L E T Ė R S I
SHKODRANE


MIGJENI SPECIALE


| Prapa |

Problemet, motivet dhe veēoritė artistike
Migjeni (1911-1938)

Migjeni (1911-1938) Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit.

Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollės) ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė.

Pėr njė tė ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytėse. Nga leximet Migjeni ra nė kontakt me ide revolucionare tė kohės qė zienin nė gjithė Evropėn.
Nė vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi tė sigurojė njė bursė pėr tė vazhduar studimet e larta, mbeti pa punė deri sa mė 1933 u emėrua mėsues nė Vrakė, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrakė-Shkodėr, qė ai bėntė pėrditė me biēikletė, ia keqėsoi gjendjen shėndetsore. Gjatė kohės qė qėndroi nė seminar, Migjeni sėmurej shpesh dhe ishte nėn kontroll tė vazhdueshėm tė mjekut, ngaqė mushkėritė e tij ishin tė dobėta dhe rezikoheshin tė prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.
Ndėrkohė, ai kishte filluar tė botonte shkrimet e tij nė revisten "Illyria". Nė to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit tė zymtė, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.

Problemet, motivet dhe veēoritė artistike tė poezisė sė Migjenit
Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u bė shprehėse e fuqishme e pakėnaqėsisė ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunės dhe shfrytėzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqėror dhe hipokrizisė. Duke shpėrthyer drejtpėrdrejt nga jeta e gjallė ajo pasqyroi botėn shqiptare nė vitet '30 me protestat, dhembjet, ėndėrrat dhe shpresat pėr tė ardhmen. Vėllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershėn "Parathėnia e parathėnieve" ku shpėrthente gėzimi i tij se shekulli ka nisur tė ēlirohet prej skllavėrisė shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sintezė e mendimit revolucionar tė Migjenit, ėshtė vargu: "Pėrditė prendojnė Zotat", Njeriu po hipėn nė majėn e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokės sė tij, i vetvetes dhe nuk do t'u pėrulet mė "idhujve". Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarė nė gjashtė cikle: "Kangėt e ringjalljes", "Kangėt e mjerimit", "Kangėt e perėndimit", "Kangėt mė vete", "Kangėt e rinisė" dhe "Kangėt e fundit".
Nė ciklin e parė bėjnė pjesė pesė nga vjershat mė tė mira tė Migjenit. Filli qė i bashkon kėto vepra, ėshtė gėzimi pėr lindjen e "Njeriut tė Ri", prej atyre tė varfėrve tė rritur nė mjerim, tė cilėt janė ngritur nė luftėra tė reja, qė tė mos humbin mė nė lojėn e pėrgjaktė tė historisė, tė mos jenė mė skllevėr tė titajve tė tėrbuar, por zot tė vetes e tė njė bote tė re, ku njeriu tė jetė i lirė dhe askush tė mos e shkelė personalitetin e tij. Kėto luftėra nuk janė grabitqare e as pėr tė siguruar privilegje tė reja, si ato tė hershmet, por janė luftėra tė reja, siē i quan poeti kryengritės. Nė kėtė cikėl kemi edhe protestėn ndaj gjendjes sė rėndė tė shoqėrisė shqiptare, ndaj gjithė forcave konservatore, qė e mbajnė nė vend atė, dhe shpėrthimin e entuziazmit pėr lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojė kombin drejt njė agimi tė ri. Nė kėtė cikėl jeton edhe ideja se vetėm nė liri mund tė shpėrthejnė energjitė dhe aftėsitė njerėzore. Nė gjithė ndryshimet, pėrmbysjen e botės sė vjetėr dhe krijimin e botės sė re, poeti njeh si protagoniste rininė. Ajo ėshtė mė e pastra, mė e bukura pjesė e shoqėrisė, ku ai var shpresat, besimin pėr fitoret e ardhme, pėr triumfin e idealit pėr njė jetė tė re:

Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate, qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand, tė shpėrthejė me vrull.
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.

(Kanga e rinisė)

poeti ėshtė i bindur se asgjė s'mund ta pengojė mė lulėzimin e lirisė, ku do tė shpėrthejė hovshėm gjithė ato kėngė, qė ende i flenė nė shpirt. Kjo ėshtė intuita e poetit, i cili ka aftėsinė ta ndjejė i pari rrezen e ngrohtė tė Diellit tė jetės sė re:

Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue
Apo ndoshta shekujt me ne prapė po tallen
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn.

