P I K T U R Ė
SHKODRANE


| Prapa |

Kol Idromeno
- dhe piktorė tė tjerė tė talentuar

Ismail Lulani
- piktor i njohur, i jati i Ormirės

Ormira LULANI

Ormira Lulani DHE MALLI NA NDJEK PAS...
Ishte njė ditė e ftohtė gri dhe binte shi kur u nisa pėr te banesa e piktores Ormira Lulani. Qyteti ishte zbukuruar, bredhat ishin stolisur me drita shumėngjyrėshe dhe jepnin njė bukuri tė veēantė. Fėmijėt e mi bėrtisnin tė gėzuar, ndėrsa unė, nga xhami i makinės nėpėrmjet pikave tė shiut e shikoja kėtė bukuri tė ftohtė dhe s mė bėnte asnjė pėrshtypje.
Njė bukuri e ngrirė qė s mė pėrket mua. U ndalėm nė qendėr tė qytetit, ku rri Ormira apo mė mirė Ora siē e thėrrasim ne dhe hymė nė pallatin ku ajo banon. Tek ashensori ngjitej nė katin e tretė, mendoja pėr pikturat e Orės. Kisha kohė qė s e kisha vizituar se ajo pėrgaditej pėr njė ekspozitė qė do tė hapte kėtu nė Toronto. Mbrenda njė viti ajo ka bėrė rreth 40 punime. Trokitėm nė derė dhe kur dera u hap pėr njė ēast u befasova. Para meje u shfaq salloni i madh, i lyer ngjyrė tulle dhe i mbushur plot e pėrplot piktura. Nė njė kavalet tė madh, ishte njė peisazh akoma i papėrfunduar vjeshte, ku spikasnin mullarėt e sanės.
Hodha tutje mantelin dhe ēantėn dhe fillova tė shikoj pikturat me radhė. Ja tri gra me ato veshjet e mrekullueshme tė katolikėve tė Shkodrės, tek po mbushnin ujė te njė pus i vjetėr. Dy gra me shtama nė kokė pranė burimit, njė grua me veshjen shkodrane tek qėndis nė gjergjef shqiponjėn nė flamur nėn dritėn e hėnės, kompozimi i plakut me dash nė njė muzg dimri, portreti i zadrimores apo kompozimi i bareshės tė befasojnė. Larmia e kostumeve, ngjyrat e forta dominojnė nė punimet e saj. Peisazhet e pranverės dhe tė dimrit janė tė shumėta dhe tė japin njė ēlodhje nė shpirt. E ulur nė divan sodis pikturat dhe ndiej ngrohtėsinė qė mė ka rrethuar tė tėrėn. Kėto piktura mė qojnė nė qytetin tim, nė rrugicat e mėhallat e tij, nė pazarin e vjetėr, tek kalaja.
Pėr njė ēast vėshtroj Orėn. Ėshtė njė vajzė e bukur , e qeshur, me flokė tė verdhė qė i mbanė gėrshet. Ėshtė rritur nė njė ambient arti, qė e vogėl e rrethuar gjithmonė nga pikturat e tė jatit, nga shumėllojshmėria e ngjyrave, nga kostumet e mrekullueshme shkodrane, nga librat e shumtė gjė qė influencoi tek ajo. E pyes lidhur me pikturat dhe ajo mė pėrgjigjet:
-Unė gjithmonė kam tentuar nė lidhjen e reales me irealen, gjithmonė mė pėlqen qė piktura tė ketė diēka drejt andrrės, ta fus atė qė dėshiroj dhe dua qė kur tė tjerėt ta shohin t'u lerė njė mbresė dhe tė ndiejnė kėnaqėsi. Mė pėlqen shumė ikonografia dhe mundohem qė tė fus diēka nė pikturat e mia pėrsa i pėrket ngjyrave, kompozimit si dhe stilizimit tė figurave.
Punimet e Orit janė ekspozuar nė disa vende tė botės dhe kanė marrė vlerėsime. Kėshtu janė ekspozuar nė Nju Jork, Egjipt, Podgoricė,... tani ajo pėrgaditet tė hapė njė ekspozitė nė Toronto.
- Dua tė paraqes artin shqiptar nė mėnyrėn sa mė dinjitoze - thotė e menduar dhe prandaj ndoqa njė tematikė tė till pėr kėtė ekspozitė. Ēdo gjė shqiptare. Dua tė tregoj se ē'ėshtė Shqipėria, ēfarė kulture ka, ēfarė kostumesh tė mrekullueshme, dhe mbi tė gjitha Shkodrėn me magjinė e saj...qė s mė len tė qetė as ditė as natė, e malli i saj na ndjek pas...
Befas ajo kthen kokėn mėnjanė dhe mundohet tė fsheh lotin qė padashur e tradhtoi. Ėshtė mė se e natyrshme. Festat na trokiten nė dyer dhe ne tė ndarė nga prindėrit, nga vėllėzrit, nga motrat, nga e bukura Shqipėria jonė dhe nė mes qėndron i njelmi lot i mallit...Mbi njė komodinė janė me dhjetra libra nė italisht, frėngjisht dhe anglisht. Janė libra pėr artin dhe Ora fillon tė mė flas pėr njė piktor tė kohėve tė fundit. Por unė s po e dėgjoj mė atė...Mendoj pė kėtė vajzė qė nesėr do tė pėrfaqėsojė denjėsisht atdheun e saj. Janė me dhjetra e dhjetra djem e vajza tė tjerė, qė tė pėrhapun nė tė katėr anėt e botės, me kulturėn, personalitetin dhe veprat e tyre do tė ngrenė lart kokėn e ulur tė nėnokės sė tyre tė dashur, tė sė lashtės Shqipėri...Nė mendje mė godasin si ēekan fjalėt e Orės... dhe malli na ndjek pas...
-- pėrshkruar nga M.V.

| Prapa |