Pjesa I
Aty nga viti 1944 kur sherbeja si rrethkomandant i xhandaremrise se Dukagjinit, hyra ne
lidhje te fshehta me majorin britanik Nils, i cili kryesonte nje nga misionet
anglo-amerikane qe ishin atashuar asokohe prane forcave nacionaliste ne Veriun e
Shqiperise. Sipas porosive te tij, une asokohe ndihmova te gjitha ato forca qe luftonin
kunder gjermaneve, sic ishin komunistet, ballistet dhe legalistet. Aty nga korriku i vitit
1944, une e braktisa detyren e rrethkomandantit te Dukagjinit dhe shkova ne Shoshaj ku
rrija vazhdimisht nen ankthin e goditjes e arrestimit, si nga partizanet ashtu dhe nga
forcat gjermane.
Ashtu i arratisur qendrova per dy vjet i fshehur neper malet e Dukagjinit se bashku me Mark
Malen, Gjergj Vaten, Pal Thanin, Lulash Staken, Mirash Ndoun dhe Bajraktarin e Dukagjinit
Lulash Gjeloshi me gjithe mashkujt e fisit. Ne tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e
Tiranes shpalli nje amnisti per te gjithe personat e arratisur, une vendosa dhe u dorzova
vete se bashku me disa shoke te tjere, duke menduar se komunistet do ta mbanin fjalen per
faljen qe nxorren. Por isha gabuar, se komunistet na prene ne bese dhe me denuan me shtate
vjet burg e internime te gjata, nga te cilat u lirova vetem ne vitin 1984". Njeriu qe flet
dhe deshmon per here te pare per Gazeten, eshte 85-vjecari Leke Vojvoda nga Shoshaj i
Dukagjinit, ish-oficer akademist me graden e kapitenit i diplomuar ne Modena e Firence, i
cili rrefen gjithe historine e jetes se tij qe nga bankat e gjimnazit te Shkodres, studimet
ne Akademite e Italise, fillimin e karrieres ushtarake gjate viteve te pushtimit, ndihmesen
e madhe ndaj levizjes antifashiste, e deri tek arrestimi e denimi prej komunisteve me vite
te gjata burgu e internimi. Ndonese tashme ai po i afrohet te nentedhjetave duke lene pas
nje jete ku shkelqimi, vuajtjet dhe peripecite e pafund i jane mpleksur pazgjidhshmerisht
me njera tjetren, malesori fisnik Leke Vojvoda, me nje portret dhe fizik tipik si ato te
kreshnikeve qe ka pershkruar me aq mjeshteri Pader Gjergj Fishta ne "Lahuta e Malcise", te
habit me memorjen e tij brilante dhe ato ngjarje qe tregon. Aty ne shtepine e tij te
thjeshte qe ndodhet diku ne nje rrugice te ngushte te lagjes "Tre Heronjte" te qytetit te
Shkodres ku ne kemi shkuar si mysafir, ai nis e rrefen duke sjelle ne kujtese ngjarje,
data, vite e njerez me histori nga me te ndryshmet dhe hera-heres e nderpret tregimin e tij
nga qe e tradhetojne disa pika loti qe i bien permbi faqe!
Familja Vojvoda, besnike te Zogut
Leke Vuksani apo sic njihet ndryshe me mbiemerin Vojvoda, u lind me 7 maj te vitit 1918-te
ne Shoshaj te Dukagjinit, prej nga eshte dhe origjina e familjes se tij nje nga me te
njohurat e asaj krahine ne Veriun e Shqiperise. Mbiemerin Vojvoda (ne serbisht-komandant)
ajo familje e ka trasheguar qe prej pese brezash, pasi te paret e saj ishin komandante te
malsoreve ne luftrat kunder forcave serbo-malazeze ne fundin e shekullit te XIX-te dhe
fillimin e shekullit te XX-te. Babai i Lekes, quhej Vuksan Vojvoda dhe ai ka qene teper i
njohur ne ate krahine si burre i urte per ndarje pleqnie, pasi bashke me Bajraktarin e
Dukagjinit, ai merrej edhe me zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe problemeve te ndryshme qe
lindnin ne mes fshatareve te asaj krahine. Vuksan Vojvoda ishte nje nga besniket e
Monarkise se Zogut dhe ai njihej ne te gjithe Dukagjinin si nje nga mbeshtetesit kryesor te
Mbretit. Aty nga viti 1926 kur ndodhi Kryengritja e Dukagjinit e udhehequr prej toger Ndok
Gjeloshit dhe Dom Loro Cakes te cilet synonin rrezimin e Qeverise se Zogut, iu be thirrje
edhe Vuksan Vojvodes per t'u bashkuar me kryengritesit dukagjinas. Synimi i kryengritesve
per ta bere per vete Vuksan Vojvoden, qendronte ne faktin se ai gezonte nje popullaritet te
