--> Lulebora
"NĖ SHKODĖR TĖ GJITHĖ KĖNDOJNĖ"
Cikėl me histori se si janė krijuar shumė nga kėngėt e bukura shkodrane
Shkruar nga ISA ALIBALI
I nderuar lexues!
Kėnga shkodrane i ngjan njė tempulli madhėshtor, ku tė tėrheq njė forcė mahnitėse, aq sa, kur futesh nė kėtė tempull, nuk mund tė dalėsh prej tij, sepse e ndien veten nė njė botė tė magjishme, tė mbushur me dashuri pėr jetėn e njerėzit, midis lulesh shumėngjyrėshe, bukuria e dhe aroma e tė cilave sikur ua shton hijeshinė dhe madhėshtinė melodive magjepsėse edhe teksteve poetike tė mrekullueshme.
Dashuria pėr kėngėn shkodrane nuk ėshtė nostalgji, por dashuri pėr jetėn, pėr ēdo gjė fisnike e tė lartė qė ka krijuar shpirti i ndjeshėm prej artisti i popullit shkodran.
Kėnga e qytetit tonė ka gjallėri e ndjenjė, ka forcė tė tillė tėrheqėse sa qė tė bėn pėr vete. Ajo ėshtė sa e vjetėr, sepse ka dekada e shekuj qė ėshtė krijuar, por edhe aq e re, sepse ėshtė si njė organizėm i gjallė qė lėviz gjithnjė, zhvillohet dhe pasurohet vazhdimisht.
Kėnga qytetare shkodrane ėshtė bėrė e tė gjithė popullit, dėgjohet e kėndohet kudo nė botė ku jetojnė shqiptarė. Ėshtė bėrė pjesė e shpirtit tė kombit tonė.
Duke ju paraqitur kėtu njė pjesė tė historive se si janė krijuar disa nga kėngėt qytetare shkodrane, dėshiroj qė tė dalė mė nė dritė njė pjesė e rėndėsishme e shpirtit artist, fisnik e krijues tė qytetit tonė tė dashur, tė Shkodėrloces sonė, duke uruar, veēanėrisht tė rinjtė e tė rejat, qė tė bėhen admirues tė zellshėm tė kėngės qytetare shkodrane, pėr tė ruajtur e zbukuruar mė tej tempullin madhėshtor tė saj.
Isa Alibali
LULEBORA
-- pėrgatitur nga Edra
Alibali
Dua t'ju tregoj pėr njė libėr tė cilin e kam lexuar para dy vitesh. Ky libėr ishte dhurata e parė e tė dashurit tim dhe ishte njė gjė tepėr e bukur. Kur e mora nė dorė fillova tė lexoj faqet e para, por ishte e pamundur ta lėshoja nga duart, sepse aq shumė mė tėrhoqi sa e kam lexuar pėr njė herė tė vetme, pėr tre orė.
DY FJALĖ
Rruga e kėngės shkodrane ėshtė e vjetėr, madhėshtore, ku tė tėrheq
njė forcė mahnitėse, aq sa kur futesh nė kėtė tempull, nuk mund
tė dalėsh, sepse e ndien veten nė njė botė tė magjishme, tė mbushur
me dashuri pėr jetėn e njerėzit, midis lulesh shumėngjyrėshe,
bukuria dhe aroma e te cilave ua shton hijeshinė e madhėshtinė
melodive magjepse dhe teksteve poetike tė mrekullueshme.
Dashuria per kengen shkodrane nuk eshte nostalgji, por dashuri
per jeten, per te bukuren, per ēdo gje fisnike e te larte qe ka
krijuar shpirti i ndjeshem i prej artisti i popullit shkodran.
Kenga e qytetit tone ka gjalleri e ndjenje, ka force te atille
terheqese sa qe te ben per vete. Ajo eshte eshte sa e vjeter,
aq edhe e re. Eshte e vjeter se ka kohe te gjate qe eshte krijuar,
eshte e re se eshte nje organizem i gjalle qe leviz gjithnje,
zhvillohet dhe pasurohet vazhdimisht. Eshte pjese e shpirtit te
kombit tone. Ne kete liber une vetem sa hyj ne tempullin madheshtor
te kenges shkodrane. Qellimi im eshte qe, duke bere nje trajtim
te lire te menyres dhe rrethanave qe ēuan ne krijimin e ketyre
vlerave te bukura shpirterore te shkodranit, te nxjerr ne drite
nje pjese te rendesishme te shpirti krijues e fisnik te qytetit
tone te dashur, te Shkoderloces, per te ndikuar sa me shume ne
pastimin e shpirtrave tane, qe aq shume kemi nevoje sot. Ky liber
eshte nje trajtim i lire, i mbeshtetur ne te verteta te trasheguara
goje me goje apo edhe te dokumentuara.
Le te jete nje fillim i mbare qe ne te ardhmen, qofte une, qofte
te tjeret, te vazhdojne ne kete rruge per te plotesuar kete tempull
te shenjte e te bukur qe quhet "KENGA POPULLORE SHKODRANE", per
te perjetesuar ata njerez me shpirt te madh artisti qe ngriten
kaq bukur kete ndertese madheshtore, si dhe per te mbajtur te
gjalle e vazhduar me dinjitet vapren e tyre fisnike.
