- Printo (nė 5 faqe)
Stema e Arkipeshkvisė sė Shkodrės
Prapa Prapa | Para Para
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi

Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrės
dhe Dioqezat Sufragane
VI

( shėnime historike )

Shkodėr, 1957-1958


Parathanie e shkurtė e disa ndodhjeve ma me randėsi
nė Katedrale tė Shkodrės rreth 100 vjetėve

Dhetė vjet mbas kryemjes dhe bekimit tė Katedrales nga Arqipeshkėvi Metropolit Imzot Karlo Pooten, njė ngjarje e kobshme ndodhi brenda saj; njė malsuer nga Pulti, njė ditė tė dielle mėngjes, ndersa ishte ndejė tue pamė meshė, vegon gjaksin e tij kah po kungohej te lteri i tė Shejtnueshmes Trini, i del para te parmakėt e lterit tė madh dhe shtie mė te tue e vra dekun nė tokė, tue e pėrcjellė kėtė gjest tragjik me fjalėt: "Vend ma tė mirė e vakt (kohė) ma tė mirė se pėr ty me marrė gjakun tem nuk ka !" Populli u lėshue me e mbytė, por i zmbrapsi tue thanė se kishte marrė gjakun. Nuk dihet mandej se si pėrfundoi puna e tij, fakti asht se kisha ndej mbyllė pėr tri vjet e u riēel mbasi erdhi leja prej Selisė Shejtė pėr njė bekim tė dytė; pėr kėtė arsye shifen kryqat perjashta mureve tė kishės. Mjerisht nuk ka mujtė m“u gjetė emni i vrasėsit si dhe ai i tė vramit. Atė Marin Sirdani tregon se deri vonė u shifte nder vorreza tė Rėmajit, pėrmbi vorr tė tė vramit, njė kryq i gdhendun nė dru ku paraqitej skena e hatashme.
Nė vitin 1861 filloi me u lutė Moji i Zojės te lteri i Shėn Mėrisė Magdalenė, ku vendosej fugurja e pikėzueme nga Michael Vitner, piktor polak, i cili prej 1.II.1859 deri mė 14.X.1859 ndej nė Genacan pėr tė punue. Fugurja asht punue e ruejtun nė njė suazė argjendi, stilit gotik; fugurja e Zojės sė Shkodrės, pru nga jashtė prej familjes Serreqi, nuk dihet se si ka humbė. Kjo e tashmja qė nderohet nė lter tė madh asht punue e ardhun nė kohė tė Imzot Jak Serreqit, kur ishte famullitar.
Me 12 korrik 1862, filloi me hy zakoni me pėrcjellė fėmijėt e vdekun nder vorreza.
Kah viti 1876 fillon e pėrmendet kori i Katedrales me mjeshtėr Shan Curanin. Kori pėsoi ndryshime, por koristat qė mbahen mend se kanė kėndue vazhdimisht nė Katedrale janė kėta: Pjetėr Hila, Tut Kraja, Kolė Pistulli, Gjon Mikel Ashiku, Kolė (Vogli), Naraēi, Gjon Gjergj Ashiku, Ndoc Pashkja, Gjokė Palokė Deda, Sima i Zef Simonit, Zef e Gjon Mala, Mati Harapi, Shtjefen Jakova, Lulash Ndoja, Ndoc Mėhilli, Kola i Lul Elezit, Patusha i Kolė Gjonej, Cuk Daci, Gjergj Shaperkata, Zef Koēobashi, Cuk Kola, Ndoc Lufi, Lulash Mirdita, Filip Mala, Pashko Simon Galugja, tė cilėt ishin njėherė tė Kongregacionit tė Zojės Nunciatė dhe nė raste tė mėdha e pėrforcojshin korin e Katedrales i cili ishte i pėrbamė prej kėtyne kangėtarėve: Ton Galigaēi, bariton me famė tė madhe. Kėtė e patėn ēue nė Romė, ku kėndoi nė njė arqibazilikė tė Shėn Pjetrit, ditėn e festės, tue lanė pa mend ndigjuesit e pranishėm qė ishin nga tė katėr anėt e dheut dhe i qe ofrue vendi si bariton nė theatrin "Scala" tė Milanit, por i madhngjyem nga vendlindja, kthei nė Shkodėr e vdiq nė mjerim tė madh nga T.B.C. Kangėtarė tė pėrmendun tė Kishės sė Madhe qenė Mark Dija, Kolė Kurti, Mati Staka, Gjon Toni, Mark Kushi, Kolė Raboshta, Kolė Ndokė Vasija, Pjetėr e Zef Rrok Sheldija, Zef Bazhdari, Tefė Gera, Kelė Martini, Palok e Lec Gjushi, Filip Hilė Nuku, Jak Gurashi, Mati e Pjetėr Halili, Pjetėr Boriēi, Ndoc Shala, Gjon Bombardoni, Gjon Cepi, Kolė Plani, Ndoci i Kishės, Kolė Ēuni e Gjon Martini i cili po pėr shumė vjet ndihmoi tue i ra muzikės ndėr ditė tė dielle e festa divocionit.
