- Printo (nė 11 faqe)
Stema e Arkipeshkvisė sė Shkodrės
Prapa Prapa | Para Para
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi

Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrės
dhe Dioqezat Sufragane
VIII

( shėnime historike )

Shkodėr, 1957-1958

  • Shėnime historike rreth dioqezės sė Lezhės
  • Shėnime historike rreth dioqezės sė Sapės
  • Shėnime historike rreth dioqezės sė Pultit
  • Shėnime historike rreth Abacisė sė Mirditės
  • Shėnime historike rreth dioqezės sė Lezhės

    Lezha (Lissus-Lyssos) thuhet se u themelue nga Dionizi Plak i Sirakuzės aty kah viti 385 para Krishtit. Ka Akrolisson ase Malin e tė Shelbuemit, nalt 410m dhe Akrolisson e Lezhės nalt 186 m. Maja e Akrolisson-it gjindet nė tyrbe, thirrė Xhymert Kasap.
    Diodor Siculi la tė shkrueme se themeluesi kishte pajisė qytetin me gjimnaze tė mėdha e me tempuj tė bukur. Hani gjet nėn dhé mbi ndertesat bizantine e veneciane, tepricat e fundit tė vepres dioniciane. Plini e quen vend i banuem prej qytetarėve romakė. Qiriako i Ankonės nė vitin 436 pau muret e mėdha me mbishkrime Latine.
    Nė vitin 1393 familja e Dukagjinasvet ia lėshoi Venedikut. Nė vitin 1440 kėshtjellėn e rrėnoi njė zjarr i madh. Nė 1 mars 1444, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu mbajti Kuvendin e Lezhės ku u lidh Besa Shqiptare dhe po aty, me 17 kallnuer 1467, vdiq e u vorrue nė Katedralen e Shėn Kollit e cila, si hynė turqit, qe shndėrrue nė xhami. Nė vitin 1478 ra pėr tė parėn herė nė dorė tė Turkut. nė vitin 1501 banorėt e Lezhės kėrkuen ndihmėn e Venedikut qė mbas njė marrėveshjeje me Turqinė, e mbajti deri me 1506, kur e pushtoi Sulltan Bajaziti, por qė kėshtjellėn e kishin shembė mė parė venedikasit.
    Nė vitin 1614 nė kėshtjellė banojshin 80 shtėpi turke. Po nė kėtė vit, pazari i Lezhės kishte 500 shtėpi. Kisha e Shėn Kollit u shndėrrue nė xhami nė vitin 1580. Qysh qė Lezha ra nė dorė tė Turkut, ipeshkėvijtė, mė tė shumtėn, ndejėn nė Merqi deri nė vitin 1798. Imzot Malci zuni vend nė Vel. Nė vitin 1847 ngulėn nė Kallmet. Kah viti 1592 Shėn Gregori emnoi ipeshkėv Gjonin dhe pėr 768 vjet nuk permendet asnjė ipeshkėv.
    Acta et Diplomata pėrmendin njė seri prej 14 ipeshkėvijsh tue nisė nga viti 1357 deri 1397. Eubel i shtoi nė 28 ipeshkėvij tue i pru deri nė vitin 1496, mjesa Pooten ven 40 ipeshkėvij tue e pru vargun deri te Imzot Dodmasej, i cili vdiq nė Kallmet me 27 shtatuer 1868 (Mbas tij erdh Imzot Franēesk Malczynski, polak, prej 1870 deri mė 1908).
    Nė vitin 1405 pėrmendet kisha e Shėn Mrijės.
    Prej 40 ipeshkvijvet tė Lezhės, simbas dokumentave, vetėm 15 qenė shqiptarė. Jerokli Sinekdemi i shek. X beson se Lezha ka ba pjesė pėr do kohė nėn Durrės, por kjo bie poshtė simbas dokumentit tė Imzot Pooten tė vitit 1863 bazue nė Farlatin. Lezha pati shumė kishė e manastire tė pėrmenduna si ai i Shėn Llezhdrit nė Mal tė Shejtė tė Oroshit, i Benediktinėvet dhe i Franēeskanėvet nė Lezhė me kishėn e tė Shelbuemit, tė Shėn Llezhdrit tė Bokianit (pėrmbi Spiten, Zejmen) dhe Kuvendi qė dikur ishte i Benediktinėvet simbas njė shenjimi tė Cohen, vit II.1166.
    Mark Skura arqipeshkėv i Durrėsit la tė shkrueme se dioqeza e Lezhės kishte 14.000 katolikė, mjesa nė vitin 1649-1653 Mark Kryezezi thotė se Lezha kishte 23 prifterinj, 19 xhakoj, 8.000 katolikė. Ipeshkėvi Gjergji II, nė vitin 1656 katolikėt i cakton nė 7.000 vetė. Imzot Pooten nė vitin 1866 ven nė dioqezė 22 famullina me 20.000 katolikė dhe provon se kjo dioqezė kje gjithmonė sufragane e metropolisė sė Tivarit.
    Nė vitin 1887 Lezha si edhe Sapa e Pulti qė pėrpara ishin sufragane tė metropolisė sė Tivarit , u banė sufragane tė metropolisė sė Shkodrės.
    Tashti vetėm Lezha ka vetėm famullinat e krahinės sė vet.
    Nė vitin 1888 nė krahinėn e Lezhės figurojnė 24 famullina (simbas Missiones Catholicae, 1888); Lezha, Kallmeti, Kakarriqi, Balldreni, Merqia, Vela, Bulgri, Kryezezi, Manastiri, Gryka, Pėllana, Zejmeni (Sojmeni). Nė krahinėn e Mirditės: Oroshi, Spaēi, Kashnjeti, Korthpula, Shėn Gjergji, Kaēinari, Frenga , Kalivaqja, Qafa e Malit, Fandi, Nderfana e Blinishti.

