Si u formua nė Shkodėr "Pėrpjekja Shqiptare"
-- nga Dashnor Kaloēi,
Historia e lėvizjes antikomuniste nė Liceun e Shkodrės e rrėfyer nga njė prej ish-gjimnazistėve tė saj. Si u krijuan grupimet e ndryshme dhe ēfarė aksionesh kryen
Dėshmia e 73 vjeēarit Ahmet Bushati: "Gjatė viteve tė para tė pasluftės nė gjimnazin e qytetin tonė u krijuan disa grupe antikomuniste si organizata "Pėrpjekja Shqiptare", qė e kryesonte Bardhosh Dani, grupimi Social-demokrat me Mark Shllakun etj., tė cilat kryen dhe aksione konkrete. Nga viti 1945 deri nė 1953 u arrestuan e u burgosėn gjashtėdhjetė gjimnazistė, nga tė cilėt u ekzekutuan Bardhosh Dani, Brahim Dėrguti, Mark Caca dhe Asim Rusi"
Gjatė viteve 1945-1953 nė Liceun e qytetit tė Shkodrės apo siē u quajt mė vonė gjimnazi i shtetit, u krijuan disa grupe antikomuniste tė cilėt e kryen veprimtarinė e tyre si nė ambinetet e asaj shkolle ashtu dhe jashtė sajė. Kjo lėvizje antikomuniste e cila nė vitet e para tė pasluftės hodhi baza tė forta nė atė gjimnaz jo vetėm qė nuk ka pasur njė udhėheqje tė vetme, por grupet e ndryshme qė u krijuan herė pas here aty nuk kanė pasur fare lidhje me njėri-tjetrin E vetmja gjė qė i ka bashkuar tė gjitha ata, ka qenė urrejtja ndaj komunizmit", Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 73 vjeēari Ahmet Bushati, ish-Kryetari i Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės nė vitet 1992-1996 dhe ish-nxėnėsi i atij gjimnazi i cili nė vitet e para tė pasluftės u kthye nė njė bastion tė Lėvizjes Antikomuniste.
Vetė Bushati i cili gjatė kohės qė studjonte nė bankat e atij gjimnazi, ka marrė pjesė nė atė lėvizje dhe ka qenė njė nga organizatorėt kryesorė tė rinisė nacionaliste tė asaj shkollė, pranon tė rrėfejė njė pjesė tė vogėl nga historia e saj, duke sjellė nė kohė disa nga ngjarjet e asaj periudhe tė cilat i ruan ende tė freskėta nė kujtesėn e tij.
"Pėrpjekja Shqiptare"
Lėvizja antikomuniste nė Liceun e Shkodrės e cila e ka zanafillėn qė nga periudha e Luftės, vazhdoi edhe mė pas nga viti 1945 e deri nė 1953 kur u arrestuan dhe pjestarėt e grupit tė fundit antikomunst me nxėnėsit qė kishin dalė nga ajo shkollė. Lidhur me kėtė lėvizje e cila rifilloi nė gjimnazin e atij qytetit (pak kohė pas mbarimit tė Luftės) me krijimin e organizatės "Pėrpjekja Shqiptare" qė kryhesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli, Bushati kujton: "Nė tetorin e vitit 1947 nė shtėpinė e Nihat Bakallit nė qytetin e Shkodrės u formua njė organizatė antikomuniste e quajtur "Pėrpjekja Shqiptare", cila kryesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli. Pėr formimin e asaj organizate unė u njoftova nga Bardhosh Dani i cili pasi mė takoi mė tha: Ahmet, na jena tė rinj e pa ekseriencėn e duhur, e kena nevojė me na drejtue dikush. Mua mė ka shkue mendja te ti". Pas fjalėve tė Bardhosh Danit unė hezitova qė t'i pėrgjigjesha menjėherė dhe pėr tė fituar kohė nisa ta pyes pėr veprimtarinė qė kryenin ata. Pasi ai mė foli gjerė e gjatė rreth veprimtarisė sė tyre, mė tregoi dhe pėr njė vendim qė