Lajme  
| Kontakti | Harta e faqes

Lajme nga Shkodra

Nė kėtė faqe do tė paraqesim lajme tė freskėta nga Qarku i Shkodrės, me aq mundėsi sa kemi. Nė shumė raste do tė japim referenca tė tjera, ku mund tė gjeni lajmet e ditės, pėrveē shtypit tė pėrditshėm tė gazetave shqiptare on-line.

Shkodrani qė zbuloi video-skandalin grek
Shekulli, 04-03-2007

Video-skandali grek, asnjė reagim nga Tirana zyrtare
Nuk ka patur gjatė ditės sė djeshme asnjė reagim nga politika nė Tiranė lidhur me sekuencat e njė videoje amatore, ku dėshmohej kėndimi i disa vargjeve me pėrmbajtje tė fortė antishqiptare nga toga tė ushtrisė greke gjatė stėrvitjes. Veē njė prononcimi tė Sabri Godos dhe njė emisioni televiziv nė darkė, pjesa tjetėr e Tiranės zyrtare, nė vecanti qeveria, e ka kaluar nė heshtje skandalin. Reagimi me heshtje ishte i pritshėm dhe ėshtė nė vazhdėn e pafuqisė qė vėrehet prej vitesh nė mėnyrėn si i trajton Tirana zyrtare kėto raste. Dje ndėrkohė ėshtė shfaqur nė TV edhe djali qė sinjalizoi egzistencėn e videove nė Ta Nea dhe Shekulli. Ai quhet Francesk dhe ėshtė nga shkodra, aktualisht emigrant nė Suedi. Nė njė intervistė nė A1 Televizion, ai tha se kishte vendosur tė bėnte publik nė Tiranė dhe Athinė, zbulimin e tij, sepse nė cdo vend normal do konsiderohej skandaloze, qė vargje tė tilla tė urrejtjes dhe racizmit ekstrem tė kėndohedhin nga njė vend, anėtar i BE, ushtria e tė cilit aderon nė NATO.

Cesk Marjakaj eshte djali qe zbuloi videot e urrejtjes. Ne e kontaktuam Ceskun me email dhe ai iu pergjigj me miresjellje disa pyetjeve te Shekullit.

Kush ėshtė Francesku, nga eshte dhe ku jeton tani?
Quhem Ēesk Marjakaj, (francesk shkruhet nė email – shėn red) jam nga Shkodra dhe jetoj e punoj ne Stockholm/Suedi.

Si rate ne gjurme te kėtyre videove?
Me daten 19 shkurt po kerkoja ne internet videoklipe nga forcat speciale ushtarake te vendeve te ndryshme te botes. Ajo qe gjeta tek forcat speciale greke ...ishte me shume se ajo qe kerkoja une... U ndieva keq nga videoja dhe kontaktova mediat. Filimisht mendova te kontaktoj mediat shqiptare ne Tirane por pastaj mendova: meqe videoklipi ishte xhiruar dhe vendosur ne internet nga ushtare greke mendova qe sensibilizimi duhet te filloje ne Greqi, ia nisa edhe Ta Nea-s

Aktualisht nje gazete ne Tirane dhe nje ne Athine e kane botuar lajmin. Kjo ėshtė ajo qė prisnit?
Mediat ne Tirane dhe ne Athine nuk duhet te ndalojne se komentuari derisa pergjegjesit te vihen para pergjegjesise dhe eproret e ushtrise greke te na tregojne se qfare masash jane duke marre per te parandaluar qe nje gje e tille te ndodhe ne te ardhmen!

Si ndihet njė emigrant, aq mė tepėr nė kėtė pozicion tė vecantė qė keni ju nė kėtė ēėshtje, kur sheh qė nuk ka, le tė themi hė pėr hė, asnje reagim nga qeveria shqiptare…
Nuk mendoj se qeveria shqiptare duhet te hidhet perpjete menjehere. Ajo duhet te presi dhe te analizoje me gjakftohtesi veprimet dhe masat e pales greke, por mendoj qe meqe ēeshtja ne fjale ka prekur te gjithe shqiptaret qe e kane pare videoklipin, atehere edhe qeveria shqiptare duhet qe te prononcohet disi.

Adresat ku mund tė shihen videot e urrejtjes nė internet

http://www.youtube.com/watch?v=t8fEkLI8J6k
http://www.youtube.com/watch?v=_rKGOF0bQ3E

Piktori Zef Kolombi pėrkujtohet nė 100-vjetorin e lindjes

SHKODER - Piktori i njohur, Zef Kolombi, ėshtė pėrkujtuar ditėn e shtunė nė 100-vjetorin e lindjes nė njė sėrė aktivitetesh nė Shkodėr, kur krahas shumė intelektualėve ishte e pranishme dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Aktiviteti nė pėrkujtim tė piktorit tė njohur, u organizua nga Galeria Kombėtare e Arteve nė Tiranė, nė bashkėpunim me atė Shkodrės, mbėshtetur financiarisht nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe bashkia e Shkodrės.

