PERSEKUTIMI
I KLERIT KATOLIK


| Hyrje |

Dom Mikel Koliqi - kardinal,
dhe nderi i kombit...

-- pėrgatitur nga Nirvana Pistulli
"Papa mė ka zgjedhur mua pėr kardinal se isha mė i moshuari" por "titullin e kardinalit e ka marrė gjithė Shqipėria."
HISTORI SHKODRANE
- Persekutimi i kishės katolike
- At Gjon Shllaku, heroi i katolicizimit
- At Pjetėr Meshkalla, pishtar i demokracisė
- At Bernardin Palaj
Mikel Koliqi lindi nė Shkodėr me 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar dhe e ėma, Age Simoni, bijė tregtari. Mikeli qe fėmija i parė dhe pas tij pasuan dhe 7 tė tjerė.
Shkollen fillore e nisi nė Shkodėr dhe e mbaroi nė vitin 1911 nė kolegjin "Arici" te Eterve Jezuit nė Breshia tė Italisė, njė koinēidencė e bukur, nė klasė me tė ishte edhe papa i ardhshėm Pali VI.
Gjithashtu dhe gjimnazin e kreu ne Itali pjesėrisht nė Monxa, nė Bergamo dhe nė Bari.
Mikeli i ri ishte i apasionuar nga muzika. Qysh nė fėmijėri kishte mėsuar tė luante mandolinen dhe nė Milano mori mėsime muzike nga organisti i Duomit tė Milanos, ishte mjaft i talentuar.
Pas mbarimit tė shkkollės sė mesme filloi mėsimet nė universitet, nė degėn e Inxhinierisė Mekanike, nė Politeknikumin e Milanos.
Vendosi tė bėhet prift dhe kėshtu la teknikumin dhe filloi studimet teologjike nė seminarin "Corso di Venezia" tė Milanos dhe mė vonė nė seminarin e Venegonos. Kreu studimet ne vitin 1930 dhe 1931 u shugurua meshtar nė Kishen e Jezuiteve nė Shkodėr nga arqipeshkvi i Shkodrės Imzot L. Mjeda.
Vendimin pėr t'u bėrė prift ai e mori nė njė moshe relativisht tė madhe, pra me koshiencė tė plotė, njė vendim i dalur nga shpirti dhe kėtė regjimi i mėvonshėm nė Shqipėri nuk ia fali.
Studimet e tij nuk mbaruan me kaq, mė vonė me lejen e kishės shkoi nė Austri, pėr tė studiuar muzikė.
Veprimtaria e tij si meshtar qe shumė e gjėrė. Ai si i ri me veladonin e priftit, i qeshur, i dashur, optimist, me kulturė tė gjėrė, amator i muzikės, bėri pėr vete shumė tė rinj, qė prej tij prisnin shumė. Periudha e punės sė tij tė lirė u shtri nė njė hark kohor prej 13-14 vjetėsh. Nė kėtė kohė nė fillim si zėvendėsfamullitar dhe pastaj si famullitar pati njė aktivitet shumė tė gjėrė.
Krijoi shoqatėn kulturore Veprimi Katolik me rinine e qytetit, por dhe me tė rritur. Punoi tė pregatiste rininė pėr jetėn moderne, duke e edukuar qė tė ishte e aftė tė zgjidhte problemet etiko-morale, pėr tė pėrballuar sfidat e jetės moderne me dinjitet njerėzor, me koncepte kristiane dhe identitet kombėtar.
Organizoi korin e Katedrales sė Shkodrės "Schola Cantorum", kompozoi dhe realizoi nė skenė tre melodrama me theks tė fortė patriotik, kompozoi 30-40 pjesė korale me pėrmbajtje fetare.
Themeloi revisten "Kumbona e sė djelės" dhe e drejtoi atė si kryeredaktor nga numri i parė me 1938, deri sa u mbyll nga ēensura komuniste mė 1945.
Mė 1940 filloi tė shfaqė filma nė njė sallė afėr Katedrales, qė zinte rreth 400 spektatorė, bėri dhe operatorin e parė tė kėsaj kinemaje, por asnjė minut nuk u largua nga detyra e tij kryesore, Famullitar i Shkodrės.
Detyrat e tij i organizoi mė sė miri dhe u ndihmua nga klerikė tė tjerė.
Ne qershor te vitit 1945 arrestohet pėr herė tė parė, i akuzuar pėr propagande fetare dhe veprimtari kulturore katolike, pas disa ditėsh lirohet me kusht.
Nė janar tė vitit 1946 arrestohet perseri me tė njėjtėn akuzė dhe dėnohet 5 vjet burg.
Jane vitet e tmerrshme, ku u korrėn kokat e intelektualėve, pėr ta bėrė vendin mė injorant se ē'ishte...
Dom Mikelin e nderonte e gjithė Shkodra, myslimanė e tė krishterė.
Mė 1951 u lirua nga burgu, vazhdoi detyrėn e tij tė famullitarit, por nuk mund tė vazhdonte me aktivitetet e tjera, ishte gjithnjė nėn mbikqyrjen e sigurimit.
Tashti dom Mikeli kishte shumė kohė tė lirė dhe nisi edhe njė herė tė merret me muzikė, me lexime, pra tė zgjerojė dhe me shumė horizontin e tij shumė tė gjėrė. Me gjithė frikėn e diktaturės e tė sigurimit, intelektualė shkodranė mblidheshin tė dėgjonin muzikė dhe tė interpretonin pjesė tė ndryshme nė piano, etj.
Mė 1954 arrestohet edhe njė herė...
Nuk i lidhen duart, qė Shkodra tė e mos shikonte tė arrestuar, meqė e resperktonin tė krishtere dhe myslimanė. Fillon nje epokė e zezė nė jetėn e tij..., privim komplet i lirise...
Kurrė nuk pushoi sė punuari si meshtar edhe nė burg edhe nė internim. Ishte i mbikqyrur ditė e natė, ishte shumė i kujdesshem, por kur dikush kishte nevoje pėr meshtarin, ai ishte gati.
Shumė klerikė tė tjerė vdiqėn nga torturat ose i zhdukėn, por Dom Mikeli rezistoi me fizikun e tij delikat. Ndoshta ishte peng i ēmuar nė duart e komunisteve ndaj vėllait tė tij Ernest Koliqi, ndaj punės sė tij patriotike nė Itali, ose ishte Zoti vetė, qė e ruajti si shembull virtyti, besimi, inteligjence, kulture, integriteti moral...
Si do t'i ketė kaluar gati gjysėm shekulli nė burgjet e internimet e njė diktature tė vetme nė historinė e njerėzimit pėr egėrsinė e saj?
Etika e tij nuk mund tė pranonte sjelljen e pakulturuar, kultura e tij - injorancėn, delikatesa e tij - brutalitetin, feja e tij - torturėn, vrasjen, padrejtėsinė.
Por dinjiteti i tij qe mė i madh se universi, dhe besimi i tij qe mė i madh se dinjiteti i tij.
Ishte njė intelektual i kompletuar, i rrallė. Zotėronte mirė latinishten, greqishten e vjetėr, gjermanishten, italishten, anglishten, frėngjishten, serbo-kroatishten. Interesat e tij intelektuale ishin shumė tė gjėra letėrsia, arti. Njihte mirė letėrsine moderne e klasike, kuptohet jo atė tė mbas viteve 40. Njihte mirė pikturėn, skulpturėn, arkitekturėn, muzikėn...
Kishte njė memorje tė hekurt, ishte njė encilopedi e gjallė.
Gjatė viteve tė burgut e tė inernimeve e mbajti gjallė aq sa pati mundėsi dėshirėn e intelektualit; sa pati mundėsi tė dėgjoje muzikė dhe nga altoparlantet e burgut, muzikė sinfonike shqiptare, tė lexojė tė gjithė librat qė mundi tė gjejė.
Bashkėvuajtesit e tij tė burgjeve e kujtojnė dhe e quajnė fat, qė u njohėn me njė njeri si Dom Mikeli. Nga 1954 u dėnua tre herė dhe u dėrgua edhe nė internim. E dėnuan dhe me burgim tė pėrjetshėm, duhet te mbaronte dėnimin ne vitin 1992 ne moshen 90 vjeēare, ndoshta duke menduar tė mos dalė gjallė prej andej.
Me vdekjen e diktatorit, pasardhėsi i tij u mundua t'i bėjė "tualet" imazhit tė tmerrshėm tė diktaturės dhe kėshtu e liroi Dom Mikelin.
Lirimi i tij qe i papritur. Ku do tė shkonte tė jetonte tashti mbas 32 vjetėve. Motra Jozefinė, Luēie Koliqi, nuk jetonte mė.
Nipi i tij, djali i sė motrės; Albert Kurti, me shumė guxim dhe shumė dashuri, e mori nė gjirin e familjes sė tij. Alberti, djali i Margarita Koliqit dhe Salvator Kurtit, ka qenė i pėrndjekur politikisht, si gjithė familja e Kurtajve. Salvatori, i biri i Palok Kurtit muzikantit e patriotit tė njohur shkodran, kishte vuajtur dhe ai nė burgjet komuniste dhe kishte vdekur duke lėnė familjen nė gjendje tė vėshtirė jetese.
Simbas uljes e ngritjes sė luftės sė klasave, Bertin e hiqnin nga puna e ēonin nė fshat...
Kėshtu qė vetėm me guximin qė vjen nga njė dashuri dhe karakter i madh, e morėn Dom Mikelin nė shtėpine e tyre. Nga ai moment ne jetėn e Dom Mikelit do tė ndodhmin gjėra tė bukura, Zoti i kishte pregatitur pėr tė surpriza qė ai nuk mund t'i ketė ėndėrruar kurrė. Rrugėt e tij janė tė pashtershme dhe kurorėzoi vuajtjet e Dom Mikelit, qė nga ajo dite e deri me 28 janar 1997 ky i fundit pa ngadhnjimin e jetes mbi vdekje.
Dom Mikeli gjeti ngrohtėsi e dashuri familiare nga tė pestė pjesėtarėt e familjes Kurti: motrės Margarita, nipit Bert, nuses sė shtepise Rexhina Ndoja-Kurti, e fėmijėve tė tyre Salvator e Greta. Rexhina nga dita qė Dom Mikeli shkeli pragun e shtėpisė, u kujdes pėr tė si njė nėnė e mirė kujdeset pėr foshnjėn e saj, jo vetėm njė grua e shkathėt dhe e gjindshme, por edhe njė infermiere e zonja.
Frika ishte, por Dom Mikeli e kishte kaluar provėn e tij dhe Zoti vuri dorėn e tij tė mbrojė atė familje dhe e bekoi me hirin e tij, gjė qė mund tė duket e ēuditshme, por tė gjithė qė kaluan pragun e asaj shtėpie, kuptuan qė aty kishte hyrė njė shenjt.
I lanė dhomėn mė tė mirė tė shtėpisė dhe ai mundi tė vazhdojė fsheftas punėn e tij si meshtar.
Shpejt erdhėn vitet 89-90, dhe gjithēka filloi tė ndryshojė.
Nė nėntor tė vitit 1990, prifti guximtr Dom Simon Jubani dha meshėn e parė pas 23 vjetėsh nė kapelin e varrezave tė vjetra katolike. Mbas disa ditėsh u hap dhe xhamija e Plumbit. Kishat e xhamijat u hapėn me vrrull tė madh. Qeveria shqiptare lidhi marrėdhėnie diplomatike me Selinė e Shenjtė. Dom Mikeli dhe pse mosha e shėndeti i tij delikat nuk e lejonin tė dilte dhe tė jepte meshė jashtė, qe shumė i rėndėsishėm si udhėheqės i priftėrinjve. Ai u bė personifikimi i pėrndjekjeve gjysėmshekullore diktatoriale. Shumė emitentė radiotelevizivė dhanė emisione tė posaēėm pėr tė si: CNN, BBC, RAI, RTSH... Nė mbarė botėn u botuan artikuj mbi jetėn e tij.
Nė vitin 1991 me kėrkesėn e tij, u lirua nga detyra e famullitarit tė Shkodrės, qė e kishte vazhduar gjithė jetėn pa ndėrprerje. Nė janar tė 1992, Ati i Shenjtė e emėroi ipeshkev, por gėzimet nuk do tė mbaronin kėtu. Nė shtator tė vitit 1992, Presidenti i Republikes e dekoroi me medaljen "Pishtar i Demokracisė", pėr meritat dhe pėr qėndresėn e palėkundur nė idealet e tij, gjatė pėrndjekjes 50-vjeēare.
Dom Mikeli dhe Nėnė Tereza, dy figura tė shquara tė krishtėrimit dhe tė kombit shqiptar, u takuan nė prill tė vitit 1993.
Te dy luftuan materializmin e egėr tė kėtij shekulli, tė shfaqur nė dy ekstremet ideologjike tė shoqerise njerėzore.
Njėri filloi punėn duke organizuar veprimtari tė dobishme nė disa fusha tė jetės shpirtėrore e kulturore nė njė qytet tė vogėl tė Evropės.
Tjetra filloi punėn nė Kalkutėn e pėrbindėshme kundėr mjerimit mė tė zi, pa asnjė mjet financiar, vetėm dashurinė dhe vullnetin e mirė.
Njėri luftoi i vetėm me bishėn nė errėsirė, tjetra sfidoi etjen e pasurisė nė sy tė mbarė botės.
Nė takimin e tyre ndodhi diēka e madhe dhe e papritur.
Nėnė Tereza gjunjėzohet para tij dhe i thotė: "Mė jep bekimin tėnd, sepse ti je martir" Dom Mikeli u pėrpoq t'i shmangej, por ajo qe mė kėmbėngulėse.
Dashuria e madhe u pėrul dhe nderoi vuajtjen e madhe.
U takua dhe me Papėn Gjon Pauli II. Dita e 25 prillit 1993 ėshtė dhe 50 vjetori i krijimit tė korit Schola Cantorum, gjithashtu dhe rimėkėmbjes nėn drejtimin e kompozitorit Gjon Kapedani.
Ai shoqėroi dhe meshėn e celebruar nga Papa dhe vazhdoi mė pas veprimtarine e vet.
Nė vitet 94-95 u organizuan koncerte me pjesė tė kompozuara nga Dom Mikeli.
Kurorėzimin e gjithė vuajtjeve tė tij do tė arrinte nė nėntor tė vitit 1994, kur u kurorėzua Kardinal.
Tė shtunen me 26 nėntor 1994, nė sallėn "Paolo IV", i kryesuar nga Papa, u mblodh Konēistori, pėr emėrimin e kardinalėve tė rinj, ndėrsa tė nesėrmen, nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit u zhvillua ceremonia e dytė, gjatė sė cilės, tė emėruarit merrnin unazėn e kardinalit. Gjatė ceremonisė, kardinalėt e rinj iu gunjėzuan Papės. Dom Mikelin nuk e linte mosha e shėndeti, kėshtu qė qėndroi i ulur nė karrige dhe Papa do ta bekonte, nė atė moment ndodhi diēka e papritur; pėr herė tė parė nė historinė 2000 vjeēare tė Kishės, njė Papė gjunjėzohet para njė Kardinali...
Tė hėnėn, me 28 nėntor, Papa priti nė audiencė Kardinalin dhe njerėzit e tij.
Mediat botėrore i kushtuan vėmendje tė veēantė emėrtimit kardinal tė Dom Mikelit, jo vetėm si kardinal i parė nga Shqipėria, por edhe si 92 vjeēar.
Dom Mikeli qėndroi gjithnjė i njėjti person, me thjeshtėsinė e njeriut tė madh, qė e karakterizoi gjithė jetėn. Ai tha:
"Papa mė ka zgjedhur mua pėr kardinal se isha mė i moshuari" dhe "titullin e kardinalit e ka marrė gjithė Shqipėria."
Nė Shqipėri u bėnė festimet e rastit, pėr kardinalin, ai mori pjesė me thjeshtėsinė e tij tė zakonshme. Populli e duartrokiti me zjarr dhe dėgjoheshin thirje nga turma, Dom Mikel, Dom Mikel...
Shėndeti i tij u keqėsua, dhe me gjithė kujdesjet e mėdha, nuk pati pėrmirėsime. Me 25 dhjetor tė vitit 1996 Presidenti i Republikės erdhi personalisht nė shtėpine e tij dhe i dorėzoi dekoratėn e lartė "Nderi i Kombit". I rrethuar me kujdesje tė vazhdueshme dhe dashuri nga motra Margarita, nipi Berti, nusja Xhine, me 28 janar tė vitit 1997 mbylli sytė pėrgjithmonė nė shtėpine ku kishte lindur.
Nė ceremoninė e varrimit tė tij mori pjesė gjithė populli i Shkodrės. Morėn pjesė edhe autoritetet mė tė larta tė bashkisė katolike, tė Shtetit Shqiptar dhe tė qytetit tė Shkodrės, pėrfaqėsues tė bashkive fetare dhe tė shoqatave fetare humanitare.
Papa dėrgon telegram ngushėllimi, drejtuar kreut tė konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė dhe Arqipeshkvit tė Tiranės dhe tė Durrėsit, Imzot Rrok Mirditės.
Nė varrim foli edhe presidenti i atėhershėm Berisha dhe gjithashtu Imzot Rrok Mirdita.


Marre nga libri i autorit Gjon Simoni
SINFONIA E NJE JETE: KARDINAL MIKEL KOLIQI

DASHURIA E MADHE U PERUL DHE NDEROI VUAJTJEN E MADHE

Dom Mikeli dhe Nene Tereza: dy figura te medha te krishterimit, por dhe njekohesisht te popullit shqiptar. Te dy e kishin kuptuar me pare se te gjithe te tjeret se materializmi i eger i ketij shekulli, i shfaqur ne dy ekstremet ideologjike te shoqerise njerezore, duhej luftuar me mjete reale e bashkekohore, pa asnje kompromis, pa ngurruar para asnje sakrifice.
Njeri filloi punen duke organizuar veprimtari te dobishme ne disa fusha te jetes shpirterore e kulturore ne nje qytet te vogel te Europes.
Duke u nisur nga i njejti qellim, tjetra filloi luften ne Kalkuten e perbindeshme kunder mjerimit te zi, pa asnje mjet financiar, vetem me dashurine dhe vullnetin e mire. Dom Mikelit iu desh te linte pergjys punen e nisur dhe te peballej me veshtiresite e tmerret e ferrit komunist per gati gjys shekulli. Ne heshtje dhe i panjohur, ai u mbeshtet vetem ne ndihmen morale qe i jep njeriut besimi.
Nene Tereza arriti kulme te paperfytyrushme ne perpjekjet per t'ua lehtesuar vuajtjet njerezve ne mbare boten, duke u bere nje nder personalitetet me te medha te shekullit. Njeri luftoi i vetem me bishen ne erresire, tjetra sfidoi etjen e pasurise ne sy te mbare botes, duke i kundervene meshiren e dashurine.
U takuan ne prill te vitit 1993, ne nje dhome te erret te Shkodres, keta dy njerez te veēante, dy qenie shpirterore, trupi i te cileve pothuaj nuk ekzistonte. Atehere ndodhi diēka e madhe dhe papritur. Nene Tereza u ul ne gjunje para tij duke thene: "Me jep bekimin tend, sepse ti je martir". Me modesti u perpoq t'i shmangej kesaj kerkese, por pas pak ēastesh, pas kembenguljes se saj karakteristike, bekoi me doren e vet shqiptaren me te madhe te gjithe koheve.

| Prapa |