- Printo (nė 6 faqe)
Stema e Arkipeshkvisė sė Shkodrės
Prapa Prapa | Para Para
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi

Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrės
dhe Dioqezat Sufragane
III

( shėnime historike )

Shkodėr, 1957-1958

P Ė R S H K R I M I   I   Q Y T E T I T

Shtegtarėt qė para njėqind vjetėve i binte rasti me ardhė nė Shkodėr, qyteti nuk i paraqitej si sot, me rrugė tė drejta e tė asfaltueme, por i u donte me kalue nėpėr do rrugė, nė qoftė se kėshtu mund t“i thėrrasim qė s“ishin tjetėr veēse do vija uji dhe pėr tė kalue prej njė rruge nė tjetrėn, iu donte me kapėrcye gur mbi gur qė ishin vendosė kudo; gurėt ishin tė naltė kund 0,70-80 metėr nė formė tė katrorėt tė rrumbullakuem sipri dhe pak si nė trajtė kuji nga fundi. Shpesh herė rrugėt nė njėnėn anė kishin njė pjesė si tė ēueme, ba me gardh e mbushė me dhe pėr tė mujtė kėshtu me kalue pa u lagė nė rasė vėrshimi i ujit tė shumtė. Secila rrugicė, nė krye, kish njė tė ēueme, nė formė shpine peshku si njė urė, pėr tė pritė ujėt e Kirit kur ky thente penden e derdhej me furi nėpėr qytet, tue pėrmbytė shtėpia dhe lagje dhe tue ba njėmijė dame materiale. Qerret e mėdha mund tė kalojshin.
Gjithkund shtėpiat ishin tė rrethueme me mure avulli tė nalta deri nė 8 metra, me dyer tė mėdha mbėrthyer pėrbrenda me shula, malldana e reze, kjo duhej tė kėrcitte me njė tingull tė fortė qė me u ndie deri larg. Pėr nevoja shtėpiake ishte mandej njė derėzė e vogėl, thirrė arkapi, prej ku hyjshin e delshin shtėpiakėt, miq e tė njoftun. Secila derė e oborrit ishte e formueme mirė me trenė dhe ndėr dy anėt e murit qė mbante derėn ishin ēelė dy bira-frangji pėr mbrojtje, nė rasė sulmi nga jashtė. Ndėr dy anėt e murit tė jashtėm tė derės, pėrbrenda, nga njė dritare qorre edhe kjo me nga njė frengji; pėrpara murit tė derės, njė gur aktronėsh, i naltė kund 0.70 metra, pėr tė hypė nė kalė i zoti i shtėpisė ose miqtė.
Oborret mbushė me gjithfarė pemėsh dhe pėrreth muret veshė me tanda hardhiet ku piqesh gjithfarė rrushi; kopshtie nduer-nduer barishtesh e perimesh. Sipri pusit me grykė gurit njė copet, tė gėdhendun me lule e lajle gjithfarėsh qė dora e ustait kishte dijtė me trillue, varesh lulevilja e nder parmakė tė ēardakut e me mure tė derės sė oborrit, lulja e mustakut qė kėnaqte me erė tė kandshme kedo qė kalonte aty pari. Pėrbri mureve tė avullisė, rreth e rreth oborrit, drandofille topēe, lejlaku, elbarozi, karajfili, elbaroza, felxigenit, tė gjithė me erė tė mirė e tė kandshme. Prej derės sė oborrit e deri te shtėpia e pėr tė gjatė pėrmakėve tė kopshtit mastela tė mėdha me limoj e portokalla qė dimnit shtrihehin nė shenashin mos me i ēartė ngrica e aty- kėtu, ndėr saksia, lule vathė, lule mullaga, etj.
Secila shtėpi, sado e vorfen, i kishte lulet nder saksia tė cilat i ruente me ma tė madhin kujdes dhe, kur ndėrroheshin shtėpiat, fėmijėt, i barshin para duersh pėr tė mos i damtue. Nė ma tė shumten e kopshtievet lulėzonte nė pranverė shega tivareshė dhe divedishe, fiku patllixhan, e pemė tipike tė qytetit tonė.
Shtėpia shkodrane paraqitej madhėshtore nė pėrgjithėsi si dhe nė veēori tė saj nė daē kah trajta e ndėrtimit, nė daē kah sistemi e rendimi i dhomave; kudo dilte nė pah dora e ustait, mjeshtrit, si nė punim tė bamė nė gurė, si nė thadrim tė drunit, ashtu nė daltim tė rrasės e nė gdhendje tė drunit. Shtėpia njė kati e naltė, me strehė tė gjatė rreth e rrotull saj pėrpara me dy shkallė mbajtė me qemer tė mjedisem e dy qemerė tė tjerė nėn shkallė, njeni ma i madh e tjetri ma i vogėl. Shkallėt punue me gurė tė latuem; ndėrmjet dy shkallėve nga njė ballkon shtrue me rrasa tė lėmueta tė nxjerruna nė kodra tė Tepės, rrethue me parmakė drunit pėrpara tė naltė 1.60 metėr; kundruell parmakėve dera e madhe e ēardakut dy kapakėsh e punue me drue arre, mbajtė pėr dy shtylla tė mėdha e mbėshtetė pėr taban qė ishte edhe njiheri edhe prag dere.
Dera mbyllej vetėm me kajnacė ditėn dhe mbramėn me shula hekurit qė kishte pėrbrenda: Sipri derės njė dėrrasė e gdhendun, drejtėkandėshe e nė anėn e poshtme njė trajtė qemeri e cila mbyllte siprinen e tue i dhanė njėherit edhe njė hijeshi e zbukurim. Rreth e rrotull dėrrasa paraqitte gjysa rrathėsh gėrshetue njeni mbi tjetrin, mbarė e mbrapshtė e nder dy lule pesė gjethesh sipri ballkonit e pėr tė gjatė shtėpisė zgjatohet streha e pullazit qė dimnit pritte shtėrngatėn dhe veres rrezet e forta tė diellit e nder dy anėt e shkallėve nė tė majtė hajati shtrue me rrasa guri; kėtu fėmija luejshin ose gratė ndejshin teshat, kur nuk mjaftonte ēardaku.

