|
Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi
Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrės dhe Dioqezat Sufragane V
( shėnime historike )
Shkodėr, 1957-1958
T H E M E L I M I I K A T E D R A L E S
Rreth themelimit tė Kishės sė Madhe goja e popullit ka ruejtė disa ngjarje e thanie tė cilat disa po i rreshtoi kėtu:
Kur qe puna me goditė kishėn e madhe diftonte Simon Gjini, parsia dhe populli i Shkodres thojshin se e dona tė madhe si "Duomi i Milanit". Kolė Mati Tukja tregon se "kur populli bani kėrkesen pėr ndreqjen e kishės, patėn thanė se dona njė kishė lėkurė lopet, e preme rrypa-rrypa dhe me kėtto matėn largėsinė e saj. Valija u habit e deshi me kundershtue, por i gjegjen "tė kena thanė e dona sa njė lėkurė lope".
Loro Lufi, kallzon se si u vuene piketat pėr ēeljen e themelevet. Rinia katolike shkodrane, u ēuene naten dhe i ndryshuene vendet tue i zgjatun me aq mjeshteri sa vetė inxhinieri tė nesėrmen kur i pau nuk dijti me thanė se ishin ata qė ishin vue njė ditė ma parė prej tij apo ishin luejtė vendit. Kolė Kodheli Marubi, pat thanė se kishte ndigjue prej mjeshtrit tė tij, Pjetėr Marubit se paria e popull kishin lypė e kėrkue njė kishė tė madhe tue kundershtue projektin e paraqitun prej arkitekt Pjetėr Marubit e tė pelqyem prej ordinarit.
Mbi caktimin e gjatėsisė sė ndertesės sė Katedrales Gjergj Nikė Sheldija qė ndodhej aty pranė, i pat tregue tė birit Kolės sa vijon: "Ma sė parit e mori lamshin e spagės valia i cili fillin e penit e kishte lidhė vjergė pėr gisht tė vogėl tė dorės sė djathtė dhe i dha krah, mbas tij e mori konsulli i Anglisė, Bonati, i cili e hedh shumė ma poshtė se pasha i cili iu suell tue i thanė se a donte me goditė njė kishė pėr mahallė (lagje) apo per sheher. Mbas tij e morėn me radhė Konsulli i Francės, Hiacint Hecquard, qė si dihet Franca, deri nė vitin 1878 pat pasė protektoratin e kristianizmit nė Ballkan; Konsulli i Rusisė, Illiē; Konsulli i Greqisė, Apostollaqi dhe mė mbas ai i Austrisė, Ballarini, i cili kapėrcej shumė masėn e sundimtarit i cili me buzė nė gaz u suell: "Dashke me shti mbrendė tė tanė kaurrinė e Arnautllekut".
Ditėn e shtimjes sė themeleve, populli i pafarė kishte ardhė nga tė gjitha anėt e krahinat e Shqipnisė dhe qyteti mbanė kishte marrė pamjen e njė kremtimi tė jashtėzakonshėm: burra, gra, pleq e plaka, djem e vajza tė vogla, fshatarė e malėsorė, pasanikė e tė vorfėn kishin zanė vend nė oborrin e Palok Krandes te ara e Marin Gjonej, i cili e dhuroi tokėn ku do tė ndėrtoihej kisha.
Difton historiani franēeskan Atė Marin Sirdani, qė kishte ndie prej tė vjetrish, se firmani i lejes nga Sulltani pėr ndertimin e kishės, kishte ardhė qysh nė vitin 1851, por duket se pėr arsye tė mbledhjes sė tė hollavet u shtye deri ditėn e 7 prillit 1858. Si u vu kryqi aty ku sot asht lteri i madh, dhe u ngulėn piketat, Avdi Pasha, Valiu i Shkodres, lexoi firmanin e Sulltanit (dekretin), u bekue guri i parė i themelit nga Imzot Topich dhe u ēelėn themelet.
Ndodheshin pranė nė ceremoni: Dom Ejėll Radoja, famullitar i qytetit me ndihmėsat Dom Ejėll Tanushi, Dom Mėhill Maraēi, Dom Zef Paci (Shestani), Dom Simon Berisha, Hafiz Daut Efendi Boriēi, trupi konsullor i akredituem ipeshkvijt e dioqezave sufragane, kleri shekullar e rregulltar, xhakojt e seminarit dioqezan, parsia e popull.
