Dy plumba ne Tuz:
Myftar Ēela, me i pasuri i veriut te Shqiperise, eshte ekzekutuar ne Tuz
-- nga Alfred Peza, Klan, Qershor 2003
Myftar Ēela, me i pasuri i veriut te Shqiperise, eshte ekzekutuar ne Tuz, nga
ortaku i tij. Metamorfoza e biznesmenit me 8 klase shkolle, qe ne 10 vjet,
vuri nje pasuri rreth 15 milione USD. Portreti i njeriut qe ndihmoi lideret e PD
dhe PS, harxhonte 500 mije USD ne vit per futbollin dhe bente bamiresi duke
patur alergji nga taskat e shtetit. Qe me shume se nga borxhet, ra viktime e
karakterit
Ne dhjetorin e vitit te kaluar, pakkush nga ata qe u ndodhen ne "Duty Free
Shop-in" ne anen shqiptare te doganes se Hanit te Hotit, e kuptoi se c'bisedonin
ne menyre te tensionuar dhe ne pranine e dy baballareve Myftar Ēela dhe
njeriu qe do ta qellonte ate per vdekje gjashte muaj me vone, Bajram Ēunmulaj. Pas
shume minutash, kreret e dy fiseve me te pasura prane kufirit mes Shqiperise
dhe Malit te Zi, gjithesesi ishin ndare duke u perqafuar me njeri-tjetrin.
Madje, dikush eshte gati te rikujtoje se Liko Mani Ēunmulaj, i ishte drejtuar te
birit, Bajramit: Per pak me korite tek Ram Ēela, o Bajro.

Myftar Ēela e ortaku i tij vrases, malazezi me origjine shqiptare Bajram Ēunmulaj
|
Dy "delegacionet" kishin sheshuar ne kete menyre nje keqkuptim te madh per
llogarite e kontrabandes dhe bizenseve te perbashketa te 10 viteve te fundit.
Duke u kthyer secila pale, me e qete drejt shtepive te tyre ne Tuz e Bajze te
Malesise se Madhe. Fillimisht Ēunmulaj kishte pretenduar se Ēela, i detyrohej
1.4 milione marka. Por, pas kujtimit te disa llogarive qe Bajro "i kishte
harruar", duket se ishte gjetur formula e mirekuptimit per hesapet e pambyllura nga
"biznesi" 10 vjecar i naftes, cigareve, kafese dhe miellit.
Por, do nuk do te kalonin me shume se 6 muaj, kur ne mbremjen e 14 qershorit,
dy plumba pistolete te shtena nga dora e Bajram Ēunmulajt, do ti merrnin
jeten presidentit te futbollit te Vllaznise se Shkodres, Myftar Ēeles para Hotel
"Imperial" ne Tuz. Nje lajm i bujshem qe u perhap brenda pak sekondash, ne te
gjitha ambjentet e rendesishme te politikes, biznesit, sportit dhe redaksite e
mediave te te dy vendeve. Ata qe i kishte njohur nga afer, nuk do ta besonin
kete fund fatal te miqesise se vjeter te dy milionereve te rinj.
Por, c'kishte ndodhur gjate ketyre 6 muajve te fundit, mes dy njerezve-
simbole te pasurimit nga luftrat dhe tranzicioni i shteteve te tyre ne Ballkan? Te
cilet si pakkush ia kishin arritur t'ia dilnin mbane per shkak te rrethanave
te kohes, rastesise, prakticitetit, lidhjeve apo edhe nga qenia e tyre ne kohen e duhur, ne vendin e duhur.
Kush kishte qene i interesuar per te shkaterruar kete binom mes dy pinjolleve
me te spikatur te familjeve me emer, pikerisht tani qe ata i kishin vene ne
vije edhe bizneset e ligjshme? A kishte patur mundesi qe nje i trete te
zgjidhte mosmarreveshjet e tejkalueshme mes tyre? Apo, sedrat e lenduara te
malesoreve nga nje fjale me teper ne gjaknxehtesi e siper, arrijne te triumfojne ende
nde ato ato ane, mbi parate, famen, pushtetin dhe miqesine shumevjecare? Nje
pyetje komplekse, sa edhe vete jeta dhe portreti i Myftar Ēeles dhe ekzekutorit te tij, Bajram Ēunmulaj.
Kohet e arta
Me 1993, ne kohen e luftes ne Bosnje, kur regjimi sapo kishte ndryshuar ne
Shqiperi dhe ekonomia socialiste po shkaterrohej plotesisht, mijera qytetare ne
Shkoder e Malesi te Madhe te mbetur pa pune e pa asnje prespektive, ishin gati
te sfidonin embragon e OKB per ish Jugosllavine. Myftar Ēela, nje ish shofer
ne kohen e Enver Hoxhes qe jetonte ne Bajze prane Liqenit te Shkodres, ishte
me i shetitur se te tjeret. Madje ishte nga te paret qe kishte udhetuar ne Mal
te Zi ne kerkim te pershtatjes me kushtet e reja te ekonomise se tregut.
Levizje qe sipas burimeve shume te aferta me te, e kishin bere qe ne nje kombi
nacion rrethanash, te takohej me nje personazh te famshem, i njohur me emrin
Krajsli. I cili shume shpejt ishte bere nje nga boset e rinj te kontrabandes
ne Malin e Zi dhe me lidhje shume te forta me kreret me te larte te politikes
vendase. Ne ate kohe, Milo Gjukanovic, njeriu qe do te behej me pas President e
tani Kryeminister ne Podgorice, ishte Drejtori i Pergjithshem i Doganave te
vendit. Krajsli, qe tashme eshte i kerkuar nga drejtesia italiane per trafik
nderkombetar cigaresh dhe mendohet se eshte strehuar ne Zvicer, kishte gjetur
keshtu nje partner ne Shqiperi.
Per shkak se ndoshta nuk fliste mire serbo-kroatisht, miqte e Ēeles thone se
ai mori fillimisht si perkthyes Bajro Ēunmulajn. Nje burre aktualisht 52
vjecar, nga familja bajraktareve te Hotit, e me banim ne Tuz. Ne shtepine e te
cilit, Ēelen e kishte cuar me 1993, nje nip i tyre nga Lezha. "Bosi" malazez
thuhet se nuk e kishte shume perzemer, Bajron. Por, Myftar Ēela nuk kishte
ndermend te ndahej prej tij. I pari i Ēunmulajve tani kujton se "cunat filluan te
merreshin me tregeti nafte dhe punuan 2-3 vjet sebashku. Djemte e mi i gjeten
Ēeles treg ne Mal te Zi per karburantet qe vinin nga Shqiperia".
Por, pas Marreveshjes se Dejtonit qe i dha fund luftes ne Bosnje, ne
dhjetorin e 1995, u mbyllen edhe rubinetat e karburantit. Ndaj "puna vazhdoi me
miellin dhe me vone me cigaret. Bajro gjente mallin dhe e dergonte te Myftari ne
Shqiperi. Pastaj filloi tregetia e kafese. U blene 18 maune per transportin e
mallrave dhe 2 boset rane dakort qe fitimin ta ndanin pergjysem".
Ne vitin 1996, per shkak te parave dhe lidhjeve te ngushta me PD, Myftar Ēela
dhe lideri i dhjetorit '90 Azem Hajdari, ishin zgjedhur bashkepresidente te
ekipit "Vllaznia" ne futboll. Me pas deputeti demokrat terhiqet dhe Ēela do te
mbetej shefi i vetem i ekipit shkodran. Pas trazirave te 1997, kur shtetit
nisi t'i rikthehej dalengadale qetesia, me instiktin e nje biznesmeni te lindur,
Myftar Ēela kuptoi se po vinin kohe te tjera per tregetine. Ndaj, ftoi
Ēunmulajt te investonin per ndertimin e nje pularie. Nje investim qe pasonte
ngritjen e nje pike karburanti dhe me pas, blerjen e nje tjeter pularie ne Lunder te
Tiranes dhe ndertimin e nyjeve te inverteve e betonit. Nje pasuri qe ne total,
flitet se llogaritet tashme ne rreth 15 milione dollare.
Ne kete menyre, njeriu qe kishte deshire t'i shmangej shpeshhere detyrimeve
doganore, por qe kurre nuk u mor me trafik armesh e droge, kishte hyre ne nje
stad tjeter cilesisht me te larte te veprimtarise se tij; ne investimet e
ligjshme prodhuese. Te cilat e shnderruan shume shpejt Myftar Ēelen, ne nje nga
njerezit me te pasur e te fuqishem te veriut te Shqiperise.
Pasaporta e tij u be vila e mrekullueshme e standartit perendimor, qe bie
lehtesisht ne sy te kujtdo, qe udheton mes Shkodres dhe Hanit te Hotit. Nje
banese qe ishte bere streha e vizitave te dendura te familjes Ēunmulaj dhe
anasjelltas. Ndaj ne arkivin e dy familjeve jane fiksuar ne celuloid shume dreka dhe
darka intime, ndersa burimet prane tyre, thone se grate dhe femijet kalonin
thuajse cdo vit, per shume jave sebashku pushimet verore ne plazhet e Ulqinit.
Ishin kohet e dashurise se madhe, kur Myftar Ēela do te sponsoriznote realizimin
e nje dokumentari per te parin e deres se Ēunmulajve. Ne ate kohe Liko Man
Ēunmulaj, u dekorua nga Presidenti Meidani per kontributin ne pajtimin e gjaqeve
ne dy anet e kufirit dhe veprimtarine patriotike te familjes se tij.
Problemet
Por, rruga e pasurimit te dy familjeve, nuk kishte qene e lehte. Gjate vitit
1998- '99, pavaresisht se investimet prodhuese po jepnin fitime te majme, Ēela
dhe Ēunmulajt, vazhdonin edhe tregetine. Babai i Bajros kujton se "djemte dhe
Myftari jane marre edhe me cigare. Por, nje dite na vijne te shtepia njerez
te armatosur, qe na thone se i keni bosit te furnizimit, 200 mije marka borxh.
Ne folem me Myftarin dhe ai na tha se ua kam dhene leket. Por, ne dhjetor '99
ata rikthehen serish. Dhe me 7 janar 2000, ortaku i Ēeles sulmohet dhe
plagoset ne Podgorice. Vetem pas kesaj Myftari paguan 50 mije euro duke na cliruar
nga borxhi",- rrefen Liko Man Ēunmulaj.
I cili shton se ne kete kohe, djemte e tij kerkojne te ndajne njehere e mire
llogarite financiare me bosin shkodran. Familja shqiptare e Tuzit pretendonte
se ai i kishte borxh 1.4 milione marka gjermane, ose rreth 600 mije euro. Nje
fature qe Ēeles i eshte dukur e ekzagjeruar, duke u bere shkas per t'i
tensinuar per rreth 2 vjet marredheniet mes tyre. Keshtu deri ne dhjetorin e 2002,
kur u zhvillua takimi ne Han te Hotit mes dy djemve, ne prani - ashtu sic e don
zakoni ne raste mosmarreveshjesh te tilla, - edhe te 2 baballareve te tyre te moshuar.