Prej qemerit kryesuer e prej hajatit, nėpėr njė derė tė punueme nė trajtė harku, hyhej nder ahre qė ishin dy ose tre, simbas madhėsisė sė shtėpisė: ahri i parė kishte njė shkallė druni pėr t'u ngjitė nė dhomė tė zjarmit tue pėrshkue kapanxhen; nė tė djathtė tė shtėpisė ngjitė mė hajat e gjindej dhoma apo soba e miqve fshatarė dhe malėsorė.
Ēardaku i madh i hapėt, pa tavan, por i mbuluem nė vend tė pullazinavet, me dėrrasa tė ngjituna dhe tė pėrputhuna bashkė, rrethohej me parmakė druni tė naltė, si ato tė ballkonit; parmakė katėrqoshet tė thadruem secili me ka tri vija tė drejta e tė zgavrueme, nguleshin nder bira tė tabanit e tė binarit pėrsipri. Ēardaku ishte i shtruem me dėrrasa tė trasha dyshemjet, mbėrthye me gozhda hekurit punue nė vend;shtyllat e ēardakut ishin kater; dy latue me qeser tė tanė dhamca, mbi tė cilat mbėshteteshin dy krenė daltue pėr bukuri, thue se janė kapitele; sipri kėtyne trenėve e hatllave tė pullazit.
Ēardaku ishte i madh, i gjatė dhe i gjanė, i haptė, plot dritė dhe ajėr. Aty ngreheshin shtregullat, shtroheshin sofrat, bahej ahengu, luejshin fėmijėt, mbusheshin dyshekėt, pushonte e prehej fėmija. Nė anėn e djathtė tė ēardakut prej tė hymit kundruell nė drejtim tė derės sė madhe tė oborrit, vinte qoshku, nalt prej ēardakut nja tri kambė shkallė, mbyllė kund njė meter prej dyshemeje me perde dėrrasash e sipri mbyllė me dritare tė mėdha xhamash, qė thirret edhe oda e xhamave.
Dhomat daheshin me perde tullash kllyē, tė vendosuna ose simbas nevoje e diku edhe me perde. Nė tė majtė te ēardaku vinte oda e miqve, me forum ose goviē, me votėr tė madhe dhe anash me mindere shtrue me shilde, sipri saxhade; mjedis dhome ēilima tė mėdhaj anash nė naltėsinė e dritoreve, Lėpoza (segjijat) plot me shishe, ēinia tė ndryshme e ndonjė armė tė vogėl; nė tė hymė tė dhomės, pėrballė oxhakut, vendi i arkės sė nusės, me musander nė njėnėn anė, pėr dyshekėt e miqve dhe pėrsipri trapazanit me lloj lloj daltimesh punue nė dėrrasa arre. Tavani me rozetėn nė mjedis, gdhendė me lule dhe me shtroje shamatatelit, paftė qė shushuritte sa herė ēelej dhe mbyllej dera. Nė qoshe te musandrės dera tjetėr komunikuese me dhomat e tjera.
N'anėn pėrballė dhomės sė miqve, dhoma divide ose zyra e tė zot tė shtėpisė, ku mbante tefterėt, dividin, mereqepin, shishet me ranė tė imėt pėr tė terė shkrimin dhe arkėn venedike ku ruente dokumente tregėtie ose tė tjera. Edhe kjo me tavan musadre, oxhak tė punuem nė allēi dhe serxhija e palica. Ndėr mure varė armė tė gjata krahu ose brezi, vezme, vojanica, harbija: armėt ishin; koburet, xheverdaret e ma vonė alltijet e martinat. Midis armėve ndodhej edhe sylahi, tagani, me ndonjė shish hanxharė.
Ngjitė me dhomėn divide, oda e tė zotit tė shtėpisė, me derė komunikuese. Pėrbri dhomės sė miqve, dhoma e beqarėve, nė fund dhoma e pleqve; ngjitė me dhomėn e tė zot tė shtėpisė, dhoma e vajzavet dhe nė fund, mjedis oda e zjarrit qė njiherit ishte dhe dhoma e bukės. Anash qeleri dhe banjot (tualeti).
