LETĖRSI E VJETĖR

MIGJENI SPECIALE


| Hyrje |

Lidhur me letėrsinė shqiptare

Autorėt shqiptarė shkruajnė pėr tė marrė ēmime "jashtė shtetit"

Ardian Klosi -- Intervistė me Ardian Klosin, Revista kulturore ARS

Adrian Klosi u lind nė vitin 1957. U diplomua nė fakultetin e Gjuhė - Letėrsisė nė 1981. Ka marrė doktoratėn nė vitin 1990. Nga viti 1993 - 1998 ka qėndruar nė Gjermani.
Ka botuar disa libra si nė shqip, ashtu edhe nė gjermanisht.
Nė shqip: 1991: "Refleksione" (me Edi Ramėn), 1991: "Shqipėria zgjim i dhunshėm", 1993: "Quo vadis Shqipėri", 1997: "Shqipėria ē'mund tė jetė" dhe nė gjermanisht: 1993: "Mbijetesė shqiptare" (fotot Jutta Benzenberg), 1997: "Fjalor gjemranisht - shqip" (me W. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj nė shtypin shqiptar dhe tė huaj.

- Ju njiheni si njė nga studiuesit dhe kritikėt e letėrsisė shqipe. Ē'mendim keni pėr letėrsinė shqiptare tė shekullit tė XX?
Pėr tė bėrė njė saktėsim, asnjėherė nuk e kam quajtur veten kritik pėr dy arsye. Sė pari fjala kritik mė ngjall shumė alergji, aversione sepse dimė se ēfarė ngarkese negative mori kritiku mbas 1945 dhe pergjithėsisht kritikė letrar nė Shqipėri u bėnė njerėzit pa talent, ata qė kishin dėshirė tė bėnin ndonjė tregim dėshtuan dhe kėshtu u morėn me kritikė dhe filluan t'u bien mė qafė shkrimtarėve tė mirė dhe filluan tė ngrenė shkrimtarėt mediokėr. Kurse arsyeja e dytė ėshtė se unė nuk e ndaj dot kufirin. Unė shkruaj ese, satire, tregime por dhe kritika nė kuptimin e analizave dhe nuk e di se ku ėshtė kufiri. Ajo qė mė jep mė shumė kėnaqėsi natyrisht ėshtė krijimi. Nga ana tjetėr jam filolog, gjuhėtar mendoj jo i keq. Kam disa punime, kam dhėnė mėsim njė periudhė tė gjatė nė Universitetin e Mynihut nė katedrėn e Albanalogjisė edhe aktualisht kam njė punim tė madh pėr gjuhėn e arbėreshėve tė Greqisė. Mė konkretisht pėr pyetjen mendoj natyrisht qė letėrsia mė e mirė shqiptare ėshtė nė shekullin e XX dhe kjo ėshtė e padiskutueshme. Nė shek e XX kemi poetė si Fishtėn, Poradecin, Migjenin, Camajn, Mjedėn pra majat e poezisė, jo vetėm shqiptare, por edhe europiane. Nė shek e XX kemi prozatorė si Kuteli deri diku Koliqi, Kadare dhe shumė tė tjerė. Nė shek e XX kemi kulmet e shqipėrimeve Fan Noli, Sotir Caci, Vedat Kokona, Petro Zhej, pra kemi njė fluks induktus tė fjalės shqipe qė ishte e panjohur nė shekullin e mėparshėm.

- Kė do tė konsideroni si arritje mė tė madhe tė letėrsisė shqipe?
Sot nuk duhet tė nxjerrėsh mė tė madhen se duhet parė nė kėndvėshtrime tė ndryshme. Do tė thoja qė arritjet mė tė mėdha nė poezi i kemi me Lasgush Poradecin, Migjenin dhe nqse. flasim pėr poezinė moderne tė kohės moderne ėshtė Martin Camaj. Pastaj Martin Camaj ka meritėn e madhe qė nuk e la tė vdesė traditėn e shquar tė gegėrishtes si gjuhė poetike. Nėse e shohim nga kėndvėshtrimi i romanit me struktura tė ndėrlikuara me shumė mesazhe tė fshehura atėhere do tė veēonim disa romane tė Kadaresė "Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave"."Pashallėqet e mėdha". Nėse do tė kėrkonin forcėn e fjalės shqipe pasurinė tė derdhur qoftė nė ese a nė satirė do tė kėrkonim Konicėn dhe Nolin.

