Pashko Gjeēi:
"Si e bėra Danten tė flasė shqip"
-- nga Dashnor Kaloēi |
Historia e dhimbshme e njė prej kollosėve mė tė mėdhej tė letrave shqipe, i cili pėrktheu Komedinė Hyjnore dhe Odisenė. Diplomimi nė Romė dhe burgosja nga komunistėt
Nuk do tė shpreheshim fare gabim po tė thonim se janė tė pakėt ata intelektualė shqiptarė apo dhe njerėz tė letrave tė cilėt e dinė se pėrkthyesi i famshėm i "Komedisė Hyjnore", qė pėrbėn njė prej kryeveprave tė letėrsisė botėrore, apo mė saktė njeriu i cili e bėri Dante Aligerin dhe Homerin tė "flisnin shqip", quhet Pashko Gjeēi. Gjithashtu nuk do ta tepronim aspak po tė shtonim pėrsėri se janė tė pakėt ata shqiptarė qė e dinė se ai njeri, ėshtė ende gjallė, sa vjeē ėshtė dhe se ku jeton.
Madje pėr t'i dhėnė fund kėtyre hamėndjeve dhe pėr t'i qėndruar asaj ēka thamė mė lart, flet dhe ky fakt: Profesorin e famshėm tė lauruar pėr Filozofi e Letėrsi nė Universitetin e Romės, ish shokun e bankės tė Qemal Stafės, nxėnėsin e Padėr Gjergj Fishtės, kolegun e mikun e ngushtė tė Eqerem Ēbabejt, Henerik Lacajt, Mark Demės dhe Fejzi Dikės, nuk e njihnin as banorėt e shkallės sė tij, ndonėse prej mė shumė se 20-vjeėsh ai jeton sė bashku me zonjėn e tij nė atė apartament fare tė vogėl, nė katin e parė tek "Shallvaret". Tė habitur nga portreti dhe fiziku qė na u shfaq nė aparencėn e njeriut qė na uroi mirseardhjen, as nuk e kishim menduar kurrė se ai pėr tė cilin interesoheshim dhe kishim pėrfytyrime nga mė tė ēuditėshmet, ishte vetė Pashko Gjeēi qė po takohej me ne! Pas prezantimit dhe duke i treguar qėllimin e vizitės sonė, Pashko Gjeēi na u pėrgjigj jo pa humor: "Tė jeni tė sigurtė se do ju dėftoj ēfarė mė kujtohet". Ndonėse tashmė nė moshėn 85-vjeēare dhe tepėr i lodhur nga peripecitė e streset e njė jetė plotė dallgė e shtėrngata, kollosi i letrave shqipe me fizik shtatėshkurtėr e me portret prej fisniku, i quajtur Pashko Gjeēi, hera-herės na befason me memorjen e tij brilante dhe humorin e hollė tė shkodranit tepėr intelekt, qė pėrveē tė tjerave, ėshtė shkolluar dhe nė Kolegjin e Jezuitėve.
Nė bankė me Qemal Stafėn
Pashko Gjeēi u lind nė vitin 1918 nė qytetin e Shkodrės dhe familja e tij nė atė kohė banonte tek "Arra e madhe". Babai i Pashkos quhej Gaspėr dhe nė atė kohė ai kishte hapur njė dyqan tė vogėl fare pranė shtėpisė sė tij, me tė cilin siguronte jetesėn. Pas vdekjes sė babait dhe njė motre tė vogėl tė quajtur Nikolina, Pashko mbeti vetėm me nėnėn e tij dhe motrėn tjetėr Margaritėn. Pasi mbaroi shkollėn fillore me rezultate shumė tė mira, ai u regjistrua nė Kolegjin e Jezuitėve, tė cilėn nuk arriti ta mbaronte pasi nė atė kohė u mbyllėn shkollat fetare. Lidhur me kėtė, Pashko Gjeēi dėshmon: "Pas mbylljes sė Kolegjit tė Jezuitėve tė gjithė ne vazhduam mėsimet nė gjimnazin klasik tė shtetit po nė qytetin tonė tė Shkodrės. Nė atė kohė unė kisha shok tė ngushtė Qemal Stafėn me tė cilin rrinim nė njė bankė. Po kėshtu pėrveē Qemalit, nė klasėn tonė kishim dhe Nikolla Shurbanin, Xhemal Brojėn, Kol Ashtėn, Arshi Pipėn dhe Lazėr Radin, me tė cilėt gjithashtu kam pasur njė shoqėri tė madhe. Qemal Stafa dhe Arshi Pipa dallonin nga tė gjithė ne shokėt e klasės pėr zgjuarsi dhe inteligjencė, e Qemali ka qenė nxėnėsi mė i mirė qė kam njohur nė jetėn time. Ndėrsa unė shkėlqeja kryesisht nė lėndėn e letėrsisė pasi qė i vogėl isha i dhėnė pas sajė, isha shumė i dobėt nė vizatim tė cilat m'i bėnin tė tjerėt e unė i dorzoja si tė miat. Nė atė kohė mėsuesi qė kishim mė pėrzemėr unė dhe Qemali, ishte Pashko Geci, i cili na jepte greqishten e vjetėr dhe latinishten. Nė fillim ai mė kishte nė patronazh vetėm mua pėr tė mė mėsuar greqishten e vjetėr, por mė duke mė pasur mua shok tė ngushtė, dolėn vullnetarė dhe Qemali me Nikolla Shurbanin e tė tre arritėm ta mėsonim atė gjuhė. Profesor Pashko Geci, m'i blinte librat dhe pėr tė mos mė ofenduar se nuk kisha lekė t'ia paguaja, m'i fiste nė bankė. Pak kohė para mbarimit tė Liceut, Qemali u largua nga klasa jonė se familja e tij u transferua nė Tiranė", kujton Pashko Gjeēi vitet e gjimnazit klasik tė Shkodrės ku mėsonte sė bashku me Qemal Stafėn.