Te dy palet japin versione te kunderta per kete ngjarje. Njerezit prane
Myftarit thone se gjithcka u mbyll ne paqe, pasi partneri nga Tuzi pranoi
"harresen" e disa llogarive. Ndersa babai i Bajros, pretendon krejt te kunderten. "Ne
dhjetor djali i tha Myftarit ja ku jane hesapet, pastro llogarine 1.4 milione
marka, ose beje sipas burrerise tende. Por, Myftari u nxeh dhe tha; Mjaft! Kam
dashur t'ju jap dicka dhe tani nuk ju jap asgje. Na ofendoi. Dhe duke ikur
tha: Hajt pushka top ju befte', - i tha "Gazeta Shqiptare", Liko Man Ēunmulaj, i
cili shton se "une ju luta, por ai iku. U ndame keq".
Gjate kesaj kohe, Myftari flitet se i rralloi udhetimet e dendura ne Mal te
Zi, derisa atje nisi te shoqerohej me shpesh me Jakup Pepicin dhe nje deputet
malazez me profesionin e mjekut, te cilet i kishte njohur nga Bajro. Nje raport
qe sa vinte e forcohej, ne perpjestim te drejte me ftohjen e raporteve te tij
me Ēunmulajt. Nje marredhenie qe mund te kete patur ne mes edhe mundesine e
nje devijimi te raporteve tregetare, qe mund te kete renduar sedren e
bajraktareve te Hotit.
Portreti
"Me nje besim absolut tek vetja, duke udhetuar thuajse gjithnje i vetem ne
timonin e makines pa roje e badigarde, Ēela nuk e kishte per gje t'i fliste
rende cilitdo qe do ta meritonte. Por, nga ana tjeter respektonte "partneret
burrerore", duke qene gjithnje dyshues per ata qe tentonin "t'ia fusnin". Nje
kompleks ndoshta nga te qenet vetem me 8 klase shkolle, ne nje pozicion nga ku i
duhej te qarkullonte dhe menaxhonte miliona e miliona dollare, ne nje vend dhe
situate, ku cdokush eshte gati "te te shkule nje qime". Ai ishte nje njeri qe
nuk do te pranonte kurresesi t'i merrje "per qorrlek" qofte edhe 500 leke, e qe
ne nje moment dobesie, mund te te dhuronte milona".
Keto jane disa nga penelatat e trasha me te cilen shume njerez qe e kane
njohur nga afer, te vizatojne portretin kompleks te Myftar Ēeles. Nje biznesmen te
cilit rrallehere i hynte ne pune kompjuteri, zyra luksoze, kontratat zyrtare
me firma e vula avokatesh a noteresh. Qe bente transaksione te cilat mund te
mos i dinte asnje i aferm i familjes, perfshi dhe gruan. Kishte alergji t'i
paguante nje per nje taksat "shtetit te korruptuar", por qe nuk kursente te
hidhte gati 500 mije USD ne vit per futbollin shkodran dhe aktiviteteve te ndryshme
kulturore e artistike.
Jeta publike e kishte mesuar vitet e fundit, te ishte me i kujdesshem per te
notuar ne te dyja rrymat e forta te politikes shqiptare. Duke qene gati te
paguante ne borderote e pularise ne Shkoder, edhe shefat lokale te PD. Por duke
ndihmuar edhe ne viziten triumfuese te Nanos e Xhoit ne Stadiumin "Loro
Borici", e me pas kalimin pa probleme te nates se pare te kryeministrit ne qytetin e
Shkodres. Me ndikimin e Ēeles, thuhet se Bajram Ēunmulaj u angazhua qe
nepermjet nje kusheriri shef policie ne Podgorice, vizita e Nanos te realizohej per
mrekulli dhe pa probleme ne Malin e Zi.
Presidenti i "Vllaznise" i bindur ndoshta ne privatizimin e shpejte te
klubeve te futbollit do t'ia shperblente investimet, bleu truallin dhe ndertoi 2
fusha futbolli per stervitje, me permasa nderkombetare. Ndersa me 500 mije USD e
tij, UEFA-s dhe FSHF-se, u realizua rikonstruksionin i plote i Stadiumit
"Loro Borici", qe ka tashme sistemin e ndricimit, rrethimin dhe stolat plastike
per 20 mije tifoze. Investime qe i dhane ekipit ku ka lindur futbolli shqiptar,
kampionatin ne sezonet 1997-1998 dhe 2000-2001 dhe te kalonte turin parael
eminator te Liges se Kampioneve, duke u eleminuar me pas vetem me nje gol
diference, perballe Gallatasarajt te Turqise.
Drejt vdekjes
Futbolli ishte jo vetem pasioni dhe dobesia, por edhe sfida e Myftar Ēeles.
Nje pasion qe e kishte sjelle ate ne paraditen e se shtunes se 14 qershorit, ne
tavernen e Hotel "Dajti" ne Tirane, per te forcuar rradhet e kuqebluve per
sezonin e ri me Ahmaten e "Dinamos" dhe Karioken e "Partizanit". Ne ate kohe, ka
marre nje telefonate nga Jakup Pepici, miku i tij i ri malazez. Ndaj, pasdite
ka lene pas kryeqytetin, per te udhetuar drejt Shkodres. Rreth ores 20:00 ka
mberritur ne vilen e tij ne Bajze. Dhe i ka thene familjareve se do nisej per
nje kafe ne Tuz. Gruaja i eshte lutur te qendroje se ishte vone. Por, pasi ka
marre makinen e vellait te tij, Rifatit pasi te vetes i ishte prishur
kondicioneri, eshte nisur drejt Hanin te Hotit, ku e prisnin Jakupi dhe mjeku
deputet. Kane biseduar rreth 40 minuta ne kembe, aty ne toke neutrale. Nje bisede pa
deshmitare, qe nese zbardhet ndonje dite, mund te sqaroje mjaft enigma.
Duke mos patur dokumenta, Myftari ka lene aty makinen, per te udhetuar drejt
Tuzit me miqte e tij. Tre miqte jane ulur ne kafen e Hotel "Imperial", ku pas
disa minutash ka hyre Bajro e vellai i tij Hask Ēunmulaj. Te cilet i kane
kerkuar mikut te vjeter, qe te bisedonin.
"Po t'i ulu e bisedojme ne tavoline. Se keta te dy une i kam njohur prej
teje", - eshte pergjigjur Myftari.
Por, Ēunmulajt kane dale, duke i thene se "po te presim jashte".
Pas pak minutash, bosi i veriut te Shqiperise ka dale jashte i shoqeruar nga
Jakupi, nderkohe qe Doktori-deputet i Malit te Zi, ne menyre te cuditshme per
te tilla raste te tensionuara, eshte nisur drejt makines per t'u larguar. Pse
u largua ai? A parandjeu dicka te keqe? Apo dicka e mundonte lidhur me ata
shfaqe te papritur ne ate ore te vone te vellezerve te armatosur Ēunmulaj ne
hotel Imperial? Pikerish njeri nga vellezrit, Hasku e ka kapur Myftarin per krahu
duke i thene: "Hajde ne makine me ne". Por, ketu ka shperthyer dhe ka nxjerre
koke, karakteri kapadai i tregtari 46 vjecar shqiptar, qe i eshte
kunderpergjigjur ashper: "Te njoh se cfare m... je, ndaj hiqi duart".
Ky nervozizem e tension momental, i shoqeruar edhe me shperthimin e inateve
te akumuluara, duket se ka detyruar Bajron qe t'i vendose Myftarit, pistoleten
ne brinje. I cili pasi ka ndjere tyten e ftohte "ne mish", kthehet i
turfulluar dhe i cuditur, duke i'u hakerryer mikut te tij; "Ē'fare po ben". Por, ne
moment ka ndjere nje plumb t'i futet thelle ne trup. I jane erresuar syte dhe ka
nisur te lekundet, derisa nje plumb pas veshit qe i ka dale afer syve, e ka
rrezuar mbi trotuarin para Hotel "Imperial", ne qender te qytetit te Tuzit.
Pas disa oresh, vrasesi Bajram Ēunmulaj eshte vetdorezuar ne polici, bashke
me armen e krimit. Familjaret e Myftar Ēeles, pas gjemes jane perpara dilemes
se madhe per te ndjekur rrugen e gjakmarrjes. Apo ta falin mikun-vrases, e te
rinisin jeten e re, duke administruar pasurite e trasheguara. Ndersa Ēunmulajt
jane ngujuar, ne pritje te pajtimit ose te marrjes se gjakut. Nje zhvillim qe
do te ndizte ndoshta, nje nga zinxhiret me te pergjakshem te hakmarrjes mes
dy fiseve te njohura e me te pasura, ne dy anet e kufirit shqiptaro-malazez.
Nje lume gjaku qe mund te ishte parandaluar kohe me pare, me ndermjetesine e
nje pale te trete, e urte, e pushtetshme dhe e besuar nga te dyja palet. Nje
veprim qe mund te kishte evituar vrasjen e bujshme te 14 qershorit. Duke
kursyer jeten e Myftar Ēeles, njerit prej simboleve te pasurimit marramendes te
tranzicionit 12 vjecar shqiptar. Qe nga hici, diti te shfrytezoje mjaft mire
rrethanat dhe kohen, per t'u bere nje nga njerezit me te pasur te Veriut te Shqiperise.
Shekulli: Autor i dyshuar i kėtij krimi ėshtė Bajram Ēulmulaj. Policia malazeze nė kėrkim tė atentatorit tė Ēelės
Ekzekutohet nė Tuz Presidenti i Vllaznisė
Myftar Ēela ėshtė qėlluar pėr vdekje nė kokė, me dy plumba pistolete, nė qytetin e Tuzit, nė Malin e Zi
Shkoder - 15.06.2003 - Ekzektuohet nė Tuz tė Malit tė Zi, Presidenti i Klubit tė Futbollit Vllaznia, Myftar Ēela. Burime tė policisė sė Shkodrės tepėr tė rezervuara pėr kėtė ngjarje thanė pėr gazetėn se Myftar Ēela baba i tre fėmijėve ėshtė ekzektuar nė mbrėmjen e djeshme, jashtė kufijve shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė. Sipas tė njėjtave burime autor i kėtij krimi dyshohet tė jetė shqiptaro-malazezi Bajram Ēulmulaj me tė cilin viktima mėsohet tė ketė qenė shumė mik. Po ashtu mėsohet se vrasėsi i dyshuar k qenė me vėllanė e tij kur ka qėlluar pėr vdekje me armė zjarri mbi Presidentin e Vllaznisė, i cili nė momentin e ngjarjes ka qenė nė kėmbė nė qendėr tė qytetit malazez. Myftar Ēela, mėsohet tė ketė punuar vite mė parė me tė dyshuarin, si autor i vrasjės sė tij, nė kohėn kur merreshin me aktivitetin e karburanteve gjatė luftės sė Bosnje-Hercegovinės, nė kohėn kur ndaj ish-Jugosllavisė ishte vendosur embargo nga OKB-ja. Myftar Ēela pėrveēse ėshtė president pėr disa vite i klubit tė futbollit Vllaznia, ėshtė edhe njė nga biznesmenėt mė tė njohur nė vend. Aktiviteti i tij shtrihet nė shumė fusha, si nė tregėti, nė disa impjante pularish etj. Aktiviteti i tij ėshtė shtrirė gjatė viteve tė fundit dhe nė Malin e Zi. Ēela sapo ishte kthyer nga jashtė shtetit, ku pėr gati njė javė ai kishte ndjekur dy ndeshjet e kombėtares shqiptare nė Dublin me Irlandėn dhe nė Gjenevė me Zvicrėn.
