Kolė Jakova, romani i pashkruar...
Kush ishte Kolė Jakova
Kolė Jakova ka lindur nė qytetin e Shkodrės mė 1916. Nė kėtė qytet, Kola mbaroi shkollėn fillore dhe u angazhua nė lėvizjen antifashiste nacionalēlirimtare. Ishin pikėrisht kėto vite, ku i riu nisi tė shkruajė vjershat e para. "Kenga e tre heronjeve" dhe "Shqiponjat partizane" shumė shpejt nisen te kendoheshin si kenge". Pas ēlirimit ne vitin 1953 Kola shkroi vepren "Heronjtė e Vigut". Fusha kryesore ku Kolė Jakova ka dhene nje kontribut te veēantė eshte dramaturgjia. Ne vitin 1954 shkruan dramen "Toka Jone", nė '65 "Perkolgjinajt", 1970 "Lulet e sheges, 1975 "Bashke me agimin" dhe dramėn "Lugajanet" ne vitin 1997, i dhane nje ndihmese te konsiderueshme zhvillimit tė dramaturgjise. Njekohesisht Kole Jakova eshte autori i disa romaneve si "Fshati midis ujrave", "Perballe hekurave te kryqėzuara", dhe "Kulla buze Liqenit".
Rrėfimi i dramaturgut tė njohur, 86-vjeēarit Kole Jakova, qė jeton prej katėr muajsh nė njė
azil privat nė Tiranė.
-- nga Belina Budini,
TIRANĖ - Kolė Jakovėn, autorin e dramės sė njohur "Toka jonė", nuk e gjen mė nė
apartamentin e vet. Shtėpinė e zbrazur nga gruaja pesė vjet mė parė (e vdekur) dhe nga
fėmijėt (tė larguar jashtė) vendosi ta braktiste para katėr muajsh. Nė moshėn 88-vjeēare,
dramaturgu, poeti dhe romancieri me origjinė shkodrane, ndėrmori njė aventurė tė fundit. Pa
harruar tė marrė me vete kutinė me librat e preferuar, gjyslyket dhe njė bibėl, Kolė Jakova
vendosi tė shkonte nė azil. Mbėrriti njė mėngjes korriku aty nė "Joshua Trauma Center", ku
vazhdon tė jetojė ēdo ditė mes miqsh tė rastėsishėm dhe nėn pėrkujdesin e personelit tė
kėsaj qendre rehabilitimi qė prej katėr muajsh. Nė njė nga dhomat e kėsaj qendre e gjetėm
paraditen e djeshme Kolė Jakovėn. I gatshėm pėr tė biseduar, ai pranon tė rrėfejė pėr
gazetėn "Shekulli" ditėt e vetmuara nė pleqėri. Pėrpjekjet pėr tė mbijetuar, takimet e
shumėpritura me mbesat nė azil, telefonatat e pėrlotura me tė bijat nė Udine tė Italisė,
e-mail-at e tyre tė pėrzemėrt, me tė cilėt i kėrkojnė pėrditė tė bashkohet me to. Rrėfimi
pėr krijimtarinė e vet, prej tė cilės nuk ka hequr dorė as nė pleqėri, planet pėr botimin e
njė libri tė ri me rrėfenja tė vjetra shqiptare, rikthimi nė kujtimet dhe dėshira pėr tė
rrojtur sa mė gjatė.
Ditėt e Jakovės nė vetmi
Dramaturgut 88-vjeēar, i ndodh qė kėtyre ditėve tė vetmuara tė thurė edhe ndonjė vjershė tė
trishtė. "Keq ta sosėsh jetėn/ kur je akoma i ri/ por akoma ma keq/ kur ngelesh vetėm
n'pleqni", - nis tė recitojė Jakova shkodranēe. Kėshtu e nis ai bisedėn, me vargje. Thotė
se tanimė vargjet e tij janė tė trishtueshme dhe "tė randa", prandaj ka vendosur tė mos
botojė asgjė prej tyre. Me duart qė i dridhen, mezi arrin tė shkruajė, por nuk heq dorė.
Nisi tė thurte vargje pesimiste atėherė kur ditėt nė vetmi tė plotė iu bėnė tė padurueshme.
