|
Nė lidhje me autorin:
|
-- tregim --
|
KOLIQI nė kurthin e fashizmit
-- nga Xhuzepe Valentini
Per njerin prej bashkekohesve, pader Xhuzepe Valentinin, nuk ka dyshim se Koliqi pranoi te bashkepunonte me fashistet per te realizuar idealet e tij: perparimin dhe ringjalljen kulturore te vendit. Drejtuesi i revistes "Leka", organ i kolegjit te jezuiteve te Shkodres, gjate viteve 1930, perpiqet te sqaroje "kurthin", ne te cilin ra shkrimtari Ernest Koliqi.
"...Kur Zogu nisi te hakmerrej ndaj te gjitha atyre qendrave fetare qe predikonin ngritjen shpirterore kombetare, qe ishin shkollat private dhe sidomos ato katolike, Koliqi u terhoq per te studiuar ne Itali, ndersa ne te "Lekes" kaluam ne nje opozite jo shume te hapur, por as te heshtur ndaj regjimit. Dhe me pas, erdhi edhe momenti kritik i carjes se madhe me zogizmin. Nuk behej fjale me per kontraste krahinore, kulturore apo fetare. Ne fund te fundit, edhe regjimet, ashtu si shtetet, jane te zevendesueshem.
Situata gjeopolitike evropiane ishte ne levizje. Prane ndodheshin qellimet ekspacioniste te fqinjeve, ndersa pak me larg, rreziku i nazizmit, i cili kishte dhene prova tashme ne Cekosllavaki dhe Austri. Rreziku nuk shfaqej tek nje pushtim ushtarak, por tek asimilimi i kulturave. Asnje force ne Shqiperi nuk mund te garantonte nje mbrojtje te sigurte ndaj ketij rreziku, ashtu sic u pa me vone se clirimi i vendit nuk mund te kryhej pa ndihmen e Rusise (nepermjet Jugosllavise), Anglise dhe SHBA-se, dhe me humbjen e Kosoves e vlerave te vjetra kombetare shqiptare.
Ernesti se bashku me Mustafa Krujen dhe Lazer Shantojen, ishin mes atyre qe e pane Italine si shpetimin e vetem. Por ata nuk munden te parashikojne zhgenjimin dhe rrenimin e shpejte te saj. Nuk me takon mua te jap nje gjykim rreth kesaj zgjedhjeje te tyre, por ajo qe mund te them eshte fakti se, Koliqi, Kruja, Shefqet Verlaci, Gjon Marka Gjoni, Kole Bibe Mirakaj apo ndonje tjeter, u zhgenjyen dhe u trishtuan kur italianet ndryshuan rregullat e lojes, duke e shnderruar "commonwealth-in" e premtuar ne nje sundim. Por tashme, askush nuk mund ta kthente mbrapsht ate qe ishte bere.
Ne kete menyre ndodhi qe keta intelektuale pranuan "te shfrytezonin" per te miren e vendit perandorine e re. Qellimi i tyre u mbeshtet ne kete pike edhe nga Gjergj Fishta, Terenc Toci (qe me pare nuk kishte hezituar te luftonte edhe me arme), pader Bernandin Palaj, Xhevat Korca, Dhimiter Berati, Aleksander Xhuvani, Xhafer Ypi dhe te tjereve qe kaluan me pas ne rezistence te hapur. Ne fakt, italianet nuk kishin nje program shkombetarizimi, por vetem interesin per te futur elementet italiane ne qeveri dhe ne ekonomine e vendit.
Verlaci, Koliqi, Kruja dhe te tjeret punonin per te ringjallur kulturen shqiptare, duke prekur anet e dobeta te italianeve dhe duke perfituar prej tyre. Endrra e vjeter e inteligjences shqiptare per bashkimin e Kosoves u be realitet gjate kesaj periudhe. Dhe Koliqi e Kole Bibe Mirakaj arriten te organizojne bandat e malesoreve per kete qellim, duke perdorur edhe shperblimet personale. Gjate kesaj periudhe te pushtimit te Shqiperise, ministri i Arsimit Koliqi arriti te realizonte qellimin e hapjes per here te pare te shkollave shqipe ne Kosove, por edhe daljen ne drite te botime te ndryshme, qe kishin per qellim vleresimin e kultures e letersise shqiptare".
-- marre nga numri special i "Shejzat", 1976