H I S T O R I
SHKODRANE
|
 |
Mbi dijetarin Kolė Ashta
Ecja nėpėr anėn e errėt tė historisė
-- nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Kolė Ashta ka qėnė njė nga dijetarėt e mėdhenj tė Shkodrės, intelektual me formim tė thellė e vizion tė gjerė perėndimor, qė dijet e tij tė shumta i vuri nė shėrbim tė ndriēimit tė pikėrisht atyre anėve tė historisė sė gjuhės shqipe qė ishin mė tė errėta. Ashtu si mjeshtri Eqrem Ēabej, me tė cilin i lidhte njė miqėsi e thellė po edhe njė fushė e pėrbashkėt kėrkimesh, sidomos ēka lidhet me leksikun historik tė shqipes, Kolė Ashta e hulumtonte dhe e vilte shterrueshėm e me shumė shqyrtime e krahasime zhdavaritėse gjithė leksikun e dokumenteve mė tė para tė shqipes dhe, bash pėr kėtė arsye, separatet e "Buletinit tė Shkencave" dhe tė "Buletin i Institutit tė Shkodrės" me pjesėt e botuara tė "Leksikut ..." nga Kolė Ashta, Ēabej i mbante gjithnjė nė tryezėn e tij tė punės.
Para pak kohėsh, pas njė pune vullnetmadhe e tė frytshme shumėvjeēare si pedagog dhe si studiues i gjuhės shqipe, u nda sė gjallėsh prof. Dr. Kolė Ashta, njėri nga hulumtuesit mė tė zellshėm e mė tė pėrkushtuar tė fjalės shqipe, njohės i mirė i teorisė dhe i praktikės filologjike, figurė e paharrueshme dhe e lidhur me ndihmesa tė rėndėsishme nė lėmin e gjuhėsisė shqiptare. Ai vdiq dhe nuk la trashėgimtar: as djalė as vajzė dhe kjo, natyrisht, nė planin njerėzor e bėn edhe mė tė dhimbshme humbjen, veēanėrisht pėr familjen e tij, porse ai, ashtu si disa burra tė tjerė tė shquar tė letrave e tė shkencės sonė, la njė vepėr madhėshtore e tė pėrmasave tė mėdha, na la "Leksiku historik i gjuhės shqipe", vėllimin e parė tė sė cilės e botoi mė 1996 Sektori Shkencor Albanologjik i Universitetit tė Shkodrės "Luigj Gurakuqi": njė punė madhore dhe e hapėt, prej rreth 500 faqesh, nė tė cilėn janė pėrfshirė kėrkimet dhe hulumtimet e tė ndjerit rreth katėr pikave-nyjė nė filologjinė historike shqiptare: 10) "Formulės sė pagėzimit" apo dokumentit tė parė tė gjuhės shqipe, shkruar me 8 nėntor 1462 nga Pal Engjėlli, 2) Dokumentit tė dytė tė gjuhės shqipe "Fjalorthit" tė Von Harfit (1467), 3) "Perikopesė ungjillore" tė pėrkthyer nga fundi i shek. XV e qė pėrbėn tė tretin dokument tė gjuhės shqipe dhe 4) "Mesharit" tė Gjon Buzukut (1555) qė pėrbėn burimin mė tė madh e mė tė plotė tė shqipes sė shkruar deri atėherė.