Sendekomini (arkėtari i financės sė qarkut) vilajetit, shprazi 700 lira turke florini prej njė ēinije shkrue nė savat e mbulue me shami mėndafshi me topa ari dhuratė e Sulltanit pėr ndėrtimin e katedrales. Papa i Lumi Piu IX me anėn e Imzot Topich, dėrgoi 1000 skuda, ndihmė pėr godinė e kishės dhe nė vitin 1861 e naltoi Kishėn e Madhe Metropoli.
Guri i themelit u shti sė pari nė skaj tė kishės, aty ku sot shifet i murosun njė gurė trekandėsh me njė sy (syni i Zotit) me fjalėt tė gdhenduna italisht "Dio vede tutto" (Zoti shef gjithēka).
Gratė hoqen sendet e arit nga fyti dhe i lėshuene nė themele.
Kisha e Madhe asht e gjatė m.73,50 (deri te balaustra 50m) e gjanė 40 metra dhe e naltė 23,50m. Tregohet se Dom Ejėll Radoja kishte llogaritė madhėsinė pėr 4.000 vetė sa mund tė rrijshin ndejė kambėkryq, por nė kambė mund tė rrijnė edhe 6.000 vetė, dhe tue mbushė ēdo skutė arrijnė 7.000 besimtarė.
Puna nisi me vrull tė madh dhe pėr ēdo tė dielle, mblidheshin burra, tė rij e fėmijė me bartė gur, tulla, me ba gėlqere, me njitė material nder skela nė mėnyrė qė pėr njė javė tė mos mungojnė ustallarėt. U pat vendosė qė secila shtėpi tė dėrgonte nga njė djalė falas me punue pėr 6 muej rresht, ndėr tė cilėt qe Gjokė Muzhani qė asokohe ishte 15-16-vjeēar.
Gjatė punimeve dy herė rresht u pat shembė gunga e kishės derisa erdhi nga jashtė (me sa duket njė konstruktor) njė inxhinier i cili e kreu sikurse sot asht.
Z. Kolė Gurashi i cili ka ndigjue prej Ndoc Gurashit punėn e rrėzimit tė gungės e tregon kėshtu: "Gunga ka qenė rrėzue nga shkaku se populli i kishte ēelė themelet nė krye tė vet e prej entuziazmit nuk ia vejshin veshin planit tė inxhinierit, por e kishin zmadhue nė mėnyrė qė me i tretė pamjen e njė kishe as me qenė njė stacion hekurudhash. Mjaft qiti e bėrtiti inxhinieri tue u thanė se ashtu si e kishin nisė nuk do tė qėndrojnė gunga as kupola, por me ké flet? Mandej filluen me iu kercnue tue i thanė se je pendue e s'do me e goditė. Inxhinieri qe shtrengue me e ndertue kupolėn tue u mundue me e lidhė me trenė e hekur. Por nė vitin 1896-1897 u pa se asht nė rrezik me ra mbrenda, mbasi trenat ishin bre prej teje. Qe pru njė arkitekt austriak e, si mori masat, pruni nga Austria trenė hekuri dhe me punėtorė tė prumė nga jashtė i vendosi; pastaj tavanin e punuen tė mberthyem perbrenda me masur dhe i shtijnė gojė mė gojė dhe pėr njė kohė tė gjatė u duk bukur, mbasi kishin pru me vedi forma tė ndryshme qė i pagėzuen pėrsipri. Mirėpo, mbas pak vjetėsh, nga kjo pikoi pullazi, nisėn me u copėtue e me ra pėrtokė derisa termeti (ėshtė fjala pėr termeti e 1 qershorit 1905) e prishi gati krejt.
Atėherė inxhinier Kolė Idromeno i hoq dhe goditi tavanin nė formė govadash, dėrrase, me pikėzime qė janė edhe sot.
Gjatė ipeshkėvisė sė Imzot Ēurēisė, punimet vijuen dhe pėr tė forcue ma sė forti muret, qėnė lanė me pushue per 4-5 vjet rresht. Por ka asish qė thonė se punimet u pezulluen edhe pėr mungesė tė tė hollavet.
Diftonte artisti Kolė Idromeno, qė leu nė vitin 1860, se kur ishte fėmijė, tue luejtė me shokė, kapercente muret e Kishės sė Madhe. Arkitekti ishte njė austriak, tė cilit mjerisht nuk i dihet emni.