    Ipeshkėvijtė e Lezhės
    Viti Ipeshkėvijtė
    592 mbas Krishtit, - Gjoni.
    Kėtu mbetet njė boshllek prej 768 vjetėsh dhe deri tash dokumenta arsyetues nuk ka.
    1360 (rreth) - Dionizi.
    1370 - Deda.
    1385- Gregori nga Venediku, domenikan.
    vit i pasigurtė - Andrea nga Trevizi, domenikan.
    1426 - Andrea II, lindur nė Epir.
    1426 - Pjetri nga Pirani.
    1456 - Andrea III. Papa i dha lejen me zgjidhė prej mallkimit Pal Dukagjinin, i cili kishte ba lidhje me Turqit. Papa Kalisti III me 18.VIII.1457 i jep Princit tė fuqishėm, Gjergj Kastriotit, fakultetin me i shpallė popullit se tė gjithė ata qė do tė vizitojshin e do tė ndihmojshin pėr rindertimin e kishės sė Shėn Nikollės nė Lezhė, fitojshin ndjesen pėr disa ditė tė mėdha.
    1457 - Vlashi de Albania (nga Arbėni ?), domenikan.
    1489 - Pjetri II Maloncius nga Venediku.
    1498 - Franēesk Gaspare, franēeskan.
    1509 Pjetri III.
    vit i pasigurtė - Gjergji.
    1513 - Mikeli de Natars nga Naters, provincė e Kabaliceses, domenikan.
    1517 - Nikolla.
    1518 - Gjoni II, franēeskan.
    1519 - Ferdinandi de Rosa, me gjasė spanjoll i Urdhnit tė Shperblimit.
    1525 - Nikolla II de Nante vdes.
    1525 - Gjoni III de Stymaj, lindė nė Shqipni.
    1535 - Guljemi Alebrox de Turbi, karmelitan, profesor teologjie.
    1558 - Nikolla III Guerini, i Urdhnit Ēertozinėvet.
    Vit i pasigurtė. Gjoni IV. Nė vitin 1570 qe burgosė e si duket edhe mergue nga turqit, sepse si i dyshimtė se kishte pasė gisht me venedikas, kur kėta deshėn me ripushtue Lezhėn nė atė vit.
    1575 - Theodori Kalompsi, kanonik i Ulqinit edhe nė Shkodėr.
    1578 - Marini Marjan Braiano, franēeskan. Pėr dy vjet qe edhe zevendės nė Shkodėr.
    Vit i pasigurtė. Inoēenci Stoiēina nga Raguza, benediktin.
    1561 - Benedikti Ursini, nga Poēovi, dalmatin. Nė vitin 1626 qe administrator i Shkodrės, detyrė tė cilėn e mbajti deri mė 1637 qė ia lėshoi priftit tė Tivarit e Komisarit Apostolik tė Epirit Gjergj Vulskoviēit.
    1649 - Mark Skura. Ky nė vizitė qė i ban dioqezės, arqipeshkėvi i Durrėsit, ve 14.000 katolikė me 10 meshtarė, ndersa Marku Kryeziu jep 18.000 katolikė me 19 klerikė.
    1656 - Gjergji II Vladanji, shkodran. Ky shenon se Lezha ka 7.000 banorė katolikė. Vdiq mė 1692.
    1692 - Nikolla IV, Vladanji, shkodran. Mori pjesė nė Konēilin I shqiptar. Qe porositė me pasė kujdes pėr klerikėt e Seminarit tė Veljes.
    1728 - Gjoni IV Gallata, lindė nė Kurbi, Durrės.
    1738 - Simoni Zezaj (Negri) nga Zadrima.
    1748 - Pali, gjak me Imzot Pal Kamsin, Ipeshkėv i Shkodrės.
    1750 - Antoni Kryezezi nga Lezha, franēeskan.
    1765 - Gjergji III Junki, lindun nė Tivar, mė 1786, qe emnue arqipeshkėv i Tivarit. Vdiq mė 26.I.1787.
    1786 - Mikeli II Kryezezi, prift i Lezhės. Qe njėherit dhe Abat i Shėn LLezhdrit tė Mirditės.
    1798 - Nikolla Malēi. Vdiq mė 1825. Nė vitin 1802 ndėrtoi qelėn nė Vel, ku pat rezidencėn.
    1826 -Gabrieli Barishtiq nga Bosnja. Qe vizitator Apostolik i Shqipėnisė. Si vojti nė Raguzė pėr disa kohė pėr arsye shėndetėsore, erdhi nė Kuvend tė Franēeskanėvet, nė Kep tė Rodonit, ku vdiq mė 1841 dhe aty u vorrue. Qe franēeskan.
    1842 - Gjoni Topich. Lindi nė Spaleto mė 1790. Qe franēeskan.
    1853 - Luigji Ēurēija lindun nė Raguzė.
    1858 - Pali II Dodmasej, shkodran.
    1870 - Franēesku Malczynski, polak. Deri nė vitin 1905. Pati si ndihmės Imzot Fr. Leonard Deda. Mbas vdekjes sė Imzot Leonard Dedės qė vdiq mė 1907 e mbajti edhe pėr njė vit ipeshkėvinė e Lezhės, megjithėse ishte nė pushim.
    1905 (30.IV.)-Leonard Deda, shkodran. Vdiq mė 1907.
    1911(21.IX)-Imzot Luigj Bumēi, shkodran. Vdiq mė 1945. Ndertoi Kishėn e Kallmetit.
    1949-1951(fund) - Dom Ndre Lufi, Vikar Kapitullar.
    1951 (Janar)-Dom Ndoc Sahatēija. Vikar Kapitullar, me ndejė nė Merqi. Ngjitu lart !

    Shėnime historike rreth dioqezės sė Sapės

    Dioqeza e Sapės qė populli tashti e quen e Zadrimė, ishte e ndamė nė dy dioqeze tė vogla, si ajo e Sardės dhe ajo e Dejės. Dokumentat e shek.XIV dishmojnė se Car Dushani ia fali kuvendit ortodoks tė Prizrenit kishėn e vogėl buzė kalasė sė Dejės, kushtue Shėn Mėrisė. Mandej kaloi nder duer tė Ballshajvet tė cilėt nė Dejė patėn njė doganė tė randėsishme. Gjergji Strazimiri Balsha ua lėshoi venedikasvet nė vitin 1396, por para se ta shtinte nė dorė Venediku e zaptoi Kojė Zakarija "Zotnija i Sapės dhe i Dejės", i cili u kthye nė fe katolike sė bashku me familjen e vet. Sikurse shifet nga njė letėr qė i dergon me 14 korrik 1414 Papa Gregori XII. Kah viti 1431 del aty njė sundimtarė turk. Nė vitin 1444 Boza, e bija e Kojės, nana e Lekė Zakarisė ia ktheu Venedikut Dejen sė bashku me kėshtjellėn e Shatit (kalaja e Sapės). Nė vitin 1447 e merr Skanderbeu e me 1456 kalon ndėr duer tė Dukagjinasvet, por Lekė Dukagjini nė marrėveshje me vėllaznit ia lėshuen Venedikut, nė vitin 1458.
    Vargu i ipeshkėvijve tė Dejės kapet deri nė 11. Nisė nga 1361 deri nė vitin 1520. Papa Eugeni IV, mjesa ishte ipeshkėv titullar Pjetėr Metija (27 korrik 1428), kishte bashkue nė njė dioqezet e Sardės, Sapės e tė Dejės. Si dioqezė qe fare i vogėl e duket se pėrfshinte edhe Sheldijen, Ganjollėn, Gomsiqen, e Gryken e Gjadrit. Deja pati kishen katedrale mbrenda ledhevet tė kalasė kushtue Shėn Markut, ndertue nė rrenojat e njė kishe sė vogėl qė asht rindertue mbi mbeturinat e germadhat e sė vjetrės. Nė derėn e anės lindore, ne e djathtė, asht njė rrasė me njė datė pėrkujtimore 1455. Poshtė nė breg tė Drinit qendron nė kambė kisha e vogėl e stilit gotik, me afreske permbrenda kushtue tė Lemit tė Zojės. Permendet qė mė 1198, e i ka qėndrue rrymės sė motevet dhe asht i vetmi monument meskohuer nė kambė qė shofin sot. Bri kėsaj, nė vitin 1930 Dom Nikollė Sheldija, asokohe famullitar aty, ndertoi njė kishė tė re tė tė njajtit stil, veper e Inxh. Kolė Idromenos.
    Sikurse del nga Dokumentet, Sarda (Shurdhahi) asht ma e vjetėr, ende sot shifen rrenojat sipri krepavet tė Leja e Dushit pėrmbi Dri, pėrkundruell kishės famullitare tė Mazrrekut si edhe gėrmadhat e kuvendit tė vjetėr tė benediktinėvet nė Shat qė i kje kushtue Shėn Sofijės.
    Si seli ipeshkvnore pėrmendet pėrpara gjysmės sė parė tė shek. V, simbas njė letre tė Papės Celestinit I qė ia dergon ipeshkvijve tė Ilirisė me nėnshkrimet e tyne nė Konēilin e Efezit nė vitin 131.
    Vargu i ipeshkvijve tė Sardės fillon me 1190 e mbaron me 1660. Me 1490 Sarda u aneksue me dioqezan e Sapės. Sigurisht se kah fundi i shek.XII dioqeza i Sardės kapej me kufi me dioqezan e Pultit tue pėrfshi edhe 7 bajrakėt e Pukės. Papa Marini V (1428) bashkoi kishėn e Dejės me tė Sardės. Kur nuk zgjodhėn ma ipeshkėvij tė Sardės, administrimi i Dejės iu mbėshtet ipeshkvisė sė Sapės qysh mė 1490, Sarda Deja e Sapa, u bashkuen nė njė.