ata kishin marrė ato ditė, i cili kishte tė bėnte me shkruajtjen e disa parrullave kundėr pushtetit nė muret e gjimnazit. Unė ia kundėrshtova atė aksion, sepse ata do tė zbuloheshin nga Sigurimi i Shtetit, i cili kishte njerzit e tij nė gjimnaz dhe si rezultat i kėsaj do tė dėshtonte i gjithė misioni qė ata i kishin vėnė vetes. Mbas kėshillave tė mija Bardhoshi u bind dhe mė premtoi se sė paku pėrkohėsisht nuk do e kryente atė aksion. Pas kėsaj bisede me Bardhoshin, unė pranova tė bashkėpunoja me tė dhe grupin e tij, por i vura disa kushte. Sė pari unė nuk pranova tė isha nė rolin e Kryetarit tė Grupit dhe i kėrkova qė asnjeri nga antarėt e grupit tė tij, tė mos e mėsonte asnjėherė lidhjen qė kisha unė me tė. Pas kėtij kompromisi, unė u bėra njė nga kordinatorėt kryesorė qė mbaja lidhjet nė mes nxėnėsve tė gjimnazit dhe kryetarit tė atij grupimi qė ishte Bardhosh Dani. Pėr ta shtrirė aktivitetin e asaj organizate edhe nė qytete tė tjera, unė bisedova me Xhevat Qukun, tė cilit i rekomandova Ramazan Kthupin nga Durrėsi (Sigurimi nuk arrti ta zbulonte asnjėherė), qė ta zgjeronte grupin nė atė qytet, por lidhjet e mija me Bardhosh Danin nuk ia tregova. Mbas pak ditėsh nga takimi qė pata me Bardhoshin, nė muret e gjimnazit tė Shkodrės u gjetėn tė shkruara me bojė tė zezė parullat "Poshtė Komunizmi", "Jashtė rrebelet" etj. Pas kėsaj unė mora takim menjėherė me Bardhoshin dhe i thashė se pse e kishin bėrė atė gjė, por ai mu justifikua, duke mė thėnė se nuk kishte pasur mundėsi qė t'i ndalonte dot shokėt pėr atė veprim, ngaqė ata ishin pėrgatitur shpirtėrisht pėr atė gjė. Pasi nuk kishin kaluar as katėr-pesė ditė nga ajo ditė, ndodhi ajo qė unė e kisha paralajmėruar Bardhoshin: u arrestuan dy shokėt e mi, Remzi dhe Xhevat Quku e bashkė me ta dhe Osja, vėllai i vogėl i Xhevatit," kujton Ahmet Bushati atė periudhė kur u formua organizata antikomuniste me emrin "Pėrpjekja Shqiptare".
Veprimtaria e Organizatės
Po cili ishte aktiviteti qė organizata antikomuniste "Pėrpjekja Shqiptare" zhvilloi mė pas dhe kush ishin personat qė morėn pjesė nė aksionet qė kreu ajo? Lidhur me kėtė Ahmet Bushati kujton: "Veprimtaria e organizatės antikomuniste "Pėrpjekja Shqiptare" e cila u krijua nėn drejtimin e Bardhosh Danit u zhvillua e shumėanshme dhe mjaft e dendur e aksioni i parė qė kryen antarėt e saj, ishte ai shkruajtjes sė parrullave antikomuniste nė muret e gjimnazit. Boja me tė cilėn u shkruan ato parrulla, u pėrgatit nga Mysret Muka nė dyqanin e Visho Barbullushit. Pas kėtij aksioni, Sigurimi i Shtetit ra nė gjurmėt e asaj organizate nėpėrmjet njerėzve tė tij dhe si rezultat i kėsaj u arrestuan njė pjesė e antarėve tė atij grupimi antikomunist qė pėrbėhej kryesisht nga maturantėt. Pas kėtyre arrestimeve situata nė gjimnazin tonė u acarua aq shumė nga survejimet e Sigurimit, saqė organizatorėt kryesorė qė e drejtonin atė, u detyruan qė veprimtarinė e tyre antikomuniste ta zgjeronin dhe ta zhvillonin jashtė mureve tė asaj shkolle. Kėshtu nė janarin e vitit 1948 me ndėrmjetėsinė e