L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Hyrje |

LAZER STANI

Lazėr Stani Lindur nė Dukagjin, rrethi i Shkodrės. Autor i disa librave nė prozė, gazetar. Aktualisht editorialist i revistės letrare "ars".

Krijuesi dhe tabutė

Njė polemikė e para disa viteve midis shkrimtarit nobelist Nagib Mahfuz dhe shkrimtarit tė anatemuar nė njė botė tė caktuar, por edhe tė mirėpritur nė njė botė tjetėr, Salman Rushdie, e bėrė disa vite mė parė, pas botimit tė "Vargjeve satanike", mė ka futur gjithnjė nė dilemėn, nėse ka apo nuk ka tabu pėr krijuesin. Nė fillim tė debatit tė madh qė shkaktoi botimi i "Vargjeve satanike" nė botėn islame, Nagib Mahfuz mori anėn e shkrimtarit tė kėrcėnuar, mori nė mbrojtje lirinė krijuese tė shkrimtarit Salman Rushdie. Por, disa kohė mė vonė Mahfuz ndėrroi mendje, duke thėnė se, botimi i "Vargjeve satanike" ishte njė gabim. "Nuk duhen fyer ndjenjat e miliona njerėzve me njė besim tė caktuar". Shkrimtari mendon se zhgėnjimi do tė ishte nė ēdo rast mė i hidhur se e verteta dhe se, shkrimtari nuk mund t'i japė tė drejtėn vetes tė zhgėnjejė zemrat e miliona njerėzve. Njė polemikė e para disa ditėve nė Tiranė, lindi pikėrisht prej njė humoreske tė thjeshtė, njė rastėsie qė mori pėrmasa politike. Njė humor, besoj pa tė keq, dhe pa asnjė prapavijė kundėrkatolike, u shndėrrua nė ēėshtje kombėtare politike. Ithtarėt e Papės dhe tė katolicizmit, bartėsit e frymės perėndimore, politikanėt qė e kanė tė shenjtė miqėsinė me Vatikanin dhe me Europėn, nuk nguruan tė mbronin njė ēėshtje, qė nė tė vėrtetė nuk kishte arsye tė mbrohej. Institucioni i Papa Gjon Palit II nuk mund tė lėndohej e as tė vihej nė dyshim nga njė aktrim zbavitės i dy aktorėve, nė njė festival muzikor. Rastet janė tė pangjashėm, tė pėrmasave tė ndryshme, sigurisht, por prapa tyre qėndron njė ēeshtje shqetėsuese: deri ku shkrimtari, krijuesi nė pėrgjithėsi, mund dhe ėshtė e moralshme ta pėrdorė lirinė e tij krijuese.
Pėrgjigja e parė e gatshme, e mbetur gjithnjė nė pėrmendje, ėshtė se lirinė tėnde mund ta pėrdorėsh deri aty, ku ti nuk cėnon lirinė e tjetrit. Ne si komunitet qytetar sigurisht qė jemi ende larg kėtij tė konceptuari pėr lirinė. Nė kryeqytetin tonė pothuajse tė gjithė janė tė gatshėm tė cėnojnė lirinė e tė gjithėve nė emėr tė lirisė sė vet, duke krijuar njė kaos dhe njė realitet tė dhunshėm, qė nė rastin mė tė shpeshtė ėshtė dhunim qė vjen nga antivlerat. Kjo jo thjesht nė pikėpamje letrare, por nė njė spektėr shumė mė tė gjėrė, qė rrok gjithė jetėn e individit. Nga ana tjetėr, nė kėtė kaos, ku pėrpjekja pėr tė krijuar njė lloj rendi ngjan me njė pamundėsi, gjejnė terren tė pėrshtatshėm edhe tabutė, tė cilat nė shumė raste, kanė po atė fuqi mbijetuese, si edhe nė diktaturė, kur vlerat dhe antivlerat, tė vėrtetat dhe gėnjeshtrat jepeshin tė gatshme me receta partie. Dymbėdhjetė vjet mė parė, tė flisje njė fjalė tė mirė pėr At Gjergj Fishtėn, Ernest Koliqin, Faik Konicėn e Martin Camajn ishte njė mėkat publik shumė i rėndė, ishte njė krim