Tė gjitha dhomat e shtrueme me qylyma, jastekė mbėshtetė pėr mur dhe me nga njė ose dy arkė pėr rroba. Oda e zjarrit kishte mjedis bri murit votren e madhe, me nga dy dritore anash qorre pėr barakė e vena dhe nė fund bri stjollit, ēarraniku ku ruheshin gjellėt dhe bylmeti.
Kur ndokush bante mendim me ngrehė shtėpi, thėrriste ustah- bashin i cili i bante llogari materialin qė nevojitej nė qerre; kaq qerre gurė, kaq kuaj ose barrė gėlqere, kaq copė trenė, dėrrasa, pullazina, mertekė, ditėt e punės dhe hakun qesim.
Si ēeleshin themelet: Ditėn e caktueme me nisė punėn, therej dashi nė gur tė themelit, tė cilin e hajshin tė pjekun mjeshtrit qė do tė punojshin sė bashku me tė zotin e shtėpisė dhe atė ditė nuk punohej ma; kur shtėpisė i vihej pullazi, kojshitė kishin zakon me i dergue dhurata, si: mėsalla, peshqirė, shami, breza, etj., tė cilat ustahbashi i varte horizontalisht prej njerės maje nė tjetren tė kulmit. Sa herė qė vinte peshqeshi dhe mjeshtri e merrte nė dorėzim, bertitte me za tė naltė sa me u ndigjue ku tek N.N. ka ēue peshqesh kėtė send, Zoti e ruejtė shėndosh me ēka ka, dhe i kėrsitte ēekiēit pėr trena e dėrrasa tė pullazit; me krisma tė tjera e pėrcilleshin tė gjithė ustallarėt tė mbledhun tok rreth dhuratės. Kur merrte fund goditja e shtėpisė, peshqeshin e ndajshin me short ndermjet tė gjithė punėtorėve. Ustahbashi e kishte pėr detyrė morale me u sjellė afro dy javė nėpėr shtėpi, para se me e dorėzue pėr tė pamė mos kishte gja tė paplotėsueme. Nė dorėzim merrte kistin e mbramė tė pagės sė hakut dhe ēdo ditė shtrohej sofra pėr nderė tė punėtorėve.
Shtėpiat e ēerekēijve, mesatarėve, zanatēijve, duhanxhinjve, tė shumtėn ishin krevete d.m.th. njė kati, por tė ēueme mbi siperfaqe tė tokės kund 1-1,50 meter, me njė ēardak tė vogėl tė ēelun pėrpara, por pėrmbrenda me tė njajtin stil, kurse sasia e dhomave ndryshonte simbas mundėsive financiare dhe nevojave tė shtėpisė. Tė vorfnit e kishin pėrdhese; vetėm odėn e mirė e cila njėheri ishte edhe dhomė fjetjeje dhe dhomė pritjeje, tavanin e kishte tė thjeshtė, por musandra sargjiat, dhe palicat nuk mungojshin.
Reshperėt e tuxharėt e mėdhaj, nė fund tė oborrit kanė pasė zakonisht kullėn e sanės ku poshtė mbajshin lopėn, kalin e shalės dhe pėrbri kullės, jerevinė, dy dhoma pėrdhese pa tavan, ku kishin furren pėr tė gatue, votrėn pėr tė pėrvlue teshat nė fi, ulishten, etj. dhe ku nė vjeshtė bajshin kazanat e rakisė.
Borgjezia e vogėl tregtare nė vend tė kullės kishin nga dy oda shtėpi qė i vendosshin me qira vjetore dhe banuesit kishin pėr detyrė me dalė e me ēelė deren e oborrit sa herė trokiste kush pėr nevojė ose pėr qejf. Pėrveē ditės nė shej, dyert e oborrevet rrjedhin mbyllė vazhdimisht: ditėn me malldan dhe natėn me shula. Kjo mėnyrė sistemimi duhet pasė parasysh se jo tė gjithė shkodranėt patėn ikė jashta vendit, kur e pushtoi Turqia, por si u struken malevet, dalėngadalė zbriten nė fushė e mandej u rrasen nė qytet ku xuen vend dhe nisėn me u pėrtėri. Ngjitu lart !

