L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Lexoni gjithashtu:

Poezi nė anglisht

Ana tjetėr e pasqyrės
-- nga Arben Ēokaj mbi librin me intervista tė Marinajt

Gjekė Marinaj
Gjekė Marinaj Ka lindur nė Brrut tė Kastratit, Shkodėr. Ka emigruar nė Amerikė para ngjarjeve tė vitit 1990 dhe pas pėrfundimit tė studimeve tė larta pėr letėrsi dhe arte botėrore, ai ka filluar punė si mėsimdhėnės nė njė kolegj amerikan nė Dallas, Texas. -- Mė tepėr

- "Mos mė ik larg" deri nė "Infinit"
Shėnime pėr dy vėllime poetike te Gjekė Marinajt
-- nga Kolec Traboini.

Nė dy libra te botuara, njeri ne Shqiperi me 1995 dhe tjetri ne Teksas me 2000, qe me rane ne dore kohet e fundit, gjeta poetin e vertete, poetin qe ne fillimet e veta ne 1990 modestisht kishte botuar nje poezi ne gazeten "Drita", poezine "Kuajt" qe i dha autorit te ri nga Bajza e Shkodres, sa fame aq dhe travaje.
Nderkohe qe shumė lexues ane e mbane Shqiperise e admironin, madje ato 21 rradhe i kishin kopjuar e kaluar dore ne dore, sigurimi i asaj kohe e therret autorin ne Degen e Brendeshme ne Shkoder per nje bisede informative, ē'ka nenkuptonte rrezikun e arrestimit te tij. I ndodhur perpara dyerve te hapura te burgut te diktatures, autori preferon arratine ne Jugosllavi. U tha atehere se autori iku duke mos lene kurrfare gjurme, e kjo per shume dashamires te poezise krijoj nje boshellek, trishtim e pshtjellim te madh, sepse kurrkush nuk e ndjente veten te sigurtė e te perjashtuar nga kesisoj thirrjesh ogurzeza te Sigurimit. Do te kalonin 5 vjet (kohe e bjerrjes se madhe intelektuale per Shqiperine) dhe ne librarite e vendit do te shfaqej libri "Mos mė ik larg" ēfare perbente aktin e kthimit poetik te Gjek Marinajt tek lexuesit shqiptare, qe nga Teksasi i Amerikes ku ai tashme jetonte e krijonte. E ne kete kthim poetik poezia e shume njohur "Kuajt" kishte te drejten e qytetarise per te qene ne krye te 52 poezive qe perben vellimin e pare poetik te autorit... vijon mė poshtė ...



Cikėl poetik

VAJZAT E KALIFORNISĖ

Ecin majė gishtave mbi krahėt muskuloz tė tokės
duke endur ēudira nė lėvizjen e hijeve,
ēudira tė pasqyrta - kurthe vėshtrimesh,
prekje qė e ndajnė gjithėsinė nė kube tė qelqta.

Vajzat e Kalifornisė
heshtin nė gjuhėn tamlore.
Me termetet dhe njerėzit u mjafton dialekti i trupit.
Ndėrsa me djemtė - syze
pėrtej tė cilėve deti u duket si njė trandafil nė ēelje
ato pėrdorin gjuhėn e mjaltit;
zėri u zgjatet si njė ushtimė nė tė ardhur
diku nga njė lėndinė e bardhė dhe e virgjėr yjesh.

Kalifornia ka gjelbėrim vajzėror tė pėrhershėm.
Ndaj
retė e bardha nderen konfuze midis tyre dhe qiellit.
Ndaj
vullkanet nė Majami shpėrthejnė gjoksin e zjarrtė
duke i pėrcėlluar me inat buzėt e kripura tė ujrave.
Ndaj
pa vajzat e Kalifornisė vet bukuria ndjehet jetime.

Ato, tė bukurat, bjondinat, vajzat zėmjaltė
jetėn e djemėve e ngrejnė tek orėt e zgjatura tė ėndrrave,
dhe ėndėrrave tė tyre u japin sisė tė rritem tė qashtra.

SHOQET E ZYRĖS TIME

Ato hyjnė nė zyrė si boja e freskėt nė varg.

Takohem me tė gjitha si me puhizėn e mėngjesit:
sytė e ditės mbushėn me aromėn e tyre njerėzore.

Ndėrsa unė, qė s’e imagjinoj Akilin tė ketė pasė thembra,
pa e kuptuar kėrkoj nėnshtetsi tek atdheu i tyre i bukurisė.