Nuk pranon ta japė pėr botim njė vjershė tė revoltuar ndaj realitetit, as edhe njė tekst
kėnge qė ka sajuar nė vetmi e qė fillon me vajin: "o mor gjysh i shkretė/ se ē'tė paska
gjetė/ s'ka kush t'bėn hyzmet/ or medet, medet." "E kam shkruar nga mėrzia e pleqėrisė se
sa pėr hyzmet ka kush mė bėn. Vajzat mė lusin ēdo ditė nė telefon qė tė shkoj e tė jetoj me
to nė Itali, por unė nuk kam dėshirė tė shkoj. Nuk e di nė do tė vendos pėr tė shkuar apo
jo, por dėshirė tė shkoj nuk kam. Dua tė vdes kėtu... Le qė nuk jam kaq i vjetėr, dua edhe
dy vjet tė mbush 90 vjeē...", - thotė duke qeshur. Sensi i humorit nuk i mungon pėr asnjė
ēast, edhe kur flet pėr vuajtjet e ditėve tė veta nė pleqėri. Nė azil tė gjithė e duan dhe
e respektojnė e i thėrrasin nė njė zė "gjysh". Pėr personelin e shėrbimit, ai ėshtė i
preferuari. Kėto pėrkujdesje dhe fjalė thotė se ia largojnė disi vetminė. "Jam mė mirė kėtu
sesa vetėm nė shtėpi. Kėtu kam edhe ndihmėn mjekėsore kur mė duhet, edhe shėrbim nė dhomė,
edhe shoqėri kur dua tė bėj muhabet. Megjithatė, njė pjesė tė mirė tė ditės e kaloj duke
lexuar", - thotė ndėrsa na tregon njė libėr tė Ajshtajnit qė nuk e heq nga dora. Njė guidė
pėr tė qenė i suksesshėm nė jetė, njė enciklopedi personalitetesh, njė libėr me tregime nga
bibla, janė disa nga literaturat qė ka momentalisht nė duar. Nė tė majtė ka njė kuti me
libra e dorėshkrime tė vetat, ndėr tė cilat edhe disa tregime tė fundit. Pėrballė njė
televizor tė vogėl, nė tryezė telefonin celular, gjyslyket dhe pjatėn e pambaruar tė
mėngjesit. Nėn shtrojet e trasha, ai tregon se si mbėrriti aty nė qendrėn "Joshua". "Isha
sėmurė dhe kisha nevojė pėr pėrkujdesje tė vazhdueshme. Atėherė bėra hesapin dhe mendova tė
pranoj tė paguaj 300 mijė lekė nė muaj e tė vij nė kėtė azil privat pėr tė mbyllur ndoshta
ditėt e jetės sime. Njė pjesė tė shpenzimeve i kompensoj me pensionin tim qė ėshtė 230 mijė
nė muaj. I marr edhe njė qira 150 mijė lekė tė vjetėr shtėpisė sime dhe kėshtu mė del edhe
pėr tė shpenzuar tė tjera. Me tė ardhur kėtu, u pėrmirėsova nga shėndeti. Vuaja edhe nga
koliti, por kėtu ushqimi ėshtė i kontrolluar pėr sėmundjen qė kam e nuk mė bėn dėm. Jam
shumė mė mirė tani. Kam edhe ndonjė shok tė azilit qė vjen e mė mban me muhabet. Shoh
ndopak televizor dhe lexoj librat qė shihni kėtu", - tregon ai.
Familja
Kjo ishte pjesa rutinore e ditės sė Kolė Jakovės aty. Por ajo mė emocionuesja ėshtė kur
pret telefonatat e tė bijave, Vidės dhe Lilit nga Italia ku ato jetojnė prej shumė vitesh.
Entuziast ėshtė ai edhe pėr mesazhet elektronike qė ato i dėrgojnė nėpėrmjet email-it, ku e
ftojnė tė bashkohet me to nė Udine tė Italisė sa mė shpejt e tė mos rrijė mė nė azil. Edhe
vizitat e mbesave nė Tiranė e gėzojnė pa masė. Vizita e tė premtes, e tė birit, Sokol
Jakovės, ėshtė njė tjetėr ngazėllim pėr tė. Ndėrsa ka mbetur i ve qė prej pesė vjetėsh ai
thotė se familjen e ka ndier pranė gjithnjė. Edhe aty nė azil thotė se ndihet si nė njė
familje. "Kėtu tė gjithė mė thėrrasin gjysh si mbesat e mia. Ato, kur erdhėn tė mė
vizitonin nė fillim, mė thėrrisnin kėshtu e ja, ku mė mbeti emri gjysh", - thotė ai. Ndėrsa
punonjėset tregojnė se ai vėrtet u duket si njė gjysh i tyri, pasi janė rritur nė shkolla
duke lexuar tregimet, dramat e krjimet e tij.
Prononcimi
Treska: Jakova, i preferuari ynė
Drejtoresha e qendrės sė rehabilitimit "Joshua Trauma Center" thotė se ka pritur Kolė
Jakovėn aty para katėr muajsh, kur e sollėn tė afėrmit e vet. "Erdhi nė gjendje jo tė mirė
shėndetėsore, por u pėrmirėsua shumė shpejt pas njė diete tė rreptė tė ngrėni, tė cilės iu
nėnshtrua. Ėshtė njė ndėr mė tė preferuarit tanė, ėshtė shumė i dashur e i hapur nė
komunikim. Ēdo ditė flet nė telefon me tė afėrmit, qė nuk mund tė thuash kurrsesi qė e kanė
braktisur, pasi pėr tė ndenjur kėtu Jakovės i duhet tė paguajė ēdo muaj njė kuotė mujore
prej 300 mijė lekėsh tė vjetėr. Njė nga pėrparėsitė e qėndrimit nė kėtė qendėr ėshtė edhe
shėrbimi shėndetėsor e ēdo lloj shėrbimi tjetėr qė atij i ėshtė i nevojshėm, i pėrfshirė nė
pagesėn prej 300 mijė lekėsh", - shprehet Majlinda Treska.