Student i Filozofisė nė Romė
Pas mbarimit tė gjimnazit klasik tė Shkodrės me rezultate shumė tė mira, nė vitin 1938 Pashko Gjeēi fitoi njė tė drejtė studimi pėr tė ndjekur studimet e larata nė Itali. Lidhur me kėtė ai kujton: " E drejta e studimit pėr nė Itali m'u dha vetėm nė sajė tė rezultateve qė kisha arritur nė gjimnazin e shtetit dhe Ministria e Arsimit mė akordoi vetėm njė bursė shumė tė vogėl qė mezi mund t'i pėrballoje nevojat e jetesės. Por unė nuk kisha rrugė tjetėr dhe isha mjaft i kėnaqur qė do tė shkoja tė studjoja nė Fakultetin e Filozofisė tė Universitetit tė Romės. Kėtė kėnaqėsi ma shtonte mė tepėr fakti se bashkė me mua ishin dhe Kol Ashta, Lazėr Radi e Luigj Ljarja. Gjatė asaj periudhe qė vazhdoja studimet nė Romė, unė fillova pėrsėri tė pėrktheja nga latinishtja apo tė shkruaja ndonjė poezi tė vogėl. Poezinė dhe pėrkthimet i kisha pasion qė nga bankat e Liceut tė Shkodrės dhe ato qė shkruaja i botoja nė revistėn "Cirka" apo "Shkėndia". Mė kujtohet se asokohe unė pata shkruar dhe njė artikull pėr Padėr Gjergj Fishtėn lidhur me "Lahutėn e Malsisė", tė cilėn ma botuan nė "Hylli i Dritės". Pasi doli revista unė sė bashku me disa shokė tė tjerė shkuam dhe ia ēuam Padėr Gjergjit nė studion e tij. Pasi e pa artikullin, Padėr Gjergji pyeti: "Kush ėshtė ky qė paska shkruar pėr mua?" Ndėrsa unė qėndroja pa folur dhe i turpshėm nė fund tė dhomės e shokėt i treguan se isha unė, ai tha: "Ajo grimca atje paska shkruar gjithė kėtė artikull?" Kėshtu dėshira dhe pasioni qė kisha pėr poezinė e pėrkthimet, nuk mu shua as nė Itali dhe ato qė shkruaja i nisja pėr t'i botuar nė Shqipėri. Fakultetin e Filozofisė dhe Letėrsisė e pėrfundova nė vitin 1943 me rezultate tė larta dhe mora gradėn Doktor i Shkencave. Nisur nga ato rezultate mua mė ofruan qė tė qėndroja si asistent profesor pranė atij Fakulteti, por unė refuzova dhe u ktheva nė Shqipėri. Dėshirėn pėr t'u kthyer nė Shqipėri ma nxiti akoma dhe mė shumė ish-Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, i cili nė atė kohė kishte ardhur nė Itali pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e dorzimit tė diplomave tona. Koliqi mė tha: "Kthehu nė Shqipėri tė japėsh kontributin tėnd", kujton Pashko Gjeēi lidhur me diplomimin e tij nė fakultetin e Filozofisė nė Romė, ku i ofruan tė qėndronte si asistent-profesor.