SEPSE NJĖ DITĖ
TĖ PASHĖ ME DETIN

Aherė, pėr tė mbrritė tek dashuria
ishim akoma tė pakrahė.
Si zogj tė porsalindur prisnim dashuria
tė na hidhej vetiu nė gojė.
Prekjet janė tė dėmshme pėr fėmijėt
me thoje,
puthjet janė tė rrezikshme
si loja me zjarrin.
Tė bėsh dashuri, pa u rritur,
jo, jo shtoje.
Por unė merrja frymė
prej mushkėrive tuaja.
Tek flija, ti ishe ėndrra
ku akoma
lumturia dhe ndrojtja ime
lėkundeshin tė ekuilibruara.
Tek ecja, ti mė mbaje nė ajėr
rrugėve baltore tė Bajzės
tė mos njollosja pantallonat
e hekurosur vetėm pėr ty.
Ēdo e rrahur zemre
mė qarkullonte nė gjak emrin tėnd.
Larg teje
isha si njeriu larg syzeve tė tij optike -
ngjyrat e universit mė ngjanin
po aq tė lodhura sa unė.
Imazhi yt ishte shkrirė
nė materiet e botės qė thirrja nė ndihmė.
Pra, unė dhe ti, ishim njė trup,
njė shpirt, njė dashuri;
po tė mblidhnim moshėn e ne tė dyve
do tė ishim tamam 32 vjeē.
Megjithatė
je akoma i vogėl, akoma, pėrsėritje.
E prapė mė gėnjeje se tė pėlqente
tė ishe e pacikėshme.
Them mė gėnjeje
sepse njė ditė tė pashė me detin.
Krahėt e tij muskulozė
tė tėrhiqnin fort rreth thellėsisė.
Ai, deti, ti puthte sytė e tu
si tė ishin tė parėt sy qė shihte.
Ti madje, pėr ca sekonda,
harrove frymėmarrjen.
Tė mbushėm ajėr
harrova edhe unė duke ju parė.
Ti largoheshe nė bluhtėsinė e gjoksit tė tij
si njė ėngjėll i bardhė.
Po, po, e pashė atė detin
tek i petėzonte gishtėrinjėt e ujėt
dhe si pėr inatin tim
t’i preku lėmueshėm flokėt, fytyrėn.
Madje i shtriu si nėperka tinzare
edhe nėn kostumin tėnd tė banjės.
Ti e di. Kėto gjėra
vetėm unė duhet t’i kisha bėrė me ty.
Po, po! Atė qė ti e bėre me detin
duhet ta kishe bėrė vetėm me mua.
E ku ta dija unė
se po ta lashė dashurinė pėr mė vonė ajo brymoset.

PĖR TY

Me tė dyja duart e shkunda hapsirėn trilluese.
Si nga njė pemė mbushur portokalle trishtimi
yjet mė ranė mbi buzėqeshje dhe ma velėn atė.
Unė ziej ndjenjat tė bėj raki sa pėr te dehur veten.
Por pa ty, kuptimi i dritės mė ėshtė qorruar keq,
si njė pasqyrė e lagur
ku shoh njėqind fytyra dhe s’di cilėn tė deh.
Tė ndarė tek dashuria, e dashur,
jemi vetėm dy tė pandehur vetdėnuar pritje.
Dy lule tė kėputura nga lėndina e lotėve jemi.
Pėr ty
ia kam pirė tė gjithė ujin e njelmėt detit tė mungesės.
Mos ia pashė kurrė fundin e mnershėm kėsaj zgavrre:
oh, sa puthje tė njoma kanė kryqėzuar duart atje.
Sa prekje tė buta i kanė lėnė rrobat e mėndafshta
nė njė anė...
Sa fjalė tė ėmbla kanė vdekur nė grevė urije pėr ne.
Si ta mbrrijė qetėsinė, t’ja pėrkundė djepin e padukshėm?
Si ta pėrshkoj tunelin e vranėt tė gushtit pa ty?
Unė i di mirė arsyet qė kemi pėr botėn, detyrimet.
Po jeta ėshtė kaq e shkurtėr, e dashur
sa ne vetėm shkrihemi si dy copėza akulli mbi tė,
si mbi njė kaki tė skuqur, nėn tė cilėn pjeket fytyra
e vyshkjes.
Le tė mbetėn sa gjėra pėrgyjsmė, e dashur
se mungesa kasollen e saj prej prushi ka ngritur
nėn lėkurėn time,
e cila djersin shkujdesur imazhin tėnd.

JETA DO SOSET MĖ VONĖ
- Vinsent Van Gongut -

Koha e fėmijėzuar futė kėmbėt e vockla
nė kėpucėt e tua tė enjtura arti.
Dhe si endacake vete tė matė veten
me lartėsinė midis dy poleve tė globit.

Jeta do soset mė vonė,
sepse koha ka shtangur para “Lulediellit” tėnd.

