L E T Ė R S I
SHKODRANE


MIGJENI SPECIALE


| Prapa |

Poeti qė motivoi shumė poetė
-- nga Shaban Sinani

Para 60 vjetėsh Migjeni u nda nga jeta e «kensave» tė kėsaj bote nė njė moshė fare tė re. Jeta e tij u mbyll nė tė pakryerėn. Por vepra e tij ėshtė njė realitet i kryer. Ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet se si do tė ishte zhvillimi i mėtejmė i letėrsisė shqipe, sidomos shkalla e modernitetit tė saj teknik e problemor, pa veprėn e tij. Vetė Migjeni, duke kėrkuar idenė nė vend tė heroit, u bė njė hero i mendimit.

Migjeni i ndėrroi rrugė letėrsisė shqipe. Kishte gati njė shekull, qysh se lindi, deri nė tė hyrė tė viteve ’30, qė ajo pati mbetur e mbėrthyer nė lavdinė e "motit tė madh". Evokimi i epokės sė Gjergj Kastriotit u kthye nė traditė dhe kishte tė ngjarė tė kthehej nė gjedhe letėrsie. Konica ishte ndėr tė parėt qė provoi tė sjellė nė vėmendjen e bashkėkohėsve nevojėn e ndėrgjegjes kritike. Fishta arriti ta shpėrngulė dhe ta sjellė tė paktėn tre shekuj mė afėr kohės letėrsinė shqipe, duke hyjnizuar epopenė shqiptare tė kohės sė Lidhjes sė Prizrenit. Migjeni hyri nė botėn letrare shqiptare qė letėrsia e vendit tė shihej sy ndėr sy me kohėn. Askush s’kishte mundur ta bėnte kėtė para tij.
Nė njė nga krijimet e fundit, qė mbeti i papėrfunduar, Migjeni bėn pyetjen retorike:
"Ku janė zanat? Muzet ku janė?"
Ai e kishte titulluar kėtė skicė me emrin "I fundmi Skanderbe". Ėshtė ndoshta i vetmi krijim ku Migjenit i bie nė mend "moti i madh" dhe lavdia e qėndresės shqiptare nė periudhėn e Skėnderbeut. Ai pyet dhe nuk pret pėrgjigje, as nga lexuesi dhe as nga vetja. Shekulli i zanave, i shtojzovalleve, i mitologjizmit tė historisė dhe tė malėsorit shqiptar, ishte mbyllur.
Ishte pikėrisht Migjeni qė e shmangu letėrsinė shqipe nga kulti i epopesė. Ajo kishte lindur bashkė me kėtė kult. Poema tė mėdha epike shkruan De Rada e Gavril Dara, Naim Frashėri, Zef Skiroi e Gjergj Fishta. Po shihej shumė qartė se kulti i epopesė mund tė kthehej nė njė kryq, nė njė pėlqesė imperiale. Hyjnizimi i historisė, tė jetuarit me tė shkuarėn, mitizimi i njeriut shqiptar, nxitej edhe nga ekzaltimi i studiuesve tė huaj, tė cilėt, tė trembur prej shpejtėsisė sė zhvillimeve nė Perėndim, mendonin se Shqipėria ishte "kėshtjella e fundit e virtytit nė Europė".
Nė pėrmbyllje tė mesjetės, ku njeriu u bė i zoti tė prodhojė atė "teshė tė vogėl" qė mė vonė u quajt "armė e luftės nė distancė", kreshnikėt e eposit shqiptar u tėrhoqėn nė thellėsitė e njė bote qė i kishte ardhur koha tė mbyllej. Kėshtu thotė rapsodi shqiptar, nėse e pyet se ku janė kreshnikėt, ku janė zanat e shtojzovallet, ku janė heronjtė me fuqi mitologjike, qė vriten e ringjallen. Koha e re nuk i nxe mė ata. Ky ėshtė ngujimi i parė i epopesė. Ajo u tėrhoq pikėrisht nė kohėn kur mendimin njerėzor kishte filluar ta sundonte humanizmi i Rilindjes Europiane. Duhej, tashmė, njė letėrsi me heronjė tė kėsaj bote. Arbėreshėt morėn me vete, nė vend tė eposit tė kreshnikėve, ciklin e Skėnderbeut.