Drejtues kori pėr shumė vjet kje Dom Zef Puka deri sa nė vitin 1933 ia lėshoi vendin Dom Mikel Koliqit qė me sa fėmijė e djelmoēa themeloi korin e qujetun "Schola Cantorum".
Gjatė vjetėve tė fundit drejtuen kantorinė: Tonin Harapi, Martin Trushi, Sandėr Ēefa, Gjon Simoni e, qė prej vjetit 1953 Ndoc Nogaj, i cili e vazhdon edhe sot.
Banda e Katedrales, themelue nga Palokė Kurti, ndersa qe famullitar i qytetit Imzot Jak Serreqi, drejtohej nga mjeshtri Frano Ndoja qė jepte koncert pėr tė gjithė ne e dielle pasdreke n“oborr tė kishės, pėrcjellte proēesionin e Korpit tė Krishtit e tė Zojės sė Shkodrės. Udhėheqėsi i tyne qe Dom Zef Puka, i cili drejtonte korin e kishės.
Bandistat qė vijuene pėr shumė kohė qėnė kėta: Filip Lorja, Gjon Paci, Pjetėr Boriēi, Tefė Prela, Filip Gjadri, Cin Boriēi, me kornetė: Mati Halili, Shuk Boriēi me bombardin, Shtjefen Gaspri, Cuku i Lazer Dinos, Lush Tafrruku, Gaspėr Gjeka i Tazes, Marku i Zef Mar Ndout, me buria: Kolė Ēuni, Gaspėr Rroku, Pjetėr Rrok Cepi, Simon Sekuj gjenik (sakso): Simon Sekuj, Zef Sekuj, Cuk Beltoja, Pjetėr Ndue Boriēi, me trompon: Ndokė Ēuni, Ndoc Shala; me grankasė, Roman Sprager, me eufonia, Zef Guga e Pjetėr Halili me bass, Gjon Shllaku me bateri, Shukė Martini e Tomė Fr. Toma, me ēapare, Gaspėr Begu me trumpetė, Luigji i Palokė Ndojės e Nush Cepi me buria, Jak e Shan Ndoci me bombardino, ky i fundit i binte edhe saksit bashkė me Kolė Mark Preēin, Pjeter Kiri me eufonio, Loro Koja me saks.
Banda kishte ndejėn pėrmbi dugajė tė Shan Dedės nė Serreq, ku mblidheshin per mėsim e prova nė mbramje, ma vonė mbi dugajėt e Serreqit pėsuen pėrmirėsime, banda qe bartė e ēue nė rrugėzėn Berdicaj, kundruell ish- Kuvendit tė Stigmatinevet, sė cilės i pat mbetė emni Rruga e Daullės; aty qėndroi deri nė vitin 1923 kur njė pjesė e kėsaj bande kaloi nė varėsinė e Bashkisė sė Shkodrės.
Sa qe banda nėn drejtimin e Palokė Kurtit epte koncert vetėm njė herė nė muej e nder festa tė mėdha fetare, por nėn drejtimin e Frano Ndojės, gjatė stinės sė verės, pėr ēdo tė dielle pasdreke, banda gėzonte ndigjuesit me jonet e saj deri nė orėt e para tė mbramjes.