publik dhe politik, i ndėshkueshėm jo vetėm nga gjykatėsi, por edhe nga opinioni publik. Njė mėkat po kaq i rėndė publik sot ėshtė nėse guxon tė thuash se poezia e Fishtės ėshtė njė epos i vonuar dhe se poezia e sotme shqipe ka poetė qė e tejkalojnė shumė herė kualitetin e poetikės fishtiane. Unė nuk mund ta harroj zhgėnjimin qė i shkaktova njė profesori njė ditė, kur i thashė se proza e Martin Camajt me pėrjashtim tė njė novele ("Pishtarėt e Natės") nuk mė shkakton ndonjė emocion tė veēantė dhe mė duket e zakonshme. Profesori, me siguri, ka menduar se unė, ose i jam i krisur, ose komunist i pandreqshėm. E njėjta gjė me ka ndodhur me njė shkrimtar, mikun tim, kur i thashė pėr njė nga krijimet e fundit tė Kadaresė se ėshtė njė libėr i zakonshėm. Miku im u rrek tė mė mbushte mendjen se tri novelat e pėrfshira nė librin "Pėrballė pasqyrės sė njė gruaje" janė kryevepra, se ato shkruhen rrallė nė njė letėrsi e tė tjera pėrcaktime, qė unė pėr etiketė nuk po i quaj me emrin e vet. Shkurt po i pėrmend kėto raste pėr tė treguar se jetojmė nė njė realitet tė mbushur me tabu dhe se kėta tabu, nė lirinė tonė gjysmake, kanė gjetur njė klimė shumė tė pėrshtatshme pėr mbijetesėn e tyre. Nė pėrgjithėsi , ne si komunitet njerėzor kemi njė nėnshtresė tė fuqishme mitike dhe mbijetojmė intelektualisht midis folkut tė veshur me petka "firmato". Modernja, si nė veshje ashtu edhe nė art, nė shumicėn dėrmuese tė rasteve, na paraqitet jo si njė zhvillim i natyrshėm, por si njė shartim i portokallit me shegė. Shartesa tė tilla nė agrikulturė (nėnshartesė e egėr me mbishartesė tė butė) janė rezultative, por, nė letėrsi shartesa tė tilla krijojnė frute aq tė thartė, sa tė mpijnė dhėmbėt qė nė kafshimin e parė. Por nėse shartesa tė tilla gjejmė tek krijues tė njohur, tek emra qė nė kulturėn shqiptare janė shndėrruar nė tabu, ato askurrkush nuk guxon t'i pėrmendė. Ne e kemi thėnė; tė gjithė e thonė se, nė Shqipėri mungon kritika. Dhe kjo mungesė nuk ėshtė e vogėl, sepse njė kulturė pa vetėdije kritike ėshtė kulturė e mangėt. Arsyeja kryesore, edhe nė kėtė rast, ėshtė se, kritika ėshtė e paaftė tė ēlirohet nga tabutė, ėshtė e paaftė tė mendojė pa komplekse, shkencėrisht. Mė ka bėrė pėrshtypje se shumica e kritikėve tanė, aq pak sa kemi, pas viteve nėntėdhjetė, u turr tė rizbulojė dhe tė rivlerėsojė emrat qė po kjo kritikė i kishte varrosur pėr pesėdhjetė vjet. Janė botuar me dhjetėra shkrime pėr Fishtėn, Koliqin, Camajn, Bilal Xhaferin, Arshi Pipėn e ndonjė tjetėr. Siē ka vazhduar tė shkruajė kėto vitet e fundit, pėr disa emra tė letėrsisė shqipe qė u bėnė tė njohur nė vitet gjashtėdhjetė. Por, kjo kritikė, nguron tė pėrmendė, tė analizojė, tė shprehet pro apo kundėr njė romani, qė pėr mua ėshtė fondamental pėr letėrsinė shqipe siē ėshtė "Kėngė Shqiptare" i Kasėm Trebeshinės. Kėtė tė fundit, krijuesit - edhe shkrimtarėt madje, ngurojnė ta pėrmendin. Pėrse? Se heshtja ndaj tij, ėshtė shndėrruar nė njė tabu, se thyerja e kėsaj tabuje, ngjall frikė dhe pasiguri.