- A mendoni se e ka penguar censura letėrsinė shqiptare dhe shkrimtarėt?
Natyrisht qė e ka penguar censura dhe autocensura, por nuk duhet tė bėhen pėr kėtė fajtor shkrimtarėt. Nė radhė tė parė pėr kėtė fajtor ėshtė njė sistem, njė regjim i caktuar qė iu vu popullit shqiptar mbi krye. Kjo bėri qė shumė shpejt tė merren masa drastike dragoniane kundėr shkrimtarėve tė talentuar si Vincens Prennushi, Arshi Pipa, Mitrush Kuteli mė vonė Kasem Trebeshina etj. Kjo bėri qė vetvetiu nė bazė tė censurės tė lindė autocensura. Kjo vazhdoi edhe mbasi ra diktatura sepse ishin krijuar nė kokat e shkrimtarėve skena tė tilla.
Pėr mua vazhdim i censurės ėshtė edhe fakti kur bėn njė roman tepėr erotik ose pornografik, vetėm nga fakti qė para '90 kjo nuk ėshtė lejuar ose kur bėn njė satirė mediokre kundėr Enver Hoxhės vetėm nga fakti se atėhere dėnoheshe, pra dhe kėto i shoh si pasojė tė censurės dhe autocensurės.

- Pas viteve '90 a ka shkrimtarė qė e vazhdojnė traditėn apo distancohen mė shumė nga ajo?
Pėr mua kjo ėshtė njė krizė e thellė qė nuk ėshtė vetėm shqiptare por do ta quaja njė krizė botėrore e vlerave shpirtėrore nė kohėn kur nevojat kulturore ose kur kohėn e lirė tė njeriut e mbulon televizioni, kultura e sipėrfaqshme, e shpejtė qė ėshtė me shumė vizuale dhe tek ne nuk ka patur traditė tė gjatė lulėzimi. Ishte njė traditė e shkurtėr mė shumė e lulėzuar nga mungesa e kėnaqėsive tė tjera vizive. Pra ishte njė fenomen i pėrkohshėm etja, dėshira e madhe pėr tė lexuar tek ne, qė lidhet me suksesin e jashtėzakonshėm tė Kadaresė e tė njė radhe shqipėrimesh. Ndėrsa nė perėndim shihej ndryshe kjo ēėshtje. Aty ka sisteme tė tjera vlerash edhe nėse televizioni ėshtė mediumi mė popullor i kohės prapė letėrsia ka strukturat e veta, ka juritė qė japin ēmime tė pėrvitshme, ka subvencione shtetėrore apo private, madje letėrsia ka vendin e vet, madje edhe nė mediat vizive. Kurse tek ne kjo gjė nuk ndodh. Po tė shikosh tė gjitha stacionet kryesore televizive nuk ka asnjė dritare ku tė bėhen debate mbi letėrsinė. Kėshtu ndoshta ka vepra tė mira letrare por nuk i shohim ato kjo ėshtė dhe reciproke duke parė shkrimtarėt qė nuk ka njė jehonė, njė vlerėsim tė madh nė publik dhe ata stepen tė shkruajnė, ose bėjnė gjėra tė shpejta komerciale, shkruajnė shpesh gjėra qė mund tė pėlqehen jashtė shtetit ku mund tė marrin ndonjė ēmim a ndonjė vlerėsim.

