|
|
dhe Dioqezat Sufragane I
( shėnime historike ) Shkodėr, 1957-1958 Pėrmbajtja:
Kolec Ēefa Botimi i kėsaj vepre ka qenė njė dėshirė e largėt, pothuej e harrueme. U njoha me kėte daktiloshkrim nė dhomėn e Pader Marin Sirdanit, tė cilin e shifshe tue e lexue e tue ba shėnimet e veta. Njė ditė, si e pashė tė pėrqendruem mbi kėtė daktiloshkrim, i thashė: "Pader, a mendon se do tė botohet kjo vepėr?" Ai, me buzė nė gaz, m'u pėrgjegj: " Do tė vijė dita e do ta botosh ti". Pėr vete ishte i sigurtė se nuk do ta shifte shembjėn e komunizmit, pėr mue ishte i bindun. Disa vjetė ma vonė, u njoha me daktiloshkrimin nė shtėpinė e autorit dhe aty dallova shėnimet e Mons. Ēobės, me atė shkrimin e tij karakteristik dhe ato tė Pader Marinit, me atė shkrimin e tij tė avashtė e tė kujdesshėm. Kur u interesova ma vonė, daktiloshkrimi kishte "humbė" ndėr arkiva, atėherė tabu pėr mue. Kjo vepėr monografike ka karakter divulgativ, por pėrmban material tė pasun e tė larmishėm, nxjerrė prej burimesh historike kishtare, tė pashfrytėzueme prej historianėve tė diktaturės, si edhe prej burimesh laike, tė cilat pėrbajnė njė sine qua non pėr historinė tonė kombėtare. Autorė tė pėrmendun tė historisė kishtare, si: Farlati, Zeiller, Baroni,, P.Allard, Bolandistat, L. De Tillemont e deri te Cordignano e Valentini; historianė e medievistė, si: Taloczy, Shuflai, Jireēek, Mommsen, K.Paē; udhėpėrshkrues e tė huej qė kanė njohtė e punue nė vendin tonė, si: Ippen, Hecquard, Pouqueville e mandej autorė tanė shqiptarė, ma tė vjetėr e ma tė rij; janė shfrytėzue shėnime e ditare tė famullisė, regjistra tė vjetėr kishtarė dhe asht pasunue me tė dhana tė mbledhuna nga tradita gojore e materiale tė gjetuna nė familjet shkodrane parė me sy qė dinė tė shohin e ndigjue me veshė qė dinė tė ndigjojnė. Lexuesi ka pėr t'u njohtė me ngjarje nga historia e Kryeipeshkvisė Metropolitane tė Shkodrės dhe me dioqezet sufragane qė nė zanafillė e sidomos nė ditėt e vona; me prelatėt e Kishės e me ndihmesat e tyne kishtare e shoqnore; me pamje e ngjarje tė qytetit tonė, pajisė me kronologji historike; me tė dhana nga lėvizja artistike e kulturore e me pėrpjekjet pėr arsim e qytetnim. Nė monografi ka njoftime pėr punime artistike, tashma tė zhdukuna nga diktatura, me dhunimin e Katedrales tue e kthye nė pallat sporti. Duhet ta ilustroj me nonjė shembull: lexoni punėn e madhe qė kan ba piktorėt e skulptorėt Kolė e Arsen Idromeni, pėr tė cilat nuk flasin biografėt e Kolė Idromenos, skulpturat e Fratel Salės, zanafillen e veprimtarinė e bandave etj. etj. Materialet e shumta, herė-herė tue u hapė e kapėrcye qellimin e veprės e dobėsojnė kompozicionin e saj. Gjuha gegnishte e veprės, sado qė asht zbutė e afrue me tė sotmėn qė tė bahet ma e lehtė e ma e kuptueshme, prapėseprapė ka edhe ndonjė inkonveniencė, pėr tė cilėn kerkojmė tė falun, por asht punue me njė fotokopjim tė paqartė, madje, ndoshta, tė daktiloshkrimit jo pėrfundimtar e jo tė pėrgatitun pėr botim. Materiali i dhanė nė vepėr mund tė ketė edhe mangėsi e pasaktėsi, prapėseprapė po ia dhurojmė lexuesit tanė, sepse asht njė kontribut pėr njohjen e vendit tonė.
Imz. Ernest M. Ēoba, Ipeshkėv, Ordinar i Arkidioqezės sė Shkodrės.