Ngjarja
Nga tė njohur tė Myftar Ēelės, por edhe nga burime shumė tė rezervuara mėsohet se vrasja ka ndodhur nė qendėr tė qytetit tė Tuzit. Tuzi ėshtė njė nga qytetet mė tė afėrta me Shkodrėn, kryesisht i banuar nga shqiptarė, por ėshtė mjaft i njohur pėr tregun e madh tė tij, ku ushtrojnė aktivitetin qindra tregėtarė shkodranė. Sipas informacioneve tė para tė grumbulluara rreth kėsaj vrasjeje, nė shtetin fqinj, presidenti i Vllaznisė, Ēela dhe autori i dyshuar i krimit kanė debatuar ashpėr mes njėri-tjetrit, ndonėse ata ishin dikur shumė shokė e miq. Burimet nuk japin hollėsira sesi ka ka lindur konflikti mes Ēelės dhe Mulajt. Po ashtu nuk bėhet i ditur shkaku. Tė dhėnat paraprake thonė se Myftari ėshtė qėlluar me dy plumba pistolete nė kokė dhe vdekja e tij ka qėnė e menjėhershme. Burimet thanė pėr gazetėn se deri nė orėt e mbrėmjes sė djeshme trupi i pajetė i presidentit tė klubit Vllaznia ka qenė i mbuluar nė qendėr tė qytetit tė Tuzit. Mė pas ai ėshtė marrė dhe dėrguar nė morgun e spitalit tė qytetit malezez. Ndėrkohė burimet thanė pėr gazetėn se policia malazeze ėshtė hedhur nė aksion pėr kapjen e autorit tė dyshuar, Bajram Ēulmulaj. Ndėrkohė nga Ministria e Rendit Publik tė Shqipėrisė nuk ka pasur asnjė deklaratė zyrtare lidhur me kėtė krim tė ndodhur nė shtetin fqinj.
Dėshmia
Mėsohet se Presidenti i klubit tė Futbollit Vllaznia, ka qenė nė Tiranė gjatė ditės sė djeshme. Nė pasditen e djeshme rreth orės 19.45 ai ka kaluar kufirin nė Han tė Hotit. Kėtė fakt policia e Shkodrės e ka siguruar nė bazė tė dėshmisė sė njė tė njohuri tė Myftar Ēelės, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur. Sipas dėshmisė sė tė njohurit tė presidentit tė klubit Vllaznia, ai (i njohuri) ėshtė pėrshendetur me Ēelėn nė Torovicė, teksa ky i fundit po i drejtohej pikės sė kalimit kufitar tė Hanit tė Hotit, ndėrsa ai po shkonte drejt qytetit tė Shkodrės. Vrasja e Ēelės ka tronditur botėn e biznesit nė qytetin e Shkodrės, pasi ai ishte jo vetėm njė figurė publike pėr shkak tė sponsorizimit tė vazhdueshėm tė Vllaznisė, por edhe njė nga biznesmenėt mė tė mėdhenj tė qytetit, madje dhe tė krejt vendit. /Anila Dushi
PASAPORTA
Kushė ėshtė Myftar Ēela
SHKODĖR - Myftar Ēela ka lindur dhe banon nė Koplik. Ai ėshtė baba i tre fėmijėve, dy djemėve, 19 e 15 vjeē, dhe njė vajze 10 vjeēe. 47-vjeēari Ēela ka dy vėllezėr, njėri prej tė cilėve administron pularinė Elvis, pronė e Myftar Ēelės, ndėrsa tjetri ndodhet nė SHBA (njėri prej vellezėrve Ēelės ka vdekur shumė vite mė parė nė njė aksident rrugor). Pularia, pronė e Ēelės, ka rėnė pre e grabitjes nė muajin tetor tė vitit tė kaluar dhe si autor i kėsaj ngjarjeje u evidentua roja i pularisė, i cili ende nuk ėshtė kapur nga policia. Autori i dyshuar i kėsaj ngjarjeje vodhi kasafortėn e pularisė, nė tė cilėn ndodhej njė sasi e madhe eurosh, afro 34 mijė. Kjo shumė iu dorėzua disa ditė mė vonė Ēelės, nga babai i autorit tė vjedhjes. Qė prej vitit 1996 Myftar Ēela ka qenė president i klubit tė futbollit Vllaznia dhe ka kontribuar si asnjė tjetėr pėr kėtė ekip, duke u kthyer nė njė idhull tė tifozerisė shkodrane, si dhe duke patur simpatinė e respektin e qytetarėve shkodranė. Gjatė periudhės sė presidencės sė tij tek kuqeblutė shkodranė ai ka arritur tė fitojė dy tituj tė kampionit kombėtar dhe dy superkupa tė Shqipėrisė. Deri nė vitin 1998 ai ėshtė mbėshtetur fuqimisht si presidenti i Vllaznisė edhe nga deputeti demokrat Hero i Demokracisė Azem Hajdari. Aktualisht Ēela sapo kishte nėnshkruar kontratėn qė nė pankinėn e Vllaznisė tė ulej ish-trajneri i kombėtares Medin Zhega. Ndėrkohė Ēela kishte rikonfirmuar prezencėn e tė gjithė futbollistėve tė Vllaznisė qė kontribuan sezonin e kaluar nė skuadėr, dhe do tė bėnte disa blerje tė reja pėr tė kaluar njė tur tė Kupės UEFA.
INCIDENTI
Kėrcėnimi i fundit i Ēelės
SHKODĖR - Nė 17 maj tė kėtij viti Presidenti i Klubit tė futbollit Vllaznia, u kėrcėnua me jetėn teksa po shkonte nė shtėpinė e tij nė Koplik. Ndėrsa po udhėtonte me mjetin e tij nė drejtim tė Bajzės, ku banon, pas pėrfundimit tė ndeshjes Vllaznia Shkumbini, Myftar Ēela ėshtė ndaluar nga vėllezėrit Lulzim dhe Luan Hasani nga Kopliku. Ata i kanė dalė para nė rrugė, nė kthesėn drejt Stėrbeqit. Ēela u ka devijuar me mjetin e tij, ndėrsa dy vėllezėrit Hasani kanė qėlluar dy herė me pistoletė nė ajėr. Mes Myftar Ēelės dhe kėtyre dy personave ka patur njė konflikt kohė mė parė, konflikt i shkaktuar nga dėmtimi i makinės sė dy vėllezėrve pas pėrplasjes me atė tė Ēelės. Myftari mėsohet se u ka ofruar dy vėllezėrve mundėsinė e blerjes sė njė makine, ose tė riparimit tė asaj aktuale. Sipas policisė ata nuk kanė mbetur tė kėnaqur nga kjo zgjidhje dhe rreth orės 19.00 tė datės 17 maj, ata i kanė dalė pėrpara duke e kėrcėnuar me armė. Ēela duke ditur konfliktin me ta ėshtė shmangur ndėrsa ka lajmėruar policinė. Dy vėllezėrit janė larguar dhe mėsohet se pėr kapjen e tyre janė futur nė veprim edhe forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė. Nė vendngjarje u gjetėn dy gėzhonja pistolete, ndėrsa mendohet se ata janė larguar me ndonjė mjet qė e kishin lėnė mė tej nė rrugė. Ndėrkohė Ēela ka patur dhe nė disa raste tė mėparshme kėrcėnime nga persona tė inkriminuar por dhe probleme me policinė, kur disa vite mė parė ėshtė ndaluar nė komisariatin e Durrėsit me akuzėn e kontrabandės, por u lirua brėnda 24 orėve. /Anila Dushi
TemA: Lajm i orės sė fundit
Ekzekutohet Myftar Ēela
15.06.2003 - Ėshtė vrarė nė rrethana krejt tė panjohura, presidenti i klubit "Vllaznia", Myftar Ēela, thanė burime nga drejtoria e policisė sė prefekturės sė Shkodrės.
Ngjarja e rėndė ka ndodhur dje pasdite nė qytetin e Tuzit nė Mal tė Zi, tridhjetė kilometra larg kufirit me Shqipėrinė.
Personi i dyshuar rreth kėsaj vrasjeje ėshtė Ēun Mulaj, shqiptar i Malit tė Zi, me tė cilin ai ka bashkėpunuar pėr njė kohė relativisht tė gjatė.
Koha Jonė:
VRITET MYFTAR ĒELA NE QENDER TE TUZIT
Ka qene ora 22 e mbremjes se djeshme, kur ne qender te Tuzit, ne Mal te Zi, vetem 100 metra larg rajonit te policise, dy plumba pistolete i kane marre jeten presidentin te klubit sportiv "Vllaznia", Myftar Ēela. Sipas burimeve te policise autor i vrasjes dyshohet te jete ortaku ne biznes i Ēeles, Bashkim Ulaj, banor i Tuzit. Po sipas burimeve te policise mesohet qe motiv i vrasjes te jete nje konflikt mes dy ortakeve. Veprimet e para hetimore jane kryer nga policia e Tuzit ne Mal te Zi, nderkohe qe autoritetet e policise se Drejtorise se Shkodres kane kerkuar informacion te menjehershem, sapo eshte mesuar lajmi i vrasjes. Per me teper se nje ore trupi i pajete i presidentit te Vllaznise ka mbetur ne vendin e vrasjes, deri sa kane mberritur hetuesit dhe ekspertet policore malazez.
Ngjarja
Vrasja e bosit te klubit "Vlaznia", Myftar Ēela, u egzekutua ne nje nga lokalet luksoze ne qender te qytetit malazezas, Tuz. Sipas burimeve nga policia shqiptare, dy bisnesmenet, Myftar Ēela dhe Bashkim Mulaj, kane shkembyer fillimisht replica te ashpra mes njeri-tjetrit. Madje pronari i lokalit u ka kerkuar atyre te qetesohen, por debati ka vijuar akoma me i ashper. Ne nje moment Mulaj ka nxjere nga brezi pistoleten dhe e ka shpkrepur me qetesi drejt e ne koken e bisnesmenit. Goditja k qene fatale. Nje nga plumbat ka demtuar gjysmen e trurit te bisnesmenit Ēela. Pas kesaj ai eshte percjelle me urgjence ne sipitalin e qytetit, por pa arritur qe te mbahej ne jete. Sipas policise se Shkodres vrasesi i tij ka arritur te largohet ne drejtim te paditur, duke arritur t'i shpetoje policise malaze. Policia e qytetit verior e mori informacionin 45 minuta pas ndodhise.