- A ndjehet nevoja e njė brezi tė ri nė kritikė, pra me parime tė tjera duke e parė nė kėndvėshtrime tė tjera?
Kjo ėshtė e natyrshme mungojnė zėrat mė me autoritet e jemi qė nė organe tė caktuara qofshin kėto radiotelevizive apo gazeta tė mėdha tė kishin, kėndin autoritetin e tyre tė jepnin vlerėsimin e tyre. Mirėpo ne pėr fat tė keq vemė re disa njerėz qė bėjnė recesione librash i bėjnė pėr inerci kėshtu qė nuk e dallon dot grurin nga kashta nuk i kupton vlerat e forta qė krijohen nė kėtė vend. Unė do tė jap vetėm njė shembull tė kritikut tė famshėm gjerman Marcel Paiz Rainit i cili mund tė jetė afėr 80 vjeē dhe ka qenė gjithmonė shtylla qėndrore pėr vlerėsimin e botimeve tė prodhimtarisė letrare nė Gjermani. Edhe sot ai ka nė njė stacion televiziv kėndin e tij ose prononcohet vetėm ose nė njė kuartet qė quhet kuarteti letrar. Aty merr 3 - 4 botime tė spikatura tė muajit dhe recensiohen nė njė mėnyrė shumė tėrheqėse, shumė intriguese. Tek ne njė institucion i tillė nuk ekziston dhe kjo ėshtė pėr tė ardhur me tė vėrtetė keq.

- A mendoni se letėrsia duhet tė pasqyrojė gjuhėn megjithėse ajo ėshtė standarte. A duhet tė paraprijė gjuha letėrsinė?
Patjetėr, mendoj se kėtu bėhet gabim ose ekziston keqkuptimi i madh sikur gjuha i prin letėrsisė sikur gjuhtarėt me vendimet e tyre pėrcaktojnė letėrsinė gjė qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ndodhi nė njė rast ku ne morėn njė vendim qeveritar qė do tė bėjmė toskėrishten gjuhė letrare. U mblodhėn komisionet e gjuhėtarėve dhe pėr normat e kėsaj toskėrishte te re qė atėhere u quajt pėr demagogji "gjuhė e njėsuar". Sot kanė hequr dorė gjuhtarėt nga ky vendim quhet gjuhė standarte. Kjo ėshtė vendosur se cdo shtet modern ka nevojė pėr gjuhėn e vet standarte. Mirėpo ēėshtja ėshtė qė gegėrishtja kishte njė traditė kaq tė gjatė dhe ish njė pjesė kaq e madhe e popullsisė shqiptare qė flet nė dialektin dhe nėndialektet e gegėrishtes saqė vendimi i 72 nuk mjafton dhe nuk e ka vėnė ekzekutimin final pėr kėtė traditė tė gjatė. Veē unė mendoj sikundėr pėr Martin Camaj nė mėrgim qė shkroi shumė e shumė libra me poezi e nė prozė me gegėrishten e traditės. Po kėshtu duhet tė veprojnė edhe shkrimtarė tė tjerė qoftė nga veriu i Shqipėrisė apo nga Kosova, nqse kanė dėshirė tė ruhet kjo pasuri. Ky tingėllim i vecantė. Dhe ata duhet tė bėjnė njė gjė tjetėr, duhet tė harmonizohen me njėri tjetrin tė gjejnė mirėkuptim dhe tė vendosin disa rregulla. Njė kodim tė thjeshtė sesi t'i shkruajnė fjalėt. E kam fjalėn se nqse do tė vazhdojė tė kultivohet ky variant pra i shqipes, qė nuk ka asgjė tė keqe, madje unė ngulmoj qė tė mėsohet dhe me tekstet e shkollave fillore, se ndryshe fėmijėt nuk kuptojnė as Fishtėn, as Mjedėn, as Migjenin as gjithė autorėt e tjerė. Nėse bėhen kėto dy hapa unė nuk shoh asgjė tė keqe nė ekzistencėn e njė varianti letrar tė veēantė brenda tėrėsisė sė gjuhės shqipe.