Kishėn Katedrale Metropolitane tė Shkodrės populli, me tė drejtė, e quen Kisha e Madhe, pse asht Kisha ma e madhe nė Ballkan. Me entuziazem Parvet Opus pėr pėrfundimin e lterit tė ri artistik, i cili po shugurohet shi sot nė kishė, me rastin e 100-vjetorit tė Bekimit tė Gurit tė parė prej shkruesit tė Kryesisė, nė sa Gjon Shllaku e Martin Trushi po kryejnė sė kopjuemit punimin qė studiuesi i vendit tonė, Gjush Sheldija, pat mirėsinė me ia dhurue Klerit katolik shqiptar me rastin e kėtyne kremtimeve. Shkrimtari i zellshėm veprėn e paraqiti me titullin e kauzalitetit tė qindvjetorit tė Katedrales, me thanė tė vėrtetėn vepra asht shumė e hapėt e po pėrfshinė njė pjesė mjaft tė gjanė tė historisė sė Kishės dhe tė qytetit tė Shkodrės qė nė kohėt e vjetra, tue bamė njė pėrmbledhje tė veprimtarisė sė gjithė dioqezave sufragane tė Shkodrės dhe njė kronologji nė bazė tė ngjarjeve ma tė randėsishme tė historisė sė Kishės sonė. Por, sikurse nė ēdo vepėr tjeter njerėzore, nė mes tė shkėlqimit dallohen edhe tė metat, lusim tė ndershmin lexues tė ketė mirėsinė me na sjellė shėnimet e kritikat e veta, me qėllim qė vepra tė dali sa ma e vertetueme, pėr tė kenė vertetė njė kontribut pėr historinė, sidomos kishtare tė vendit tonė. Ky asht dishiri i autorit e njajzi i tė nėnshkruemit qė pat nderin tė bashkėpunojė me tė vlertin autor nė rreshtimin e kėsaj vepre. Qytet, 19.IV.1958 Paraqitja: Atij qė vjen nga ura e Drinit, Shkodra i paraqitet si e mbyllun prej njė perdeje tė madhnueshme e njiherit tė frikėsueshme: nga e majta zbret kah qyteti vargu i gjatė qė, tue u nisė prej Rumie, mbaron me Taraboshin, buzė Bunės. Prej sė djathti, ma larg, mali piktoresk i Sheldisė i kunoruem me do dardha tė mėdha tė vetmueme. Barleti e quejti Mali Sardonik pėr shkak tė qytetit meskohuer tė Sardės qė ka nė rranxėn tjetėr kah lindja; ky prej malit tė Shėn Markut nga Veri e prej Jugut me kalanė e Dejės. Mes Taraboshit dhe malit tė Sheldisė shtrihet njė varg kodrash gurakeqe; ma e nalta qė duket se zatetė nė ballė pėr t“i pre udhėn shtegtarit me atė profil tė vetin tė kėputun e tė kunoruem e me atė brijė thik, asht Rozafa. Nė kohė tė vjetėr e tė mesme qyteti shtrihej rranxė kodre, i ruejtun prej kėshtjellės qė i ēelė dyert e bahej strehė nė rasė lufte. Kohėn e Venedikut prej luftimevet tė padame dhe kėrcenimesh, banesat mbetėn shkret dhe bile u rrafshuen fare pėr t“i dhanė mundėsi mbrojtėsve pėr tė pengue sa ma shumė sulmuesit anmiq. Lulėzoi mandej rishtas qyteti nė pagjė pėr dyqind vjet, mes fiqve dhe shegave qė blerojnė nė rranxa, derisa nė shek. XVIII malarja nisi me e shkretue tue e shty popullsinė kah veriu. Shkodra e sotme nė fushė tė hapėt, asht e re mjaft pėr kah mosha, por e moēme pėr kah stili. Secila shtėpi ka oborrin me lule tė ndryshme dhe kopshtin me pemė e barishte gjithfarėsh. Pėr shtėpiat do tė flasim nė njė kapitull tė veēantė. Shkodra (Scodra nė transkriptimin latin) qe sė pari qytet i ilirėvet Labeatė prej tė cilėve mori emnin edhe Liqeni: Palus Labeatis, ma vonė kryeqytet i mbretenvet ilirė qė, si thuhet, e shtrinė sundimin qė prej Friulit deri n'Ambrakje nė kufi tė Greqisė. Me rrugė tė hapun kah deti, n“ato kohė tė lashta, i a shtini tmerrin Adriatikut mbarė ku shtynte anijet liburnike tė vetat. Kėshtu, pak a shumė, vazhdoi deri nė shek. II para Krishtit e, kur u kthye Genci, u quejt "oppidum civium romanorum" nder dokumenta romakė dhe ka gjasė, sepse, siē u vertetue ma vonė, ilirėt mbėrrijtėn me hypė nder zyre tė nalta romake dhe deri me u ba perandorė, si p.sh. Probi, Valentiniani, Diokleciani etj., etj. Rrebeshi sllav i kohės sė mesme e bani "xhevahir i kunorės sė Rashės" e pėr njė kohė prove, tė princit trashigimtar tė Derės sė Nemanjes, i cili banonte pak larg qytetit, n“at vend qė Venedikasit vijuen tue e quejtė "La corte de lo imperator"; kjo krahinė, ndoshta, nė kuptim tė atyne princavet qė bajshin titullin e vjetėr ilirian "Jupan" ase "Zhupan", toponimet e tė cilėve i ruen sot Jubani dhe Zhubi. Si ra poshtė dera e Nemanjėve nė shek. XIV, trashigimin i a muer nė mbarė Zeten me kryeqytet pėr do kohė Shkodrėn, dera e Balshajvet, qė shtrini zotimin deri nė Vlonė. Vjetin 1396 ia shiti Venedikut bashkė me Drisht e me Dejėn e vazhdoi me kėrkue kthimin, derisa nė vitin 1420 mbylli sytė ma i mbrami pinjuell i familjes. Venediku ia besoi sundimin nji proveditori nė rasė lufte dhe rektori nė kohė paqeje. Administrata civile, gjyqi i paqit, gjyqi civil e penal i mbėshteteshin kėshillit