Le t'i japim njė sy, sė bashku, tė nderuar lexues, kėsaj vepre tė jetės sė mjeshtrit Kolė Ashta, kėtij libri tė botuar nga Shtypshkronja "VOLAJ" me ndihmėn financiare tė Fondacionit "SOROS" dhe tė Dhomės sė Tregtisė tė Shkodrės. Redaktorė tė vėllimit janė njė treshe e profesoratit shkodran, As. Prof. Dr. Tomor Osmani, As. Prof. Dr. Simon Pepa dhe Tefė Topalli, qė tė tre miq dhe kolegė tė Ashtės, po edhe njerėz qė i lidh fort zemra me ndihmesat e vyera tė albanologjisė e qė, duhet ta themi, nė botimin e kėsaj pune qė pėrmban gjithė jetėn e Kolė Ashtės, kanė rolin e atyre qė shpėtojnė dikė nga pėrmbytja. Gaditja pėr shtyp e punėt redaktoriale qė kėrkon njė veper kaq e vėllimshme si "Leksiku historik i gjuhės shqipe" pėrbėnte me siguri njė mund e zotim tė shėnueshėm dhe atyre u pėrket njė nderim pėr kėtė. Por, para se tė hyjmė nė thelbin e paraqitjes sonė, le tė ndalemi njė ēast nė pėrkushtimin e kėsaj vepre nga autori: "Gjithė punėn pėr kryerjen e kėtyre studimeve ia kushtoj An-etės, gruas sime, e cila m'u gjet gjithmonė pranė". Kjo na kthen edhe njė herė tek ajo qė prekėm nė hyrje: Kolė Ashta nuk la bij, por ai, ashtu si Martin Camaj, pasi ēoi jetėn me familjen e vet, pasi iu mbaruan ditėt, i la bashkėshortes veprėn e tij tė madhe, e cila e pavdekėson mbiemrin e autorit mė shumė se do ta pėrjetėsonin njė ēetė djem e nipa: ai la emrin e ndritur tė studiuesit qė kurrė nuk diti tė thoshte "kam hulumtuar mjaft". Ai e vijoi kėrkimin dhe punėn shkencore deri nė ēastet kur iu mpa-kėn e iu shterruan tė gjitha forcat dhe, pa dyshim, nė shkėlqimin mė tė mbramė tė syve tė tij, para se t'i mbyllte pėrgjithmonė, zonja e tij e nderuar, Aneta, me siguri qė, bashkė me lamtumirėn e burrit, do tė ketė ndjerė edhe "amanetin" e autorit pėr veprėn qė la nė botim e sipėr. Tek lexojmė veprėn, natyrisht, nuk mund tė mos shprehim dhe nderimin qė meriton zonja Aneta Ashta qė, kėtė amanet tė tė shoqit, arriti ta plotėsojė, duke pasur pra-nė edhe studiuesit e Sektorit tė Albanologjisė tė Universitetit "Luigj Gurakuqi". Sa herė tė lexojmė, tė citojmė a tė vlerėsojmė atė ēka thuhet nė "Leksiku historik i gju-hės shqipe" tė Kolė Ashtės, krahas tij do tė na shkojė mendja natyrshėm edhe tek personat qė me aq pėrkushtim bėnė tė mu-ndur botimin e saj. Kolė Ashta ka qėnė njė nga dijetarėt e mėdhenj tė Shkodrės, intelektual me for-mim tė thellė e vizion tė gjerė perėndim-or, qė dijet e tij tė shumta i vuri nė shėrbim tė ndriēimit tė pikėrisht atyre anėve tė historisė sė gjuhės shqipe qė ishin mė tė errėta. Ashtu si mjeshtri Eqrem Ēabej, me tė cilin i lidhte njė miqėsi e thellė po edhe njė fushė e pėrbashkėt