Sakristanėt e Katedrales e kishin ndejėn aty ku mblidheshin bandistat, sipri dugajės sė Shan Dedės e cila thirrej shtėpia e sakristanėvet.
Sakristanėt ma tė pėrmendunit gjatė kėtyne 100 vjeteve qenė: Filip Gjonaj, mbas tij erdhi Gjon Viēi, i veshun me fistana, dollamė tė kuqe, enteri tė ngrime, tanuz tė rrasun pėr kokė, ndėr ditė nė shej, mjes dimnit vishte brakesha tė kuqe cohe ase shallvarė; mbas tij erdhi Leka i Kishės i veshun me brakesha e Toni i Kishės qė gjatė shėrbimit vishej me veladon, prej kėtij doli edhe fjala e popullit qė sakristanat i thirrte "Lajka i Kishės", vijuen me sherbye me radhė, Deda i Kishės, civil, Tomė Pistulli, i cili me rastin e bombardimit u vra gishtash, Gjon Barbullushi, tė dy civila. Pėr do kohė shėrbyen si tė tillė edhe Ndoc Shala e Gjon Bombardoni. Mbrapa erdhėn Kolė e Nush Mazi qė e mbajtėn pėr 40 vjet rresht. Mbas tyne shėrbei nga viti 1944 deri nė vitin 1954. Fr. Frano Ljarja i cili u dallue per stolinė e kishės nder kremte tė mėdha, edhe Zef Simoni qė asht edhe sot. Tash pesė vjet drejton i palodhshėm rregullimin e punimet e kishės kleriku Ndoc Simon Nogaj. Sakristanėt kishin per tė drejtė me i primė ēdo proēesioni tue dhanė shej herė pas here nė tingullin e njė kumbone doracake.
Kur Arqipeshkvi do tė delte nė Katedrale pėr tė meshue Pontifikalisht, atij i printe Koēobashi dhe biri i tij Tuk Koēobashi. Ky filloi me u zhdukė mbas vitit 1925. Ngjitu lart !

Proēesionet
Ditėn e Shėn Pjetrit dhe tė Shėn Palit, e tė Shelbuemit, Shėna Krygjės, ditėn e Shėn Shtjefnit e tė Shėn Lorencit, proēesioni bahej mbrenda kishe, ndersa ai i Zojės sė Shkodrės, i Korpit tė Krishtit rreth oborrit tė kishės nė mbasdreke, proēesioni i rrezikojve bahej po rreth kishe veē nė oret e para tė mėngjesit.
Proēesioni i Korpit tė Krishtit zhvillohej kėshtu: prinė me kumbonė sakristani, mbas tij vajzat e shkollės stigmatine veshė shumica me kostume kombėtare mbas kompania e Zojės Rruzare e kishės sė Arrės sė Madhe. Kongregacioni i Zojės Nunciatė, Terciarėt e Franēeskanėvet, kompania e Shėn Filip Jakob, shoqnia e Shėna Rrokut nga Shiroka, Kompania e Eukaristisė, e Zojės sė Shkodrės, e Shėn Jozefit, e Shėna Ndout abat, e Shėn Shtjefnit e Shėn Pjetrit dhe Pal, e Korpit tė Krishtit, truporja e Zojės, mbushė me dupa, flori e manduhije, bartė nga Pashk Harusha, Shani i Loro Ēefės, Karlo Shiroka, nėn tė cilin rrinte Imzot Arqipeshkėv me tė Shenjtnueshmin, rrethue nga kleri, fill mbas baldikinit ecėshin veshė nė uniformė tė madhe, trupi konsullor i akredituem nder tė cilėt ai Austro-Hungarisė, i Francės, i Anglisė, i Italisė, i Malit tė Zi, i Greqisė, i Serbisė dhe i Rusisė. Mbas tyne vijshin kafazat ose rojet konsullore, tė veshun me kostume kombėtare, si ēakēirė, xhamadana me ar, jelekė, shallvarė tė kuq ose bojė vene, tė armatosun e tė pashėm sa t'i lypish. Ndiqte vargu i pafund i popullit, shumica gra, pleq e plaka.