Viktor Lukės, kjo organiztaė u lidh ngushtė me grupin social-demokrat qė kishte si kryetar tė saj Mark Shllakun. Atė kohė duke e parė situatėn tepėr tė acaruar nga ndjekjet dhe survejimet e Sigurimit tė Shtetit, Bardhosh Dani me dy shokėt e tij Brahim Dėrgutin e Mark Cacėn vendosėn qė tė kalonin kufirin dhe tė arratiseshin nga Shqipėria. Kėshtu nė janarin e vitit 1948 teksa ata ishin duke kaaluar kufirin, u rrethuan nga forcat e ndjekjes dhe mbetėn tė vrarė tė tre. Kjo vrasje e dėmtoi rėndė organizatėn "Pėrpjekja Shqiptare" e cila nė atė kohė u detyrua tė riorganizohej pėr tė zgjedhur njerzit qė do tė merrnin drejtimin e saj dhe mbledhjet pėr kėtė gjė u zhvilluan herė pas here nė shtėpitė e Alfons Radovanit dhe Viktor Lukės. Mbas riorganizimit qė bėri ajo organizatė, filluan tė bėhen dhe aksionet e para tė cilat konsistuan nė shtypjen dhe shpėrndarjen e trakteve tė ndryshme nė tė cilat propagandohej kundėr regjimit komunist qė ishte vendosur nė Shqipėri.
Trakti i parė qė shtypi dhe shpėrndau kjo organizatė, ishte ai me rastin e 28 nėntorit 1948, trakti i dytė u shtyp njė vit mė vonė nė 28 nėntorin e 1949-ės dhe i treti u shtyp nė shtatė prill tė vitit 1950. Nė traktin e tretė qė u shtyp nga ajo organizatė, nė mes tė tjerash thuhej: " 29 nėntori i vitit 1944 i cili festohet nga komunistėt si dita e ēlirimit tė Shqipėrisė, nuk ka ndonjė ndryshim tė madh nga dita e shtatė prillit tė vitit 1939 kur Shqipėria u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste". Nė atė kohė kėto trakte u shtypėn me makinėn e shkrimit tė Mėrgim Danit, por me qė makina e tij nuk mund t'i pėrballonte dot nė tė gjitha rastet qė kishte nevojė ajo organizatė, u mendua dhe pėr njė makinė shkrimi tjetėr dhe pėr gjetjen dhe sigurimin e saj u caktuan Zef Vila dhe Agostin Dema. Kėta tė dy arritėn ta gjejnė makinėn e shkrimit duke e marrė atė fshehtas nė Drejtorinė e Muzeut tė Shkodrės dhe mė pas e nisėn menjėherė pėr nė Mirditė tek Gjon Marka Ndoj. Kėto trakte qė vazhdimisht konceptoheshin nga Et'hem Bakalli, shpėrndaheshin mė pas pėr nė Shkodėr, Kelmend, Mirditė e Tiranė dhe njė nga personat qė e kryente atė punė, ishte Ndoc Ljarja, i cili nė atė kohė ishte nxėnės nė Teknikumin "7 Nėntori" nė Tiranė. Organizata "Pėrpjekja Shqiptare" nė atė kohė mundi qė tė shpėrndante nė malėsitė e Shkodrės elegjinė kushtuar Prek Calit tė cilin e kishte sjellė prej fshatit Vukėl, Zihni Baja qė ishte mėsues atje. Mbas disa kohėsh nga dita e krijimit tė asaj organizate, u arrestova dhe unė dhe pėrfundova nė hetuesinė e Shkodrės. Gjatė kohės qė isha nė burg mėsova se Bardhosh Dani e kishte ndėrprerė pėr disa kohė mbledhjen e grupit dhe veprimtarinė e tij, por kjo nuk kishte zgjatur shumė sepse ai e rifilloi pėrsėri atė duke u thėnė antarėve tė grupit: "Pėrderi sa ne nuk po pėsojmė gja, tregon se Ahmet Bushati po reziston nė hetuesi, e na duhet tė vazhdojmė punėn qė kena nisė", kujton Ahmeti atė kohė kur Bardhosh Dani e rifilloi pėrsėri aktivitetin e tij antikomunist me organizatėn "Pėrpjekja Shqiptare".
