Klajd Kapinova
-- marrė nga libri "Me Kryq dhe pendė"
Klajd Kapinova, ka kryer Universitetin e Tiranės, dega Gjeografi mė 1987. Ka bėrė specializime pasuniversitare pėr mjedisin dhe si metodist i gjeografisė. Ka studime e botime nė fushėn e gjeografisė, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mėsues nė shkollėn e mesme tė Gjuhėve tė Huaja nė Shkodėr deri nė prill 2002. Dallohet pėr botimin cilėsorė tė veprave me karakter njohės dhe publicistikė pėr problemet e klerit, tė ndihmesės sė tij nė procesin demokratizues tė vendit dhe njėkohsisht pasqyron edhe vuajtjet qė ai ka pėrjetuar nė kohėn e monizmit nė Shqipėri. Publicistika ėshtė hobi i tij, aq sa nė kėtė fushė, njihet jo vetėm nė Shqipėri, por nė Kosovė, Mal tė Zi, Zvicėr e SHBA. Artikujt kanė prirje enciklopedike, kulturor, shoqėror, historik dhe tė traditės. Eshtė antar ose i zgjedhur nė forumet "The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media" nė Gjenevė tė Zvicrės, i Bashkimit tė Publicistėve tė Rinj Katolikė nė Shkodėr (UCIP) dhe ish antar i stafit tė disa redaksive tė gazetave e revistave nė Shkodėr. Ka qenė kryeredaktor i revistės kulturore-fetare "Rrezja e jonė", "Illyricum" dhe redaktor i revistės "Kumbona e sė diellės", "Rreze drite", "Mbas Teje", etj. Ishte z/kryeredaktor i revistės kulturore-rinore "Vagues" (Valėt) nė katėr gjuhė tė huaja nė qytetin e Shkodrės. Eshtė bashkėautor i librit "Kualida" pėr gjeografinė, projekt i financuar nga Fondacioni "SOROS" (Tiranė, 1997), autor i librave "Me Kryq dhe Pendė" (Shkodėr, 1997), "Mes Kryqit e Atdheut" (Shkodėr, 2000), monografinė kushtuar Nėnė Terezės "Engjėll vuajtje dhe shprese" (Shkodėr, 2002) dhe bashkėautor nė monografitė "Dom Anton Kēira shėrbestar i Zotit e i Atdheut" (Shkodėr, 2002), "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" (1962-2002), themeluesi e udhėheqėsi Ismet Berisha" (New York, 2002). Ėshtė redaktor i shumė librave me poezi, monografi e kujtime dhe ka shkruar parathėnien e tyre. Jeton dhe punon nė New York U.S.A. Aktualisht punon si gazetar nė gazetėn shqiptaro-amerikane "Illyria", New York.
Parathėnie
"U linda pėr dashuri dhe jo pėr urrejtje" Antigona - ESMLI
I nderuari lexues, po merrni né dorė atė libėr, i cili pas dhjetėvjeēarėsh do tė klasifikohet nė kategorinė e librave tė autorėve qė u formuan dhe sprovuan pendėn pas vitit 1992. E veēanta e librit qėndron sa nė pėrmbajtjen e tij, ashtu edhe nė formėn e prezantimit. Mėnyra bindėse dhe e sinqertė e tė treguarit, e bėn veprėn e zotit Klajd Kapinova shumė mė tė besueshme (edhe mė tė besueshme se shkrimet e disa poetėve tė "oborrit qė dje shanin, e sot lėvdojnė" qė e shohin artin e tė shkruarit siē e sheh tregtari, dyqanin e vet; vetėm si njė burim tė ardhurash e asgjė tjetėr). Per autorin, glithēka ėshtė realitet, ėshtė shpirt, ėshtė detyrim i brezave tė sotmm ndaj brezave qė shkuan dhe qė do tė vijnė, ėshtė detyrė, qė shpirti, ndjenja, vetė tė qėnit shqiptar, ia vė autorit pėr tė mos lėnė, qė tė bien nė harrim ato figura tė ndritura tė kombit shqiptar, nėn petkun klerikal tė tė cilave vlonte i pastėr dhe i ndritshėm shqiptarizmi. Themi me bindje se autori i pėrket njė kategorie tjetėr shkrimtarėsh, nga ata qė kanė shkruar e shkruajnė nė ditėt e sotme, sepse ai ėshtė i zoti tė bėjė njė hap prapa nė kohė, por jo nė art, tė arrijė nė themelet e pastra dbe tė paideologjizuara tė letėrsisė dhe tė publicistikės shqiptare. Si nė stil, si nė konceptim, si nė ndjenja njerėzore dhe kombėtare, libri ėshtė njė lidhje me kohėt e sotme tė letėrsisė sė viteve '30 - gjysma e parė e viteve '40. Ėshtė njė filiz i trungut tė prerė nė 44-shin. Pra, tė gezohemi, trungu i vjetėr s'ėshtė tharė, shqiptarizmi jeton tek shgiptari i ri, i cili i pastruar nga ēdo lloj ngjyre komunizmi dhe kozmopolitizmi, vazhdon rrugėn e tė parėve per tė integruar Shgipėrinė nė Evropė, sipas parudhės sé famshme "Tė ndryshėm por tė barabartė".