    Vargu i ipeshkvijve tė Sardės
    Viti Ipeshkvij
    1190- N.N.
    1192 - Theodori.
    1266 - N.N.
    1266 - Pjetri Tibertini, franēeskan, italian.
    1278 - Prometeu i Absburgėvet, jeremi i Shėn Ausanit.
    1291 (mars) Tanushi, por nuk dihet se si u shugurue ipeshkėv.
    1370 (deri) Nuk pėrmendet ndonjė ipeshkėv.
    1370 ( 25.8) Ebymundi (Raimundi) arqipresbiter i kishės sė Dioklesė.
    1381 - Jaku, agostinian, abat i kishės Shėn Sofisė nė Zento.
    1386 - Peregrini, benediktin.
    1386 (i pasigurtė) Antoni I.
    1392 - Antoni II.
    1392 - Antoni III.
    1395 - Marian Genci, reatin.
    1402 - Andrea i kishės Shėn Sofisė nė Zenta.
    1412 - Gjon Pėllumbi (Pllumbi) prift i kishės sė Sardės.
    1428 - Pjeter Matia, kanonik i kishės sė Sardės.
    1444 - Shtjefėn Dukagjini, arkidiakon i kishės sė Shkodrės.
    1460 - Jaku II.

    Vargu i ipeshkvijve tė Sapės
    Viti Ipeshkvij
    1291 - Pjetri I.
    Vit i pasigurtė, Pali.
    1376 - Benevenuli, franēeskan.
    1396 - Pjetėr Zakaria.
    1414 - Nikolla.
    1422 (mars) Mėhilli, kanonik i kishės sė Sapės.
    1425 - Pjetri II, abat i Shirqit, benediktin.
    1431 - Pjetri III.
    1433 - Mateo, prift i Arbėnit me mbiemėn de Hernolais, prej sė cilės familje dolėn 6 ipeshkėvij.
    1440 - Gjergji, arqipresbiterian i kishės sė Shėn Mėhillit nė Padovė.
    1460 - Emanueli.
    1470 - 1472 (rreth) N.N.
    1473 - Marin Suma.
    1479 - Gabrieli, franēeskan.
    1489 - Vlashi.
    1490 - Prodokimi, pėr Sapėn e Sardėn.
    1501 - 1507 Pjetri Stebinja.
    1508 - Deda Garcia, domenikan.
    1512 - Ambrozi Montemini.
    1513 - Gjergji III.
    1514 - Didaku Fernandez, ase Fernates, domenikan.
    1516 - N.N.Thuhet se ka mujtė me qenė Pjetri Tallorsi.
    1518 - Gjoni Bonaventura de Valderama, franēeskan.
    1521 - Alfonsi Kavaēiri, franēeskan.
    Pėr 50 vjet kėputet vargu i ipeshkvijve dhe nuk dihet arsyeja.
    1582 - Tossoli (Theobaldi) Blankus (Bardhi) nga Sapa diku thirret edhe Tosolus.
    1583 - Gjergj Palma, kanonik i kishės sė Tivarit.
    1594 - Nikolla Bardhi nga Sapa.
    1620 - Simoni Gjeēi, Jeēi ose Greēi nga Arbėni.
    1621-(20.VII.) Pjetri Budi, matian, prift i Arbėnit, lindė nė Gurė tė Bardhė tė Matit me 1566, qe nxėnės i Kolegjit Ilirik tė Loretit. Nė korrik 1621 u emnue ipeshkėv i Sapės. Nė vjeshtėn 1621 pėrgatiti planet pėr kryengritjen tė pėrgjithshme kundėr Turqisė.Botoi "Doktrina e Krishtenė", "Pasqyra e tė Rrėfyemit", "Ritualin Roman". U mbyt nė Dri me 1623, tue i shėrbye zyres sė tij.
    1623 - Gjergj Grili Bardhi nga Sapa. Mė 1635 u emnue arqipeshkėv i Tivarit.
    1635 - Frang Bardhi nga Sapa, gjak me Nikollė Bardhin. Qe nga Sapa, sikur e deshmon vetė nė shkrimet e tij; qe nga familja e Bardhajve. Nxanės i Kolegjės sė Loretit. Pa krye kėndimet u zgjodh ipeshkėv i Sapės. I doli zot shqiptasisė sė Skėnderbeut me vepren e tij tė botueme nė Venedik si pėrgjigje ipeshkvit tė Bosnjes Gjon Tomak Maranoviqit, i cili donte me e qitė Skėnderbeun me origjinė boshniake. Aktivist i madh, la shumė materiale historike e gjeografike pėr Shqipninė. Botoi fjalorin "Shqip-italisht".
    1644 - Gjergj Grili Bardhi, ardhė me kėrkesen e tij, nga arqipeshkvi i Tivarit.
    1647 - Simeoni Suma, franēeskan. Qėndroi 30 vjet si ipeshkėv.
    1675 - Shtjefen Gaspari, famullitar i Durrėsit. Vizitator Apostolik nė Shqipni. La shenime rreth famullinavet tė vendit.
    1682 - Martini Jeliq, nga Spica e Tivarit.
    1685-1705 - Gjergji Teodori nga Sapa.
    1707 (prill) - Egjidi Quinctius de Armento nga Lukania, franēeskan.
    1719 - Marin Gjini, shkodran.
    1720 - Gjoni Gallata, kurbinas.
    1738-1744 - Vasili, lindi nė Lisna. Qe prift i dioqezat tė Pultit.
    1746 - Lazri Vladanji, shkodran.
    1750 - Gjergj Vladanji, shkodran, vėllai i Lazrit.
    25.VIII.1765-1791 - Nikolla, ndoshta i vėllai i Vasilit.
    2.IV.1791-21.XII. 1794 - Gjoni Logoreci, shkodran.
    1796 - Antoni Radovani, shkodran, mbiquejtė Ejell vėlla apo axhė i Gjergjit, Arqipeshkėv i Tivarit.
    1808 - Marku Negri, zadrimuer.
    24.XII 1825 - Lekė Suma, ish Vikar Kapitullar i Sapės.
    1827-15.II.1830 - Lazri Vladanji shkodran.
    13.II.1836 - Pjetri Borci, shkodran, vėlla apor i aferm me gjak me Frano Borcin, arqipeshkėv i Tivarit.
    1844 - Gjergj Labella, nga Arnio Umbria, franēeskan. Mbas tre vjetėsh dha dorėheqjen e vdiq nė Romė me 27.X.1860.
    1.II.1845-7.XI.1873 - Pjetri Saverini nga Barba Senegalje. U vorrue nė Nenshat Zadrimė.
    1890 - Luli Marsili, franēeskan, u shugurue nė Shkodėr me 6.II.1874 nė Katedrale nga imzot Karlo Pooten. Ma parė qe prefekt i Misionit apostolik tė Kastratit. Mė 1875 mori pjesė nė Konēilin III.
    1890 - Lorenci de Petris Dollamare.
    1893-2.II.1900 - Gabriel Nevriani, franēeskan, mori pjesė nė Konēilin III.
    1900 - Joakin Serreqi shkodran, franēeskan. U zgjodh, por nuk e pranoi.
