L E T Ė R S I
SHKODRANE


| Prapa |

Ledia Dushi, poete

-- nga Elsa Demo,
Gazeta Shekulli, 31 mars 2005

Ledia Dushi Jena t'shfrenuem,
s'jena t'lirė

Paēin tė gjithė fatin e Migjenit! Nuk ėshtė shumė e qartė si mund ta ndash kėtė lėshim zemre, mes mallkimit qė mori para kohe jetėn e shkurtėr tė poetit mė tė njohur nė gjallje e mė pas apo adhurimit dhe sot tė vargjeve tė tij. Ora e poezisė nė Shkodėr sikur ka mbetur nė vitet tridhjetė, po t'i higen ndėrmjet vargjet e kohės sė Partisė, njė kohė bajagi edhe nė zejen e tė shkruarit. Nuk ėshtė e lehtė tė flitet per poezi sot nė Shkodėr. Tė pakėnaqurit janė shumė, si s'po u lindet njė poet qė tė ngrejė peshė emrin e qytetit. Si njė sėmundje pėr leader shpirtėror nė ditė tė zymta politike e varfėrie.
Ndryshe nga zakonisht, poezia mbi tė cilėn u ngrit tė hėnėn njė holl i vogėl teatri nė Shkodėr, nuk ėshtė dhe aq e re. Aktori Bruno Shllaku e bėri kėtė me poezinė e Ledia Dushit, e shkruar gati 10 vjet tė shkuara, poezi nga librat "Ave Maria bahet lot" dhe "Seance dimnash". Aktori shkodran i kinemasė dhe teatrit, pėrkrah koleges Merita Smaja, u mundua qė nė rolin e dirigjentit, pra tė regjisorit dhe inskenuesit tė gjithēkaje tė sjellė njė teatėr me vargjet e Dushit. Elementė sė tepėrmi teatralė, kori, skenografia me njė pemė nė sfond ku miket gjejnė vdekjen nė litar, njė varr pėrbri skenės, gjurmimi i eshtrave dhe i njė kafke tė dashurisė, ndarjes dhe vdekjes vetė, njė beze qė valėvitet nė skenėn e ngushtė herė si valė, herė si erė, ishin tė tepėrta. Poezia e Ledia Dushit ėshtė e mbushur me figuracione, e lėngėt nė pėrfytyrime, e kthjellėt nė imazhe, por nuk ėshtė teatėr i lojės dramatike. Poezia e saj pėrfytyron vdekjen, dashurinė, fėmijėrinė, ndarjen, por i mban larg nesh. Nuk janė nocione nė kuptimin e parė, aq mė pak nocione sociale qė t'u kėrkosh inskenimin e sotėm real. Poezia e Dushit e shkruar kaherė nė gegėrisht, duket sikur ka dalė nga njė "fmij bark krisun", tė velur jo nga ėmbėlsirat, por, nga "tė pangrėnėt", nga mungesat. Njė "fmij" qė luan "me vedin".