Shkurt, ne jetojmė nė njė kulturė tė tabuizuar, nė njė kulturė ku ka hapėsirė pėr cmirė, ligėsi, xhelozi, mediokritet, po nuk ka hapėsirė pėr dialog, debat profesional si dhe, ku ka njė shterpėsi tė frikshme idesh. Mundet qė pikėrisht pėr kėtė, ne kemi njė elitė tė dobėt intelektuale, qė nuk ėshtė e aftė tė iniciojė procese, qė nuk ėshtė e aftė tė paraprijė procese qė krijojnė njė standart tė ri nė komunitet. Pėr intelektualin, pėr mendjen krijuese, nuk ka tė vėrteta dhe realitete tė padiskutueshme, nuk ka siguri absolute. Ēlirimi nga tabutė, ėshtė njė hap drejt lirisė nė pėrgjithėsi dhe lirisė krijuese nė veēanti. Por, edhe ky proces ėshtė kaq i ndėrlikuar. Nė fund tė fundit, njerėzimi zgjatet nė histori nėpėrmjet ripėrtėritjes sė idhujve, ose rizbulimit tė idhujve tė vjetėr. Progresi qėndron pikėrisht aty, ku shfaqet njė dimension i ri, i cili nė fund tė fundit ėshtė i pakohshėm.


Shenjat e natės

Lazėr Stani Mamaja e Lulusė thotė gjithmonė se nė kėtė shtėpi ka disa shenja tė kėqija, qė ajo edhe pse shikon filxhanet dhe parathotė fatet e njerėzve qė i shfaqen nė ėndrra, nuk i merr vesh. Edhe unė pata tė njėjtėn parandjenjė kur hyra pėr herė tė parė nė kėtė shtėpi. Kėtu do tė vdes, thashė me vete, duke kqyrur muret e zhveshura, qė kundėrmonin erėn sterile tė gelqeres sė freskėt. E zbrazėt, me pllaka tė lėmuara, me faqet e mureve tė sapobojatisura, dhomat e shtėpisė nuk tė krijonin kurrfarė intimiteti. "Kam pėrshtypjen se do tė vdes kėtu" mendova pėrsėdyti, nė vend qė tė gėzohesha se, mė sė fundi unė dhe Luluja kishim njė shtėpi tė re. Tė njėjtėn gjė e mendova edhe kur Luluja mė tha se iu duk sikur dėgjoi njė tė qarė. "O, zot, tha, dėgjova njė tė qarė kėtu!". Askush nuk qante aty, unė ende isha zgjuar, po Luluja kėmbėngulte se e dėgjoi tė qarėn. "Ishtė njė dėnesje, tha, njė dėnesje e thellė, ngjethėse, qė tė kėpuste shpirtin". Unė u ktheva nė anėn tjetėr tė shtratit tonė tė madh, u zhvendosa nė qoshen nga ditrarja dhe u pėrpoqa tė flija. Luluja kėmbėnguli prapė se dikush dėneste aty, fare pranė nesh, nė errėsirė. Ndeza abazhurin qė ta qetėsoja, i thashė se nėse ndjehej e lodhur mund tė pinte njė qetėsues dhe tė flinte. "Ēoje mendjen tjetėrkund, pėrshembull kur bėnim dashuri nė kėshtjellė, duke u dridhur nga tė ftohtit". Luluja mė ndoqi pas nė shtrat, u ngjesh pas kurrizit tim, mė shtrėngoi me krahėt qė i dridheshin, shqiptoi diēka mbyturazi dhe mė puthi lehtas tek vertebrat e qafės. Edhe unė dėgjova dėnesjen, tė qarėn pikėlluese tė strukur diku pranė meje. "Ēfare ke Lulu, pse qan - e pyeta butėsiht. "Nuk qaj unė", tha Luluja. U shtrėngua e trembur pėr vdekje pas meje. Shqiptoi mbyturazi diēka si "shyqyr qė tė kam", u ngjesh edhe mė fort pas meje, tha se kjo dėnesje e ndjellakeqe ka diēka jotokėsore, qė atė e frikėsonte pėr vdekje. U ktheva nga ajo e shtrėngova fort, i bindur se askush nė kėtė botė nuk ishte dashur dhe nuk mund tė duhej si ne. Edhe Luluja po ngjeshej pas meje, mė ledhatonte me duart e saj tė brishta kurrizin, shpatullat e imta, kurse kofshėt i ngjeshte pas kofshėve tė mia, sikur donte tė bėhej njėsh me mua, tė futej e tėra brenda meje, tė fshihej nėn lėkurėn time tė ngohtė dhe tė qendronte aty pėrgjithmonė, e mbrojtur nga kjo dėnesje apo e qarė; ec e merre vesh se ēfarė ishte.