Migjeni hapi portėn e njė letėrsie tjetėr
Epopeja e sundoi kulturėn shqiptare, jo vetėm nė formėn e saj gojore, si rrėfim legjendar pėr njė botė tė cilėn "kėshtu m’kann thanė, atje s’kam kanė", por edhe si formė e realizmit tė letersisė kombėtare. Maks Lamberc, madje mendonte se " epopeja e madhe" e shqiptarėve ėshtė "Lahuta e malėsisė", pas sė cilės duhej tė vinte eposi i kreshnikėve. Letėrsia e italo-shqiptarėve, e cila u prit nga lexuesi si letersi heronjsh, rilindi botėn arbėrore. Letėrsia romantike qė zhvillohej nė anėn e kėndejme tė Adriatikut, ishte gjithashtu letėrsi heronjėsh. Nė vend tė zanave dhe shtojzovalleve kishte Nora dhe Tringa qė tėrhiqnin zvarrė krerė pashallarėsh e sadrazemėsh. Malėsori shqiptar hynte nė letėrsi po tė ishte i gatshėm "me e ba dekėn si me le". Migjeni hapi portėn e njė letėrsie tjetėr pikėrisht nė kohėn kur ekzaltimi i mėtejmė i vlerave tradicionale shqiptare, hyjnizimi i trimnive epike tė malėsorėve, mund tė kthehej nė njė skemė qė riprodhonte prapambetjen, pėr hir tė ekzotimit sqimatar europian.
Nėse heronjtė kreshnikė u mbyllėn nė njė botė tė kryer nė fund tė mesjetės, pėr t’ia lėnė kohėn dhe hapėsirėn njeriut hero, miti i malėsorit rapsodik, qė lindet hero dhe e sfidon historinė, mbeti jashtė letėrsisė me mbėrritjen e fenomenit 'migjen'.Kjo ishte tėrheqja e dytė e madhe e epopesė. Migjeni i bėri njė shėrbim tė shkėlqyer mendimit shqiptar me kėtė akt.
Letėrsia e Migjenit u shfaq nė horizontin shqiptar tė pritjes nė njė kohė kur nė traditėn letrare tė vendit heroi ishte, ndoshta pasuria mė e madhe. Heqja dorė nga miti i heroit mund t’i shkaktonte njė varfėri mė tė rėndė kėsaj letėrsie. Migjeni ėshtė poeti i heronjve tė shembur, i "idhujve pa krena". Ai e ndryshoi skemėn tradicionale tė komunikimit estetik. Migjeni kėrkoi lexues dhe jo audiencė. Epopeja, nga vetė karakteri i saj, ėshtė letėrsi pėr t’u dėgjuar. Migjeni kėrkoi dhe arriti njė rrafsh tjetėr tė komunikimit me pritėsit e letėrsisė.
Me Migjenin, nė letėrsinė shqipe, hyjnė disa raporte tė pėrgjithshme qė kanė shqetėsuar shekuj me radhė mendimin njerėzor: jeta dhe vdekja, zoti dhe qenja tokėsore, njeriu dhe bota, krijuesi dhe "kensit" e tij, morali i bashkėsisė dhe morali i individit, fati i njeriut dhe dhuna e shtetit. Nė veprėn e Migjenit, emri i Shqipėrisė, duke pėrjashtuar skicėn " Zeneli", pėrmendet me shumė kursim. Nė disa raste pėrdoret fjala kombėtare. Nė raste tė tjera flitet pėr "birin e Arbėrisė", qė don tė mbetet „nip fatosash", por nė kėtė rast pėrmendja ka njė ngjyrė tė lehtė ironike. Nė njė rast tjetėr flitet pėr Ilirinė. Arti i Migjenit gjendet ngushtė brenda njė harte politike. Migjeni e mendonte pėrparimin e Shqipėrisė pėrmes progresit tė njeriut shqiptar. Ai mendoi tė lartėsojė kėtė njeri duke e vėnė nė mendime.
Vepra e Migjenit i dha fund shikimit historik tė jetės nė letėrsi. Pėr Migjenin mori rėndėsi ideja nė vend tė heroit. Shikimi historicist nuk mund tė bėjė pa mitin e heroit. Por Migjeni vendosi tė zbulojė njeriun. Jo njeriun e bėmave tė mėdha historike. Ai i hapi dyert e letėrsisė pėr pėrsonazhe qė s’ishin aspak heronj, nė kuptimin historicist tė fjalės, madje s’ishin as tė denjė pėr tė pasur vėmendje kulturore, sipas mendimit tė trashėguar. Ky ishte njė akt i madh demokratizues. Njė malėsor i pėrgjunjur nga jeta e vėshtirė, njė murgeshė qė u lutet shenjtėve tė falen mėkatet e botės, njė malėsore qė shet veten nė vend tė qymyrit, njė djalosh qė gjen paqė me veten tė mos flasė pėr tradhtinė bashkėshortore tė sė motrės, kur sipas "zakonit heroik" duhej t’i jepte dhėndrrit fishekun nė pajė, kjo ėshtė njė galeri e tėrė personazhesh migjenianė, qė do tė mund tė quheshin "heronj tė dobėsisė".
Migjeni ishte nė rrjedhat mė tė pėrparuara tė mendimit evropian. Brenda ėshtė pesimizmi intelektual dhe dėshprimi planetar i shkrimtarėve mė tė njohur, pėr botė idesh. Kalimi prej mitit tė heroit tek miti i idesė ėshtė njė hap i madh emancipimi nė lėvizjėn mendore dhe nė letėrsi. Pikėrisht pse arriti tė hedhė kėtė hap, ai ėshtė "poeti qė lind poetė", siē thotė D. Agolli, ose "modernizuesi mė i madh i poezisė shqipe, prej sė cilės kemi dalė tė gjithė".
Hapi ideor qė hodhi Migjeni ėshtė aq i rėndėsishėm, sa qė, duke lexuar veprėn e tij, njeriu mund tė pyesė nėse mendėsia e sotme ėshtė para apo prapa tij.
"Pėrditė perėndojnė zotat". Ky ėshtė vargu i parė me tė cilin hapet i vetmi vėllim me poezi qė arriti tė botojė Migjeni. "Dhe tash s’po dihet ma se kush ashtė zot e kush njeri". Tek Migjeni kultin e fuqisė trimėrishte epike e zuri kulti i fuqisė mendore. Nė veprėn e tij s’ka mė konflikte iliro-sllave apo shqiptaro-turke. Konflikti i vetėm ėshtė ai i njeriut me fatin e tij, i njeriut qė kėrkon pėrsosjen, por pėrditė e mė shumė ndien rrėnimin.