populluer (Senati) vendas simbas zakoneve tė vendit. Mbasi ra nė dorė tė Turkut, mė 1479 populli mori arratinė dhe njė pjesė mergimin; mirėpo qysh nė fillim tė shek. XVII populli i malevet filloi me iu afrue qytetit dhe xunė vend nė Kazenė; njė pjesė pa ndėrrue fe, muer sherbim nė roje tė kėshtjellės. Mandej afer 1700, tue marrė mbrapa viēekonsullin venedikas Duoda (shqiptar me fis i kthyem n“atdhe tė vjetėr) nisi qyteti i ri kah veri, nder lagjet Tophanė, Parrucė, Perash, Gjuhadol e Rėmaj. Nė vjetin 1392 u dukėn afer Shkodrės turqit dhe me 1396 Shkodra hyni nėn sundimin e Venedikut dhe tre vjet mbrapa d.m.th. me 1399 plasi njė kryengritje e madhe kundra Venedikut qė pati si pėrfundim fitimin e disa tė drejtavet, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin nė dorė tė kėshillit populluer (Senatit) dhe tė gjyqtarėve vendas simbas zakoneve tė vendit; nė kėtė kėshillė merrshin pjesė pesė vetė nga vegjelia dhe pesė nga parėsia. Sundimtari venedikas kishte pėrbri edhe njė pėrkthyes. Tė hymet asokohe ishin tė pakta: dogana, konēesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarėt, ndersa shpenzimet ishin ma tė mėdha pėr tė pėrballue forcimet, me mbajtė ushtrinė dhe pagesa "pėr njė politikė afrimi kundrejt princave tė vogjėl tė vendit". Nė kėtė kohė Shirqi ishte skelja e Shkodrės prej kah eksportoheshin landė ndėrtimi, lėkura, peshk i thatė, sidomos saraga, putarga dhe njala tė krypuna. Shkrimtarėt Gopēeviq dhe Hecquard vėrtetojnė se Venediku bani shumė meremetime nė kėshtjellė tė Shkodrės dhe, ndėr tė parat punime me karakter tė pėrhershėm, qe ndėrtimi i saranxhave nė vitin 1394 ku mblidhej ujėt e shiut me anė akuaduktesh gurit tė gjallė dhe derdheshin mbrenda pėr ta pasė si depozitė nė rasė qarkullimi nga anmiku. Kėto shifen edhe sot dhe ka ndonjė qė ujėt e depozituem e ruen aq mirė dhe pastėr, sa jo vetėm qė mund tė pihet, por edhe nuk i len gja mangut ujit tė pusave tė qytetit. Prej viti 1461-1474 vazhdoi forcimi i murevet tė kalasė ku punuen mjeshtra vendas dhe dalmatinė; mbrenda kėsaj kohe u muer pjesa verilindore qė ishte pronė e familjes shkodrane Jonima tue i dhanė si shpėrblim pėr kėtė ndėrrim tokė afėr kishės sė Shėna Vlashit, ku tani asht Hamami. Nė vjetin 1474 turqit e mėsyen Shkodrėn nėn komanden e Sulejman Pashės, i cili e mbajti tė rrethueme prej 17 majit deri me 17 gusht, por pa muejtė me e shtie nė dorė. Nė pranverė tė vitit 1474 Sulltan Muhameti II erdhi vetė me 150.000 luftarė, 10.000 deve me topa e municione. Kuartierin e pėrgjithshėm e nguli nė Berdicė, nė kala tė Katalinės, shatorret tjera te Gomna e Harapit dhe topat, me metal qė kishte pru nga Anadolli, i shkriu nė lagjen Tophanė qė thuhet se qysh atėherė i mbet ky emėn. Mė 27 Qershuer 1477, tue kundrue nga Gomna e Harapit kėshtjellėn e Shkodrės, tue pa madhninė, bukurinė dhe qendresėn heroike tė tė qarkuemve, tha kėto fjalė: "Sa ēerdhe tė bukur paska zgjedhė shqipja me ruejtė zogjtė e vet". Dhe, me tė vertetė; tue mos dijtė kurrsesi me e shtie nė dorė, u drodh i koritun kah Stambolla, mbasi kishte hjedhė mbi kėshtjellė 3000 gjyle hekurit dhe aq gurit ! Nė dalėzotje tė kalasė luftojshin me trimni tė pashoqe vetėm 1.600 shkodranė nėn prijėsin Bartolome Epiroti, domenikan dhe tė Palit prej Matit, franēeskan. Marin Barleti dishmon aēik se asht shqiptar, kur thotė se nė fjalimin trimnues qė u mbajti nė tri gjuhė luftarėve mbrojtėsa: italisht venecianėvet, sllavisht mercenarėve dhe... "tash po sillem e u flas tė mijve", u flas shqip shqiptarėve. Kur dolėn nga rrethimi tė dy vojtėn nė Venedik, ku u pritėn me nderime tė mėdha nga ana e Senatit. Pėr tė vazhdue qarkimin la kėtu Ahmet Evrenoz Pashėn me 40.000 ushtarė ku ishin ma tė zgjedhunit. Ngushtue prej ujet dhe paksue numri i mbrojtėsavet, me 25.I.1479 Shkodra ra nė dorė me qyshke tė ndershme:
1)Me marrė me vedi armėt;
Gjergj Merula, i cili ka ndodhė nė kėshtjellė nder tė rrethuemit, e pershkruen bukur e thekshėm qendresėn heroike tė shkodranėve dhe ndėrsa tjera, tregon se vetėm luftėtarėve u epej me pi nga njė putir ujė ēdo 24 orė dhe pėr gjellė kishin nga njė grusht krunde tė kavertisuna, sepse bukė nuk kishte pėr askėnd. Pak para se tė ngushtohej qarkimi, pleq, plaka, fėmijė, tė paaftė pėr luftime kjenė ēue n'Ulqin, ndėr tė cilėt ndodhej dhe Marin Beēikemi, njė ndėr humanistėt e pėrmendun tė mesjetės; ky e ndoq pėr sė afėrmi luftėn heroike tė dalėzotėsve tė Shkodrės, sikurse e dishmon nė fjalimet e tija qė mban nė rasa tė ndryshme.
