L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Rreth autorit:
Nė kurthin e fashizmit
Ministri qė dogji libra
28 vjet pas vdekjes
Fillimet e prozės moderne
-- tregim --
Njė ēuterr nė Helveti

Klasiku i fundit i letrave shqipe
-- nga Erjon Tase - Klan

Ne mengjesin e 15 janarit 1975, ne nje dhome te thjeshte ne shtepine e tij ne Rome, Ernest Koliqi po perjetonte grahmat e fundit te jetes. I njohur si klasiku i fundit i atij brezi te spikatur letrar te viteve '30, Koliqi po fikej larg Shqiperise, aty ku nje gjykate e popullit e kishte denuar prej kohesh me vdekje si kolaboracionist i fashizmit dhe ku vepra e tij perbente nje herezi.
Pak dite me pare, ndersa lengonte ne shtratin e vdekjes, ai kishte patur nje vegim qe kishte dashur ta shkaraviste menjehere ne leter: dikur pas vdekjes se tij, ne Shkoder degjoheshin serish kembanat e kishave dhe vajza e tij hynte e lire ne shtepine e vjeter te Koliqeve. Nje vegim qe do ta shoqeronte plot shprese ne ato dite te ftohta janari dhe qe do te kthehej ne realitet, per cudine e te gjitheve, 15 vite me vone. Ne ate periudhe kur ne konfliktin e vleresimit te nje shkrimtari te mirefillte dhe nje politikani fashist, ka fituar i pari. Tashme qe vleresimi i Koliqit ne tekstet shkollore nuk ndryshon nga ai i gjigandeve te tjere te letersise, mund te shpresohet se figura e njerit prej prozatoreve brilante te viteve '30, nuk do te lidhet vetem me nje kujtim te keq te se kaluares se tij "kolaboracioniste".
Perpos ketyre paragjykimeve, qe jane normale per cdo personazh te permasave te Koliqit, veprimtaria e tij mbetet ende e panjohur per nje pjese te madhe te lexuesve dhe larg studimeve te mirefillta te kritikeve. Aq me teper, rrethet intelektuale letrare nuk e kane shkuar aspak nder mend idene e larget te nje rigjykimi te plote te figures se Koliqit. Vetem disa botime te shkeputura te bashkepunetoreve te afert ne emigrim te tij, dy nga te cilat perbejne edhe bazen referuese te ketij shkrimi, nuk arrijne te sjellin te plote perpara publikut shqiptar dilemat politike te te mohuarit te madh.
Dhe shkrimtari Ernest Koliqi, u perfshi vetevetiu ne keto lojra te rrezikshme politike, pa e pritur nje fund te tille. Ashtu si te gjithe intelektualet e tjere te shkolluar ne Perendim gjate viteve '30, ai u be shume shpejt nje perkrahes i rrymes opozitare te regjimit zogist. "Ererat" e zhvillimit duhet te frynin edhe ne kete cep oriental te Ballkanit, te mbytur nga varferia e analfabetizmi. Dhe autoret e ndryshimit te zymtesise se ketij realiteti nuk duheshin pritur nga qielli. Keto ide te "botes se re" e kishin grishur Ernest Koliqin qe ne moshen 20-vjecare, atehere kur kthehej nga studimet ne Itali dhe binte ne kontakt me Luigj Gurakuqin, fqinjin e tij ne mehallen e Gjuhadol-it ne Shkoder.
Sipas nje numri perkujtimor te vecante te revistes "Shejzat", te vitit 1976, Gurakuqi nderhyri ne vendimin e Koliqit per t'u bashkuar ne shoqerine opozitare "Bashkikmi", te themeluar nga Avni Rustemi. Edhe pse ne moshe te re, studenti shkodran arriti te fitoje konkursin e Ministrise se Arsimit per nje Himn Kombetar, nderkohe qe poezite e tij ishin perhapur me shpejtesi ne rrethet letrare.
Viti 1923 shenon edhe gjurmen e pare te rendesishme ne publicistiken shqiptare te Koliqit, kur se bashku me Anton Harapin dhe Nush Topallin, themelojne revisten "Ora e Maleve", organ i grupit Liberal-demokrat, i drejtuar nga Gurakuqi. Sipas njerit prej bashkekohesve te tij, Dr. Josephh Oroshit, pena e Koliqit dallohet ne keto poezi te botuara ne "Oren e Maleve" per largimin e tij te qellimshem nga "shkodranishtja" teper e theksume e shkrimtareve te asaj periudhe. "Gjuha e tij ishte me e pergjithshme, me e pasur, me nje stil aristokrat. Mbiemrat plot ngjyra i japin gjalleri te metejshme gjuhes e stilit te tij artistik", kujton Oroshi, ne nje shkrim ne revisten "Shejzat".
Ne momentin qe "Ora e Maleve" i besoi detyren e kryeredaktorit, 21-vjecari Koliqi thirret me urgjence ne Tirane nga Luigj Gurakuqi.