Nė takimin e zhvilluar nė kinema "Millenium", nė Shkoder, drejtori i Galerisė sė Arteve tė kėtij qyteti, Artan Draēini, duke vlerėsuar organizimin e kėtij aktiviteti qė shoqėrohet dhe me promovimin e librit "Zef Kolombi" theksoi se "sot nderohet dhe vlerėsohet para publikut shqiptar vepra e njė prej figurave mė tė rėndėsishme tė artit pamor shqiptar, i cili me kontributin e tij nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, ndikoi nė konsolidimin e realizmit shqiptar, krahas piktorėve paraardhės si Kol Idromeno, Simon Rrota, Andrea Kushi, Vangjush Mio, Abdurrahman Buza".

Ai vuri nė dukje se "Kolombi bėn pjesė nė grupin e piktorėve tė parė shqiptarė qė studiuan nė Akademitė italiane dhe pas kthimit nė Shqipėri, fillimisht nė Elbasan e mė pas nė Shkodėr, realizoi njė cikėl punimesh me natyra tė qeta, peizazhe, portrete dhe kompozime".

"Zef Kolombi ishte dhe mbetet njė piktor thellėsisht realist, me ndikime tė akademizmit italian tė kohės, por nė disa punime tė tij ndihet dhe njė prirje drejt njė romanticizmi mjaft interesant", tha mė tej Draēini. Duke u ndalur nė teknikėn e pėrdorur nga Kolombi, Draēini shtoi se "ajo qė tė bie nė sy tek vepra e tij ėshtė drita e qetė qė pėrshkon tablotė dhe njė konceptim i veēantė i artistit mbi peizazhin, ku figura njerėzore nuk ėshtė asnjėherė e pranishme".

Ekspozimi i gjithė koleksionit tė veprave tė Kolombit, tha mė tej drejtori i Galerisė sė Shkodrės, synon veē tė tjerash dhe krijimin e njė imazhi tė plotė mbi krijimtarinė e artistit, pasi ka kaluar tashmė mbi gjysmė shekulli nga ndarja e tij nga jeta. Ai vlerėsoi dhe dokumentarin televiziv mbi jetėn dhe veprėn e Kolombit, duke u shprehur se "shihet qartė nderimi qė shteti dhe shoqėria i bėn figurave tė saj mė tė ndritura nė fushėn e arteve pamore".

Studiuesi pranė Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, Ylli Drishti, mbajti kumtesėn "Art i Rilindjes dhe Pavarėsisė, piktorėt shkodranė dhe Zef Kolombi", ndėrsa mbi vlerėn e veprave tė Kolombit foli dhe studiuesja Suzana Varvarica-Kuka, tema e sė cilės ishte "Zef Kolombi, Piktor i Artit". Tė pranishėm nė kėtė aktivitet ishin dhe pjesėtarė tė familjes "Kolombi", ku i biri i piktorit tė madh, Gjovalin Kolombi, falenderoi organizatorėt pėr nderin dhe respektin ndaj babait tė tij.

Pjesė e aktivitetit ishte dhe promovimi i filmit dokumentar kushtuar Zef Kolombit, i titulluar "Piktori humanist", njė realizim ky i Televizionit Publik Shqiptar nė bashkėpunim me Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, qė ka si regjisor Esat Telitin. Me transmetimin e filmit dokumentar, aktiviteti nė kujtim tė 100 vjeorit tė lindjes sė piktorit u zhvendos nė Galerinė e Arteve tė Shkodrės, ku u ēel ekspozita retrospektive me veprat e Kolombit, e cila do tė qėndrojė e hapur deri me 15 mars.

Kryetari aktual i bashkisė sė Shkodrės, Artan Harxhi, shprehu mirėnjohjen pėr figurėn e kėtij artisti tė madh, i cili "me veprat e tij tė shkėlqyera i dha aq shumė artit shqiptar nė pėrgjithėsi, duke pėrfshirė kėtu edhe qytetin e Shkodrės".

Koha Jone - E Shtune 3 mars 2007


Qyteti i Shkodrės mbetet njė ndėr vendet mė pak tė pastruara.
CSDC nxjerr rezultatet e monitorimit