Lidhja e Ēeles me malazezin Mulaj
Sipas burimeve te zyres se Antikrimit ne Drejtorine e Policise se Shkodres Ēela me Mulaj kishin filluar aktivitet te perbashket qe para vitit 1996, ne kohen e embargos se naftes ndaj ish-Jugosllavise. Qe nga ajo kohe rezidenca faktike e bosit te Shkodres u be Mal i Zi. Sipas burimeve mes dy ortakeve te bisnesit jo te ligjshem ka pasur konflikte aferash edhe ne te kaluaren. Nuk dihet saktesisht se cila ka qene arsyeja qe coi malazesin te marre vendimin ekstrem.
Kush eshte bisnesmeni Ēela
Myftar Ēela, 47 vjec, ka lindur ne Bajze te Malesise se Madhe. Ai ka qene i lidhur shume ngushte me vendlindjen, gje qe e deshmon edhe vila e ngritur ne vendin e te pareve. Ne nje vile madheshtore ne Bajze te Malesise se madhe ai kalonte gati te gjithe kohen e qendrimit ne Shqiperi, ndersa Mal i Zi ishte atdheu i dyte i Ēeles. Ai u be i njohur pasi erdhi ne krye te klubit te futbollit te qytetit verior, Vllaznise se Shkodres. Parate e shpenzuara per klubin ligjesoheshin nga egzistenca e nje biznesi jo shume fitimprures, pularia e tij "Elvis". Gjate viteve te fundit Ēela ka pasur disa precedente te asgjesimit te tij fizik.
Ne 17 maj ai i ka shpetuar per mrekulli nje bresherie kallashnikovi. Ka qene nje konflikt i vjeter per shkak te nje aksidenti te perfunduar me perplasje makinash. Dy vellezerit e demtuar nga incidenti, i kerkuan atij nje shume te majme parash, por mosgjetja e mirikuptimit i shtyu ata te hakmarren me arme ndaj bisnesmenit. Ndersa dy vjet me pare pas nje konflikti ne qender te Shkodres, ne hotel "Koloseu", per pak perfundoi ne nje perleshje me arme. 47 vjecari Ēela eshte i martuar dhe ka tre femije, dy djem dhe nje vajze.
Shekulli, 16.06.2003:
Myftar Ēelėn e vranė pabesisht miqtė e tij
Rreth orės 19:40 tė sė shtunės, presidenti i klubit tė futbollit Vllaznia, Myftar Ēela, ka kaluar kufirin shqiptar dhe si asnjėherė tjetėr, makinėn e tij e ka lėnė aty, tek dogana. Mė pas, presidenti Ēela ka hipur nė mjetin e dy miqve tė tij, tė cilėt e prisnin.
Nė orėn 22:15 tė sė shtunės, ekzekutohet nė Tuz tė Malit tė Zi Myftar Ēela, president i ekipit tė futbollit Vllaznia. Si autor i kėsaj ngjarjeje u identifikua shtetasi shqiptaro-malazez Bajram Ēun Mulaj, me tė cilin Myftar Ēela kishte qenė shumė mik.
Nė orėn 03:00 vetėdorėzohet nė polici Bajram Ēun Mulaj, i dyshuar si autor i vrasjes sė Presidentit tė Vllaznisė. Po ashtu policia malazeze ka arrestuar dhe Bashkim Ēun Mulajn, kushėririn e Bajramit, i dyshuar si bashkėpunėtor nė vrasje.
Nė orėn 14.15 tė ditės sė djeshme, ka mbėrritur pranė familjes arkivoli me trupin e pajetė tė Myftar Ēelės. Nė orėn 18:00, babai i 3 fėmijėve, 47-vjeēari Ēela ėshtė pėrcjellė nė banesėn e fundit nga mijėra njerėz, ku tė pranishėm kanė qenė deputetė, pushtetarė lokalė, presidenti i FSHF, Armando Duka.
Motivet e vrasjes sė Presidentit tė klubit shkodran ende nuk janė zbardhur. Vetėdorėzohet autori i krimit
Myftar Ēelėn e vranė pabesisht miqtė e tij
Babai i Presidentit tė klubit Vllaznia tregon momentet e fundit me tė birin gjallė
MALĖSI E MADHE - 16.06.2003 - Shkodra dhe Malėsia e Madhe i kanė dhėnė dje lamtumirėn presidentit tė klubit tė futbollit Vllaznia, Myftar Ēela, i vrarė rreth orės 22:15 tė sė shtunės nė Tuz tė Malit tė Zi. Me mijėra shkodranė, banorė tė Malėsisė sė Madhe, sportistė, tė njohur e miq te Myftar Ēelės nga qytete te ndryshme tė Shqipėrisė kanė qenė nė shtėpinė e tij nė Bajzė tė Malėsisė sė Madhe qė nė orėt e para tė mėngjesit, nė pritje tė ardhjes sė trupit tė pajetė tė Ēelės nga Mali i Zi. Arkivoli me trupin e babait tė 3 fėmijėve, ka mbėrritur pranė tė afėrmėve tė tij rreth orės 14:15 tė ditės sė djeshme pėr shkak tė procedurave tė dy vendeve. Nė shtėpinė tip vile, e veēantė pėr arkitekturėn dhe ndėrtimin e saj nė tė gjithė zonėn, tė afėrmit kishin ngritur tenda nė oborr ku prisnin njerėzit e shumtė, si dhe kishin pėrgatitur tendėn, nė mes tė sė cilės ndodhej krevati ku u vendos arkivoli me trupin e biznesmenit Ēela.
Babai: Myftarin e vranė miqtė e shtėpisė
Babai i Myftar Ēelės, Ēelė Sulgjekaj, bashkė me tė afėrmit priste e pėrcillte njerėzit e shumtė qė vinin pėr ngushėllim. Ai lėvizte nėpėr grupet e njerėzve qė ishin ulur ne oborr pėr tė ngushėlluar familjen pėr fatkeqėsinė e ndodhur. Faleminderit tė gjithėve. "Ua shpėrblefsha nė gėzime. E kam ditur se im bir kishte shumė miq, por ja qė iku, e vranė, - thotė plaku qė pėrpiqej tė mbahej. Vazhdimisht shikonte orėn. Ishte nė pritje tė ardhjes sė trupit tė djalit tė tij. Kemi lėnė ta varrosim nė orėn 18.00, por po vonohen shumė. Ka shkuar djali Rifati pėr tė marrė trupin nė Tuz, ndėrsa djalin tjetėr Gėzimin qė ndodhet nė SHBA e lajmėrova qė nė mbrėmje kur e vranė Myftarin. Sot nė mėngjes tha nė telefon se nuk do ta arrinte varrimin pasi nuk kishte bileta pėr avion. Do vijė ndoshta tė hėnėn ose tė martėn, - thotė plaku i shtėpisė. Fjalėve ngushėlluese tė njerėzve, Ēel Sulgjekaj iu pėrgjigjet: Faleminderit miqve e shokėve qė na ndodhen pranė pėr tė na forcuar. Ndėrsa punonjėsit e filialit tė pularisė Elvis, qė ndodhet nė Tiranė, pronė e Myftar Ēelės, thonė se ai kishte tre muaj pa ardhur nė ambientet e saj. Erdhi tė shtunėn, thonė ata, dhe dukej i qetė dhe i qeshur si ēdo herė. Pa gjithė ambientet, sikur do tė ēmallej me to pėr herė tė fundit.
Duke thithur cigaren, babai i Myftar Ēelės kujton ēastet e fundit me djalin e gjallė. Tė shtunėn ishte nė Tiranė dhe erdhi rreth orės 19.20 nė shtėpi. Ndėrroi kėmishėn dhe tha se do tė shkonte nė Tuz, pasi e kishin thirrur me telefon dy miq tė tij nė kėtė qytet. Tri herė i thashė mos shko se ėshtė vonė, por mė tha se Tuzi afėr ėshtė dhe nuk vonohem. Mė duhet tė shkoj pasi i kam dhėnė fjalėn, - tregon plaku dialogun e fundit me tė birin. Ma kanė vrarė pabesisht dhe me dredhi, vazhdon ai. Ai qė e ka vrarė ka qėnė mik shtėpie. Ka ardhur shpesh tek ne dhe ne kemi shkuar tek ai, pasi dikur ishin ortakė me Myftarin, ku merreshin me tregtinė e naftės. Babai i Myftarit thotė se nuk kishte parė ndonjė shqetėsim tek i biri duke shtuar se ndonėse jetonin bashkė, Myftari asnjėherė nuk fliste pėr problemet e tij dhe ishte i mbyllur nė vetvete. Vetėm kur nuk kishte rezultate tė mira "Vllaznia" e kuptonim mėrzitjen e tij, thotė babai i Myftarit. Babai kujton se si e merrte nė stadium Myftarin kur ishte i vogėl dhe madje duke qenė shofer e ndiqte ekipin e zemrės dhe kur luante jashtė Shkodrės. Myftari u rrit me dashurinė pėr futbollin e Vllaznisė dhe e ndiqte ekipin nė stėrvitje nė Razėm dhe nė ēdo ndeshje. Kjo bėri qe me 1995 ai tė afrohej si sponsor nė kėtė ekip pėr tu bėrė president i saj zyrtar nė vitin 1998. Babai i viktimės Ēel Sulgjekaj tregon se Myftari e mbajti emrin e tij si mbiemėr pasi thoshte se ėshtė mė i shkurtėr. Mes dhimbjes sė tij, Ēela kujton tre raste nė zonėn e tyre kur janė vrarė nė Tuz djem tė vetėm. Ka dhe mė keq, shton ai. Unė e kam shtėpinė plot dhe e ēoj mendjen tek Zoti.
Ardhja e trupit
Nė orėn 14.15 tė ditės sė djeshme ka mbėrritur pranė familjes arkivoli me trupin e pajetė tė Myftar Ēelės. Gratė qė gjatė pritjes vetėm shfaqeshin ndonjėherė nė ballkonet e vilės, nė pritje tė ardhjes sė trupit, ia kanė dhėnė kujės. Tė pranishėm kanė qenė deputetė, pushtetarė lokalė, presidenti i FSHF Armando Duka, presidentė klubesh te futbollit etj. Pasi ėshtė futur nė shtėpi pėr tė kryer ritet pėrkatėse, trupi i pajetė i 47-vjeēarit Myftar Ēela ėshtė vendosur mbi krevat nė njėrėn nga tendat e pėrgatitura mė parė. Mė pas trupi i pajetė i babait tė 3 fėmijėve ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nga mijėra njerėz.