Si filluen me u sosė paret, u mblodhėn 36 vetė nga populli dhe brenda njė ore nėnshkruen 1750 napolona flori. Gurash Shėnkolli qė ndodhej nė Vjenė (Austri) ditėn qė vuni kunorė Frano Jozefi I i Habsburgėve, vojti me miqtė nė votėr tė tij dhe i kėrkuen ndihmė pėr Kishėn. Tregon Loro Lufi se i diftonte gjyshi qė ka ndejė me shtėpi kundrejt Kishės sė Madhe (ku rrijnė edhe sot edhe ky vetė) se shifej vargu i qerrevet prej pazarit e deri te kisha ku katundarėt e malėsorėt bajshin gurė e gėlqere.
Gjatė punimeve qe formue njė komision ku merrshin pjesė posė ipeshkėvijve me radhė, Imzot Topich-it, Imzot Ēuēija e Imzot Karlo Pooten si dhe famullitari i zellshėm Dom Ejėll Radoja, si dhe shumė nga paria e qytetit dhe nga populli. Nė komisionin e formuem kje edhe Atė Tomė Marcozzi O.F.M. themeluesi i Kryeshoqnisė sė "Zojės Rruzare" te Arra e Madhe e qė ēeli tė parin kuvend nė Shkodėr dhe Dom Pashko Junki, ma vonė famullitar i Shkodrės dhe Perandori aty pėr aty i fali 150 napolona flori.
Rreth ndėrtimit tė Kishės Katedrale zana popullore qiti njė vjershė, tė cilėn po e rreshtojmė pjesėrisht:
Kah po vini more qerre
Me bajtė ranė, me bajtė gėlqere.
Godis kishėn me hyjnera (zbukurime)
me 320 penxhere.
Po shkon korculla tue kja:
Me ty pashė kam nji rixha
Njiket' kishė mos me ma nga
se s'ta ēoj pėrmbi kala
as ta ēoj pėrmbi shtėpia
treqind pash pėrmbi xhamia...
Ka“i penxhere per xhakue
kaurreshat kjoshin mallkue
I lanė djemtė pa martue.
Kaurreshat kjoshin tė zeza
qė i lanė vajzat virgjinesha... etj.
Kisha u krye, por kumbonarja mbeti, sepse u sosėn tė hollat. Ordinari, qė ishte Imzot Pashko Guerini, mblodh parinė e vendit dhe i parashtroi nevojėn e plotėsimit tė punės sė nisun. Pėr kėtė qėllim qe vendosė e i ndanė dhuruesit nė tri kategori; klasa I me dhanė 25 napolona flori, klasa II me dhanė 15 napolona flori dhe klasa III, me dhanė nga 10 napolona flori. Krisi potera dhe shamata, dikush donte me u hjekė klasa e parė e me pague ma pakė, atėherė si tregon Gjon Ujka, Nushi ēohet dhe i sillet Filip Parrucės faqe tė gjithėve tue i thanė:
"Kishėn po e mbarojmė unė e ti e po vejmė njė gur tė shkruem se e kena krye na !".
Kjo qe njė bombė pėr tė pranishmit; paret e shenjueme u derdhėn menjėherė. Populli i vogėl, porsa e ndjeu kėtė ngjarje, doli nėpėr shtėpia dugajė dhe mblodh ndihma e u zotue me punue falas pėr ēdo tė dielle, derisa tė kryhej kumbanorja.
Pjesa e siperme e kumbonares, ajo e mbulueme me plumb qe pru nga Venediku dhe pague nga familja Parruca dhe nga vėllaznit Mark e Pjeter Pema qė u kap 750 napolona flori. Sipas projektit tė Kolė Idromenos dhe nėn drejtimin e t“atit, arkitektit Arsen Idromeno dhe nė kujdesin e Imzot Pashko Junkit, atėherė famullitar, mbas gati pesė vjetėsh u krye kumbonarja. Nė vitin 1890 nėn drejtimin e inxhinier Kolė Idromenos, u vendosėn edhe tri kumbonėt e gėzimi qe i papėrshkruem, kur filluen me tingėllue sė parit.