Shkodra, njė ndėr qytetet mė tė keqpastruara

Shekulli - 26/09/2006
Qyteti i Shkodrės mbetet njė ndėr vendet mė tė keqpastruara. Menaxherja e Qendrės pėr Zhvillim tė Shoqėrisė Civile nė Shkodėr, Zamira Poda, thotė se rezultatet e njė monitorimi tė shėrbimit tė pastrimit nė kėtė qytet tregojnė keqpastrimin e Shkodrės.
Sipas tė dhėnave tė dala nga ky monitorim, 57% e kazanėve pėr hedhjen e mbeturinave janė brenda distancės qė parashikojnė standardet, 150- 200 m larg njėri- tjetrit, ndėrsa 43% janė jashtė kėsaj distance. “Kjo ka sjellė qė nė disa zona pėr njė gjatėsi rruge tė konsiderueshme tė mos ketė vende pėr hedhje mbeturinash. Vlerėsimi i gjendes nė tė cilėn ndodhen koshat pėr hedhjen e mbeturinave ka nxjerrė si konkluzion se 12% e tyre janė jashtė pėrdorimit, 21% janė tė shkatėrruar, 48% janė pa rrota, 4 % janė djegur, 81% janė pa kapakė, dhe vetėm 35% janė nė gjendje tė mirė.” Sipas rezultateve, kjo ndikon edhe nė ndotjen e qytetit. Lidhur me gjendjen e mbeturinave, nga monitorimi i bėrė ka rezultuar se 28% e tyre janė jashtė koshave, 22% e koshave janė tė mbushur plot, ndėrsa nė asnjė rast nuk ėshtė konstatuar se ndėrmarrja qė mbulon kėtė shėrbim, i cili ėshtė dhe mė i paguari nga bashkia Shkodėr, tė ketė bėrė dizinfektimin e vendit rreth koshave ku hidhen mbeturinat. Zamira Poda shprehet se i ėshtė kėrkuar firmės qė kryen kėtė shėrbim, njė dėmshpėrblim pėr sė paku 3 ditė, ku tė ardhurat t’i kthehen pushtetit vendor dhe ky t’i pėrdorė pėr financim projektesh mjedisore. Fshirja e vendit 2- 3 metėr rreth kazanėve ku hidhen mbeturinat, nė 69% tė tyre nuk bėhet, ndėrsa 67% e kėtyre kazanėve nuk i kanė shiritat dallues. Ndėr mbeturinat qė grumbullohen, 97% janė organike, 22% inerte dhe 15% metalike. Sipas Podės, nė njė ballafaqim me stafin e shėrbimeve nė bashki, janė prezantuar dhe rezultatet e kėtij monitorimi, i cili nuk do tė jetė i pari. I ėshtė kėrkuar firmės sipėrmarrėse tė pastrimit tė lahen rrugėt sipas kontratės qė ka me bashkinė. Tė ndėrrohen koshat e vjetėr e tė dėmtuar qė janė pėrdorur prej njė kohe tė gjatė dhe qė duhej tė ishin ndėrruar. Tė pastrohet vendi rreth koshave dhe tė bėhet dezinfektimi me gėlqere pluhur. Tė vendosen kosha nė disa vende ku ato mungojnė si tek rruga nga Zig-Zaku nė Zdrale, nė Kiras, Rus etj. Bashkisė Shkodėr i ėshtė kėrkuar qė tė bėhet transparenca e ndėrmarrjes sė pastrimit dhe pushtetit vendor mbi shpenzimet e taksave tė pastrimit dhe tė ftohet shoqėria civile nė procesin e tenderimit tė pastrimit.


E Hene, 21 Gusht 2006

THETHI, “PARKU I PAQES” BRI ALPEVE:
NE FSHATIN KURORE MES MALEVE. HISTORIA E NJE VENDI ME ORIGJINE NGA FISI I LABEATEVE


Shkoder Bri Alpeve shqiptare, 70 km nga qyteti i Shkodres, i mbrojtur nga tre malet Radohime, Shenik, Papluk, me lartesi mbi 2500 m, shtrihet lugina e larte e Thethit, nje nga zonat me te veēanta te ketyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me nje siperfaqe prej 2630 hektaresh.

Malet madheshtore, pyjet e ahut, livadhet, burimet e ftohta si dhe potencialet e veēanta qe ka Thethi, si zone malore turistike dhe klimaterike te vleresuara per bukurite natyrore, ofrojne mundesi te medha per ushtrimin e turizmit ne te gjitha stinet e vitit. Befasia dhe bukuria, qe te ofron kjo zone, fillon qe me pranine e pyjeve te dendura, ku perveē atyre te ahut qe mbizoterojne ne kete zone, nuk mungojne edhe pyjet e tjera te larmishme me Pishen e zeze, Panjen, Frasherin, Villin, Bungun, Shkozen, Delline, Thanen, Arren e Lajthine, pa perjashtuar ketu edhe bimesine e ulet qe ia shton edhe me shume bukurine kesaj zone mbreselenese. Nje nga pikat piktoreske ne kete mrekulli natyrore eshte padyshim edhe vorri i Riecit, nje pike nga e cila vihesh perballe Okolit, Qafes se Pejes dhe ku majtas ngrihet madheshtore kalaja natyrore dhe Shtegu i Dhenve.

Kurora mes maleve
Thethi rrethohet nga male te larta dhe qafa mahnitese, duke filluar nga Qafa e Thanes, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alise, Qafa e Pejes, Gropa e Bukur, Qafa e Jezerces, Maja e Zeze, Maja e Zorgjit, qe fshehin ne brendesine e tyre ballafaqime te panumerta me alpiniste, spedologe, botaniste, gjeografe dhe shume dashamires te alpeve, te te cilet kjo zone la mbresa te pashlyeshme.

Fshatrat e kesaj zone shtrihen ne te dy anet e lumit nga Okoli deri ne Grunas, ku spikasin shtepite karakteristike qe te gershetuara me sfondin alpin, te shfaqen si peizazhe te paperseritshme dhe te papara ndonjehere.