Revolucioni i Qershorit 1924 kishte sjelle ne skene intelektualet opozitare te Zogut, te cilet propagandonin nje Shqiperi demokratike dhe properendimore. Ashtu si nje pjese e mire e bashkekohesve te tij intelektuale, edhe Koliqi po shihte te realizuar nen qeverine fanoliane nje pjese te idealeve qe kishte besuar deri ne ate moment. Ne kete rrjedhe te re ngjarjesh, ai pranoi me deshire te rreshtohej ne qeverine perparimtare. Fillimisht, ne postin e sekretarit personal te afruar prej Luigj Gurakuqit ne Ministrine e Arsimit dhe me pas edhe ne detyren e sekretarit te Ministrise se Brendshme, te drejtuar prej kolonel Rexhep Shales. Por endrra per ndryshimet e shumepritura nuk zgjati. Dhe se bashku me marshimin ne Tirane te trupave te Ahmet Zogut, u regjistrua ne listen e revolucionareve te perndjekur edhe emri i Ernest Koliqit. Nje vendim i forcave te rikthyera ne pushtet te Ahmet Zogut, e vleresonte si nje element te rrezikshem per lidhjet e tij me drejtuesit e revolucionit dhe per pjesemarrjen ne administraten e Nolit. Si zgjidhje me e mire per te mbajtur larg nje personazh te njohur te opozites, Koliqi internohet per pese vite ne Bosnje-Hercegovine.
Gjate kesaj periudhe, i dedikohet plotesisht krijimtarise. Duke qendruar prane krereve te Malesise se Veriut ne emigrim, ai arriti te njihej mjaft mire me psikologjine e rregullat e Kanunit e botekuptimin e vjeter te maleve. Kjo eksperience do te ndikoje ne krijimtarine e metejshme te prozes se Koliqit, e cila ne kete periudhe persekutimi eshte me e thelle se kurre. Pasi shkruan poemen "Kushtrimi i Skenderbeut", e cila eshte nje himn per Heroin Kombetar, Koliqi botoi ne qytetin e Zares, (Bosnje) vellimin e novelave "Hija e Maleve", qe e pagezon edhe si krijuesin e noveles shqiptare. Nepermjet nje stili te mrekullueshem narrativ, i cili vihet ne dukje edhe nga studiuesi Aurel Plasari, Koliqi arriti te paraqiste ne kete botim nje sere episodesh te jetes malesore nen ndikimin e rregullave te ashpra te Leke Dukagjinit. Me kete sukses te ri te prozes, emigranti Koliqi pritet mjaft mire ne kthimin e tij ne qarqet letrare shqiptare.
Ne vitin 1929, mbreteria shqiptare vendosi te fale Koliqin dhe ta emeroje ate nje mesues te thjeshte gjimnazi, fillimisht ne Shkollen Tregtare ne Vlore e me pas ne vendlindjen e tij ne Shkoder. Por shkrimtari kishte projekte te tjera ne mendje, pasi kater vjet me pas regjistrohet ne Universitetin e Padoves, per te mbrojtur diplomen e tij ne studimin e epikes popullore shqiptare. Vlerat e Koliqit bien mjaft shpejt ne sy te profesoreve te tij dhe ai emerohet pedagog i gjuhes shqipe ne kete universitet, duke u afirmuar njekohesisht edhe si specialisti kryesor i studimeve albanologjike ne Itali. Kjo nuk e pengon studiuesin Koliqi qe te botoje ne keto vite vellimin me vjersha "Gjurmat e Stines", vellimin e novelave "Tregtar flamujsh", i cili ka rene se fundi ne duart e lexuesve i ribotuar. Ne keto botime, penda e prozes artistike e Koliqit afirmohet se tepermi, duke i dhene per here te pare nje hov te tille ne letersine shqipe nje gjinie te tille.
Madheshtia e nje shkrimtari te tille per fatin e keq te te gjitheve, shpertheu ne vendin dhe ne kohen e gabuar. Atehere, kur baruti i luftrave te nazizmit po i afrohej edhe Shqiperise, e cila si nje vend i vogel rrezikonte demin me te madh: asimilimin kulturor. Sipas njerit prej drejtuesve te "Leka", revistes kulturore te ketyre viteve, pader Xhuzepe Valentinit: "ky asimilim kulturash, qe kishte ndodhur tashme ne Austri dhe Cekosllavaki, por rrezikonte edhe Shqiperine. Dhe intelektualet si Koliqi menduan se mbrojtja e Italise ishte zgjidhja e vetme".
Dhe kjo dileme e tyre perfundoi te premten e pashkeve te 1939-s me pushtimin italian te Shqiperise. Nje tjeter studiues, linguisti amerikan Robert Elsie, thekson ne "Historine e letersise shqiptare" se: "Ne kete periudhe te trazuar, kur mbi Evrope po mblidheshin rete e luftes, Koliqi u emerua ne katedren e gjuhes e letersise shqipe te Universitetit te Romes, qe ishte ne zemer te Perandorise se re mesdhetare te Musolinit... Ai dhe disa intelektuale te tjere shqiptare ishin te shtrenguar te pajtoheshin me dilemen politike e kulturore te rritjes se ndikimit te Italise ne Shqiperi".