Me ramjen e Shkodrės nė dorė tė turqve, qyteti u rrafshue, populli mori arratinė, kush maleve e kush nė mėrgim. Ndėr familjet qė dolėn nga Shkodra kjenė ndėr tė tjera edhe kėto: Bogana, Zakarija, Negri, Martini, Spani, Zoima, Dukagjini, Dulēikja, Mateu, Milutini, Angjeli, Kalaci, Jak Moneta, Pjetėr Pojani, dhe prifti shkodran Marin Barleti.
Pėr do kohė qyteti mbet shkret dhe popullsisė sė vjetėr, ia xuni vendin njė koloni turke; turqit kishin pru me vedi, tė marrun nga fundi i Anadollit disa vetė pėr shėrbime kuajsh dhe, kur pushtuen qytetin, kėrkuen me u riatdhesue, por komanda ushtarake nuk i lejoi dhe kėshtu derguen e morėn familjet e tyne dhe xunė vend nė anėn veriore tė kėshtjellės. Kėta qėnė magjypėt e soēėm: andej fjala shkodrane se "Shkodranė janė vetėm magjypėt". Dalėngadalė popullsia e krishtėnė e maleve filloi prapė me iu afrue qytetit; njė pjėsė xuni vend nė lagjen Kazenė pa ndėrrue fe, tė tjerėt i islamizuen. Me 25 prill 1467, ndjekė prej dy shkodranėve, Gjergji e De Sclavis, fugurja e Zojės sė Kėshillit tė Mirė qė ndodhej nė Kishėn e Nunciatės bri kalaje, iku kėtej dhe vojt e xuni vend mbi muret e Kishės sė Shėna Vlashit, nė Gjenacan, qė kishte nisė me rindertue plaka Pjetrushė, nė orėn katėr mbas dreke, nė praninė e njė shumice tė madhe tė popullit qė kishte rrā aty pėr festė. Shtėpia e de Sclavis u shue nė shek. XVII, ndersa ajo e Gjergjit vazhdon edhe sot. Imzot Dillon e ēoi pemėn e gjenealogjisė deri nė Gjergjin, mė 1467. Benedikti XIV, me 1753, botoi "Bulla-n" Iniunctae nobis qė do tė thotė se nė katund tė Gjenacanit gjindet kapela ku nderohet fugurja e Virgjinės Mėri, e Kėshillit tė Mirė e cila, si thotė gojėdhana, qe bartė prej engjujve nga Shkodra e ēue aty. Me 9 fruer 1753, Z. Kolė Kamsi, dishmoi me betim para dy vetėve, Guido Mondi dhe D. Gaspėr Azzurri (Curri) qė e shoqnonte prej Shkodre, sa vijon: 1. Para se me u pushtue qyteti i Shkodrės prej turqve, fugurja e Zojės sė Kėshillit tė Mirė, nderohej nė Shkodėr nė njė kishė tė vogėl. 2. Kisha e vogėl e rrethueme nderohet gjithnjė, sepse gojėdhana thotė se aty ishte dikur fugurja e shejtė. 3. Tė krishtenėt nė nevojė vrapojshin n“atė kishė me gjetė nderna. 4. Ndeshkimet qė kishin pasė dy vetė: i pari, se kishte dashtė me e shndėrrue nė xhami dhe i dyti se kishte marrė me ndertue njė urė. 5. Se kisha e gremisun kishte tri tė ndame; mjedisin me gungė, e qemer, dy tjerat anash ende me pikėzime shenjtnish nė mur, pa pullaz, gjysmė mil larg Shkodre, ishte e vendosun bri kodre ku derdhej Buena." Me 1742, Imzot Pal Kamsi, ipeshkėv i Shkodrės, Dom Ndoc Borci, Dom Gjon Kabashi e ma vonė Dom Ndue Logoreci, Dom Shtjefen Predanji pėrforcuen thaniet e siperme. Asokohe lagjja thirrej Alibeg Mahallasi. Me 8 korrik 1878, shkuen me vėrejtė rrenimet e kishes, A. Giampiero da Bergamo, prefekt Apostolik i Misioneve tė Kastratit, Imzot Engjėll Radoja, famullitar i Shkodrės, Dom Pashko Junki, Fr. Anselm da Gorle, e vulosė prej Imzot Karl Pootėn, Arqipeshkėv i Tivarit e i Shkodrės, i shkruen A. Belgrano agustinian tue i rrėfye gjanė e gjatė hetimet dhe rrėfimet e tyne qė pėrputhen me sa u shkrue pėr fjalėt e Kamsit, e se lagjja aty dikur e banueme, tashti s“kishte tjeter veēse muret e rrenueme tė kishės. Me 1896 sundimtari i vendit deshi me pengue shtegtinė aty, por populli mbarė u ēue peshė dhe protestoi e qe tue shkue puna gjatė, mos tė nderhynte konsullata austriake. Imzot Guerini nė formė miqėsore nxori nga Hafiz Doēi mos ta kryente njė ndertesė tė fillueme aty pari. Nė vitin 1577 plasi njė kryengritje e madhe kundėr turqve nė Shkodėr ku morėn pjesė 20.000 vetė dhe mbas njė luftimi tė rreptė dhe tė pėrgjakshėm qė u ba te "Lama e Spahive" (ndermjet Urės sė Madhe dhe Urės sė Kirit) ushtria turke u thye keqas dhe shkodranėt fituen tė drejtėn qė me kenė tė qeverisun nga sundimtarė vendas dhe pėr ketė arsye u vunė Begollejt e Pejės. Tė tjera kryengritje me