Kthimi nė Shqipėri e burgosja
Pas diplomimit nė Itali, nė vitin 1943 Pashko Gjeēi u kthye nė Shqipėri dhe Ministria e Arsimit e asaj kohe e emėroi si profesor tė letėrsisė dhe latinishtes nė gjimnazin e Shkodrės, ku ai kishte qenė vetė nxėnės pak vite mė parė. Edhe gjatė kėsaj periudhe e deri nė mbarimin e luftės, pėrveē mėsimdhėnies nė atė gjimnaz, Pashko u muar pėrsėri me pėrkthime tė cilat i sillte dhe i botonte nė Tiranė nė revistėn "Shkėndia". Pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet, Pashko vazhdoi tė jepte mėsim pranė atij gjimnazi deri nga mesi i vitit 1945 dhe mė pas ai u transferua nė qytetin e Durrėsit, ku do tė fillonte dhe kalvari i vuajtjeve tė tij. Lidhur me kėtė, Pashko Gjeēi dėshmon: "Gjatė asaj kohe qė punoja si mėsues i letėrsisė nė qytetin e Durrėsit, unė kisha miqėsi tė ngushtė vetėm me familjen e Jusuf Vrionit, tė cilėt si shumė familje tė tjera nga Tirana i kishin internuar atje. Nė atė kohė pėrveē mėsimdhėnies, isha zgjedhur dhe kryeja edhe funksionin e Kryetarit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve pėr degėn e Durrėsit. Nuk e di se si ndodhi, por mbaj mėnd se atje mė arrestuan, gjoja si i implikuar nė njė organizatė e cila kishte pėr qėllim tė pėrmbyste mė dhunė pushtetin komunist nė Shqipėri. Kjo gjė ishte e gjitha e sajuar nga Sigurimi i Shtetit, ashtu si dhe ajo organizatė pėr tė cilėn akuzohesha se bėja pjesė, pasi unė nuk isha marrė asnjėherė me politikė. Nė atė kohė pėrpara meje arrestuan dhe Arshi Pipėn po me tė njėjtėn akuzė siē mė kishin arrestuar mua. Gjyqi mė dėnoi me pesė vjet burg tė cilat i bėra kryesisht nė Durrės dhe nė kėnetėn e Maliqit ku na dėrgonin muajt e verės. Puna atje ishte tepėr e rėndė dhe cfilitėse, por unė munda ta pėrballoja atė dhe gjithė burgun, pasi isha i ri", dėshmon Pashko Gjeēi, lidhur me arrestimin e tij dhe dėnimin me pesė vjet burg, akuzė e cila ishte krejtėsisht e sajuar nga Sigurimi i Shtetit.
Pėrkthimi i Dantes e Homerit
Pas lirimit nga burgu, Pashko Gjeēi u kthye nė qytetin e tij tė lindjes nė Shkodėr, ku e priste nėna dhe motra. Lidhur me kėtė periudhė ai dėshmon: "Si ish i burgosur politik e kisha tė pamundur qė tė filloja punė si mėsues dhe nė atė kohė mezi u rregullova nė njė punė krahu. Pas dy tre vjetėve nė atė punė, mė lejuan qė tė largohesha nga vėndlindja ime dhe mė sollėn nė qytezėn e vogėl tė Fushė-Krujės, ku u emėrova si mėsues nė shkollėn shtatėvjeēare. Nė atė shkollė ku unė dhashė mėsim pėr tre vjet me rradhė, ishim gjithsej katėr mėsues dhe aty unė vendosa qė tė pėrktheja poetin e famshėm italian Dante Aligerin, poezitė e tė cilit unė kisha filluar qė t'i pėrktheja qė kur isha 17-vjeē nė bankat e Liceut tė Shkodrės. Qė nga ajo kohė pėrveē Dantes, unė kisha dobėsi edhe pėr Leopradin dhe Safon, poezitė e tė cilėve i mbaja gjithnjė me vete. Pėrkthimin e "Komedisė Hyjnore" tė Dantes, unė e mora pėrsipėr pėr arsye se ai ishte pėrkthyer edhe nė Bashkimin Sovjetik, e pėrkthyesit tė saj i ishte dhėnė ēmimi "Stalin". Pėr pėrkthimin e saj unė shfrytėzoja orėt e para tė mėgjezit para se tė fillonte mėsimi dhe ēdo ditė hidhja nė letėr nga katėr vargje nė gjuhėn shqipe. Disa prej kėtyre vargjeve, nė mos gaboj ato tė "Ferrit", unė ia tregova mikut tim tė ngushtė Llazar Siliqit, i cili i botoi menjėherė nė revistėn "Nėntori". Ndonėse ato u pėlqyen mjaft dhe u vlersuan nga shumė njerėz dashamirė, kritika e asaj kohe heshti, sepse nuk mund tė shkruante pėr njė ish tė burgosur politik. Meqėnse i kisha vėnė detyrė vetes qė ta pėrktheja me ēdo kusht Danten, vazhdoja tė punoja ēdo ditė dhe kishte raste qė pėr njė varg mė duhej tre katėr ditė punė. Pasi kisha pėrkthyer mijra vargje nė ato tre vjet, katėr vargjet e fundit i kam pėrkthyer njė ditė tė shtunė kur tre kolegėt e mi kishin shkuar nė Tiranė. Ato i mbarova aty rreth orės katėr tė mėgjezit dhe kur i mbarova, mu duk se u hap dera e prej aty doli Dantja e mė la vetėm", kujton Pashko Gjeēi atė ēast kur mbaroi sė shkruari nė shqip njė nga kryeveprat e letėrsisė botėrore, "Komedinė Hyjnore" tė Dante Aligerit.