jashtezakonshem ne te gjithe ate krahine. Por Vuksani, nuk pranoi te merrte pjese ne ate
kryengritje, pasi ishte fare i qarte per synimet e organizatoret e vertete te saj. Ndonese
Vuksani vete nuk kishte bere ndonje shkolle te madhe, ai u kujdes qe djalit te tij, Lekes,
te mos i mungonte ajo. Keshtu ne vitin 1928 Vuksani e dergoi te birin, Leken, ne qytetin e
Shkodres dhe e regjistroi ne shkollen fillore te Konviktit "Malet Tona". Ate shkolle Leke
Vojvoda e mbaroi ne vitin 1936 kur mori semimaturen dhe gjate gjithe periudhes qe ai ndoqi
mesimet aty, ai vleresohej si nje nga nxenesit me te mire te saj, pasi gjate nje viti
shkollor ai mori dy klase pernjehere. Gjate asaj periudhe nder shoket me te afert te Lekes
ne Konviktin "Malet Tona", ishte Mehill Marku nga Lotaj e Shales, (me pas emigroi ne SHBA
ku u be profesor ne nje universitet te Nee Yorkut) dhe Kol Prela (profesori qe u pushkatua
me grupin e deputeteve ne 1946-en) qe ishte disa vjet me i madh se ai ne moshe. Pervec
Mehillit dhe Koles te cilet ai i kishte shoke dhe bashkefshatare, ne nje klase me Leken
asokohe mesonin dhe Fadil Hoxha, Xheladin Hana, Hajrulla Kastrati, Emin Duraku, Ndue Gjergj
Pervizi etj. Lidhur me shoket qe Leka kishte ne Konviktin "Malet Tona", ai kujton:
"Ndo-nese une kisha nje miqesi te ngushte me shoket e mi te klases si Fadil Hoxhen, Emin
Durakun, Xheladin Hanen e Hajrulla Kastratin, ne bindjet politike isha kunder tyre sepse
ata kishin pikpamje komuniste", deshmon Leka per ish shoket e tij te klases, te cilet me
vone u bene emera te njohur e personalitete te Luftes Antifashiste ne Shqiperi dhe
Jugosllavi.
Ne shkollen ushtarake te Romes
Pasi e mbaroi semimaturen me rezultate shume te larta ne vitin 1936, Leke Vojvoda kishte
deshire qe te vazhdonte studimet ne nje nga shkollat ushtarake te Italise. Lidhur me kete
ai kujton: "Pasi u diplomova ne gjimnazin laik te qytetit te Shkodres, bere nje kerkese per
te ndjekur studimet ushtarake ne Itali. Pasi m'ua aprovua kerkesa edhe me ndihmen qe ma dha
ushtaraku Ndoc Kurti, i cili ne ate kohe sherbente si adjutant i motrave te Mbretit Zog,
une u paraqita ne konkursin qe u zhvillua ne Tirane. Pasi e fitova ate konkurs me pike te
plota, m'u dha e drejta per te ndjekur shkollen ushtarake ne Rome, te cilen e fillova ne
tetorin e vitit 1936. Bashke me mua ne ate shkolle ushtarake te kryeqytetit italian,
aspkohe ishin dhe disa studente te tjere nga Shqiperia, si Abdyl Kellezi, Abdi Mati,
Valentin Pervizi etj. Ate Lice ushtarak e mbarova me rezultate shume te mira ne vitin 1939,
por gjate asaj kohe qe isha student aty, kam kaluar nje nga ngjarjet me te dhimbeshme te
jetes simeā?¦", kujton 85-vjecari Leke Vojvoda dhe per nje cast e nderpret rrefimin e tij
nga lotet qe i rrjedhin mbi faqe. Po cila eshte ajo ngjarje e larget qe ndonese ka ndodhur
prej me shume se gjysem shekulli me pare, e trondit dhe e prek edhe sot malesorin fisnik
Leke Vojvoda, duke e bere qe te mos e permbaje dot veten? Lidhur me kete ai nis e tregon:
"Aty nga pasditja e tete prillit te vitit 1939, une ndodhesha ne ambientet e shkolles vetem
me disa shoke shqiptare, pasi italianet kishin shkuar neper shtepite e tyre me rastin e
festes se pashkeve. Nga qe ato dite ne nuk kishim dale fare jashte ambienteve te
kapanoneve, nuk kishim asnje dijeni se cfare ndodhte jashte mureve te asaj shkolle. Aty nga
pasdrekja e asaj dite une dola dhe takova kapelanin e shkolles (priftin ushtarak) te cilit
i thashe se bashke me dy shoket e mi kishim deshire qe te shkonim ne kishe me rastin e
festave te pashkeve. Kapelani pasi me degjoi , m'u pergjigj: "Nuk do te shkoni dot ne kishe
pasi ne qytet ka trazira te medha, sepse keto dite ka ndodhur bashkimi i Italise me
Shqiperine". Une e kuptova menjehere se c' kishte ngjare, pasi qe nga fundi i muajit mars
kishim degjuar se dicka pritej te ndodhte ne mes Italise dhe atdheut tone Shqiperise.