Dėshmitarėt: Myftari u grind me Bajramin para Imperialit
TUZ - Nė Tuz, aty ku u vra Myftar Ēela, tregojnė se presidenti i klubit tė futbollit Vllaznia, njihej nga shumė qytetarė tė Tuzit qė janė shqiptarė. Myftari ėshtė vrarė nė rrugėn kryesore automobilistike, 3 metėr larg hotel-restorantit Imperial. Nė Han tė Hotit, tregojnė se Ēela ka kaluar kufirin rreth orės 19:40 dhe si asnjėherė tjetėr, makinėn e tij e kanė lėnė aty, tek dogana dhe ka hipur nė mjetin e dy miqve tė tij tė cilėt e prisnin. Njė shofer taksie, i ndodhur nė mbrėmjen e sė shtunės, nė pikėkalimin kufitar Han i Hotit-Bozhaj, tregon pėr Shekullin se ka dėgjuar qė dy miqtė e Myftarit ti kenė thėnė hajde ecim se u vonuam. Dy banorė tė Tuzit, djem tė rinj rreth 25 vjeē tregojnė, ndonėse me gjysmė zėri, atė qė kanė parė mbrėmjen e sė shtunės. Myftari me dy miqtė e tij kanė pirė kafe kėtu dhe pak mė pas ka ardhur Bajram dhe Bashkim Ēun Mulaj. Bajroja i ka thėnė Myftarit eja pak tek rruga se kam njė punė, ndėrsa ai i ka thėnė se ju i njihni dy personat me tė cilėt jam ulur, Pupin dhe Doktorin. Ata janė miqtė tuaj prandaj hajdeni e uluni me ne. Bajrami nuk ka pranuar, por ka dalė ta priste Myftarin jashtė hotelit, poshtė shkallėve tė verandės, thonė dėshmitarėt okularė. Myftari ėshtė ngritur dhe ėshtė takuar me Bajramin dhe duke folur kanė kaluar rrugėn, jo tė gjėrė, dhe janė afruar tek njė makinė, ku ndodhej nė kėmbė duke pritur edhe Bashkim Ēun Mulaj. Aty, dėshmitarėt thonė se e kanė parė Bajramin e Bashkimin ta kapin nga krahėt Myftarin pėr ta futur nė makinė, duke i thėnė se do tė shkojmė diku tjetėr pėr tu sqaruar. Myftari ka kundėrshtuar dhe madje ka shtyrė njėrin prej tyre, dhe nė atė moment Bajrami ka qėlluar me pistoletė nga afėr Myftarin. Mė pas Bajrami dhe Bashkimi janė larguar me makinėn e tyre. Nė murin ballor tė hotelit dalloheshi dy shenja plumbash. Po ashtu dhe nė atė pranė parvazit tė njė prej dritareve tė katit tė parė tė hotelit pėrballė.
Vrasėsi i Ēelės, pinjoll i familjes mė me emėr nė Malėsi
Bajram Ēun Mulaj mėsohet se ėshtė pinjoll i njė ndėr familjeve mė me emėr nė trevėn e Malėsisė. Babai i tij Liko Man Ēun Mulaj ėshtė bajraktar i Hotit dhe ėshtė dekoruar vite mė parė nga ish-presidenti Meidani pėr kontributin e dhėnė nė pajtimin e gjaqeve. Pėr fisin e Ēun Mulajve dhe kontributin e tė parit tė tyre nė luftė pėr mbrojtjen e tokave shqiptare nga copėtimi, ėshtė prodhuar dhe nje film dokumentar, qė sipas burimeve ėshtė sponsorizuar nga Myftar Ēela. Dy tė moshuar qė ndodheshin nė ceremoninė mortore tė presidentit tė klubit Vllaznia, u shprehėn se ky veprim ia hoqi emrin e mirė derės se Ēun Mulajve. Ata e vrane Myftarin nė Tuz, nė qytetin e tyre dhe kjo nuk ėshtė burrėri.
Vetėdorėzohet vrasėsi i Myftar Ēelės
Sipas burimeve nga policia shqiptare qė i referohen atyre malazeze, Bajram Ēun Mulaj, i dyshuar si autor i vrasjes sė Presidentit tė Vllaznisė, ėshtė dorėzuar nė polici nė orėn 03.00 tė sė dielės, ndėrsa Bashkim Ēun Mulaj, kushėriri i tij, ėshtė kapur prej kėsaj policie si bashkėpunėtor nė vrasje. Kufiri Shqipėri-Mal i Zi ėshtė mbyllur nga pala malazeze fill pas vrasjes sė 47-vjeēarit Ēela dhe ėshtė hapur dje nė orėn 09.40. Motivet e vrasjes janė ende tė paqarta. Viktima e autori kanė qenė miq dhe ortakė nė vitet 94-97, kur punonin sė bashku nė tregtinė e karburantit. Disa tė njohur tė tyre thonė se nė ndeshjen e fundit tė ekipit tė Veleēikut, ku djali i Myftarit luan si portier, ėshtė parė dhe Bajram Ēun Mulaj. Tė tjerė thanė se Myftari e Bajrami kanė kohė qė kanė patur kontradikta mes tyre dhe madje Myftari kishte disa muaj qė nuk shkonte nė Tuz ku jetonte Bajrami, ndėrsa pėr nė Mal tė Zi kalonte nga Muriqani e jo nga Hani i Hotit qė e ka afėr. Lidhur me vrasjen e presidentit tė Vllaznisė, gjykatėsi hetues i Gjykatės sė Lartė tė Malit tė Zi, Radomir Ivanoviq, nė njė deklaratė qė i ka dhėnė dje BBC, vuri nė dukje se personi i dyshuar pėr vrasjen e Myftar Ēelės ėshtė njė shtetas malazez. "Dyshohet se mbi Myftar Ēelėn ka qėlluar Bajram Ēun Mulaj, nga lokaliteti Pohum i Tuzit, i cili njė kohė, menjėherė pas vrasjes ishte nė arrati, por mė vonė iu dorėzua punonjėsve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Malit tė Zi, tha Ivanoviq. Motivet dhe shkaqet e vrasjes po hetohen, kurse Ēun Mulaj momentalisht ėshtė nė arrest dhe do tė merret nė pyetje tė hėnėn ose tė martėn," tha z. Ivanoviq. Po ashtu njoftohet se autoritetet malazeze kanė arrestuar edhe njė person tjetėr qė dyshohet se ėshtė i pėrfshirė nė vrasje. Myftar Ēela, 47 vjeē, ka drejtuar prej vitesh nė postin e presidentit, klubin e futbollit "Vllaznia" qė nė dhjetėvjeēarin e fundit ka dalė tri herė kampion. Ai njihej dhe si njė nga biznesmenėt mė tė fuqishėm nė veri tė Shqipėrisė. /Anila Dushi
Koha Jonė:
MYFTAR ĒELA U EGZEKUTUA PARA LOCAL "IMPERIAL" NE TUZ TE MALIT TE ZI
Blute e Malit te Zi kanė arritur te prangosin ne pak ore te dy personat e akuzuar direkt per vrasjen e Myftar Ēeles. Behet fjale per Bajram Mulaj dhe per kusheririn e tij me kombesi malazeze emri i te cilit eshte mbajtur sekret nga policite e te dy shteteve. Nderkohe qe ne pasditen e te dieles eshte organizuar edhe ceremonia mortore e varrimit te Presidentit te Sportklub Vllaznise dhe te pronarit te pularise "Elvis". Vetem disa ore pas vrasjes te bujshme te Myftar Ēeles jane sqaruar vetem nje pjese e detajeve te ekzekutimit, qe ngjan me se shumti te jete e tipit mafioz. Trupi i te ndjerit eshte sjelle ne Bajze, ne familjen e tij ne pasditen e te dieles, rreth ores 14.00, vetem 4 ore para ceremonise te varrimit.
Krimi
Sipas te dhenave te para rezulton qe pronari i Pularise Elvis eshte therritur nga vrasesi Bajram Mulaj ne Tuz, nje dite me pare, per te sqaruar disa pika te konfliktit te tyre 7 mujor. Njerezit e shtepise jane munduar ta ndalojne te shkoje drejt vdekjes te parandjere, por Myftari ka kembengulur per te kunderten. Ne mbremjen e te shtunes, ai eshte pare te pije kafe ne lokalin me luksoz te Tuzit, ne Imperial, dhe pasi ka dale qe aty eshte ekzekutuar. Pas fjaleve dhe replikave qe kane shkembyer mes tyre, Myftar Ēela eshte vrare. Policia e Malit te Zi ka identifikuar dhe ka prangosur tashme Bajram Mulaj qe per disa kohe ka qene edhe ortak ne bizneset e trasnportit te naftes me Myftar Ēelen dhe djalin e xhaxhait te tij qe mbante kombesine malazeze.
Arrestimet
Per disa ore qe nga mbremja e te shtunes deri ne mengjesin e te dieles policia malazeze ka mbyllur te gjitha pikat kufitare te Malit te Zi dhe ka arrestuar me pas duke rrethuar te gjithe zonen Tuz e deri ne Podgorice dhe Tuz Bozhej fillimisht kusheririn e pare te Bajram Mulaj. Nderkohe qe sipas burimeve nga Policia e Podgorices eshte vetedorezuar edhe Bajram Mulaj. Megjithate nuk jane shume hollesi. Nga nje ane policia e Shkodres nuk ka shume te dhena ne dore, pasi ngjarja ka ndodhur ne territor malazez dhe duhet te nenshkruhen nje sere procedurash nga te dy palet deri ne zbardhjen e plote te hetimeve. Nga ana tjeter, ngjan qe vrasesi te kete qene nje nder personat me te rendesishem ne Tuz dhe ne rrethina, perderisa ekzistonte nje mur i kycur mire per kedo qe donte te merrte ndonje lloj informacioni. Ndersa drejtues te policise jane shprehur per gazeten, se ende nuk kane nisur procedurat hetimore. "Gjithsesi behet fjale per nje ngjarje te ndodhur ne territor te huaj dhe me agresor nje shtetas me kombesi malazeze. Ngjarja do te hetohet atje dhe Bajram Mulaj do te gjykohet nga Gjyakata e Malit te Zi", eshte shprehur burimi zyrtar, duke perjashtuar krejtesisht mundesine e ekstradimit te Mulajt ne Shqiperi.
Ne Tuz ku njerezit heshtin
Nje nate me pare nje ekip ne te cilin kane bere pjese drejtues te policise te Shkodres dhe familjare te viktimes kane shkuar drejt Malit te Zi per te pershpejtuar procedurat e kalimit te kufomes nga territori malazez ne ate shqiptar, gje qe eshte arritur ne oret e mesdites te se dieles.