randėsi kjenė ba edhe ndėr vjetėt 1602-1614, por ma e madhja qe ajo e vitit 1647 qė, po t“u printe mbarė lufta, shkodranėt patėn me e fitue lirinė e pavarėsinė qysh atėherė. Nė vitin 1621, nė vjeshtė, Imzot Pjetėr Budi, nėsa Turqia ishte e xanė nė luftė me Poloninė, pėrgatiti njė kryengritje tė pėrgjithshme kundėr Turqisė dhe shtroi planin e luftės pėr ēlirimin tue pėrcaktue edhe numrin e luftarėve qė pėrmblidheshin nė 30.000 vet, dhe i njoftoi Vatikanit me letėr se asht marrė vesh me krenėt e vendit, myslimanė e tė krishtenė. Pesė herė shkoi nė Romė, pėr t'i kja hallin Shqipėnisė dhe me kėrkue ndihmė, po t'mos ishte vdekja e papritun, qe mbytė nė Dri nė vitin 1623, ndoshta Shqipnia do tė ishte shkėputė qė asokohe nga zgjedha turke. Kah gjysa e shek. XVIII Mehmet Pashė Plaku, i derės sė Bushatlijve qė rrjedhin nga shtėpia e Jakajve tė Gojanit, thirri pėr drekė pashėn turqeli qė sundonte Shkodrėn dhe e mbajti aty peng tue e shtrėngue me i shkrue Derės sė Lartė se kishte ardhė koha qė vendi tė qeverisej nga sundimtarėt vendas. Stambolla e pranoi dhe e emnoi sundimtar Mehmetin, tė cilit iu dha titulli Pashė. Mbas tij sundoi Mustafė Qorri, trim e i mendshėm sa ta lypish, por qe helmatisė nga dy gra tė haremit qė ia kishte ēue peshqesh Stambolla. Ia xuni vendin Mehmet Pasha e mbas tij Kara Mahmut Pasha, i cili me 25.II.1787 u pajtue me Mirditė e me ndihmen e tyne thei turqit nė njė luftė kryengritėse dhe nė vitin 1796 i qe pre kryet nė luftė. Kryet e tij gjindet i balsamuem nė Muzeumin e Cetinės. Ia xuni vendin Brahim Pasha, por ky tue kenė fanatik ēarti gjithė punėn qė kishte ba Kara Mahmuti dhe si vegėl e verbėr e Stambollės, ngjalli ngatėrresa e pėrēamje ndermjet myslimanėve dhe krishtenėve. Mbas tij hypi nė sundim me dredhi e dhelpni Mustafa Pasha, i cili ndertoi Bexhistenin, i dha lulėzim tregtisė, siguroi udhėn e Kosovės nga kusarėt, por bani krimin e madh tue zhbi kulm e themel familjet kundershtare tė tijat, Dervishajt, Ēaushollajt e Gjylbegajt dhe tue vramė nė befasi Mehmet Begun tė nipin, dhe tue helmatisė nė burg dy nipat e tjerė, Dervish Begun e Tahir Pashėn me dorėn e dajės sė tij Xheladinit. Tue dashtė me i dalė doret Turqisė mė 1831 shpalli luftėn dhe u thye nė Babune, ku mbet i vramė edhe kumbara i tij Gjon Leka i Gegajvet tė Shllakut i cili i shpėtoi jetėn Mustafės. Erdh e u ndry nė kėshtjellė tė Shkodrės e ra nė dorė; qe lidhė e ēue nė Stambollė bashkė me tė birin e me njė djalė qė mbante mbas vedit si besnik. Gjykata kishte dhanė vendim me ia pre kryet. Sadrazemi, kryeministri, ishte mik i ngushtė i Mustafa Pashės. Kur mori vesht lajmin e dėnimit me vdekje besniku i tij Mustafė Suma i cili i pėrngjante shumė nga fytyra, iu lut t'ķ jepte teshat e tij dhe tė shkonte ai me u pre pėr te. Tė nesermėn ndersa Sulltani drejtohej kah Ajia Sofija me falė Xhumanė, i biri i Mustafė Pashės i doli para dhe iu lut me ia falė babėn. Mbreti pėr ta largue i premtoi se po, dhe nė atė ēast doli Mustafė Pasha i gjallė. Si i treguen gjithshkafen, i fali jetėn dhe e emnoi sundimtar Vali nė Diarbekir. Vdiq dhe u vorrue nė Stamboll. Mbas Bushatlijve erdhėn pashallarė turq. Nė vitet1834-1835 njė tjetėr kryengritje e madhe plasi nė Shkodėr nėn udhėheqjen e fshatarit Dasho Shkrelit, e cila ngujoi nė kėshtjellė Valinė, Ali Namikun dhe gjithė ndihmėn e madhe qė erdhi nga Stambolla, 8 batalione nėn urdhėnat e Hafiz Pashės dhe tė Mahmut Pashės tė Rumelisė, mbet i rrethuem pėr gjashtė muej rresht dhe kėshtu valia qe i shtrenguem me kėrkue njė marrėveshtje dhe me ba njė falje tė pėrgjithshme; falja qe sa pėr faqe, sepse, ma vonė, Ymer Pasha shtroi Shkodrėn, xuni dhe burgosi parėsinė e vendit dhe udhėheqėsit e kryengritjes dhe i mergoi nė Anadoll. Simbas Pouqueville, konsull francez, Shkodra si qytet kishte 18.000 banorė. Me 1856 Valia i Shkodrės, Menemenli Mustafė Pasha, krijoi Komisionin e Xhibalit tue vu nė krye si sergjerde Haxhi Agė Lohen. Prej vitit 1844 deri 1875 Shkodra ndej krejt nė qetėsi. Nė "Lidhjen e Prizrenit" Shkodra mori pjesė aktive dhe pati pėrfaqėsues nė komisionin drejtues dhe si komandarė tė Ushtrisė Vullnetare kjenė Hodo Beg Sokoli, Bibė Doda dhe anėtar i komisionit Shan Deda, tė cilėt me armė mbrojtėn, sė parit Plavė e Guci, e mandej Ulqin e Tivar, por qenė trathtue prej vetė qeverisė turke e cila i xuni dhe i internoi nė Azi tė Vogėl, Kastamun, ndėr tė cilėt edhe Rrust Marku i Dushit tė Pukės. Lidhja e Prizrenit u quejt "Lufta e Miletit" (popullit).