kėrkimesh, sidom-os ēka lidhet me leksikun historik tė shqipes, Kolė Ashta e hulumtonte dhe e vilte shterrueshėm e me shumė shqyrtime e krahasime zhdavaritėse gjithė leksikun e dokumenteve mė tė para tė shqipes dhe, bash pėr kėtė arsye, separatet e "Buletinit tė Shkencave" dhe tė "Buletin i Institutit tė Shkodrės" me pjesėt e botuara tė "Lek-sikut ..." nga Kolė Ashta, Ēabej i mbante gjithnjė nė tryezėn e tij tė punės. Kush lexon e studion veprat e Ēabejt sheh se atė lėndė e citonte dhe e shfrytėzonte gjerė pėr etimologjitė e shqipes dhe mė tej nė kundrimet rreth historisė sė gjuhės shqi-pe. Nuk gabojnė aspak, po tė themi se, nė veprėn e E. Ēabejt "Studime etimoligjike nė fushė tė shqipes" Kolė Ashta ėshtė au-tori qė ėshtė cituar mė shpesh. 1. Punimi i parė qė zė edhe vendin e kreut hyrės tė vėllimit ėshtė ai qė i kushtohet figurės sė Pal Engjėllit, si personali-tet e bashkėkohės i Skėndėrbeut, si historian a biograf i tij, i pėrmendur gjithandej nė shkrimet historike kushtuar heroit tonė kombėtar, krahas Biemnit, Barletit etj. po, duke u ndalur, nė mėnyrė tė veēantė nė Kuvendin e Matit tė vitit 1462, si njė nga sinodet shumė tė rėndėsishme, ku ipeshkvi i Durrėsit Pal Engjėlli shkroi edhe tė famshmen "Formula e pagėzimit". Koha kur u shkrua Formula ishte njė pikė kriti-ke e historisė kombėtare shqiptare: Heroi ynė kombėtar, Gjergj Kastriot - Skėndėrbeu ishte atėherė mė i plakur dhe i lodhur e kishte filluar tė ndihej trysnia e ndikimit turk. Kuvendi i Matit mishėronte pėrpjekjet atdhetare pėr t'i bėrė ballė sado pak vėrshimit tė kėsaj vale. Nė sythin e titulluar "Dokumenti i parė i shkrimit shqip ėshtė "Formula e pagėzimit", shkruar nė Mat, mė 8 nėntor 1462 nga Pal Engjėlli", Kolė Ashta i qaset shtruar shqyrtimit filo-logjik dhe pėrshkrimit tė hollėsishėm tė brendisė e tė formės gjuhėsore tė atij do-kumenti. "Formula e pagėzimit" e shkruar latinisht e shqip nga Pal Engjėlli ėshtė kjo "Ego te baptizo in nomine patris et filij spiritus sancti". Teksti shqip i Pal Engjė-llit: "vnte paghesont premnit Atit et birit et spertit senit", qė e tejshkruan kėshtu: "Un tė pagėzonjt pr emėnit/tė/ Atit et birit et spertit senit". Dokumenti i parė i shqi-pes gjendet brenda njė konteksti udhėzim-esh tė shkruara latinisht. Kėto udhėzime, qė kanė tė bėjnė me kėtė shėrbesė fetare, me pagėzimin e nė lidhje me formulėn e tij, qė lexohen nė tekstin e Pal Engjėllit, dėgjohen pėrsėri e do tė shtjellohen mė gjerė edhe nė shekujt vijues, si nė Kuven-din e Arbnit, tė mbajtur nė Mėrqinjė tė Lezhės mė 1706. Autori ngulmon se "ato janė dy mė tė moēmet sinode shqiptare qė nga koha e Skėndėrbeut". (fq. 43).
