Letėrsi  
| Kontakti | Harta e faqes

Letėrsia shkodrane

Letėrsia shqiptare trashėgon njė fond tė pasur vlerash nga krijuesit shkodranė. Qė nga koha e Marin Barletit, nė Rilindjen Kombėtare e deri pas Luftės sė Dytė Botėrore...

Rruga e modernitetit dhe koha e artė e letėrsisė shqiptare

-- Kultura shqiptare e viteve 30 --

-- nga Dr. Robert Elsie

1. Rruga e modernitetit

Pėr gati njė gjysmė shekulli pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, shkrimtarė dhe intelektualė shqiptarė vazhduan tė frymėzoheshin nga iderat dhe nga idealet e Rilindjes Kombėtare tė shekullit nėntėmbėdhejtė. Rryma kryesore e letėrsisė shqiptare deri nė Luftėn e Dytė Botėrore ishte ajo e shkollės shkodrane tė Gjergj Fishtės - njė shkollė kreative, inovative por njėkohėsisht tradicionale. Fishta solli nė Shqipėri njė rrafsh cilėsor mė tė lartė, rrafshin e letėrsisė tė cilėn vendet mė tė zhvilluara tė Evropės kishin patur qė nga gjysma e dytė e shekullit nėntėmbėdhjetė. Kjo ishte njė hap jashtėzakonisht i rėndėsishėm duke marrė parasysh konsolidimin e vonuar tė Shqipėrisė si shtet dhe nė zhvillimin e saj tė ngadalshėm politik dhe kulturor. Nė vitet tridhjetė, kultura shqiptare hyri nė njė fazė tjetėr. Rrymat kryesore tė letėrsisė shqiptare filluan me kohė tė humbnin kontakt me realitetet e shtetit tė pavarur shqiptar. Idera nga jashtė u futėn nė vend dhe njė stad mė i lartė i arėsimimit tė intelektualėve ia hapi derėn zhvillimit kulturor mė tė shpejtė. Pėr njė dhjetėvjetėsh, letėrsia dhe kultura shqiptare lulėzuan si kurrė mė pėrpara, fillimisht nė Shkodėr, dhe mė vonė nė Tiranė dhe nė mbarė vendin.
Rrugėn e modernitetit, d.m.th. rrugėn drejt Evropės morėn dy poetė tė brezit tjetėr, dy njerėz nga jashtė rrethanave tė njohura letrare qė u shkėputėn nga traditat e letėrsisė shqiptare dhe qė ia dhanė kulturės shqiptare vendin e saj nė Evropėn bashkėkohore: Migjeni dhe Lasgush Poradeci.
Migjeni (1911-1938) i kishte tė gjitha kushtet paraprake pėr tu bėrė poet: njė mend kureshtar dhe kėrkues, njė natyrė depresive pesimiste, dhe njė seksualitet tė shtypur, tė parealizuar. Mė interesant nga tė gjitha ėshtė ky aspekt i fundit. Erotizmi kurrė nuk ka qenė tipar i dukshėm i letėrsisė shqiptare. Zor tė gjesh njė autor shqiptar nė poezi ose nė prozė i cili i ka shprehur me shkrim impulset dhe dėshirat e tija intime. Migjeni e bėn pjesėrisht, por nė mėnyrė tė paditur. Thuhet se deri nė vdekjen e tij nė moshėn njėzet e gjashtė, poeti ka mbetur i virgjėr. Poezia dhe proza tė tija janė plot me figura grash, shpeshherė prostituta tė mjeruara, pėr tė cilat Migjeni tregon edhe mėshirė edhe njė interes seksual tė hapur. Janė sytė e pėrlotur dhe buzėt e kuqe qė pėrmenden. Pjesėt e tjera tė trupit nuk pėrshkruhen kurrė. Pėr Migjenin, seksi ishte vuajtje:

Ato dy buzė tė kuqe
Dhe dy lote tė mija
Qenė shenjat e dhimbjes
Kur mė vrau bukurija
Kur mė zū dashunija
E mė dogji rinija.