    1901-1905 - Lazer Mjeda, shkodran.
    29.X.1905- 22.IV.1910 - Jak Serreqi.
    21.IX. 1911- 2.I. 1928 - Gjergj Koleci, mirditas, shugurue nė Shkodėr.
    25.VII.1928 - 9.X.1935 - Zefi Gjonali, mirditas dha dorėheqje dhe vojt nė Torino Itali ku vdiq me 1956.
    6.II.1936-15.VIII.1940 - Vinēenci Prennushi, shkodran, franēeskan. Qe shugurue nė Shkodėr me 19.III.1936.
    25.V.1940-3.II.1948-Gjergj Volaj nga Shiroka, prift, shugurue nė Katedrale tė Shkodrės nga delegati Apostolik Leon Nigris.
    1950 (qershor) - Gjon Kovaēi, Vikar Kapitullar i Sapės, famullitar nė Grash, drejton dioqezėn.
    * * *
    Weigandi nė veprėn e tij Alb. Deutscher St. thotė se nė toponomastikėn e tanishme nuk ka mbetė gjurmė pėr emnin Sapė, me pėrjashtim tė kalasė sė Capės qė naltohej ku tani asht kisha famullitare e Nenshatit. Emni i Sapės del pėr herė tė parė me 11 qershuer 1291 simbas njė letre qė i dergojnė Papės Nikolla IV, Mėhilli, arqipeshkėv i Tivarit dhe Helena, mbretnesha e Serbisė me tė cilėn i luten me i dhanė njė ipeshkėv popullsisė katolike tė njė qyteti tė rrenuem kaherė thirrė Sapa (Shif. A. Alb. I. 515). Dhe ky ipeshkėv, qė u shenue pėr aty, kje Presbiteri Pjeter. Nė vitin 1490 dioqeza i Dejės e Sardės iu mbėshtetėn njė herė e pėrgjithmonė dioqezat tė Sapės.
    Kohėn e Imzot Zmajeviqit, Zadrima kishte 910 shtėpi katolike e 9 myslimane. Fshatrat, simbas tij, ishin: Blinishti, Gjadri, Kodheli, Dajēi, Gramshi, Maba, Shkjezi, Mjeti, Hajmeli, Nenshati, Troshani e Kallmeti. Don Shtjefen Gaspri, shqiptar i lindun nė Krujė, nxanės i Kolegjės Ilirike tė Loretos e i Kolegjės Urbane, kreu njė vizitė tė imėt e tė kujdesshme nėpėr Shqipni dhe kje zgjedhė pėr ipeshkėv i Sapės nga Papa Klementi X. Ky la tė shkrueme, me 6 nanduer 1671 pėr dioqezan e Sapės sa vijon: (Shif. Makushev, Istor. Raznik. Varshavė, 1871, H.Dr. Vj. 223 e vazhdim): "Kufijtė e dioqezės shtriheshin kah veri deri nė Iballe e kah jugu deri nė Bushat, nga lindja, me malet e Benit e nga perėndimi me lumin Drin.Ky e ndan dioqezėn e Sapės dysh; ipeshkėvia e siperme ase e malit dhe ipeshkvia e ultė ose e fushės".
    E sipermja pėrfshinė popujt e Iballės; Apripa me 24 shtėpi e 120 frymė; Arsti me 40 shtėpi e 220 frymė; Alsiēja me 24 shtėpi e 200 frymė; Mataj me 15 shtėpi e 150 frymė; Trueni me kishėn e Shėn Martinit me 7 shtėpi e 60 frymė; Dardha me 12 shtėpi e 130 frymė.
    Famullitari i tė gjithė kėtyne fshatravet ka ndejė nė Gralishtė e cila kje djegė, kur turqit mėsyene Iballėn dhe e plaēkiten. Ai thotė se tė gjithė janė tė vorfėn.
    Puka, dikur qytet bujar e i permendun, asht shndėrrue nė njė fshat; ka kishėn kushtue Shėn Palit e cila dikur qe Abaci e pėrmbledhė 19 katunde me 250 shtėpi e 2.000 frymė dhe gjinden 3 kishė; njė nė Qerret, njė nė Koman, e njė nė Dush, por pa asnjė famullitar.
    Vjerdha nė qytetin e Sardės e me fshatin e Mėdhojes ka 25 shtėpi me 200 frymė.
    Fusha: Zadeja, dikur qytet, tani fshat me dy kishė, njenėn e ka nė Mjet tė siperm dhe pėrmbledhė 5 katunde me 35 shtėpi dhe 400 frymė:Hajmeli me 20 shtėpi me 330 frymė: Mjeda e poshtme me kishėn e Shėn Kollit ka 10 shtėpi me 60 frymė; e merr me vedi Pistullin 12 shtėpi me 70 frymė, Stajka me 13 shtėpi e 80 frymė, Kosmaēi me 4 shtėpi e 32 frymė, Shkjezi me kishėn e Gjon Kryepremit 45 shtėpi e 500 frymė, Baba me kishėn e Shėn Panteleonit qė pėrfshinė Dragushėn, Paēramin, Gradecin e Zojzin 150 shtėpi me 900 frymė, Krythė me kishėn e Shėn Dhimitrit qė sė bashku me Dajēin, Kotrrin e Kodhelin 72 shtėpi me 750 frymė, Sapa, ndeja e ipeshkėvit, 30 shtėpi me 350 frymė, Blinishti me kishėn e madhe tė Shėn Shtjefnit 80 shtėpi me 750 frymė, Gjadri 70 shtėpi me 510 frymė, Troshani me 30 shtėpi dhe 224 frymė, Fishta me 15 shtėpi e 150 frymė.
    Dioqeza ka 1.075 shtėpi me 9.226 frymė. Si kishė katedrale ka atė kushtue Shėn Mėhillit (Shėn Ejlli qė populli e thrret Shna Ejlli) mbi malin e Capės.
    * * *

    Vijmė tashti te Konēili I Kombėtar shqiptar mbajtė nėn kryesinė e Imzot Vinēenc Zmajeviqit Arqipeshkėv Metropolit i Tivarit nė tė cilin u caktuen kufijtė ndermjet dioqezeve tė Lezhės, Durrėsit e Sapės, nė prani tė tė derguemit tė propagandes Franēesk de Leonardis, Arqipeshkėv i Tru-t. Sapa mori sundim mė tė drejtė mbi Blinishtin deri te vendi i quejtun Nėn Urė, Troshanin me kishėn e Shėn Kollit tė lumit Kallun si dhe katundet e kishėt e Vaut tė Sapės. Dokumenti qe nėnshkrue nė selinė ipeshkvnore tė Sapės, prej Imzot Benedikt Ursinit ipeshkėv i Lezhės dhe prej Frang Bardhit, ipeshkėv i Sapės, mė 20 dhetuer 1638. Nė kėtė dokument vertetohet se i pėrkitshin Zadrimės d.m.th. ipeshkėvisė sė Sapės, kishėt qė dalloheshin ndermjet lumit Gosta e tė lumit nė Va Spas.
    Pėrveē ndonjė shėnimi statistikor tė Konēilit tė Parė Shqiptar, mungojnė dokumentat deri mė 20.VIII. 1832, nėsa ishte ipeshkėv Imzot Pjetėr Borci, shkodran, i cili la kėtė statistikė:

    Katundi Shtėpi Frymė
    Nenshati 85 785
    Blinishti 67 563
    Dajēi 72 512
    Hajmeli 73 470
    Pistulli 54 526
    Maba 48 519
    Shkjezi 75 419
    Troshani 53 596
    Kodheli 34 264
    Gramshi 50 387
    Gjadri 57 315
    Naraēi 34 118
    Gryka e Gjadrit 30 252
    Vigu 42 370
    Mėnela 61 582
    Zadeja 40 309
    Shllaku 108 724
    Mazrreku 36 237
    Sarda ase Shurdhashi 34 320
    Komani 40 242
    Karma 55 385

    Me 16.X.1834 statistika e famullinavet tė zonės sė malit ishte kjo:

    Katundi Shtėpi Frymė
    Dushi 60 486
    Kėēira 63 503
    Qelėza 218 1227
    Fierza 298 1785
    Alsiēja 146 1672
    Komani e Karma 93 627

    Mė 1.II.1845 merrte sundimin e dioqezės Imzot Severini, gati 24 famulli tė kryesueme nga kleri shekullar nder tė cilin ishin Troshani, Gryka e Gjadrit, Zadeja, Mėnela, Vigu, Alsiēja, Fierza, Mazrreku, Shllaku, mjesa Shkjezi ishte bosh. Mė 12.II. 1856 Troshani iu dha franēeskanėvet. Nė kėtė kohė selia ipeshkvnore zbriti nga Kalaja e Capės ma poshtė, nė vendin e quejtun Bardhaj, mbasi ate e kishte rrenue termeti i dt.12.XII. 1853. Me dekretin e dt. 30.IX.1890 famullinat e Mėnelės, Vigut dhe Gomsiqes iu mbėshteten Abacisė sė Mirditės. Kėshtu shkoi me Mirditė edhe Gryka e Gjadrit. Kohėn e Imzot Gabriel Nevianit, tue qenė se brenda 12 vjetėve kishin vdekė 14 meshtarė dhe kishin mbetė 9 famulli pa prift, Berisha, Fira e Iballja iu lėshuen franēeskanėvet.
    Nė vitin 1932 iu mbėshteten Shkodrės: Shllaku e Mazreku dhe iu hoq famullia e Stajkės qė shkoi me Shkodėr.

    Vargu i ipeshkvijve tė Dejės
    Viti Ipeshkvij
    1361 - Donati, Paracha (Brraka).
    1397-1401- Gjoni, domenikan.
    1401- Vlashi nga Zagrebi, domenikan.
    1410 - Andrea, ma pėrpara ipeshkėvi i Sardės.
    1414 - Prebislau, agostinian, epruer i kuvendit Gnesman, Poloni.
    1426 (rreth) - Pjetri, kanonik i kishės sė Sardės.
    1456 - Godefridi, karmelitan, ipeshkėv titullar i Dejės.
    1520 - Guljemi, domenikan, ipeshkėv titullar i Dejės. Greveraius nga Geldria Belgjikė me ndihmen e Argicer Vikar i ipeshkvit tė Vintonies nė Angli. Ngjitu lart !

    Shėnime historike rreth dioqezės sė Pultit

    Krahina e Pultit gjeografikisht sot pėrmblidhet:Qafė Thanė, Qafa e Bishkasit, Qafa e Malit tė Shoshit e Qafa e Boshit.
    I pari dokument historik qė pėrmend Pultin asht njė letėr e Stefan Nemanjes, zhupan i madh i Serbisė, i cili ma vonė u ba murg nė malin Athos e u quejt Shėn Simeoni, sikurse e verteton nė shkrimet e tij Shėn Sava rreth vitit 1184. Njė pėrshkrim ma tė hollėsishėm tė Pultit t'Epėrm e tė Pultit tė Vogėl na e jep Perandori Stefan Dushani nė vitin 1348, prej tė cilit del se Pulti i Epėrm pėrfshinte krahinėn e Drinit, nga Ura e Vezirit deri nė Valbonė, mjesa Pultin e Poshtėm e ēon deri nė breg tė Liqenit tė Shkodrės, tue pėrmendė Kalldrunin, Koplikun e Lohen.
    Rohrbacher, nė "Historinė e kishės", vėll. IV, fq.932 ēekė se nė vitin 516, kohėn e Perandorit Anastas, shkojshin nė Konstandinopull ipeshkvijtė e Illyrisė, nder tė cilėt Laurenti (Lorenci), ipeshkėv i Lychnidos (Ohrit), Alcison-i ipeshkėvi i Nikopojės, Cojni, ipeshkėv i Naison-it (Nishit) dhe Evangjeli ipeshkėv i Paulitonunsis. Dhe auktori pyetė, nėse Paulitensis asht i njajtė, me Pulatensis, Polatensis e Politensusis (Pulti).
    Kah mbarimi i shek.IX, Polati (Pulti) ishte qytet ipeshkvnuer, sikurse vertetohet prej aktesh tė Konēilit Dolmitan nė vitin 877 ku dioqeza i mbėshtetet Metropolitisė tė Diokletisė e tė Tivarit, Aleksandri II, ia lėshon kėtij Kishėn e Pultit, deri qė ma vonė me ramjen e Diokletisė xunė fill kundershtimet e vazhdueshme nė mes tė arqipeshkvijve tė Tivarit e tė Raguzės e cila donte me e mbajtė Pultin pėr vedi, por iu la prap sikurse Ulqini, metropolisė sė Tivarit.
    Deri nė shek. XIV, nuk figuron asnjė dallim nė mes tė Pultit tė Madh e tė Pultit tė Vogėl. Nė vjetin 1345 na dalin dy ipeshkvij: i Pultit tė Madh e i Pultit tė Vogėl. Sepse ipeshkvi i Pultit qė ekzistonte nė tė njejtin vit sikur ndėr Regjistrat e Klementit VI qe zgjedhė Gjoni, qė u quajt Episcopus Scodriensis d.m.th., i Pultit tė Vogėl. Por nė tė vėrtetė Ipeshkėvia e Pultit tė Vogėl do tė ketė fillue meshė pėrpara mbasi nė regjistrat thuhet se u zgjodh Gjoni pėr Abatun Episcopi praedocenscoris (me rastin e vdekjes sė ipeshkėvit paraardhės). Megjithėse sikur shkruen K. Pooten i mbėshtetun nė Farlatin, nuk mund tė caktohen me saktėsi kufijt e dy dioqezave, prap se prapė i afrohen sė vėrtetės ata qė vejnė Mejen e Ndėrmajnės si vend ku pėrputhen tė dy dioqezet d.m.th. nė anė tė malit Kishėn e Pultit tė Madh e kėtij Malit, kah Shkodra Kishėn e Pultit tė Vogėl. Nė shek.XVI, nuk u zgjodh ma ipeshkėvij tė Pultit tė Vogėl. E qė atėherė kėto dy dioqezet u shkrinė nė njė mbas zgjedhjes sė Vinēncit mė 1520.
    Duhet shenue se ipeshkėvijtė e Pultit tė Vogėl u thiren, herė Scodienzes, Scodonunsus, Scordinenaes, dhe si pamė ma naltė, Scodrianses.
    Shenim: Duhet dijtė se pėr t'u formue njė dioqezė, lypet tė ketė qytetin nga i cili tė marrin emnin (titullin). Provė e gjallė e kėsaj asht Abati i Mirditės thirret Abbas Nullius (civitatis) pse nė atė rreth nuk ka pasė qytet.
    Simbas vertetimeve qė na lanė Praschniker fq. 89, L.Ecy. Th. Ippen, Degrand, Kalendari i V.P. etj., del se nė krahinėn e Pultit si tė Madh e tė Vogėl, qė sot thirret Dukagjin, kanė mbetė disa monumenta tė njė sė kaluemeje tė ndritun sikurse janė Kisha e Shėn Gjergjit nė Toplan, me rrasė pėrkujtimore e afreske pėrmbrenda, Kumbonarja e Kodėr Shėn Gjergjit bashkėkohėtare me atė tė Kakarriqit dhe si toponimin i pėrmendun Kalaja e Bobit, Qyteti Dakaj nė Shalė, Kalaja e Mavriqit, Celulet e Baziljanėvet nė Breg tė Lumit, etj. etj.

