L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Albania & Biography
- a poetry, in English

Rreth autorit:
Klasiku i letrave shqipe
Nė kurthin e fashizmit
Ministri qė dogji libra
28 vjet pas vdekjes
Fillimet e prozės moderne
-- tregim --
Njė ēuterr nė Helveti
Ernest Koliqi (1901 - 1975)
-- Nga jeta dhe vepra e autorit
1901 - Lindi nė Shkodėr me 20 Maj 1901, nė nje familje te njohur patriotike.
1921 - Perfundon shkollėn e mesme nė Bergamo dhe nė Milano, Itali, dhe kthehet ne Shqiperi, ku dy vjet me pas themelon se bashku me pater Anton Harapin dhe Nush Topallin, revisten "Ora e Maleve".

Ernest Koliqi (1901 - 1975) 1924 - Ben pjese ne Shoqerine patriotike "Bashkimi", e krijuar nga Avni Rustemi. Per shkak te lidhjeve te tij te reja politike, detyrohet te emigroje per pese vjet ne Jugosllavi, per t'i shpetuar ndonje goditje nga forcat zogiste, pas revolucionit te deshtuar te Nolit.
1929-36 - Kthehet ne Shqiperi per te punuar si mesues ne Vlore e Shkoder. Ne nje sere botimesh periodike dhe veprash te tij, Koliqi afirmohet si nje talent i letersise shqiptare.
1937 - Diplomohet ne Universitetin e Padoves me tezen "Epika popullore shqiptare".
1939-41 - Emerohet minister i Arsimit gjate pushtimit fashist.
1944 - Largohet ne Itali, i denuar nga qeveria e re komuniste, si bashkepunetor i fashizmit.
1957 - Emerohet drejtues i Institutit te Studimeve shqiptare, e krijuar ne kete vit si pasuese e katedres se Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Romes. Ne kete vit, nis te botohet edhe revista letrare ne gjuhen shqipe e Koliqit "Shejzat".
1975 - Vdes ne shtepine e tij ne Rome, i nderuar nga i gjithe komuniteti shqiptar ne emigrim, por i mohuar nga vendi i tij.
Ndėr veprat e tij janė: "Kushtrimi i Skanderbeut", poemė dramatike; dy pjesė me novela tė titulluara "Hija e Maleve" dhe "Tregtar flamujsh", si dhe poezitė lirike "Gjurmat e Stinve".

Shkodra nė mėngjese

Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare,
kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende fjetė:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh nė liqe synin e qetė.

Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
tė parat pėrshėndetje dridhen nė heshti tė letė,
e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jetė.

E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija
udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i hollė:

skaj nė skaj si lum gzimi tue rreshqitė
nė syt e vashave, qeshė, e mbush me dritė
kaēurrelat e tyne kur shkojnė nė shkollė.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Kroni i katundit

Shtegu qi ēon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzė mbramje me buljere nė krah, dalin gra e vajza pėr me mbushun uj nė krue. Ndeshen udhės shoqe me shoqe e shėndrrojnė dy fjalė.
Dita asht e mundshme ndėr katunde e ato biseda mbramjeje disi janė nji pushim e nji argtim. E ndėrsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushė buljerat nji nga nji tue kendue. Secilės vajzė e secilės grue i kendon nga nji kange te veēante, pėrse kroni te tana i njef. Vajzat i njef tė vogla e i pau dalkadalė tue u rritė; gratė i njef nuse e i pau dalkadalė tue u plakė. Pasqyra e qetė e ujit mban kujtimin e tė gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtė, i kendon gjithkuj kangen e mallėngjyeshme tė kohės sė kalueme. Por pak kush din ta marrė vesht... E shumta kalojnė habitshėm. Shuejnė etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnė. Kjo, ndoshta, asht ma mirė pėr to, sepse kanga e kronit shėndrrohet nė vaj, tue jehue nė thellsit e shpirtit. Atėherė ma mirė mos me ndigjue.

| Prapa |