Ndriēimi i rrugėve. Kah viti 1875 qėnė vu nė krye tė ndonjė rrugice kryesore, te pallati qeveritar dhe bashkiak, para trupit konsulluer, para zyrave tė kryefetarėve, disa bėrryla hekurit me nga njė kuti xhamash dhe pėrbrenda me nga njė kandil nr.11 mjesa, aty-kėtu nėpėr pjacė kėto kafaza me kandila brenda ishin ngulė nė disa shtylla drunit, afro tre katėr metėr tė gjatė, tė cilat deri nė vitin 1900 i ndizte pėrnatė njėfarė Temo, i veshun me kėmishė tė gjatė, xhurdi e xhamadan e qylah, porsa avitej muzgu, ky me shkallė nė krah vraponte rrugė nė rrugė me i qitė vojgurit, me pastrue gypat, me i dlirė stejėn dhe i ndezte; mbas kėtij e ndoqi kėtė zanatė Cin Ashiku. Rrugėt e dyta, rrugicat, mbeteshin nė terr dhe nuk kishte lėvizje. Kur ndokujt pėr qejf ose nevojė i takon me dalė natėn, ky duhet t'ishte i pajisun me kandil dore xhamash dhe herė mbas here me lėshue za, qė tė mos merrej nga patrulla pėr njeri i dyshimtė ase bakeq. Nė rasė shtetrrethimi i dare yrfije, lypej me pasė njė teneqe me dorė dhe me shkue tue kėrsitė pėr tė dhanė za. Me hymjen e ushtrive malazeze nė Shkodėr, qenė vu disa shtylla hekurit tė naltė 5-6 metėr dhe tė thyeme nė trajtė tė numrit 9 ku vareshin disa kandila me voj gurit, por nė sa vende si nė kohė tė Turkut. Kėta lloj kandilash ishin tė fabrikės Olzo tė Vjenės (Austri); ky lloj ndriēimi vazhdoi edhe mbas konsolidimit tė shtetit shqiptar, derisa sa u instalue centrali elektrik i Bashkisė sė parit me dru mė 1922, mandej, kur shoqnia S.E.S.A mori konēesionin e ndriēimit, u pėrdor drita e shkaktueme me korrent mė 1930. Kandilavet, kohen e Malit tė Zi dhe gjatė qėndrimit tė Fuqive tė Mėdha ndėrkombėtare, u bani shėrbim Mark Celi. Mjetet e udhėtimit. Mjeti kryesor i udhėtimit ka qėnė kali pėr qytetarė, ndersa pėr malsorė dhe fshatarė ishte qerrja, ku punonte mushka pėr male dhe gomari pėr fushė.
Rrugėt ishin si mos ma keq; dimnit baltė, llom, skllop, ndersa verės pluhun e tym. Rruga e parė qė u ndertue Shkodėr-Tiranė qe punue nga ushtritė austro-hungareze me punėtorė angarie pėr nevoja ushtarake.
Kur zejtarėt apo tregtarėt dojshin pėr nevoja me udhėtue gjatė, rrugėn e bajshin me karvane dhe pėr siguri jete e pasunie merrshin qiraxhinj ku ishin ma trimat, mbasi shpesh ngjante me ndeshė udhės nė cuba dhe hajdutė dhe me ba pushkė me ta.
Udhėtari qė donte me udhėtue pėr Tiranė, do tė ndiqte kėtė orar dhe itinerar; nisja bahej nė mėngjes kah ora 6 dhe kah ora 12 mbėrrijshin nė Barbullush, ku ishte hani. Kėtu hante drekė me bukė e djathė e vezė tė fergueme. Mandej mbas njė pushimi tė shkurtė, me marrė drejtimin e Lezhės, ku flejshin nė han. Si pishin kafet dhe hajshin cillen, merrshin udhėn pėr nė Milot pėr tė ngranė drekėn dhe me ba pushim. Po t'ishin kuajt e mirė, dita kalohej e te hani i Gurit tė Bardhė ose edhe nė Burizanė, ndersa darka te hani i Babajt nė Fushė tė Krujės ditėn tjetėr: Mandej drejtoheshin pėr nė Tiranė ku arrijshin nė tė errun tė natės.
Edhe pėr qytet si mjet udhėtimi ishte kali pėr pasanikėt, fėmijėt vithe kali dhe pėr ēerekēij me bartė fėmijėt kaliboē, hamballicat, ndėrsa shtresa e vorfen ecte nė kambė.
Tė parėn karrocė nė Shkodėr e pruni Shan Nika, tregtar e drejtimin ia besoi Gjokė Dragushės. Tė parėn biēikletė e pruni Luigj Jakoviqi dhe bani bujė tė madhe nė atė kohė, sepse njerėzimi habiteshin se si ecte ajo vetė pa qenė ngrehė prej qevet. Kur mė 1914 Zef Mani pruni nė Shkodėr tė parin automobil, kjo qe njė ngjarje e jashtėzakonshme dhe mbarė qyteti kishte dalė me pa seri. Mė 1915, kur dy aeroplana Francezė me nga dy krahė zbritėn sė parit nė Perash, s'mbet kush pa shkue me e pa, mbasi nuk besonte kush se njeriu mundet me fluturue si zog.
Me 1896-1897 pat ardhė nė Shkodėr njė italian i quajtun Gjakomo Merigi (Giacomo Merigi) i cili pėrhapi lajmin nėpėr qytet se ai nė filan ditė kishte pėr tė fluturue me balonė deri nė qiell. Shkodra mbarė rrani nė shtėpi tė Rrakacojve me pa mrekullitė. Ky kishte pru me vedi njė aerostat dhe mbasdite si u mblodhėn njerėzit, u kap pėr tė dhe era e ēoi nalt tue i dhanė drejtimin kah Zalli i Kirit ku edhe ra. Naltėsia qė kapi qe afėr 150-200 metėr.