Nuk e di se nė ēfarė ore tė natės jemi. Luluja, e shtrirė pranė meje bėn njė gjumė tė thellė, e mbrojtur edhe prej endrrave tė keqia. Diku larg, andej nga rrethinat e lagjes, mbase nga blloku i Vilave tė Reja, dėgjohet njė angullimė. Me vonė dėgjohet njė e lehur qeni, qė sa vjen e bėhet mė kėmbėngulėse, mė kėrcėnuese. Kjo e lehur kėrcėnuese mė sjell ndėrmend Xhixhin, qenin tonė tė dikurshėm. Mamaja kėmbėngulte se ai gjithė natėn u lehte fantazmave, qė sipas saj endeshin natėn rrugėve tė fshatit. "Mėkatarėt nuk i mban varri, ecin kėmbėzbathur rrugėve tė fshatit, me shputat e kėmbėve tė mbushur me gjėmba dhe copėra gastaresh tė thyera", thoshte.
U ktheva nga Luluja dhe u shtrėngova fort pas saj, aq sa ajo rėnkoi nė gjumė, shqiptoi njė fjalė tė huaj nė njė gjuhė qė unė nuk e njihja (kjo mė la pamend sepse unė i dija tė gjitha gjuhėt qė dinte Luluja, madje edhe disa gjuhė tė tjera qė ajo nuk i njihte), tha prapė diēka tjetėr, po kėsaj here fjala mbeti e mbytur nė fyt, u ēliruar prej meje dhe u ngrit ndejur, kėqyri rrethepėrqark e trembur, shtangu duke ia ngulur sytė njė qosheje tė errėt, diku ndėrmjet raftit tė rrobave dhe faqes blu tė murit dhe lėshoi njė klithmė tė frikshme. E shkunda Lulunė pėr supesh, e shtrengova frot pas vetes, ia rrasa fytyrėn pas gjoksit tim, po ajo vazhdonte tė dridhej pa mundur tė zgjohej nga gjumi i saj i makthshėm. "Lulu, Lulu", i thėrrisja unė , duke e ngjeshur pas vetes dhe duke e ledhatuar. Ajo mė vėshtronte me ca sy tė prishur. Nuk e merrte vesh se ku ndodhej, as se kė kishte pranė.
Tė nesėrmen ajo mė tregoi se nė fėmijėri zgjohej shpesh nė shtrat, lėvizte e pėrgjumur nėpėr dhomė, madje njėherė pati zbritur shkallėt dhe e ėma e pati mbėrritur teksa ajo po pėrpiqej tė hapte portėn e rėndė tė oborrit. "Kur mbusha njėmbėdhjetė vjeē kėto shėtitje natėn nuk m'u pėrsėritėn mė", tha ajo.