Menjehere pas fjaleve te kapelanit me shperthyen lotet curk dhe ashtu i ngasheryer pa e
permbajtur aspak veten iu drejtova duke i thene: "Pader, qe nga ky moment une nuk besoj me.
Si ka mundesi qe nje shtet i madh te zaptoje nje shtet tjeter me te vogel? A nuk eshte dhe
atdheu yne Shqiperia nje vend qe e ka fale zoti si gjithe shtetet e tjera? Perse nuk
paskemi te drejte te jetojme te lire edhe ne". Pas fjaleve te mia kapelani nuk u ndie fare
dhe u largua jashte shkolles, ndersa une me shoket e mi u futem brenda ne kapanone", kujton
Leke Vojvoda ate ngjarje te larget te shtate prillit te vitit 1939 kur Italia kreu
agresionin fashist ndaj Shqiperise, ngjarje e cila edhe sot ia con lotet curk malesorit
kreshnik 88-vjecar, per te cilin tregojne qe se ka njohur kurre friken.
Refuzimi i betmit ushtarak ne Rome
Po c'ndodhi me pas me Leke Vojvoden dhe shoket e tij studente ushtarake qe asokohe
vazhdonin mesmet ne Liceun Ushtarak te Romes? Lidhur me kete, ai rrefen: "Qe paraditen e
nente prillit te vitit 1939 ne ambientet e shkolles sone aty ne Rome, autoritetet italiane
filluan te grumbullonin te gjithe studentet shqiptare qe asokohe ishin neper shkollat e
tjera ushtarake te Italise, si te mesme ashtu dhe ato te larta e te aplikacionit. Qellimi i
atij grumbullimi ishte se ata kishin vendosur per te na derguar te benim betimin ushtarak
se bashku me studentet italiane. Ndersa po vazhdonte grumbullimi i studenteve shqiptare ne
ambientet e shkolles sone, ne qe ishim aty vendosem qe te benim nje mbledhje lidhur me
situaten qe ishte krijuar. Pasi u mblodhem fshehtas reth 20 e ca shqiptare ne nje klase,
filluam diskutimet duke rrahur mendimet se c'duhej te benim ne situeten ne te cilen
ndodheshim. Disa nga shoket qe e moren fjalen ne fillim, hodhen idene qe ne ta linim fare
shkollen dhe te ktheheshim ne Shqiperi, gje e cila ne fillim u perkrah nga te gjithe ne
menyre unanime. Por ky vendim me pas u hodh poshte, sepse dikush nga ne tha se do ishte me
mire qe ne ta vazhdonim shkollen, te diplomoheshim dhe kudo qe te na conin te punonim per
te miren e Shqiperise. Ajo gje u perkrah nga te gjithe ne qe ishim aty, duke thene se do
ishte me mire te mbaronim shkollen e te dilnim oficere, pasi Shqiperia kishte nevoje per
kuadro te afte qe te drejtonin vete ushtrine shqiptare. Pas ketij vendimi ne u shperndame
pa e ditur se pas pak ditesh italianet do te na dergonin per te bere betimin ushtarak.
Autoritetet e larta italiane kishin vendosur qe bashke me studentet italiane, te na conin
per te bere betimin me arme edhe ne shqiptaret qe studjonim ne ate shkolle te mesme
ushtarake te Romes. Per kryerjen e betimit ushtarak ishte caktuar nje kazerme ushtarake e
cila ndodhej jo shume larg shkolles sone dhe pak pasi mberritem ne aty, erdhen dhe
autoritetet e larta ushtarake italiane qe do te asistonin ne ceremonine e betimit. Kur
filloi te kendohej himni jone kombetar, ne studentet shqiptare qe ishim rreshtuar neper
kuadrate te vecanta, filluam te qanim dhe si me komande te gjithe i leshuam armet ne toke.