Formula e pagėzimit, ndonėse ėshtė njė tekst i shkurtėr, gjithsej vetėm njė fjali, pėrmban njė hallkė tė rėndėsishme qė lidh Shqipėrinė paraturke me Shqipėrinė e kohės osmane. Ajo ėshtė formula qė do tė ketė qenė nė pėrdorim tė kishės nė gojė tė popullit dhe shkruesi i Kuvendit tė Matit nuk bėri gjė tjetėr veēse e fiksoi me shkrim atė traditė tė trashėguar brezpasbrezi e me njė trajtė pothuajse tė pandryshuar. 2. Dokumenti i dytė i gjuhės shqipe ėshtė "Fjalorthi" i Arnold fon Harfit (Von Harf) i vitit 1497. Ky shtegtar gjerman, qe nisur nga Kėlni i Renanisė nė vitin 1496 pėr njė udhėtim tė largėt nėpėr Itali, Siri, Egjipt, Arabi, Etiopi etj. Gjatė atij udhėtimi ai u ndal diku edhe nė brigjet tona. Ato qė pa e dėgjoi gjatė udhėtimit tė tij Harfi i renditi nė njė vepėr, e cila asokohe nuk qe botuar. Vetėm mbas shumė vjetėsh, mė 1860, do tė botohej nė Kėln "Die Pilgehrfart des Ritters Arnold Von Harf...", nė f.65 tė tė cilit, autori sjell disa fjalė shqipe sė bashku me disa fraza e me disa numėrorė, qė u mblodhėn prej tij nė vendin to-nė dhe po prej tij u pėrkthyen nė gjermanisht. Sė kėtejmi, edhe quajtja e tyre "Fja-lorth shqip-gjermanisht" i vitit 1497. Nga shqyrtimet e shpjegimet e imėta tė Ashtės del se Harfi, sė pari, do tė jetė ndalur nė Ulqin, pėr tė cilin thotė se "ky ėshtė njė qytet i bukur, i vogėl, pronė e venedikasve dhe ėshtė tokė shqiptare". Prej andej ka-lon nėpėr det dhe del nė Durrės e aty, mbledh disa fjalė dhe mban shėnime qė, mė vonė, do tė ngjallnin aq interesim. Nė tė vėrtetė, pėrtej interesimit tė mirėfilltė pėr historinė e shqipes sė shkruar, ato pak fja-lė tė Harfit, do tė meritonin edhe njė he-tim e analizė tė hollė dialektologjike, sep-se, bash qysh aty, mund tė vinim re edhe ndonjė dukuri dialektore karakteristike pėr tė folmet bregdetare tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė toskėrishtes, pėrderisa dihet se, gjatė udhėtimeve tė tij nė Shqipėri, ai qėndroi edhe nė Sazan. Porse, puna ėshtė se teksti origjinal nuk na ka mbėrritur, kemi nė dorė vetėm kopjimin sipas botimit qė ka bėrė Mario Roku (Roques). Tė interesuarit, studiues apo studentė tė le-trave shqipe, nė studimin e prof. Kolė Ashtės kanė tėrė listėn e fjalėve shqip-gjermanisht tė Harfit, bashkė me disa shpje-gime kritike nė kllapa. Aty kemi, gjithashtu, alfabetin e shqipes tė nxjerrė nga "Fjalorthi". Sa thotė Ashta rreth veēorive gjuhėsore-historike tė "Fjalorthit" si dhe tė dhėnat leksikore tė nxjerra sė andejmi kanė pasur e do tė kenė edhe mė tej rėndėsi tė madhe pėr studimet rreth fonetikės historike tė shqipes, si dhe pėrgjithės-isht rreth morfologjisė e leksikut tė gjuhės sonė. Ato janė pėrfillur e cituar gjerė sidomos nė kėrkimet e Eqrem Ēabejt. 3) Dokumenti i tretė i shqipes, tė cilin Ashta e trajtoi gjerė nė veprėn e vet, ėshtė "Perikopeja ungjillore". Aty flitet pėr pėr-kthyesin anonim tė dokumentit, pėr ndryshimet mes kodit dhe dokumentit shqip tė Anonimit "Perikopeja ungjillore", bėhet pėrshkrimi i dokumentit nga ana filologjike, jepet pasqyra e alfabetit tė "Periko-pesė ungjillore" dhe teksti i dokumentit shqip tė Anonimit. Tėrheq vėmendjen, nė mėnyrė tė veēantė, shqyrtimi i gjerė dhe plot erudicion i tė dhėnave rreth fonetikės dhe pėrbėrjes leksiko-frazeologjike qė nden "Perikopeja".