    Vargu i ipeshkvijve tė dioqezės sė Pultit
    Viti Ipeshkvij
    877 - N.N.
    1062 - N.N.
    1121 - N.N.
    1141 - Teodori.
    1199 - Gjoni, mori pjesė nė Konēilin e Dioklesė.
    1227 - N.N
    1251 - Andrea.
    1308 - N.N. Nė kėtė vit dioqeza thirret Polacensis.
    1351 - N.N.
    vit i pasigurtė. Pjetri.
    1367 - Nikolla prej kishės sė Filadelfisė.
    1370 - Nikolla. Kohėn e kėtij u fut me pahir Dhimitri Komneni nė vitin 1372.
    1376 - Mateu Nursia, agostinian.
    1421 - Menelau Zakaria, jetoi shumė.
    1450 (rreth) - Nikolla. Kohėn e kėtij, nė vitin 1454 Biemi shkruen se, mbasi vdiq Pjeter Spani, dinast i Pultit, tue pasė hy grindja mes bijėve tė tij, Skanderbeu, lutė prej Pal Ejllorit, ipeshkėv i Drishtit, vojt nė Pult dhe i pajtoi, por prejse Marku ma i vogli s'pranoi e mori dhe e futi nė burg.
    1470 - Shtjefni, ish rektor i kishės famullitare tė Shėn Gjergjit de Asanis sė Dejės.
    1475 - Gjoni II.
    1509 - Pjetri Gjoni, klerik i Pultit.
    1518 - Izidori Almopoveri nga Brindisi Itali.
    1519 (rreth) - Martini.
    1520 - Vinēenci Stalone, abat, benediktin.
    1529 - Lorenci Santarello.
    1574 - Mateu II, Polonez, domenikan.
    Pėr 80-vjet vendi mbeti vakant e nuk dihet arsyeja.
    1656 - Vinēenvi Joanella i lindun nė Kotorr. Nuk erdhi nga frika e turqve.
    1698 - Pjetri Karagjiē, Vikar Apostolik i Pultit, Presbiter i kishės sė Shkupit. Mori pjesė nė Konēilin I tė Arbėnit. Mbas 4 vjetėve u emnue metropolit i Shkupit.
    1703 - Marini Gjini, shkodran, famullitar i Shasit qė shkonte me Shkodėr. Mori pjesė nė Konēilin I tė Shqipnisė.
    1719 - Pjetri Skura nga dioqeza e Durrėsit. Vdiq mė 1737.
    1731 - Marku de Luki. Lindė mė 1689 nė katundin Lukiē afėr Shestanit. Qe Vikar i arqipeshkvit tė Tivarit. Mė 1745 u emnue arqipeshkėv i Tivarit. Vdiq me 24.II.1748.
    1745 - Serafin Durrjana nga Alzani-Bergamo, franēeskan. Pėr 12 vjet qe misionar Apostolik nė Shqipni. Mėsoi gjuhėn shqipe nė Kolegjin e Shėn Pjetrit de Montano. Ndej katėr vjet mandej vojt nė Romė e nė Bergamo tue vijue me mbajtė titullin. Vdiq mė 1762.
    1756 - Gjergji Junki nga Livari i Tivarit. Mbasi ndej do vjet nė Romė, ktheu famullitar i Zupēit tė Tivarit. Pa i mbushė 30 vjet, nė janar 1756 u zgjodh ipeshkėv i Pultit me 10.XII.1765. Me 8.X.1786 u emnue arqipeshkėv i Tivarit. Mori Palio-n nė kishėn franēeskane nė Lezhė. Vdiq nė Livar (Ljare) ku u vorros prej Imzot Gjergj Radovanit.
    1766 - Leka Bardhi. Vdiq mė 1780 i rrėzuem nga mushku.
    1781 - Gjoni Logoreci prej katundit Brija-s sė Shkodrės. Qe vikar i pėrgjithshėm i arqipeshkėvisė sė Tivarit. Vdiq mė 1796.
    1791 - Marka Zezaj nga Sapa.
    1808 - Antoni Dodmasej, shkodran.
    1815 - Ejlli Kallmeti.
    1818 - Pjetri Gjinaj, shkodran. Mė 1.IV.1833 qe mbytė mizorisht me sėpatė mbas kreje, prej xhakonit tė tij, nėsa ishte tue u nxe para votrės. Mbas vdekjes sė tij deri me 1840 selia mbeti bosh. Nė vitin 1840-1847 e mbajti me zavendėsim Guljemi.
    1847 - Pali Dodmasej, shkodran.
    1858 - Pashko Imeski i familjes Vujēiq, dalmatin, franēeskan. Qe epruer i kuvendit franēeskan nė Venedik. Mė 1860 u emnue vikar apostolik nė Egjipt. Mė 1866 erdhi vikar apostolik nė Bosnje.
    1860 (18.X.)- Dariu Bucciarelli nga Castelpiano Romė. Qe franēeskan. Ndej 9-vjet misionar apostolik nė Shqipni. Me 10.III. 1861 u shugurue ipeshkėv nė Katedralėn e Shkodres. Mbas tre vjetėsh, mė 1864 u zgjodh arqipeshkėv i Shkupit. Shkroi librin "Udha e Krygjės" dhe tė tjera me pėrmbajtje fetare.
    1864 - Pali Berisha nga Tupeci afėr Prizrenit. Ndej shumė vjet famullitar i Shkupit. U shugurue nė Katedralėn e Shkodrės me 14.IV.1864. Vdiq papritmas nė Brashtė tė Shoshit, mė 21.VIII.1869 dhe u vorros nė Xhaj-Pult. 1870 - Alberti Gracchi, franēeskan. U shugurue nė Katedralen e Shkodrės nga Imzot Karlo Pooten. Mori pjesė mė 1871 nė Konēilin II tė Shqipnisė. Vdiq mė 1890.
    1891 - Nikolla Markoni, lindun nė Trento me 18.V.1842. Qe franēeskan. Mori pjesė nė Konēilin III tė Shqipnisė mė 1895. Shuguroi nė kishėn e Gjuhadolit me 3.IV.1910 ndihmėsin e vet Imzot Benardin Shllakun. Nė vitin 1911 doli nė pushim dhe vojt pranė familjes sė vet nė Trento ku ndihmoi nė krezmime etj.
    1911 - Benardin Shllaku, i lindun nė Shkodėr me 23.VI.1875. Me 24.VIII.1890 hyni nė Urdhnin Franēeskan. Si kreu kėndimet e nalta teologjike nė Shvarz, Kaltern dhe Graz nė Austri, me 26.XII.1898 u shugurue meshtar. Shėrbei si mėsues nė Kolegjin Serafik nė Shkodėr e nė vitin 1899 vojt famullitar nė katund tė Kastratit ku ndertoi qelėn. Nė vitin 1906 kthei mėsues nė Kolegjėn Franēeskane ku mbajti detyren e Definitorit tė Provinēes dhe Drejtor i tė Tretit Urdhėn. Nė shtator 1909 qe ēue famullitar nė Vuksan-Lekaj e me 3.IV.1910 u shugurue ipeshkėv ndihmės i Pultit. Njė vit mbas u ba ipeshkėv rezidenciar i Pultit qė e mbajti deri nė vdekje. Ndėrtoi rezidencėn e Xhanit e nė vitin 1935 atė tė Kodėr Shėngjergjit. Ndej 46 vjet ipeshkėv. Nė gusht tė vitit 1951 u zgjodh Kryetar i Kishės Katolike tė Shqipėnisė e ordinar i Arqipeshkvisė Metropolitane tė Shkodrės. Vdiq mbas njė sėmundjeje tė gjatė, me 9.XI.1956 dhe mbas tre ditėsh qe vorrue nė Kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit simbas dėshirit tė tij.
    Bani shumė vepra tė mira shoqnore. Meriton tė permendet pajtimi i Kastratit me Krajė dhe shpėtimi pėr tri herė i Dukagjinit nga rrėnimi. Bani falje gjaqesh e nxori sa e sa lidhje bese si mes familjeve, ashtu ndermjet krahinės me krahinė.
    1957-Antonin Fishta. Lindė nė Shkodėr. Si ndej sa vjet profesor nė gjimnazin franēeskan tė Shkodrės qe dergue famullitar nė Abat tė Shalės, Dukagjin. Qė nga viti 1948 mbajti vendin si i deleguem ipeshkvnuer pėr Pult. Me 25.IV.1957 u shugurue ipeshkėv ordinar i Pultit nė Katedralėn e Shkodres nga Imzot Ernest M.Ēoba. Rezidencėn ipeshkvnore e pati pėrkohėsisht nė Abat ku vazhdon tė kryej edhe detyren e famullitarit. Ngjitu lart !