Kjo gje shkaktoi dhe prishjen e gjithe ceremonise se betimit. Pas kesaj ne na derguan
perseri ne shkollen tone dhe aty na mblodhen ne nje salle duke na kerkuar llogari se pse e
bojkotuam betimin ushtarak duke leshuar armet ne toke. Te gjithe ne studentet shqiptare qe
u ngritem per te dhene llogari aty para autoriteteve ushtarake italiane te shkolles,
nxorrem arsye nga me te ndryshmet lidhur me prishjen e ceremonise se betimit. Ne fund te
mbledhjes komanda e shkolles na komunikoi se do te mblidhej per marrjen e masave ndaj nesh
dhe te nesermen ata moren dhe internuan vetem shokun tone Abdyl Kellezin, te cilin e
konsideruan si organizatorin e te gjithe asaj cka kishte ndodhur", kujton 85-vjecari Leke
Vojvoda, lidhur me refuzimin e kryerjes se betimit ushtarak te nxenesve dhe studenteve
ushtarake shqiptare qe asokohe mesonin ne Itali.
Diplomimi ne Modena e Firence
Ne fundin e pranveres te vitit 1939 Leke Vojvoda u diplomua me rezultate te larta ne ne
shkollen ushtarake te Romes dhe me pas ai vazhdoi perseri studimet ne Akademine Ushtarake
te Modenas. Lidhur me kete ai kujton: "Pasi u diplomova ne Liceun Ushtarak te Romes, kisha
deshire qe te vazhdoja perseri studimet ne nje nga Akademite e Italise ne degen e
Karabinerise. Por, edhe pse kisha mbaruar me rezultate te larta, ajo gje ishte e veshtire
dhe nuk kisha siguri nese do me jepej e drejta te vazhdoja Akademine e Modenas. Ne ate kohe
une shkova dhe mora takim me Gjeneral Zef Serreqin, i cili ishte Komandant i Kavalerise
Italiane. Pasi ai me priti mjaft mire, une i thashe se kisha shkuar per t'i kerkuar ndihme
qe te me krijonte mundesine qe une te ndiqja studimet prane Akademise se Modenas, ne degen
e Karabinerise. Gjeneral Serreqi pasi me degjoi me vemndje deri ne fund, ne fillim me pyeti
se perse une insistoja qe te shkoja ne degen e Karabinerise, ne nje kohe qe ajo ishte nje
nga deget me te veshtira dhe me me probleme kur te dilje ne jete pas diplomimit. Une iu
pergjigja se kisha deshire qe te diplomohesha ne ate dege, duke menduar se Italia nje dite
do te ikte nga Shqiperia dhe ne oficeret shqiptare do ta organizonim e do ta merrnim vete
ne dore formimin e armes se xhandarmerise. Pas kesaj Gjeneral Serreqi me ndihmoi qe une te
regjistrohesha dhe te filloja studimet ne ate akademi, ku bashke me mua, po ne nje dege
tjeter, ate te Kavalerise, ishte dhe shoku im i ngushte Valentin Pervizi, me origjine nga
Skuraj i Kurbinit", kujton Leke Vojvoda lidhur me ndihmen qe i dha Gjeneral Zef Serreqi,
per te ndjekur studimet ne degen e Karabinerise prane Akademise Ushtarake te Modenas ne
Itali.
Pjesa II
Dėshmia e ish-kapitenit Vojvoda: "Pasi lirova nga arrestimi 29 komunistė shkodranė, me
porosinė e majorit britanik Nils, ndihmova Frontin nėpėrmjet Profesor Kolė Prelės"
Lekė Vojvoda: "Si i shpėtova grackės sė Xhemal Selimit"
Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė
shkurtėr tė jetės sė 85-vjeēarit Lekė Vojvoda (Vuksani) me origjinė nga Shoshaj i
Dukagjinit, i cili aktualisht banon me gjithė familjen e tij nė Lagjen "Tre Heronjtė" tė
qytetit tė Shkodrės. Lekė Vojvoda u lind nė vitin 1918-tė nė Shoshaj tė Dukagjinit dhe
babai i tij Vuksani gjatė viteve tė Monarkisė ka qenė tepėr i njohur nė tė gjithė atė
krahinė si burrė i urtė nė ndarje pleqnie dhe bashkė me Bajraktarin e Dukagjinit thėrritej
pėr zgjidhjen e mosėmarėveshjeve tė ndryshme qė lindnin nė mes fshatarėve tė asaj zone.
Mbiemrin Vojvoda ajo familje e pati trashėguar prej disa brezash nga qė tė parėt e saj
kishin qenė gjithmonė si komandantė nė luftrat kundėr serbo-malazezėve. Lekė Vojvoda pasi
mbaroi me rezultate tė larta gjimnazin laik nė Shkodėr pranė Konviktit "Malet Tona", nė
vitin 1936 fitoi njė bursė shtetėrore dhe shkoi nė Itali ku ndoqi mėsimet nė shkollėn
ushtarake tė Romės dhe mė pas u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė Modenas, nė degėn e
Karabinerisė.