Mė bėri pėrshtypje kujdesi i saj i veēantė kur pėrdori togėfjalėshin "shėtitje natėn". Sikur e pėrkėdhelte atė sindrom tė shkuar prej somnambule. "Por tė lutem, tha, mos mė zgjo nėse kėto shėtitje mė pėrsėritėn sėrish. Nėse mė zgjon, do tė vdes".
U pėrpoqa ta qetėsoj Lulunė, i thashė se kėto shqetėsime i pėrkasin njė kohe tė shkuar, njė fėmijėrie tė ankthshme, ndoshta njė krize puberteti, ose njė pasigurie mė tė thellė akoma, po fundja tė gjithė ne, kishim kaluar situata tė tilla dhe ajo nuk duhej tė shqetėsohėj pėr kėtė. I kisha treguar shumė kohė mė parė historinė time me shtrigėn e vogėl, qė tashmė e quaja me pėrkėdheli, shtrigulė, e qė mė pati tmerruar njė pranėverė tė tėrė, kur nuk isha mė shumė se dymbėdhjetėvjeē. Maria, shoqja ime e klasės, qe shtrirė mbi mua e mė shtrėngonte fort. Pesha e saj mbi trupin tim ishte e frikshme, mbytėse. Unė nuk lėvizja dot as majtas as djathtas, as mund tė ēlirohesha dot prej saj. Me ngjante sikur po mė lėshonte fryma nėn peshėn e pėrqafimit tė saj tė dhunshėm. Kjo torturė zgjati shumė, shumė, derisa unė munda tė rrotullohesha nė shtrat dhe tė hapjas sytė. Atėkohė pashė njė shkėndijė qė po largohej nga dritarja dhe, mėqe kisha dėgjuar se, shtrigat plaka qarkullonin natėn si shkėndija tė ndezura, mendoja se Maria, e kishte ngrėnė zemrėn time dhe se, do tė vdisja shpejt. Gjithė atė pranvere jetova me ankthin e vdekjes sė shpejtė, po pranvera shkoi dhe asgjė nuk mė ndodhi. Ia rrėfeva edhe njėherė historinė Lulusė, po ajo nuk e kishte mendjen te ato qė i tregoja unė. Tha se mbrėmė dikush dėneste nė shtratin tonė, ose diku pranė nesh, nė dhomėn tonė tė gjumit. "Kjo ėshtė e tmerrshme", tha. E kundėrshtova me tė gjitha fjalėt qė me erdhėn nė atė ēast tė zbrazėt, i thashė se ndosha ne ashtu na ėshtė dukur, por kjo nuk mund tė jetė e vėrtetė, se askush nuk mund tė dėneste nė shtėpinė tonė tė re, se gjithēka ishte me tė vėrtetė e re, edhe shtrati, edhe raftet, edhe tryeza e shkrimit, edhe karriket edhe qylymi i butė qė kishim shtruar nė dysheme, edhe muret, edhe kanatat e dritares ishin aq tė reja sa nuk mund tė terhiqnin pas vetes asnjė hije tė sė shkuarės. Luluja mė kqyri mė mosbesim, u pėrpoq tė buzėqeshte, tha se isha njė orator i mirė, ndonėse edhe vetė po e kuptoja se biseda ime ishte e shpėlarė, e pakuptimtė.