Anėtarėt e organizatės
Po kush ishin personat qė morėn pjesė nė organizatėn antikomuniste "Pėrpjekja Shqiptare" dhe cili qe fati i tyre? Lidhur me kėtė Ahmet Bushati dėshmon: "Studentėt qė u grupuan nė atė organizatė si nė kohėn qė drejtohej nga Bardhosh Dani ashtu dhe pas vrasjes sė tij, ishin: Ismail Baruti, Gjon Mark Ndoj. Viktor Luka, Et'hem Bakalli, Nihat Bakalli, Mėrgim Dani, Rrok Jubani, Xhevat Gjyrezi, Nexhip Osmani, Bardh Shiroka, Njazi Uruēi, Injac Kujxhia, Ferit Myftia, Pjerin Vata, tė cilėt u arrestuan tė gjithė nė periudha tė ndryshme kohe dhe u dėnuan me burg. Kurse pjestarėt e asaj organizate qė nė atė kohė mundėn tė arratiseshin ishin: Zef Hila, Ali Llukaēi dhe Lec Vasia. Po kėshtu pjestarė tė asaj organizate qė u arrestuan mė pas ishin dhe Ramadan Lumani dhe Rrik Prendushi, kurse Karlet Luka u internua familjarisht. Nga pjestarėt e organizatės qė mundėn tė shpėtonin pa u arrestuar nė atė kohė ishin: Agustin Dema, Sheuki Anamali, Sheuki Mati, Gjovalin Ujka, Rrik Kraja, Ramadan Sokoli, Shefik Jubica, Beqir Sukniqi dhe Hilmi Hoxha. Po kėshtu u pėrjashtuan nga shkolla antarėt e asaj organizate si Terezina Baba. (njė nga vajzat mė tė shquara tė "Pėrpjekja Shqiptare") Emil Prenushi, Suzana Kraja, Gjovalin Koci, Kolec Simoni, Rrik Kraja, Ēiljeta Simoni, Gjystina Kapedani, Alfred Marashi, Gjyljana Misloci, Madalena Misloci, Lali Glasovi, Albina Marashi (vajza e Llesh Marashit) Anica Maloku, Terezina Dajēi, Gjina Dajēi, Rexhina Kola e Marjeta Kiēi. Gjatė asaj kohe pėrveē veprimtarisė qė kryenin kėta pjestarė tė organizatės "Pėrpjekja Shqiptare", nė gjimnazin e shtetit kishte dhe disa konviktorė tė cilėt ishin tė lidhur ngushtė me Partinė Komuniste dhe e kryenin me devocion punėn e saj si P. F.,K.O., A.U. etj", kujton Ahmet Bushati antarėt e organizatės antikomuniste tė gjimnazit tė Shkodrės.
