L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Rreth autorit:
Klasiku i letrave shqipe
Ministri qė dogji libra
Nė kurthin e fashizmit
28 vjet pas vdekjes
Fillimet e prozės moderne

Njė ēuterr(1) nė Helveti(2)
- Kushtue kujtimit tė Dom Lazėr Shantojės

T I N G Ė L L I M I T
Tingėllim, bukurija kurr s't'humbasė
qyshse Danti t'amshoi me t'madhen lyrė:
prej dashunije fshān gjithnji kur hasė
Beatriēen kah pėrshndet' me aq t'āmbėl mnyrė;

n'ty ende qįn Petrarka e vaji n'gjasė
t'nji kroji rrjedh ku qartas si n'pasqyrė
prap bota vron me mrekulli t'pamasė
Lauren qimjare t'hijshme kejčt n'ftyrė.

Kisha me dashtė edh'un me i a pėrmendė
s'dashunes s'ime emnin larg ndėr mote
porsi poett qi rrojn' sa bota e dielli,

por vargjet qi kunor' shkoj tue ia endė
veē nji prendver' mā s'ngjasin n'ftyr' t'ksaj bote
aq koh' sa lulet qi ēel' drandofilli.

A e njef ti, or vėlla, atė dobėsim shpirtnor qė me njė fjalė tė pėrditėshme quhet mėrzi? Idhnia e trishtimi janė pjellorė. Ta shporojnė shpirtin, por edhe nxjerrin prej si visare ashtu si plori nga bucat (3) e tokės sė thyeme. Mėrzia tė veshkė ndiesit ma tė njoma, tė thanė fuqit ma tė thella. Asht e shterpė. Mėrzia nė mars m'a breu kreninė e mė plandosi shpirtnisht nė njė amti qė shtrihej mbi mue si njė qiell pa hyj, si njė qiell nate qė nuk pret agim. Pėr me qenė poet, duhet tė jeshė krenar. Duhet tė keshė guximin me thanė: - Unė kėndoj pėr ata njimijė vetė qė heshtin e presin me u shprehun nėpėr za tim. Mėkat asht krenia, por mėkat i nevojshėm pėr poetin. Mėkat pjellor si idhnia e trishtimi. E nė mars, or vėlla, ky mėkat i stėrfuqishėm u zhduk prej shpirtit tim, i dėbuem nga njė mėrzi dėrmuese qė mė kapėrthei unji edhe mė bani tė pėrbuzi kujtimet e pėrvojėn ma tė ēmueshme tė kalesės dhe tė shikoj pa kurrnjė shpresė ardhmėninė. Jetoja nė njė tė tashme pa shkas. Prilli mė shpėtoi. Ky muej plot hir mė gjeti nė Helvetģ. Kisha bri meje njė mik vėllaznor. Ai s'u kujtonte pėr perėndimin e ēdo lakmie nė mue, por fjala e tij padashtas mėrzisė sime i caktoi megje dhe s'e la me u zgja aqė nė shpirt sa me mė tretė ēdo hije gjallese. Nė ato male blerojnė livadhet ma tė bukura qė pėrmban kjo botė. Endeshim me vėllanė shpirtnor maje nė maje, por syni im, rrethue si prej njė mjegulle tymtuese, nuk e shijonte gjith' atė bukuri. Mė dermonin netėt pa gjumė, tue m'a topitė mpreftėsinė e shqisevet. Mė lodhte nata, jo dita me ecje tė pandame. Rrija tue pritė driten me sy nė tavan, lėshue nė njė rrymė mendimesh pa ngjyrė, tė kota, tė amullta, qė as nuk mė qitnin ke bregu i shpresės. Por njė natė mė mori gjumi me lehtėsi porsa mbėshteta kryet nė kultėr (4): njė gjumė i randė, i thukėt, pushues si ai gjumi qė kapė ēilimijt mbas lojnave zdritė prej synit tė nanės vėrejse. E, nė mėngjes, mė zgjoi Prilli i Helvetisė tue trokllitun nė dritore tė mia me tinguj gazmorė trokesh. Kėrceva nga shtrati e hapa kapakėt. Drita qė hyni m'u derdh mu nė shpirt dha m'a mbushi me hare tė lehtė. Nė paqin e qartė tė mėngjesit kulloste njė kope lopėsh tė larme nė shpat gjelbėror aty ku rrezet e para shkonin me pushue mbi barin ma tė kandshėm qė panė kurdoherė kėto sytė e mi, prorė dashamirė, besnikė tė ngjyrave dhe tė flakimit tė tyne nė lojna tė dritės. Nė atė mėngjes helvetian Prilli mė pajtoi me Poezinė. Kush e pėrshkruen bukurinė stėrmahnitėse tande, o kopėsht i lulėzuem mollash, qė mė vezullove para syve nė tė dalme nga praku i shtėpisė sė mikut? Pėrtej mrekullit tė bardhė tė atij kopėshti, valėt e lumit nė dritė, diku nė hije pasqyronin kthielltinė e njė qielli tė lum. Pyjet maleve kishin nisė me u njethė dhe dalkadalė me ndėrrue ngjyesinėn e ufullt dimnore nė njė blerim flakues. Bletėt banin darsėm e zhumhurė (5) tue vlue nėpėr gardhiqe, plym (6) mbi bula shpėrthyese. Nėpėr ajėr ajėr lėvizte si njė amė mjalte. Ishte mjalta e prillit, mjalta e Poezisė qė ngjyente shpirtėnt tanė. U futem nė njė shteg dredha-dredha e u ngjitėm nėpėr njė pyll brejsh (7). E befas, nė atė tė ngjitun, njė gazmim i ēuditshėm m'u dikue pėrmbrenda. Erdh tue m'u derdhun nė gjak njė freski e panjoftun. Gjaku m'u shndėrrue nė njė musht prendveror. Mrekullia bimore e metamorfozave pagane mė pushtoi gjithunji (8). Paganizmi i pyllit ngadhėnjemte nė mue. Pėr njė ēast e ndjeva veten bimė, landė, brč... Ah, jo brč i atij pylli helvetian por e ndjeva veten lis malesh tona. Hija ime shkruhej aty nė atė tokė tė huej, por trupi im i vėrtetė kishte rranjėt e veta shumė larg, shumė larg andej, tė thellueme nė njė shkamb tė Malėsisė. Erna tė paprituna mė rrethuen e mė shkunden. Majet e mia tė blerta u valviten nė qiell shqiptar. Langjet e dheut shqiptar u ngjiten e rrėshqiten gjatė mishit tim. Isha pjesė e pandame e shkambit arbnor. Qe vetėm njė ēast por zgjati sa krejt jeta. E arritem me shokun ke njė lug vallue prej brejve tė pyllit qė veē paksa linin me depėrtue dritėn e ditės. Uji i kulluet, nė atė lug, rrėzohej nga njė shkrep me gufime tė borta shkumbe. Ma poshtė ai ujė qetohej e, para se me rrjedhė si ēuterr nėpėr pyll kah fusha, mblidhej e pushonte nė njė gropė picigjate shtrue me guraleca tė imėt. Brejt lėshonin tė tanė blerimin e tyne nė atė gropė tė qartė nė gjysmaterr tė lugut. Aty pashė fytyrėn time. Nė atė pasqyrė unė vėrejta njė Narēiz tė lodhun, me njė rrudhė dyshimi nė ball. Kishte humbė, dashunori i krojeve, kreninė e dikurshme. Tashti iu lexonte, nė fytyrė tė tretun e tė zymnueme, mėshira pėr atė qėndresė tė njė drite andrrimesh gjithnjė zbetas vetuese nė bebet e syve nė skaje tė gojės. E i thashė vetvetes:

- Ku shkoi dalldia e rinisė sė parė? Ē'u ba krenia e buzėve kangatare, shkėlqimi i syve plot fuqi andrrimi? Si mbaroi besimi me gjetė nė vetvete njė bukuri tė pashoqe saqė mos me pasė nevojė pėr gėzim tjetėr? Fytyrėn ta ka bre dyshimi. Iku njomėsia agimore. Pėrkulju ligjeve tė Urtisė sė zakonshme, o kryengritės i mujtun. Arratia prendverore dėshtoi. Mbushja menden vetes se je si tė gjithė tjerėt, me njė vlerė ma tė pakėt se shumė tjerė. Shporrju ndėrlikimeve shpirtnore e jeto jetėn e gjithkuj. Kėrko njė lumni tė pėrvujtun e mos andrro ma lavdinė e larit. Kapa njė gur e ia turbullova sipėrfaqen asaj pasqyre tepėr tė drejtė. Por fatlumsisht Prilli prap ngadhėnjei atė ditė nė mue. Sa kthei i qetė uji, tue u shikue rishtas nė tė, zbulova nė fytyrė time bukurinė e njė misteri tė vjetėr. E Prilli foli e tha:

- Sa pare ban fytyra juej e brishtė me do vija ndėrrojse qė deka shpejt do tė shlyejė? Kreni e falisun, o Narēiz, ajo qė me kėrkue nė qarkun e ngushtė tė vetvetes njė bukuri ngushulluese, burim kangėsh e frymėzim veprimesh tė shqueme. Po, njė bukuri ju tė gjithė e keni nė vete. Por s'asht jueja. Asht e gjakut trimij-vjeēarė qė ushqen gjallninė e zemrės suej. Lėshoju nė ndiesi tė freskėt qė pak para t'a pėrshkoi trupin. Kėrkoi fijet e rranjėve tueja nė atdhe, atje ku tingullon e kuptueme kanga jote. Mbas rrudhave qė lanė nė fytyrė vjetėt e shkimuna, mbas vijave tė lodhuna qė skalitė dyshimi e fatkeqėsia, duhet tė gjejsh rininė e amėshueme tė gjakut stėrgjyshor, prendverėn e pasosme qė lulėzon nė thellėsitė e rracės arbėnore.
Kėshtu mė foli mue Prilli.
E rishtas unė ndjeva njė freski tė panjoftun tue m'u derdhun nė gjak. Paganizmi bimor i pyllit mė pushtoi edhe njė herė. U bana prč e bindun e shortisė prendverore; u shndėrrova nė bimė e nė gur; jetova njėmijė jetė tė ndryshme njerėzore. Njofta njėqind gėzime, njėmijė mjerime. Zemra m'u zmadhue pėr bind e u njėpėrnjėsue me njė zemėr tė madhe, vigane, qė rreh bujarisht tash trimijė e ma vjet. Kur syni im kthei me u kundrue nė pasqyrė tė ujit tė huej, unė s'e njofta ma veten time: njė mijė fytyra pėrmblidheshin nė fytyrė time. Ishin ato tė tė parvet nė tė cilat gjatė mija vjetėsh shkėlqei gjaku shqiptar.

1) ēuterr - curril, rrėke
2) Helvetģ - Zvicėr
3) bucė - plis
4) kultėr - mbėshtetėsja e krevatit tek koka
5) zhumhurė - zhurmė e mbytur
6) plym - plot
7) bre-brej - bredha (bredh - dru halor)
8) gjithunj - gjithandej

-- marrė nga Gazeta Shqiptare

| Prapa |