FĖMIJĖRIA NUK ĖSHTĖ ME ATY

Njė tė kthyer kokėn dhe fėmijėria ikėn prej teje
si njė puhizė erotike qė lėvron buzėqeshje gjoksit tė gushtit.
Ajo, fėmijėria, var akuarelet e saj mureve ajėrore tė kujtesės
duke na ftuar nė hyrje-daljen e definitetit tė fantazisė,
duke na e larguar veten nga vetja pa as mė tė voglėn britmė,
duke na e ngjyrosur realitetin nė njė ylber tė pakapshėm,
duke na i rritur kėmbėt sa kėpucėzat kurr mė t’mos na bien.
Kėshtu, edhe gjurmėt tė lėna muzgjeve e humbėn fosforin.
Ndaj zėrat e pasditeve na u ngurtėsuan nė pluhur tė bardhė
qė busulla tė ketė njė tjetėr shigjetė qė shoqėron drejtimet tona,
drejtimet tona drejt horizonteve tė panjohura as nga zoti as nga djalli.
Ndoshta na duhet njė frymėmarrje e thellė, miq,
njė frymėmarrje gjaknxehtė si nė ēudirat e dinosurėve.
Dhe tė imagjinojmė veten krahėhapur si njė kryq pa lidhje me krishtin.
Ku nė njėrin krahė mbajmė ēiltėrsinė e fėmijėrisė
dhe thesin e mėkateve tė rritjes pėrpiqemi tė ekuilibrojmė nė krahun tjetėr.
Le tė bėhemi vetė peshorja e drejtėsisė sė vetvetes.
Eh, jo! Nuk ėshtė vonė tė kthejmė kokėn prapa nga fėmijėria,
ndonėse fėmijėria nuk ėshtė mė aty.
Sepse hijet e trupave tanė u tjetėrsuan anekseve tė dashurisė, urrejtjes.
E sa mė tepėr qė kėto hije rritėn,
aq mė pak vertetėsi shohim tek vetja!

ANA TJETĖR E REBELIMIT

Mos tė kthehemi tek britma e ėndėrrės sė mbrėmshme,
apo tek durimi i shkrirė nė tė bardhėn e syve, njerėz.
Le t’i lėmė djegiet e brendėshme tė avullojė tė luhatura...

Ngadalsoi gjurmėt drejt varrezave tė ndjenjave, njeri.
Dua tė vuaj me ty!
Por qelqen e qytetit tė nėndheshėm dėshiroj ta thyej.

Brinjėt e sė sotmes s’duhet tė mbeten skeleti i sė nesėrmes.
Fundi dhe fillimi i jetės s’duhet tė cikin njėri - tjetrin.

ANTIGONA

Ajo nguli gishtėrinjtė nė javėn e fundit tė tokės
si shtatė kalemet e mbetura tė Sofokliut.
Pastaj
la dorėshkrimin e rėndėsisė sė dheut mbi tė vdekurin
dhe fshiu tė gjithė kufijtė nė hartėn e dashurisė.

Antigona
pėr tė qeshurėn e shkyer tė sė vėllait
mbushi bulēinjtė me vdekje
dhe pa derte
me jetėn e saj pėshtyu mbretin Kreon nė fytyrė.

E kujt i duhet jeta
kur ajo vetė brenda njeriut ėshtė e pajetė!


...vijon shkrimi i pėrgatitur nga Kolec Traboini...

Le ta percjellim tek lexuesi, per te risjelle emocionet e asaj kohe, kur na dukej vetja te ishim me shume kuaj se sa njerez:

KUAJT
Tėrė jetėn duke vrapuar rrimė
Shohim veē pėrpara
Ē'bėhet prapa s'duam t'ia dimė.
Ne nuk kemi emėr
Tė gjithėve kuaj na thonė.
Nuk qajmė,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dėgjojmė;
Hamė atė ē'na japin,
Ecim nga na thonė,
Asnjė nga ne s'ėshtė mendje hollė.
Kush qe kalė mbreti,
Posti qe i lartė
Kush qe kalė princeshe
I bėnė shalė tė artė
Kush qe kalė fshatari
Pat samarė me kashtė
Kush qe kalė i egėr
Tėrė jetėn fjeti jashtė.
Po qemė dhe mbetem kuaj, para njeriut!