Tavani i kishės pėsoi shumė ndryshime; njėherė qe goditė me trenė perbrenda tė kapun nė formė harku tė thyeme, mandej qe punue me gjeso, por nisi me ra copa-copa; nė fund e mori mbi vedi inxhinier Kolė Idromeno dhe e punoi ashtu si asht sot. Dekorimet dhe pikėzimet e para i punuen austriakėt, ku ndėr shtylla paraqiten 12 apostujt dhe piktura tė tjera. Ndermjet harqevet tė lterit tė madh dhe gungen e tij e pikėzoi artisti Kolė Idromeno me ndihmės Gaspėr Saraēin (piktorin) tue paraqitė nė gungė; nė fillim tė Shejtueshmen Trini me apoteozėn e Eukaristisė. Ma vonė, t“ikunit e Zojės sė Kėshillit tė Mirė nga Shkodra, ndjekė prej dy shkodranėve, Gjergjit dhe De Sclavis, veshė me kostume kombėtare, shallvarė, dollamė, jelekė, dėslleq, festanuz, kėpucė me llapa etj., dhe me sfond qytetin e vjetėr tė Shkodrės me Rozafatin sipri. Nė tavan tė hekurt pikėzoi apoteozen e diakonit Shėn Shtjefnit Protomartir, pajtori i arkidioqezat tė Shkodrės, ky punim u pat ba mbas meremetimeve tė damtimit tė shkaktueme nga termeti i 1 qershorit tė vjetit 1905, d.m.th. nė vitin 1909.
Rrogonat llastre qė edhe sot shifen nė tavan, i krijoi dhe i drejtoi vetė Kolė Idromeno, ndersa punėn materiale e bani Patusha i Kolė Gjonaj e Mark Baba, llastertarė e pikturat i ekzekutoi Gaspėr Saraēi (Piktori).
Kisha nisė me u pasunue me lterė; tė parin e qiti Gjon Nush Kovaēi, atė tė tė Shejtnueshmen Trini dhe Ninja e shoqja, la njė shtėpi nė rrugė tė kapidan Pashės, trashigim qė me njė tė katėrten e tė ardhunave vjetore, tė mbahej lteri; por kjo qiti prej vedit truporen e Shėn Gjon Pagėzuesit, mjesa Luēia e Zef Gerės (Nikolla) pagoi truporen e Shėn Jozefit qė ishin tė dy anash kėtij lteri. Lterin e Konakut Shejt e fali Gaspėr Markiēi; tė Shėn Mėrisė Magdalenė e pagoi Kusha e Ejėll Ēobės me dy trupore anash; atė tė Shėn Ejllit dhe tė Shėn Jakut; lterin e Shėn Lorencit e fali Gjokė Muzhani; dy truporet qė lidhin anash atė tė Shėna Prendės e pat falė Dom Zef Puka, ndersa tė Shėn Shtjefnit e pagoi Dom Pjetėr Gjura. Kolė Ēoba dhuroi lterin e Shėna Ndout. Me rastin e misioneve tė vitit 1895, me kujdesin e Imzot Jak Serreqit, populli katolik shkodran, sidomos grania me dhurata paje e gjanash tė vlefshme, ndertoi lterin e Zemrės sė Krishtit. Lterin e Shėn Kollit e pagoi Kolė Serreqi, tė cilin e punoi me duert e veta Kolė Idromeno. Truporen e Shėn Mėhillit e pagoi pėr 30 napolona flori Hilė Marini tė cilin e punoi vetė artisti Kolė Idromeno. Dy ujė bekoret mermeri i dhuroi familja Pema. Tush Muzhani pruni truporen e Zojės sė Dhimbshme qė pat qenė nė kapelė tė Qelės famullitare. Nė kėtė kapele patėn qenė edhe kėto trupore; Konaku i Shejt, nga e majta e lterit tė mjedisit t“atij qė shef; n“anė tė majtė prep truporja e Shėn Sebastianit e cila u pat zhdukė mbas luftės ballkanike. Truporet ma vonė erdhen tue u shtue; Lezja e Ndoc Gurashit pruni truporen e Shėn Terezinės sė Krishtit Foshnje; Shėn Ēeēilen e pagoi Ēilja e Tish Buflit, Shėn Luēinė, familja e Lukė Shestanit, truporen e Shėn Luigjit e pagoi Komiteti i Kremtimeve tė 200- vjetorit; truporen e Shėn Franēeskut ish e kishės sė Shėna Ndout tej Bunės, tė cilėn e pėrmirėsoi Kolė Idromeno. Kjo kishė kremtonte festėn me 2 gusht. Ndjesa e Shėn Franēeskut ku rrante populli i Shkodres me shumicė dhe kalojshin aty natėn, mbasi deri mė 1913 kisha qė nė kambė si edhe shtėpia dhe hajati pėrballė. Firmanin e Sulltanit pėr kėtė kishė dhe festė e ka pasė shtėpia e Gjon Curanit trashigim. (Shifni gjatė shtojces).