Pasioni dhe dėshira epshore janė tė gjithandejshėm nė poezinė e Migjenit. I gjejmė pėrshkrime tė intimitetit trupor, por shpeshherė me neveri dhe hidhėrim. Pėr Migjenin edhe seksi ėshtė mjerim, si nė Poemėn e mjerimit:

Mjerimi tėrbohet nė dashuni epshore.
Nepėr skāje t'errta, bashkė me qejė, mijė, mica,
Mbi pecat e mbykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta
Lakuriqen mishnat, si zhangė, tė verdhė e pisa,
Kapėrthehen ndjenjat me fuqķ shtazore,
Kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta,
Edhe shuhet ūja, dhe fashitet etja
N'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja,
Dhe aty zajnė fillin tė mārret, sherbtorėt dhe lypsat
Qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.

Sa larg u largua letėrsia shqiptare nga folklorizmet dhe artificialitetet e Ēajupit, tė Asdrenit, bile edhe tė Fishtės! Edhe pse nuk arriti tė botojė njė libėr, poezitė e Migjenit kishin njė sukses tė menjėhershėm. Migjeni i hapi rrugėn letėrsisė moderne. Por kjo rrugė mbeti e hapur pėr njė kohė tepėr tė shkurtėr. Tamam nė vitin e botimit tė Vargjeve tė Lira u shpall fitorja e Stalinizmit.
Ēfarė ndihmes do tė kishte bėrė Migjeni, po tė kishte jetuar mė gjatė? Nė fund, kjo ēėshtje mbetet hipotetike, sepse zėri i tij individualist i protestės sė vėrtetė sociale do ta kishte pėsuar tė njėjtin fat si ai i shumicės sė shkrimtarėve tė talentuar tė viteve dyzet. Tė paktėn, vdekja e herėt e Migjenit na e la shkrimtarin tė paprekur.
Fakti se Migjeni vdiq i ri e vėshtirėson mundėsine e njė vlerėsimi kritik tė krijimtarisė sė tij. Nė pėrgjithėsi Migjeni admirohet dhe lexohet shumė, por nuk ka mbetur pa kritik. Mjaft lexues qenė tė zhgėnjyer nga proza e tij, dhe gjerėsia e veprimtarisė poetike tė tij nuk ėshtė aq qė ta shpallim poet universal. Arshi Pipa ka shprehur dyshime nė ēfarė masė Migjeni dinte shqip tamam: Pipa thotė kėshtu: "I lindur shqiptar nė njė familje me prejardhje sllave, dhe pastaj i rritur nė rrethana kulturore sllave, ju kthye Shqipėrisė dhe gjuhės e kulturės shqiptare vetėm kur ishte i rritur. Gjuhėn e shtėpisė e kishte serbokroatishten dhe nė seminar mėsoi rusishten. Ai s'dinte shqip mirė. Shkrimet e tij janė plot me gabime orthografike, edhe nga mė tė thjeshtat, dhe sintaksi i tij nuk ėshtė normal pėr njė shqiptar. Vėrejtja mbi italishten e Italo Svevo-s ėshtė akoma mė e vėrtetė pėr shqipen e Migjenit1." Kritikė letrarė stalinistė tė Shqipėrisė sė pasluftės e shpallėn Migjenin nė mėnyrė mjaft tė pėrciptė pararojėn e Realizmit Socialist me gjithė se nuk ishin nė gjendje ti trajtojnė disa aspekte tė jetės dhe tė krijimtarisė sė tij, siē janė pesimizmi i tij shopenhauerian, simpatitė tė tij me Perėndimin, seksualitetin e tij, dhe elementin niēean nė poemėn Trajtat e mbinjeriut. Edhe pse kėta kritikė e vlerėsuan veprimtarinė e Migjenit si pasojėn e Shqipėrisė zogiste tė paraēlirimit, ka dalė tepėr e qartė kohėt e fundit se pas dyzet e gjashtė viteve tė diktaturės sė proletariatit, Kangėt e pakėndueme tė poetit janė akoma mė aktuale se kurrė.