Ne vellimin e pare poetik, te shkruar sa ne Shqiperi ne arratine kampeve te perqendrimit ne Beograd dhe me pas me 1992 poezite ne token e lire amerikane, Kalifornia dhe Teksas spikat ritmi poetik i jetes me vargje lirike si: "Ku po me shpie kaq thelle vetmia ime"- nga poezia "Sot ndjehem tretur bote", apo ankthi i pritjes ne boten e mergimtarit:
"Pemet i leshuan neper toke gjethet...
E zogjte vrapojne pas tyre te te gjejne
me mendimin se jane gjurmet e tua...
Ata ecin dhe lendine e mundon
nje pritje e gjate."
[ Nga poezia "Vonesa e motres" ]

Ndryshe prej vellimit te pare ku spikatin ndjesi te brishta rinore, pas pese vjete udhe ne shtigjet poetike Gjek Marinaj vjen me nje ze te formuar e vecanesi ne artin poetik. Ai shfaqet si poet i konsoliduar, mjeshter i vargjeve te cilat pershkohen mme nje intensitet drite e figuracioni ne levizje te vazhdueshme, abstragime pertej realitetit, frymemarrjen qe tretet ne avujt e tokes, ne pellumbat e Nerudes, llaven e vullkaneve dhe vajzat e Kalifornise, duke e shfaqur botene vet poetike here si gjysemplanet i perskuqur e here-here si luledielli vangogian ne nje metamorfim te shndritshem sic pershkohet drita ne fibrat optike. Perceptimi i botes prej ndjesive poetike te autorit te librit "Infinit" eshte modern dhe shpreh ne vetvehte zhvillimet marramendese qe ka marre shoqeria njerezore, e cila ne aparence te krijon pershtypjen se teknologjia e sofistikuar e ndjenjat e holla jane ne kahje te kunderta ekstreme, por ne te vertete tek poetet me potencial te larte artistik unisohen, sepse, le ta citojme serisht poetin marinajn ne vargjet per Van Gogun:

Koha e femijezuar fut kembet e vockla
ne kepucet e tua te enjtura arti.
................................
Jeta do te soset me vone
pse koha ka shtangur para "Lulediellit" tend.
[ nga poezia "Jeta do te soset me vone" ].

"...Tokesoret dergojne astronome, anije kozmike, Apollo 13...
te zbulojne jete ne planetet e tjera, e dashur.
Pa e kuptuar se dicka magjike per te mire ka ndryshuar
me rritjen tuaj,
pa e ditur se te gjitha planetet jane te vargezuara
dhe te varura si stolisje enderrore ne qafen tende."
[ nga poezia "Pa e kuptuar-Dusites" ]

Parathenien e ketij libri, Agron Tufa, vec te tjerash ben edhe kete vleresim te cilin desherojme ta citojme: "Infinit" ashtu si gjithe poezia shqipe e vjeter dhe e re, ruan ne qender te saj unin lirik, porse tek Marinaj, ky fare uni lirik eshte i dhene ne modusin e objekteve rreshqitese, pamundesise, mallit elegjiak per ate "une" te zhdukshem ne strukturat e ngurta dhe te vrazhda te botes."

"Sonte do te shkas tinezisht nga gjumi
me masken e embel te nje enderre ne fytyre..."
[ Nga poezia "Shqiperi" ].

Njeri prej krijimeve me perfaqesues te mjeshtrise dhe figuracionit poetik te Gjek Marinajt eshte poezia titullin e se ciles autori ja ka vene vellimit te vet:

Infinit
Pika qendrore e ekuadorit te drejtesise
nuk mund te jete e barazlarguar nga ne.
Sepse jeta mbetet nje teoreme
ku kushti dhe perfundimi
na jepen krejtesisht paradoksale;
minus dicka ne arsyetim
e plus dicka tjeter ne perberje.
Keshtu vehtja ne grafikun e gjithesise
del prej nesh ne kahe te kunderta.
Dhe mbesim ne pozicionin:
minus pafundesish te ashtushem
dhe plus pafundesisht te keshtushem.

Padyshin qe vellimi poetik "Infinit" i Gjek Marinajt bashke me librat "Dritarja e nje britme" e Anton Ēefes dhe "Vjeshta ne aeroporte" e Luigj Ēekajt, perbejne nje perfaqesim dinjitoz e kualitativ te poezise se kultivuar ne Diasporen Shqiptare ne Amerike ne kuadrin e pergjithshem te Letersise Shqipe, prandaj kjo e fundit nuk duhet t'i leje ne harrese por t'i terheqe ne gjirin e saj. Ato jane si burime te pazevendesueshme dhe vitale te lidhjeve se degeve ne trungun shqiptar te poezise e te jetes kulturore mbareshqiptare.

Ne nje leter qe me dergoi keto dite shkurti poeti Gjek Marinaj, me shkruan: "Sot, per mendimin tim, artistet jane heronjtė me te ndershem qe ka kombi yne. Te jesh sot artist do te thote te shkyesh nga shpirti per te krijuar dhe te rrjepesh nga lekura e kurrizit per te botuar. Por, ngaqe nuk mund te leme pas dore kete pune, nuk na e ka kush fajin."

-- nga Kolec Traboini, Boston - 11 Shkurt 2001

| Prapa |