Thethi, park zoologjik natyror
Quhet i tille nga banoret dhe nga vizitoret, pasi ka nje hapesire te admirueshme, e cila i ofron kushte te mira jetese disa llojeve te ndryshme te kafsheve te egra si; ariu, dhia e eger, derri i eger, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa anashkaluar rreqebullin, zardafin e iriqin.

Po perveē shumellojshmerise se kafsheve te egra, pylli i Thethit eshte mjaft i pasur edhe me shpende te ndryshem si shqiponja, skifteri, thelleza, pellumbi, gjeli e pula e eger e shume shpende te tjere qe folenizojne atje. Nuk duhen lene pa u permendur edhe pasurite e lumit te Shales, qe buron ne Okol dhe te lumit te Kaprese, qe shquhen per peshkun karakteristik: troften pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt te Terthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shume lloje te tjera.

Histori

Thethi nga lashtesia e deri sot
Historia si e Thethit ashtu edhe e Shales ishte e inkuadruar me ate te fisit te Labeateve. Ne shekullin e VIII te, kete zone e perfshinte Pulti, i cili ndahej ne Pultin e siperm dhe ate te poshtem. Thethi per here te pare shfaqet i dokumentuar ne Defterin e regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres, ne vitin 1485, me emrin Fusha dhe ne ate kohe kishte vetem 7 shtepi te medha.

Ne shekullin e XVI –te, turqit e izoluan kete zone nga Shkodra dhe Malesia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qender ne Peje. Qe nga ajo kohe kjo zone e ka marre emrin Dukagjin, duke e ruajtur deri ne ditet e sotme edhe per tri zonat se bashku: Shale, Shosh dhe Pult. Me pas ne fillim te shekullit te XIX te, fisi i Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkoje kete zone me Bushatlinjte e Shkodres.

Coronelli eshte i pari qe e permend Thethin ne harten e vitit 1688, ndersa ne vitin 1916 1917 shkon ne fshatin Theth at Shtjefen Gjecovi, i cili shkruan per te dhe e ben te njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkolle te ndertuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe me pas me 1936 hapet rruga e makines qe shoqerohet nje vit me vone me hapjen e nje agjencie turistike.

Me pas me kalimin e viteve qe nga viti 1968 e ne vazhdim do te hapen disa qendra te tjera turistike dhe do te ndertohen godina, hotele e shume objekte te tjera, qe do te prisnin vizitore te shumte nga e gjithe Shqiperia dhe Evropa Lindore perreth 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri ne 600 vete dhe ne dimer mbi 400 vete e llogaritur kjo mesatarisht 1 pushues per 1 banor.

Ne vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombetar”. Pas ndryshimeve te ‘90–tes, hoteli funksionon vetem pjeserisht me nje kapacitet prej 30 shtreterish dhe eshte privatizuar. Deri ne vitin 1997, hoteli, qe sot mban emrin Frashnishta, ka pritur e percjelle shume pushues vendas e te huaj, por me trazirat qe perfshine gjithe vendin u prish edhe rregulli i frekuentimit te zones turistike te Thethit.

Bukurite e paperseritshme te ketij fshati malor ne zemer te Alpeve shqiptare, e bejne Thethin qe te zere nje vend te rendesishem ne natyren e turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veēorite e tij dhe nga vendndodhja prane kufirit. Parku i Thethit eshte propozuar qe te jete pjese e nje parku nderballkanik te quajtur Parku i Paqes, qe perfshin territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Turizem

Resurset natyrore
Resurset natyrore te kesaj zone jane te lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike te banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me te rendesishme per zhvillimin e turizmit. Lidhur me kete fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin me te pershtatshem per turizem ndre Bjeshket e Veriut te Shqiperise, duke e krahasuar ate me viset e bukura te Tirolit.

Ndersa per banoret e kesaj zone, Dr.Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh ne bese, ne asnje vend tjeter te botes nuk do te ndihesh me i sigurte”. Resurset natyrore i dallon ēdo vizitor, sa le Gryken e Nderlyses dhe ballafaqohet me mrekulline e kanionit te Grunasit qe eshte rreth 2 km i gjate, 40 deri 60 m i thelle dhe vetem 2 deri ne 3 m i gjere.

Perveē kanionit, ne Theth gjenden nje numer i konsiderueshem shpellash, por ato qe kane terhequr vemendjen e shume alpinisteve, spelologeve, gjeoagrafeve etj, jane Shpella e Harapit dhe Bira e Rratheve, te cilat me permasat e tyre dhe dukurite interesante qe mbartin brenda tyre si liqenet nentokesore, galeri, sifone etj., jane bere shkak i shume legjendave te krijuara nga vete banoret e zones.