Me 10 korrik 1908 u shpall Konstitucioni dhe nė Shkodėr u banė kremtime tė mėdha tue kujtue dhe shpresue se njimend u fitue njifarė soj lirie, por nuk vonoi shumė dhe ia behi Shefqet Turgut Pasha, i cili ēarmatosi, xuni dhe burgosi atdhetarė tė vėrtetė dhe bani njėmijė dhunė sidomos ndėr malsinat kah shkeli kamba e tij shfarosėse, por i ndeshi sharra nė gozhdė nė Malsi tė Madhe dhe nė Dukagjin e u nda me faqe tė zezė. Me 23.III. 1911 filloi Kryengritja e Malsisė sė Madhe.
Me 6 prill 1911 Dedė Gjo Luli , ngriti flamurin kombėtar nė majė tė Deēiqit; ai flamur ruhet sot nė Muzeun Historik tė Tiranės. ( Sot i zhdukun, shėnim i red. ). Me 21 tetuer 1912 plasi lufta Ballkanike e Shkodra qėndroi e rrethueme per 7 muej rresht; 36.000 gjyle u hodhėn mbi qytet, por Shkodra nuk ra nė dorė. Vetėm trathtia e Esat Toptanit bani qė kėtu tė hyjshin malazezėt me 23 prill 1913. Ai ia kishte shitė qė me 19 mars 1913 pėr dy milionė florinta. Malazezėt e krajl Nikollės, Petroviq Njegosh, qenruen deri me 24 maj tė atij vjeti dhe punen ma tė parė qė banė, xunė dhe internuen nė kala tė Shpuzės nji grusht patriotėsh qė nuk dojshin me iu pėrulė sunimit tė huej. Nė kaq u muer vesh Shpallja e Pavarsisė Kombėtare nė Vlonė. Me 7 mars, nė sa kėtu sunojshin 5 Fuqitė e Mėdha, qe naltue nė kėshtjellėn Rozafat flamuri kombėtar. Nė kėtė rast u ba nji miting i madhnueshėm nė kala, ku morrėn pjesė i madh e i vogėl. Fjalimin e mbajti Karlo Suma. Si plasi lufta botnore dhe dolėn internacionalėt, qyteti me rrethe kaloi njė periudhė anarshie dhe veprimi tė dobėt, sepse Esat Pasha kishte ngjallė fitme dhe ngatrresa e kishte asish qė kėrkojshin ende Turqinė. Nė vitin 1916, si thyen Malin e Zi dhe Krajl Nikolla u pėrshkue nėpėr Shkoder i merguem, u futėn ushtritė Austro-Hungareze qė ndejtėn deri me 1918 tue ia lėshue vendin njė komisioni aleat. Rreth vjetėve 1920 ndodhi lufta e Koplikut nė tė cilėn mori pjesė Shkodra me rrethet e malsinat nė dalėzotje tė lirisė tė cilėn dojshin me ia grabitė disa shovenista serbo-malazez, me 1921 ngjau kryengritja e Mirditės kryesue nga dera e Gjonmarkajve kundra qeverisė qendrore tė Tiranės, edhe nė kėtė, Shkodra mori pjesė vullnetarisht pėr shuemjen e saj. Nė vitin 1920 Shkodra u bashkue me qeverinė e Tiranės dhe ushtria shqiptare u prit me entuziazmin ma tė madh. Me 6 qershuer 1924 plasi kryengritja kundra Ahmet Zogut dhe shkodranėt, malsorė e fshatarė moren pjesė vullnetarisht. Me 24 dhetuer 1924, Ahmet Zogu me ndihmen e vrangjelistėve dhe tė Pasiqit kthehet nė Shqipni dhe nė Shkoder krijohet gjykatorja politike ushtarake tue dėnue dhe varė patriotėt qė e urrejshin rregjimin e tij. Ndėr tė tjera, shtini me vra nė Bari tė Italisė Luigj Gurakuqin, me 2 mars 1925. Me 1926 shpėrthei Kryengritja e Dukagjinit dhe mos tė ishte trathtia nė mes, malsorėt patėn me u futė nė Shkodėr, me marrė sundimin nė dorė, mbasi kishin arrijtė deri te Ura e Mesit. Pėrshtypje jashtėzakonisht tė madhe bani nė popullin e Shkodrės varja nė litar e priftit katolik Dom Gjon Gazullit, me 4.III. 1927. Kur Italia fashiste sulmoi Shqipninė, me 7 Prill 1939, djelmnia shkodrane kėrkoi armė pėr dalėzotje, por i qenė mohue: me gjithėkėtź, kėmishat e zeza tė qeverisė fashiste i pritėn nga kalaja dhe nga brigjet e Drinit tė turbullt me pushkė nė faqe. Dishmi e gjallė qe vrasja e Toger Bombigi te Ura e Drinit.