Krijimtaria
"Ja tregimet e mia tė reja, janė rrėfenja tė vjetra shqiptare, qė pres t'i botoj nė njė
vėllim me tregime"
Planet letrare, botimi i njė vėllimi me tregime
Megjithėse 88 vjeē, nė planet e tij bėn pjesė edhe botimi i afėrm i njė libri me tregime.
"Kam mbledhur rrėfenja tė vjetra, i kam shkruar para njė viti dhe them se do t'i botoj", -
thotė ai. Disa nga tregimet i ka nė dorėshkrime, ndėrsa njė pjesė tė mirė i ka shtypur nė
makinė shkrimi, siē thotė ai vetė qė pėrpara njė viti. Ai thotė se historitė qė ka mbledhur
janė gjysmė tė vėrteta dhe legjenda tė vjetra shqiptare, tė cilat i ka shkruar sipas stilit
tė vet. Nis e na rrėfen disa prej tyre. Titujt "Nuria e Rexhė Mehmetit" tė Ulqinit ėshtė
njėra qė ai e ka mė pėr zemėr. Por edhe tė tjerat si "Takimi me Mjedėn", "Nuh Sahatēia",
"Zemėr nėne shqiptare" janė ndėr tregimet e librit qė ai dėshiron t'i pėrmendė. I gjithė
vėllimi pėrmban rreth 15 tregime. Ja njė pjesė e shkurtėr hyrėse e tregimit "Nurija e Rexhė
Mehmetit": "Ka qenė, nė mos gabohem, fundi i shekullit shtatėqind. Gjithė Ulqini e jetoi
atė ngjarje tronditėse. Shtėpia e Rexhė Mehmetit, mu nė breg tė detit shquante si njė
drandafil i posaēelun nė mes tė shtėpijave tė tjera. Shtėpi dykatėshe si e motit. Ēardaku i
madh, oborri plot lule gjithėfaresh, kopshti plot pemė dhe i rrethuar me avlli, tė kėnaqej
syri tė shikoje. E pra nė kėtė shtėpi plot dhoma jetonte vetėm Hanko Xhixhikja, gruaja e
kapedan Rexhė Mehmetit me tė bijėn, Nurijen. Atje nė fund tė oborrit, nė njė jerevi tė
vogėl banonte njė kushėri i kapedanit, njė njeri i veēantė nė llojin e tij. Quhej Alush
Mehmeti Nuk ishte martuar kurrė. Ai kujdesej dhe ruante shtėpinė kur kapedani merrte detin
me karavele duke bėrė tregti gjatė gjithė bregut verior tė Afrikės. Shkonte nė Egjipt, nė
Itali, Spanjė e deri nė Mauritani. Kėtu nė Mauritani ai kishte mikun e tij, piratin e madh
ulqinak, Haxhi Alinė. Pirati Haxhi Ali ishte tmerri i anijeve tregtare venedikase... Kur
kapedani ishte nė det, Alushi interesohej pėr zonjėn e shtėpisė dhe Nurijen... Nurija,
vajza e kapedanit, ishte lulja e shtėpisė. Kishte njė bukuri tė rrallė. Ulqini e quante si
vajzėn mė tė bukur tė qytetit...". Kjo ėshtė vetėm njė pjesė shkurtuar e hyrjes sė kėsaj
rrėfenje tė bukur shqiptare shumėshekullore, tė cilėn autori Kolė Jakova pret ta botojė sė
shpejti.
Jetėshkrim
Kolė Jakova, dramaturg, poet dhe romancier lindi mė 1916. Ai kreu shkollėn
fillore dhe tė mesmen, shkollėn e Franēeskanėve nė Shkodėr. Mė vonė vazhdoi Normalen pranė
gjimnazit tė Shkodrės. Mė 1935 u emėrua mėsues nė Vaun e Dejės. Mori pjesė nė Luftėn
Antifashiste Nacional Ēlirimtare. Pas luftės punoi nė Ministrinė e Kulturės, drejtor i
Teatrit Popullor nė Tiranė, nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve. Me krijimtari letrare,
ai ėshtė marrė qė nga viti 1935, kur botoi vjershėn e parė nė revistėn "Cirko" nė Shkodėr.
Gjatė luftės shkroi vjershat "Kėnga e tre heronjve tė Shkodrės" dhe "Shqiponjat partizanė".