    Shėnime historike rreth Abacisė sė Mirditės

    Pėrveē legjendės sė tre vllazenvet qė u ndanė, njeri, i madhi tue marrė Shalėn (prej kah Shala mori emnin si krahinė), tjetri shoshėn, tue ngulė nė Shosh dhe tė tretit ma tė voglit s'i mbet tjeter me thanė veē " E mirė dita qoftė pėr mue", nga ku del emni Mirditė. Etnografikisht emni Mirditė del rreth 1416, nė Katedralėn e Ljubiēit, bot. nė Atarine fq. 46, lib. 14. Kah viti 1436 kaloi nėpėr Raguzė i biri i princit Prengė, nė vitin 1470 popullsia e Mirditės asht e zoja tė qesin 12.000 luftėtarė. Gjon Muzaka, kur shkruen historinė e shtėpisė sė vet, nė vitin 1510 nuk pėrmend aspak mirditasit, por vetėm thotė se shtėpia e Dukagjinasvet sundon Zadrimėn, dy Fandet, Malin e Zi tė Pukės, Pultin, Flatin, Qafen e Malit dhe bregun e majtė tė Drinit. As Barleti nuk i pėrmend Mirditasit. Shtjefen Gaspari, nė vitin 1671, shkruen se "popujt e Mirditės ishin futė nė krahinėn e Oroshit, ma parė Marin Borci shkruen se nė vitin 1610 nuk e dojshin me e pranue reformėn e Kalendarit Gregorian". Ami Boué, balkanolog i pėrmendun, thotė se "Muhameti II mori Krujėn, dhe rrethoi Shkodrėn, Mirditasit qendruen vetėm me i ba ballė sundimit turk." Tue qenė se mbreti i Napolit nuk i strehoi ata qė nuk kishin mujtė me emigrue, ia afruen vendin Dukės Karl Emanuelit tė Savojės, por Europa nuk e ēau kokėn pėr ta e atėherė ranė nė marrėveshje me Turkinė me qyshk qė mos me u pėrzie nė mes tyne" dhe nga ana tjeter Turkia i lente tė lirė me mbajtė armėt, mos me pague taksat dhe mos me i luejtė zotnimet. Kah gjysma e shek. XVI, zgjodhėn njė princ prej familjes sė Skanderbegut me emnin Zakari, i cili xuni vend nė Orosh. Hecquardi, shkruen se, "Mirditasit, bile Prengė Lleshi prej fisit Skanderbeg Llesh, qe nė shėrbim tė Ali Pashė Tepelenės, i cili nuk iu pėrzie nė besim. Prenga, neveritė prej gjaksie tė bame nga Mustafė Pasha, me mbytjen e tė birėvet tė Brahim Pashės, vojt e hyni nė shėrbim tė Ali Pashės, mjesa Prengė Doda luftoi nė Moré bashkė me Mustafė Pashėn."
    Mbas tij erdhi Lleshi i Zi i cili luftoi nė Epir e nė Greqi, shtini nė dorė Tiranėn, ku me dorė tė vet vrau 9 (nandė) bejlerė. Mbas vdekjes sė Mustafė Pashės ky qe mergue nė Janinė. Nė vitin 1844 del nė shesh Bibė Doda i cili me Reshit Pashėn luftoi nė Epir dhe dekorohet me "Nishanin e Iftiharit e tė Mixhidijes"; po nė kėte kohė edhe Papa i ep dekoraten e Shėn Gregorit; ky luftoi edhe kundra Malit tė Zi, dhe tue qenė se Ymer Pasha filloi me u pėrzie nė punėt e brendshme tė Mirditės, populli u ēue peshė, rrethoi shtėpinė e Bibė Dodės dhe qenė tue e djegė pėr sė gjallit mos tė hyjshin ndermjet Ipeshkvi i Lezhės, Konsulli i Anglisė dhe i Francės.1) Shenim: Dom Jak Bushati dhe Dom Prend Suli tregojnė se mirditasit mbas kungimit kishin zakon me pie venė, tė cilėn ia nepte prifti. Kjo venė nė masen 8 okė, paguhej si e dheta e famullitarit.
    Shumė mirditas sidomos fandasit kanė emigrue nė Kosovė.
    Dokumenti i parė i mungades sė Shėn Llezhdrit (Aleksandrit) mban datėn e vitit 1319. Mirditasit kanė njė nderim tė veēantė pėr kėtė Shejt, sikurse e verteton betimi, kur duen me dishrue tė vertetėn qė pėrmbahen "pėr Arkė tė Shejtit".
    Abacia e Mirditės qe nėn varėsinė e dioqezės sė Arbėnit, sikurse e vėrteton Imzot Karl Pooten nė fq. 107, i mbėshtetun nė Farlatin, ku thuhet se nė vitin 1367, Aleksi prej Arbėnit, mungar benediktin i kuvendit tė Shėn Llezhdrit tė Malit d.m.th. tė Mirditės, prej Urbainit V me 20 prill tė atij viti, e krijoi Abat i kuvendit tė Shėn Mėrisė sė Rotes sė dioqezės sė Tivarit.
    Edhe pėrpara 1319, prej letrės sė Gjonit XXII del nė dritė se Abacia e Mirditės d.m.th. Kuvendi i Shėn Llezhdrit qe nėn dioqezės e Arbėnit. Gjithashtu gjejmė se me 1638 Mark Skura qė qe ipeshkėv i Arbėnit, pat pasė Abacinė e Shėn Llezhdrit dhe kuvende tė Shėn Mėrisė sė Nderfandisė, e cila pėrmendet qė mė 1457. Kur me 1640 u ba arqipeshkėv i Durrėsit, aneksoi edhe Ipeshkvinė e Arbėnit, tue mbajtė klerin shekullar titullin e Abatit tė Mirditės nėn vartėsinė e ipeshkvit tė Lezhės.