Vargjet e "Seance dimnash" dhe "Ave Maria bahet lot" janė biovargje, bioshkrime tė shkrira nė univers, nė klimė, nė mot, nė bimė, nė kafshė, nė ujė, ndjesi tė zhytura nė to. Ledia Dushi nuk flet pėr miq, po pėr mikesha: "edhe bistakėt/dashunohen/Mike/me gojėn teme/e tanden/mbetun ēilė/prej vajit"; nuk flet pėr vdekje tė pastėr po pėr flatrim "tue frymue dekėn"; ajo nuk flet pėr Zot, po pėr rob zoti sepse "Zoti em/ka fytyrėn teme,/shkruen/senset e mija"; pėr tė nuk ka burrė tė thyeshėm para gruas, por ligj tė pashkruar: "Ti burrė/mos i the gjujt/para parzmit t'dhelpnės"; nuk ka liri, por iluzion tė lirisė: "Jena t'shfrenuem/Shpirt/ Ahma!/s'jena t'lirė"; nuk ka dėshirė pėr ēfarė sheh e gjen, sepse "Jam qenie..due gjanat/qė nuk kam".
Ledia Dushi ka 13 vjet qė shkruan. Shkruan nė vitin '95, boton librin e pare nė '97, pikėrisht nė kohėn kur siē thotė ajo "librat pėrdoreshin nė vend tė kėmbės sė sustave". Shkruan nė vitin '97, boton nė '99. Nga kjo kohė deri nė 2005 ka vetėm 12 poezi. Realisht nuk janė 12, po mė mire qė nuk ka botuar gjė. Nuk janė aq pak lexuesit e saj kur zyrtarisht u bė e njohur me tė marrė ēmimin kombėtar tė letėrsisė "Penda e Argjendtė", nė vitin 1998 me "Ave Maria bahet lot".
Ajo shkroi siē shkruan, edhe kur dalin pushkėt pėr tė mbrojtur gjuhėt e vdekura, edhe kur ftohen akademikėt po pėr gjuhėt e vdekura dhe reagimi dihet. Gegėnishtja e saj gati 10 vjet pas njohjes zyrtare tė poetes 27-vjeēare, ėshtė shprehje e lirisė nė njė vend qė u dogj nga varfėria, nga'97 mė pas dhe nga mospėrmbushja e njė jete mė tė mirė nė liri.

A ėshtė poezia juaj skenike, aq sa pėr t'i hyrė njė iniciative tė tillė, njė tatri poezie?
Skenike, pse jo. Mendoj qė zėri i njė pėrcjellėsi tė ndjeshėm, i njė pėrcjellėsi emocional, mundet tė shkaktojė tek dėgjuesit prodhimin e njė pafundėsie imazhesh, vizionesh, gjendjesh, ndoshta dhe tė papėrcaktura. Pėrzgjedhja ėshtė bėrė nga regjisori Bruno Shllaku, qė ėshtė dhe aktori tė themi kryesor, sepse nuk kemi tė bėjmė me personazhe reale.
Poezia ka lidhje me imazhin skenik, me teatrin pėr atė vendosje interesante fjalėsh dhe kjo do tė ishte mirė tė thuhej pėr skenėn, por duke ruajtur gjithmonė pamjen e parė tė saj, pamjen zanafillore, domethėnė strukturėn nė tė cilėn ėshtė shkruar.

Poezia juaj qė nė thelb ėshtė lirike dhe nuk merret me probleme sociale, as e angazhuar, nė skenė pėrkundrazi na u paraqit e tillė. Iu ėshtė dukur zgjedhje e drejtė kjo?
Ajo qė mund tė konsiderohet gjetje nga ana e dėgjuesit dhe lexuesit tė poezisė pėr mua ėshtė kryer, sepse unė e kam shkruar poezinė, e kam kryer si tė thuash atė qė quhet gjetje e imja. Gjetje mund tė jetė ose ka qenė pėr regjisorin e shfaqjes.

Ky "teatėr" kishte nė qendėr fėmijėrinė, dashurinė dhe vdekjen. Nė tė vėrtetė si ju duk raporti mes tyre nė skenė?
Nė poezinė time simbolikat e nocioneve qė ju pėrmendėt mė parė, ndėrthuren dhe pėrdoren si pjesė e natyrshme e jetės sė ēdo njeriu, jo vetėn fėmijėria dhe dashuria, po kemi tė bėjmė me njė filozofi shumė tė thjeshtė edhe pranuese tė jetės. Pra njeriu lind me tė gjitha ndjesitė e mundėshme. Mendoj se duhet tė lindė dhe duhet mė fort tė mėsohet me praminė e ndjesinė e vdekjes. Kjo jo si shenjė e njė pesimizmi, por si shenjė e njė pranie tė zakonshme, qė na shoqėron gjithmonė. Kjo as nuk e afron, as nuk e largon vdekjen. Ky nuk ėshtė ogur, fakti qė pranon filozofinė e tė mėsuarit me vdekjen.