Si pėrfundim, del se kurr populli shqiptar nuk e duroi zgjedhėn e huej dhe kjo, kur pėr rrethana tė ndryshme u sipėrvu me forcė, populli nuk ndej gjatė, por me armė nė dorė kėrkoi me shkundė robninė dhe me fitue lirinė. Le tė mjaftojė me ēekė luften e madhe qė banė fiset ilire tė bashkueme dhe tė prime nga trimi Bato i cili, tue u nisė nga Mirdita, mėsyni Shkodren dhe kaq tė haptė mori kjo lėvizje, sa qė nė Senatin e Romės u tha: "Nė kjoftė se na nuk marrim masa pėr ta shue ketė kryengritje shpejt, kemi pėr t“i pa aradhet iliriane pėrpara mureve tė Romės" dhe, kur lufta nga fitorja u suell nė humbje, gratė iliriane morėn pjesė vepruese nė te dhe tė rrethueme pėr anė nga anmiqtė parapelqyen me i dhanė zjarr banesave tė tyne dhe me u djegė mbrenda pėr sė gjallit me fėmijė se sa me u dorėzue n'dorė t“anmikut. Velleius Paterculus, historian romak, tregon se ilirėt banė 200 e sa kryengritje kundėr Romės pėr pavarėsi. Ma tė pėrmendunat ato tė vitit 153 para Krishtit, e tė vitit 49 para Krishtit tė cilėn e pėrmendė edhe Jul Ēezari, ajo e vitit 35-33 para Krishtit shtypė nga Oktaviani. Krye dhjetė vjetėsh njė kryengritje. Njė tjetėr luftė e madhe u ba rreth mureve tė kėshtjellės, kohėn e Balshajve kundėr invazionit turk ku mori pjesė i tanė populli pa pėrjashtim. Kur nė fillim tė verės sė vitit 1474 ushtritė turke qarkuen Shkodrėn, populli mbarė u ēue nė kambė dhe ndihma ma e madhe qė u dhanė drishtianėt bani qė qarkimi tė hiqej me turp t“anmikut. Kjo provohet fare kjartė sepse, kur me 1477 Sulltani pėrsėriti qarkimin e Shkodrės pėr tė shfrye idhnimin e e sulmoi dhe e bani rrafsh pėr dhe, pjesa ma e madhe e mbrojtėsve tė Drishtit u pėrshkuen nėn shpatė dhe vetėm njė pakicė mujti me marrė malet pėrpjetė tue u strukė si shqype tė lehta, tė gatshėm me i ra anmikut tė pabesė.
Nė vitin 1602 njė tjetėr kryengritje u ba kundėr feudalėve qė xuni fill nder malet e veriut dhe sigurisht nė Kelmend.
Mbas ramjes sė Bushatlijve, njė tjetėr kryengritje me karakter populluer qe ajo e kryesueme nga fshatari Dasho Shkreli, i cili ēoi nė kambė mbarė malsinė dhe mbėrrijti deri nė dyert e qytetit.
Nė vitin 1910 plasi Kryengritja nė Kosovė e cila mori tė hapėt nėpėr viset e veriut dhe malsorėt e Hotit, Grudės, Traboinės, luftuen kundėr ushtrisė turke dhe sundimit despotik pėr tė shkundė zgjedhėn robnuese dhe Turqia, tue drashtė mos tė marrin tė hapėt nė tė gjithė Shqipninė kjo lėvizje, u detyrue tė japi disa tė drejta ndėr tė cilat: "Njohja e Shqipnisė ndėr katėr vilajetet; Shkodra, Shkupi, Janina, Monastiri; emnimi i nėpunėsave shqiptarė nder zyre qeveritare; kryemja e sherbimit ushtarak nė vend; hapja e shkollave shqipe, etj."