    Ipeshkvi i Arbėnit qe sufragan i arqipeshkvit tė Tivarit.
    Del se mbas Konēilit tė Parė tė Shqipnisė, famullitarėt e Oroshit mbajtėn titullin tradicional tė kuvendit shejt tė Oroshit qė dikur qe i benediktinėvet a por, sikurse e vejnė disa, i bazilianėvet. Abati i Mirditės kishte nėn juridiksion, posė Oroshit, edhe Spaēin, por dyja kėto, nėn varėsinė e Abacisė sė Mirditės. Betimi qė shpesh ndėgjohej nga goja e popullit, sidomos i atyne me tė motnuemvet kur pėrbehen "pėr atė Shėn Venedikt", dishmon se duhet tė ketė qenė i Benediktinvet."
    Pjeter Bjanku pėrmendet nė Konēilin I shqiptar nė vitin 1703; mandej vjen Abat Junku, e nė vitin 1720 Abat Gazullori. Nė vitin 1745 shkoi nė Romė Abat Gasper Curri bashkė me Nikollė Kamsin shkodran. Abat Gjeēi, ardhė mbas tyne, qe mbytė natėn nė gjumė nga njė lypės tė cilin e kishte ndihmue abati tue nxjerrė para nga arka e Shejtit.

    Mė 1787, pėrmendet Abat Pal Doda e mbas tij Abat Merqija.
    Nė vitin 1820 pėrmendet Abat Krosi, mbas tij, si Vikar i Abatit vjen Dom Pjeter Zarishti, i cili la shumė poezi shqipe, mandej, nė vitin 1863, vjen Abat Gasper Krasniqi. Me kėtė heshtė seria e abatėve deri me ardhjen nė atė seli tė Abat Prend Doēit, me 25 tetuer 1888.
    Me dekret tė Kongregacionit Shejt tė Propagandės dt. 23.X.1888, duel nė vedi Abacia Nullius e Mirditės nėn varėsinė direkte tė Selisė Shejte, me Abat mitrat Imzot Prend Doēin e i qenė shtue, posė famullisė sė Oroshi e tė Spaēit dhe Nderfandina, Kalivarja, Qafa e Malit, Blinishti, Fandi. Ma vonė me dekret dt. 30.IX.1890, nga dioqeza e Sapės u shkėputen Vigu, Mėnela, Gomsiqja e Gojani, mandej me dekret dt.31.III.1894 iu shkėputen dioqezės sė Lezhės e iu dhanė Mirditės, Kashnjeti, Korthpula, Shėn Gjergji, Kaēinari, Frenga e Vigu. Nė vitin 1905 iu dha edhe famullia e Grykės sė Gjadrit qė pėrpara shkonte me Sapė.
    Nė vitin 1894 famullia e Gomsiqes i qe dhanė pėr sherbim fetar etenvet franēeskanė.
    Nė vitin 1898, simbas Re. Missiones Chatolicas, Albacia e Mirditės numėronte 1.000 besimtarė, mjesa nė vitin 1874-1879, konsulli i Rusisė nė Shkodėr, Z. Jastrebov la shenimet si vijojnė:

    Krahina Shtėpi Banorė
    Dibri 430 3.480
    Oroshi 185 1.080
    Fandi 300 2.500
    Spaēi 415 3.450
    Kushneni 205 1.808
    Shuma 12.318

    Por Abat Pal Doēi, e ēon statistikėn deri nė 16.000 frymė.
    Mbas vdekjes sė Imzot Pal Doēit, Papa Benedikti XV emnoi Imzot Zef Gjonalin nga Kashnjeti, Abat tė Mirditės, nė vitin 1921 e emnoi ipeshkėv dhe qe shugurue nė Romė. Mbas tij e mori sundimin, tue qenė zgjedhė ipeshkėv i Mirditės, Imzot Frano Gjini, e pushkatuen nė Shkodėr me 14 mars 1948.
    Nga gushti i vitit 1951 Vikar i Pėrgjithshėm emnohet Imzot Lec Sahatēija me ndeje nė Gėziq.

    Vargu i ipeshkvijve tė Arbėnit
    Viti Ipeshkvij
    1166 - Lazri, i cili mori pjesė nė shugurimin e kishės sė Kotorrit po nė kėtė vit.
    1199 - N.N.
    1255 - N.N.
    1295 - Mikeli.
    1304 - Martini, franēeskan.
    1316 - Mikeli II.
    1350 - Lauri, rregulltar, shuguroi lterin e Shėn Gjergjit nė Perast.
    1354 - Nikolla.
    1364 - N.N.
    1367 - Deda.
    1368 (rreth) - Andrea.
    1370 - Gjoni Lourlis, domenikan.
    1392 - Gjoni II.
    1392 - Gjoni III.
    1411 - Andrea II ipeshkėv i Dejės dhe i Sardės.
    1423 - Andrea III epirotas, ish-ipeshkėv i Lezhės.
    vit i pasigurtė-N.N. Vdiq mė 1495.
    1494 - Ejlli Maēerata nga Italia.
    1506 - Gjoni de Corona nga Jadri, domenikan, shuguroi kishėn e Shėna Ndout nė Jader nė vitin 1512. Vdiq mė 1515.
    1518 - Jakobi spanjol nga Mali Albo i Katalonjes.
    1519 - Ludoviku de Vivaldis, nga Montereggios Itali, domenikan.
    vit i pasigurtė Martini Lalusa.
    1554 - Deda Bigarrei i Urdhnit tė Fretenvet tė Spalati tė Jeruzalemit.
    1578 - N.N.
    1610 - N.N.
    1615 - Gjoni Klesi, franēeskan.

    Pėr sqarime, sa u rreshtue gjer tani, po ēekim emnat e autorėvet qė vlejnė si shenime historike:
    Estina Guil. Comment in Pauli, Epist.VIII, fq. 2, Tit.12.
    Acta Apost. XX, 1-2, Rom. XV.19.
    Cornely, Introdu Compend. fq.543.
    M. Hagen.
    Thalloszy, Illir. Alb.Forsch, I. 218, 70, 71, 121, 111, 122, 216, 116, 115, 263, 219, 220.
    Elēija, vjeti 1908, fq. 178-179.
    Cordignano, Albania, etj. fq. 239, 398, 237, 94, 95, 242, 244, 248, 336, 245, 223.
    Mommsen VI.
    Guarnerio: Le orig. fq. 87, 255, 72.
    Pouqueville 1837.
    "Hylli i Dritės", Viti 1914, fq. 218, 313, Viti 1943, fq. 193, viti 1932, fq. 410, 518, viti 1935, fq. 227, 69.
    F.Noli, fq. 259.
    M.Barleti, fq. 72.
    Dr. Nd. Nikaj "Historia...", fq. 62, bot. 1917.
    Karlo Pooten, dorėshkrimet.
    "Dituria", viti 1939, fq. 85.
    Flet. Klerit Katolik, viti 1931, fq. 8.
    Konēili Shqiptar, Litt. Inst.
    Miscellanea dioq. Sapės.
    "Lajmėtari i Zemres Krishtit",viti 1935, fq. 227.
    L. Hagues, 1897.
    Dom Gasper Gurakuqi, "Dioqeza i Sapės".
    "Missiones Cattolicae", viti 1888.
    Weigand, Alb. Deutscher.
    Gjush Sheldija "Nika", dorėshkrim, viti 1956. Guidė Turistike pėr Qarkun Shkoders, viti 1957, etj., etj.
    Lart
    Para Prapa

    Shėnim: Marrė nga Phoenix. Rekomanduar pėr Shkoder.net... nga Kolec Traboini.
    Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi
    - Printo