Rrugėn e modernitetit mori edhe njė poet krejt tjetėr. Lasgush Poradeci (1899-1987) shikohet nga disa kritikė si poeti mė i madh i shekullit njėzet. Megjithatė ėshtė mjaft e vėshtirė ta caktojmė pozitėn e tij nė letėrsinė shqiptare. Poradeci nuk kishte shumė gjėra tė pėrbashkėta me shkrimtarėt e tjerė tė kohės: me Asdrenin, Fan Nolin, Migjenin. Lasgushi i solli letėrsisė shqiptare njė diēka tė rrallė: njė misticizėm panteist i cili krijoi njė urė midis gjendjeve shpirtėrore tė ekzistencės tokėsore dhe burimeve qiellore tė energjisė krijuese.
Lasgush Poradeci ishte njė prodhim eklektik i kohės dhe njė paradoks nė letėrsinė e Evropės juglindore. Rexhep Qosja e shprehu kėshtu: "Lasgush Poradeci ndien si romantik, mendon si klasiēist, asht i vetmuem dhe hermetizuem shpirtnisht si simbolist dhe i kujdesshėm e fanatik ndaj formės sė vargut si parnasist." Me ngritjen e Stalinizmit nė Shqipėri, penda e shquar e Lasgushit filloi tė shteret. Edhe pse u lavdėrua fshehtazi nga shumė kritikė, ky estet romantik kurrė nuk e gėzoi aprovimin e dogmatistėve marksistė. Ata nuk e kuptuan veprėn e tij. Poeti vetė tha: "Mė mirė ta thyej lapsin se sa tė shkruaj si duan ata." Fusha kryesore e veprimtarisė sė poetit nė periudhėn socialiste ishte atėherė pėrkthimi letrar, ai liman i sigurtė pėr heretikėt letrarė.
Temat kryesore tė poezisė tė Lasgushit janė tė njohura. Ai i donte fjalėt dhe shprehjet arhaike si dhe neologjizmat dhe gjuhėn qė buronte nė poezinė popullore tė Shqipėrisė sė Jugut. Mitrush Kuteli, i cili botoi vėllimin Ylli i zėmrės, tha: "Lasgushi ėshtė poeti shqiptar, i vetmi poet shqiptar, qė mendon, flet e shkruan vetėm shqip3." Por nė tė njėjtėn kohė, Lasgush Poradeci ėshtė edhe njė artist evropian. Ai bashkon sensualitetin e shprehjes sė Sharl Bodler-it (1821-1867), filosofinė estetike tė formės dhe elegancėn e dalluar tė Shtefan George-t (1868-1933), filosofinė dhe humanitetin e Naim Frashėrit me pavdeksinė kosmografike tė mjeshtrit tė tij Mihai Eminesku-t (1850-1889). Shkencėtari Eqrem Ēabej (1908-1980) fliste pėr poetin "tė cilin Shqipėria do t'ia falė njėherė botės4." Me gjithė se poezia e Lasgushit nuk pėrkthehet kollaj, Ēabej mund tė ketė tė drejtė.
Veprimtaria e Lagushit ishte e habitshme, e mahnitėse pėr ato vite. Me Lasgushin, koha e nacionalizmit romantik, e ushqyer nga njė mori poetėsh tė cilėsive tė ndryshme tė Rilindjes Kombėtare u zhduk pėrfundimisht. Lasgush Poradeci vdiq nė varfėri nė Tiranė me 12 nėntor 1987.