Pas ēlirimit shkroi pėr fėmijė dhe pėr tė rritur. Ndėr veprat e tij janė "Halili dhe
Hajria", botuar nė 1950, "Heronjtė e Vigut", botuar nė 1953-in, drama "Toka jonė", botuar
nė vitin 1955, "Dom Gjoni" i 1967-ės, "Pėrballė hekurave tė kryqėzuar" i vitit 1973 si edhe
librat "Poezia shqipe" e "Kulla buzė liqenit". Sė fundi ėshtė duke pėrgatitur njė vėllim me
rrėfenja tė vjetra shqiptare.
Vdiq nė moshėn 86 vjeēare, shkrimtari i mirėnjohur Kolė Jakova
Lajmi i ores 12:20 PM
TIRANE (16 Nėntor) - Nė orėt e para tė ditės sė sotme ndėrroi jetė nė moshėn 86 vjeēare, dramaturgu, poeti dhe romancieri, Kolė Jakova. I lindur nė Shkodėr nė vitin 1916, ku kreu shkollėn fillore dhe tė mesme, Kolė Jakova mori pjesė gjallėrisht nė Luftėn Antifashiste Nacional-Ēlirimtare. Nė kėto vite ai bėri hapat e para nė letėrsi me vjershat "Kėnga e tre heronjve" dhe "Shqiponja partizane", tė cilat u kėnduan si kėngė kudo. Pas Ēlirimit ai shkroi vepra poetike, nga tė cilat shquhen "Heronjtė e Vigut" nė vitin 1953, ku, sipas poetikės sė folkorit, i kėndoi heroizmit tė partizanėve. Fusha kryesore e letrave shqipe, tė cilės ai iu pėrkushtua mė tepėr, ėshtė dramaturgjia, me dramat; "Toka jonė" 1954, "Perkolgjinajt" 1965, "Lulet e shegės" 1970, "Bashkė me agimin" 1975, "Lugajanėt" 1977, etj. Kolė Jakova u bė i njohur me dramėn "Halili dhe Hajria", shkruar nė vitin 1949, ku pasqyrohet trimėria e luftėtarėve tė Malėsisė sė Madhe nė ndeshje me pushtuesit turq, nė shekullin XVIII-tė. Sipas kritikės, dramaturgjia e Kolė Jakovės karakterizohet nga psikologjizmi, fryma e mprehtė dramatike, veprimi i ngjeshur, dialogu i shkathėt dhe i goditur. Ai ėshtė gjithashtu autor i romaneve "Fshati midis ujėrave", "Pėrballė hekurave tė kryqėzuara", "Kullė buzė liqenit". Homazhet nė nderim tė kėtij personaliteti tė letrave shqipe, do tė bėhen nė ambientet e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, ndėrsa ceremonia e varrimit tė tė ndjerit do tė bėhet nesėr nė orėn 12:00. anjo/mr (BalkanWeb)
Sot pėrcillet pėr nė shtėpinė e fundit dramaturgu Kolė Jakova
Romani i pashkruar i Jakovės
Tė gjithė te "Xhoshua" e thėrrisnin gjysh
-- nga Rezarta Delisula, Gazeta Shqiptre
TIRANE - 17.11.2002 - Kishte gjetur subjektin e romanit tė tij. Njė mjek qė i shpėton jetėn pacientit tė cilin familjarėt e konsideronin tė vdekur. Kolė Jakova e pėlqente misionin humanitar tė mjekut, prandaj dhe romanin e fundit donte t'iu kushtonte bluzeve tė bardha, roman tė cilin e la pashkruar.
Nė moshėn 88-vjeēare, Kola nuk e mendonte vdekjen dhe shihte me optimizėm Shqipėrinė tek rritej e zhvillohej, por dramaturgu nuk mundi t'i shpėtoi lodhjes sė gjatė tė viteve.
Romani i pashkruar
Me fytyrėn fisnike qė ēuditėrisht pėr moshėn nuk mbante rrudha, Kol Jakova shpjegonte i qetė romanin qė e kishte nė kokė. Nė qendėr tė romanit do tė ishte njė familje e cila ēon nė spital tė afėrmin e vdekur, e pėr merak kėta tė fundit i kėrkojnė mjekut qė t'a kontrollojė edhe njė herė. Mes tė qarave tė familjarėve pėr tė vdekurin, mjeku guxon t'i kėrkojė largimin nga salla ku ishte vendosur trupi. Familjarėt nuk e zbatojnė urdhrin e mjekut, megjithatė, pas kėmbėnguljes sė mjekut ata largohen. Mjeku viziton pacientin qė e kishin sjellė pėr tė vdekur, madje edhe e kishin qarė, kur kupton se ai ishte gjallė. Infermieret tė urdhėruara nga mjeku bėjnė gati sallėn e operacionit, ndėrkohė qė pas derės qėndronin familjarėt pėr tė marrė trupine e pajetė. Mjeku nuk u pėrgjigjet shumė familjarėve pasi koha nuk i priste dhe me mjetet e tij, nis operacionin e gjatė, operacion i cili pėrfundon me sukses. E kur mjeku ballafaqohet me familjarėt tė cilėt kėrkonin trupin, mjeku i tregon numrin e dhomės tė tė afėrmit tashmė tė gjallė. Kėshtu e kishte shkruar nė mendjen e tij Kol Jakova romanin qė nuk mundi ta shkruaj, ndėrkohė qė pėr tė flisnin tė gjithė punonjėsit e Qendrės Sociale "Xhoshua" ku Kol Jakova qėndroi pėr katėr muaj.