"L U L E B O R A"
Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve te ēlirimit, jepte mesim
ne shkollen e mesme te qytetit. Plot te rinj e te reja i degjonin
me vemendje ligjeratat e tij per krijuest e medhenj te muzikes
boterore. Ne kishim pak vepra te muzikes se kultivuar, edhe ato
pak te njohura. Por kishim nje pasuri te madhe te krijimtarise
popullore dhe Simoni fliste shpesh per keto vlera te ēmuara...
Nje dite dimri. Debora e bardhe kishte mbuluar te gjithe qytetin
dhe malet perreth. Ai po rrinte ne sallen e mesuesve, sepse ate
ore nuk kishte mesim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistet qe
po luanin me topa bore. Ne mes tyre edhe "ajo", lulja e bukur.
I lindi aty per aty mendimi dhe deshira qe te shkonte edhe ai
mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mesuesi i tyre. Syte i mbante
gjithnje tek njera, tek vajza e gjalle, e shkathet, me syte e
kalter si deti i thelle, me ato floket e gjata e te mbledhura
ne nje gershet te trashe, me ato pantallonat, qe e para nder shoqet
i kishte veshur e qe ia shtonin hijeshine e trupit, veēanarisht
kur lidhte ate shallin e bukur mbi koke. Ishte me te vertete nje
lule e kendshme ne mes lulesh tjera... Gjithe qenia e saj iu shnderrua
na formen e nje "lulebore", bile edhe topat e debores qe ajo ia
drejtonte shokeve e shoqeve, i dukeshin si lulebore... Dhe u detyrua
te priste jo vetem shkrirjen e debores e ikjen e dimrit, por edhe
mbarimin e shkolles e marrjen e matures. Por gjithe asaj kohe,
mendjen e kishte vetem tek ajo, tek "Lulebora".
- Zef, ti e di, une dua nje vajze, - i tha nje dite Simoni poetit
Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mire dhe ia dinte
ndjenjat e dashurise per maturanten e gjimnazit. Ate dite ndenjen
shume kohe bashke. Biseduan gjere e gjate. Mbas disa ditesh, Zefi
i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur ne duart qe
i dridheshin, plot emocion i tha:
- Bukur, shume bukur, ashtu siē kam dashur vete...
Shkoi menjehere ne shtepi, nuk ishte i qete. Sillej neper dhome
e nuk dinte ē'te bente. Ne koke i vlonin motive te ndryshme melodish.
E lexoi tekstin disa here, deri sa e mesoi permendsh. E pastaj:
"Tuj kėrkue n`ar e n`kodėr
Tuj prek lulet t`gjith me dor`
Veē n`nji kopsht tė vogėl n`Shkodėr
Ty tė gjeta lulebore...."
Shumė entuziast, vazhdoi:
Je e vogėl, por je e plotė
Ty t`kėrkoj unė tash sa mot
Tash sa mot un`ty t`kėrkoj
N`gėzim me ty jetėn ta shkoj.
Eja, eja lulebor`
Unė me ty do thur kunor`..."
Dhe kenga "Lule bore" mori dhene. Ajo u be si te thuash simbol
i nje drejtimi te ri, me bashkohor, qe mori kenga jone per vite
te tera. U perhap ne te gjithe vendin. Studentat tane qe studionin
jashte shtetit e moren me vete. Dhe nuk lane rast pa e kenduar.
Ne mbremjet e vallezimit, ne darka e ne gosti. Kudo. Edhe ne koncerte
te ndryshme...
Nje student shqiptar qe mesonte ne Moske ne fundin e viteve '50-tė,
kujton:
"Isha ulur ne stolin e lulishtes, ne nje nga parqet me te bukura
te Moskes. Kishim humbur ne ekstaze dhe na dukej se asgje tjeter
nuk ekzistonte perveē ne te dyve. Nata ishte e qete dhe plot yje.
Ishte tamam ashtu siē pershkruhet nata ne kengen e bukur ruse
"
Pod moskovnie vjecera". Larg, shume larg, dukej se degjohej
nje melodi e cila sa vinte e behej me e njohur. Ngrita koken,
sepse m“u duk e afert ajo melodi ende e papercaktuar, te cilen
largesia e sillte disi te paqartė. Por nuk kaluan as pese sekonda
dhe e kuptova menjehere. M“u rrengjeth krejt trupi. Zerat melodioze
sa vinin e beheshin me te degjueshem e me te ngrohte njekohesisht
per veshin e zemren time teper te ndjeshme ne ato ēaste perhumbjeje.
Ishte kenga "Lule bore" qe po kendohej ne shqip. U ngrita per
te pasur me prane ate grup qe po e kendonte. Ato po afroheshin
drejt nesh, ashtu, ne menyre te pavetedishme. Edhe une eca drejt
tyre, pa i thene asnje fjale Ljubes qe kisha prane. Eca drejt
tyre dhe vura re se nje grup studentesh nga vende te ndryshme
te botes, po e kendonin ne gjuhen time. E ndjeva veten krenar
si asnjehere ne jeten time dhe u bashkova me to, duke kenduar
'
Eja, eja, lule bore, se me ty do t“thur kunor...' "
Kjo ishte historia e njėrės prej kėngėve qė ka vendosur autori
ne libėr, e asaj qė quhet himni i Shkodrės, "LULEBORĖS".
-- marrė nga libri "
Nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė", me
autor Isa Alibalin
Shėnim: Libri mund tė porositet tek:
Edra Alibali