-Cili ėshtė mendimi juaj pėr letėrsinė mbarė shqiptare nė vise tė ndryshme ku ka shqiptarė?
Unė nuk mund tė bėj njė ndarje se me pak se tė gjithė fenomenet e tjera tė shoqėrisė ėshtė letėrsia ajo qė bėn ndarjen midis letėsisė nė shqip, letėrsisė nė Kosovė, letėrsisė nė Maqedoni, letėrsisė nė diasporė sidomos sot nė mjetet moderne elektronike as qė bėhet njė dallim, kėta kufij kanė rėnė. Mund tė them vetėm kėtė gjė qė shqiptarėt e jugut e kanė mė tė lehtė ta shkruajnė gjuhėn standarte sepse ėshtė mė afėr gjuhės sė tyre natyrale, tė familjes. Tek shkrimtarėt e Kosovės vė re njė farė ngėrci, sepse detyrohen tė shkruajnė nė njė dialet qė ėshtė i largėt nga e folura e tyre familjare, amtare. Eshtė njė minues, njė antikop qė nuk mund tė kalohet kaq shpejt. Kjo do njėfarė kohe dhe kjo vlen sidomos pėr poezinė qė mbėshtetet mė shumė se proza mbi tingėllimin, mbi muzikalitetin. Por kjo gjė vlen edhe pėr arbėreshėt megjithėse ata shkruajnė shumė mė pak por ata kanė njė traditė tė madhe e cila dalngadalė ėshtė tretur pėr mos tė thėnė ėshtė shuar fare, edhe pse tani kanė futur gjuhėn e njėsuar qė sic dihet e bashkėvendosim nė 72.

- A ka njė mision kombėtar letėrsia?
Nėse do tė quajmė mision nevojėn pėr tė shkruar ėshtė gjė tjetėr. Pėr mua ėshtė e thjeshtė njeriu ose ka nevojė tė shkruajė ose nuk ka nevojė tė shkruajė, nqse ndjen nevojėn dėshirėn e madhe pėr tė shkruar ashtu sic ndjen muzikanti nevojėn e madhe pėr ti rėnė njė instrumenti apo pėr tė kompozuar, atėhere ai i ka tė gjitha gjasat pėr tė bėrė letėrsi tė mirė.
Nqse ka bėrė ndėrmend tė edukoje popullsinė tė japė mesazhe tė mėdha ka pėr tė dėshtuar. Pėr mua tė shkruarit ėshtė njė proces, njė nevojė e brendshme, ėshtė nevojė pėr tė nxjerrė pėr tė krijuar me fjalėn e bukur sikundėr skulptori me anė tė baltės a tė drurit. Natyrisht ėshtė shumė bukur kur komunikon, kur ke publikun e vet, kjo e nxit tė shkruajė gjėra edhe mė tė mira. Kjo ėshtė e gjitha nevoja e brendshme dhe mundėsia qė ke pėr tė komunikuar me lexuesin.

- Si e shikoni perspektivėn e kėsaj letėrsie?
Pėr mendimin tim nė kėtė krizė qė ndodhet letėrsia shqipe sot, dy rrugėdalje mund tė ketė. Ose njerėzit do tė kthehen tek tradita e tė lexuarit do tė krijohen dalėngadalė ato institucione vlerėsuese ose orientuese publikimi qė dhe kėta njerėz, ashtu si nė vendet e tjera tė Evropės tė lexojnė tė mos merren kaq shumė me llafe, me gazeta, me lajme tė sipėrfaqshme. Kjo ėshtė njėra rrugė. Kurse rruga tjetėr, ėshtė qė shkrimtarėt t'i pėrshtaten kohės sė re qė ka ardhur d.m.th. qė krijimin e tyre ta ndėrthurin dhe me mendime tė tjera, pra tė hyjnė mė shumė nė televizion, tė krijojnė qoftė edhe gjėra tė vogla nė bashkėpunim me njerėz tė filmit, dokumentarė tė shkurtėr, tregime tė shkurtra qė quhen telenovela ose filma tė vėrtetė, pra mund tė hyjnė me mjetet vizive pėr tė komunikuar mė shumė me publikun, sepse kėshtu siē ėshtė koha sot ku gjithėsekush nxjerr libra nga 200 nga 500 kopje dhe e quan se ka nxjerr libėr, mė mirė mos t'i nxjerrėsh ato. E them kėtė, sepse nuk shoh kurrfarė komunikimi apo ndikimi tė letėrsisė nė jetėn shoqėrore shqiptare.
Intervistoi: Flori Slatina