Nese duhet te marresh vesh dicka nga ajo qe ka ndodhur, duhet patjeter te shkosh ne Tuz. Megjithate per dike qe nuk njeh mire vendin nuk eshte shume e keshillueshme nje gje e tille. Aq me shume ne rast se protagonisti eshte figure qendrore ne nje qytet te vogel sic eshte Tuzi. Nga Hani i Hotit, Tuzi eshte qytetit i pare ne Mal te Zi. Bajram Mulaj duket se eshte zoti i ketij vendi. "Jane te paret ketu. Jane bajraktare brez pas brezi dhe jane njohur per njerez te beses dhe te zakoneve te rendesishem per ne shqiptaret ketu", shprehet nen ze Muhameti, nje kambist qe punon rrotull local "Imperial"-it ne Tuz. Kesaj duhet t'i shtosh edhe anen tjeter te medaljes. Demokracia ne kete vend eshte edhe me e brishte se ne Shqiperi. Ne polici nuk flitet fare. Ne Posten policore ngjan sikur ngjarja e ndodhur vetem pak ore me pare nuk ka ndodhur ndonjehere. Ndersa ne lokalin "Imperial", ku burrat kane biseduar per here te fundit, kamarieri te shikon me cudi kur e pyet per vrasjen e nje nate me pare. Shikon i cuditur drejt banakut si per te thene se rrezik t'i fluturoje koka me gjithe vendin e punes. "Nuk di asgje. Kam degjuar vetem krismat. Ata ishin ketu dhe pine kafe duke biseduar me ze te larte" - thote ai dhe me pas shton se nuk ka qene ne turn mbreme. Pasi thote keto fjale aty duket nje a dy police. Te dhenat me te shumta merrem prej shoferit te taksise. "Ka qene nje ngjarje qe me ka tronditur" - thote ai. Nuk isha ndjere prej kohesh ashtu. Kam sjelle ketu nje nate me pare edhe te vellane e Myftarit dhe police shqiptare. Nuk duhet te ndodhte keshtu. Te dy jane shqiptare dhe ne nuk duhet te perfaqesohemi keshtu ne dhe te huaj", thote shoferi malazez, Bilali. Ndersa ne Doganen e Hanit te Hotit morem vesh nje tjeter hollesi. Sipas policeve, qe kane qene ketu prej kohesh, Myftar Ēela nuk e kalonte kufirin nga Hani i Hotit, pikerisht per shkak te mosmarreveshjeve qe kishte patur me Bajram Mulaj.
Ngjarja
Disa fjale te renda dhe me pas replika. Me pas bresheri pistolete. Ky ka qene epilogu me tragjik, qe protagonist ka patur njeriun, i cili per vite me radhe ka qene ne krye te klubit te futbollit ne Shkoder. Tragjedia ka patur skene qendren e Tuzit dhe si aktore Myftar Ēelen dhe Bajram Mulaj bashke me kusheririn e tyre. Viktima e radhes Myftar Ēela eshte qelluar nga pas me dy plumba kokes, c'ka e ka bere te panevojshem edhe nderhyrjen e mjekeve te spitalit te Tuzit ku Ēela ka mberritur i vdekur. Me pak fjale, kjo ka qene edhe ngjarja qe i mori jeten biznesmenit nga Bajza e Malesise se Madhe, Myftar Ēela. Ngjajrja ka ndodhur ne oren 22 e 10 minuta ne qender te Tuzit, perballe Bar Hotel Imperial, vetem pak metra larg nga Komanda e Policise se Tuzit. Ngjarja ka tronditur thelle gjithe qytetin e Tuzit. Por nga ana tjeter, sic kane bere te ditur burime policore, duke qene ore e vone ngjarja nuk ka patur shume deshmitare okulare. Ne ate ore, levizjet ne rruge jane te pakta, njerezit ose jane brenda ne shtepite e tyre ose qendrojne ne baret e nates. Vetem krismat jane degjuar dhe me pas fjala eshte hapur shume shpejt. Te dy figurat kane qene jo pak te njohura ne Tuz. Behet fjale per nje pinjoll te fisit te Mulajve, te njohur si bajraktare te gjithe Hotit dhe Tuzit. Ndersa Ēela njihej si president i Klubit te Futbollit Vllaznia, por edhe si biznesmen.
Familjare te Myftar Ēeles kane pohuar per gazeten, se Myftari kishte qene ne Tirane te shtunen dhe se kish mberritur vone ne shtepi, ku kishte thene se ishte thirrur nga Bajram Mulaj per te pire nje kafe. Nga ana tjeter, megjithese burimet policore kane pohuar se konflikti ne mes te Myftar Ēeles dhe te Bajram Mulaj, konflikt qe ka shume te ngjare te kishte fillesen tek parate, pasi te dy burrat kishin qene ortake ne biznesin e tyre te transportit te naftes ne vitet 1995 dhe 1996 dhe me heret, ne kohen e embargos gjate luftes ne ish-Jugosllavi. Me heqjen e embargos duket se ka perfunduar edhe ortakeria ne mes dy ortakeve, por dhe kane nisur mosmarreveshjet, te cilat kane precipituar ne konflikte qe me pas i kane marre jeten Myftar Ēeles. Ndersa babai i Myftarit ka pohuar se dy jave me pare Bajrami ka qene i ftuari i tyre ne dreken e bere per nder te daljes te Velecikut ne kategorine e pare, c'ka duket se ka shtuar shpresat e Ēelajve per pajtim. Ne mbremjen e se shtunes Myftar Ēela ka shkuar per te mbyllur hesapet me Bajram Mulaj, madje sipas deshmive te familjareve edhe per te bere paqe me ish ortakun e tij. Por gjerat nuk kane shkuar sipas parashikimeve. Ēela eshte pritur me kembet e para nga Mulaj qe ka qene i shoqeruar edhe nga djali i xhaxhait te tij. Ne lokalin "Imperial" ata kane shkembyer replikat e para. Sipas klienteve qe kane qene ne lokal ne ato caste, te tre burrat kane folur me ze te larte duke u grindur. Nuk eshte bere e ditur se cfare kane biseduar te tre burrat njeri me tjetrin. Se pari pasi shumica e klienteve kane qene malazeze, ndersa nga ana tjeter ata shqiptare te pakte qe kane qene, nuk kane folur fare ne lidhje me ate qe kane degjuar te bisedohet me ze te larte ne mes te dy ish-ortakeve. Ne oren 22 e 10 minuta, Ēela ka dale nga lokali dhe ka nisur te drejtohet nga makina e tij. Pas tij kane qene dy Mulajt. Sipas disa burimeve, reagimi i Mulaj ka ardhur me shume nga nje levizje makine disi nervoze e Myftar Ēeles. Ne ate moment Mulaj ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar ne drejtim te Myftar Ēeles. Sipas deshmitareve distanca ka qene jo me shume se tre meter, c'ka ka bere qe plumbat ta godasin ne koke duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Bresheria e plumbave ka shkaktuar jo pak panik tek njerezit qe ndodheshin ne lokalet rreth e rrotull te cilet jane shtrire perdhe derisa situata eshte qetesuar, ndersa te dy Mulajt kane perfituar nga paniku dhe kane arritur te ikin nga qyteti.
Lamtumira e fundit e ish-presidentit te Vllaznise
Nje ceremoni sa e tradites aq edhe moderne. Burri, baba i tre femijeve eshte qare me gjeme ne mes te oborrit te tij nga nje vajtojcė-burre qe ka numeruar duke bere qe te qajne dhe te perloten i madh e i vogel te gjithe ata qe kane qene aty.
Ne shtepine e ndertuar rishtazi ka rene zija. Vila e tipit amerikan eshte ndertuar jo me shume se nje vit me pare, dersa mesohet se familja Ēela kish nisur te banonte aty pak muaj me pare. Pa arritur te bejne zijafetin e shtepise se re, eshte shtruar kembekryq zija. Babai i tre femijeve, biznesmeni qe kish fituar jo pak emer dhe simpati ne Shkoder nuk eshte me. Nje mosmarreveshje qe kishte ekzistuar prej kohesh dhe mund te vazhdonte kushedi sesa, i ka marre jeten ne nje cast marrezie Myftar Ēeles. Megjithese oborri eshte shume i gjate kuja e grave ndihet qe larg. Per ore te tera qe kur eshte hapur morti, familjare dhe te aferm kane qare njeriun e tyre pa kufomen e tij. Trupi i pajete i te ndjerit ka mberitur aty nga ora 14.00 ndersa varrimi eshte bere ne oren 18.00. Ne traditen e ketyre aneve i vdekuri qahet jashte ne oborr. Nje tende e ngitur jashte ka qene edhe vendi i fundit per Myftar Ēelen. Te njohur e te panjohur i kane dhene atij lamtumiren e fundit. Futbolliste te perlotur, presidenti i Federates Armando Duka dhe Ministri i Bujqesise Agron Duka si dhe presidente te sportklubeve nga ane te ndryshme te vendit, pushtetare lokale, prefekti i Shkodres Gjergj Liqejza, Kryetari i Bashkise Ormir Rusi, njerez te artit dhe te mediave, kane nderuar per here te fundit Myftar Ēelėn.
KUSH ISHTE MYFTAR ĒELA
Ka qene nje nder figurat me te nderuara te Shkodres dhe te Malesise te Madhe. I njohur per kontribute te shumta ne fushen e sportit dhe te artit, Myftar Ēela ishte nder me te lakuarit ne diten e diele ne te gjithe rrethin.
Biznesmeni nga Bajza e Malesise te Madhe, babai i tre femijeve dy djemve dhe nje vajze, e nisi rrugen e biznesit ne fillim te viteve '90. Pronar i Pularise Elvis dhe President i Sporklub Vllaznia ishte nje nga njerezit qe terhoqi shume shpejt respektin dhe vemendjen e shkodraneve. Ēela mori drejtimin e klubit ne vitin 1996 c'ka pati nje ndikim jashtezakonisht pozitiv per Vllaznine qe shume shpejt u ngjit ne ekipet elitare te futbollit shqiptar. Per nje fare kohe ai ndau postin e Presidences se Vllaznise edhe me Azem Hajdarin. Ndersa gjate gjithe kohes qe Ēela qe ne krye te Vllaznise, arriti jo pak rezultate duke e shpallur ekipin dy here kampion ne 1998 dhe ne 2001. Pati aftesi te jashtezakonshme organizative dhe solli ne ekipin shkodran emrat me te njohur te futbollit shqiptar, ndersa fale kontributit te tij, u be e mundur edhe zhvillimi i ndeshjes ne mes Shqiperise dhe Rusise ne stadiumin "Loro Borici". Ai kishte bere plane edhe per sezonin e ardhshem futbollstik, duke sjelle ne krye te ekipit Medin Zhegen. Kontribut ka dhene edhe me ekipin e Velecikut, qe kete here do te luaje me kategorine e pare, ku eshte lojtar edhe djali i madh i tij.
Pėrfaqėsues tė palės shqiptare dhe asaj malazeze takohen nė Han tė Hotit. Kėrkohet motivi i saktė rreth krimit
Ēela, vrasja pėr mosmarrėveshje personale
Hetimet flasin pėr njė konflikt qė ka tė bėjė me njė ndarje fitimesh midis dy ish-ortakėve
SHKODĖR - 17.06.2003 - Motivi i vrasjes sė Presidentit tė klubit tė futbollit Vllaznia, Myftar Ēela lidhet me mosmarrėveshjet personale qė ai ka pasur me autorin e krimit, Bajram Ēul Mulaj. Mosmarrėveshjet kanė tė bėjnė me ndarje fitimesh midis dy ish-ortakėve nė tregtinė e karburantit. Ky ishte konkluzioni paraprak i hetimeve tė policisė sė Malit tė Zi lidhur me vrasjen e 47-vjeēarit Ēela, nė mbrėmjen e sė shtunės nė qytetin e Tuzit, nė shtetin fqinj. Kėto konkluzione pala malazeze i ka bėrė tė ditura nė njė takim tė zhvilluar dje nė pikėn kufitare tė Hanit tė Hotit. Takimi qė ka zgjatur rreth njė orė ėshtė zhvilluar midis pėrfaqėsuesve tė policisė malazeze dhe asaj shqiptare dhe objekt kishte vrasjen e biznesmenit shkodran Myftar Ēela. Sipas burimeve paraprake hetimore, vrasja e Ēelės nuk ka qenė e ēastit, por e paramenduar. Takimi i djeshėm nė Han tė Hotit u zhvillua nė kuadėr tė njė marrėveshjeje bashkėpunimi tė nėnshkruar mes dy vendeve. Lidhur me kėtė ēėshtje mėsohet se ėshtė parashikuar zhvillimi i njė takimi tjetėr pas pak ditėsh.
Takimi
Rreth orės 13:00 tė ditės sė djeshme, pėrfaqėsues tė policisė sė Shkodrės janė takuar nė Han tė Hotit me homologėt e tyre malazezė pėr tė mėsuar rreth hetimeve tė mėtejshme lidhur me vrasjen e biznesmenit dhe presidentit tė klubit tė futbollit Vllaznia Myftar Ēela, 47 vjeē, nga shtetasi shqiptaro-malazez Bajram Ēul Mulaj. Pala shqiptare pėrfaqėsohej nga Drejtori i Policisė sė Shkodrės, komisar Xhevahir Karaj, ndėrsa ajo malazeze nga Drejtori i Policisė Kufitare Milan Paunoviē i cili ėshtė dhe koordinator i bashkėpunimit tė policisė sė dy vendeve fqinje. Mėsohet se nga pala shqiptare ėshtė kėrkuar nxjerrja e qartė e motivit tė kėsaj ngjarjeje, me qėllim qė tė zbardhet e vėrteta dhe tė neutralizohen veprime tė tjera qė mund tė ndodhin. Nga pala malazeze, mėsohet se ėshtė pohuar fakti se autori i vrasjes sė Ēelės, Bajram Ēul Mulaj, 52 vjeē, ėshtė dorėzuar vetė nė policinė e Tuzit bashkė me armėn e krimit dhe ka pranuar autorėsinė e krimit. Po ashtu mėsohet se pala malazeze ka thėnė nė kėtė takim se sipas hetimeve tė deritanishme nuk ka qenė Ēul Mulaj ai qė e ka thirrur Ēelėn nė telefon pėr tu takuar me tė. Burimet nuk dhanė detaje tė tjera se cili ėshtė personi nė fjalė, por ato bėnė tė ditur se vėllai i autorit tė krimit ėshtė lėnė i lirė pasi sipas palės malazeze, nuk ka rezultuar tė jetė bashkėpunėtor nė krim dhe ndodhja e tij nė momentin kur ėshtė vrarė Ēela, ka qenė e rastėsishme. Lidhur me vrasjen e Ēelės si motiv paraparak, pasi hetimet vazhdojnė, policia malazeze ka dhėnė mosmarrėveshjet personale lidhur me njė veprim tregtar tė pėrbashkėt mes viktimės Ēela dhe autorit Ēul Mulaj. Lidhur me kėtė motiv, thuhet se bėhej fjalė pėr ndarje fitimesh, por pa saktėsuar fushėn e aktivitetit ku ka lindur konflikti mes dy ish-ortakėve nė tregtinė e karburanteve kohė mė parė. Si Ēela ashtu dhe vrasėsi Ēulmulaj njihen si njerėz tė fuqishėm ekonomikisht dhe me disa fusha aktiviteti tregtar, pėrkatėsisht nė Shqipėri dhe Mal tė Zi. /Anila Dushi
Vllaznia Ju bėj thirrje gjithė dashamirėsve e bisnesmenėve tė Shkodrės qė tė mos e lenė nė mes rrugėn e Ēelės
Zhega: Tė vazhdojmė amanetin e presidentit
Trajneri i emėruar nga ish-presidenti Myftar Ēela, kėrkon qė Vllaznia tė mos vdesė futbollin e saj
Pėr trajnerin e ri tė skuadrės sė Vllaznisė, Medin Zhega, vdekja e papritur e ish-presidentit tė skuadrės sė Vllaznisė, Myftar Ēela, veē dhimbjes qė ka krijuar, nuk duhet qė tė vdesė edhe futbollin nė Shkodėr. Nė intervistėn qė Zhega dha dje nė mesditė pėr gazetėn Shekulli kėrkoi qė tė ndiqet rruga e Myftar Ēelės nė futbollin shkodran. Nė tė tilla raste ka njė respekt qė tė imponon mė shumė se sa garancitė, dhe kėtė duhet ta bėjmė pėr Myftar Ēelėn. Ai ishte njė njeri i lidhur shumė me futbollin nė Shkodėr, e qė nė drejtimin e tij Vllaznia ka fituar Kampionat e Kupė nė Shqipėri, dhe ėshtė paraqitur me dinjitet nė Europė. Por ai ka qenė iniciatori i rikonstruksionit tė stadiumit Loro Boriēi, duke e kthyer nė njė stadium me tė vėrtetė kombėtar, - deklaroi nė intervistėn e tij trajneri Zhega.
Zoti Zhega, juve jeni caktuar nė detyrėn e trajnerit tė Vllaznisė nga ish-presidenti Myftar Ēela. Nė rrethanat qė u krijuan pas vrasjes sė tij ēfarė mendoni se do tė bėni?
Do tė shkoj nė Shkodėr dhe do tė vazhdoj punėn, edhe pse Myftar Ēela nuk do tė jetė mė nė krye tė Vllaznisė. Ne duhet tė vazhdojmė pasionet e Myftarit pėr futbollin shkodran, dhe unė kėtė do tė filloj qė nga kjo mesjavė, tė mėrkurėn.
Pse do tė shkoni nė mesjavė nė Shkodėr?
Po, dhe do tė fillojmė stėrvitjen, sepse duhet njė angazhim i madh i Vllaznisė pėr ndeshjet e turit paraeliminator tė Kupės UEFA. Stėrvitja ishte parashikuar tė fillonte ditėn e hėnė, nė datėn 16 qershor. Nuk jemi vonė nė kėtė nisje, pasi skuadra kishte nevojė pėr njė pushim, pas asaj lodhjeje nė sezonin qė u mbyll. Me ish-presidentin dhe stafin drejtues nė klubin Vllaznia, kishim rėnė dakord pėr kėtė fillim, pėr tė cilin nuk e menduam se do tė jetė vonė, sepse Vllaznia ėshtė skuadėr e rregullt, dhe ka futbollistė tė cilėt kanė parametra cilėsorė, dhe e kapin lehtė ngarkesėn e fazės pėrgatitore.
Nė kėto kushte ēfarė garancie mendoni se do tė keni me skuadrėn?
Nė tė tilla raste ka njė respekt qė tė imponon mė shumė se sa garancitė, dhe kėtė duhet ta bėjmė pėr Myftar Ēelėn. Ai ishte njė njeri i lidhur shumė me futbollin nė Shkodėr, e qė nė drejtimin e tij Vllaznia ka fituar Kampionat e Kupė nė Shqipėri, dhe ėshtė paraqitur me dinjitet nė Europė. Por ai ka qėnė iniciator pėr rikonstruksionin e stadiumit Loro Boriēi, duke e kthyer atė nė njė stadium me tė vėrtetė kombėtar.
Sa e njihni gjendjen e skuadrės, ēelėsat e sė cilės de fakto ende nuk i keni marrė?
Unė gjatė kėtyre ditėve, pas akordit qė kam bėrė me zotin Ēela pėr tė marrė drejtimin e skuadrės sė Vllaznisė, kam qėnė nė ndjekje tė situatės sė skuadrės, si nėpėrmjet ish-presidentit, nėpėrmjet stafit drejtues nė klub, por edhe nė takimet e shumta qė kam pasur me futbollistė tė ndryshėm tė Vllaznisė.
Dhe sipas njohjes qė juve keni, cila ėshtė gjėndje e skuadrės sė Vllaznisė pas mbylljes sė sezonit futbollistik, 2002 - 2003?
Nga burimet qė ju tregova mė sipėr, unė deri nė kėtė periudhė nuk kam tė dhėna se nga skuadra e Vllaznisė janė largur futbollistė, ashtu si edhe nuk kam tė dhėna qė nė skuadrėn e Vllaznisė janė afruar futbollistė tė tjerė. Pra gjendja ėshtė ajo qė mbylli sezonin e kaluar.
Mendoni se Vllaznia do ta kalojė turin paraeliminator?
Skuadrės sė Vllaznisė me kontigjentin aktual qė ka nuk i mungon asgjė pėr tė kaluar turin paraeliminator. Dhe pas vdekjes sė presidentit Ēela, kalimi i kėtij turi ėshtė dhe njė obligim ndaj tij.
Por dihet qė futbolli do financė, dhe tashmė juve duke qėnė pa president duhet tė kaloni vėshtirėsi nė mbajtjen e skuadrės?