Kah viti 1910, morėn pjesė edhe nxanėsat e shkollės franēeskane me flamurin e tyne tipik, ku spikatte ngjyra kombėtare kuq e zi, nxėnėsit e Kolegjės Saveriane, jetimat e Salezianėve, etj, etj.
Nė vitin 1913, nė proēesion mori pjesė njė detashment austriak qė zbrazėn, nder tre ndalimet, nga njė batare pushkė. Nė vitin 1917, proēesioni doli jashtė mureve tė oborrit tė kishės tue u pėrshkue nder rrugėt: Serreq, Dugajėt e Reja, Rruga e Fretenve e Katedrale, lterėt pėr ndalesė qenė: i pari te shtepia e Periklit, nė Serreq, i dyti te qoshja e Dugajėve tė Reja, i treti nder oborr tė Kishės Franēeskane, dhe nder tre pushimet u shprazen nga njė batare pushke. Ky zakon u ndoq edhe nga qeveria shqiptare deri nė vitin 1926. Mė 1923 proēesioni u zgjanue tue pershkue rrugėt Serreq, Dugajėt e Reja, Fushė Qelė, rruga e Spitalit, Perash. Lterėt e ndalimeve u ndertuene: i pari te Dugajėt e Reja, i dyti nė Fushė Qelė, bri shtėpisė sė Gjon Ujkės dhe i treti, kundruell rrugicės sė kishės sė Jezuitėve. Nė Perash e kėshtu vazhdoi deri mė 1943. Pėr dy vjet tjera, nė vend tė rrugės sė Spitalit, proēesioni u suell kah Bulevardi i Ri. Tashti bahet ne e dielle mbas dite, nė ditėn e mbrame tė katerdhetė orėvet, mė frelėtarė rreth oborrit tė katedrales.
Dy proēesione tė jashtėzakonshme e tė madhnueshme u banė nė vitin 1901, nga qela e vjetėr, dhe mė 29.VI.1931 nga qela e re, me rastin e bartjes pėr nė Katedrale tė trupit tė Shėn Prospėrit, tė cilin e pat veshė e maskue si asht sot Inxh. Kolė Idromeno. Nė kėtė rast u leēit se kremtja e kėtij shejti ishte vendosė me u lutė tė dytėn tė dielle tė korrikut, e cila ma vonė qe lanė pėr disa vjet.
Me rastin 400-vjetorit tė festės sė Shėn Luigjit, mė 16.I.1927 qe ba njė proēesion qė kaloi ēdo tjetėr, proēesioni, me kler, shoqni fetare, kulturale, studentė, nxėnės, popull, pėrshkoi rrugėt: Serreq, Ballabane, Rus Katolik, Dugajėt e Reja, Fushės Qelė, Rruga 28 Nandori, Perash, Serreq dhe truporja e Shejtit qė vu sipri njė gajtheri tė naltė tėrheqė nga 12 kuaj.
Mė 2.X.1927, me rastin e 700-vjetorit tė Shėn Franēeskut, proēesioni ndoq intinerarin, qė bani ai i Korpit tė Krishtit nė vitin 1917. I madhnueshėm kje edhe proēesioni nė kremtimin e 700-vjetorit tė Shėn Andout me 14.III. 1932.
Tri ishin shoqninat fetare qė kishin privilegj me pėrgatitė lterėt nder nda lesa: ajo e Zojės Rruzare e Kongregacionit Nunciatė dhe ai i Terciarėvet.
Njė proēesion prej Kishės sė Madhe deri te Kisha e Zojės bri kalaje qe bamė nė vitin 1896 ku moren pjesė njė shumicė dermuese e popullit per protestėn kundėr ndalimit tė frenkuentimit qė sundimtari turk kishte dhanė pėr kishėn e Zojės, ata qė morėn pjesė, vajtėn tė armatosun e tė vendosun me u perleshė me ushtri turke, por per urti tė disave, nuk doli gja e keqe dhe sundimtari nuk e ēoi ma gjatė. Prap njė proēesion tjetėr u ba nė vitin 1911, sikur e deshmon Atė Shtjefen Zadrima. Edhe nė vitin 1931 proēesioni me flamurė fetarė e kombėtarė qė xuni fill nė Katedrale drejtue pėr nė Shejtnore tė Zojės, qe njė protestė ndaj qeverisė fashiste e cila kishte vu kusht me e krye kishėn per me vendosė njė rrasė perkujtimore se gjoja populli s'e kishte goditė, por ajo. Mirė po faktet treguen ndryshe, sepse populli nuk u kursye me dhanė ndihmesat e kisha u mbarue me pjesėmarrjen vullnetare e edhe vetė vėllazenve myslimanė qė kontribuen nė kėtė ndėrtesė. Proēesioni ditėn e Zojės sė Kėshillit tė Mirė nga Katedralja e te Shejtnorja vazhdoi deri nė vitin 1947.