"Letėrsia Moderne Shqiptare" (studim) nga Sabri Hamiti

Njė konceptim i ri pėr letėrsinė moderne shqiptare, realizuar nga studiuesi i njohur Sabri Hamiti, ėshtė hedhur nė qarkullim kėto ditė nga shtėpia botuese "Albas". Konceptuar si njė vepėr qė mund tė shėrbejė mjaft mirė pėr shkollat e mesme, "Letėrsia moderne shqiptare", sjell kolosėt Gjergj Fishta, Faik Konica, Mid'hat Frashėri, Fan Noli, Ali Asllani, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Migjeni, Sterjo Spase, Esad Mekuli, etj, nė njė kėndvėshtrim krejt tė ri, nga ē'jemi mėsuar tė na serviren gjithmonė nė bangat e shkollės. Kėsisoj Migjeni nuk shihet mė si poeti i mjerimit. Ndonėse vepra e Migjenit ishte e ngritur mbi rebelim tematik e social, apo kundrejt formave mbizotėruese letrare tė kohės, nuk mund tė thuhet se ishte nė nivelin e militantizmit ( siē janė munduar ta shpjegojnė disa kritikė). Kjo vepėr nė tė vėrtetė ėshtė njė shpėrthim vullkanik, mė tepėr i brendshėm, personal, i poetit, qė nuk njeh censurė apo autocensurė"- kėshtu shkruar nė faqet kushtuar veprės sė Migjenit, studiuesi Sabri Hamiti. Qė nė kopertinėn e kėtij teksti, shpallen konceptet krijuese tė tij. Letėrsia e gjysmės sė parė tė shekullit XX hartuar nga Sabri Hamiti, shpall fillimin e modernizmit nė kulturėn shqiptare. Kėtė mendim e mbėshtet me autorė madhorė tė sipėrpėrmendur, veprėn e tė cilėve e pa me syrin qė i takon nė tė vėrtetė. Sepse veprat e tyre i shmangėn format tradicionale tė letėrsisė romantike tė Rilindjes dhe e shpallėn letėrsinė si njė akt tė pastėr krijimi estetik. Gjithė trajtimi teorik i librit bėhet mbi kėtė koncept. Personazhi kryesor i kėsaj letėrsie nė mėnyrė figurative bėhet intelektuali perėndimor, qė mund tė jetė "Doktor Gjilpėra", i Faik Konicės, apo "Doktor Prela", i Ndoc Martinit, apo vetė Fishta, Konica, Noli, Migjeni, Koliqi, Kuteli, etj.
Si njė tekst mjaft funksional pėr shkollat, mėsohet se ky libėr ka rėnė tashmė nė duart e gjimnazistėve dhe nga Ministria e arsimit ėshtė lėnė e lirė alternativa e pėrdorimit tė tij. Sepse ky rishikim estetik modern i letėrsisė tonė kombėtare ėshtė konsideruar si hapja e njė vizioni tė ri pėr shkollėn shqipe. Teksti reflekton nė shkallėn mė tė lartė, njė dashuri tė vėrtetė tė madhe pėr vlerat kombėtare, por e gjithė kjo nuk jepet me analiza moralizuese tė thata letrare. Pėrkundrazi, autori futet nė analiza strukturore bashkėkohore tė trajtimit tė letėrsisė. Nėpėrmjet shtresimeve letrare arrihet nė shtresime psikologjike, analitike, sociologjike, morale, etike, kombėtare. Pjesėt e zgjedhura pėr koment dhe mėnyra e realizimit tė tyre janė bėrė nė mėnyrė tė tillė qė bien nė sy qė sa shfleton fletėt e para tė kėtij botimi. Tė tilla janė si "Lahuta e Malsisė", "Doktor Gjilpėra", "Ay mal", "Hymni i flamurit", "Vdekja e nositit", "Kėrcimtarja e Dukagjinit", "Nėn flamujt e melankolisė", etj Eshtė realizuar edhe njė gėrshetim mes pjesėve tė zgjedhura pėr koment, dhe ilustrimeve. Nėpėrmjet shoqėrimit me fotografi nga piktorė dhe skulptorė tė kohės si Vangjush Mio, Kol Idromeno, Simon Rrota, Kel Kodheli, Andrea Kushi, etj, arrin tė jepet njė vizion dhe shkallė mė e gjerė njohurish.
Ky harmonizim i kėtyre veprave nė pikturė ose skulpturė me fragmentet e dhėna pėr koment, shkėputur nga veprat e plota tė shkrimtarėve dhe poetėve tė kėtij brezi, bie mjaft nė sy. Vihet re kjo sidomos tek "Lypėsi" i Odhise Paskalit me "Legjenda e Misrit" tė Migjenit, apo "Doktor Petrela" i Ndoc Martinit me "Doktor Gjilpėrėn" e Konicės apo "Portret vajze" i Andrea Kushit, me "Rinė Katerinėzėn" e Mitrush Kutelit. "Letėrsia moderne shqiptare" ėshtė botim i shtėpisė botuese Albas Tiranė-Tetovė 2002 me botues Latif Ajrullai dhe Rita Petro (Filipi), Ripunimi, struktura mėsimore e kėtij teksti dhe aparatet pedagogjike janė realizuar nga Rita Petro, kurse recensimi, nga prof. as.dr.Ymer Ēiraku, pedagog Kastriot Gjika, dr.Zejnullah Rrahmani, dhe Nora Malaj.


