- Printo (nė 4 faqe)
Stema e Arkipeshkvisė sė Shkodrės
Prapa Prapa | Para Para
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi

Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrės
dhe Dioqezat Sufragane
IV

( shėnime historike )

Shkodėr, 1957-1958

Randėsia dhe ndryshimet historike tė Kishės sė Shkodrės

Momzen nė vėllimin XV tė historisė sė Romės, botue nė Berlin mė 1927, nė fq. 186 thotė ndėr tė tjera se "...buzė Shkodre ndeshėn vende qė i pėrkasin sundimit tė Ēezarit e tė Mark Antonit si edhe mbas ndamjes sė Perandorisė nė shek.IV, ata qė shkojnė nė provincen latine tė Dalmacisė e ata qė bajnė pjesė nė krahinėn greke tė Maqedonisė."
Sikurse dihet kah fundi i shek.III, krahina e Dalmacisė ishte e ndame nė "Dalmatia Salonitane e Prevalitane. Kjo pėrfshinte Dioklenė (Vuksanlekajt e soēėm), Shkodrėn, Lezhin, e pėrmblidhte dhenat qė shtriheshin ndėrmjet Gjiut tė Kotorrit e tė Sarajevės sė sotme, grykėn e Matit e vargun e Shar-Dagut mbi Malin e Zi. Si ipeshkėvijtė e Prevalitanės, si edhe ata t'Epirit Nova, megjithėse politikisht tė varun nga Bizanti, vazhduen me qenė me Kishėn e Romės, o drejtė pėr sė drejti, ose nėpėrmjet tė Vikarit Papnor tė Selanikut. Mjaft u mundue patriarku i Stambollės me i ba pėr veti dioqezet e sipėrshėnueme, por nuk ia doli.
Nė vitin 535, Perandori Justinian, tue ndjekė njė kriter politik, nder sa provinca kishtare, shtrini edhe Prevalitanėn nėn juridiksionin e Justiniana Prima-s, seli kryesore krijue prej tij nė Bederianen e soēme, afėr Shkupit.
Zeiller, nė librin e tij "Orig. Chret. fq. 18 Mars 545 ngastrat qė i pėrkisnin dioqezės tė Gracies, ia mbėshteti pėrgjithnjė, ndėr tė cilat edhe Prevalitanėn. Si Primati i Justinianės, si edhe ai i Tesalonikut varej nga Papa i cili konfirmonte zgjedhjen e ratifikueme nga perandori dhe i dergonte "Pallium". Ishte vetėm njė vikar i thjeshtė papnor e s“kishte aspak tė bante me patriarkėn e Bizantit. Me fjalė tė tjera, Prevalitana s“bante tjetėr veēse me kalue nga juridiksioni i Vikarit tė Selanikut nė atė tė "Justinianės Prima" qė nuk pati jetė tė gjatė, sepse mbas vitit 602, kjo seli kryesore, treti gjurmė si edhe dioqezat qė vareshin prej saj. Nė kėtė datė, Papa Shėn Gregori Madh i shkruente Primatit Gjon tė Justinianės nė lidhje me njė ipeshkėv tė Dioklesė.
Kisha e Shkodrės, nė mbėshtetje tė dokumenteve qė kanė mbetė, shpirtnisht dhe juridikisht u var vazhdimisht nga ajo e Romės. Diokleja, qytet i pėrmendun qysh nė kohėn e mbretit Genc e qė asht e vendosun aty ku bashkohen Zeta e Moraēa, bahet kryeqytet i Prevalitanės, njatėherė kur ajo ngastėr bahet autonome, porse qė nga fillimi, nuk e pati tė drejtėn metropolitane. Pėrkundrazi kjo e drejtė duket, simbas dokumentevet, se i pėrket selisė sė Shkodrės nė selinė e ipeshkvijvet qė fillojnė nė vitin 387 me njė farė Bashet (Bassus) dhe mbarojnė me Konstancin mė 601; si ipeshkėvij tė Dioklesė pėrmenden vetėm tre: Evadrimbė 451, Fali dhe Nemesi mė 602. Mandej vjen njė periudhė e errėt si pėr njanėn, ashtu edhe pėr tjetrėn dhe duket se i kaloi Dioklesė nga Shkodra atėherė kur ky qytet u ba kryevendi i krahinės omonime.