Njė proēesion i madh qe bamė natėn e 8.XII.1954, me rastin e 100- vjetorit tė shpalljes me dogmen tė xanunit Pafaj tė Virgjinės Mėri, rreth oborrit tė Katedrales dhe ēelebrimin e meshės Pontifikale nga Imzot Ernest Maria Ēoba.

Meshėt
Meshėn e famullisė nė ditėt e dielle ishte zakon me e pague Shoqninat. Rendi i meshėve nė pėrgjithėsi ishte ky: Mesha e parė fill mbas kumbonės sė mėngjesit, mandej nė orėn 6°°, mesha e vajzave me predk, mesha e dytė, nė orėn 8°° dhe ajo e famullisė pėrcjellė me predk e koro, nė orėn 10°° pėr tė gjithė tė dielle. Ma vonė u shtuen edhe mesha e fėmijėve e ndonjė tjeter. Ditė jave meshėt fillojshin nė orėn 5 ose 5.30 dhe pėrfundojshin nė orėn 7°°, ma vonė u shtye mesha e mbrame nė orėn 8°°.
Tashti zakonisht meshėt janė me kėtė orar. Ditėt e dielle e tė kremte tė urdhnueme dhe ditė jave prej 1.IV. deri me 9.XI. mesha e parė fillon nė orėn 5 nga 10.XI. deri me 31.III. nė orėn 5.30.
Meshėt tjera, ditė dielle e tė kremte tė urdhnueme janė nė orėn 6, mesha prelatore, nė oren 7.30 e 8.30. Nė oren 10 Mesha e kėndueme. (Ndėr tė gjitha meshėt qysh prej vitit 1954). Nė ditėt e dielle bahet Katekizmi. Nėsa pėrpara predikohej Homelia nė meshėt e orės sė 6 dhe 10.
Qysh mė 10 nanduer 1957 u vu edhe njė Meshė nė mbasdite me katekizem ase pangjerik.
Ditė jave, nė orėn 6, mesha prelatore me kujtim tė divocioneve tė ndryshme dhe tė shejtit tė ditės dhe Bekimi. Fill mbas epej me u puthė Rrelikja.
Meshėt tjera nė oren 7.30 e 8. Nder festa devocioni edhe nė oren 8.30.
Pėrveē meshės sė zakonshme tė mesnatės, natėn e Kėshnellavet, me rastin e shpalljes sė vitit shejt, 1900 nė kishėn Katedrale u dha mesha pontifikale nė mesnatė edhe pėr Motmot tė Ri, edhe me 1.X.1927 nė rastin e 700-vjetorit tė Shėn Franēeskut.
Mandej me 8.XII. 1954, me rastin e 100-vjetorit tė Zojės sė Paperlyeme, tė shtunden e madhe, 1957, dhe me 29.VI.1957, me rastin e bekimit tė gurit tė themelit tė lterit tė ri tė Katedrales, mesha pontifikale u tha nė mbramje nga Imzot Ernest M. Ēoba.
Meshė Pontifikale nė mbramje u thanė: me 30 kallnduer 1955, me rastin e vdekjes sė Imzot Pjetėr Demės dhe me 11.XI. 1956, me rastin e vdekjes sė dijetarit tė K.K.Sh. Imzot Benardin Shllaku.

Kremtimet
Njė zbukurim i madhnueshėm i shtėpiavet, lagjevet, sheshevet qe bamė pėr 50-vjetorin e shpalljes sė Zojės sė Paperlyeme dhe nė kėtė rast u dalluen pėr tejkalim madhnie pėr atė kohė Kuvendi i Stigmatineve, Shtėpia e Pjetėr Koliqit, Lacės sė Zef Simonit, Vėllaznit Prela, Pjetėr Darragjati e nė Rus, Gjon Mark Shllaku me tė vėllanė.