Nje bukuri natyrore, te veēante, te bjeshkeve te veriut, shpalos ne kete zone, Ujevara e Thethit me 25 m lartesi, ku se bashku me cirqet perreth dhe Mullirin e Blojes, formojne nje nga vendet me interesante per t’u vizituar. Por jo me pak terheqes eshte edhe vendburimi i lumit te Shales ne Okol, burimet e te cilit nxjerrin 2.5 deri ne 3 m kub uje, qe ve ne pune nje hidrocentral te vogel dhe 12 mullinj, qe sherbejne per uje te pijshem, cilesia dhe pastertia e te cilit eshte per t’u admiruar. /Rudina Llazari


Zjarri ne nenstacion zhyt ne terr pa afat plazhin
E Hene, 21 Gusht 2006
E gjithe Velipoja u perfshi dje nga nje "black out" shume oresh
- pas zjarrit qe plasi ne nenstacionin e qytetit te Shkodres. Vjen energjia serish ne pjesen urbane, kurse plazhi i Velipojes edhe sot u gdhi pa drita

VELIPOJE - Terr pa afat ka nisur dje pas mesdite ne plazhin e Velipojes, per shkak te nje zjarri qe shpertheu ne nenstacionin qe e furnizonte me energji elektrike. Autoritetet vendore te KESH-it si dhe ato qendrore ne Tirane, thane se jane duke bere perpjekje per permiresimin e situates, me shpresen se dritat do te rikthehen sot ne Velipoje. Ndersa dje pasdite, energjia iu kthye serish banoreve te qytetit Shkoder dhe rrethinave te tij.

Gjithēka ndodhi rreth ores 14.00 te dites se djeshme, ne nenstacionin elektrik "Shkodra 2", ne lagjen 'Draēin' te periferise jugore, te qytetit me te madh te veriut te vendit. Burimet nga KESH, bene te ditur se zjarri kishte rene mbi panelet e nenstacionit elektrik, duke pasur tendenca te perhapjes se tij ne pjeset e tjera te nenstacionit, me te cilin furnizohet me teper se gjysma e qytetit te Shkodres me energji elektrike.

Forca te shumta te Mbrojtjes Kunder Zjarrit (MKZ) te qytetit te Shkodres si dhe nga policia vendore, bene nderhyrje te shpejte dhe profesionale te ndihmuar edhe nga punonjesit e nenstacionit elektrik. Ne keto kushte eshte arritur qe brenda 15 minutave, situata te normalizohej, duke parandaluar perhapjen e flakeve te zjarrit ne pjesen tjeter te nenstacionit. Komandanti i MKZ-se se Shkodres, Nik Gjinaj, tha se efektivat e repartit zjarrfikes, nga verifikimet e bera ne vendngjarje, konstatuan se jane demtuar tre panele te ketij nenstacioni. Rrjedhja e vajit nga ana e ketyre paneleve, mendohet si shkak i ketij zjarri. ed.ku


Franēesk Nikės i kishin plagosur tė atin pėr konfliktit pėr kreun e komunės

Kapet nė Itali vrasėsi i gjakmarrjes pėr politikė


Njė shkodran i kėrkuar pėr vrasje, ka rėnė nė prangat e policisė italiane. Franēesk Nika, 28 vjeē ėshtė dėnuar nė vitin 2003 nga Drejtėsia shqiptare me 17 vjet burgim, pasi nė 4 gusht tė vitit 1999 ka vrarė shtetasin Ferdinand Preka, pasi familjet e kėtyre personave ishin nė gjak qė prej vitit 1993, pėr ēėshtje politike.
Sipas agjencisė sė lajmeve ANSA, mėsohet se personi i arrestuar nė Milano, Franēesk Nika jetonte nė Itali me dokumente tė rregullta. Kapja e tij ėshtė bėrė teksa ecte nė rrugėn, nė Arconate ku edhe banonte. Historia e konfliktit mes familjes Nika dhe Preka e ka zanafillėn qė nė vitin 1993, kur kryefamiljaret e tė dyja familjeve synonin postin e kryetarit tė komunės nė zgjedhjet lokale, nė fshati Mali i Jushit, nė Shkodėr.
Konflikti u bė mė konkret kur nėpėrmjet zgjedhjeve fitoi kandidati Tonin Preka, vėllai i Ferdinandit. Por kjo fitore e tij menjėherė u kundėrshtua nga Luigj Nika dhe kėshtu mes familjeve nisi njė konflikt i ashpėr, kulmi i tė cilit ishte vrasja tragjike e Tonin Prekės nė vitin 1996. Kėshtu vėllai i Toninit, Ferdinandi, mori situatėn nė dorė dhe familjet hynė nė gjak. Nisėn kėshtu vrasje dhe plagosje tė tjera mes dy familjeve. Gjatė njė shkėmbim zjarri mes Luigj Nikės (babi i Franēesk) dhe Ferdinand Prekės, Luigji u plagos nė kėmbė. Nė kėtė moment hyn nė skenė edhe Franēesk Nika, i cili sipas kanunit, tashmė duhej tė merrte hakun e tė atit. Nė 4 gusht tė vitit 1999, Franēesku nė atė kohė 20-vjeēar, i zė pritė Ferdinandit teksa ky hynte nė shtėpinė e tij bashkė me tė shoqen dhe e vret me katėr tė shtėna. Mė pas ai zhduket pa lėnė gjurmė. Drejtėsia shqiptare e kėrkon pėr njė kohė tė gjatė dhe nė vitin 2003 ai dėnohet nė mungesė me 17 vjet burg pėr vrasjen e kryer. Ndėrkaq, Nika kishte emigruar nė Itali, ku me emėr tė rremė kishte siguruar njė leje qėndrimi. Por pavarėsisht lirshmėrisė me tė cilėn jetonte nė shtetin fqinj, disa ditė mė parė ishte policia shqiptare qė ra nė gjurmėt e tij, duke njoftuar menjėherė kolegėt italianė, tė cilėt bėnė mė pas arrestimin e tij.