Fale ketyre lidhjeve te reja te Koliqit me fashizmin, atij iu ofrua qe ne ditet e para te pushtimit posti i ministrit te Arsimit ne qeverine e re shqiptare, detyre te cilen ai e pranoi dhe e kreu per dy vjet. Me kompetencat e reja, ministri arrin te krijoje Institutin e Studimeve Shqiptare, pararendes i Akademise se Shkencave, i cili mblodhi rreth vetes intelektualet me te spikatur te kohes, me qellim vleresimin e metejshem te kultures shqiptare. Pas bashkimit te Kosoves me trojet shqiptare, Koliqi arrin te binde italianet per hapjen e shkollave shqipe, gje qe nen sundimin e serbeve ishte pare si nje herezi e rrezikshme. Rreth 200 mesues shqiptare u derguan ne viset kosovare per te organizuar kurset e para shkollore, qe ne 12 dhjetor 1941, u finalizuan edhe me hapjen e shkolles se mesme shqipe ne Prishtine.
Ne disa botime te kohes, verehet me habi nderhyrja e ministrit te Arsimit per te shpetuar nga kampet e perqendrimit albanologun austriak me origjine cifuute, Norbert Joklin, te cilit iu afrua nje pune si mesues ne Shqiperi. E gjithe kjo veprimtari, sipas studiuesit Aurel Plasari, nuk mund te fshehe ndikimin negativ qe pati kultura fashiste (pergjegjjesia e se ciles bie edhe mbi shpatullat e Koliqit), ne mbylljen e gazetave shqiptare apo djegien e librave angleze e franceze ne stendat e Bibliotekes Kombetare. Ndersa ne parathenien e tij te vellimit "Migjeni", te botuar ne vitin 1988, Ismail Kadare duket me kritik ndaj Koliqit: "Nder shkrimtaret reaksionare veriore, Ernest Koliqi i drejtimit proevropian ishte shembulli tipik se si nje talent mund te vritej nga perqafimi i ideve fashiste. Zgjedhja e gabuar e kampit politik, qe e coi dalengadale nga simpatia e pare per fashizmin ne postin e ministrit te Arsimit te qeverise kolaboracioniste, ishte fatale per te", eshte shprehur Kadare, i cili pavaresisht rrethanave te kohes, nuk ka botuar deri me sot nje ndryshim te ketij qendrimi ndaj figures se babait te prozes shqiptare.
Por, ne ato periudha te nxehta, Koliqi vazhdoi te ngjiste shkallet e karrieres se tij vetvrasese politike. Pas largimit nga drejtimi i ministrise, ne vitin 1943, ai pranoi postin e kryetarit te Keshillit te Larte Fashist ne Tirane. Ky funksion i tij i fundit, e ezauroi plotesisht figuren e politikanit, por ne nje regjim fondamentalist te komunizmit shqiptar, u zhduk perfundimisht edhe ana tjeter e dyzimit te Koliqit: shkrimtari.
Perseritja cinike e ngjarjeve, (ky skenar u luajt pas rrezimit te qeverise se Fan Nolit), e detyrojne serish Koliqin te largohet nga Shqiperia. Duke lene pas denimin e tij si kolaboracionist i fashizmit dhe nje njolle te zeze ne krijimtarine letrare. Italia, atdheu i tij i dyte, e mirepriti serish shkrimtarin dhe studiuesin Koliqi. Deri ne vdekje, ai vazhdoi te mbante funksionet e tij drejtuese ne katedren e Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Romes, duke i dhene nje ndihme te vlefshme kultures shqiptare. Gjate ketyre viteve, ai fiton te drejten e perkthyesit brilant te klasikeve italiane Dante Alighieri, Pettrarca, Ariosto Tasso, Forcolo, Carducci, Pascoli e shume te tjere. Me mjaft vlera mbeten edhe studimet e tij albanologjike, nje pjese e te cilave nuk jane bere ende te njohura edhe gjate ketyre viteve te fundit.
I tille, sipas pader Xhuzepe Valentinit, ishte dhe rasti i krijimit te nje fjalori te gjuhes shqipe, gjate periudhes qe Koliqi drejtonte Institutin e Studimeve Shqiptare. I njejti fjalor, me pak ndryshime dhe precizime, sipas Valentinit, u publikua pas luftes nga Aleksander Xhuvani dhe Eqrem Cabej, te cilet ishin anetare te Komisionit te Koliqit. Ne vitet e fundit, Koliqi gjen forcen e nevojshme per te vazhduar krijimtarine letrare ne romanin "Shija e bukes se mbrume" (e ribotuar se fundi), apo permbledhjet e poezive "Pasqyra e Narcizit", "Kangjelat e Rilindjes" e "Symfonia e Shqipevet", me endrren se nje dite poezite e tij do te mesoheshin me te njejten kembengulje ne bankat e shkolles me bashkekohesit e tij, Migjeni apo Fan Noli, ata qe paten fatin te qendronin ne krahun e duhur te rrymave te trazuara politike te atyre viteve '30-te.

| Prapa |