Atė natė, pėr herė tė parė, banda e Katedrales pėrshkoi rrugėt e qytetit, primė me kandila nėn udhėheqjen e konsullit tė Austrisė, shoqnue prej kafazave tė tij.
Oborri i Kishės qe ndriēue me mija-mija dritash dhe truporja e Zojės shumė e madhe, punue nga Kolė Idromeno, qe ndriēue me kandila sa me u pamė larg.
Megjithėse pėr tė ēdo kremte tė Zojės sė Shkodrės, kisha dhe oborri zbukuroheshin e ndriēoheshin ma se miri, por njė ndriēim e lėshim fishekzjarresh, sikurse u pa me 1913, rrallėherė asht vėrejtė nder ne.
Me rastin e 50-vjetorit tė ipeshkėvisė sė Leonit XIII, Kisha e Madhe pati nji zbukurim tė jashtėzakonshėm dhe nė meshėn Pontifikale asistuen pėr herė tė parė Valiu i Shkodres, Trupi Konsullor dhe Prengė Bibė Doda me kostum fantastik tė Bibė Dodės, pėrveē njė morie populli, fshatarė e malėsorė nga tė gjitha krahinat. Nė kėtė ceremoni moren pjesė tė gjithė ipeshkvijtė dhe arqipeshkėvijtė e Shqipėnisė.
Edhe nė vdekjen e Leonit XIII kisha qe veshė nė tė zi gjithkah, ndertue njė katafalk madhėshtuer qė pothuejse pėrkiste nė tavan, vepėr e inxhinier Kolė Idromenos dhe pjesėmarrja e popullit qe e panumėrueshme.
Edhe me rastin e vdekjes sė Perandorit Frano Zefi I tė Austrisė me shpenzime tė Komandės Ushtarake pushtuese, kisha qė veshė krejtėsisht nė tė zi dhe katafalku qe i njėjtė pėr nga madhėshtia, sikurse pėr vdekjen e Leonit XIII. Herė mbas here, pėr raste vdekjesh papėsh tė sa ipeshkėvijve dhe arqipeshkvijve Kisha u vesh nė tė zeza e katafalk mjedis.
Njė zbukurim i jashtėzakonshėm pėrbrenda kishe qe bamė me rastin e 400-vjetorit tė Shėn Luigjit dhe pėr 700-vjetorin e Shėn Franēeskut.

Kumbonėt
Tri kumbonė qė pati Kisha para vitit 1912, ajo ma e vogla, gjindet tashti nė shejtnoren e Rozafatit, tė tjerat me djegien e kompanielit ranė tė thyeme. Me 19.III. 1923 pėr kujdes tė Imzot Pjetėr Gjurės atė kohė famullitar i qytetit, kje ba pagėzimi i pesė kumbonėve tė reja pru nga Italia tė shkrime nė fonderinė e inxhinier Franēesko de Doli nė Vittoria Veneto dhe kushtuen 28.609 lireta. E para peshon 608.300kg. me emnin Jezu Maria, e dyta 426.500kg. e quejtun Zef e Shtjefen, e treta ka peshue 307.700 e thirrė Mėri Magdalenė e Kolė, e katėrta peshon 246.700kg. me emnin Pjetėr e Pal, e pesta peshonte 175.800kg. e thirrė me emnin Eleuter e Vlash. Pėr tė paren Kolė Kakarriqi dha 1400 lireta, pėr tė dyten, Pashko Ashiku e Balto Ēoba dhanė 500 lireta, pėr tė tretėn Lazėr Pistulli e Nush Topalli, pėr tė katėrten dr. Gjon Saraēi e Kel Pali, e pėr tė pestėn Lin Luka (i vogli) e Rrok Daberdaku tė cilėt paguen nga pesė napolona flori. Gjina e Ejell Ēobes, (e shoqja e Luigj Pistullit) dhuroi 37 napolona flori. Populli qiti nė kashė 1200 lireta dhe 750 koronė serm.