Gjyshi
Pėr Kolėn flasin shumė mirė, madje nė qendrėn "Xhoshua" ku ai ndenji pėr pak muaj, tė gjithė e thėrisnin gjyshi. Kol Jakova kishte njė dhomė tė veēante me televizor, shumė libra dhe njė tryezė punė ngjitur me shtratin e tij. Punonjėset e Qendrės ia kishin vėnė shumė pranė tryezėn e punės, pasi Kola mezi ngrihej nga vendi. Kola iu tregonte "shoqėrisė sė re" nė "Xhoshua" pėr jetėn e tij dhe vajzat qė i kishte pikė tė dobėt. Kol Jakova ėshtė autor i dhjetra kėngėve pėr partizanė, ka shkruar poemėn "Heronjtė e Vigut" si dhe kryeveprėn e tij dramėn "Toka Jonė" me personazhe kryesorė Loken dhe Tuē Makun. Kur ishte gjallė Kola tregonte se dramėn e kishte shkruar pasi e kishte pėrjetuar, madje, sipas tij, personazhet e dramės sė famshme ishin tė gjallė. Tė gjithė nė qendrėn "Xhoshua" apo azilin modern kanė mbetur pa fjalė kur mėsuan vdekjen e Kolė Jakovės, vdekje e cila nuk e la dramaturgun tė shkruante romanin e fundit tė jetės sė tij.
Percillet ne banesen e fundit personaliteti i letrave shqipe
-- nga Manjola Zeka, Koha Jone
Ne sallen e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve u bene dje homazhe para trupit te pajete te dramaturgut Kole Jakova
"Vepra e tij ne kete fushe hyn ne themelet e kesaj gjinie, e cila me pare ka qene teper diletante, ndersa ai e ngriti kete gjini ne nje drame te vertete me "Halili dhe Hajria, "Toka Jone" etj, te cilat do te mbeten gjithmone ne letersine shqipe dhe dramaturgjine tone, pasi nuk jane vepra te politizuara dhe te ideologjizuara, por pasqyrojne jeten me nje dramacitet te plote, me karaktere te forta shqiptare," tha dje shkrimtari i njohur Dritero Agolli.
"Vdekja e shkrimtarit Kole Jakova eshte dyfish e hidhur, pasi nje nga emrat me te njohur dhe me kontribut ne letersine shqipe, vdiq ne nje azil, gje qe i ben apel gjithe shoqerise shqiptare per ta trajtuar me mire shkrimtarin dhe intelektualin, sepse fundi i tij te kujton pikerisht fundin e vetmuar te De Rades," tha Bardhyl Londo.
Kishte kerkuar vete qe te shkonte ne Azilin "Joshua Trauma Center" ne Tirane, por vdekja nuk e mori aty. Nje dite me pare ishte larguar nga azili per t'i mbyllur syte nje here e pergjithmone ne shtepine e tij. Nderkohe qe dje personalitete te larta te kultures shqiptare, miq dhe shoke, bene homazhe para trupit te te ndjerit Kole Jakova, dramaturgut, poetit dhe romancierit te njohur shqiptar. Dje paradite, ne sallen e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, u perulen prane trupit te pajete dhe vendosen kurora, Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, Servet Pellumbi, Ministrja e Kultures, Rinise dhe Sporteve Arta Dade, Ministrja e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Valentina Leskaj, si dhe mjaft dramaturge, shkrimtare dhe arstiste te teatrit dhe muzikes shqiptare. Dramaturgu, poeti dhe romancieri i njohur Kole Jakova nderroi jete ne moshen 86-vjecare, ne oret e para te dites se shtune ne Tirane. Pas homazheve, ne nderim te ketij personaliteti te letrave shqipe, miq dhe personalitete te artit dhe kultures, percollen trupin e pajete per ne varrezat publike te sharres. Ne fjalen e rastit, Prof. Kudret Velca theksoi: "Kole Jakova ka qene themeluesi i artit tone teatror. Historia e teatrit nuk mund te kuptohet pa dramaturgjine e tij, sepse ajo lindi bashke me vepren e tij". Me pas Velca shtoi se dramaturgjia e Kole Jakoves, per strukturen e saj artistike, per formen e saj, per mbeshtetjen ne ligjet artistike te pavdekshme te drames realiste, mbetet shembull arti edhe sot.
