njė teqe bektashinjsh.
Kjo histori i takon 15 viteve tė para tė kėtij shekulli, pasi, mė 1916, katolikėt e Shkodrės, me pėrkrahjen edhe tė pėrfaqėsuesve austriakė tė akdredituar nė qytet, nisėn punėn pėr rindėrtimin e Kishės sė Zonjės sė Kėshillit tė Mirė, duke e konsideruar kėshtu tė mbyllur, njė herė e pėrjetė, ēėshtjen e pėrkatėsisė "religjioze" tė rrėnojave. Sigurisht, njė vendim i tillė nuk kaloi nė heshtje nga ana e myslimanėve qė pėrbėnin shumicėn dėrrmuese nė qytet. Njė pėrfaqėsi e tyre protestoi pranė Ministrisė sė Luftės nė kryeqytetin austriak Vjenė, por protesta e tyre nuk u muar nė konsideratė dhe me kaq, historia u kyē.
Por ajo ēka duhet theksuar ėshtė se, besimtarėt dhe kleri katolik i Shkodrės, nė atė periudhė, asnjėherė nuk qe nė gjendje tė publikonte ndonjė dokument qė tė vėrtetonte se rrėnojat mbi tė cilėn u ngrit Kisha e Zonjės sė Kėshillit tė Mirė i pėrkisnin njė kishe tė vjetėr. Madje, as dhe njė dėshmitar nuk mundi ta mbėshteste kėtė variant. Por meqė, jo vetėm nė Shkodėr, shumė gjėra rendin me ritmin e gojėdhanave e thashethemeve, dėshmitė e disa individėve myslimanė nuk u muarėn asfare nė konsideratė, edhe pse kishin baza reale dhe fakte tė mirėnjohura historike. Njėri prej kėtyre dokumenteve flet pėr njė teqe bektashinjsh pikėrisht nė vendin ku mė vonė u ndėrtua Kisha e Zonjės sė Kėshili tė Mirė, teqe qė u shkatėrrua me rastin e dėbimit tė bektashinjve nga Shkodra menjėherė pas ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve. Kisha e Zonjės sė Kėshillit tė Mirė, e cila pėrfundoi sė ndėrtuari nė vitin 1932, u shkatėrrua nga komunistėt pas vitit 1967.
Aktualisht, Kisha e Zonjės sė Kėshillit tė Mirė, njohur ndryshe edhe me Kisha e Zonjės sė Shkodrės, ėshtė rindėrtuar, duke i dhėnė hyrjes sė qytetit njė pamje edhe mė tė mrekullueshme.

Gojėdhana e Translacionit (tė bartunit, tė shpėrngulunit) tė Zojės sė Shkodrės nė Genazzano tė Italisė: Nga brezi nė brez besimtarėt katolikė kanė mbajtė gjallė bindjen nė "mrekullinė" e datės 25 prill 1467; kėtė ditė figura e Zojės qė gjindej nė afresk nė njė mur tė kishės nė fjalė u shkoq prej vendit dhe, e ndjekun prej dy katolikėbe shkodranė, tė tė quejtunve De Giorgio e De Sklavis, shkoi e zuni vend nė Kishėn e Genazzanos. Njė kuadėr i kėsaj figure, ku pėrfytyrohen edhe ata dy shkodranė, gjindet edhe sot nė Kishėn e Zojės nė Shkodėr, nė lagjen Alibegaj. Me nismėn e klerit katolik tė vendit, nė vitin 1932, u pat organizue njė peligrinazh pėr me shkue me vizitue figurėn e Zojės nė Itali.
Popullata katolike e Shkodrės tue pasė bindje tė plotė nė translacionin e Zojės, nuk ngruroi t'i pėrgjigje nismės sė klerit-pėr me shkue nė Romė me marrė bekimin e Atit tė Shenjtė edhe me i ba homazhet e duhuna. Shkodranėt qenė tė veshun e tė mbathun me kostumet kombėtare tė qytetit dhe rretheve me njė larmi tėrheqėse ngjyrash. Qindra e qindra persona, mbas nji ushėtimi nė det, arritėn nė Itali dhe u drejtuen pėr tė vizitue Kishėn e Genazzanos afėr Romės. Atje u pėrmalluen me figurėn e sė Papėrlyemes, e cila qindra vjet kishte mbetė larg trojeve shqiptare. Ajo kishė edhe sot quhet Kisha e Zojės sė Kėshillit tė Mirė (Madre del Buon Consiglio) dhe asht gjithnjė nėn kujdestarinė e pasardhėsve tė De Sklavis qė u pėrmend ma sipėr. Nė Kishėn e Zojės sė Shkodrės asht varrosė arqipeshkvi i Shkodrės, monsinjor Jakė Serreqi, i cili vdiq nė vitin 1922. Asht varrosė kėtu pėr meritėn qė ka vu gurin e parė tė ndėrtimit tė kėsaj kishe me datėn 25 Mars 1917.

Irhan Jubica -- Fjala e Shkodres Nr.6 shtator 1999

| Prapa |