Aty, praktikisht, Porf. Ashta ka derdhur shpjegime e shpallime etimologjike, historiko-kulturore, etnolo-gjike etj., tė cilat nuk mund tė mos pėrfilleshin nga dijetarėt bashkėkohės dhe at-a qė do tė vijnė. 4) Natyrisht, puna mė e madhe dhe themeli i vėllimit ėshtė studimi "Gjon Bu-zuku dhe vepra e tij "Meshari" (1555), njė monografi e hapėt dhe e plotė prej gati 400 faqesh. Kemi tė bėjmė me njė studim tė kryer qysh mė 1963 dhe ėshtė bėrė du-ke u mbėshtetur fillim e mbarim vetėm nė fotokopjen tėrėsore tė "Mesharit", sepse, deri atėherė nuk kishte dalė ndonjė botim filologjik i tij. Vendin kryesor nė studimin e Ashtės pėr librin e Buzukut e zėnė, siē e thotė edhe ai vetė, sidomos dy gjėra tė re-ja: ana letrare e pėrkthimit shqip dhe leksiku i plotė i nxjerrė nga vepra. Monogra-fia ėshtė nyjėtuar si vijon: pas disa shėnimeve paraprake, shkurt, vjen hyrja me titull "Jehet e kohės e tė hapėsirės nė she-kullin XVI dhe Buzuku me veprėn e tij" (f. 113-120), sythi rreth jetės sė Gjon Buzukut dhe disa vija tė personit tė tij (f. 121-1126), Arsyetim pėr ēėshtjet biblio-grafike tė veprės sė Buzukut (f. 127-134), vrojtime grafike pėr shkronjat e alfabetit nė veprėn e Gjon Buzukut (f. 135-141), Njė pėrpjekje pėr studimin e anės letrare tė veprės "Meshari", sipas pėrkthimit shq-ip nga Gjon Buzuku (f. 141-175), Veēori dalluese tė gjuhės sė Buzukut (f. 183-220), Bibliografi pėr Gjon Buzukun (f. 221-223) dhe Leksiku i plotė nxjerrė nga vepra e Gjon Buzukut, punuar mbi foto-kopje (f. 227-494). Vėllimi qė kemi nė dorė na fton ta kėndojmė me nge, po edhe tė nxjerrim sė andejmi shumė fakte, pikėtakime e tė dhėna qė do tė na duhen shpesh pėr tė shqyrtuar e zhdavaritur tė errėtat e kėrki-meve rreth gjuhės shqipe. Po ndalem, kalimthi, vetėm nė ndonjė ide e pėrsiatje qė na del gati spontane duke lexuar Leksikun e veprės sė Gjon Buzukut. Sė pari, nė afrinė shumė tė madhe fonetike dhe leksikogramatikore tė asaj qė nden "Meshari" me tė folmet e anės veriperėndimore, sidomos me ato tė Malėsisė sė Madhe. E kam fjalėn, nė mėnyrė tė veēantė, pėr pika tė mėdha takimi e pėrkimesh qė nuk ka si kalohen nė hije, si p.sh. grupin e zano-reve uo (afėruom, amėshuom, amėltuom, anėkuom, bekuom, besuom, bukuruom, buollicė, dėrguom, dėftuom, dėshmuom, duoj, duruoshim, fabrikuom, faruom, firmuom, gruoja, guxuom, gjatuor, gjimu-om, idhėnuom), qė nuk e ndeshim mė kurrkund nė tė folmet e gegėrishtes veri-perėndimore, pėrveē trevave tė Malėsisė dhe tė zonave prej nga kanė qenė shpėrngulur malėsorėt, si nė anėt e Krajės dhe nė diasporėn e krijuar prej mėrgimtarėsh krajanė e anamalas nė Zarė tė Dalmacisė. Shumėkush, ndonjėherė edhe nė radhėt e gjuhėtarve qė maten me hijen e mėngjesit, harrojnė