Kush ishte dramaturgu Kole Jakova
I lindur ne Shkoder, ne vitin 1916, ku kreu shkollen fillore dhe te mesme Jakova mori pjese gjallerisht ne Luften Antifashiste Nacional-Clirimtare. Ne keto vite ai beri hapat e para ne letersi me vjershat "Kenga e tre heronjve" dhe "Shqiponja partizane", te cilat u kenduan si kenge kudo. Menjehere pas clirimit ai shkroi vepra poetike, nga te cilat shquhen "Heronjte e Vigut" ne vitin 1945, ku sipas poetikes se folklorit i kendoi heroizmit te partizaneve. Fusha kryesore e letrave shqipe, te ciles ai iu perkushtua me teper, eshte dramaturgjia, me dramat: "Toka Jone", 1954, "Perkolgjinajt" 1965, "Lulet e Sheges"1970, "Bashke me agimin" 1975, "Lugajanet" 1977, etj. Por Kole Jakova u be i njohur me dramen "Halili dhe Hajria", shkruar ne vitin 1949, ku pasqyrohet trimeria e luftetareve te Malesise se Madhe ne ndeshje me turqit, ne shekullin XVIII-te. Ai gjithashtu eshte autori i romaneve "Fshati midis ujerave", "Perballe hekurave te kryqezuara", "Kulle buze liqenit".
Personalitete te kultures flasin per shkrimtarin Kole Jakova
Ceremonia e homazheve ne nderim te dramaturgut, poetit dhe romancierit Kole Jakova mblodhi dje, pervec miqve dhe njerezve te aferm te familjes, njerez te njohur te artit dhe kultures shqiptare. Secili nga njerezit e artit kishte deshire te thoshte dy fjale per mikun e vjeter, njeriun e shquar te letrave shqipe Kole Jakova. Dritero Agolli, nje nga shkrimtaret e shquar, e cilesoi Jakoven si, te parin dramaturg shqiptar te drames se re shqipe. "Vepra e tij ne kete fushe, hyn ne themelet e kesaj gjinie, e cila me pare ka qene teper diletante, derisa ai e ngriti kete gjini ne nje drame te vertete me "Halili dhe Hajria, "Toka Jone", etj. te cilat do te mbeten gjithmone ne letersine shqipe dhe dramaturgjine tone, pasi nuk jane vepra te politizuara dhe ideologjizuara, por pasqyrojne jeten me nje dramacitet te plote, me karaktere te forta shqiptare. Ai ishte dhe prozator me nje humor te holle, karakteristike e krahinave te veriut, gje qe pasqyrohet edhe ne romanin "Fshati midis ujerave", veper e rendesishme ne humorin dhe satiren tone". Me pas Agolli e cilesoi Jakoven dhe si nje poet, qe ka ndjekur rrugen e Fishtes, i vetmi poet epik sipas tij.
Studiuesi dhe kritiku letrar Dalan Shpallo e vleresoi Jakoven si "dramaturgun me me emer, qe duke u mbeshtetur ne origjinalitetin e rrefimeve dhe realitetit shqiptar ngriti drama shume interesante me probleme te mprehta te kohes, pasi njohu shume mire mjeshterine e drames dhe eshte nder te paret qe e kultivoi ate. Sipas studiuesit Shpallo , "Kole Jakova" mbetet realist ne perpjekjen e temave te ndryshme, pasi hynte thelle ne realitetin njerezor". "Ishte njeri me talent qe e donin te gjithe, njekohesisht shoku im me i ngushte"- shtoi me pas Shpallo. Edhe shkrimtari i njohur Bardhyl Londo i tha dy fjale per Jakoven: "Vdekja e shkrimtarit Kole Jakova eshte dyfish e hidhur, pasi nje nga emrat me te njohura dhe me kontribut ne letersine shqipe, vdiq ne nje azil, gje qe i ben apel gjithe shoqerise shqiptare per ta trajtuar me mire shkrimtarin dhe intelektualin, sepse fundi i tij te kujton pikerisht fundin e vetmuar te De Rades". Me pas Londo shtoi se "ai eshte nje nga emrat me te njohur te letersise shqipe, i spikatur qysh ne fillimet e letresise se pas Luftes se II-te Boterore dhe drama e tij "Halili dhe Hajria" eshte pa dyshim nje nga dramat baze te fondit te dramaturgjse shqiptare, por dhe nje nga te parat qe senon rritjen cilesore te kesaj dramaturgjie". Shkrimtari Pjeter Arbnori u shpreh per Jakoven: "Vdiq nje njeri qe ka luftuar ne menyren e vet per vendin, edhe pse ne jeten e tij pati zhgenjime, pasi kishte dy vellezer ne internim dhe ne burg. Jakova e donte shpirterisht demokracine, por dua te them se vdekja e tij ne azil, megjithese ne kushte te mira, nuk eshte endrra e nje shkrimtari". Studiuesja Klara Kodra u shpreh dje: "Jakova ka qene nje shkrimtar i talentuar dhe ne vepren e tij, ne luften me talentin dhe ideologjine ka triumfuar talenti".