Qė ėshtė vendimtare financa nė njė skuadėr futbolli, kjo ėshtė mėse e qartė pėr kushtet tona, por ne do ta vazhdojmė rrugėn e mirė tė ish - presidentit Ēela, dhe unė pėrfitoj tju kėrkoj momentalisht ndihmėn tė gjithė bisnesmenėve e dashamirėsve tė Vllaznisė, qė nė kėtė situatė ti afrohen skuadrės sė tyre. Ne nuk do ti zhgėnjejmė. /Intervistoi: Agron Kaja
Shkodranėt: vrasja e Ēelės njė humbje e madhe
Sportistė, tifozė e njerėz tė zakonshėm nė Shkodėr, nė qytetin ku futbolli shqiptar lindi dhe e duan mė shumė se ēdo sport tjetėr, vrasjen e Ēelės e kanė pėrjetuar si njė humbje tė paazėvendėsueshme. Njė veteran futbolli thotė se askush nuk ka bėrė dhe as mund tė bėjė pėr Vllazninė, atė qė bėri Myftar Ēela. Ishin investimet dhe ndihma e tij e madhe qė ndikoi drejtpėrdrejtė nė sukseset e Vllaznisė, njė ndėr ekipet mė tė mira nė futbollin shqiptar, thotė njė drejtues sporti nė Shkodėr. Emri i Vllaznisė u unifikua me atė tė Myftar Ēelės pėr atė qė ai bėri. Njė ish-futbollist i Vllaznisė shprehet se lojtarėt e saj kanė qenė ndėr mė tė paguarit dhe premiot e Ēelės ishin gjithmonė tė larta. Tė tjerė sportdashės, pėrveē dhimbjes pėr humbjen e Ēelės, shprehen pesimistė dhe tė dėshpėruar pėr tė ardhmen e futbollit shkodran. Vėshtirė tė gjendet njeri qė tė bėjė pėr Vllazninė atė qė bėri Ēela. Duke vrarė atė, mori njė goditje qyteti i Shkodrės, i cili njė ndėr gėzimet e pakta kishte futbollin. Ēela, prej vitesh ishte kthyer nė njė ndėr personat mė tė njohur e tė respektuar nė Shkodėr. Ai u bė njė simbol i tifozerisė se zjarrtė shkodrane qė nė ndeshjet e futbollit nė Loro Boriēi e krahasonin Ēelėn me Berluskonin pėr kontributin e tij nė futboll. Futbollin e Vllaznisė Ēela e kishte aq pėr zemėr sa shpesh thoshte se kam ėndėrruar gjithmonė tė bėja diēka pėr kėtė ekip dhe tani qė mu dha mundėsia nuk mė dhimbset asgjė. Futbolli i Shkodrės vitet e fundit ka emrin e Myftar Ēelės dhe vrasja e tij gjakosi futbollin shkodran, thotė njė intelektual i njohur nė qytet. Ai i dha nė njė farė mėnyre jetė qytetit tė lodhur. Dora qė vrau Myftar Ēelėn ėshtė e mallkuar nga e gjithė Shkodra, thotė njė tifoz shkodran dhe ish-futbollist i Vllaznisė 15 vjet mė parė. /A. Dushi
Rreth orės 19:40 tė sė shtunės, presidenti i klubit tė futbollit Vllaznia, Myftar Ēela, ka kaluar kufirin shqiptar pa makinėn e tij. Ai e ka lėnė mjetin e tij tek dogana dhe mė pas, ka hipur nė mjetin e dy miqve tė tij tė cilėt e prisnin nė pikėn doganore tė Hanit tė Hotit pėr tiu drejtuar mė pas qytetit tė Tuzit
Nė orėn 22:15 tė sė shtunės, ekzekutohet nė Tuz tė Malit tė Zi Myftar Ēela, president i ekipit tė futbollit Vllaznia. Si autor i kėsaj ngjarjeje u identifikua shtetasi shqiptaro-malazez Bajram Ēul Mulaj, me tė cilin Myftar Ēela kishte qenė shumė mik.
Nga momenti i ndodhjes sė krimit dhe deri nė mėngjesin e sė dielės pika doganore e Hanit tė Hotit ka qėndruar e mbyllur, me urdhėr tė palės malazeze.
Nė orėn 03:00 tė sė dielės vetėdorėzohet nė polici Bajram Mulaj, i dyshuar si autor i vrasjes sė Presidentit tė Vllaznisė. Po ashtu policia malazeze shoqėroi dhe Bashkim Ēul Mulajn, vėllai i Bajramit, i dyshuar si bashkėpunėtor nė vrasje.
Nė orėn 14.15 tė ditės sė djeshme ka mbėrritur pranė familjes arkivoli me trupin e pajetė tė Myftar Ēelės. Nė orėn 18:00 babai i 3 fėmijėve, 47-vjeēari Ēela ėshtė pėrcjellė nė banesėn e fundit nga mijėra njerėz, ku tė pranishėm kanė qenė deputetė, pushtetarė lokalė, presidenti i FSHF, Armando Duka.
Nė orėn 13;00 tė ditės sė hėnės, nė Han tė Hotit, zhvillohet takimi midis palės malazeze dhe asaj shqiptare dhe objekt ishin hetimet rreth vrasjės sė Presidentit Ēela. Pala malazeze nė bazė tė hetiemeve paraprake dha si motiv tė ngjarjes mosmarrėveshjet personale midis viktimės dhe autorit tė krimit.
Mulaj: Ēelėn e vrava pėr borxhin Pas atentatit frikė pėr hakmarrje nė Mal tė Zi
Brikena Shllaku
"E vrava pėr interesa financiare, borxhe tė pakthyera dhe grindje e konflikte qė kemi pasur, mosmarrėveshje nė llogari", ka pohuar pas dorėzimit nė polici, Bajram Mulaj. Policia malazese ia ka bėrė tė ditur faktin policisė sė Shkodrės nė takimin e djeshėm. Policia e Shkodrės kryesohej nga drejtori Xhevahir Karaj. Mulaj, pas dorėzimit nė policinė malazese, ka deklaruar se e ka bėrė vrasjen pėr arsye tė mosmarrėveshjeve ekonomike qė ka pasur me Myftar Ēelėn. Policia e Shkodrės, e kryesuar nga drejtori Xhevahir Karaj dhe ajo malazeze, janė takuar dje pėr 1 orė e 40 minuta, pėr tė bashkėpunuar nė hetimin e kėsaj ngjarjeje. Mulaj ėshtė i vetmi i arrestuar qė akuzohet si vrasėsi i bosit tė ekipit tė futbollit tė Vllaznisė sė Shkodrės. Policia malazese ia ka bėrė tė ditur faktin policisė sė Shkodrės nė takimin e djeshėm. Pala malazese ka qenė disi mė e pėrmbajtur dhe e ngurtė, duke mos nxituar nė dhėnien e detajeve tė hetimit dhe duke premtuar njė tjetėr raund bisedimesh pas katėr ditėsh.
Malazezėt
Shtypi Malazez e quan si kryengjarje, vrasjen e sė shtunės. Frikė nė malsi shkruan gazeta "Vijesti" se mos fillon njė hakmarrje e pėrgjakshme nga familja e Ēelės mbi Mulajt. Kjo vrasje ka mbėrthyer opinionin nė malsi, shkruan gazeta dhe frika ėshtė e pranishmė. Sipas saj parmbrėmė, nė qendėr tė Tuzit, Bajram Ēulmulaj ka vrarė bisnesmenin nga Shqipėria Myftar Ēela Qėllimi: Pėrshkak tė borxhit tė madh vrava ish partnerin e shkuar. Hetuesi Radomir Ivanoviē, ka bėrė tė njohur se ishte pikėrisht Mulaj qė ka qenė nė rrugėn e Tuzit dhe ka qėlluar Ēelėn nė kokė. Ēela ka vdekur nė vend. Nė klinikė ėshtė bėrė autopsia, pas tė cilės trupi i ėshtė dorėzuar familjes dhe policisė shqiptare.
Telefonata
Ka qenė ftesa e vdekjes pėr Myftar Ēelėn, ajo qė i ėshtė bėrė me telefon nga njė i njohur i tij. "Eja tė pimė njė kafe", ka qenė oferta e mikut tej nė Mal tė Zi. Myftari, qė ka pasur mosmarrėveshje, qė kulmonte me kėrcėnimin e Mulajt se, "po tė pashė nė Mal tė Zi, do tė tė vras", ka kundėrshtuar dhe i ka thėnė mikut: "Nuk mund tė vij, se ti e di si i kam problemet andej". Dorėzani telefonues e ka garantuar se gjithēka do tė shkonte mirė. Rreth orės 7 tė darkės Myftari mbėrrin nė Shkodėr nė shtėpi. Babai i ėshtė lutur qė tė mos shkonte, por Myftari ka kėmbėngulur. Makinėn bosi i Vllaznisė e ka lėnė nė pjesėn shqiptare tė doganės, ashtu si i kishte premtuar mikut telefonues. Pastaj kanė shkuar drejt lokalit tė hotelit "Imperial" dhe janė ulur pėr tė pirė kafe sė bashku.
Kurthi
Sapo Myftari dhe miku i tij janė ulur pėr tė pirė kafenė, nė lokal ėshtė futur Bajram Mulaj sė bashku me njė mikun e tij. Ortakėt e vjetėr janė ndier ngushtė pėrballė njėri-tjetrit. Ndėrmjetėsi grantues i jetės sė Ēelės e ka ftuar ish-partnerin e biznesit tė Myftarit qė tė pinin kafe sė bashku. Pėrgjigjja e Bajramit nuk ka qenė aspak miqėsore. Ai u ka thėnė: "Nuk kam se ēfarė tė pi kafe me Myftarin, unė i kam pirė tė gjitha kafetė me tė. Por kur tė mbaroni kam njė muhabet mė tė kėtu jashtė lokalit". Shkodrani dhe miku i tij nuk kanė qėndruar fort gjatė duke pirė kafe. Mulaj me mikun e tij e priste jashtė. Sapo ka dalė Ēela nė derė tė lokalit, Mulaj ka nxjerrė armėn dhe ka qėlluar nė drejtim tė ish-mikut tė tij tė vjetėr nė biznes duke e lėnė tė vdekur.
Kush ėshtė Bajram Mulaj, atentatori i Tuzit
Bajram Mulaj 53 vjeē ėshtė i njohur si bisnesmen nė Tuz, dhe pėrgjatė viteve tė fundit ėshtė marrė me tregtinė e naftės dhe i madhrave tė tjera dhe Ēela ishte partneri i tij. I vrari Ēela ėshtė njė bisnesmen i njohur shqiptar, pėr njė kohė tė gjatė edhe presidenti i klubit tė futbollit "Vllaznia" nga Shkodra. Pėrpara se tė merrej me naftėn dhe artikujve tė tjera, ai nė Bajzė ka bėrė njė pulari tė madhe. Nė Tuz dje dėgjohej se Ēela i kishte Mulajt afėrsisht gjysėm apo 1 milion Euro. Vrasja e djeshme, nė qendėr tė Tuzit, ishte tema kryesore mes banorėve tė Malėsisė.
Vendasit nė Malėsi tani pyesin sesi do tė reagojė familja e Ēelės sė vrarė. Njė ngjarje, qė kėrcėnon opinionin me fillimin e njė historie tė pėrgjakshme. Mulaj ka pasur bizneset e tij dhe nė Shkodėr, si tregtia e elektroshtėpiake, mielli i bukės etj.
Vrasjet e bujshme tė biznesmenėve gjatė vitit 2003
Myftar Ēela ėshtė vrarė ditėn e shtunė nė Tuz tė Malit tė Zi. Ndėrsa Vladimir Guri ėshtė vrarė po tė shtunėn nė Skrapar. Qė tė dy ishin biznesmenė. Mė 13 janar tė viti 2003 ėshtė vrarė nė zyrėn e tij Salih Tivari, sekretari i Komunitetit Mysliman. Pistat mė tė lakuara, ato tė pronave. Mė 29 mars njė tjetėr vrasje e bujshme. Ekzekutohet Fatmir Rama, i ashtuquajturi Miri i Xhikes. Njė nga versionet e hetuesve ėshtė dhe ai i kartodromit, pronės, biznesit tė tij. Pa u mbushur njė muaj dhe njė tjetėr biznesmen ėshtė qėlluar dhe ka vdekur nė derėn e shtėpisė sė tij. Florian Vila, pronari i firmės "Flevi", importuesit dhe tregtarit mė tė madh tė hekurit nė Shqipėri, pas kėrcėnimesh tė pandėrprera qėllohet dhe vritet me pistoletė.