2. Kulmi letrar i viteve 30

Brėnda njė periudhe prej pesė vitesh nė mesin e viteve tridhjetė, u realizua njė hap i madh pėrpara nė fushėn e letėrsisė. Nė poezinė, Lasgush Poradeci botoi pėrmbledhje lirike tė mahnitshme: Vallja e yjve, Constancė 1933, dhe Ylli i zemrės, Bukuresht 1937; Migjeni, i sėmurė rėndė nga tuberkulozi, arriti ta dėrgonte vėllimin e hollė Vargjet e lira, Tiranė 1936, nė shtyp para se vepra e tij tė ndalohet dhe se poeti vetė tė vdesė; dhe Gjergj Fishta paraqiti versionin pėrfundimtar tė epikės sė pashoqe Lahuta e malcķs, Shkodėr 1937, me tridhjetė kėngė. Nė fushėn e prozės shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jeta nė jetė - Pse!?, Korēė 1935, nga Sterjo Spasse; pėrmbledhja e dytė e tregimeve tė Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh, Tiranė 1935; romani i mirėpritur i kritikės sociale, Sikur t'isha djalė, Tiranė 1936, nga Haki Stėrmilli; dhe vėllimi i parė i tregimeve tė Mitrush Kutelit, Nete shqipėtare, Bukuresht 1938. Edhe Migjeni i botoi njėzet e katėr skiza tė mprehta nėpėr gazetat e ndryshme brėnda pesėvjeēarit 1933-1938 dhe e mbaroi dorėshkrimin e pabotuar, Novelat e qytetit tė veriut, 1936. Nė fushėn e dramės, Etėhem Haxhiademi e mahniti publikun e kulturuar me tragjeditė klasike tė cilat, edhe pse nuk ishin gjė e re nga pėrmbajtja, e treguan njė finesė tė padėgjuar dhe tė paparė nė skenėn shqiptare.
Aq shpejt sa letėrsia, u zhvillua edhe zhurnalizmi, i cili qė nga koha e Rilindjes, vazhdoi tė luante nė rol themelor nė afirmimin e kulturės kombėtare. Nga moria e gazetave javore dhe mujore nacionaliste jetėshkurtra qė dolėn nė qytete tė ndryshme tė Ballkanit, u zhvillua njė zanat zhurnalistik me cilėsi qė i shėrbeu pėrhapjes sė informacionit, qoftė politik, kulturor ose letrar. Me gjithė strukturat primitive qė zotėroheshin akoma nė kohėn e Ahmet Zogut (1895-1961), tė bėrė tashme Zogu i Parė, Mbreti i Shqiptarėve, shtypi u zhvillua nė mėnyrė liberale. Botuesit, po tė kishin kujdes tė mos kritikonin familjen mbretėrore dhe politikėn e jashtme tė mbretit, mund tė botonin si tė donin. Cenzura ekzistoi, si nė ēdo diktaturė, dhe herė pas here gazeta u mbyllėn, por situata kurrė nuk ishte aq e tmerrshme se sa nė periudhėn pas 'ēlirimit'.
Nė krahasim me vendet e tjera nė vitet tridhjetė dhe dyzet, relativisht pak libra u botuan nė Shqipėri. Kjo ishte rezultat i mungesės sė zhvillimit ekonomik si dhe i analfabetizmit tė lartė. Leximi i librave mbeti argėtim pėr njė pakicė shumė tė vogėl meshkujsh. Njė rritje e dukshme nė prodhimin letrar, bile lulėzimi i kulturės sė shkruar nė Shqipėri varej atėherė shumė nga revistat dhe gazetat letrare tė kohės tė cilat i ofruan shumė shkrimtarėve tė rinj njė mundėsi botimi dhe pėrhapėn vepra dhe idera nė tėrė vendin. Revistat katolike tė Shkodrės, si Hylli i Dritės (1930-1944) i Gjergj Fishtės, Zāni i Shna Ndout (-1944), dhe Leka (1929-1944), vazhduan tė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e ideve. Pėr komunitetin mysliman doli nė Tiranė revista Zāni i naltė (1923-1938) e cila informoi lexuesin mbi kulturėn islame nė Shqipėri dhe nė Lindjen e Mesme.