«Tė dali nji njeri,
Tė mkambi njė kohė tė re,
Tė krijojė njė epope!»

Ja pra qė edhe Migjeni e ka kėrkuar epopenė. Sepse «tė gjithė popujt po dehen n’epopena t’veta». Por epopeja e pėrthirrur nga Migjeni nuk ka tė bėjė me ndonjė luftė dhe me heroizma shpate: ėshtė ajo epopeja qė mbėshtetet nė «njė ide tė re, nė njė ideal bujarie. Si poet, si qytetar, si njeri i mendimit, Migjeni duket qartė se nuk ka besim tek heroizmi i vjetėr. Shpėtimin e shoqėrisė ai e kėrkon nėpėrmjet mitit tė idesė. Por jo ēdo ide mund tė shėrbejė si njė mit. Jo ēdo ide mund tė rilindė njeriun dhe aq mė tepėr ta pėrkryejė atė.
Kur flitet pėr mitin e idesė, njeriu menjėherė kujtohet pėr poezi tė tilla, si: «Trajtat e mbinjeriut» apo «Tė lindet njeriu». Por, poeti nuk i beson aq kollaj njė ideje tė vetme, qoftė edhe asaj tė mbinjeriut. Frika se njeriu ka shkuar pėrpara duke bėrė pėr vete mė shumė shejtaninė e hyjnisė se shejtninė e saj e tremb gjer nė palcė atė. Arti i Migjenit vjen deri mė sot si njė blasfemi planetare. Kush do tė fitojė? Njeriu qė mėsoi tė zbukurojė kėnaqėsinė banale tė derrit me fytyrėn e pėrvujtur tė Sokratit apo ai njeriu tjetėr, qė do tė fillojė ringritjen e kullės sė Babelit, dhe tashmė nuk do tė ndalet prej mosmarrėveshjes, por do tė mbėrrijė deri nė krye dhe do tė thėrrasė fuqishėm: „Perėndi ku je?!".
Migjeni ėshtė njė poet qė kėrkon aleatė. Ai mund tė bėhet aleat jo vetėm me nxėnėsit varfanjakė dhe lypsarėt e rrugėve tė qytetit tė veriut, por edhe me „njenėn nga ato", me cubin „tė qenė e tė paqenė", me cilindo qė ėshtė i prirur, nga frymėzimi apo nga rrethanat, tė ndryshojė rrugėn e jetės. Migjeni ėshtė hapur kundėr atyre qė „nipa donė me mbetė", qoftė edhe

«nipa tė vėrtetė,
me atdhe e fe ndėr andrrat e thata».