se, p.sh., tė folmet e Kastratit, tė Hotit, tė Kelmendit etj, bash hir tė pranisė sė togut uo dhe fazės sė mėtejme tė tij ua (grua, mua, prrua, shkua) dallohen prerazi nga mbarė tė folmet e tjera tė gegėrishtes, dhe, least but not least, bashkėzanojnė mė dukshėm me toskėrishten e me gjuhė letrare standard, sesa me tė folmet e tjera, qoftė edhe aq pranė, si p.sh. me tė folmen e qytetit tė Shkodrės. Pikėrisht ashtu si gegėrishtja e Gjon Buzukut, siē e kemi thėnė edhe gjetkė, ngjason aq fort e pėrputhet harmonishėm nė shumėēka me tos-kėrishten e Lekė Matrėngės. Natyrisht, hi-poteza si kjo mbeten gjithėsesi "nė kantier" e duhen ēuar mė tej, porse mua mė duket se , edhe nė shumė raste tė tjera, leksiku dhe semantika buzukiane qė nden "Meshari", jo vetėm gjen pėrputhje tė plo-ta, po edhe jep shteg pėr tė menduar pėr njė zanafillė tė mundshme tė Gjon Buzukut pikėrisht nga ndonjė vis veriperėndimor qė kishte njė tė folme si ato qė ndeshim edhe sot nė Malėsi tė Madhe. Sa pėr ilustrim, po theksojmė kėtu se, duke lexuar Leksikun e Buzukut, mua mė vijnė kundruall e krejt tė njėjta shumė leksema si kėto: ardhija dhe shqiptimi i saj nė formėn ėrdhi, qė aq shpesh e kisha ndeshur ndėr tė moshuarit e Kastratit; mbiemri ci-lėsorė i atillė, e atillė me kuptimin "i fortė, i fuqishėm", qė e kam ndeshur nė Budishė e Kastrat tė Epėrm qysh kur punoja pėr temėn e diplomės pėr tė folmen e Kastratit (1965-66); bakeq "keqbėrės" dhe antonimi bamirė "mirėbėrės", forma briena si shumės i emrit brini "briri", folja bukuroj dhe rrjedhojat e saj bukuruom, e bukuru-ome, qė ndėrtohen pa parashtesė, por dre-jtpėrdrejt nga tema bukur: ka nis rrushi m'u bukurue (Kastrat), butak-u qė lidhet me but-i, por qė nė Kastrat e ndeshim nė formėn bucak-u; fjalėt dejem, i dejun "dehem, i dehur"; forma me ll e emrit tė sė di-elės: Buzuku dielle-ja, Kastrat e gjetkė nė Malėsi edhe sot: e diell, t diell n mrame; djergem "zbres", duoj "dorėz kallinjsh", fjala ndez me formėn nė dh: dhezunė, dhezėllimė, qė, krejt ashtu, na shfaqen nė Malėsi: me llez i cigare, zjarmin e laē llezun, ka marr t llezun etj. Dukuri tė tilla, sigurisht, nuk mjaftojnė vetėm tė hetohen, ato duhet edhe tė ndiqen nė ballė tė gjerė e sipas njė ideje pėr te mbėrritur nė pėrqasje sa mė tė plota e sistemore. Vetėm kėshtu besojmė se mund tė jepen pamje mė tė hapėta e prurje mė tė sigurta, mbi bazėn e tė cilave edhe mund tė zhdava-riten sadopak mjegullnajat rreth fazave tė hershme tė gjuhės shqipe e tė jo pak pro-ēeseve fonetike e morfosintaksore tė saj. Paēim shėndet e jetė pėr t'u ardhur rreth e pėr tė hulumtuar mbi to. Pastė dritė e iu pėrmendtė kurdoherė pėr mirė emri mjeshtrit tė madh Prof. Dr. Kolė Ashtės.
|
|