| Shpirti pikon vesė... nga K.Traboini |
Peisazhe tė vranta vjeshte
tė pame prej dritareve tė spitalit
Tutje nė horizont ca karvane resh si tė murme
Si karvanet e deveve lėvizin ngadalė drejt veriut
Nėpėr gungat e qafave tė tyre si tė plasaritura ngathatsira
Kishin filluar tė pėlcisnin currilat e parė tė shiut.
Mbi majet e pemėve tė super ngarkuara me atmosferė dhe ketrra
Trafiku i zjarrtė i vetetimave sikur u hapte udhė rrufeve
Ja mė sė mbrami ca si fshesare tė padukshme erėrash
Ankoronin aty kėtu varkėzat e vogla tė gjetheve.
Tashmė nė rrugė sdallohej mė asgjė; as veturė as kėmbė njeriu
Veē tek tuk ndonji palmė e pėrkulur si vetė vjeshta.
Mbi xhamat e dritareve si gjilpėra tė mprehta shiut
Pėrplaseshin me shumė forcė dhe gati krejt si heshta.
Nė qytetin White Plains kishte rėnė kėshtu befas nata
Me nji muzikė si tė trishtuar qė tė kujtonte ritmin bluz.
Kur ja si pėr fat nė dritėn e prozhektorėve tė lagur
Mu bė se pashė gruan time qė hypi e fundit nė autobus.
Dhe u qetsova disesi nėqoftė se qetėsia nuk ėshtė gėnjeshtėr!
Dhe bėra kėtė kėrkesė nė pejsazhin tim pėr vjeshtėn;
Mė jep moj stinėz njė shkėmb tė sapo sjellur nė tokė prej hėnet
Qė ta bėj gur mullirit dhe ti bluaj me tė tė gjitha dhėmbjet.
Pressbyterian Hospital, Shtator 2005
Kujtesė
Pseudoatdhetarėt e dreqit
Skanė vėn dot nji gur nė themelet e atdheut tė vet
Dhe duan tmė klasifikojnė mua nė se jam apo nuk jam
poet.
Harrojnė injorantėt se vetėm nė vitin 11
Stėrgjyshi im Tom Nika i Shkrelit
Ka qenė antar i shtabit tė Grecės sė Selcės
I cili vet i gjashtė
Ka qenė i dėnuar me vdekje
Prej Portės sė lartė.
Pseudoatdhetarėt e dreqit
Skanė vėnė dot nji gur
Nė themet e atdheut tė vet
Dhe krejt si me pasaporta
Kėrkojnė tė paisen me pushtet.
Motivi im mė i dashur motivi pėr Shqipėrinė
Shqipėri;
Ja ku dola pėrsėri te motivi im mė i dashur.
Mora avionin nė La Guardiadhe mbrrita shpejt nė
aeropotin "Nėnė Tereza"
Me gjakun tim gati tė ngrirė me zemrėn time gati tė
plasur
Dhe me nji dėnesė si tė pazakont qė ka pėr tė
shpėrthyer ndoshta nesėr.
Shqipėri;
Eh sa mė kish marrė malli pėr bulevardet e Tiranės
Te pallatet e shallvareve unė kam njohur dikur nji
vajzė tė bukur.
Kur mbrrita nė vend tė sajė putha parmaket e urave tė
Lanės
Madje edhe tokėn isha gati pėr ta puthur.
Shqipėri;
Asgjė nė kėtė botė veē nėnės nuk kam dashur mė shumė
se ty.
Sepse ti me frymėn tėnde mė ke kthyer nė qėnie ajri
Sepse ti me duart e tua mė ke bėrė vėrtetė njeri.
Gjėra qė unė i ndjej te shpirti dhe te zėri.
Shqipėri;
Nė ujrat e deteve tua kam marrė borxh ngjyrėn e syve
Siē kam mbledhur nėpėr rreshpe luledelet dhe cairet,
Unė jam rritur tek ti nė aromėn e portokalleve
Me penela pishash tė larta duke vizatuar nė qiell
pejsazhet.
Shqipėri;
Tė gjithė jetėn time unė kam vuajtur bashkė me ty.