Nė vitin 1941 Lekė Vojvoda (Vuksani) i pėrfundoi studimet pranė Akademisė Ushtarake tė
Modenas qė ishte njė nga mė prestigjozet e Italisė dhe po atė vit ai u diplomua me
rezultate tė larta nė degėn e Karabinerisė. Lidhur me kėtė periudhė ai dėshmon: "Gjatė
kohės qė ndiqja studimet pranė asaj akademie, kisha miqėsi tė ngushtė me Valentin Pėrvizin
nga Skuraj i Kurbinit, i cili ishte djali i Prenk Pėrvizit qė shėrbente si oficer madhor nė
Ushtrinė Kombėtare Shqiptare me gradėn e kolonelit. Prenka i cili kishte mbaruar vetė
Akademinė e Shtatmadhorisė nė Itali, vinte vazhdimisht tek ne nė Modena dhe interesohej pėr
problemet qė kishim si dhe pėr ecurinė e studimeve. Po kėshtu pėrveē Valentinit qė
studjonte nė degėn e Kavalerisė, gjatė asaj kohe nė Akademinė e Modenas nė njė degė me mua
studjonin edhe Hamit Taga (i biri i Xhafer Tagės nga Kruja) me Abdurrahman Emirin. Pasi u
diplomova pranė asaj akademie nė vitin 1941, unė vazhdova pėr njė vit aplikacionin pranė
Akademisė sė Firences po pėr degėn e Karabinerisė. Qytetin e Firences e njihja mirė sepse
gjatė kohės qė vazhdoja studimet nė Modena, isha regjistruar si student i korespodencės
pranė Fakultetit tė Drejtėsisė sė Firences, por fatkeqėsisht nuk arrita ta merrja dot
diplomėn. Pasi mbarova aplikacionin njė vjeēar pranė Akademisė sė Firences, tė gjithė
studentėt u shpėrndanė nė reparte tė ndryshme tė Iltalisė, ndėrsa mua mė mbajtėn aty nė
Akademi si pedagog ku pėr njė vit dhashė lėndėn e teorisė sė qitjes pėr rreshterėt. Unė nuk
kisha dėshirė qė tė qėndroja si ushtarak nė Itali dhe kėtė gjė ia parashtrova Komandantit
tė Akademisė i cili mė sugjeroi qė tė bėja njė kėrkesė Duēes qė tė mė jepte transferimin.
Sipas porosive qė mė dha ai, unė e bėrė kėrkesėn e cila m'ua aprovua dhe nė fillimin e
shkurtit tė vitit 1943 unė erdha nė Shqipėri", kujton Lekė Vojvoda lidhur me periudhėn e
studimeve nė Itali dhe kthimin nė Shqipėri
Nė Shkodėr liron 29 komunistė
Pas kthimit nė Shqipėri, mė 14 shkurt tė vitit 1943 Lekė Vojvodėn e emėruan me detyrėn e
Komandantit tė Xhandarmėrisė nė rrethin e Lezhės e mė pas nė qytetin e vogėl tė Tuzit i
cili asokohe ishte nėn administrimin e shtetit shqiptar. Lidhur me kėtė periudhė kohe, Leka
dėshmon: "Karriera ime ushtarake filloi nė rrethin e Lezhės ku u caktova me detyrėn e
Komandantit tė Karabinerisė. Gjatė asaj kohe nė atė qytet ndodheshin tre oficerė tė
shėrbimeve sekrete tė ushtrisė italiane (SIM) dhe njė kompani me milicė. Gjatė atyre tre
muajve qė unė shėrbeva nė atė qytet si Komandant i Karabinerisė (Xhandarmėrisė), i vura
vetes si detyrė qė ta shkatėrroja fare kompaninė e milicisė bashkė me tre oficerėt e
SIM-it. Pėr kėtė gjė unė vazhdimisht iu bėja propagandė oficerėve shqiptarė qė ishin nė
krye tė kompanisė sė milicėve qė ta linin atė detyrė, pasi nuk ishte nė interes tė ēėshtjes
kombėtare. Pas ca kohėsh ata ma dėgjuan fjalėn dhe e braktisėn fare detyrėn qė u ishte
ngarkuar gjė e cila ēoi edhe nė shkatėrrimin e kompanisė sė milicisė italiane e cila mbeti
pa asnjė oficer. Po kėshtu me anė tė njerzve qė kisha nė Tiranė, ndėrhyra dhe transferova
edhe tre oficert e SIM-it tė cilėt kishin bėrė emėr tė keq nė Lezhė. Nė atė kohė pėr tė
gjitha ato veprime qė bėja, unė kisha njė pėrkrahje tė madhe nė Tiranė prej Gjeneral- Prenk
Pėrvizit, qė ishte babai i shokut tim tė ngushtė Valentinit. Pas tre muajve, nga Lezha mua
mė transferuan nė qytetin e vogėl tė Tuzit, i cili asokohe ishte brenda kufijve politik tė
Shqipėrisė dhe administrohej nga Tirana zyrtare. Emėrimi im nė detyrėn e Komandantit tė
Xhandarmėrisė sė Tuzit, pėrkoi edhe me krijimin e Xhandarmėrisė Shqiptare e cila mė parė