Grupet e tjera dhe profesorėt
Po si vazhdoi mė tej lėvizja antikomuniste nė gjimnazin e Shkodrės dhe a u krijuan grupe tė tjera pas arrestimit tė antarėve tė grupimit "Pėrpjekja Shqiptare" ?Lidhur me kėtė Ahmet Bushati dėshmon: "Edhe pas arrestimit tė njė pjese tė madhe tė atyre nxėnėsve qė bėnin pjesė nė organizatėn antikomuniste "Pėrpjekja Shqiptare", lėvizja antikomuniste nė gjimnazin tonė nuk e pushoi aktivitetin e saj. Nė atė kohė krahas asaj organizate nė qytetin e Shkodrės vepronte dhe grupimi Social-demokrat qė e udhėhiqte Mark Shllaku i cili mė pas u arrestua dhe u dėnua me vdekje. Po nė atė grup nė atė kohė bėnte pjesė dhe Kolec Pikolini i cili ishte i lidhur me tė arratisurit qė ndodheshin nė malet e Mirditės. Koleci u kap dhe pasi u dėnua me vdekje, dėnimi iu kthye nė burg tė pėrjetshėm. Mė pas ai u arratis nga burgu dhe nga Shqipėria e pėrfundoi nė SHBA. Po kėshti si pjestar i grupimit social-demokrat ishte dhe Martin Shyti i cili ndonėse mundi qė tė arratiset nga hetuesia, nuk e fitoi dot lirinė sepse u vra nga kufitarėt nė zonėn e Oblikės teksa ishte duke tentuar tė arratisej jashtė vendit. Njė nga pjestarėt e tjerė tė kėtij grupimi ka qenė dhe Martin Camaj i cili pasi u arratis nga Shqipėria pėr nė Jugosllavi, u vendos nė Gjermani ku dhe fitoi famė tė madhe si shkrimtar. Nga pjestarėt e tjerė tė kėtij grupimi ka qenė dhe Isa Beqiri i cili u arrestua dhe vuajti nė burg. Pas grupimit social-demokrat u krijua dhe njė grup tjetėr antikomunist i cili nuk u zbulua dot nga organet e Sigurimit tė Shtetit dhe antarėt e tij nė atė kohė nuk u arrestuan. Nė pėrbėrjen e kėtyre grupeve ishin Pjetėr Filipi (Arbnori) Adnan Muka, Gjovalin Preka e Bep Jubani. Pas kėtyre grupi i fundit qė do tė zbulohej ishte ai i vitit 1953 me Ali Spahisė dhe Llesh Topallin. Ky grup qė pėrbėhej nga ish-gjimnazistė tė Shkodrės, shėnoi dhe fundin e grupeve anrikomuniste tė gjimnazit tė Shkodrėstė cilėt luftuan pėr tetė vjet me rradhė pa e ndėrprerė aktivitetin e tyre pėr tė bėrė tė mundur rrėzimin e komunizmit nė Shqipėri. Nga gjithė vepritarria tetėvjeēare e kėtyre grupeve antikomuniste qė dolėn nga rradhėt e gjimnazistėve shkodranė, u arrestuan dhe pėrfunduan burgjeve tė regjimit komunist mbi gjashtėdhjetė nxėnės dhe katėr tė tjerė si Bardhosh Dani, Brahim Dėrguti, Mark Caca dhe Asim Rusi dhanė jetėn. Po kėshtu gjatė gjithė veprmtarisė antikomuniste tetėvjeēare qė kryen studentėt e gjimnazit tonė, njė ndihmė tė madhe patėm edhe nga profesorėt tanė tė nderuar si Preng Kaēinari Qemal Draēini, Prof Fundo, Kol Alimhilli, Gaspėr Jakova, Hydajet Ceka, Kolė, e Ndoc Kamsi, Filip e Gjina Ndoci, Menduh Agolli, Abdyl e Eqerem Rusi, Adem Bazhdari, Zyhdi Sokoli, Tomor Dani (Sekretar i shkollės) etj.", pėrfundon rrėfimin e tij mbi lėvizjen antikomuiniste tė gjimnazit tė Shkodrės, Ahmet Bushati, njė nga ish-nxėnėsit e asaj shkolle tė famėshme qė siē thonė shkodranėt" I ka lenė emėn tė mirė vetit" Po cila ėshtė e kaluara e Ahmet Bushatit dhe e familjes sė tij fisnike tepėr tė njohur nė qytetin e Shkodrės? Cili ėshtė aktiviteti i tij antikomunist dhe si i kaloi ia shtatė vitet e burgut nėn tortura pa iu nėnshtruar askujt? Lidhur me kėto Ahmeti nuk pranon tė rrėfejė pėr "Gazetėn" duke u shprehur se pėr atė ka shkruar gjatė nė librin e tij tė botuar kohėt e fundit tė cilin e ka titulluar "Nė gjurmėt e njė ditari".
-- Gazeta Shqiptare, 30-01-2002 --