Kujtim Zalifi mbetet rrugėve

Sherr me vajzėn e gruan, djeg shtėpinė


Grindet me familjen dhe mė pas vendos t’i vėrė zjarrin banesės sė tij, duke shkrumbuar gjithēka. Kujtim Zalifi me banim nė lagjen “Skėnderbeg” nė Shkodėr, ka djegur apartamentin e tij 2+1 nė katin e parė tė njė pallati. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme. Sipas fqinjėve tė familjes, njė natė ka pasur konflikt brenda kėtij apartamenti mes tre personave qė banojnė nė tė dhe madje, ka ardhur policia. Por mė pas duket se konflikti ėshtė shuar pėr t’u rindezur dje paradite. Kujtim Zalifi, kryefamiljari i cili jeton aty me gruan dhe vajzėn, kur kėto tė fundit janė larguar nga shtėpia, ka spėrkatur me lėndė djegėse gjithė apartamentin dhe mė pas i ka vėnė zjarrin. Zjarrfikėset kanė ndėrhyrė dhe kanė mundur tė nxjerrin jashtė vetėm njė bombėl gazi, e cila rrezikonte pallatin.


Pranga tė kėrkuarit, u zbulua se u plagos


Njė i kėrkuar pėr vrasje dhe i dėnuar nė mungesė pėr kėtė, ka rėnė nė prangat e policisė sė Shkodrės, vetėm se ishte plagosur. Nėse ai nuk do tė ishte paraqitur dje nė Spitalin Ushtarak, do tė vazhdonte tė ishte i lirė, siē ka ndodhur nga viti 2001 e deri tani. Bėhet fjalė pėr 34-vjeēarin Kujtim Barbullushi, banor nė lagjen “Bahēallėk” nė Shkodėr. Dje nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė, ai ėshtė ēuar pėr mjekim nga disa miq tė tij, pasi ishte plagosur lehtė me armė zjarri. Atij i ėshtė dhėnė ndihma e parė dhe siē ndodh zakonisht nė raste tė tilla, spitali ka njoftuar policinė pėr pacientin qė kishte shkuar i plagosur. Nė spital kanė shkuar uniformat blu tė Tiranės, tė cilat kanė nisur ta pyesin. Por, emri i tij nuk figuronte nė asnjė listė. Mė pas, tė shtyrė nga dialekti, blorė janė lidhur me Shkodrėn. Drejtori i policisė sė kėtij qarku, Ahmet Prenēi, ka ardhuir vetė nė Tiranė dhe bashkė me opficerė tė tjerė, kanė identifikuar Barbullushin.


E Diele, 20 Gusht 2006

MALESI E MADHE: HELMET NE BAJZE RREZIK VDEKJE PER BANORET


Ekzistenca prej shume vitesh e pesticideve ne Bajze eshte kthyer ne nje makth per banoret e Malesise se Madhe. Nisur nga lajmi i dhene nga Ministria e Mjedisit per fondin prej 2 milione eurove, te akorduar per largimin e 120 toneve pesticide nga Durresi, jo vetem banoret e Bajzes, por edhe kryekomunari i Kastratit, Tome Curri, nen varesi te te cilit eshte dhe zona me helme, kerkojne me ngulm qe te gjendet mundesia financiare edhe e largimit te pesticideve te Bajzes.
Behet fjale per nje sasi prej 25 tonesh pesticide te vendosura qe ne vitin 1991, ne nje ndertese jo shume larg stacionit hekurudhor te Bajzes.
Nuk duhet ndonje vlere e madhe parash, sqaron Curri. Sipas specialisteve, mjaftojne vetem 20 mije dollare per te zhvendosur, apo izoluar pesticidet. Vendimin e Ministrise se Mjedisit per largimin e pesticideve nga Durresi, banoret e Bajzes e pershendesin, por nga ana tjeter iu duket si paradoks, pasi treni me vagonat e pesticideve per te kaluar drejt Gjermanise duhet te kaloje nga stacioni hekurudhor i tyre, ne nje kohe qe askush nuk merr mundimin per terheqjen e pesticideve nga kjo zone.
Ne lidhje me kete problem, kryetari i komunes se Kastratit, Curri, ben te ditur se mbi 5 6 here kishte vene ne dijeni dhe kishte kerkuar ndihmen e Prefektures, Qarkut te Shkodres dhe ministrise perkatese, por deri tani nuk ka pasur asnje reagim konkret. Prej vitesh, banoret e Bajzes e kane ngritur shqetesimin e tyre dhe kane kerkuar heqjen apo izolimin e pesticideve, pasi ato ndodhen prane zonave te banuara dhe vazhdimisht femijet e tyre shkojne te luajne prane nderteses ku ndodhen pesticidet.