Kisha deri nė vitin 1922 ishte e shtrueme me dėrrasa, por nė atė vjetė, pėr kujdes tė Imzot Pjetėr Gjurės, qe shtrue nė pllaka, sikurse i ka sot nėn drejtimin e Kolė Idromenos.
Bankat e para, fill mbas mbarimit tė kumbonares, i goditi Mati Daberdaku dhe disa u vunė edhe mė 1923.Nė vitin 1942 kisha qe lye perbrenda.
Nė pranverė tė vitit 1956, nė pėrgatitje tė kremtimit tė 100-vjetorit tė themelimit, pėr kujdes tė Imzot Ernest M. Ēoba, nisi pikėzimi i mbarė kishės, me dekorime shumėngjyrėshe punue nga Injac Dema, Pjetėr Deda dhe Tish Staka dhe tė shtyllavet ku u paraqiten episodet e ndryshme tė Testamentit tė Vjeter e tė Ri.
Testamenti i Ri u pikėzue nga Injac Dema, klerik i arkidioqezės sė Durrėsit, ndersa Testamenti i Vjetėr u pikėzue prej Aleks Baqlit, Pjerin Sheldija, Benardin e Ferdinand Paci, Cin Lezhja, Tish Staka dhe pjesė mė tė madhe Gjovalin Saraēi. Gungėn ku paraqiten tė ikunit e Zojės sė Kėshillit tė Mirė, me qemer e pikėzoi Atė Leon Kabashi me ndihmės Injac Demėn. Pėrballė lterit tė madh janė pikėzue katėr Profetėt e Mėdhaj, Izaija nga Pjerin Sheldija, nėsa tre tė tjerėt profetė nga Dom Ndrekė Krroqi. Nė fund tė kishės janė tue u pikėzue nga Zef Vata pjesėt kryesore tė katekizmit.
Qysh me dt.29.VI.1958 u bekue guri i themelimit tė lterit tė madh tė ri, ekzekutue simbas projektit tė artistit Kolė Idromeno, punue para 60 vjetėsh nė miniaturė drunit, por mjerisht ka humbė, por vetėm se asht gjetė nder xhama fotografikė tė tė ndjerit Kolė.
Punimet e lterit, vepėr e punueme prej Kolė Idromenos, i drejtoi me njė pėrpikmėri tė pėrsosun Dom Nikollė Mazrreku, ndersa muratorėt ma tė mirėt e qytetit Mark Mirashi (i vogėl), Kolė Pali e Ndoc Zefi punojnė nė mbramje me shumė shije artistike, tue i vu patinaturen me gjeso. Punuen pėr disa kohė edhe Mark Mirashi (i madhi) e Filip Ndoja. Nė ndėrtimin e mureve punoi me ndergjegje edhe Ndue Ēeta, etj. Krejt kujdesin e materialeve e tė llogarinave e ka Ndoc Nogaj, i cili asht tue e stolisė lterin me ngjyrė ari (sikurse e kanė lypė edhe lterėt e tjerė).
Kryqin e ka thadrue nė dru Tonin Daija, nėsa 2 ejllit e mesit i ka punue artisti i ri Rudolf Daka, 4 Ungjilltarėt janė tue i punue skulptorėt Mark Mirashi e Simon Harapi tė cilėt janė tue punue edhe njė pjesė tė dekorevet, ndersa pjesėn tjeter e ka punue Stefan Mara.
Tabernakullin e lterit tė madh mermerit e ka punue Fr. Zef Pllumi O.F.M. Lteri asht i stilit gotik, nėsa kisha asht e stilit romanik. Lteri vėrtetė madhėshtor arrin nė 11.50m dhe i gjithė populli i entuziazmuem nga bukuria e tij, vazhdoi tue dhanė kontributin e vet.
Gjithashtu pėr kujtimin e qindvjetorit tė bekimit tė gurit tė parė, prof. Simon Rrota punoi pikturėn e cila gjindet e varun nė anėn e djathtė tė lterit tė madh.