Grushti ma i madh qė iu dha Turqisė qe lėvizja e Malsisė sė Madhe nė vitin 1910-1911 e cila e diskretitoi politikisht edhe nė botėn e jashtme.
Kryengritja e Qershorit e vitit 1924, lėvizja e Shalės e vitit 1926, janė provė e gjallė e mospėrfilljes sė rregjimit shtypės tė Zogut, lėvizje kėto qė u mbytėn me gjak.
Randėsia politike dhe ekonomike e Shkodrės Gjatė shekujve, Shkodra pati randėsi tė madhe politike dhe ekonomike, tue qenė kryeqytet i Ilirisė, ushtroi ndikimin e saj nėpėr mbarė vendin. Mjafton tė pėrmendim kohėn e mbretneshės Teuta, e cila nuk duroi fyemjet e delegatit romak. Pėr vertetim tė kėsaj le tė shikohet : "Tillemont, Histoire des empereurs; "Illyricum Sacrum" tė Farlatit; "Origines...", Zeiller; "Acta et diplomata"tė Taloczit..., Regestat, e Beeck; Enciklopedinat dhe leksikėt e Pauly Wisova, Onomasticon e Perin, Nomenclator i Hurtet, Zedda e Gelcich, Chronologie e Kersopoulos, Perin, tekstet e Ministrisė sė Arsimit, etj. Prej Shkodre niseshin udhė qė futeshin thellė nė mbarė gadishullin ballkanik; njė rrugė delte nga Shkodra dhe merrte drejtimin kah Epicaria (Puka). Pėrshkonte Theranden- (Prizrenin) dhe soste nė Naissus- (Nish). Tjetra pėr te gjatė liqenit kalonte nėpėr brigje tė Hotit e futej thellė nė Mal tė Zi. Tjetra drejtohej nga Ulqini e ēante fill pėr Budve (Budua) dhe pėrshkonte Dalmatinė bregdetare. Njė rrugė, tue pėrshkue Zadrimėn, ndalej me atė tė Pukės, pjesa tjetėr vazhdonte pėr nė Durrės ku prej kėtu coptohej nė dy drejtime: Njena me anė anijesh nisej pėr Brundusium (Brindisi) e tjetra pėr tė gjatė udhės Egnatia ndalej nė Peqin ku njė gem merrte drejtimin kah Vlona, Saranda e soste nė Prevezė; tjetra vazhdonte pėr nė Ohėr e deri nė Bizanc (Stambollė). Nė ketė mėnyrė Shkodra epte e merrte me krejt gadishullin Ballkanik e me botėn e jashtme. Kohėn e pushtimit romak, nyjet e udhės kryesore, natėn, ndriēoheshin me flakadaj qė ndezeshin majė kėshtjellavet si nė Drisht, Bajzė, Medun, Sardė, Gajtan, Vadejė, Shurdhah, Pukė, Lezhė, Shkodėr, etj., etj. Kohėn e sundimit venedikas, randėsi tė madhe pati limani i Shirqit qė lidhte Shkodrėn me det. Deri para se tė hapej hekurudha Shkup-Selanik, Shkodra qe qendra ma e randėsishme e krejt Ballkanit; ndėrtimi i limanit tė Tivarit i dha shkas ramies sė Shkodrės tregtare dhe ngushtimi i hinterlandit mbas luftes ballkanike ia kėputi krejt uzdajen e njė ringjalljeje. Ndėr 3000 dyqane qė pati Shkodra, puna e dorės dhe artizanati fituen pėlqimin jo vetėm tė vendasve, por edhe jashtė shtetit, e calinat, kuburet, e fabrikueme kėtu, petkat kombėtare tė qendisuna me gajtana e terija mėndafshit dhe florinit, punimet artistike nė telish, tė argjendarėve dhe tė kujxhijve shkodranė kėrkoheshin me ngulm nga jashtė, nga Genova, etj. Karvanet niseshin nga Shkodra e merrshin drejtime tė ndryshme tue bartė e ēue mall e prodhime vendi. Njė karvan nisej nga qyteti, drejtohej nė Mal tė Zi e futej thellė deri nė Bosnje e Hercegovinė tue dergue kostume folkloristike tė gatshme dhe tue pru landė pėr punime bakri; i dyti nisej nga Shkodra, merrte udhėn kah Tirana, nėpėr Elbasan dhe mbaronte nė Selanik tue ēue e pru mallna tė ndryshme. Njė tjetėr pėrshkonte bregun e detit dhe mbėrrinte deri nė Janinė. Njė karvan dores sė dytė ishte ai i Qafės sė Pejės gjatė stinės sė mirė. Karvanet nė pėrgjithėsi udhėtojshin nė fillim tė vjeshtės, nė prendverė e gjatė verės, ndersa dimnit nuk ishte e mundun pėr shkak tė bornave. Ishte edhe njė karvan tjetėr zyrtar i quejtun "Karvani i Tartarit", i cili binte krye ēdo tre muejsh rrogat e ushtrisė dhe tė nėpunėsve.
Si kryevend Vilajeti i Shkodrės pat edhe trup konsullor t“akredituem si Austro-Hungaria, Franca, Rusia, Italia, Mali i Zi, Anglia e qe njė kohė qė pat edhe Greqia e Serbia.
|
| Shėnim: | Marrė nga Phoenix. Rekomanduar pėr Shkoder.net... nga Kolec Traboini. Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi |
|