Pėr identifikimin e figurės Diell ka pasur disa pėrpjekje pėr ta zbėrthyer e konkretizuar. Por ato vetėm se e kanė vulgarizuar perceptimin poetik tė poetit. Mjafton tė mbetemi nė simbolikėn e tij dhe ajo thtė gjithēka. Ai ia ndien rezatimin botės sė re, shoqėrisė sė re, e cila do tė jetė e ngrohtė dhe e ndritshme si dielli dhe si ai do tė mund tė gjallėrojė, tė zgjojė tė rilindė gjithēka qė qėndon ende e ndrojtur, e pėrgjumur nė errėsirė. Thirrja qė Migjeni i drejtonte Rinisė, nė kėtė vjershė ishte kuptimplotė, optimiste dhe tepėr e ngrohtė, intime dhe romantike:

Thueja, kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu Rini! Qeshu! Bota asht'e jote!

Cikli i dytė i "Vargjeve tė lira" nis me "Poemėn e mjerimit", kryevepėr poetike e Migjenit dhe njė prej krijimeve mė tė bukur tė poezisė shqiptare. Poema ka njė konceptim e trajtim origjinal. Nė fillim poeti sjell figurėn e mjerimit tė konkretizuar nėpėr dhjetėra motive jetėsore. Dhe sė bashku me fytyrėn tragjike tė mjerimit nė jetėn shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja qė mbyt ēdo shoqėri tė ngritur mbi dhunėn. Kjo dhembje e thellė pėrfundon nė protestėn ndaj rendit shoqėror qė e krijon mjerimin, dhe nė ironi dhe sarkazėm ndaj fesė, e cila s'arrit ta ndryshojė kėtė pamje tragjike, megjithė lutjet e mėshirat mijėvjeēare. Pas kėsaj poeti konkludon:

Mjerimi s'do mėshirė, por don vetėm tė drejtė!

I gjithė cikli pavarėsisht nga dhembja e thellė dhe pamja tragjike qė krijohet ka tone optimiste, sepse nuk kemi tė bėjmė me njė dhembje mbytėse, por me dhembje krenare, tė cilat sipas poetit, koha do tė dijė t'i qetėsojė.
Nė kėtė cikėl poeti na jep pėr herė tė parė me shumė art figurėn e punėtorit qė shfrytėzohet kafshėrisht ose endet i papunė, duke thelluar kėshtu pamjen tragjike tė mjerimit.
Gjithashtu nė kėtė cikėl ai trajton edhe temėn antifetare ku demaskon institucionet fetare, si bashkėfajtore tė asaj shoqėrie qė pjell mjerimin. Nė ciklin e tretė "Kangėt e prendimit", Migjeni, sjell pamjen e Evropės kapitaliste para Luftės sė Dytė Botėrore, ku plagėt e tmerrshme shoqėrore dhe krizėn ekonomike pėrpiqen t'i mbulojnė me pseudoart, me vepra e filma sentimentalė qė e vishnin me ngjyra artificiale lumturie dramėn shoqėrore e politike. Po pėrtej kėsaj cipe tė neveritshme poeti sheh botėn e rėndė tė shtėllungave tė tymit e tė avujve, tė djersės e gjakut. Nė tė dy vjershat e kėtij cikli poeti sjell imazhin e njė bote sonambul qė po rrėshqet drejt greminės sė shkatėrrimit, drejt luftės. Kjo botė e zhytur nė mjergull ende s'po e kupton se po i pregatisin njė tragjedi tė re. Pėr t'u orientuar nė kėtė botė tė dehur, poeti kthehet nga bota punėtore e uzinave me thirrjen poetike:

Le tė dėgjojmė kangėn qė mshtillet nė shllung
Avull, nė pika djerse,

Si vazhdim i kėtij mendimi poetik, autori duke dashur qė vėllimi i tij tė ketė njė kompozicion kuptimplotė, vendos vjershėn "Kangė mė vete" ku ai sjell mė konkret imazhin e luftės sė ardhme me shkaktarin e vėrtetė tė saj, fashizmin, qė po hyn si hajn edhe nė Ballkan.
Menjėherė pas kėsaj vjen cikli "Kangėt e Rinisė", qė sė bashku me ciklin "Kangėt e fundit" janė mė intime, mė shprehės tė shpirtit tė poetit, tė vuajtjeve, dėshirave, pasioneve tė tij.
Te "Kangėt e rinisė" bėn pjesė vjersha "Ekstazė pranverore", qė sė bashku me kėngėt e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", janė krijimet mė pasionante, mė optimiste e mė me ndjenjė tė poezisė migjeniane. Aty ndihet thellė himni i triunfit tė njė bote tė re, qė do tė jetė gjallėruese si njė pranverė. A do tė arrijė poeti t'a shijojė kėtė pranverė? Parandjenja e njė vdekjeje qė po i afrohet, i jep dhembje poetit qė, ndoshta, s'ka pėr ta parė kėtė botė tė re. Por gėzimi i triumfit tė saj ėshtė kaq i madh sa dhembja vjen nė pėrmasa reale e jo nė trajtėn e pesimizmit.
Te kėto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur tė njė dashurie rinore, ku ėshtė shkrirė pasioni pėr vajzėn, dėshira pėr tė shijuar gjithēka tė bukur, si dhe dashuria pėr krijimin e jetėn nė pėrgjithėsi.
Nė tetė vjershat e fundit, qė i janė shtuar vėllimit mė vonė ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, qė e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rėndojnė gjendjen shpirtėrore tė lexuesit, sepse janė tė natyrshme dhe njerėzore.
Nė disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj. Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit tė ekzistencės sė njeriut, tė jetės, tė vetėflijimit pėr tė ardhmen e shoqėrisė, tė botės etj. Trajtimi i kėtyre ideve ėshtė pak i mjegulluar, sidomos kur poeti sjell edhe mbinjeriun, qė mendohet se ėshtė nocion qė ka evoluar, nė krahasim me kuptimin qė i pati dhėnė krijuesi i tij Niēja. Mbinjeriu i Migjenit, nuk ėshtė pėrbuzėsi i vegjėlisė. Ai ėshtė njė figurė, qė merr pėrsipėr tė udhėheqė masat drejt njė bote tė re, ku tė ketė kuptimin e vėrtetė edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, tė marrė njė kuptim tė ri jeta. Mendimi nė kėto vjersha vjen i turbullt dhe lė shteg pėr t'u interpretuar nė mėnyra tė ndryshme, por ato kanė diēka tė pėrbashkėt, optimizmin, dashurinė pėr njeriun, dashurinė pėr tė renė, pėr tė bukurėn.

