L E T Ė R S I
SHKODRANE


MIGJENI SPECIALE


| Prapa |

Migjeni - jo sfinksi,
por shkrimtari modern i shqipes

-- Konferencė shkencore "Migjeni sot"

Migjeni (1911-1938) Nė kėtė veprimtari tė organizuar me 28 gusht 1998 nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė nga Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, vepra komplekse migjeniane u ndriēua nė shumė aspekte nga punimet e studiuesve Jorgo Bulo, Kristaq Jorgo, Shaban Sinani, Mark Marku, Dhurata Shehri, Moikom Zeqo, Klara Kodra, Ardian Doko dhe Geron Kamberi.

Nė sallėn e Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė i Akademisė sė Shkencave sė RSH organizoi konferencėn shkencore "Migjeni sot", me rastin e 60-vjetorit tė vdekjes sė tij. Ishin tė pranishėm punonjės tė institucioneve shkencore, shkrimtarė, kritikė, pedagogė tė Universitetit tė Tiranės, gazetarė etj. Mori pjesė nė kėtė veprimtari edhe kryetari i Akademisė sė Shkencave, prof. Ylli Popa. Konferencėn e ēeli drejtori i Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, prof. Jorgo Bulo. Ndėr tė tjera ai vuri nė dukje rolin dhe vendin qė zė Migjeni nė historinė e letrave shqipe. "Pas Naimit, tha ai, Migjeni ėshtė reformatori mė i madh i letėrsisė shqipe". Migjeni ėshtė i vetmi qė krijoi shkollė. Ai ka mbetur i lakmuar, por i pakaluar deri tani. Mė tej, duke theksuar edhe keqkuptimet qė kanė ekzistuar edhe nė tė kaluarėn, por edhe sot nė kuptimin, interpretimin dhe vlerėsimin e veprės migjeniane, prof. Bulo ishte i mendimit se krijimtaria e Migjenit qėndron nė themelet e letėrsisė moderne shqipe. Thyerja e normės gjuhėsore si pėrmbushje e funksionit letrar.
I pari e mori fjalėn pėr tė kumtuar materialet e pėrgatitura pėr kėtė konferencė, dr. Kristaq Jorgo. Ai paraqiti kumtesėn "Pėr njė teori pėr Migjenin". Nė fillim ai vuri nė dukje kompleksitetin e veprės migjeniane, gjė qė lyp njė teori mė vete pėr interpretimin e saj, pasi kritika dhe studimet e mėparshme, sipas tij, kanė nxjerrė rreth saj edhe pėrfundime tė gabuara. Mė tej, duke shqyrtuar poezinė "Njė natė pa gjumė" ai e cilėsoi tekstin e Migjenit tė tipit konspektiv. Me kėtė sintagmė, Jorgo nėnvizoi se kuptonte tekstin me maksimum domethėniesh tė shprehur me minimum shenjash gjuhėsore. Lidhur me konstatimin e kritikės sė Migjeni nuk e zotėronte mirė gjuhėn shqipe dhe kjo bėri qė tekstet e tij tė kishin tė meta, Jorgo tha se kjo mosnjohje e bėri atė tė kishte lirinė e duhur nė pėrdorimin me funksion poetik tė leksikut dhe tė strukturave gramatikore tė shqipes. Thyerjet e normės leksikore, gramatikore e morfologjike te Migjeni kishin funksion tekstual nė krijimtarinė letrare. Ai nuk u pajtua me faktin se pėr kėtė arsye, Migjenit iu dhunua gjuha e veprės sė tij letrare nė tė gjitha botimet e ribotimet e saj. Kjo ka bėrė qė ajo t’i largohet hera-herės origjinalit dhe domethėnieve tė saj.
Shaban Sinani nė punimin e tij me titull "Miti i idesė nė vend tė heroit" u mor me risitė qė solli Migjeni nė letėrsinė shqipe. Ai tha se Migjeni ndėrroi rrugėn e letėrsisė shqipe dhe bėri qė ajo tė shihej sy ndėr sy me kohėn. Ai kėrkoi lexues dhe jo dėgjues dhe solli nė letėrsi qasje dhe tema tė reja tė lėvruara nė letėrsinė moderne evropiane si jeta dhe vdekja, natyra dhe Zoti, morali individual dhe shoqėror, etj. Letėrsia e Migjenit i dha fund shikimit historicist tė jetės shqiptare dhe futi pėrmasėn e sė tashmes. Thelbi i novacionit tė veprės migjeniane, sipas Sinanit, ėshtė se nė vend tė botės sė heronjve solli botėn e ideve. Ai zėvendėsoi kultin e heroit qė zotėronte letėrsinė e mėparshme me mitin e idesė. Prandaj poezia dhe proza e tij hyn natyrshėm nė rrjedhat e letėrsisė bashkėkohore evropiane. Me letėrsinė e tij Migjeni mprehu vetėdijen kritike tė kulturės shqiptare...

-- marrė nga gazeta 'Rilindja'

| Prapa |