Ditėt e tjera ne tė dy i shmangeshim kėsaj historie, bėnim sikur nuk i dėgjonim mė dėnesjet e shtratit, ose atė kuisjen e pėrvajshme tė mobiljeve, sado qė kjo nuk qe e lehtė. Pėrkundrazi, tė dy e ndjenim se diēka e jashtėzakonshme po ndodhte midis nesh, diēka qė po tė mos e ndalonim do tė na shkatėrronte tė dyve. Kjo gjendje ishte e mundimshme sidomos pėr Lulunė, e cila kur e kur ngihej ndenjur nė shtrat, kqyrte me sy tė ēakėrdisur rretherrotull, shqiptonte ca fjalė tė paktuptimta, ose qė unė nuk i merrja vesh, nuk i deshifroja dot ngaqė isha pėrgjumėsh, dridhej dhe pėrpėlitej nė njė makth tė frikshėm. "Shoh njė fytyrė tė prerė nga grilat", duke vėshtruar e pikėlluar nga dritarja. E kundėrshtova, sado qė tė kundėrshtoje Lulunė nuk ishte e lehtė. Po, e dija, asnjė fytyrė nuk mund tė shfaqej nė dritaren e dhomės tonė tė gjumit nė atė orė tė vonė tė natės. U mendova ta qetėsoj duke e pėrkėdhelur lehtė nė qafė, ia zbrita dorėn nėpėr kurriz, pandjeshėm, butėsisht dhe e pėrqafova. Nuk e di se si ndodhi, po buzėt e mija u gjendėn nė puthitura me lėkurėn e butė tė qafės sė saj. Ashtu e puthja gjithmonė, duke i zbritur buzet poshtė e mė poshtė gjersa buzėt e dridhshme preknin gjinjtė e saj. Ajo u ngjesh pas meje, u shtrėngua aq fort (ajo gjithmonė thoshte: dua tė futem brenda lėkurės tėnde) sa mė shkaktoi njė dhimbje therėse nė shpatull, m'i nguli thonjtė nė lėkurėn e kurrizit dhe ashtu tė mbėrthyer mbas njėri-tjetrit provuam tė bėnim dashuri, duke i flakur tej mbathjet me vėshtirėsi. "Tani dhoma do tė mbushet me dritė", thashė me tė qeshur, ngaqė muajve tė fundit ishim dobėsuar shumė tė dy dhe kockat tona pėrlaseshim me njėra-tjetrėn me njė egėrsi tė shfrenuar. Unė edhe herė tė tjera i pata thėnė se skeletet tona janė aq tė rrėmbyeshem sa lėshojnė shkėndija kur kacafyten me njėri-tjetrin. Papritmas Luluja u shtang, u pėrpoq tė ēlirohej prej meje, ktheu kryet nė anėn tjetėr e tmerruar dhe tha se dikush na pėrgjon sa herė bėjmė dashuri, dikush dėnes, ose rėnkon pėrvajshėm, ngjitur me shtartin tonė, brenda shtratit tonė. U shkėputa prej saj i dėshpėruar dhe ndeza dritėn. Asgjė e jashtėzakonshme nuk dallohej nė dhomėn tonė tė gjumit, qė deri para pak ēastesh ishte dergjur nė errėsirėn e natės. Rrobat e mia tė mbrėmjes ishin aty, tė hedhura njėra mbi tjetrėn nė qylym, fustani i Lulusė strukej i palosur nė karrike, kapakėt e raftit ishin tė mbyllur, kur dy pasqyrat, ajo e ngjitur nė kapakun e raftit dhe ajo tjetra pėrballė, e ngjitur pas murit pasqyronin ftohtėsisht zbraztėsinė e njėra-tjetrės.