Mendoni se kėto fenomene kanė njė lloj tragjizmi kaq lokal, tė veriut tė Shkodrės, siē na u paraqitėn?
Nuk mundem ta pėrdor termin lokalizėm, por qė janė kėndvėshtrime qė kanė tė bėjnė me njė formim tė caktuar, me njė mėnyrė jetese tė caktuar, ndoshta dhe provinciale.

Nėse do marrim vargjet qė pėrkufizojnė fėmijėrinė: kur t'rritem kam me kenė i vogėl; pėr ndarjen apo dashurinė: flej shpirt, unė mbeta ēuet dhe pėr vdekjen: me jetu s'mundem me dekė s'du. Nė shfaqje janė pėrdorur si refrene, si stacione. Ēfarė i lidh kėto tė trija nė jetėn e njeriut?
Unė nuk kisha dashur t'i quaja stacione, domethėnė ku do kalosh njėherė dhe nuk do tė kthehesh mė, pra kėto nuk janė detyrime, faza pėr t'u kryer. Pavarėsisht se nga njė kėndvėshtrim i jashtėm, i ftohtė janė faza pėr t'u kaluar, por nė fakt elementėt e secilės pėshtjellohen, pėrzihen, rikthehen, hapen, marrin ngjyra, marrin hije brenda personit. Nė fund tė fundit, ky lloj pėrshtjellimi, kjo lloj pėrplasje, ky lloj kthimi herė me qejf e herė pa qejf i kėtyre etapave e bėn edhe mė interesante jetėn, mundėsinė pėr t'i shkruar, pėr t'i shprehur, sigurisht nėse ekziston kjo mundėsi artistikisht.

Kanė kaluar gati 6 vjet nga libri i fundit "Seancė dimnash". Janė tė mjaftueshme ndoshta pėr tė bėrė njė lloj krahasimi mes dy librave, dhe gjėrave tė reja qė keni shkruar?
"Seancė dimnash" ėshtė vazhdimėsi logjike e vėllimit tė parė dhe jo vetėm vazhdimėsi, po dhe zbėrthim. Nėse vėllimi i parė ėshtė njė tėrėsi thelbesh poetike, duket sikur figurat, njėsitė janė tė mbėshtjellura nė njė lloj bėrthame. Nė ēdo poezi ekzistejnė tė mbledhura kėto bėrthama dhe nė librin e dytė ato zhvillohen, hapen, zbėrthehen. Ky zbėrthim konsiston pikėrisht nė mėnyrėn sesi janė poezitė e librit tė dytė.
Pėr tė qenė e sinqertė e ndiej se diēka ka ndodhur nė krahasim me dy librat e mėparshėm, shpresoj qė kjo tė jetė rrjedhojė logjike dhe jo lajthitje prej dy vėllimeve tė para. Them jo lajthitje, sepse do tė doja qė poezitė nė vazhdim tė mos jenė krejt tė tjera, por njė pėrpjekje e paqėllimtė, jo qėllim nė vetvete, pėr tė shkuar drejt asaj tė vetmes, drejt njė poezie, drejt poezisė.

Nė jetėn reale ndėrkohė ēfarė ka ndodhur, ēfarė ka influencuar?
Mė e vėshtira ka qenė marrėdhėnia me njerėzit. Nė plan tė parė, duket sikur nuk ėshtė thėnė asgjė interesante, se jeta nuk ėshtė ndryshe pėrveēse marrėdhėnie me njerėzit. E punėsuar nė njė punė zyrtare, nė Bashkinė e Shkodrės, ku punoj nė zyrėn e kulturės, e detyruar si tė gjithė njerėzit qė iu ofrohet njė punė pėr ta bėrė, ndodhem nė lloj-lloj situatash, nė lloj-lloj marrėdhėniesh qė mbase nuk janė tė rėndėsishme pėr t'u thėnė, por janė tė rėndėsishme pėr mua qė e kam shumė tė vėshtirė pėr tė bėrė gjėrat qė nuk dua t'i bėj.