Pėr kėtė ngjarje udhėtimi ajror, njė auktor i panjoftun, nxorri kėtė vjershė gaztore, gjetun nė dorėshkrimet e Gjon Selės:

Me sende 96
N'Shkodėr bani njė vaki
Gjithė dyrnjaja doli jashtė
pėr me pamun mrekulli.

Jakė Merigi ngjitet n'balonė
Me shum dije e marifet
Ndej n'hava der mbramje vonė
Dhe n'zall t'Kirit shtri u gjet.

Mba si bani laradash
Nepėr zallė tue u shkapetė,
Bereqavers i shpėtoi rrashta
Dreqi e di ku kishte tretė.

Ēelja e rrugėve tė reja: Nė vjetin 1894 Shaqir Pasha pėr tė mujtė me shkurtue rrugėn qė do tė bajshin banorėt e Arrės sė Madhe, se njė pjese i takonte me u sjell kah Ura e Madhe pėr tė vojtė te shtėpia, nė rrugėn ku ishte shtėpia e Vaso Pashės, hapi rrugėn e Ēekejve qė u thirr Rruga e Re. Qazim Pasha, nė vitin 1897 hapi rrugėn e Spitalit. Mustaf Nuri Pasha urdhnoi qė Jezuitėt tė ēelin derėn e Gaspėr Llupit pėr t“i lanė ditėn kalim njerėzisė, ndersa natėn ajo derė prap mbyllej dhe po ky Pashė hapi rrugėn qė kapet me Skanderbeg. Vjetin 1902, kur nisi me u ndertue kisha Franēeskane, u ēel dera qė mbyll rrugėn te shtėpia e Gaspėr Lufit, ishte ma parė Kuvendi i murgeshave Stigmatine, mandej shkolla franēeskane. Kjo derė, si ajo e Gaspėr Llupit, mbetėn aty deri mbas luftės, nėpėr tė cilat kalojshin kėmbėsorėt tue u pėrshkue nėpėr njė derė parmakėsh hekuri. Mullijtė e qytetit. Qytetarėt e Shkodrės pėr tė blue drithin shkojshin nė Vrakė, Oblikė, Ganjollė e Gomsiqe e kjo ishte njė pengesė e madhe dhe humbje kohe.
Sikurse dihet deri nė fillim tė shekullit XX, Kiri derdhej nė lumin Bunė ndėrmjet Kirasit prej kah merr edhe emnin vetė lagjja; tokėt qė merr prej Golemit, Mes Meselim zgjateshin deri nė qytet; tokėt e pjesės verilindore tė qytetit ishin vneshta e ullishta prej Rėmajve, buzė kodrės sė Kirit deri ku janė sot vorrezat katolike.
Kah viti 1880 disa bejlerė vendas me influencė kėrkuen nga sundimtari me i dhanė lejen me sjellė ujėt e Kirit nė qytet pėr tė ndertue disa mullij pėr tė blue nė qytet, gja tė cilėn valia ia dha. Filluen punimet e Stomit tė Golemit ku u ēel Vija e Amanėvet nga e cila shpėrndahej ujėt nė disa drejtime. Punimet pėr ēelje tė vijės nuk u bane me kriterė e teknikė dhe kėshtu, porsa nisėn shinat e vjeshtės Kiri u frye shumė dhe, nė vend tė drejtimit tė maparshėm, uji vėrsheu nė drejtim tė Rėmajve dhe erdhi e ndeshi te ēinari i Zef Zorbės me aq furi, sa ēeli njė gropė tė madhe fort tue nxjerrė prej vorresh deri arkat e tė vdekunvet tė cilėt i barti e i ēoi deri nė Perash. Tokat, kah filloi me kalue Kiri, i qiti faret. Qyteti mbeti pėr disa ditė nėn ujė dhe damet qenė tė panumėrueshme. Mustafė Asim Pasha u mundue disi me i kanalizue, por pėr ēdo vershim, Shkodra ishte nėn kėrcėnimin e Kirit.
Hila i Marinit, njė burrė qerraxhi, tue dashtė me ba njė vepėr tė mirė me qytetarėt, u vu me ndertue pendėn e zezė, sipri vorrezave katolike, dhe deri diku ia doli qėllimit. Nėsa po vazhdonte punėn, vjen njė grumbull ushtarėsh turq pėr manovra dhe e pyesin se ē“po bante: "Po mundohem me ia ndalue hovin Gjeloshit tė malevet",-ia ktheu Hila. Qeshen. (Duhet dijtė se Gjelosh, qytetarėt thirrshin Kirin). Oficeri turk i grah kalit e fill e te Pasha tue e paditė Hilėn se ishte nė marrėveshje me malsorėt dhe se dojshin me i ra ushtrisė turke. Hila kapet e futet nė burg dhe mbas nderhymjeve tė autoriteteve kishtare dhe konsullore mbas, tre muejsh dhe dhetė ditė burg qe lirue me porosi mos me ba ma asi fjalėsh.
Pendė e ndertueme me shkrepa tė zez prej tij, vazhdoi pėr shumė vjetė me pritė vershimin e Kirit dhe ende sot aty, tue i krye njė shėrbim tė madh popullsisė qytetare.
Penda e Arrės sė Madhe u ndertue fill mbas asaj tė Hilė Marinit; mbasandej Mustafė Asim Pasha ndertoi penden e Stomit tė Golemit, te Vija e Anavet, pėr tė pritė vėrshimin e Kirit nė qytet; Shaqir Pasha ndertoi penden e bardhė sipri lagjes Rus.
Kah viti 1922-1923, mbas vėrshimit tė Kirit qė thei penden, kje meremetue me gabiona telash mbushė me zallė. Ura e Kirit ka pėsue disa herė ndryshime, nė kohėn e Turqisė ka qėnė nė fillim tė pendės sė zezė; mandej prej ushtrisė u ndertue paksa nėn vorrezat katolike; mandej nė vitin 1931-1932 u ēue ma poshtė tue u qitė drejtimin me e lidhė me Serreq "hem me u ba qefin katolikėvet qė kėrkojshin tė ndertohej aty ku e kishte pasė goditė Austria, hem myslimanėve qė ngulshin kambė me e lidhė me Perash me anėn e Qafė- Hardhisė."
Me kryemjen e mullive kohen e bejlerėve, u nda ujėt e Kirit nėpėr qytet nė tri degė; njėna kalonte pranė Ostahanės (Spitali Civil) ku sot janė kazermat e ushtrisė dhe delte te Ura e Maxharrit nė Rus tė Madh, prej ku uji shėrbente pėr me blue nė mullinjtė e Dudasit, Ndocej dhe mullini i Bostanit qė u derdhte nė Bunė; te Ēinari i Lleshit, nė fushė tė Bunės; u quante kėshtu, sepse aty grosistat shtijshin lasat me la leshin, me e terė, me e shtie nder thasė pėr eksportim.
Tjetra vijė kalonte para Spitalit Ushtarak dhe mbasi vente nė lėvizje mullinin e Rusit, delte nė fushėn e Shkjave (Hadrej) ku ishte mullini, dhe tue kalue para Sahatit t'Inglizit, dredhonte mbas dugajės sė Rrojit, vente nė lėvizje mullinin e tyne, kalonte pėr tė gjatė Parrucės dhe binte nė Serdarej ku ishte mullini dhe kalonte nėn urėn e Franēeskos prej se Franēesk Tagliapjetra e kishte punue mbasi ishte mjeshtėr nė daltimin e gurit, dhe mandej ujėt derdhej nė Bunė. Ky pėr sė gjalli pregatit rrasen e vorrit me kėtė epitaf:

"Addio patria mia
Scutari d“Albania
Fate quel che volete
Che qui vi aspetto".

qė mund tė shqiptohet kėshtu:

Lamtumirė, o Atdhe im
E ti Shkodėr e Shqipnisė.
Veproni si tė dueni,
Sepse kėtu ju pres... Ngjitu lart !

Hila i Files, kangėtari dhe vjershėtari, shkodran e ka pėrjetėsue Franēeskon me njė kangė qė kėndohet nė heng shkodran.
Vija tjetėr pėrshkohej nėpėr tokė buke dhe livadhe tė Rusie para Fabrikės Tarabosh tue kalue nėpėr kopshtije, binte nė Fushė Ēelė ku ishte mullini. Prej kėtej nėpėr vorreza Milet-bahēe (Lulishte Popullore), e mbas pallatit tė Qeverisė nėpėr Urė Dervish Begut sillte mullinin e Bajės sė Vogėl e tue e pėrshkue gjithnjė nėpėr kopshtije, kalonte nėn Urėn e Kerēirejve, qė populli e thirrte aty ku bjen uji mbi ujė dhe tue marrė teposhtė vente nė lėvizje mullinin e Hajdar Agės dhe tue kalue nėpėr Uren Gjelokej e tė Llakortes derdhej nė Bunė. Dalėngadalė mullinjtė u banė pronė e bejlerėve tė Shkodrės dhe tė Vakufit dhe e drejta e kalimit tė ujit mjes kopshteve tė privatėvet mbeti "Kadimi" dhe vazhdoi dhe me instalimin e mullinjve tė zjarrit.Dalėngadalė mullinjtė e ujit dolėn jashtė pėrdorimit nėpėr qytete, ndersa ndėr rrethe vazhduen dhe vazhdojnė. Ndėr katolikė familja Ēeka pati mulli nė Vrakė dhe familja Shiroka, te Arra e Madhe, nė qytet.
Kushtimi i njė mullini ujit deri nė 700 napoliona flori si dhe taksė bluemjeje merej ujemi (uji i jem). Ēinarėt. Ka pasė kenė zakon nė Shkodėr, kur njė njeri donte me e ba tė pavdekshėm emnin e vet, me mbjellė nėpėr disa sheshe nga njė ēinar, nėn hije tė cilit populli tė prehej ndėr orė tė lira ase nė shtegtim. Nė Shkodėr kjenė edhe janė disa, si: Ēinari i Zef Zorbės te vorrezat katolike, Ēinari i Tophanės aty ku qysh mė 1600 qe zyra famullitare katolike, Ēinari Hoxhės sė Dheut dhe Ēinari nė Ajasėm e nė Tepė. Ndėr tė zhdukun qenė: Fojletat e Punėtorėve aty ku sot ėshtė Spitali Infektivėve, Lama e Spahijve, ku sot ėshtė ferma Perlat Rexhepi te Ura e Kirit dhe Ēinari i Zhdukun.
Lama e Spahijve mori emnin, nga se aty mblidheshin dhetarėt tė quejtun Spahi dhe si paguejshin timaret begut, pjesėtojshin fitimet ndermjet vedit, nė dam tė fshatarit dhe bujkut.
Ka mbetė nė Shkodėr fjala: Shkrueje nė ēinar tė Kuēit, pėr njė borxh qė nuk merrej ma. Lama e Spahijve mori emnin kėshtu prej se aty, nėn hijen e ēinarėve,spahijtė merrshin nė natyrė hakun e vet dhe aty mblidhej gruni pėr t“u fshi dhe dajshin fitimet. Lama i Spahijve ėshtė e pėrmendun edhe pėr luften e madhe qė u ba nė vitin 1577 ndėrmjet ushtarėve dhe ushtrisė turke.
Sheshet dhe pjacat kryesore. Deri nė fillim tė shekullit XX, dy ishin qendrat kryesore tė qytetit: Parruca dhe Serreqi. Nė Parrucė ishte njė farė soj hani, me kafe nen te, ku mblidheshin ma tė shumtit ustallarėt aty kah prendimi pėr tė pasė vend pikpjekjeje pėr tė marrė punime dhe nė kafen tjetėr ku rrijshin bejlerėt e agallarėt me kalue kohėn me dembeli; me daljen e karrocave, Parruca u ba stacioni i tyne dhe kėshtu ka mbetė deri mė sot. Nė Parrucė ishte edhe xhamia kryesore e qytetit dhe nė oborr kishte "Musllupin" d.m.th. depon e ujit per tė marrė abdes.
Nė vjetin 1884 Mustafa Asim Pasha ndertoi kazermat ushtarake tri copė njena pėr administratė civile (aty ku sot gjindet Liceu i shtetit) tjetrėn pėr administratė ushtarake (e rrenueme nga Musa Juka nė vitin 1922-1923) dhe e treta pėr xhandarmėri (ku tani ėshtė shkolla pedagogjike) fill, menjėherė, Beroviqi ndertoi disa dugajė nė tė cilat instaloi njė punishte sheqerash, llokumash dhe marmelate, njė tjetėr pėr kafe-pijetore me salon bilardi qė ndiqeshin nga oficerat turq dhe njė tjetėr pėr gjana ushqimi. Pėrballė kėtyne kazermavet gjindet njė ndėrtesė pune nė xhadėn, ku ishin instalue disa zyra. Kjo ndėrtesė kishte hymje me njė shkallė guri tė latuem, tė parėn kah lindja dhe tė dytėn kah prendimi. Nė katin pėrdhe rrijshin zaptij e spahij (kalorės civila tė paguem prej bejlerėve qė kishin timare) tė cillėt xhandarmaria i pėrdorte si korriera e postiera. Nė katin e sipėrm, nė krahun e majtė ishte zyra e komisariatit tė policisė ku ishin afro 30 vetė. Nė krah tė djathtė zyra e kadisė pėr kunorėzime dhe ēashtje qė i pėrkisnin Sherjatit.1) Mbas kėtyne zyrave e pasaportave dhe gjykatoret civile (meqemet).
Shpeshherė ka ngjarė qė njė njeri pėr t'u tregue trim dhe me u pėrmendė, ka qitė pushkė nė "Divan-Hane" d.m.th. nė saraj tė qeverisė, sikurse dokumentojnė kangėt e qituna e qė gjinden tė pėrmbledhuna nė librin e Kasem Taipit fq. 163, 200.
Kjo ndėrtesė u shemb nė vitin 1910 pėr t'i lėshue vendin njė tjetėr ndėrtese madhėshtore, vepėr e Ing. Briot, nė shėrbim tė Turkisė.
Aty kah viti 1900 u ndertue edhe shtėpia e oficeravet turq, ku kishin edhe mensėn e qė sot ėshtė Biblioteka e Shtetit, por qė nga viti 1916 deri 1945 pėrdorė pėr zyrat e Bashkisė (Beledijes). Bashkia e kishte ndejen nė ndėrtesėn nė krye tė rrugės sė Hotel Turizmit; kah viti 1878, njė pashė i quejtun Shallvar Kuēi shtini me goditė Lulishten Popullore qė u quejt "Milet Bahēe" dhe populli menjėherė qiti disa bejta ndėr tė cilat:

Fusha Qelė asht kenė harab
Kanė luejtė f'mija rrasa e buq,
Komandanti qytebar
Na ka veshun shallvarė tė kuq...

Dalim e shetisim
E po bajmė pallavra
Hallku po gjezdisin
Prej aty ku bjen daulla...

Shėnim: Sherjati - gjyqi fetar

Mė vonė ky shesh u ba qendra kryesore e qytetit dhe qė nga viti 1913 e tektej ėshtė zemra e Shkodres.
Lart
Para Prapa

Shėnim: Marrė nga Phoenix. Rekomanduar pėr Shkoder.net... nga Kolec Traboini.
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi
- Printo