Pėr truporen e Shėna Rrokut nuk dihet se kush e ka dhurue. Kuadrin e madh pikėzue nga Kolė Idromeno, me rastin e 700- vjetorit tė Shėn Franēeskut, qė tashti ndodhet nė lterin e madh tė Kishės sė Fretenvet nė Gjuhadol dhuroi Komiteti i Kremtimeve.
Prej termetit tė vitit 1905, kisha qe damtue shumė, sidomos nė anėn e majtė dhe punimet e ripertrimit qenė ba nga inxhinier Kolė Idromeno. Mbas kėtyne meremetimeve pikėzoi gungen dhe qemerin kryesor Kolė Idromeno.
Gjatė luftės Ballkanike kisha pėsoi shumė nga bombardimet. U prishqė pjesėrisht lteri i tė Shejtnueshmes Trini e i Shėn Mėrisė Magdalenė, edhe sot shifen shenjat nė kuadrin e sė Shejtnueshmes Trini. Gjithashtu pėrjashta janė tė ngulun nė mur tė kishės tri gjyle tė zbrazta nė vendin ku ranė gjylet e bombardimit e ku barin daten 19.III.1913, patėn si konsekuencė diegien e kumbonares, tė sakristisė, shembjen e kumbonėve dhe prishjen e sahatit, tė cilin e pat dhurue Kolė vėlla Kakarriqi, ma vonė, kah viti 1924-1925 e pruni prap tė ri, sė bashku me tė bijtė.
Gjatė Luftės Ballkanike, tue qenė se nė Katedrale u strehuen disa familje shkodrane me gjetė shpėtim, nė kishė nuk u krye asnji ceremoni fetare, por u banė nė kapelė nė oborr tė qelės famullitare.
Nė vitin 1947 u vu shpella e Zojės Lourd, rregullue nga Tonin Harapi dhe truproja e Zojės sė Dhimbshme e motrave Servite, dhe e Zojės Ndihmėtare, e motrave Saleziane, truporet e Shejtėnvet qė pėrmendem ma sipėr u vunė mjaft nė kishė, ku ishin pėrpara Stacionet e Udhės sė Krygjės, tue ēue kėta aty, ku dikur ishin pikturat nė mur tė 12 Apostujvet.
U vunė nė Kishė Katedrale edhe shumė fugure artistike tė Arqipeshkėvisė, sė Qelės dhe tė Motravet Servite e Saleziane. Ndėr tė tjera, Piu X vepėr e piktorit Ndoc Martinit, dhe Shėn Filip Benici a Shėn Juliana falkonjari, vepra tė piktorit franēeskan Lochuan.
Nė vitin 1948 truporen e Shėn Palit punue nga Fratel Auturo Sala, sikur shumė tė tjera e dhuroi Gjystja e Mark Lekės nė kujtim tė dajės sė vet Pal Ēobanit.
Me 31 tetuer 1948, mbas dreke, u ba ceremonia e kremtimit sė Rrelikevet nder lterėt ku, pėr tė paren herė, pas asaj sė Shėn Prosperit, dallohen Rreliket e Shėn Krygjės e tė Veglavet tė Mundimevet si dhe 10 rrashtat e shoqeve tė Shėn Ursulės dhe shumė Rrelikeve tė Zojės dhe shumė shėjtėnvet, simbas ditės sė tyne, jepen me u puthė.
Nė vitin 1948-1949 kisha u stolis vetėm me disa vepra pikture tė njė motre Servite e quejtun M.Gjyljana nga Trieshte, si p.sh. Krishti i paqes, Zoja e Fatimas, Shėn Pjetri tue ecė pėrmbi ujė, tė kthimit tė Shėn Palit etj.
Me 6.V.1891, rezidenca arqipeshkvnore erdhi e nguli cak nė pallatin e ri nė oborr tė kishės vepėr e arkitektit Pjetėr Marubbit i cili pikėzoi tavanin sikurse shifen ende sot; nga shtėpia ipeshkvnore qė ndodhej nė rrugėn Ēesk Nemce selia ipeshkvnore pat qenė instalue nė shtėpinė e Misionit Shėtitės, nė rrugėn e spitalit ku deri mė 1918 pat qenė edhe kapela e cila u dogj.
|