Tė njėjtėn gjė e keni thėnė dhe nė intervistėn e fundit...
E kam tė vėshtirė tė bėj gjėrat qė s'dua t'i bėj? Mė vjen mirė pėr tė vetmen gjė, qė nuk kam shumė lėkundje prej parimeve tė mia.

Nė punėn tuaj me fjalėn, ēfarė raportesh po ruani me gegėnishten?...
Nuk mė ka shkuar mendja tė pėrmend fjalėn pozicionim, pėr arsye se nuk kam nevojė tė pozicionohem nė raport me atė ēka ėshtė e imja. Eshtė si tė mbash pozicionin me veten me atė ēka unė ndiej, me mėnyrėn se si unė mendoj, me tėrėsinė e ndėrgjegjėshme dhe tė pandėrgjedjėshme tė fjalėve qė bartim, kėshtu qė e kam shumė tė thjeshtė dhe tė natyrshme tė shkruaj nė tė njėjtėn mėnyrė. Eshtė shprehje pa vend tė them qė unė shkruaj kėshtu sepse do tė mbroj gegėnishten. Gegėnishtja nuk ka nevojė pėr asnjė lloj mbrojtje apo ruajtje. Kjo ėshtė pėr mua mjeti mė i mirė pėr tė shkruar, mjeti me anė tė sė cilit, zėri, ndjesitė, fjalėt e mia dalin kthjellėt.

Dhe qė nuk pėrbėn problem as pėr pėrkthimin nė njė gjuhė tė botės si gjermanishtja siē ka ndodhur dy vitet e fundit?
Fakti po e tregon qė jo.

Ēfarė ka ndryshuar sipas jush nė mentalitetin e boshkėqytetarėve tuaj qė zakonisht e kanė quajtur Shkodrėn njė metropol kulturor tė veriut?...
Unė vetė mbaj gjithmonė qėndrim, pėr tė mos thėnė distancohem pėr njė pėrcaktim tė kėtij lloji, apo ēdo pėrcaktimi tė kėtij lloji, tė tipit metropol, djep kulture, pėr tė cilat unė jam e ndėrgjegjėshme se nuk ka mė kohė pėr fjalė. Sepse kėto do tė ekzistojnė vėrtet nėse njerėzit me aftėsi tė veēanta nė fusha tė ndryshme, do tė evidentohen dhe do tė kenė njė prodhim real tė pėrpjekjes. Vetėm atėherė, madje as atėherė, nuk di nė do tė mund ta pėrdor fjalėn metropol. Por fjalėt e mėdha thuhen atėherė kur s'ke asgjė.

Mendoni se njė nga arsyet e kėsaj mospėrmbushje ka qenė lėvizja, ikja e energjive intelektuale nga Shkodra drejt Tiranės?
Kėshtu thuhet dhe nė njėfarė mėnyre kėshtu ėshtė. Nuk jam nė pozicionin e fajėsuesit, nuk mundem t'i fajėsoj, nuk iu vė faj. As nuk po ankohem, por ndryshe mund tė thuhet se nuk janė realizuar dhe nuk janė gjetur nė Shkodėr.

Juve po, fakti qė vazhdoni tė jetoni nė Shkodėr?
Qė domethėnė se jam realizuar nė Shkodėr? Nuk di tė them po ose jo. Di qė kėtu vazhdoj tė jetoj, punoj, kėtu shkruaj me sukses, pa sukses.

Ju vė nė siklet kjo pyetje?
Gjithmonė, kur vihesh nė qendėr tė njė vėzhgimi e tė njė analize, je nė siklet.

-- marrė nga gazeta Shekulli

| Prapa |