H I S T O R I
SHKODRANE


| Prapa |

"Ndue Kasneci, dukagjinasi qė erdhi si diversant nė shtėpinė e tij"

-- nga Dashnor Kaloēi, Gazeta Shqiptare

Dėshmia e 61-vjeēarit Mėhill Kasneci: "Nė vitin 1951, axha jonė qė ndodhej i arratisur nė Jugosllavi, erdhi vet i shtati nė shtėpinė tonė nė Kir dhe pasi mori babėn Nikėn, ikėn pėrsėri"

Ndėrsa mua me nanėn, Dranen, Katrinėn e vogėl tre ditėshe dhe njė motėr tjetėr tonėn, qė nuk ishte mė shumė se dy vjeēe, forcat e Sigurimit na morėn me vete dhe duke ecur nėpėr dėborė, na ndaluan nė fshatin Xhan tė Pultit, ku na mbajtėn pėr disa ditė tė izoluara nė njė shtėpi. Pas disa ditėve ne na lejuan tė ktheheshim nė shtėpinė tonė e cila kishte mbetur vetėm me katėr muret. Nga qė nuk na kishin lėnė asnjė shtroje dhe mbuloje, unė me nanėn dhe dy motrat e vogla, u detyruam tė flinim duke u futur nė pluhurin e ngrohtė tė dhive diku nė njė cep tė shtėpisė. Dy tre ditė mė pas, motra jonė e vogėl dy vjeēe, Lezja, vdiq nga tė ftohtit dhe uria, pasi nga frika e njerėzve tė Sigurimit, fshatarėt e tjerė nuk vinin dot nė shtėpinė tonė pėr tė na marrė me fjetė nė shtėpitė e tyre apo pėr tė na dhanė ndonjė gjė pėr tė ngrėnė". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 61-vjeēari Mėhill Kasneci nga fshati Kir i Pultit tė Dukagjinit, i cili rrėfen tė gjithė historinė e dhimbėshme se si u masakrua familja e tij nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, pėr arsye tė arratisjes nga Shqipėria tė axhės dhe babės sė tij, Ndue dhe Nik Kasneci.

Familja Kasneci nga Kiri
Origjina e familjes Kasneci ėshtė nga fshati Kir i krahinės sė Pultit tė Dukagjinit dhe shtėpia e tyre ka qenė mjaft e dėgjuar nė tė gjithė atė trevė tė Veriut tė Shqipėrisė, prej tė parit tė tyre, Mėhill Gjon Palit, i cili ka qenė njė figurė mjaft e njohur pėr luftrat qė ka bėrė kundėr forcave serbo-malazeze. Njė prej atyre betejave tė famėshme ku pati marrė pjesė Mėhill Gjon Pali, ka qenė ajo qė njihet nė histori, si: Lufta e Gurit tė Kuq, ku mbetėn tė vrarė mjaft ushtarė serbė. Lidhur me kėtė dhe qėndrimin e familjes gjatė periudhės sė Monarkisė dhe pushtimit nazifashist tė vėndit, Mėhill Kasneci dėshmon: "Qė nga krijimi i shtetit shqiptar nė vitin 1912, e mė pas gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, familja jonė Kasneci nuk u pėrzie asnjėherė me punėt e politikės, por shikoi hallin e saj pėr tė pėrballuar varfėrinė e tejskajshme qė e kishte pllakosur atė. Aty nga viti 1943, zyra e rekrutimit e nėnprefekturės sė Dukagjinit, e thirri nėn armė babėn tonė, Nik Kasnecin, tė cilin e mobilizoi nė frontin e luftės me Greqinė nė kufijtė jug-lindorė tė vėndit. Gjatė asaj lufte, Nika u dallua pėr kryerjen me korrektese tė detyrave ushtarake qė iu ngarkuan dhe pas pėrfundimit tė saj ai u dekorua nga Komanda e Pėrgjithshme e Ushtrisė Kombėtare Shqiptare. Por pėrveē babės, Nikės, qė mori pjesė nė rradhėt e ushtrisė, gjatė periudhės sė Luftės, e gjithė familja jonė nuk u pėrzie fare nė punėt e politikės, duke mos u bashkuar as me forcat partizane dhe as me forcat nacionaliste tė Ballit dhe Legalitetit. Por kėtė rregull, e prishi axha jonė, Ndue Kasneci, i cili aty nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, iku nė Bjeshkėt e Shoshit dhe u bashkua me forcat e major Gjergj Vatės, ish-Qarkomandantit tė Shkodrės qė ishte arratisur nė male dhe luftonte kundėr forcave komuniste, sė bashku me njė grup tė vogėl njerėzish ku ndėr mė besnikėt kishte dy kapitenėt, Mark Mala dhe Pal Thani. Pasi qėndroi disa kohė nė male sė bashku me ta, axha Ndue u kthye pėrsėri nė shtėpi dhe kjo gjė shėnoi edhe pėrplasjen e parė tė familjes sonė me regjimin komunist tė Enver Hoxhės", kujton 61-vjeēari Mėhill Kasneci lidhur me tė kaluarėn e familjes sė tij.

Arratisja e Ndue Kasnecit
Aty nga viti 1946, njėrin nga vėllezėrit Kasneci, Markun, e thėrritėn pėr t'u paraqitur pranė zyrės sė rekrutimit tė Qarkut tė Shkodrės, pėr tė kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak. Por nė vėnd tė tij, aty u paraqit i vėllai i tij, Nduja, tė cilin e mobilizuan menjėherė dhe fillimisht e caktuan nė njė nga repartet e Garnizonit tė Shkodrės. Lidhur me kėtė dhe peripecitė qė kaloi mė pas Ndue Kasneci, nipi i tij, Mėhilli dėshmon: "Pasi e mbajtėn disa kohė nė njė nga repart ushtarake tė qytetit tė Shkodrės, axhėn Ndue e transferuan nė Jugė tė Shqipėrisė duke e caktuar nė Korpusin e Pėrmetit. Gjatė asaj periudhe qė Nduja qėndroi nė atė repart ushtarak tė Pėrmetit, ai filloi tė fliste hapur me shokėt e tij, duke shprehur pakėnaqėsi ndaj regjimit komunist dhe forcave partizane tė cilat kur kishin kaluar nė zonėn tonė, kishin bėrė krime tė shumta duke ekzekutuar njerėz tė pafajshėm. Si rezultat i kėsaj, axha Ndue u arrestua nga njerėzit e Sigurimit duke u akuzuar pėr agjitacion e propagandė. Pas kėsaj Nduen e mbajtėn pėr gati dy vjet nėpėr qelitė e errta tė Kalasė sė Gjirokastrės ku ai u torturua nė mėnyrėn mė ēnjerzore, saqė kur shkonte baba jonė, Nika, pėr mė e pa, ata nuk ja kallzojshin duke i nxjerrė lloj-lloj justifikimesh. Pas dy vjetėve, Nduen e liruan, pasi ai pėrfitoi nga amnistia e gjerė qė dha qeveria asokohe pėr tė dėnuarit politik qė u konsideruan si viktima tė Koci Xoxes. Pasi u lirue dhe erdhi nė shtėpinė tonė nė fshatin Kir tė Pultit, axha Ndue, nuk qėndroi mė shumė se dy tre javė, pasi nė shkurtin e vitit 1948, sė bashku me njė grup tė madh dukagjinasish, ai iku e kaloi kufirin shtetėror dhe doli nė Jugosllavi. Nė atė grup me tė cilin u arratis axha Ndue, bėnion pjesė dhe Gjeto Marku i Pecajt, i cili njihej si familje bajraktarėsh, Vuksan Vata, si dhe Age Voci, vajza e bajraktarit tė Kirit qė familja jonė e kishte kojshi. I gjithė ai grup ku bėnte pjesė dhe Nduja, e kaloi kufirin shtetėror nė vėndin e quajtur Maja e Qafė-Pejė-Theth dhe ikja e tyre, sikurse u tha atėhere bėri njė bujė shumė tė madhe deri nė qarqet mė tė larta nė Tiranė", kujton Mėhill Kasneci lidhur me arratisjen e axhės sė tij, Ndue Kasnecit, nė shkurtin e vitit 1948, i cili sė bashku me njė grup fshatarėsh tė tjerė nga Dukagjini kaluan kufirin shtetėror dhe dolėn nė Jugosllavi.

Raprezaljet e Sigurimit tek Kasnecėt
Buja e madhe qė bėri arratisja e grupit tė dukagjinasve, i dha shkak organeve tė Sigurimit tė Shtetit pėr tė kryer raprezalje tė shumta nė atė krahinė tė thellė tė Veriut tė Shqipėrisė. Lidhur me kėtė, Mėhill Kasneci kujton: "Pa kaluar as dy-tre ditė nga arratisja e axhės Ndue, forca tė shumta tė Sigurimit mėsynė zonėn e Dukagjinit duke bėrė raprezalje tė mėdha nėpėr tė gjitha familjet e atij grupi qė u arratis edhe axha jonė. Njė pjesė e atyre forcave tė Sigurimit, erdhėn edhe nė fshatin tonė nė Kir, ku pasi na bastisėn tė gjithė shtėpinė, u sollėn nė mėnyrėn ma shtazarake me ne qė na gjetėn aty dhe nanėn tonė, Dranen, e cila kishte nė gji motėrn tonė tė vogėl, Katrinėn, (kishte vetėm tre ditė qė kishte lindur) e tėrhoqėn zvarrė pėr krahėsh nėpėr dėborėn qė kishte ngrirė kallkan. Pasi bėnė njė kontroll tė imėt nėpėr tė gjitha skutat e shtėpisė, ata e na i morėn tė gjitha plaēkat qė kishim dhe e lanė shtėpinė vetėm me katėr muret. Pas kėsaj ata arrestuan babėn tonė Nikėn, sė bashku me vėllanė e tij, Markun dhe tė dy i morėn me vete pėr t'i dėrguar mė pas nė Degėn e Brendėshme tė Shkodrės. Ndėrsa ata tė dy i nisėn pėr nė Shkodėr, unė me nanėn, Dranen, Katrinėn e vogėl tre ditėshe dhe njė motėr tjetėr tonėn, (Lezen) qė nuk ishte mė shumė se dy vjeēe, forcat e Sigurimit na morėn me vete duke ecur nėpėr dėborė dhe na ndaluan nė fshatin Xhan tė Pultit. Aty na mbajtėn pėr disa ditė tė izoluara nė njė shtėpi dhe mė pas na lejuan qė tė ktheheshim pėrsėri nė shtėpinė tonė nė Kir, e cila dukej sikur i kishte rėnė flaka. Pasi u kthyem nė shtėpinė tonė e cila kishte mbetur vetėm me katėr muret, nga qė nuk na kishin lėnė asnjė shtroje dhe mbuloje, unė me nanėn dhe dy motrat e vogla, u detyruam tė flinim nė tokė duke u futur nė pluhurin e ngrohtė tė dhive diku nė njė cep tė shtėpisė. Dy tre ditė mė pas, motra jonė e vogėl dy vjeēe, Lezja, vdiq nga tė ftohtit dhe uria, pasi nga frika e njerėzve tė Sigurimit, fshatarėt e tjerė nuk vinin dot nė shtėpinė tonė pėr tė na marrė me fjetė nė shtėpitė e tyre apo pėr tė na dhanė ndonjė gjė pėr tė ngrėnė, Nisur nga ajo gjėndje mjaft e vėshtirė ku u ndodhėm ne, dajat e mi nga fshati Gimaj i Shalės erdhėn dhe mė morėn mua, ndėrsa nana me motėrn e vogėl. Katrinėn qėndruan aty nė shtėpi", kujton Mėhill Kasneci lidhur me raprezaljet qė bėri Sigurimi i Shtetit nė shtėpinė e tyre nė shkurtin e vitit 1948, pas arratisjes pėr nė Jugosllavi tė axhės sė tyre, Ndue Kasneci.

Arratisja e Nik Kasnecit
Babanė e Mėhill Kasnecit, Nikėn sė bashku me vėllanė e tij, Markun, pas arratisjes sė vėllait tėv tyre, Ndues, i morėn nga Dega e Brendėshme e Shkodrės dhe i internuan nė kampin e Kalasė sė Porto-Palermos. Pasi qėndroi pėr tre vejt me rradhė nė atė kamp, Nik Kasnecin e liruan prej andej dhe ai u kthye nė shtėpinė e tij, nė fshatin Kir, ku ndodhej bashkėshoirtja e tij, Drania sė bashku me vajzėn e vogėl, Katrinėn. Por edhe pas lirimit nga internimi, njerėzit e Sigurimit nuk e lanė Nik Kasnecin, qė tė shmallej me familjen e tij. Lidhur me kėtė, i biri i tij, Mėhill Kasneci dėshmon: "Pas lirimit nga kampi i Porto-Palermos, baba, Nika, erdhi nė shtėpinė tonė nė Kir, por aty nuk qėndroi mė shumė se njė muaj e gjysėm, sepse iku dhe u arratis nga Shqipėria e doli nė Jugosllavi. Pak ditė para se tė arratisej, Operativi i Sigurimit i zonės sonė, Kapiten Hasan Haxhija, i kėrkoi Nikės, qė "tė punonte pėr shtetin". Por baba iu pėrgjigj atij duke i thėnė: "Unė dhe familja jeme nuk kem punue kurrė pėr asnjė qeveri, as pėr Zogun dhe as pėr njeri tjetėr. Prandaj nė rast se mė keni liruar pėr kėtė punė, mė ēoni pėrsėri atje ku isha" dhe ia vuri duart pėrpara kapitenit tė Sigurimit, duke i lėnė tė kuptonte se ai mė mirė pranonte prangat se bashkėpunimin me ta. Pas kėsaj bisede, Kapiten Hasan Haxhija, i la babės tė nėnkuptonte se ai nuk kishte rrugė tjetėr, veēėse tė arratisej nga Shqipėria. Kėshtu, duke e parė gjėndjen e vėshtirė nė tė cilėn ndodhej, baba vendosi qė tė arratisej edhe ai nga Shqipėria. Por kjo gjė u realizua vetėm nė korrikun e vitit 1951, kur axha Mark, qė ishte i arratisur nė Jugosllavi, kaloi kufirin dhe veti i shtati erdhi nė fshatin tonė dhe e mori babėn me vete e doli pėrsėri nė Jugosllavi. Bashkė me axhėn Ndue, nė grupin e tij qė erdhi fshehurazi nė shtėpinė tonė nė Kasnec, bėnin pjesė edhe Kol Sokoli nga fshati Gimaj i Shalės, Mėhill Zefi nga Micaj, Gjon Marashi nga Gimaj, Vuksan Vata, Lulash Gjoni i Xhanit dhe njė tropojan qė nuk ia mbaj mėnd emėrin. Kur erdhėn me marrė babėn, ata ishin tė veshur si ushtarė tė ndjekjes dhe qėndruan pėr njė kohė tė gjatė nė njė vėnd tė fshehtė diku afėr shtėpisė sonė. Aty nė atė vėnd, baba u bashkua me ta dhe menjėherė i gjithė grupi u ēua e iku pėr nė drejtim tė vėndit tė quajtur Kodra e Kujes nė Plan dhe pasi ecėn pėr tre javė duke udhėtuar vetėm natėn, kufirin e kaluan nė Maja-Pejė tė Thethit", kujton 61-vjeēari Mėhill Kasneci lidhur me arratisjen e babės sė tij, Nikės, nė korrikun e vitit 1951.

Vrasja e Ndue Kasnecit nė Dragobi
Pas arratisjes sė Nik Kasnecit, nė shenjė hakmarrje, tė vėllait tė tij, Markut, qė ndodhej i internuar nė Tepelenė qė nga viti 1948, ia shtuan edhe pėr tetė vjet tė tjera kohėn e internimit. Ndėrsa Nik Kasneci pasi fitoi statusin e azilanitit politik dhe qėndroi pėr disa kohė nėpėr shtete tė ndryshme tė Europės Perendimore, mė nė fund iu dha e drejta pėr tė shkuar nė SHBA. Ndėrsa Nika ndodhej ende nėpėr kampet e emigrantėve politikė, mė 16 gusht tė vitit 1952, i vėllai i tij, Nduja, sė bashku me tre katėr vetė tė tjerė, kaloi kufirin shtetėror dhe duke tentuar tė futej nė Grykėn e Dragobisė, mbeti i rrethuar nga forcat e Sigurimit. Bashkė me Nduen, nė grupin qė kishte ardhur me mission tė fshehtė pėr tė parė situatėn nė vėnd, para zbarkimit tė grupeve parashutiste, bėnin pjesė dhe Ndue Noshi nga Mėrturi, si dhe njė tjetėr nga Komuna e Komanit. Ata tė tre luftuan pėr gjithė natėn deri sa mbetėn tė vrarė nga plumbat u ushtarėve tė forcave tė ndjekjes, qė kishin rrethuar gjithė vėndin. Mė pas trupat e tyre pa jetė i morėn dhe i lanė pėr tre ditė me rradhė pėrpara Degės sė Brendėshme tė Tropojės deri sa iu dolėn krimbat dhe mė pas i groposėn nė njė vėnd tė panjohur qė nuk ėshtė gjetur edhe sot e kėsaj dite. Ndėrsa axha Ndue mbeti i vrarė dhe pa varr, e axha tjetėr, Marku mbeti internimeve, me babėn tonė Nikėn qė ndodhej nė emigracion politik nė SHBA, ne nuk mundėm tė kontaktonim dot deri nė vitin 1991 kur ai u kthye pėrgjithmonė nė Shqipėri", e pėrfundon Mėhill Kasneci, historinė tragjike tė familjes sė tij e cila pėr mė shumė se 40-vjet me rradhė vuajti nga lufta e tmerrėshme e klasave.

| Prapa |