Presidenti Moisiu i lutej Jakovės: Kthehu te djali
Edhe presidenti Moisiu ka qenė njė ndėr personat qė i ka dhėnė si kėshillė dramaturgut Jakova tė kthehej nė shtėpi dhe tė mos vazhdonte tė qėndronte nė qendrėn e rehabilitimit. I biri, Sokoli, i kishte pėrcjellė para disa ditėsh mesazhin e presidentit. Ndėrsa dramatargu i ka kujtuar Presidentit se secili duhet tė bėjė llogarinė e tij. "Presidenti duhet tė shohė tė bėjė mirė detyrėn e tij se ėshtė jo pak e vėshtirė", ėshtė pėrgjigjur ai duke qeshur. As Presidenti dhe askush tjetėr nuk ka mundur ta tėrheqė atė prej qetėsisė sė tij, ku edhe pse nė moshėn 88 vjeēare nuk reshti sė shkruari.
Kola ia lė trashėgiminė nipėrve dhe Mbesave
Mė datė 25 dhjetor dramaturgu i njohur Kolė Jakova do tė festonte ditėlindjen e tij tė 89-tė, por nė orėt e para tė ditės sė djeshme pasi ėshtė ēmallur mė tė bijat e ardhura nga Italia, jeta e tij ėshtė shuar. Disa ditė mė parė ai kishte dhėnė njė intervistė prej gati njė ore pėr Radio Televizionin e Kosovės, ku kishte folur jo vetėm pėr jetėn dhe krijimtarinė e tij, por edhe kishte pėrcjellė mesazhe pėr popullin kosovar. Drejtoresha e Qendrės sė reabilitimit tė tė moshuarve "Joshua", tregon se prej muajit gusht tė kėtij viti ai ka jetuar aty. Kanė qenė dy vajzat e tij qė e kanė sjellė. Herėpashere, djali i tij Sokoli, qė banon nė kryeqytet, i lutej qė tė kthehej nė shtėpi, por ai nuk pranonte. Pėr shkak tė moshės sė thyer ai vuante nga disa sėmundje dhe i duhej kushtuar njė kujdes i veēantė mjekėsor dhe kishte menduar si zgjidhje pikėrisht qėndrimin e tij nė kėtė qendėr. Vetėm dy ditė mė parė ai i kishte thėnė drejtoreshės sė Qendrės sė reabilitimit tė tė moshuarve "Joshua" qė t'u telefononte dy vajzave tė vinin nė Shqipėri. Ai ka qėndruar pėrreth pesė orė me vajzat por edhe me mjaft tė afėrm, miq e shokė tė tij. Nė momentet e fundit tė jetės ai ka kėrkuar ta ēojnė nė shtėpinė e tij ku dhe ėshtė shuar jeta e dramaturgut Jakova. Ai ka lėnė edhe amanetet, duket se ka menduar mė sė shumti pėr fėmijėt e djalit qė prej disa vitesh kanė mbetur pa nėnė. Dy mbesave u ka lėnė trashėgim shtėpinė e tij, ndėrsa nipit tė preferuar tė tij, Marinit, i ka lėnė tė drejtėn e autorėsisė sė librave tė tij.
, 17 nentor 2002
Kolė Jakova i shkruan Presidentit Moisiu:
Nuk po ju kėrkoj dekorata
I nderuar, zoti President Alfred Moisiu!
Unė, shkrimtari dhe veterani i moshuar Kolė Jakova, po ju shkruaj kėtė letėr:
Sė pari, ju uroj nga zemra detyrėn e lartė tė kreut tė shtetit tonė dhe jua them sinqerisht se mė ėshtė bėrė shumė qejfi qė ju u zgjodhėt President konsensual pėr tė mirėn e shqiptarėve dhe pėr zhvillimin me hapa tė shpejtė tė Shqipėrisė. Ngaqė ju njoh juve dhe atin tuaj, kam besim tė sigurtė se kėtė detyrė tė lartė ju do ta kryeni me devotshmėri, pėrkushtim, ndėrgjegje e patriotizėm.
Halli im, zoti Alfred, ėshtė se pas vdekjes sė gruas, nė moshėn e thyer qė jam, nė gjendje disi tė rėnduar shėndetėsore, u propozova fėmijėve, djalit dhe dy vajzave qė jetojnė me familje nė Itali, qė tė shkoj e tė ngrys vitet e fundit tė jetės nė njė Qendėr Shėndetėsore Rehabilitimi private, ku, ēėshtė e vėrteta, kushtet janė tė mira.
Pas botimit tė njė interviste nė gazetėn Shekulli, ku kishte edhe plot pasaktėsira, mora vesh qė opinioni publik reagoi pėr kėtė ēėshtje, madje prej tim biri u informova qė ishit interesuar edhe ju pėr tė marrė vesh se si qėndronte e vėrteta. Pėr kėtė ju falenderoj sinqerisht, se jemi miq, aq mė tepėr se mua mė kishin harruar tė dy presidentėt e mėparshėm tė vendit. Shtoj se mė harruan, siē e kam thėnė dhe nė njė intervistė, edhe shteti e sidomos Lidhja e Shkrimtarėve dhe Ministria e Kulturės. E qė ta konkretizoj kėtė, janė dekoruar e po dekorohen me dhjetėra e qindra intelektualė, por askush nuk pyeti e nuk pyet pėr Kolė Jakovėn, ndėrkohė qė ju e dini se unė nuk i kam dhėnė pak kėtij vendi, jo vetėm me veprat e mia, por edhe gjatė luftės dhe familja Jakova nė kėtė periudhė ka qenė ndėr mė tė shquarat.
Nuk po jua shkruaj kėtė letėr pėr tė kėrkuar dekorata, sepse asnjėherė nuk e kam pasur zakon njė gjė tė tillė, por halli im ėshtė se e pashė dhe e ndjeva qė nė shtėpinė e tim biri, ku jetova pėr mė se njė vit, pėr arsye tė kushteve jo tė mira, ngushtėsisė, halleve tė jetės, nuk mund ta shtyja mė, prandaj erdha kėtu, megjithė kėmbėnguljen e djalit, vajzave, nuses, nipėrve e mbesave pėr tė mos u larguar.
Unė e kam njė apartament me njė dhomė e njė kuzhinė, por atė ua kam lėnė me testament dy mbesave tė mia, tė cilat jetojnė nė Greqi e Itali. Shtoj se ato janė jetime, pasi djalit i ka vdekur gruaja e parė, dhe i kam edhe vetė amanet, prandaj kėtė apartament nuk mund ta shes e tė rregullojmė njė shtesė qė ka nisur tė bėjė djali pranė apartamentit tė vet, por qė ka mbetur pezull.
Im bir, Sokoli, ka mbetur pėr rreth katėr vjet pa punė dhe tani vonė, para katėr-pesė muajsh, mezi mundi tė sistemohej nė njė punė tė pėrshtatshme nė sektorin e botimeve pranė Kuvendit tė Shqipėrisė, falė ndihmės dhe interesimit tė disa miqve tė tij qė ia kuptuan hallin. Pra, ai nuk ka mundėsi financiare tani pėr tani pėr ta mbaruar shtesėn e pallatit, ku tė shkoj e tė jetoj unė nė kushte tė mira e normale, siē i kam kėtu, bashkė me djalin, nusen dhe nipin e vogėl. Prandaj, nėse do ti krijohej mundėsia tim biri qė ti jepej njė kredi nga shteti me kushte lehtėsuese, atėherė edhe halli im do tė zgjidhej pėrfundimisht. Kėtė gjė jua kėrkon Kolė Jakova.
Shpresoj, zoti Alfred, se do tė ma kuptoni drejt kėrkesėn. E vėrteta ėshtė se dua ta ngrys jetėn e tė shuhem midis njerėzve tė mi dhe pėr aq sa do tė jetoj, tė kem kushte e mundėsitė qė tė ma lehtėsojnė sadopak pleqėrinė e thellė.
Me respekt tė veēantė
Kolė Jakova
Tiranė, mė 30.10.2002
---
Pėrgjigje nė vend tė asaj pėrgjigjes qė smbrriti kurrė
E beson a jo, nderime tė bėri edhe ministrja, Kolė edhe pse dukej se ishte e dėrguara e qeverisė, sepse u ndal diku te dera, e shoqėruar me roje e me lidhistė. Ngushėllimet nuk ti solli dot pre-si-denti se ishte i zėnė me punė atė tė dielė pushimi; madje nuk mundi as tia pėrcillte tėt biri. Sėshtė momenti, thanė. Edhe na the se e kishe njohur mė parė familjen Moisiu, atje nė Shkodėr sigurisht, dhe se i biri i Spiros, ndryshe nga ata dy qė ikėn para tij, do tė bėnte diēka pėr ty! Sepse ti spo kėrkoje krejt katin e ndonjė pallati luksi nė qendėr tė Tiranės, e as vilė plazhi! Dekoratė, jo e jo! Po fajin e ke vetė, ama, se edhe letrėn e shkrove vonė edhe ike pa pritė pėrgjigjen e Alfredit.
Eh, u bė njė ceremoni nė sallėn e asaj Lidhjeje qė ti e pėrmend nė letėr; ata qė tė kujtonin qenė pėrzier me ata qė tė harronin dhe nuk merrej mė vesh asgjė. Me dekorata e pa dekorata, me ēmime e pa ēmime, ata ti sollėn lulet, kurorat, tė pėrcollėn deri nė varreza e u kthyen prapė. Gjithėsesi ti mos u shqetėso: deri nė mandatin tjetėr, presidentit do tia lexojė dikush lutjen e ndoshta, dikush tjetėr do tė ta kthejė pėrgjigjen. Atėherė do tė tė sjell njė letėr mė tė gjatė; aty do tė kesh pėrgjigjen e ndonjė presidenti, por tė premtoj se nėse pėrgjigjja do tė jetė e hidhur nuk do tė tė shkruaj mė.
Irhan Jubica,