Ashtu si nė gjyq, qė sado qė t'i tė kesh tė drejtė, dhe sado bukur ta mbrosh tė drejtėn tėnde, po s'pate fakte vihet nė dyshim ēdo gjė, edhe nė shkrimet e llojit tė kėtij libri, - faktet janė faktori vendimtar. Kėtė gjė e ka pasur mirė parasysh autori, kur sjell njė blograti shumė tė pasur, gjė qė jep njė efekt tė dyanshėm: e bėn shkrimin bindės dhe tė pakundėrshtueshėm, dhe nga ana e tjetėr dėshmon kulturėn e thellė dhe me baza tė shėndosha tė autorit.
Jeta ecėn duke lėnė gjurmė tė thella, tė qarta qė dėshmojnė botėkuptim, pėrpjekje, synime, ndjenja, vlera e antivlera, fitore tė pashfrytėzuara dhe humbje qė tė japin forcė e tė ēlirojnė energji jetėsore pėr tė ecur, per tė bėrė ēka s'u bė; pėr tė ngritur lart flamurin shqiptar, shqipen kombėtare, qė, siē shprehet Noli: "Flamurin qė lind Shėn Konstandinin*, pajton islamin dhe krishtėrimin". Kėto gjurmė tė jetės tė zėna nė grackė nė fletė tė zverdhura librash, janė objekti apo thelbi, qė i jep jetė dhe justifikon ndjenjėn dhe idetė e librit, tė cilat mė pas fjala shqipe e pėrdorur me art, i bėn tė kuptueshme, tė qarta, duke i dhėnė né kėtė mėnyrė njė vlerėsim tė drejtė raportit pėrmbajlje - formė.
Libri hapet me njė histori tė krishtėrimit nė Shgipėri, duke evidentuar qartė atė ēka pėrfitoi Shgipėria dhe krishterimi nga shqiptarėt. Dallohet kontributi i shgiptarėve nė pėrhapjen e krishtėrimit. Paragiten faktet qė vėrtetojnė pėrhapjen e hershme tė krishterimit nė, Shqipėri - Iliri. Kjo ngjarje ndodhi ndėrkohė qė etniciteti ilir ishte nė shuarje nga trysnia e madhe e kulturės greko-romake dhe nga veprimtaria shtetėrore e Perandorisė Romake, qė, nėpėrmjet kolonializimit dhe organizimit shtetėror, synonte asimilimin e ilirėve. Pranimi i krishtėrimit nga ilirėt, para se kėtė ta pranonin popuj tė tjerė, u shėrbeu ilirėve per t'i bėrė mė tė dokumentueshėm nga latinėt, pagan atėherė. Gjithashtu, tė jetuarit sipas mėsimeve tė krishtera, e shėroi dhe e forcoi shogėrinė ilire pėrballė shogėrisė sė degraduar dhe tė zvetėnuar pagane tė popujve pėrreth, duke shėnuar njė rilindje tė lashtė tė etnicitetit ilir. Ky ėshtė, sipas mendimit tim, ndihma e parė e krishtėrimit pėr etnicitetin iliro - shgiptar. Mė pas, me pėrhapjen e krishtėrimit nė botė, autori dallon tri kulme tė krishtėrimit shqiptar. Nė Perandorinė e vonė Romake, nė mesjetė dhe nė kohėn e re. Nė Perandorinė e vonė Romake, apo nė Perandorinė Bizantine, vien tė pėrmenden, pėrveē martirėve tė fesė, edhe Konstandini i Madh, qė e bėri krishtėrimin fe zyrtare tė Perandorisė. Euseb Jeronimi apo Emėrshenjti i Ilirisė, siē e quan prof. dr. Aurel Plasari, qė redaktoi versionin zyrtar tė Ungjillit dhe qė u quajt "Vulgata", studiuesi Plasari vėren tek ky version pėrdorimin e shumė frazeologjive qė ishin tė huaja pėr latinishten klasike, gjuhė zyrtare e Kishės Katolike Romane, por qė pėr shqipen nuk tingėllojnė aspak tė huaja. Pėrmendim Nikolitėn e Remizians qė thoshte "unė jam dardan" dhe qė krijoi hymnin e hershėm tė krishtėrimit "Te Deum Laudamnus". Nė shek. V do tė pėrmendi njė poet, Gjoni i Durrėsit apo Gjon Epidamnasi etj. Pra nė njė fare mėnyre, etnosi iliro-shqiptar u bė mendja dhe kurora e krishterimit tė hershėm kundėr paganizmit. Mė tej, autori Klajd Kapinova sjell kalvarin e krishtėrimit nė Shgipėri nė kohėn e mesme. Kur kushtet politike e lejuan, kleri katolik u vu nė ballė tė kulturės sė re tė Rilindjes Evropiane. Por mė parė s'duhet tė lėmė pa pėrmendur rolin e urdhėrave fetarė katolikė qė u pėrhapėn nė Shgipėri, nė fillim tė mijėvjeēarit, citojmė Patėr Marin Sirdanin O.F.M.; "Skėnderbegu mbas gojėdhanash" 1926, fq. 127 i cili shkruan: "Pėrhapė nėpėr Ballkan sllavėt, tuj pas marrė ortodokson, e tuj pas shtrij sundimin nėpėr shumė krahina tė Shqypnis, shumė shqyptar muerėn gjuhėn e besimin e tyne e u njisuen me ta, tjerė mueren vetėm besimin... pėr me ndalue tė pėrhapunit e ortodoksisė nėpėr Shqypni kje shumė numri i Benediktinėve e i Bazilianėve qysh nė tė XI shekull, e nė vjetė 1240 u erdhėn nė ndihmė edhe Franēeskajt e ma vonė Domenikajt". Pra katolicizmi pengoi edhe njė here shkatėrrimin e shgiptarėve. Per tė parė se ē'pėrhapje mori kultura nė Shgipėri nė shek. XV para pushtimit turk, citojmė tė njėjtin libėr, fq. 119, "Nji qytet i vogėl si kje Oboti, pat nji shtypshkronjė qė nė vjetė 1493 Glodstane shkruante: "Kjo shtypshkronjė duel nė shesh 7 vjet mbas asaj tė Dardanit. Nė kėtė kohė nuk kishte shtypshkronjė as nė Oxford, as nė Cambrige, as nė Edinburg. Gjashtėmbėdhjetė vjet mė vonė u mkamb e para shtypshkronjė nė Romė..." (Vr. de Montenegro davarit la Conlerence de la Paix - Paris, 1919, fq. 12). Nė epokėn Skėnderbejane, mbrojtja e katolicizmit ishte njė arėsye mė shumė pėr tė mbrojtur Atdheun. Shqiptarėt kishin njė atdhe dhe njė fe qė i bashkonte. Interesant dhe pėr t'u pėrmendur ėshtė fakti se, vetėm 100 vjet pasi turqit derdhėn gjithė atė gjak pėr tė pushtuar Shkodrėn, shkodranėt, sė bashku myslimanė dhe katolikė, nėn udhėheqjen e Ibrahim Pashė Begollit, luftuan dhe fituan me gjak tė drejtėn nga turqit, qė Shkodra tė kishte geveritarė vendas. Pra shqiptari i ēfarėdo feje, ka parė tek shqiptari i fesė tjetėr njė bashkėkombas, me tė cilin ka bashkuar fuqitė pėr tė mbrojtur Atdhenė nga ēdo armik. Pėr tė sjellur njė shembull tė pėrparimit tė Shqipėrisė, para pushtimit turk dhe pėr tė treguar pastaj humbjen e madhe tė kulturės dhe tė gytetėrimit me kėtė pushtim, mjafton tė citojmė P. Marin Sirdarin nė librin e tij "Skanderbegu mbas gojėdhanash" (fq. 119): "Nji gjytet i vogėl si kje Oboti pat nji Shtypshkronjė qė mė 1493... Kjo shtypshkronjė duel nė shesh shtate vjet mbas asaj tė Londonit. Nė kėtė kohė nuk kishte shtypshkronja as nė Cambridge, as n'Oxford, as n'Edinburg". Mė poshtė, autori na paraqet veprimtarinė e madhe tė klerit nėn pushtimin turk dhe nėn "pushtimin" e kuq komunist, periudhė nė tė cilėn ai, ka dhėnė njė shėrbim dhe njė vetsakrifikim nė shėrbim tė Atdheut dhe tė fesė, siē thonte Fishta, apo nė shėrbim tė fese dhe tė Atdheut, siē thuhet sot. Vargu i gjatė i atyre, qė tė veshur me veladon i shėrbyen Shgipėrisė, ėshtė i pafund siē qenė tė pafundme edhe sakrificat e tyre. A ka shėrbim mė tė madh pėr njė komb, se sa t'ia mbash gjallė e tė mos lejosh t'i humbasė kombėsia. Dhe katolicizmi shqiptar e ka bėrė kėtė aty ku ka qenė e nevojshme. Mjafton tė pėrmendim arbėreshėt e Italisė, tė cilėt e mbajtėn giallė gjuhėn shqipe, kryesisht nga veprimtaria fetare, e cila bėhet kryesisht nė gjuhėn arbėreshe Po kėshtu, kisha katolike nė Mal tė Zi, Kosovė dhe Maqedoni, e mban gjallė shqiptarizmin tek besimtarėt, duke mėsuar shqip. Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e asaj qė kristalizohet nė binomin "Pėr Atdhe e Fe". Nė mes tė martirėve tė katolicizmit dhe shqiptarizmit njėkohėsisht, renditet edhe Konica. Mos vallė, rastėsisht?! Patjetėr qė jo. Ėshtė kulturė e njėjtė, e njėjta shkollė, e njėjta frymė kritike dhe realiste dhe mbi tė gjithė, tė njėjtat qėllime dhe ideale, tė cilat e bėjnė Konicen tė ndihet njeri i shtėpisė nė kėtė panteon. Duhet tė jesh tepėr i guximshėm tė pėrshkruash jetėn e kolosėve tė tillė, si Fishta, Mjeda, Harapi, Zadeja, e shumė tė tjerė, qė, kush mė pak e kush mė shume, flijuan pėr Atdhenė e fenė e tė parėve, sepse ishte nė shpirt ajo dėshira e pėrkushtueshme qė "t'ua lėmė pasardhėsve nje Shqipėri edhe mė tė mirė se sa ajo qė trashėguam nga tė parėt". Ata bėnė shumė pėr njėsimin dhe forcimin e ndjenjės kombėtare dhe pėr tė bėrė asgjė ēdo anti-shgiptarizėm. Citojmė D. Ndre Zadejėn nė revisten "Cirka" (fq. 320) "...emnit tė kruetanit tė madh Gjergj Kastriotit, s'ka pėr t'ju dhanė kurrė randėsia e dej deri sa mos t'i mbushet mendja gjithkuej se ky Fatos nuk kje vetun nji hero i krishtenė, por Heroj Kombėtar pėr antomazi, ashtu, pėr nji analogji tė ēuditshme, katholiēizmit tė kėsaj zone s'ka pėr t'iu rrėfye kurrė bindja e plotė, derisa tė mos provohet me fakte tė pakontestueshme, se populli i Gegnisė i udhėhjekun prej klerit katholik, tuej i ndejė besnik traditave fetare, u ba de facto eksponenti i gjallė i idesė kombėtare".
Nė kėtė fundshekull, kohė kur materiarizmi praktik po shkatrron ēdo gjė qė e shkatrron njeriun nga kafsha, kombi shqiptar nxori nga gjiri i tij dhe i fali botės Nėnė Terezen, atė qė sė shpejti do tė bėhet Shėn Tereza e Kalkutės, por qė ne do tė donim tė bėhej Shėn Tereza e Shqipėrisė. Dhe me kėtė, nuk u mbydh cikli i viganėve shqiptarė, qė nisin ndoshta me Aleksandrin e Madh dhe Shėn Konstandinin dhe vazhdojnė me Skėnderben e tė tjerė. Shgipėria i dha botės tė gjithė njerėzit e vet mė tė medhenj, nuk i mbajti pėr vete, ndoshta nga altruizmi apo nga pazotėsia e Shqipėrisė pėr tė vėnė nė shėrbim tė saj shqiptarėt e mėdhenj e tė zotė.
Kaq munda tė shkruaj pėr njė libėr tė tillė, qė, me shumė zotėsi e pluhurin e harreses nga disa figura tė historisė sė Shqipėrisė dhe tė krishtėrimit nė trojet shqiptare. Por, pėrveē asaj qė ka shkruar autori, ka edhe njė meritė tjetėr. Gjuha, e pėrdorur nga autori ndryshon shumė nga ajo e pėrdorur nga gazetarėt dhe publicistėt e tjerė shqiptarė. Ajo ėshtė shumė e pastruar nga fjalėt e huaja, dhe, njėkohsishf fjala shqipe ėshtė pėrdorur me ekonomi, por asnjė paragraf, radhė apo fjalė nuk janė tė tepėrta, duke iu dhėnė shkrimeve njė karakter tė pėrqėndruar dhe njėkohėsisht tregimtar, ku kryesorja ėshtė informacioni i pasur.
Ndriēim Mlika
Shkodėr, nėntor 1997
* Konstandinin e Madh - perandorin e Bizantit, ilir me origjinė nga Nishi, qė zyrtarizoi kristianizmin.