mbulohej nga Karabineria italiane. Qė nė ditėt e para qė mora detyrėn aty, mė erdhi njė
urdhėr nga Ministria e Brendshme, e cila mė urdhėronte qė tė arrestoja 29 komunistė tė asaj
zone dhe t'i ēoja tė lidhur nė Shkodėr. Unė e zbatova urdhėrin dhe i mora tė 29 komunistėt
tė cilėt nuk i lidha e bashkė me ta shkova nė qytetin e Shkodrės ku si fillim bisedova me
Komandantin e Xhandarmėrisė major Ndrec Prengėn, tė cilit i thashė se urdhėri pėr
arrestimin e tyre ishte i gabuar. Major Ndrecės i thashė se pėr veprimtarinė e atyre
komunistėve qė kisha arrestuar pėrgjigjesha unė, dhe Ministria nė Tiranė nuk dinte asgjė
dhe nuk mund tė mė urdhėronte pėr arrestimin e tyre, pasi nuk kishte asnjė informacion nga
unė. Unė arrita ta bindja major Ndrecėn qė t'i liroja tė gjithė komunistėt e arrestuar,
duke i thėnė se vetė garant pėr tė gjithė ata. Pas kėsaj unė i mora tė 29 komunistėt me
vete dhe i ēova pėrsėri nė Tuz duke i liruar tė gjithė. Nė mes atyre 29 personave tė liruar
nė atė kohė, ishte dhe Hajrulla Kastrati sė bashku me Age Grudėn, tė cilėt njiheshin si
eksponentė kryesorė tė lėvizjes komuniste nė tė gjithė Qarkun e Shkodrės", kujton Lekė
Vojvoda atė kohė kur ai liroi nga arrestimi 29 persona tė cilėt ishin futur nė listat e
Ministrisė sė Brendshme nė Tiranė pėr veprimtarinė e tyre komuniste.
Me majorin britanik Nils
Nė detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė sė Tuzit, Lekė Vojvoda nuk qėndroi mė shumė se
gjashtė muaj pėr arsye se atė e transferuan nė vėndlindjen e tij nė Dukagjin, duke i dhėnė
gradėn e kapitenit dhe detyrėn e Rrethkomandantit tė Xhandarmėrisė sė asaj krahine qė nė
atė kohė nuk ishte nėn administrimin e Shkodrės. Lidhur me periudhėn qė Leka shėrbeu nė atė
krahinė, ai kujton: "Gjatė asaj kohe qė shėrbeja nė krahinėn e Dukagjinit, unė hyra nė
lidhje tė fshehta me majorin britanik Nils, i cili nė atė kohė ishte kryetar i misionit
anglo-amerikan qė ishte atashuar pranė forcave nacionaliste qė vepronin nė Veriun e
Shqipėrisė. Qė nė takimin e parė qė pata me tė, ai donte tė dinte rreth pikpamjve tė mia
dhe mė pyeti se ē'mendoja lidhur me regjimin qė duhej tė vendosej nė Shqipėri pas mbarimit
tė Luftės. Unė ia shpreha hapur dhe pa asnjė rezervė pikpamjet e mia, duke i thėnė se nė
Shqipėri duhej tė rivendosej Monarkia. Pas kėsaj bisede, majori Nils mė porositi qė unė tė
shfrytėzoja pozitėn qė kisha si rreth komandant i xhandarmėrisė dhe tė ndihmoja tė gjitha
ato forca qė asokohe luftonin kundėr gjermanėve. Nė atė kohė sipas porosive tė tija unė
ndihmova me tė gjitha mundėsitė e mija veprimtarinė e tė gjitha atyre forcave qė luftonin
kundra gjermanėve, siē ishin ata tė Nacional-ēlirimtares qė udhėhiqeshin prej komunistėve,
Ballit dhe Legalitetit. Lidhjet me Frontin unė i mbaja nėpėrmjet Profesor Kolė Prelės, tė
cilit komunistėt i kishin thėnė qė tė mė merrte njė deklarata, ku unė tė konfirmoja e tė
firmosja qė isha nė anėn e tyre. Por me gjithė ndihmėn e madhe qė u dhashė pėrfaqėsuesve tė
Frontit, deklaratėn qė kėrkonin komunistė nėpėrmjet Prof. Kolė Prelės, nuk ua dhashė
asnjėherė. Nė atė periudhė qė unė shėrbeja nė Dukagjin, gjermanėt vendosėn dhe krijuan njė
batalion me mercenarė pėr tė luftuar kundra partizanėve nė Jug tė Shqipėrisė. Unė isha
kundėr krijimit tė kėtij batalioni dhe nė atė kohė shfrytėzova tė gjithė njohjet e mija pėr
tė bėrė propagnadė qė djelmt e malėsisė tė mos inkuadroheshin aty. Pėr atė gjė unė nxita
Age Grudėn e cila u ngrit e foli kundėr idesė sė krijimit tė atij batalioni, qė mė pas u
krjua dhe shkoi e luftoi kundėr partizanėve nė rrethet e Vlorės e Tepelenės", kujton Lekė
Vojvoda atė periudhė qė ai ishte me detyrėn e Rrethkomandantit tė Xhandarmėrisė sė
Dukagjinit.