Unė ndjehesha shumė keq, por po kaq keq duhet tė ndjehej dhe Luluja. S'e mbaj mend pėr ēfarė folėm nė fillim, ndoshta unė i tregova diēka pėr tė larguar vėmendjen, diēka tė largėt, qė me siguri nuk kishte tė bėnte me ne. Luluja u pėpoq tė buzėqeshte dhe shtoi se kėshtu nuk vazhdohet. Unė nuk e merrja me mend se si mund tė vazhdohej, nuk e dija se ēfarė bluante ato ēaste nė mendje Luluja; ndjehesha vėrtet i zhgnėnjyer dhe nuk kisha asnjė dėshirė ta pėrqafoja prapė dhe tė fillonim sėrish. Edhe unė kam pėrshtypjen se dėgjoj njė dėnesje sa herė provoj tė bėj seks me Lulunė dhe nuk ndjehem i qetė. Mė duket sikur po bėj njė faj, sikur diēka e huaj po futet tinėzisht midis nesh, na pėrgjon dhe pikėllohet, lėshon klithma dėshpėrimi, ose qan mbyturazi. Kjo sigurisht nuk ėshtė e vėrtetė, po pėrderisa tė njėjtin mendim e ka edhe Luluja, perderisa edhe ajo dėgjon tė njėjtėn dėnesje, qė tashmė ėshtė bėrė e pėrnatshme dhe e thekshme sa herė duam tė bėjmė dashuri, diēka me siguri duhet tė jetė. Mesnata duhet tė kėtė kaluar me siguri, ndoshta ėshtė shumė vonė, dy ose tre e natės. Provoj tė mbyll sytė, tė harroj tė gjitha pamjet e pshtjelluara qė mė shfaqen, dua tė pėrqendrohem nė njė tingull magjik, qė ta mbush shpirtin me nostalgji dhe harrim, por pikėrisht atėherė kur jam larguar shumė nėpėr atė udhėtim tė heshtur e tė paformė, dėgjoj dėnesjen qė tė kėput shpirtin. Shqyej sytė i llahtarisur kur shikoj te kėmbėt e bshtratit njė mace tė verdhe me ca sy prej njeriu tė mbushur me lotė. E mbėrthej nga qafa dhe e pėrplas me tė gjithė fuqinė time pas murit. Dėgjohet zhurma e mbytur e pėrplasjes dhe njė rėnkim i mbytur. Ndez dritėn e abazhurit, kerkoj tė gjej trupin e maces sė verdhė, por nė dhomė nuk ka asnjė gjurmė tė ekzistencės sė maces, kurse unė po, jamė i sigurtė se ajo ishte aty dhe unė e pėrplasa me forcė pas murit. Madje unė ende e kam nė gishtėrinj ndjesinė e gėzofit tė butė, njė ndjesi ledhatuese dhe tė pafajshme qė mė gandon zemrėn. Nuk i thashė asgjė Lulusė pėr macen e verdhė qė dėneste te kėmbėt e shtratit tonė dhe as pėr zhdukjen e saj misterioze. Kur takova tė nesėrmen Ninėn me kryet tė lidhur me njė fasho tė bardhė, shtanga, ngaqė aty pėr aty pata pėrshtypjen se unė isha shkatari i plagės sė saj tė fresket, qė kishte krijuar njė njollė gjaku mbi fashon qė reflektonte njė bardhėsi verbuese. "U pėrplasa mbrėmė pas murit", tha Nina si pėr t'u shfajėsuar. Ajo tha se ishte ngritur nga shtrati qė tė merrte njė qetėsues pėr dhimbjen e kockave, po ndėrkaq nuk i hapte dot qepallat dhe qe pėrplasur nė mėnyrė tė tmerrshme pas murit. "Pandeha se mė lėshoi zemra, tha, po ja ku jam, prapė e gjallė..." Nina bėhet gati tė largohet, thotė diēka nėpėr dhėmbė qė unė nuk arrij ta kuptoj, mė shtrėngon lehtėsisht dorėn dhe unė prapė provoj atė ndjesinė e pushit tė butė tė maces sė verdhė, qė njė natė mė parė e kam pėrplasur pas murit. Ikja e saj e heshtur mė duket e pėrgjithmonshme. Nė anėn e majtė tė gjoksit diēka mė shtrėngon nga brenda duke mė shkaktuar njė dhimbje tė ngadaltė, por kėmbėngulėse qė ngjitet pas brinjve, duke u tretur dalėngadalė nėn lėkurė. Pyetjes se Lulusė nė mbrėmje vonė, se ē'mė ka ndodhur qė jam aq i pėrhumbur i pėrgjigjėm shkurt: "Kam fjetur keq natėn qė shkoi".
Luluja kthehet nga unė dhe mė thotė me qortim: "Duhet tė kishim blerė njė shtrat tė ri". Ajo thotė se ky shtrat nuk e di se ēfarė ka, po gjithė natėn lėshon gėrvina, dėnes nėn trupat tanė, ka njė vaj tė brendshėm prej drurit tė mobiljeve a ku di unė. "Lulu, unė tė kam dashur gjithmonė i them. Asnjė gjė tjetėr nė botė veē dashurisė nuk mė ka shtyrė tė lidhem me ty".