E Diele, 20 Gusht 2006

DY MINORENE, AKUZA PER RREMBIM E PERDHUNIM NDAJ BAJREVE TE SHKODRES


Gjate arrestimit te Safetit dhe te Ndreut, policia ndalon dy vajza, ne kerkim edhe tre persona, dy kushurinjt Bajri.
Perveē akuzes per vrasje duket se, meshkujt e fisit Bajri nga Dobraēi i Shkodres do te perballen dhe me rrembim e perdhunim te dy minoreneve. Policia shpall ne kerkim dy kushurinjt te tjere po nga i njejti fis. Me kete akuze do te perballet dhe i arrestuari Artan Ndreu i cili ishte ne shoqerine e te shumekerkuarit Safet Bajri, per vrasjen e Pal Kosterit ne banese, pas nje sherri me djemte e tij ne lokalin e tyre ne Velipoje.
Sipas njoftimit zyrtare te Policise lokale, ne momentin e arrestimit te shtetasit Safet Bajri i denuar me pare per armembajtje pa leje dhe i shpallur ne kerkim per vrasje dhe te shtetasit Artan Ndreu i dyshuar si autor i vjedhjes se nje dyqani argjendari jane shoqeruar dhe dy vajza 16 dhe 15 vjeēe te cilat u gjenden me dy personat e arrestuar. Njera nga vajzat eshte nga fshati Shtoj i Vjeter dhe tjetra nga lagjja Dobraē.
Nga hetimet e kryera dhe puna e bere nga policia kriminale e komisariatit te policise Shkoder, ne lidhje me pozicionin e ketyre dy adoleshenteve rezultoi se shtetasit Safet Bajri dhe Artan Ndreu kane rrembyer dhe perdhunuar dy vajzat 15 dhe 16 vjeēe. Ne te njejten kohe nga hetimet e bera rezulton se te implikuar ne rrembimin dhe perdhunimin e dy vajzave jane dhe shtetasit shume te kerkuar Behar Bajri, per vepren penale te rrembim personit dhe grabitje me arme , Ilir Bajri, per vepren penale te vrasjes dhe Senad Pellumbi qe te tre banues ne lagjen Dobraē.
Zyrtarisht njoftohet se, nga ana e policise eshte bere dokumentimi ligjor e kesaj veper penale te kryer nga keto shtetas. Ilir Bajri dhe Behar Bajri tani jane ne kerkim nga policia edhe per vepren penale te rrembimit dhe perdhunimit me te mitur. Nga ana e policise vazhdojne kontrollet dhe aksionet intensive per kapjen e shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri (kusherinj) dhe te shtetasit Senad Pellumbi Ne pranga edhe nje moshuar me arme
Po dje forcat e policise se Shkodres, gjate kontrollit ne Dobraē per kapjen e Bajreve ne kerkim, beri arrestimin e shtetasit Gjergj Paja 60 vjeē pasi gjate kontrollit te ushtruar nga policia ne banesen e tij u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale; nje arme zjarri automatik dhe nje arme gjahu ēifte qe ky shtetas i mbante pa leje. Kontrolli ne banesen e ketij shtetasi u be pas informacioneve qe kishte policia se ky shtetas mbante arme zjarri pa leje

Arrestuar
Safet Bajri
Artan Ndreu

Ne kerkim
Behar Bajri
Ilir Bajri
Senad Pellumbi


E Diele, 20 Gusht 2006

OPERACIONI QE KAPI SAFET JONUZ RUSTEMIN (BAJRI)


Te premten, 18 gusht 2006, rreth ores 15.30, forcat e policise se komisariatit te Shkodres, moren informacionin se personi i shpallur ne kerkim, Safet Jonuz Rustemi (Bajri), i akuzuar per vrasjen e shtetasit Pal Kosteri me 4 gusht 2006, ndodhej i fshehur ne vendin e quajtur Livadhet e Dobraēit, se bashku me disa persona te tjere bashkepunetore me te.
Nga ana e drejtuesve te komisariatit u moren menjehere te gjitha masat si dhe u vune ne levizje te gjitha strukturat e specializuara per organizimin e operacionit per kapjen e personit ne fjale ne nje terren mjaft te veshtire per t`u pershkuar per shkak te bimesise se dendur, kanaleve te shumte dhe tokes moēalore e kallamishte ne afersi te Liqenit te Shkodres.
Megjithate forcat e policise kryen ne nje kohe mjaft te shpejte rrethimin e zones dhe nisen krehjen e saj. Shume shpejt ato rane ne kontakt me personin e kerkuar dhe disa persona te tjere.
Ne kushtet e ndjekjes, policia u detyrua edhe te shkembente zjarr me personat e kerkuar, derisa me ne fund beri te mundur kapjen e Safet Jonuz Rustem (Bajri) i datelindjes 9/9/1984, banues ne fshatin Dobraē, i akuzuari per vrasje, si dhe te shtetasit Artan Pjeter Ndreu, i datelindjes 4/1/1979, i cili rezultoi se eshte personi i dyshuar per vjedhjen e nje dyqani argjendarie ne Laē Vau i Dejes Shkoder, me 23/1/2006.
Bashke me keta te dy, policia ka ndaloi edhe 2 vajza, rreth te cilave nisi hetimet per te zbardhur shkaqet dhe motivet e ndodhjes se tyre bashke me personat e mesiperm.