Nė arrati prej komunistėve
Nė krahinėn e Dukagjinit, Lekė Vojvoda shėrbeu deri nė korrikun e vitit 1944 dhe nė atė
kohė ai dha dorheqjen duke e braktisur detyrėn qė kishte mbajtur deri nė atė kohė. Lidhur
me kėtė qė shėnon dhe fundin e karrierės sė shkurtėr ushtarake tė kapiten lekė Vojvodės, ai
dėshmon: "Pasi dhashė dorheqjen nga detyra nė korrikun e vitit 1944, dola nė mal bashkė me
disa nga tė afėrmit e mij, duke qenė gjithmonė nėn ankthin e goditjes e tė arrestimit si
nga gjermanėt ashtu dhe nga forcat partizane. Nė dhjetorin e vitit 1944 kur komunistėt
erdhėn nė pushtet, unė vazhdova tė qėndroja pėrsėri nė malet pėrreth Dukagjinit sė bashku
me Mark Malėn, Gjergj Vatėn, Pal Thanin, Lulash Stakėn, Mirash Ndoun e Gjocajt, si dhe me
Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin me gjithė mashkujt e fisit. Po kėshtu gjatė asaj
kohe ishin me mua nė arrati edhe vėllai im Lulash Vuksani me Mhill Nikėn, tė cilėve iu
thosha qė kur tė biem nė pėrpjekje me partizanėt, tė mos qėllojmė pėr t'i vrarė se nuk
kishim dalė pėr atė punė nė mal. Aty nga data 24 gusht e vitit 1946 ndėrsa vazhdonim tė
ishim akoma nė arrati e fshehurazi kishim shkuar pėr tė fjetur nėpėr shtėpitė tona, erdhi
pėr tė mė arrestuar toger Xhemal Selimi qė nė atė kohė ishte shefi i Seksionit tė Sigurimit
pėr Dukagjinin. Pasi kishte marrė urdhėr pėr tė mė arrestuar mua me gjithė Bajraktarin e
Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, Xhemali kishte bėrė planin dhe i kishte ndarė forcat nė dy
pjesė nė mėnyrė qė tė na arrestonte nė njė kohė, pėr tė evituar arratisjen e njėrit apo
tjetrit. Sipas planit qė kishte bėrė, ai mė dėrgoi dy partizanė pėr tė mė thirrur nė
shtėpi. Pas fjalėve tė tyre unė dola i armatosur dhe ashtu shkova e u takova me Xhemalin i
cili mė tha se duhet tė shkonim deri diku pėr njė sqarim. Ndėrsa isha bashkė me Xhemalin e
shoqėruesit e tij, e kuptova se ai mė kishte thirrur pėr tė mė arrestuar, pasi teksa isha
larguar pak pėr nevoja personale, u ktheva dhe gjeta armėn time pa karikatorin e fishekėve.