Ajo mė thotė se kėtė e di, e di gjithashtu se unė kurrė s'do tė pranoja tė shrihesha nė shtrat me njė grua qė nuk e dua, aq me tepėr qė tė martohesha me tė, po megjithatė mobiljet duheshin ndėrruar, duheshin blerė tė reja, ose pėrndryshe gjithēka midis nesh po merrte fund. I tha kėto fjalė me dėshpėrim tė thellė, fatal, sikur nė tė vėrtetė, tani e tutje nuk do tė mund tė ishim mė bashkė dhe kjo pėr atė, tė paktėn kėshtu mendova unė nė atė kohė, ishte njė vetėvrasje, njė shkatėrrim i pariparueshėm, dhe unė, pėr agjė nė botė nuk do tė kisha dashur t'i shkaktoja, qoftė edhe njė hije pakėnaqėsie nė fytyrėn e Lulusė qė s'mė ishte ndarė kurrė nga vetja qė ditėn e parė kur e njoha kėtu e dhjetė vite tė shkuara. Po edhe ndėrrimi i mobiljeve tė shtrenjta qė i kishim blerė jo shumė kohė mė parė me dukej ēmenduri aq mė tepėr, qė edhe punėn me paratė e kishim pak pisk. "E megjithatė nesėr do tė blejmė mobilje tė reja", thashė unė pėr tė shpėtuar atė qė mund tė shpėtohej. E shtrėgova nė gjoks kokėn e Lulusė, e pėrqafova dhe e putha fort duke e shuar gjithė zjarrin e njė dashurie tė ėndėrruar nė buzėt e saj, paksa tė ftohta dhe si tė mpira. Provouam tė bėjmė prapė dashuri, po Luluja i mbante sytė tė hapur, kqyrte e trembur anash, mendjen e kishte tė humbur kushedi se ku. Kjo mė trishtoi, u shkėputa prej saj, i ktheva kurrizin dhe e ngjesha kryet fort pas jastėkut tė akullt qė ende mbante erėn e detergjentit tė ri qė Luluja e kishte zgjedhur nėpėrmjet reklamave televizive si markėn mė tė mirė.
Papritmas Luluja u ngrit, duke u mbėshtetur nė bėrryl dhe mė pyeti: "Si ishte Nina nė seks, mė e mirė se unė?" Ajo nuk priti qė unė tė t'i thoja diēka. "Pra e qive", tha me njė zė tė huaj qė unė s'e kisha dėgjuar kurrė tė shqiptohej prej buzėve tė saj. Atė moment qeshė i bindur se nuk fliste Luluja, po dikush tjetėr brenda saj, madje pata pėrshtypjen se ajo nuk fliste me mua, po me dikėnd tjetėr, me dikėnd qė unė nuk e njihja. Unė nė jetė kisha njohur vetėm njė Ninė, po me atė, as puthur nuk ishim kurrė dhe qeshė i bindur se Luluja nuk e kishte fjalėn pėr Ninėn time. E ngjesha edhe mė shumė kryet pas jastekut dhe nė heshtjen qė pėrcolli fjalėt fatale tė Lulusė dėgjova pėrsėri dėnesjen e thellė, qė nė tė vertetė ngjante me njė dėnesje jonjerėzore: ishte njė dėnesėje e drunjtė, njė dėnesje pylli, qė vinte nga larg, ndoshta nga kohėt e shkuara. "Sidoqoftė, duhen ndėrruar mobiljet qė nesėr", thashė me vete. U ktheva nga Luluja dhe u shtrėgova fort pas trupit tė saj. Atė ēast matanė grilave m'u duk se pashė njė fytyrė tė zeshkėt tė rrethuar nga kurora e lėshuar e flokėve tė zinj, po kur pulita sytė qė tė kthjelloja vėshtrimin, fytyra nuk ishte mė aty. Vetėm shtrati vazhdonte tė dėneste nėn peshėn e trupave tanė.
-- marrė nga revista "ars", janar 2003

| Prapa |