REALITETI SHQIPTAR NĖ PROZĖN E MIGJENIT
Problematika, qė trajtoi Migjeni nė tregimet e nė skicat, ishte ajo qė trajtohej nė publiēistikėn dhe nė prozėn pėrparimtare tė kohės. Ndryshimi qėndron nė zbėrthimet e thella dhe pėrgjithėsimet e mėdha tė Migjenit, nė krijimet me njė nivel shumė tė lartė artistik. Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti nė shtėpi", "Tė ēelėn arkapijat", "Historia e njenės nga ato", "Qershijat", "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", nė tė cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar nė problemet mė thelbėsore dhe dramatike tė saj, qėndrojnė pėrkrah poezisė sė tij mė tė mirė. Migjeni ėshtė krijuesi i vetėm i letėrsisė sonė tė sė kaluarės qė u shfaq me tė njėjtėn forcė artistike si nė poezi ashtu edhe nė prozėn e shkurtėr. Me tregimin e tij nė letėrsinė shqiptare motivohet pėr herė tė parė plotėsisht nė art problemi i shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut nė kushtet e njė shoqėrie despotike. Nė tregimet e skicat, ashtu si edhe nė poezitė e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtėrore kushtėzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtėrore e morale shkatėrrohen nė kushtet e mjerimit e vuajtjeve tė shumta tė jetės sė shtresave tė varfėra. Me dhembje e revoltė ai tregon se si dinjiteti legjendar i malėsorit, nderi i malėsores, dhe i qytetares sė varfėr kanė marrė fund nė luftėn pėr ekzistencė nė vėshtirėsinė pėr t'i siguruar fėmijės njė copė bukė a pėr ta shpėtuar nga vdekja.
Nė krijimtarinė e tij Migjeni shprehu bindjen se pėrderisa tė mos pėrmbyseshin idhujt e jetės sė vjetėr, gjithēka, nė jetėn e qytetit dhe tė fshatit do tė mbetej nė gjendjen ekzistuese, nė mjerim dhe varfėri. Nė prozėn e tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kanė njė burim: shtypjen dhe shfrytėzimin, qė mbrohen me ligj nga rendi nė fuqi. Ky qėndrim ndaj realitetit, i cili ishte njė kundėrvėnie edhe ndaj krijimeve tė autorėve konservatorė, jepet nėpėrmjet njė konflikti tė fuqishėm, dramatik. Nė kėtė prozė kemi njė ekuilibrim ndėrmjet shpėrthimit lirik tė emocioneve dhe veprimit dramatik e pėrdorimit mjeshtėror tė fjalės. Ai shkroi me dashuri e pikėllim pėr ata njerėz, qė e shkonin jetėn nė kthetrat e mjerimit, kurse pėr shkaktarėt e vėrtetė tė kėsaj gjendjeje ai derdhi urrejtjen dhe pėrbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin nė prozėn e tij si dukuri tė njė jete qė brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazėn e instiktit, ndaj ai arriti tė sjellė nė letėrsinė tonė pėrgjithėsime tė rėndėsishme ideoartistike.
Personazhi i prozės sė Migjenit ėshtė punėtori i papunė, malėsori qė i ka harruar hynitė e tij dhe i pėrgjėrohet kokrrės sė misrit, nėna qė mallėkon pjellėn e vet e qė detyrohet tė shesė vetvehten, e reja dhe i riu tė cilėve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe ėndrrat rinore. Nė tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet mė tė rėndėsishme tė kohės dhe u bė shprehės i kontradiktave tė saj. Personazhet e tij janė tipizme tė plota tė njė shtrese tė caktuar tė shoqėrisė sė kohės. Ai nuk i pėrshkruan ato, por i krijon me anė tė zbėrthimeve tė thella psikologjike, nėpėrmjet detajeve. Personazheve tė tilla si malėsorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti nė shtėpi"), ose Bakalli ("Tė ēelen arkapijet") e Kola ("Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot"), janė dhėnė me forcė tė rrallė artistike.
Pjesėn mė tė madhe tė krijimtarisė nė prozė tė Migjenit e zėnė skica dhe fejtoni. Nė kėto krijime tė rėndėsishme realiteti ėshtė pasqyruar me shumė larmi dhe mjeshtėri artistike. Nė prozėn satirike tė tij Migjeni herė kalon nė trajtim konkret tė problemit tė mjerimit, papunėsisė, tė mohimit tė mėshirės kristiane e artit pėr art. ( Njė refren i qytetit tim, Mollė e ndalueme, Nė kishė, Luli i vocėrr, Zoti tė dhashtė, Programi i njė reviste, Legjenda e misrit, Bukuria qė vret, etj.), herė nė trajtim tė pėrgjithshėm nė formėn e njė eseje filozofike tė problemeve tė dinjitetit tė njeriut, tė sė ardhmes sė vendit, tė ushtrimit tė dhunės pėr tė mposhtur personalitetin e njeriut tė thjeshtė etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun, Ne me Krishtin, Pėrrallė abisine, Gjysėm ose italian, mėsim gjeografie etj.
Nė veprėn e tij jeta paraqitet lakuriq, me gjithė shėmtimin e saj dhe ai gjithnjė depėrton me art nė kuptimin e kėsaj tė vėrtete. Nė skicat migjeniane ka njė galeri tė tėrė portretesh. Shumė autorė tė brezit tė tij e trajtuan me mjeshtėri skicėn dhe prozėn satirike, por tek asnjė ajo nuk ėshtė aq unike dhe origjinale, e thellė e artistike sa te Migjeni. Nė prozėn e tij Migjeni e mohon realitetin e kohės, gjithēka tė keqe, pa mohuar mundėsinė e pėrmirėsimit tė saj. Ai mohon shfrytėzimin, luftėn imperialiste, konceptin patriarkal, vesin, shfrytėzimin e njeriut, po jo njeriun, mohon deri nė fund anėt e shėmtuara tė jetės, por jo jetėn. Mohimi i tij nuk ushqen pesimizmin, cinizmin, depresionin, prandaj krijimtaria e tij mbetet gjithmonė e re. Tregimi i tij karakterizohet nga sinteza e mendimit, shqetėsimi qytetar dhe psikologjia e thellė e personazheve. Kurse te skicat ku ka pasuri motivesh, Migjeni e shtjellon idenė me anė tė tė njė monologu dramatik tė fuqishėm, i cili nis gjithnjė me ironi dhe pėrfundon me sarkazėm dhe revoltė. Ky monolog u pėrdor edhe nga autorė tė tjerė tė viteve '30, sidomos Nonda Bulka, po te Migjeni ai ėshtė mė i natyrshėm e mė i thellė.
Nė krijimtarinė e Migjenit kufijtė midis skicės e tregimit shpesh humbasin. Forma origjinale e mendimit tė tij, ironia e sarkazma therėse e sidomos monologu dramatik, bėhen te skicat shprehėse tė konflikteve tė rėndėsishme shoqėrore e politike tė kohės. Prandaj mjaft nga skicat, ku ka edhe portrete tė realizuara, ėshtė vėshtirė t'i dallosh nga tregimi.
Duke krahasuar tregimet e Kutelit, Koliqit, me ato tė Migjenit, shohim se i pari ka njėfarė adhurimi mistik pėr tė kaluarėn, shpreh pakėnaqėsinė pėr realitetin ekzistues dhe beson se e ardhmja do tė sjellė diēka tė mirė, i dyti nuk i kundėrvihet realitetit, por pėrpiqet ta riparojė atė dhe tė harmonizohet aty, kurse Migjeni e mohon tė kaluarėn dhe tė tashmen nė emėr tė sė ardhmes, tė cilėn kėrkon t'ia rrėmbejė me forcė kohės. Tregimi i Migjenit ėshtė satira e mprehtė e njė poeti, qė shpėrthen me njė protestė nga mė tė fuqishmet e letėrsisė sonė tė traditės. Ndaj, ndėrsa Kuteli ėshtė njė prozator i shquar, i talentuar i thellė, e Koliqi njė prozator i kulturuar, Migjeni ėshtė novator. Ai vėshtroi thellė nė shoqėrinė e kohės dhe pasqyroi atė, duke e gjykuar dhe dėnuar rreptė, nė emėr tė njė tė ardhmeje mė tė bukur, pavarėsisht se ajo na shfaqet e turbullt e simbolike. Migjeni nė prozė na shfaqet si shkrimtar i formuar i realizmit kritik. Me krijimet e Migjenit, pėr herė tė parė nė prozė shohim thelbin tragjik tė botės shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti nivelin ideoartistik dhe shumllojshmėrinė problematike tė poezisė sonė. Tregimi i tij, bashkė me atė tė Kutelit, shėnojnė njė periudhė pjekurie tė letėrsisė sonė, sepse individi filloi tė vėshtrohej gjithnjė e mė gjerė nė njė raport tė pėrcaktuar me jetėn politiko-shoqėrore.