Kur iu ankova Xhemalit pėr kėtė gjė, ai iu bėrtiti ushtarėve tė tij duke i sharė, por unė e
kuptova se ajo ishte njė lojė e tij. Ndėrsa unė po ecja vetėm me Xhemalin, i cili mė rrinte
nga prapa gati pėr tė mė qėlluar, partizanėt e tij kishin shkuar dhe kishin arrestuar
Bajraktarin Lulash Gjeloshi qė ishte i sėmurė dhe tė hipur nė njė mushkė po e ēonin atje ku
iu kishte thėnė Xhemali. Ndėrkohė qė tre partizanėt e Xhemal Selimit po shoqėronin
Bajraktarin, ata u pėrballėn nė rrugė me nipin e tij Beg Delinė, i cili nė atė kohė ishte i
armatosur pasi punonte si nėpunės i tatimeve nė administratėn e Dukagjinit. Duke e parė se
e kishin arrestuar Bajraktarin, Bega qėlloi dhe i vrau tė tre partizanėt e mė pas e mori
Lulash Gjeloshin dhe bashkė me tė doli nė mal. Nė atė kohė qė unė dėgjova krismat,
shfrytėzova rastin dhe i ika Xhemal Selimit nė njė shteg tė ngushtė duke shpėtuar pėr
mrekulli nga plumbat e tij qė mė fishkėllyen rrėzė veshit. Pasi shpėtuam pėr mrekulli nga
gracka qė na kishte ngritur Xhemal Selimi, unė me Bajraktarin, Lulash Gjeloshi dhe disa nga
tė afėrmit tanė vazhduam tė qėndronim nė arrati, pasi nuk kishte mė dyshime se komunistėt
na kėrkonin pėr tė na arrestuar. Po atė ditė nė shenjė hakmarrje, Xhemal Selimi me njerzit
e tij shkoi dhe mė dogji shtėpinė time dy katėshe nė Shoshaj bashkė me gjithė stanet e
bagėtive. Dėmi qė m'u shkatua ishte shumė i madh pasi familja ime nė atė kohė ishte ndėr mė
tė pasurat e Dukagjinit dhe tė gjitha plaēkat qė kishte shtėpia ishin blerė nė Itali. Sikur
tė mos mjaftohej me atė qė bėri, Xhemal Selimi mė internoi edhe familjen nė Kalanė e
Beratit", kujton Lekė Vojvoda atė kohė kur mezi i shpėtoi grackės qė i kishin ngritur
komunistėt nėpėrmjet Shefit tė Sigurimit tė Dukagjinit.
7-vjet burg e internim deri nė 1984
Pasi i shpėtoi arrestimit, Lekė Vojvoda vazhdoi tė qėndronte nė arrati me gjithė vėllanė e
tij Lulashin, e disa persona tė tjerė antikomunistė tė njohur midis tė cilėve edhe
Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, me nipin e tij Beg Delinė e burrat e tjerė tė
fisit. Lidhur me kėtė, ai kujton: "Bashkė me gjithė ata burra qėndruam tė fshehur nėpėr
malet e Dukagjinit deri nė tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranės shpalli njė
amnisti pėr tė gjithė personat qė qėndronin nė arrati. Nė atė kohė unė bashkė me tė gjithė
grupin qė ishim nė mal, vendosėm tė dorzoheshim duke menduar se komunistėt do ta mbanin
fjalėn. Vetėm Beg Delia nuk pranoi tė dorzohej por luftoi dhe u vra nė pėrpjekje me forcat
e ndjekjes. Vendimi ynė pėr t'u dorzuar kishte qenė i gabuar se komunistėt nuk e mbajtėn
fjalėn dhe na arrestuan tė gjithėve. Pas dorzimit ne na mbajtėn pėr 14 muaj nė hetuesi, ku
Xhemal Selimi erdhi vetė dhe mė torturoi nė mėnyrėn mė barbare me duart e tij. Nė tetorin e
vitit 1947 unė dola nė gjyq dhe u dėnova me shtatė vjet burg, e bashkė me mua u dėnuan edhe
Lulash Gjeloshi, Mark Malaj, vėllai im Lulash Vuksani, Sadik Marku, Nik Lushi etj. Tė
gjithė dėnimin prej shtatė vjetėsh unė e vuajta nė kampet e Bedenit tė Kavajės e
Orman-Pojan dhe u lirova nga burgu nė vitin 1953. Kur nuk kishin kaluar as tre javė nga
dita e lirimit, mė internuan nė Savėr tė Lushnjes ku asokohe ndodhej familja ime,
bashkėshortja Syka, me djalin, Vuksanin. Aty nė Savėr tė Lushnjes kemi qėndruar tė
internuar familjarisht deri nė vitin 1984", e pėrfundon rrėfimin e tij 85-vjeēari Lekė
Vojvoda, ish-Komandanti i Xhandarmėrisė sė Dukagjinit, i cili edhe pse kishte ndhmuar
Lėvizjen Antifashiste gjatė Luftės duke liruar 29 komunistė shkodranė tė arrestuar, vuajti
pėr 40-vjet me rradhė me gjithė familjen e tij nėpėr burgje e internime.