Ēapaliku dhe 9 autorė mesdhetarė, nė njė antologji

"Njė udhėtim letrar nė mesdhe" (Antologji me 10 novela, ku pėrfshihet romani i shkurtėr i Stefan Ēapalikut "Dikush nė kalim", botuar nė Marsejė.
Njė roman i shkurtėr, botuar nė Shqipėri nė vitin '96, i titulluar "Kronikė nė lindje" dhe qė kaloi pa asnjė jehonė, u zgjodh prej njė grup kritikėsh tė huaj pėr ta pėrfshirė nė njė vėllim novelash moderne mesdhetare. I botuar nė Marsejė, para pak kohėsh, ky vėllim prej 10 novelash, ku pėrfshihej dhe romani i shkurtėr i Stefan Ēapalikut ėshtė promovuar para pak ditėsh nė Marsejė, ku janė mbledhur edhe vetė autorėt e kėsaj antologjie. Romani "Kronikė nė lindje" i pėrkthyer nė frėngjisht nga pėrkthyesi Edmond Tupja, ėshtė botuar me titull "Dikush nė kalim". Eshtė njė tekst surealist, ku qė nė krye tė herės janė eliminuar koncepti i kohės dhe hapėsirės. Personazhi kryesor ėshtė njė i abortuar 5 muajsh, i cili hyn nė njė qytet pėr tė parė nga afėr , se qyteti i tij dhe njerėzit e kėtij qyteti janė mė tė abortuar se ai vetė. Kėta janė tė abortuarit, intelektualė dhe moralė. Koha fizike kur zhvillohet ngjarja janė vetėm 5 muaj, nga aborti tek dita e lindjes. Nė kėtė moment ai zhduket, duke e refuzuar lindjen nė kėtė qytet. Struktura e rrėfimit i ngjan njė romani tė verdhė policesk dhe ka shumė aksion. Kjo bėn qė filozofia e librit tė mos jetė qėllim nė vetvete, por thjesht njė reminishencė, apo thjesht sugjerim i rrėfimit letrar.
Si njė projekt, ku synohet qė tė bėhen bashkė vendet e Mesdheut, qė pėr rrethana gjeografike, historike e kulturore dhe pėr hir tė njė njė fati tė pėrbashkėt kanė arritur tė krijojnė njė letėrsi tė vetėn qė quhet mesdhetare, botimi i kėtij vėllimi me novela, ka bėrė mė tė qartė kėtė panoramė krijimi. Antologjia ėshtė botuar me titullin "Njė udhėtim letrar nė mesdhe", dhe pėrfshin 10 novela bashkėkohore tė prezantuara nga kritiku Fransua Renua. Autorėt janė nga Kroacia, Turqia, Italia, Korsika, Sllovenia, Serbia, Shqipėria dhe Izraeli. Romani "Dikush nė kalim" i Stefan Ēapalikut, ėshtė teksti mė i gjatė i antologjisė dhe i ėshtė kushtuar edhe vėmendja mė e madhe. Po ashtu ėshtė pritur me interes edhe nė disa lexime publike qė janė bėrė nė Marsejė nė vende tė rėndėsishme tė qytetit si Qendra e Kulturės , teatri "Turski", Libraria mė e madhe e marsejės, "Arkenuvo", etj.