Por kishte edhe shumė revista tė mira jofetare qė ndihmuan nė afirmimin e kulturės sė shkruar tė kohės. Revista mujore liberale Minerva (1932-1936) u botua nė Tiranė ndėr tė tjerėt nga Tajar Zavalani (v. 1976), artisti Odhise Paskali (1903-1985), Nebil Ēika (v. 1944) dhe Stefan Shundi (1906 - ca. 1944). Shumė prej kėtyre zhurnalisteve bashkėpunuan nė revistėn kulturore Illyria (1934-1936) nė tė cilėn Migjeni botoi prozėn dhe poezinė e parė. Njė hap i madh pėrpara u realizua me revistėn Pėrpjekja Shqiptare (1936-1939) e Branko Merxhanit (v. 1976). Pėr pėrhapjen e iderave tė tė majtės progresiste kishte edhe revista dyjavore ABC (1936) tė Petro Markos dhe Bota e Re (1936-1937) komuniste tė Korēės. Mė vonė dolėn revista mujore Shkėndija (1940-1943) e themeluar nga Ernest Koliqi, Fryma (1944), Revista letrare (1944) dhe Kritika (1944).
Me kohė, kultura e kėsaj periudhe filloi tė tregonte gjurmėt e polarizimit midis Lindjes dhe Perėndimit. Shqipėria ishte prekur fillimisht shumė pak nga iderat dhe idealet e Revolucionit tė Tetorit nė Rusi, me gjithė se njė sasi e vogėl figurash intelektuale e kishin vizituar Bashkimin Sovjetik nė kohėn e Stalinit: Fan Noli (1882-1965), i njohur mė vonė si Peshkopi i Kuq, shkrimtari Haki Stėrmilli (1895-1953), poeti rebel Sejfulla Malėshova (1901-1971) dhe Tajar Zavalani. Padrejtėsitė sociale nė Shqipėri, tė theksuara akoma mė shumė nga njė diktaturė gati bizantine, si dhe ngritja e Italisė fashiste mbushėn mendjen e shumė intelektualėve tė viteve tridhjetė qė tė interesoheshin pėr komunizmin sovjetik, ose tė paktėn pėr ndonjė lloj socializmi, pėr tė luftuar kundėr varfėrisė dhe shfrytėzimit tė masave fshatare. Polarizimi i ideologjive u theksua akoma mė shumė me fillimin e Luftės Civile tė Spanjes nė vitin 1936. Shkrimtarėt Petro Marko (1913-1991) dhe Skėnder Luarasi (1900-1982) dhe njė kontingjent shqiptarėsh u nisėn pėr nė Katalonjė pėr ta marrė pjesė nė Brigadat Ndėrkombėtare. Idera socialiste zhvilloheshin nė Shqipėri, por nė tė njėjtėn kohė zhvilloheshin edhe idera fashiste.
Njė figurė mjaft interesante e kulturės shqiptare tė viteve tridhjetė ishte Branko Merxhani, botuesi i revistės Pėrpjekja Shqiptare qė nga tetori i vitit 1936. Merxhani e kishte tė qartė se vendi i tij ishte i pazhvilluar nė ēdo drejtim, edhe intelektualisht, dhe bėri thirrje pėr njė rilindje shpirtėrore tė cilėn ai e quajti Neoshqiptarizmi. Kjo rrymė intelektuale hyri nė shoqėrinė shqiptare afėr vitit 1928, me gjithė se rrėnjėt i kishte nė Rilindjen Kombėtare tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Duhej tani nė Shqipėrine e pavarur njė identitet kombėtar, njė vetėdijė shqiptare pėr ta nxjerrė miletin nga errėsira dhe injoranca. Shqipėrine e quajti njė qėnie e kufizuar sė jashtėmi dhe e pakufishme sė brėndshmi. Sė bashku me shkrimtarin fashist Vangjel Koēa (1900-1943), Merxhani e paraqiti Neoshqiptarizmin nė vitin 1929 nė gazetėn gjirokastrite Demokratia dhe nė vitin 1930 nė