VEĒORITĖ E KRIJIMTARISĖ ARTISTIKE
Pikėpamjet e reja politike e shoqėrore, konceptet e pėrpunuara mbi natyrėn e shoqėrisė, mbi njeriun dhe artin, krahas artit tė tij tė ri revolucionar, e bėjnė Migjenin figurėn mė tė madhe tė brezit tė ri tė viteve '30 dhe njė nga shkrimtarėt mė tė shquar shqiptarė. Me krijimtarinė e tij novatore letėrsia jonė kaloi pėrfundimisht nga romantizmi ne realizmin kritik. Migjeni si nė poezi edhe nė prozė pasqyroi me realizėm tė thellė shoqėrinė shqiptare tė kohės, jetėn e shtresave mė tė vogla tė qytetit dhe fshatit, iu kundėrvu deri nė mohim rendit nė fuqi, akuzoi fashizmin, stigmatizoi klerin, artin zyrtar dhe arriti tė japė njė tablo realiste tė viteve '30. Nė krijimtarinė e tij, pėr herė tė parė pėrftohen figura dhe portrete tė plota e shumė tė fuqishme tė malėsorit e punėtorit, tė gruas shqiptare e cila ishte viktimė e njė shfrytėzimi tė dyfishtė.
Revolta e hapur, vuajtjet e thella, dhe optimizmi janė tipare karaktristike tė poezisė sė tij, e cila shquhet pėr konceptimin dhe sistemin origjinal tė figuracionit. Kurse nė prozė ai u shfaq si mjeshtėr i portretizmit dhe i dhėnies sė psikologjisė sė tipave tė ndryshėm, qė pėrfaqėsojnė shtresa e klasa tė ndryshme. Si nė poezi dhe nė prozė, ai solli njė satirė shoqėrore e politike tė fuqishme. Nė poezi ai trajtoi vjershėn dhe poemėn pa subjekt me varg tė lirė, qė shquhet pėr mendimin sintezė dhe sistemin figurativ, ku dallohet antiteza, simboli dhe alegoria. Nė prozė ai lėvroi tregimin psikologjik, skicėn, prozėn satirike, qė shquhet pėr tipat, portretet, dialogun, monologun, ritmin e veprimit, mendimin energjik dhe gjuhėn e gjallė.

-- pėrgatitur nga: Denis Zavalani

| Prapa |