E megjithatė at po tė kem mundsi tė shpėtoja a tė
kthehesha nė dragua,
E deklaroj solemnishtė se unė qysh tani
Do tė hyja i gjallė nė gurin e themeleve tė pavdekshme
tua.
Pressbyterian Hospital, Shtator 2005
Alo, alo ku je, mė thrriste shpesh David Lumaj
Alo, alo, ku je, mė thrriste shpesh nė telefon David Lumaj
Miku im i ndershėm qė vepron si burrė.
Dhe pas nji gjysėm oret ndodhej te spitali im nė White Plains
I bėrė ujė nė djersė ngaqė ecte shpejt me veturė.
Dhe rrinte aty me mua gjashtė deri n'orėn tetė,
Aq kohė sa e lejonte orari i vizitave.
Ndėrkaq kishte folur me nursa dhe me mjekė
Dhe ikte veē kur bindej se u kisha shpėtuar "xhindeve".
Alo, alo, ku je mė thrriste pas nji gjysėm jave D.Lumaj
Dhe vinte turr e vrap nė "Xhakobi Hospital".
Dhe kėnaqeshim ashtu kot duke kujtuar shokė e halle
Deri sa zemrat tona bėheshin gati mal.
Alo alo ku je do ti bėj unė telefon Davidit?
Jam mirė por filluan shirat prandaj tė lutem kurr mos qaj.
Nė tė vėrtetė David Lumaj qysh se i kanė vdekur prindėrit
Sa herė i kujton ata shkrehet si foshnjė nė vaj.
Alo alo ku je mė thrriste shpesh nė telefon David Lumaj.
Miku im i ndershėm qė vepron gjithmonė si burrė
Time shoqe me gjith fėmijė mi sillte shpesh nė White Plains
Kėsaj here i pa djersitun nga qė ecte me kujdes nė veturė.
Pressbyterian Hospital, NY 2005
Tė Dielat nė spital
Pra tė Dielat nė spital vėrtetė ishin tė mėrzitshme.
Bile edhe mė tė mėrzitshme se ditėt e zakonshme tė javės.
Po ata visitor tė pėrhershėm po ajo vetmi nė dhomat e turistėve,
Dhe asgjė e re pėr tu shėnuar nė fletėt e kalendareve.
Tė dielave zakonisht mėngjesin e hanim nė ora tetė
Pastaj 30 minuta shėtisnim nėpėr koridore
Dikush treste ushqimin, dikujt mendja larg i kishte tretė
Te hallet e familjes apo ndoshta diku tej nė njė shtatore.
Nė kėtė cak lexuesit duhet tė kenė para sysh kėtė tė vėrtetė;
Sepse unė shtatore u them;
Vetėm nėnės dhe atdheut.
Mandej vinte dreka si mbi krahė pulash tė pjekura,
Me shkėmbime gjellėsh tė ndryshme dhe pėrcaktime kombėsish.
Ne qė nuk e hanim dot mishin e kafshėve tė detit,
Gostisnim me to, varfanjakėt e Meksikės.
Tė dielave si e pabesueshme edhe mbrėmjet fillonin qysh pas dite;
Kur mbi malin Hell akoma.
Shėndrisnin rrezet e kuqrremta tė diellit
Ec pastaj e fleje po deshte ec e prishja qetsinė rregullit.
Aty pas mesnatės bininm nė gjumė gati si tė vdekur.
Dhe shihnim pothuajse tė gjithė vetėm ėndrra me fėmijė.
Dhe siē dukej flinim tė lumtur, jo se kishte filluar e hėna;
Porse e diela e ardhshme ndoshta sdo tė na gjente mė aty.
Pressbyterian Hospital, Tetor 2005
Vargje mesatare edhe pėr spitalet amerikane
Kam parė dhe spitale vendesh tė tjera
Por si spitalet nė Amerikė,
As nuk kam parė kurr ndonji herė
Dhe as nuk besoj tė shoh mė
Mė plaēin sytė.
Ndėrtesa madhėshtore,
Me north me south me east me west
A thua se arkeologve
U kishte shkuar mendja tė bėjnė qytet.