revistėn Neo-Shqiptarizmi. Neoshqiptarizmi e kishte pėr bazė nacionalizmi ideologjik. Nė formėn e mirėfilltė ishte njė lėvizje kulturore dhe jo politike. Nė fjalėt e Merxhanit: "Politikė s'ka! Vetėm kulturė!" Me kohė, Neoshqiptarizmi u bė njė kundėrpeshė ideologjisė mė tė politizuar socialiste dhe internacionalizmit tė majtė. Edhe pse ishte njė krijim shqiptar, Neoshqiptarizmi duhet shikuar ne suazėn e ideologjive nacionaliste tė tjera tė Evropės sė viteve njėzet dhe tridhjetė: hellźnikótźta greke, kryesisht nėn diktaturėn e gjeneralit Joanis Metaksįs (1871-1941) tė viteve 1936-1940, italianitą italiane nė kohėn e Duēes italian Benito Musolini (1883-1945), dhe hispanidad nė Spanjen fashiste tė gjeneralit Fransisko Franko (1892-1975). Ngadalė ngadalė ato u bashkuan pėr tė krijuar fashizmin evropian, i cili e solli njė diktaturė brutale dhe panjerėzore kudo nė Evropė.
Shkrimtarė shqiptarė tė viteve tridhjetė u tėrhoqėn, u mahnitėn nga Perėndimi dhe u pėrpoqėn ta zbulojnė rolin e Shqipėrisė nė Evropė. Kjo ishte njė temė kryesore nė shtypin letrar tė kohės. Njė sasi e madhe intelektualėsh kishin qenė jashtė vendit dhe kishin parė shoqerinė perėndimore. Duke ardhur nga vendi tė cilin, sipas shprehjes sė njohur, "e don Zoti sepse u ndryshua aq pak qė nga koha e krijimit tė botės", ata ishin tė tėrhequr, por gjithashtu tė ēorientuar, tė tmerruar me gjendjen e Shqipėrisė.
Fjala Perėndim nė Shqipėri kishte njė kuptim disi tė paqartė duke qenė se vendi perėndimor mė afėr Shqipėrisė ishte Italia fashiste e Musolinit. Me 7 prill 1939, diskutimi intelektual mbi rolin e Shqipėrisė nė Evropė u bė i tepėrt pasi trupa italiane pushtuan Durrėsin, Vlorėn dhe Shėngjinin pėr ta kolonizuar gjithė Shqipėrinė. Ėshtė puna e historianėve pėr tė vlerėsuar nė ēfarė masė pėrqafimi kulturor italian i Shqipėrisė dhe mė vonė pushtimi drejtėpėrsėdrejti politik i vendit ishin njė fitim ose njė humbje kulturore nė atė fazė tė zhvillimit. Shumė shpejt erdhi njė luftė botėrore. Polarizimi i ideve evropiane tė Lindjes sė Re dhe tė Perėndimit tė Ri, d.m.th. tė komunizmit dhe tė fashizmit, solli me vete konfrontimin pėrfundimtar nė Shqipėri, si dhe kudo tjetėr nė Evropė, gjatė tė cilit vendi ju nėnshtrua vullnetit tė pamėshirėshėm tė ekstremistėve politikė dhe ushtarakė, dhe gjatė tė cilit shkrimtarė dhe intelektualė tė tė gjitha krahėve politike u detyruan tė pėrgjunjeshin.
Nuk e teprojmė kur themi se jeta intelektuale dhe kulturore shqiptare kishte arritur njė kulm nga mesi i viteve tridhjetė deri nė gjysmėn e parė tė viteve dyzet. Pėr herė tė parė ekzistonte nė Shqipėri njė letėrsi moderne bashkėkohore me cilėsi. Kombi shqiptar qe arritur nė moshė.
Kjo periudhė, njė lloj kohe e artė, solli njė lulėzim, por njė lulėzim tepėr tė shkurtėr nė hije tė katastrofės e cila do tė shfaroste gati gjithė prodhimtarinė letrare dhe kulturore pėr mė shumė se njėzet vjet. Edhe njė herė nė historinė e kulturės shqiptare burbuqet e letėrsisė u mblodhėn. Edhe njė herė rrėnjėt e bimės u prenė.

Shkrime letrare:


Tė reja pėr kėngėt: