Muzhani, njeriu qė i ktheu Shkodrės historinė e munguar
-- nga Dashnor Kaloēi, Gazeta Shqiptare - 05-06.06.2003
Historia e panjohur e intelektualit Nikolin Muzhani i cili punoi njė dekadė pėr botimin albumit fotografik ku paraqitet e kaluara e nacionalistėve shkodranė qė ishte fshirė nga komunistėt
Njė nga metodat mė tė preferuara qė pėrdori nė mėnyrė kostante regjimi komunist i Enver Hoxhės qė nga ardhja nė fuqi nė dhjetorin e 1944 e nė vijimėsi, ndaj dy forcave politike rivale tė tij, Legalitetit dhe Ballit Kombėtar, ka qenė manipulimi dhe falsifikimi i historisė. Pas dhjetorit tė vitit 1944, kur komunistėt triumfatorė e mbyllėn kapitullin e luftės me armė kundėr ballistėve dhe legalistėve, ata vazhduan kundėr tyre luftėn propagandistike duke angazhuar tėrė arsenalin shtetėror qė dispononte regjimi nė fuqi.
Nė kėtė luftė propagandistike kundėr ish rivalėve tė saj, komunistėt u kujdesėn qė tė fshinin njėherė e pėrgjithmonė nga memorja historike gjithshka qė kishte lidhje me ato dy forca politike, duke filluar qė nga lufta qė kishin zhvilluar ballistėt e legalistėt kundėr pushtuesit nazifashit etj. Nė kėtė kontekst ishte edhe kujdesi qė treguan komunistėt pėr tė sekuestruar apo grabitur tė gjitha dokumentet, dorėshkrimet, fotografitė apo materialet e ndryshme me vlera arkivore e historike tė tė gjitha familjeve apo personave tė veēantė qė u goditėn prej tyre duke u arrestuar, burgosur, internuar e pushkatuar. Aq tė kujdesėshėm ishin komunistėt nė atė punė, sa qė nuk mund tė gjendet qoftė edhe njė njeri i vetėm qė tė dėshmojė se ai ėshtė arrestuar me akuza politike prej tyre dhe nuk i ėshtė bėrė kontroll banese pėr sekuestrimin e dokumenteve dhe fotografive qė dispononte. Me anė tė sekuestrimit tė fotografive sidomos tė atyre me karakter historik, regjimi komunist synonte qė tė fshinte nga kujtesa kolektive tė gjithė luftėn qė kishin bėrė ballistėt e zogistėt dhe tė mos ngelej asnjė foto e vetme pėr dokument qė mund ta dėshmonte atė gjė tė cilėn ata e kishin fshirė edhe nga historia zyrtare e librat e ndryshėm. Nė kėtė luftė propagandistike komunistėt ia arritėn qėllimit dhe gjatė gjithė periudhės afro gjysėm shekullore qė ata qėndruan nė pushtet, jo vetėm qė asnjė fotografi e ēetave balliste apo zogiste nuk u botua nė librat e historisė apo nė gazetat e revistat e ndryshme, por edhe mbajtja e njė fotografie e tillė nga cilido person, ishte shumė e rrezikshme dhe gjetja e saj tė kushtointe disa vite burg apo pushkatimin. Nisur nga ky fakt, pjesa mė e madhe e familjeve "reaksionare" qė u goditėn nga regjimi komunist dhe pėrfunduan burgjeve apo internimeve, u kujdesėn qė t'i fshihnin nga faqja e dheut dokumentet, dorėshkrimet e fotografitė e ndryshme familjare, duke i fshehur ato nė mėnyra nga mė tė pabesueshmet dhe njė pjesė tjetėr pėr tė shpėtuar kokėn i asgjesuan ato duke i djegur.
Vetėm pas viteve '90 me shembjen e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, u bė e mundur dalja nė dritė e njė pjese tė historisė sė munguar tė popullit shqiptar, pjesė e sė cilės pa dyshim ishin edhe dy forcat politike Legaliteti dhe Balli Kombėtar. Pėrveē dokumenteve tė shumta me karakter historike qė disponoheshin nga arshiva e shtetit, pėr ato dy forca politike, dolėn nė dritė dhe njė numėr i madh dokumentesh tė disponuara dhe tė ruajtuar pėr disa dekada me rradhė nga ato familje apo persona tė konsideruar si armiq tė pushtetit popullor. Njė nga ata persona qė u mor me hulumtimin e mbledhjen e dokumenteve dhe fotografive tė ndryshme me karakter historik, ishte edhe intelektuali shkodran Nikolin Muzhani, familja e tė cilit u pėrfshi dhe u godit nė mėnyrėn mė barbare nga vorbulla e luftės sė klasave. Pėr afro dhjetė vjet me rradhė, nga 1991 e deri nė 2001, Nikolin Muzhani e pėrqėndroi punėn e tij nė mbledhjen e dokumenteve dhe fotografiive tė ndryshme historike ku paraqitej organizata politike e Ballit Kombėtar dhe nė veēanėti ajo e degės sė Shkodrės, gjė tė cilėn ai e konkretizoi me grumbullimin e dhjetra e dhjetra fotografive ku pasqyrohej mė sė miri historia e gjallė e asaj organizate nacionaliste, e panjohur mė parė pėr publikun e gjerė. Atė punė kolosale, Nikolin Muzhani e pėrfundoi me hartimin e botimin e njė albumi tepėr luksoz tė titulluar "Album Balli Kombėtar Shkodėr", i cili doli nga shtypi nė vitin 2000. Por nė atė album i cili u prit mjaft mirė nga publiku i gjerė, Nikolin Muzhani pretendoi tė mbetej anonim dhe nuk e shėnoi emrin e tij nė kopertinėn e albumit. Atė punė tė nisur prej vitesh, Nikolin Muzhani nuk e la nė mes por vazhdoi tė mblidhte sėrish materiale dokumentare e fotografi tė ndryshme, me mendimin pėr tė botuar pjesėn e dytė tė tij. Por ai nuk ia arriti dot qėllimit, sepse u nda nga jeta mė 15 qershor tė vitit 2002 dhe atė punė qė Nikolini e la ta pambaruar, e pėrfundoi dega e partisė sė Ballit Kombėtar tė Shkodrės, nėn kujdesin e Mentor Qukut, drejtorit tė Muzeut Historik tė Shkodrės. Nė botimin e pjesės sė dytė tė albumit, Mentor Quku bėri edhe parathėnien e tij duke shėnuar edhe emrin e Nikolin Muzhanit, autorit tė vėrtetė tė atij albumi, qė padyshim, veē tė tjerash i ka sjellė Shkodrės njė pjesė tė historisė sė saj qė i kishte munguar prej njė gjysėm shekulli.
Kush ishte Nikolin Muzhani
Nikolin Muzhani lindi nė Shkodėr mė 5 dhjetor 1931, nė familjen e shquar shkodrane Muzhani. Figura tė shquara tė kėsaj familjeje janė tė njohura pėr aktivitetin tregtar, pėr transportin detar si dhe nė jetėn ekonomike, politike e fetare tė vendit. Pėr shkak tė aktiviteteve tė shquara, e gjithė familja e Nikolinit u persekutua nga diktatura komuniste nė mėnyrėn mė barbare. Kėshtu ajo familja jo vetėm qė u shpronėsua dhe iu nėnshtrua sekuestrimeve e taksave tė jashtėzakonshme, por edhe u burgos e u internua nė kampet e burgjet komuniste, duke filluar nga nėna Vitore dhe babai Zef Muzhani, e gjithashtu motrat dhe vėllezėrit. Mėsimet e para dhe studimet deri nė shkollėn e mesme, Nikolini i mori nė qytetin e lindjes nė Shkodėr. Pėr shkaqe politike ai u pėrjashtua nga shkollat e Shqipėrisė kur ishte nė vitin e fundit tė shkollės sė mesme pedagogjike nė qytetin e Shkodrės. Ndonėse ai ishte njė njeri i talentuar dhe si autodidakt fitoi kulturė tė gjerė, u detyrua tė punonte nė ferma, nė kantjere, nė hidrocentralin e Ulzės, nė kantjerin e Superfosfatit nė Laē etj. Mė pas ai punoi si punėtor nė qytetin e Durrėsit, ku edhe mori maturėn e shkollės sė mesme qė ia kishin ndėrprerė jashtė dėshirės sė tij. Mė pas duke pėrfituar nga njė depression i luftės sė klasave, Nikolini u regjistrua nė degėn e Inxhinierisė Mekanike nė Universitetin e Tiranės, ku dha edhe provime pėr dy vitet e para, por u pėrjashtua prej andej, pėr shkak tė biografisė. Kohėt e fundit ai shėrbeu nė Parkun e Tregtisė nė Shkodėr ku punoi si mjeshtėr elektroauto. I pajisur me njė edukatė patriotike dhe me njė vullnet e karakter tė forte, ai u angazhua nė jetėn politike nė periudhėn e tranzicionit, duke u renditur fuqishėm nė krahun e djathtė tė spektrit politik shqiptar. Ai ishte anėtar i partisė "Balli Kombėtar" qė nė filimet e rikrijimit tė saj, duke milituar nė Degėn e Shkodrės. Po ashtu ai mori pjesė si delegat nė Kongresin e Tetė tė Partisė "Balli Kombėtar", tė mbajtur nė Tiranė mė 16-17 maj 1993, si edhe nė Kongresin e Nėntė qė u mbajt po nė Tiranė mė 31 maj dhe 1 qershor 1998. Gjatė gjithė asaj kohe ai dha njė kontribut tė shquar duke u zgjedhur nė postet mė tė larta tė kėsaj partie. Megjithėse i sėmurė rėndė, Nikolini nuk u tėrhoq pėr asnjė moment, deri sa vdiq, duke kryer me kurajo e profesionalizėm detyrat e tij tė larta, si Anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Partisė "Balli Kombėtar", Anėtar i Kryesisė sė Degės sė Shkodrės sė kėsaj Partie, ku kreu edhe detyrėn e Sekretarit Organizativ tė saj. Gjithashtu ai ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė organizimin e strukturave tė partisė "Balli Kombėtar" jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė degėt e Tropojės, Hasit, Kukėsit, Mirditės, Lezhės, Malėsisė sė Madhe, si edhe nė Kosovė. Nikolin Muzhani u nda nga jeta mė 15 qershor tė vitit 2002. nė vėndlindjen e tij nė qytetin e Shkodrės, dhe vepra qė po botohet ėshtė frut i njohurive e pasionit tė tij pėr historinė e Shqipėrisė, si dhe i angazhimit qė ai kishte pėr gjurmimin e dokumentave tė historisė sė "Ballit Kombėtar" tė periudhės sė Luftės tė Dytė Botėrore. Pėrveē kėtyre, Nikoloni la edhe shumė dorėshkrime tė tjera me mjaft interes".
Mentor Quku: Ja vlerat e albumit
Albumi i dytė i Nikolin Muzhanit, tė cilin ai nuk pati fatin qė ta shihte tė botuar, ka njė parathėnie e cila ėshtė bėrė nga Mentor Quku, drejtori i Muzeut Historik tė Shkodrės, i cili veē tė tjerash ka qenė edhe njė ndėr njerzit qė e ka ndihmuar mė shumė Muzhanin nė punėn e tij. Nė atė parathėnie, Mentor Quku ka shkruar: "Kam njė kėnaqėsi tė veēantė sot qė shoh tė hyjė nė rrugėn e realizimeve njė prej planeve mė ambicioze tė partisė "Balli Kombėtar", Dega e Shkodrės, ai i botimit tė veprave me karakter historik tė "Ballit Kombėtar". Kjo degė duke qenė nė pararojė tė lėvizjes pėr fuqizimin dhe modernizimin e partisė "Balli Kombėtar", me shumė tė drejtė ka pse tė krenohet pėr botimet e shumta qė ka bėrė nė drejtm tė ndriēimit tė historisė sė saj gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore. Kėtu mund tė pėrmendim ribotimin e veprave tė Mit'hat Frashėrit "Mallėngjimi" dhe "Plagėt Tona". Gjithashtu u botuan Albumi i Ballit Kombėtar Shkodėr, libri "Njė vėshtrim i ri i Luftės sė Reēit", si dhe ribotimi i librit tė studiueses nga Prishtina, Sabile Ēekmezi (Basha), "Lėvizja ilegale patriotike shqiptare nė Kosovė 1945-1947". Jemi pikėrisht nė kėtė pistė, tani kur po realizojmė botimin e vėllimit tė dytė tė Albumit "Balli Kombėtar"- Shkodėr. Eshtė njė ndėrmarrje ambicioze qė po ecėn pėrpara me guxim dhe po sfidon kohėn me gjithė vėshtirėsitė e pengesat e tjera. Autori i kėtij botimi ėshtė politikani dhe historiani, Nikolin Muzhani i cili u nda nga jeta para pak ditėsh. Nė momentin qė po shkruaj kėto rradhė, e ndjej dhe e vuaj sė tepėrmi mungesėn e njė prej bashkėpunėtorėve tė mij mė tė ngushtė e mė tė devotshėm, autori i kėsaj vepre historike, i cili ka krijuar njė boshllėk nė radhėt e partisė "Balli Kombėtar". Kam dėshirė ta konceptoj kėtė parathėnie si njė pėrmendore nė kujtim tė Nikos, mikut dhe shokut tim tė ngushtė. Ai ka meritėn e veēantė sepse, megjithėse i sėmurė prej tetė vitesh nga njė sėmundje e pashėrueshme, nuk u tėrhoq pėr asnjė moment, po punoi me devotshmėri pėr partinė e "Ballit Kombėtar", pėr Shqipėrinė qė aq shumė e deshti. Pėrveē se njė politikan i klasit, ai ishte njė studiues autodidakt i historisė sonė kombėtare. Kishte trashėguar njė bibliotekė tė pasur tė cilėn edhe e kishte pasuruar vetė. I pajisur me njė inteligjencė natyrale si dhe me interesa pėr historinė e kombit, ai me raste tė ndryshme pėrpunoi kumtesa dhe vepra me karakter historik, qė u dalluan pėr seriozitetin e tyre. Nė kėtė drejtim paraqet interes mbajtja nga ana e tij e kumtesave nė seminare shkencore. Kohėt e fundit ai mbajti njė kumtesė mjaft interesante nė seminarin e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinės, me rastin e 62 vjetorit tė themelimit tė Partisė "Balli Kombėtar". Punimet e tij historike ishin frut i pasionit tė tij pėr historinė e kombit dhe sidomos pėr korrigjimin e padrejtėsive tė mėdha qė iu bėnė historisė sė "Ballit Kombėtar", si dhe i njohurive tė gjera, i aktivitetit tė tij gjurmues nė arkiva e familje tė dokumenteve e materialeve tė ndryshme.
Ja vlerat e albumit
Eshtė pikėrisht rezultat i kėtij angazhimi serioz tė Nikolin Muzhanit, botimi i kėtij numri tė dytė tė Albumit tė "Ballit Kombėtar" Shkodėr. Nikolin Muzhani ėshtė ideatori edhe i albumit tė parė tė kėsaj serie, por dėshira e tij ishte qė tė mbetej anonim sepse ishte nė natyrėn e tij qė tė punonte pa u krenuar pėr kontributet e tij. Kėsaj rradhe ne shokėt dhe bashkėpunėtorėt e tij e kemi pėr detyrė qė tė kujdesemi qė vepra e tij tė pėrfaqėsohet realisht ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė. Duke marrė pėrsipėr botimin e kėsaj vepre ne realizojmė njė amanet tė shokute mikut tonė tė shtrenjtė Nikolin Muzhanit. Ne premtojmė se do tė vazhdojmė edhe mė tej kėtė botim serial. Ne nuk do lejojmė tė mbesė nė gjysėm tė rrugės puna e shokut tonė. Thirrja qė bėri autori i kėsaj vepre nė parathėnien e numrit tė parė mė 25 prill 2000 gjithė lexuesve pėr tė ndihmuar pėr pasurimin e Albumit me dokumente tė reja e tė panjohura dha rezultatet e veta. Autorit i erdhėn shumė materiale fotografike dhe dokumente, revista tė "Ballit Kombėtar" tė kohės sė luftės, materiale tė diasporės etj. Njė pjesė tė tyre, autori i albumit, i pėrfshiu nė kėtė botim tė ri. Pėrmendim fotografitė e rralla dhe tė ēmuara tė dhuruara nga ballisti nga Pėrmeti, Hasan Ismail Sakollari, i cili i ka sjellė nga toka ku i ka ruajtur tė mbėshtjella me plasmas, fotografi nga Xhemal Alimehmeti nga Tirana, nga Tanush Mulleti, nga Shkėlqim Vogli nga Kavaja etj. Janė me interes tė veēantė fotografitė qė Hasan Ismail Sakollari i ka ruajtur nga diktatura komuniste. Janė fotografi tė kėrkuara pėr shumė kohė qė nė Shkodėr nga ana e autorit, tė cilat me njė kėmbėngulje tė madhe arriti t'i zbulojė nė familjet nacionaliste tė Pėrmetit. Eshtė fjala pėr fotografitė e delegatėve tė krahinorit tė Shkodrės nė Kongresin e "Ballit Kombėtar" nė Berat mė 3-6 janar 1944. Janė gjithashtu disa fotografi tė rralla tė ēetave balliste tė Shkodrės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Dėshiroj tė falenderoj zotėrinjtė Isa Sekni, Basri Elezi, Hadi Bushati, Sadetin Kopliku, Ermal Dervishi etj pėr ndihmėn qė kanė dhėnė nė gjetjen e fotografive dhe dhėnien e informacioneve qė bėnė tė mundur botimin e kėtij albumi. Ato janė njė dėshmi konkrete qė provojnė tė kundėrtėn e asaj qė kanė shkruar historianėt e tipit Xhemil Frashėri, pėr 50 vjet, duke stigmatizuar "Ballin Kombėtar" me urdhėr tė Enver Hoxhės e tė emisarėve jugosllavė. Ndihmesa e tyre merr njė kuptim tė veēantė, sot kur pseudohistorianė tė tipit tė Xhelal Gjeēovit po nguten tė nxjerrin versionin e tyre "tė ri" tė historisė sė popullit shqiptar, me synimin pėr tė ēimentuar, me disa stukime, variantin e tyre marksist-leninist tė kahmotshėm. Por nga ana tjetėr po lind njė brez i ri historianėsh e studiuesish qė duke gėrmuar nė arkiva, po zbulojnė dokumente mbi bazėn e tė cilave po shkruajnė tė vėrtetėn historike tė Shqipėrisė. Bile vėrehen edhe nė rrethet akademike njė grup historianėsh si profesorėt Sherif Delvina, Muharrem Dezhgiu, Beqir Meta, etj tė cilėt po shkruajnė me objektivitet vepra tė rėndėsishme qė tregojnė tė vėrtetėn e historisė sė shtrembėruar tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Kėto historianė po thonė me guxim tė vėrtetėn mbi nacionalizmin shqiptar, duke bėrė thirrje pėr njė shtet kombėtar shqiptar. Ato kanė treguar me fakte historike se shqiptarėt nuk kanė qenė asnjėherė agresorė dhe pushtues tė trojeve tė huaja. Nacionalizmi shqiptar ka qenė nė shekuj njerėzor duke treguar vlerat e kulturės dhe tė traditave tė itj. Ky album ėshtė kompozuar nga autori si njė vepėr me akribi shkencore, ku dominojnė sqarime e deēitura tė goditura tė mbledhura me durim e kurajo. Ajo plotėson nė njė farė mėnyre numrin e parė tė kėsaj serie qė pa dritėn e botimit dy vjet mė parė. Ajo merr pėrsipėr tė botojė faksimile tė dokumenteve tė partisė "Balli Kombėtar" tė kohės sė Luftės. E shohim me vend planin e autorit pėr t'i bėrė vend, nė fund tė Albumit, njė kapitulli mė vete me fotografi e dokumente qė nuk kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me historinė e "Ballit Kombėtar" tė Shkodrės. Qėllimi i autorit ka qenė qė tė ngacmojė dhe tė vejė nė punė edhe degė tė tjera me tradita historike pėr "Ballin Kombėtar", si Tirana, Kavaja, Vlora, Librazhdi, Elbasani, Tropoja, Gjirokastra etj. Gjithashtu autori ka synuar tė vazhdojė punėn e nisur nė diasporė pėr dokumentet dhe botimet e shtypit tė partisė. Nė kėtė kapitull miks ėshtė pėrfshirė edhe ndonjė dokument qė flet pėr pėrpjekjen pėr tė mbajtur nė kėmbė partinė "Balli Kombėtar" nė Curraj tė Epėr tė Tropojės nė vitet '60. Ftojmė ato qė kanė mundėsi tė ndihmojnė me foto e me dokumente pėr tė bėrė tė mundur botimin e numrave tė tjerė tė kėtij seriali", thuhet nė parathėnien e albumit tė Muzhanit, nga bashkėpunėtori i tij i ngushtė, Mentor Quku.
Ideja pėr albumin
Ndėrsa nė parathėnien e albumit tjetėr tė pėrgatitur nga dega e partisė sė Ballit Kombėtar tė Shkodrės, thuhet: "Ideja pėr krijimin e kėtij albumi, lindi qė nė fillim tė viteve '89, atėhere kur nė Shqipėri u hapėn dyert pėr instalimin e pluralizmit politik. Qė nga ajo kohė, propaganda neokomuniste ka hedhur nė treg mendimin, se nė Shkodėr nuk ka patur traditė tė Ballit Kombėtar. Diktatura komuniste i vrau, i burgosi, i internoi e i shpronėsoi ballistėt. Pėrmes luftės sė klasave, pogromeve, bastisjeve zbuloi, zhduku e sekuestroi shumė nga dokumentet, fotografitė dhe faktet materiale, qė provonin historinė e Ballit Kombėtar tė Shkodrės. Njė pjesė e ballistėve emigruan jashtė shtetit pėr t'iu shmangur njė lufte civile. Njė pjesė u torturuan nėpėr 24 burgjet e famshme tė Sigurimit tė Shtetit, qė funksiononin vetėm nė qytetin e Shkodrės. Kėshtu ballistėt e Shkodrės nė fillim tė viteve tė demokracisė u ndodhėn pa historinė e tyre, pa arkivat, pa dokumente tė tė vėrtetės sė tyre, u ndodhėn pėrballė njė historie dhe njė letėrsie plot mashtrim. Tė luftuar, tė shpronėsuar dhe tė persekutuar, ballistėt u ndodhėn nėn presionin e neokomunistėve tė drejtuar nga strategu antikombėtar Ramiz Alia, i cili deklaronte: "Nuk mund tė lejojmė partinė e Ballit Kombėtar dhe tė legalitetit. Edhe bar do tė hamė, edhe gjak do tė derdhim dhe kėtė nuk do e lejojmė". Nė pėrpjekjet e Ballit Kombėtar tė Shkodrės, pėr identitetin e vet politik, pėr tė punuar pėr organizimin e modernizimin e vet si parti fleksibile, qė pėrpiqet tė pėrmirėsojė gjendjen e rėndė ku ėshtė zhytur vendi, departamenti i propagandės, ka punuar me durim pėr tė mbledhur dokumente, fotografi, si dhe vlera tė tjera materiale tė mbledhura e tė ruajtura me kujdes nga ballistėt, ėshtė pėrpjekur tė rindėrtojė struktruat e historinė e Ballit Kombėtar. Ky album pėrpiqet tė paraqesė njė pjesė tė identitetit dhe tė historisė sė ballistėve tė Shkodrės. Balli Kombėtar u krijua nė Shkodėr mė 31 gusht 1939. Ishte njė organizatė pluraliste themeluesit e sė cilės ishin intelektualė me ide demokratike e ndjenja atdhetare. Ballistėt shkodranė ishin organizatė e pjesėmarrės aktivė nė tė gjitha demonstratat, ishin nė ballė tė qėndresės kundėr pushtuesve tė huaj. Eshtė kuptimplote fakti qė ndėrsa kriste pushka, mes plumbave tė armikut, pranė trupit tė plagosur pėr vdekje, tė komunistit Vaso Kadia, ishin ballisti Zef Staku, bashkė me komunistin Reshit Rusi qė e dėrguan atė nė spital. Demonstrata mė e madhe antifashiste nė Shkodėr qe ajo e 26 korrikut 1943, ku nė krye ishin ballistėt me kryetarin e Rinisė sė Ballit Kombėtar profesor Mustafė Dervishi. Vetėm pse aty u vra kryetari i Rinisė sė Ballit, profesor Mustafė Dervishi, ajo nuk u pėrmend fare nė shtypin komunist. Cinizmi mė i madh qe se edhe nėse nė ndonjė rast u shkrua pėr tė, u tha se nė kėtė demonstratė "u vra njėfarė ballisti". Pėr kėtė demonstratė nuk foli asnjė dokument i PKSH, asnjė trakt komunist i kohės, ndėrsa Balli e nxori traktin brenda ditės si dhe nė gjashtė mujorin e vrasjes. Balli Kombėtar vendosi edhe njė pllakė pėrkujtimore tė cilėn e thyen komunistėt. Pėr luftėn e Reēit, e cila u zhvillua mė 30-31 gusht 1943, ku luftėn kryesore e bėnė ēetat balliste tė komanduara nga Jup Kazazi, forcat e ushtrisė kombėtare tė Ulqinit tė udhėhequra nga drejtuesit e Ballit Kombėtar Fuat Dibra, Zenel Kazazi, forcat legaliste si dhe ēetat popullore, nuk u tha asnjė fjalė nga shtypi komunist i kohės, asnjė fjalė nga kronikat e kohės, asnjė trakt. Ndėrsa Balli Kombėtar botoi menjėherė raportin nė shtypin e vet klandestin tė kohės. Mė vonė Luftėn e Reēit e pėrvetėsuan komunistėt, tė cilėt pėrmes historiografėve tė tyre e quajtėn atė si vepėr vetėm tė partizanėve. Ata ose e mohuan rolin e Jup Kazazit nė Luftėn e Reēit, ose e paraqitėn si bashkėpunėtor tė pushtuesit. Po citojmė njė pjesė nga shkresa rezervate e 3 shtatorit 1943. ku Prefektura e Shkodrės i raportonte zyrės politike tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme me shkresėn rezervat 396/4 (AQSH, Filmi 1870, nr.4): "Kemi nderin t'ju njoftojmė se operacionet e ushtrisė kundėr ēetave rebele tė Jup Kazazit me shokė kanė filluar mė datė 30 tė muajit tė kaluar nė orėn 4 tė mėngjesit dhe ushtria u tėrhoq mė datė 31.8.1943". Nė gjithė tekstin e kėtij raporti tė kohės nuk thuhet asnjė fjalė pėr luftėn e partizanėve kundėr ushtrisė. Raporti i Qarkorit tė Ballit Kombėtar pėr Luftėn e Reēit dorėzuar pėr shtyp sqaron se forcat balliste tė udhėhequra nga heroi legjendar Jup Kazazi, nuk bashkėpunuan me forcat e pushtuesit, as nuk tradhėtuan focat partizane, por pėrkundrazi luftuan me vetmohim duke bartur peshėn kryesore tė luftės. Nė kronikat e luftės tė botuara nga "Zėri i Popullit", nuk pėrmendet Lufta e Reēit, ndėrkohė kur aty kemi tė botuara kronikat pėrmbledhėse tė muajve gusht-shtator 1943. Vetėm nė Dukagjin vepronin tre batalione tė Ballit Kombėtar tė komanduara nga Mark Sadiku, Ndue Pali dhe Pjetėr Mehmet Shpendi. Ndėrsa komunistėt shkonin nė Kosovė pėr tė shtypur lėvizjen kombėtare pėr t'ia shitur Kosovėn Serbisė, nė korrik 1943, tė rinjtė idealistė tė Ballit Kombėtar tė Shkodrės shkonin nė Kosovė pėr tė luftuar me ēetnikėt serbo-malazezė. Botimi i kėtij albumi pėrbėn provėn e parė pėr tė paraqitur ata burra, djem e vajza nacionaliste shkodrane qė punuan me pėrkushtim pėr ēlirimin e vendit, pa dallim krahine, feje e ideje. Kėto dokumente janė vetėm grimca tė vogla qė i kanė shpėtuar rrebeshit tė egėr tė kohės, si dhe luftės sė klasave. Kryesia e Ballit Kombėtar, dega Shkodėr, kėrkon tė falur pėr mangėsitė qė ka ky album, pėr arsye qė nuk varen nga ne. Pėr shumė persona e ngjarje, Balli Kombėtar ėshtė nė kėrkim tė tė dhėnave shkencore, dokumenteve e fotografive qė do zenė vend nė ribotimin e kėtij albumi. Shpresojmė qė mangėsitė do t'i plotėsojmė me angazhimin e tė gjithė atyre pėr tė cilėt ėshtė e shtrenjtė kauza e Ballit Kombėtar. Ftohen tė gjithė ato qė do e lexojnė kėtė album dhe qė kanė mundėsi tė ndihmojnė pėr pasurimin apo botimin e tij, tė bien nė kontakt me kryesinė e Ballit Kombėtar nė Shkodėr".