Koridore tė gjata, njerėz me bluza tė bardha
Salla kirurgjish moderne
Emergjenca tė pandėrpreme,
Mjekė tė famshėm shumė
Mes qindra mijra vetėve tė sėmurė,
Kėtu gjilpėrat nė vend tė veshkave
Atje, transpaltimi i zemrave
D. m. th. te Amerika,
Mjeksia ua ka kaluar tė gjitha shkencave.
Si pacient i kuruar nė "Xhakobi"nė "Monte Fiore"
Di me thėnė vetėm kaq;
Se po tė mė krijohej mundsia mua njė ditė,
Tė gjith tė sėmurėt e Botės
Do ti sillja kėtu pėr dore
Qė jetėn tua shpėtoja
Sė paku tėdhjetve pėr qind nė Amerikė.
Tė gjashtė talentet e Jezu Krishtit
Aso kohe kur J. Krishti u shpėrndante talentet njerėzve
Veproi si ta them ndryshe krejt si nji gjeni.
Njeirut tė parė i dha tre.
Njeriut tė dytė i dha dy.
Njeriut tė tretė i dha vec nji
Plot nji vit mė vonė i thirri nė raport tė gjithė,
Dhe u kėrkoi llogari se ēfarė kishin bėrė me paratė,
Njeriu i tretė kishte nji
Bile tė fshehur nėn jastėk.
Njeriu i dytė kishte katėr
Se duket kishte bėrė biznes.
Njeriu i parė kishte nėntė
Dhe rrinte krejt si bos
Dhe a u shkon nėpėr mėndje
Se ēbėri Jezu Krishti nė at moment?
Ja mori talentin atij qė kishte nji
Dhe ia dhuroi atij qė kishte nėntė
Mandej foli si me tė qeshur
Por me shumė sinqeritet;
Kush nuk punon aq sa ku mundet
Ska pėr tė pasur kurr asgjė nė xhep.
"Monte Fiore Hospital" Gusht 2005
Gruas time
Avenju mė avenju e shteg mė shteg
Tren mė tren e autobus mė autobus
Mė erdhi mbrapa ato ditė gruaja ime si nji zogėz
Mė kėmbė, me shpirt, me sy dhe me buzė.
Nė njėrėn ēant, mė sillte gjithmonė ndrresat
Kurse nė cantėn tjetėr, ushqimet dhe letrat.
Nė ēantėn e ndėrresave merrte me vete vjershat,
Kurse nė cantėn e ushqimeve medemek peshqeshet.
Dhe merreni me mėnd se ēfarė peshqeshesh tė thjeshta;
Ca piktura kalamajsh qė su ngjanin fare fėmijėve tė mij.
Njė kordele tė verdh prej gjethi qė mua ma dėrgonte vjeshta
Jo se isha i sėmurė por thjeshtė pėr nostalgji.
Kėshtu i kalueme ditėt, javėt, muajt
Derisa gruaja dalngadalė mu kthye nė "kritike" letrare.
Duke u bėrė kėshtu si Sadija e Driteroit,
Ndoshta i dite do tė hyjė edhe nė "Lidhjen e Shkrimtarve"
Tashti shpesh herė mendoj me veten time i tronditur;
Si mund t'ia shperblej gruas gjith atė kujdes?
Ah po e kam gjetur, do t'i le me testament gjith librat
Sė paku dy, ose tri javė mė parė se sa tė vdes.
Dhe nga qė si pėr sherr
Kam qėlluar edhe pak poet,
Bibliotekėn fill pas fėmijėve
Do t'ia le si amanet.
Mikut tim psikolog Dr. Graig Kordick
Ti nuk e studiove veē pėr mua shkencėn e psikologjisė
Sido qė nė ditėn time mė tė ngushtė mu gjete tepėr afėr.
Ti Jungun dhe Frojdin m'i spjegove kaq mirė nė anglisht
Sa unė nė Shqipėri si ty kam dėgjuar veē Dr. Sandėr Ashtėn.
Ti mė stėrkshillove mua se duhej tė jetoja pėr jetė e mot
Ti bėja ballė depresionit dhe t'i pėrkushtohesha poezisė
Ti shkenctari i trurit tim, ti nuk je thjeshtė nji psikolog,
Por je kryemiku im Dr. Graig Kordick
-- dėrguar nga K.Traboini