Ai e don dhe e profetizon ndryshimin, qoftė edhe duke «ia fillue njė tė qeshunit universal, me ja fillue nji tė qeshunit qi ka pėr me tundė kozmosin me planetat dhe sferat nė tė». Migjeni provoi qė vetė malėsorin epik, njeriun e njė letėrsie tė tėrė, ta tėrheqė nga kulti i heroit tek miti i idesė. Poezia „Recital i malėsorit" ėshtė shenjuese e kėsaj fryme. Malėsori vjen tek lexuesi pėrmes botės sė fuqishme tė Migjenit jo tė sfidojė botėn e qytetėruar me lashtėsinė e virtyteve tė tij, jo si njė prej «homerikėve tė fundit tė botės», por si njė qenie e sfilitur prej pafuqisė dhe mundimit:

«Unė - lugat, si hije e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem nė bark tė malit me ujėn e zgjueme
dhe me klithma tė pakėnaquna t’instiktit».

Tė ecėsh si njeriu dhe jo si gaforrja, kjo ėshtė dėshira e poetit
Mbetet njė prej meritave qytetėruese tė poetit tė madh tė «Vargjeve tė lira» prirja e tij e qėndrueshme pėr ta parė botėn nga poshtė, pėr tė refuzuar ēdo shtresėzim doktrinar tė saj. Migjeni gjeti prehje nė ferr dhe pėrhumbje nė parajsė. Ai prin pėrpara me mitin e idesė kur thotė se ėshtė gati "pash mė pash me i ra ferrit" apo kur formulon dedikimin e shtatores sė ngrirė nė njė familje tė braktisur. Duke pėlqyer vetėn e bashkėsisė, poeti shkruan:

«Na t’shprehun t’ngushlluem gjetme nė vaj,
Mjerimet i mormė nė pajė
me jetėn, se kjo botė mbarė,
ndėr gji tė univerzumit asht nji varrė».

Migjeni shprehu vetėdijen kritike tė kulturės shqiptare. Nė skicėn «Husarėt nė Adriatik» ai e trondit bashkudhtarin e vet mė shumė se dallgėzimi i detit, duke ironizuar thellė «stėrgjyshėrit tonė ilirė», qė e «fitojshin bukėn si burra tė lirė», duke grabitur anijet romake, dhe «vdiqshin si burra tė lirė, por nuk shajshin». Migjeni ndien tmerrin e njeriut tė mposhtur prej iluzionit tė lavdisė. Ai bėri gjithēka qė kishte tė mundur pėr tė ekzorcuar nga njeriu shqiptar kompleksin e heroit epik dhe iluzionin e njė lavdie tė fryrė. Jo heroi, por njeriu; jo historia me lavdinė e saj, por individi me mundimin e tij; tė ecėsh si njeriu dhe jo si gaforrja, kjo ėshtė dėshira e poetit. Migjeni i shtroi tė gjitha pyetjet ontologjike, qė kanė tė bėjnė me thelbin e njeriut. Me kėto pyetje ai shmangu "pėrgjegjėsinė para historisė". Pėr njeriun e Migjenit ėshtė luks tė mendojė se ē’do tė thotė historia pėr tė. Ai nuk ka nge. E shumta, ai mund tė preokupohet pėr opinionin, tė mos ketė skandal.
Duke rrėzuar mitin e heroit, qoftė ky hero kulturor, fetar, kombėtar, ndėrkombėtar; heroi i traditės historike apo i asaj letrare, Migjeni preku njė nga pasuritė mė tė rėndėsishme tė letėrsisė shqipe tė deritatėhershme. Ai rrezikoi tė krijonte njė boshllėk tė madh. Por talenti i fuqishėm i dha shansin atij dhe vetė letėrsisė shqipe tė tejkalonte njė vonesė qė po zgjatej. Ai solli nė vend tė tyre, nė vendin e hyjnisė dhe tė idhujve pa krena, nė vendin e permendoreve tė mermerta dhe tė permendoreve ambulante, qė rronin «si nip-stėrnipa», njeriun e pazbuluar, njeriun qė gjendej nėn pushtetin dhe eklipsin e heronjve legjendarė, njeriun qė mund ta shtynte para jetėn e tij dhe tė bashkėsisė duke ndryshuar mendėsinė, moralin, vetėdijen komunitare. Me kėtė, ai futi nė letėrsi pėrmasėn e sė tashmes.

-- Shaban Sinani

| Prapa |