Kryekomunari: Tė fillojnė punimet, ose tė na kthehet toka

“Gjermanėt e ēimentos na bllokuan tokėn, s’paguajnė”


Banorėt e Postribės: Premtuan fabrikė

Brikena Shllaku

SHKODER - Kanė dhėnė njė pjesė tė konsiderueshme tė tokės qė kishin nė pronėsi nė kėmbim tė njė investimi qė pritet prej vitesh tė bėhet nė zonėn e tyre. Sipėrfaqja ku do tė ngrihet Fabrika e Ēimentos ka ngelur djerrė qė nga ’98, ndėrkohė qė investitori dhe firma gjermane qė kanė marrė pėrsipėr ngritjen e kėtij objekti nė fshatin Mes tė Shkodrės ende nuk ka nisur nga puna. Banorėt e komunės sė Postribės shprehen se investitori gjerman Verner Vintermajer u detyrohet njė borxh prej 1 milionė dollarėsh. Ata sqarojnė se pas vendimit tė marrė nga Verner pėr ngritjen e fabrikės, kanė kaluar nė pronėsi tė kėtij tė fundit 8.2 hektarė tokė. Kjo nė bazė tė njė marrėveshje, e cila parashikonte qė investitori i huaj jo vetėm tė ndėrtonte objektin nė fjalė, por edhe tė punėsonte rreth 800 banorė tė fshatit Mes e tė disa fshatrave tė tjerė tė kėsaj komune. E ndėrsa investitori gjerman ende nuk ka gjetur donatorėt pėr realizimin e projektit tė ideuar prej tij, banorėt thonė se kanė sakrifikuar shumė, duke pakėsuar tė ardhurat e tyre. Ngritja e Fabrikės sė Ēimentos konsiderohej nga banorėt si njė investim i rėndėsishėm, pasi kjo do tė ēonte nė zhvillimin e gjithė zonės.
FABRIKA
Nė vitin 1998, investitori gjerman Verner Vintermajer dhe firma Spacelift Cemet Group sh.p.k. Albania shfaqėn interes pėr ndėrtimin e Fabrikės sė Ēimentos nė fshatin Mes tė Shkodrės. Kryetari i komunės sė Postribės, Faz Shabaj sqaron, se tė dhėnat lidhur me pasurinė e territorit qė krijonte mundėsinė e sigurimit tė lėndės sė parė pėr ndėrtimin e objektit janė siguruar qė nė vitin 1976. Specialistėt gjermanė pasi kryen tė gjitha studimet e nevojshme vendosėn ndėrtimin e fabrikės. Sipas tyre kjo fabrikė do tė kishte njė kapacitet prej 1.2 milionė ton ēimento nė vit dhe do tė ishte e njė cilėsie shumė tė lartė. Pas sorollatjeve prej katėr vjetėsh dhe pikėrshit me 17 prill tė vitit 2004, KRRTRSH (Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė) i tha OK lejes pėr sheshin ku do tė ndėrtohej Fabrika e Ēimentos nė fshatin Mes. Duke qenė se sipėrfaqja e tokės ishte nė pronėsi tė fermerėve, gjermani Verner ka nėnshkruar njė kontratė. Bazuar nė kėtė kontratė banorėt i kanė kaluar investitorit tė huaj 8.2 hektarė tokė nė pronėsi, duke i dorėzuar dhe ēertifikatat pėrkatėse. Megjithėse kjo marrėveshje ėshtė nėnshkruar para dy viteve, ende nuk ėshtė filluar nga puna.
BANORĖT
“Ne e nėnshkruam kontratėn pėr ndėrtimin e fabrikės duke shpresuar se kjo tė ishte nė interes tė komunitetit tė tė gjithė komunės. Ėshtė dėm i pallogaritshėm tė lėsh tokat djerrė qė nga ’98, pasi komuna jonė nuk ka tokė tė mjaftueshme pėr familje. Gjermani na premtoi pasi i kaluam ligjėrisht tokėn nė pronėsi tė tij, se do tė na jepte 1 milionė dollarė”, thonė disa banorė tė fshatit Mes. Sipas fermerėve, nė kontratė ėshtė parashikuar se nėse nuk realizohet investimi, toka t’u kalohet sėrish nė pronėsi tė tyre. Kryekomunari Faz Shabaj deklaron se investitori dhe firma gjermane duhet tė zgjidhin problemmin qė i shqetėson qė prej shumė vitesh.

Plagė shoqėrore

Shekulli, 09.03.2003



Fėmijė tė familjes Meshi nė Shtoj tė Shkodrės, dy vjet tė ngujuar pėr gjakmarrje.

GETOJA E GJAKUT