Kompanitė e Katedrales
Nė vitin 1764 filloi themelimi i kompanive tė Katedrales sė Shkodrės. Nė vitin 1851 numri i tyne arriti nė 18, ku secila kompani pėrmblidhte njė tubė anėtarėsh, nė mbrojtje tė njė shejti, ditėn e tė cilit mblidheshin tė tanė bashkė me e kremtue.
Kompanitė patėn lidhje tė ngushta shpirtnore dhe pėrveē fryteve fetare patėn edhe anėn ekonomike sepse nė tė dhanunat e pjestarvet u formue njė kapital me gjalleshdren (fajden) e tė cilit me muejtė me u thanė njė meshė pėr tė dekun ose pėr tė gjallė sikur tė ishte dishiri ose njeti i dhanėsit.
Secila kompani pati kryetarėt thirrė pleq qė njiherit ishin administratorėt e pasunisė dhe kryejshin tė gjitha detyrėt, si p.sh. vendimin e tė hollave tė nxjerrunit e pėrvitshėm, dhanien e meshave, kujdesin pėr pasuni tė leujtshme dhe tė paluejtshme etj.
Por ndėr kohėt e vona, shumica e pleqve patėn nisė me shpėrdorue besimin dhe kėshtu kapitalet filluene me marrė teposhtė. Kėtij administrimi iu shtuene edhe ngatrresat qė ndodhen nė vendin tonė kėshtu qė anėtarėt qenė gati krejt tė shpėrndarė.
Kah viti 1926, Arqipeshkėvi i Shkodres pati formue njė komision pėr shqyrtimin e tyne, dhe komisioni gjet gjallė vetėm dy-tre kompani administrue fare mirė kurse tė tjerat tė ligshtueme e krejt tė vdekuna.
Kur u themeluene kompanitė secili qė shfaqte dėshirėn me u ba anėtar, ishte i detyruem me derdhė njė kapital tė caktuem aq sa gjysma e fajdes tė mjaftonte me thanė njė meshė tė pėrvitshme e gjysa tjetėr do tė pėrdorej pėr shtesė kapitali dhe lulėzim tė kishave.
Nė vitin 1891 pranė Katedrales, nėn kryesinė e Arqipeshkėvit, e tamam me datėn 14 tetuer, u mblodh njė grup shkodranėsh tė pėrbamė prej Z.Z. Loro Gasper Ēoba, Luigj Shiroka, Gjon Muzhani, Nushi i Kolė Gjokė Serreqit, Pashkė Kakarriqi, Kolė Ēuēija, Pjetėr Nika, Zef Bumēi, Ton Muzhani, si dhe pėrtrine shoqninė e themeluene. Me 3 dhetuer 1867, vendosen qė tė derdhej prej anėtarėve nga njė kapital, me fajden tė cilit, t“i vihej nė ndihmė grave tė reja, bijave tė vorfėna, pleqve dhe plakave tė mbetun mbrendė, dhe nevojtarėve invalidė pėr punė.
Si llogaritar qe konfirmue Pjeter Ēoba, i cili deri asokohe kishte administrue mė sė miri kapitalin e shoqnisė.

Rendi i kompanive tė Katedrales
Shoqnia e Korpit tė Krishtit themelue, me 20.V.1780
Shoqnia e Zojės sė Shkodrės, themelue me 25.II.1779
Shoqnia e Shėn Ndout themelue, me 13.VIII.1764
Shoqnia e Shėn Mėrisė Magdalenė, themelue me 15.IX.1769
Shoqnia e Shėn Kollit, themelue me 26.III.1775
Shoqnia e Shėn Jozefit themelue, me 9.XII.1792
Shoqnia e Shėn Pjetrit e Sh'Palit, themelue 27. III. 1791
Shoqnia e Shėn Markut, themelue me 10.IX.1795
Shoqnia e Shejtes Trini
Shoqnia e Shejtit Sh'Jozef
Shoqnia e tė Shelbuemit
Shoqnia e Shėn Krygjės
Shoqnia e Sh'Filipit e Jakobit
Shoqnia e Shėn Lorencit
Shoqnia e Shėn Mėhillit
Shoqnia e Shnjonit
Lart
Para Prapa

Shėnim: Marrė nga Phoenix. Rekomanduar pėr Shkoder.net... nga Kolec Traboini.
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi
- Printo