Nė vargjet e Pjetėr Budit

"Poetika e Budit", (studim) Behar Gjoka

Njė studim i hollėsishėm pėr poetikėn e Budit me titull "Poetika e Budit", i realizuar nga studiuesi Behar Gjoka, ka dalė nė qarkullim prej disa ditėsh nė libraritė e kryeqyteti. Eshtė ky studimi i parė i kėsaj natyre pėr Budin. Poezi nga "Doktrina e Kėrshtenė", poezi e kaosit, "Paralajmėrim i pasojave kaotike", "Pasoja e mėkatit tė parė", Bashkėbisedim sipėror, "Pėrjetėsia e mėkatimit", "Vėllavrasja sipas biblės", "Magjia shpėtimtare e njerėzve", "Pėrlasja e mirėsive dhe mbrapshtitė", "Gjama e Shenjtės Mari", "Dita e ringjalljes", "Pasringjallja e madhe", "Skena e ringjalljes", "Ardhja e mesisė", "Kryemėkatarėt e rishfaqur", "Vetėdija e shqipes", "Poezia e hapėsirės arbėnore", "Testamenti Poetik i Budit", "Destini Autorial", "Kushtim Virgjinės Mari", "Kurora poetike budiane", "Shtegtimi i gjashtėmbėdhjetėrrokėshit", "E vėrteta e vrasjes sė Budit", "Prozė polemizuese", "Letra e politikanit atdhetar", "Pse Budi shkroi nė gjuhėn Shqipe", "Budi nė literaturėn e huaja"…. Nėpėr kėto "ndalesa" apo ndarje funksionale, kalon i gjithė studimi i Behar Gjokės, i cili synon tė nxjerrė tė thena e tė pathėna pėr Budin. E teksa e shfleton deri nė fund kėtė libėr, vihet re se pėr poetikėn e Budit, nė fakt ėshtė thėnė kaq pak. Eshtė njė studim ku humbet, pėr momentin, del nė njė kryeudhė, e mė tej sėrish zhytesh, s'di se pėr ku, duke kėrkuar rrėnjė tė tjera, tė fshehta e magji pa fund. "Si pėr nga risia e temave dhe gjinive, ashtu pėr nga aftėsia kompozicionale, gjithashtu pėr nga fuqishmėria e shprehjes, Pjetėr Budit, kurrėsesi nuk mund t'i mohohet cilėsia jo vetėm e tė parit lėvrues frymėgjatė, tė poezisė letrare shqipe, por njėherazi edhe e tė parit poet shqiptar, tė pajisur me njė ndjeshmėri fetare kombėtare tė apasionuar". Kėshtu shprehet Selman Riza, diku nė faqet e para tė kėtij libri, pėr Pjetėr Budin poet. I cilėsuar nė kėtė studim si prijėtar i poezisė shqipe, studiuesi Gjoka, sjell fakte e hulumtime tė reja, mbi veprėn e Budit nė vargje. Botuar nga shtėpia Botuese "Albas", ky ėshtė njė pjesė e vazhdės sė botimeve tė kėsaj natyre nga kjo shtėpi botuese.

| Prapa |