Karl Pooten me Farlatin pėrmendin njė arqipeshkėvi diokleciane, Gjonin, i cili ia paska lanė emnin e vet historisė kah viti 920, porse duhet vėrejtė sa qė nga shekulli VII e mbrapa Diokleja e bukur iliriane ishte bamė shkreti dhe kjo punė qet poshtė thaniet se gjoja car Simeoni i Bullgarisė ta kėtė shqymė mė 927 dhe qė nė kėtė rrethanė arqipeshkvi Gjon tė ketė kėrkue strehim nė Raguzė e kėshtu bjerrte titullin dhe tė drejtėn metropolitane.
Dokumentat qė ta provojnė kėtė nuk ka, sikurse na e dishmon Rovinskij nė A.Alb. fq. 10. Njė gja duket e sigurtė dhe asht se kah fillimi i shek. XI Tivari varet nga Raguza (Shih. A. Alb. Nr.60).
Ma vonė, kohėn e Komnenajvet, autoriteti i Raguzės erdhi ngadalė tue ra nėn shtypjen e mbretenvet sllavė nga njėna anė, tė cilėt tue synue me krijue njė kishė gati kombėtare, pėrkrahshin Tivarin dhe nga ana tjetėr Tivari vetė prirej me ngjallė emnin dhe tė drejtėn e kishės sė Dioklesė. Posė kėsaj, kishin fillue kundėrshtimet ndėrmjet Splitit dhe Raguzės pėr kah e drejta metropolitane qė pėrfundoi me fitorėn e kėsaj tė fundit. Kėshtu qė Tivari kishte ardhė tue u shkėputė aq, sa Gregori, me ndihmėn e klerit Spalatin, kishte mujtė me fitue "Pallium" kah viti 1178 (Shih. A. Alb. I. Nr. 63).
Raguza nuk e la me aq, por e mori uhanė kundėr Tivarit pėr njėfarė kohe, derisa, kah gjysa e shek.XIII, ēashtja e madhe pėrfundonte njėherė e pėrgjithmonė nė dobi tė Tivarit, sikurse del nga njė dokument i Klementit III me 1089, qė ia mbėshtet kishės metropolitane tė Tivarit, kishėt sufragane (tė varuna) tė Kotorrit, Ulqinit, Shasit, Shkodrės, Drishtit, Pultit, Serbisė, Bosnjes e Tribunjes e tė gjithė kuvendet (manastiret) si tė dalmatinėve, ashtu edhe tė grekėve e tė sllavėve.(Shih. A.Alb. I.Nr. 68).
Njė gja qė bien nė sy asht se, ndėr tė gjithė dokumentat qė bajnė fjalė pėr kundėrshtimet mes Raguzės dhe Tivarit, gadi gjithkund pak a shumė tė kjartė dalin nė pah emnat e njajtė tė dioqezevet tė sipėrpermenduna.
Ngjitu lart ! Nga njė letėr e Inoēentit IV e datės 18 Mars 1232 kuptohet se ēashtja asht ende nė kambė.
Por me 27 qershuer 1360, Aleksandri IV, i urdhnon Lorencit, arqipeshkvit tė Tivarit, qė me shugurue ipeshkėv tė Sardės (Shurdhahit) Fr. Pjetrin prej Tibure. E me kėtė, mbas kundėrshtimesh tė vjetėve tė kaluem i mbeti e drejta metropolitane Tivarit. Kėsaj sė drejte iu dha nuk dihet se me ē“datė titulli "Primati i mbretėnisė sė Serbisė" qė i pėrgjigjet Myrjes sė Moēme. Klementi VII, me letren e datės 26 nanduer 1523, drejtue Lorencit, thėret arqipeshkvin e Tivarit primat i krejt Mbretnisė sė Serbisė e kėte e pėrforcon nga njė tjeter letėr e datės 27 maj 1524.
Marin Bici prej krahinės s'Arbėnit (1608-1623), pasardhės i tij, Pjetėr Mazrreku nga Prizreni (1624-1635) si edhe ma vonė i pėrmenduni Vinēenc Zmajeviqi nga Perasti (1701-1715) po ashtu para tij edhe Gjergj Bardhi nga Sapa (1635-1644) na e provojnė kėtė tė drejtė, kur vizituen tė gjithė kishat e Shqipnisė dhe tė Serbisė, megjithėse Zmajeviqi kėtė detyrė e kreu si vizitor apostolik.
Simbas relacionit tė Dom Shtjefen Gasparit, vizitatorit apostolik nė Shqipni, nė vitin 1671, statistika e dioqezat tė Shkodrės ishte kjo; kah veriu fillonte te Pėdhana e Kelmendit ase e Hotit dhe arrinte kah Jugu deri nė Pulaj. Pėr ipeshkėv Imzot Pjetėr Bogdanin thotė se ndejėn e kishte 82 milje larg Shkodre, bri malit t'Agrit.
Dioqeza i malevet pėrfshinte: Rrjolli me 80 shtėpi e 156 frymė; kisha bante pjesė tė pashkėputun me shtėpinė e rindertueme nga ipeshkėvi i Shkodrės.
Fshatrat qė vareshin prej kėsaj dioqeze ishin: Ēamarati me 11 shtėpi e gjashtėdheteekater (64) frymė; Dodēi me 3 shtėpi e 26 frymė; Reēi me 25 shtėpi e 5 frymė; Lohja me 20 shtėpi e 183 frymė; Shkreli me 65 shtėpi e 500 frymė, Zusi me 9 shtėpi e 80 frymė; Lugji (Grykė Lugje) me 13 shtėpi e 80 frymė; Kastrati me 75 shtėpi e 660 frymė; Hoti me 130 shtėpi e 700 frymė; Kelmendi, me kishen e Kelmendit ndertue prej vetė kelmendasve nė vitin 1651 pėrfshinė: Muriqin me 6 shtėpi e 40 frymė; Gjonoviqi me 7 shtėpi e 60 frymė, Lesoviqin me 15 shtėpi e 120 frymė; Milloshin me 7 shtėpi me 40 frymė; Vukli me 32 shtėpi e 200 frymė; Rrvesten afėr Komes tė Kuēit me 6 shtėpi e 30 frymė; Zeten nėn Tuz me 7 shtėpi e 40 frymė; Selcėn me Muriq 34 shtėpi me 280 frymė; Rrabjenin e Radotinės me 60 shtėpi e 400 frymė. Tė gjithė shkojnė me pa meshė nė Spanik, kanė edhe vorret. Rrafshnalta e Kelmendit me rrafshnalten e Nikēit e tė Radovicės kanė 112 shtėpi me 560 frymė. Kelmendasit e kishin zaptue kėtė fushė tue pėrzanė banorėt. Gruda me Triepshin, Ledima e Kuēit, Koēa e Kuēit e Tuzi 306 shtėpi me 2530 frymė; Gradiskija nėn Reē, e kthyeme nga ortodoksia me vepren e ipeshkvit tė Shkodres, kishin 10 shtėpi me 100 frymė, buzė liqenit tė Shkodres varet sė bashku me tjerė fetarė qė banojnė pėr te gjatė Liqenit tė Shkodres me 40 shtėpi e 400 frymė e varen nga Rrjolli.
Ipeshkvia e Shkodrės sė poshtme: Trushi i Sipėr me kishen e Shirqit e ndertueme pėr tė nxanė 3000 vetė simbas mbishkrimit tė mbretneshės Helena nė vitin 1290 asht mbajtė shumė keq, si me kenė stallė; Pullazi nė rrenim e sipėr. Shirqi ka 30 shtėpi me 300 banorė. Ka edhe kishėn e Shėna Prendės. Me kishėn e Shirqit shkon edhe Trushi i Poshtėm me 30 shtėpi e 300 frymė. Me Trushin e poshtėm shkon edhe lagja e Konit me 60 shtėpi e 400 frymė. Vjen mandej Buzėgjarpni me 55 shtėpi e 279 frymė. Oboti me Serreq me 28 shtėpi e 350 banorė me kishen e Shėna Baftit (Shėn Bahtit). Dajēi i Madh me 24 shtėpi e 70 frymė e pėrfshinė katundet e Mushanit me 8 shtėpi e 30 frymė; Grashi me 9 shtėpi e 40 frymė; Belaj me 5 shtėpi e 30 frymė; Samrishi i Sipėrm e i Poshtėm me 26 shtėpi e 120 frymė. Varen prej kėtij katundet mbatanė Bunet; Sukubina, Lizna, Kruvetina, Stuēja, (Shtufi) me 800 frymė.
Shasi, dikur qytet i madh, sikurse e dėshmojnė rrenojet e 365 kishavet ka nėn vedi disa katunde me afro 2000 frymė. Shėn Gjergji me 120 shtėpi e 1300 frymė; Pulaj me 30 shtėpi e 230 frymė.
Sheldija me kishėn e Shėn Hieronimit me 20 shtėpi e 150 frymė; me tė shkojnė katundet Gavoē me 16 shtėpi e 80 frymė; Ganjolla 17 shtėpi e 90 frymė; Jubani me 20 shtėpi e 140 frymė. Nga Sheldija varet edhe Dushmani, Arra, Vilza, Mazrreku e Meshkalla me 40 shtėpi e 300 frymė.
Shiroka e Kishaj me kishėn Shėn Mėrisė Magdalenė, me 270 shtėpi e 200 frymė (banorė).
Kisha Katedrale kushtue Shėn Shtjefnit gjindet nė Barbullush me 75 shtėpi e 800 banorė; prej kėsaj varen Shkreli i Barbullushit me 115 shtėpi e 1600 banorė; Kulli me 42 shtėpi e 400 frymė.
Krejtė dioqeza kishte 7549 shtėpi e 17.283 frymė. (Shih "Hylli i Dritės", viti 6, nr. 11, fq. 7, nr. 3, fq. 154 e vazhdon).
Mbas njė boshllekut prej 540 vjetėsh fillon seria e barijve tė kishės sė Shkodrės tė cilėt nuk janė mė arqipeshkvij, deri sa me 15 mars 1867 Piu XI ia kthei dinjitetin metropolitan n“Acque principialiteti si ai i Tivarit; Imzot Karlo Pooten i cili kishte kenė i transferuem nga Tivari, mbajti titullin e juridiksionit mbi tė dyja metropolitė, deri sa me Imzot Pashko Guerinin Shkodra pati arqipeshkvin e vet, me 6 fruer 1887. Kishė sufragane tė Shkodrės qenė dioqezat tashma tė zhdukuna tė Shasit (Suacium), Drishtit (Drivastin) Ballazit (Balesium) e tė Ulqinit (Dulcinium), Sarda (Shurdhahi) e Vau i Dejės (Dagnum).
Prej kėtyne dioqezavet kemi rrenojat ose germadhat e kėtyne selinavet ipeshkvnore tė Shazit sipri liqenit omonim jo fort larg prej bregut tė djathtė tė Bunės; germadhat e kėshtjellės sė Drishtit aty ku prroni i Kirit derdhet nė fushė; Balesi sipri njė shkambi ku bashkohen dy pėrrojet qė pėrbajnė dheun e Rrjollit, Ulqini shpėtoi deri nga shkatėrrimi. Ippen la tė shkrueme se nė Shas kjenė njė seri prej 27 ipeshkėvij. Njė mbishkrim i gjetun ndėr rrenojet e qytetit, prej vetė Ippenit tregon se nė vitin 1262 kje ipeshkėv Marku, ndėr sa tė tjerė pėrmendet njė ipeshkėv i kėsaj i quajtun Vasil nė vitin 1530 kurse qyteti dhe kisha u zhduk nėn rrėnojė. Drishti, ndoshta pse i mbrojtun nga malet, si seli ipeshkvnore pati jetė ma tė gjatė dhe, megjithėse jo gjithėmonė e kjartė, tue njohė edhe anonimat na paraqet 35 ipeshkėvij. Njė rrasė varresh me mbishkrime latine tė cilėn Ippeni e gjet nė rrenojet e Drishtit dishmojnė se ky qytet, si edhe Shkodra janė bashkėatdhetarė me Romen e moēme. Ngjitu lart !

Pėr Ballezin si qytet dhe si seli ipeshkvnore, puna mbetė nė errėsinė. Hoffer thotė se kisha ipeshkvnore ishte kenė rrenue prej skizmatikėvet me 1336 e se nė gjysmė tė dytė tė shek. XV qyteti s“kishte tjeter veēse njė grumbull germadhash. Njė mur, avullia e disa rrenoje dishmojnė sot se aty kje dikur kisha e Ballezit. Prej vitit 1347 deri rreth 1487 numėrohen 11 ipeshkvij tė kėsaj kishe, bile nder dokumente permendet edhe kapitulli i Katedrales qė dishmon se ishte rregullisht e organizueme.
Ulqini, qyteti i vjeter Ulcinium, pati kapitullin e Kanonikėve, arqipresbiterin, diakonat, subdiakonat, klerikė, kishen katedrale kushtue Shėn Mėrisė, kishen e Shėn Markut tė Domenikanėvet, pallatin ipeshkvnuer, etj. Selia e ipeshkvijve tė Ulqinit fillon nga 877 e mbaron me 1558 e pati 29 ipeshkvij. Piu IV e vuni nėn administrimin e Imzot Gjon Brunit, arqipeshkėv i Tivarit. Turqit e pėrshkuen nėn shpatė nė vitin 1571, nė vitin 1745 pati 20 tė krishtenė.
Rezidenca Ipezhkvnore e Shkodrės: Shtėpia e ipeshkvit qė pėrmendet si domus episkopate nė 1251 ishte para invazionit turk nė qytet afėr kishes katedrale kushtue Shėn Shtjefnit Protomartir, e cila permendet nė vitin 1403 edhe thuhet se ishte aty deri nė vitin 1950 ku pat qėnė hani i Ndokės, sikurse e dishmojnė rrenojet e themelet qė shifen tė mbulueme me dhe e dikur Xhamia e Musllupit qe dikur Kisha e Shėn Shtjefnit. Kohėn e dy rrethimeve tė Shkodrės (1474-77-78) ipeshkvi Franēesku II i fretenve tė vegjėl nuk gjindej. Ndėr dhjetė vjetėt e parė tė pushtimit turk ipeshkvijtė rrinė larg qendrave tė tyne; vetėm Pjetri II me 1518 merr urdhėn nga Leoni X me kthye nė seli. Gjatė dy shekujve ipeshkvi nuk mujti me qėndrue nė qytet, por banoi ndėr katundet e Shirqit e tė Barbullushit. Nė vitin 1656 Imzot Pjetėr Bogdani u strehue nė shpellėn e Rrjollit e tė Jubanit. Sa ishte ipeshkėv i dioqezės sė Shkodres, Bogdani shkruen se nė Shkodėr ishin 15.000 katolikė, kurse njė shekull mė vonė 1745 dioqeza kishte 17 famulli, 2072 shtėpia katolike e 16.271 besimtarė.
Famullia e Shkodrės gjindej nė lagjen Tophanė e pėrbri kishte kishėn e Shėn Kollit, buzė Urės Kėrēirej shndėrrue nė Xhami, e cila deri vonė ka pasė hajatin pėrpara, ku me 1917 u pat gjetė njė ujėbekore e cila ruhet nė Muzeun e Shkodres. Farlati thotė se ipeshkvi Franēesku IV Borci u shugurue nė kishėn e Shėn Mėrisė Magdalenė me 8 korrik 1788, nga Imzot Gjergj Radovani, arqipeshkėv i Tivarit tue qenė pranė Imzot Gjon Logoreci ipeshkėv i Pultit, e Imzot Pal Doda, abat i Mirditės.
Deri nė kohėn e Kongresit tė Berlinit, shkojshin me arkidioqezėn e Shkodrės famullinat e Shėn Kollit nė grykė tė Bunės, Ulqini, Shėn Gjergji dhe Kėllezna.
Qela ishte shtėpia e Rapushit.
Kah viti 1737 simbas rregjistrit tė pagėzimit shkrue nga Imzot Pal Kamsi, atėherė meshtar famullitar i Shkodrės, familjet katolike qė banojshin nė qytet ishin kėto:
Abrashi, Ashiku
Babi, Belbaqori, Banda, Bardhi, Bashi, Batuēi, Beltoja, Berdica, Bjanki, Bibashi, Bobozi, Bojaxhija, Boriēi, Bushati, Ēapaliku. Ēarkaxhija, Ēeka, Ēoba, Ēobani, Ēobi, Ēurēia, Dajēi, Daka, Dashi, Dedgudha, Dengilaj, Deniva, Demiri, Dika, Dobraēi, Doda, Dodmasej, Drita, Dukagjini, Dushi.
Ejlli, Engjelli.
Galigadi, Gavoēi, Gega, Giadri, Gici, Gjota, Gjata, Gura, Gjeēi, Gjeloshi, Gjergji, Gjinaj, Gjika, Gjonlala, Gjini, Gjura, Gjurashi (Gurashi), Gozzi (Gjoci), Grashi, Gruda, Guga, Gurakuqi.
Hoti, Hysenaga.
Junki.
Kabashi, Kakarriqi, Kalamashi, Kamsi, Kasneci, Kazazi, Kazena, Kiēi, Kodheli, Koleci, Komani, Kovaēi, Kosmaēi, Krajli, Kraja, Kranja, Krroqi, Kujxhija, Kukli, Kurti.
Lala, Lazri, Leka, Leniqi, Lezhėi, Lindi, Linėza, Logoreci, Lozani, Luka, Lufi, Luli, Llupi.
Marashi, Marjani, Marini, Markiēi, Marku, Matrishi, Mazi, Mazrreku, Melgushi, Memi, Mesi, Midha, Mjeda, Mida, Misloci, Mosli, Muzhani.
Ndoja, Negri, Nėnshati, Nikaj, Nikanji.
Paci, Pali, Parruca, Preēi, Pema, Pepa, Pici, Pjetrushi, Pilota, Pistoli, Plauti, Prendēi, Prendanji, Prifti, Pulti.
Radoja, Radovani, Ramadani, Reēi.
Saēi, Saraēi, Sardari, Serreqi, Shahini, Sheldija, Shestani, Shiroka, Shkreli, Shpori, Shkjezi, Sina, Simiēija, Simini, Simoni, Sinadini, Spathari, Stani, Suma.
Tedeskini, Todri, Topalli, Troshani, Toksi, Tuzi, Vakanji, Valanji, Vala, Vasa, Vasija, Vata, Vala, Vjerdha, Vladanji, Vuēi, Vuka, Vukashini.
Zadeja, Zanji, Zorba, Zojzi, Zuzi.
Disa famulli tė maleve nė vitin 1864 qėnė kėta: Kastrati me 1032 besimtarė, Rrapsh, me 1253, Selca me 1899, Traboina me 1187 besimtarė, Gruda me 1022, Kuēi me 255, Triepshi 672, e Vukli me 1621 qė administroheshin nga franēeskanėt. Nė vitin 1888 u krijua famullia e Bajzes dhe me 1908 famullia e Vuksanlekajt.
Rreth vitit 1880 arkidioqeza i Shkodrės kishte 22 famulli; Shiroka, Pentari, Berdica, Kėllezna, Oboti, Kukli, Barbullushi, Bushati, Trushi, Dajēi, Beltoja, Jubani, Guri i Zi, Sheldija, Rrjolli, Reē e Lohja, Shkreli, famullinat e prefekturės apostolike tė fretenvet; Katundi i Kastratit, Rrapsha, Traboina, Gruda, Selca e Vukli.
Lart
Para Prapa

Shėnim: Marrė nga Phoenix. Rekomanduar pėr Shkoder.net... nga Kolec Traboini.
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi
- Printo