Vlerėsimi nga Enver Hoxha
Pasi e mbaroi sė pėrkthyeri poetin e famshėm italian, Pashko Gjeēi u konsultua me mikun e tij tė ngushtė Llazar Siliqi, i cili i sugjeroi qė t'i bėnte njė letėr Enver Hoxhės, ku t'i parashtronte tė gjitha problemet qė kishte. Pėr kėtė Pashko Gjeēi kujton: "Nė atė kohė i shkrova njė letėr Enver Hoxhės, ku i bėja tė ditur se kisha nė dorė pėrkthimin e "Komedisė Hyjnore" tė Dante Aligerit dhe se pėr pėrfundimin e saj kisha nevojė qė tė studjoja nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė dhe tė konsultohesha me kolegė e studjues, pėr t'u marrė mendimet. Pas asaj letre Enver Hoxha dha urdhėr qė unė tė transferohesha nė Tiranė, ku tė mė bėhej dhe pashaportizimi. Kur erdha nė Tiranė, nė fillim qėndrova tek familja e djalit tė xhaxhait, Ernest Gjeēit dhe mė pas mora njė dyqan tė vogėl me qera aty prapa Lidhjes sė Shkrimtarėve, tė cilin e adaptova pėr banesė. Nė atė kohė me ndihmėn e Llazar Siliqit, Shtėpia Botuese "Naim Frashėri" e botoi tė plotė pėrkthimin tim "Komedia Hyjnore". Pas asaj pata pėrgėzime tė shumta nga miq e shokė, siē ishin profesori im Pashko Geci, Mark Dema, Henerik Lacaj dhe sidomos nga profesor Eqerem Ēabej, i cili mė vinte shpesh nė shtėpi", kujton Pashko Gjeēi lidhur me peripecitė qė kaloi pėr tė botuar pėrkthimin e Dantes, qė u bė i mundur vetėm nė sajė tė ndėrhyrjes sė Enver Hoxhės. Pasi "Komedia Hyjnore" pa dritėn e botimit nė gjuhėn shqipe, Pashkon e sistemuan me punė si profesor nė Universitetin e Tiranės, ku ai dha lėndėn e latinishtes deri sa ajo u hoq nga programi mėsimor nė fillimin e viteve 70-tė. Nė atė kohė Pashkon e dėrguan si redaktor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor, ku ai dhe doli nė pension nė vitin 1977. Nga ajo kohė ai kujton me respekt miqėsinė me kolegun Llazar Siliqi, por dhe atė me nxėnėsin e tij Pėllumb Xhufi, pėr tė cilin shprehet: "Ka kenė njė nga nxėnėsit mė tė mirė dhe mė tė sjellshėm qė kam pasur". Pėr kontributin qė Pashko Gjeēi kishte dhėnė nė pėrkthimin nė gjuhėn shqipe tė dy prej kryeveprave tė letėrsisė botėrore, nė vitin 1979 me porosoi nga lart u urdhėrua Komiteti Ekzekutiv, qė t'i jepte atij njė apartament banimi. Por gabimisht autorizimi i shtėpisė iu dėrgua Pashko Gecit, i cili hyri nė shtėpinė e re. Kur shkuan pėr t'i kėrkua falje Pashkos pėr gabimin e bėrė, ai iu tha: "Le ta gėzojė Pashko Geci atė shtėpi dhe nuk bėn me ia marrė, sepse ai ka kenė profesori im ma i mirė". Qė nga ajo kohė, kur Pashko Gjeēi refuzoi tė merrte shtėpinė, qė gabimisht ia kishin dhėnė ish-profesorit tė tij, ai banon aty nė atė apartament tė vogėl, (tip bodrumi) tek "Shallvaret" dhe pret qė tė shohin dritėn e botimit disa nga pėrkthimet e tij, si "Fausti" i Gėtes, "Hamleti" i Shekspirit, "Andromaka" e "Atalia" tė Rasinit, tė cilat ai nuk i kujton se kujt ia ka dhėnė pėr botim.
PERKTHYESI I RRETHUAR NGA HARRESA
Pashko Gjeēi, tė sfidosh duke heshtur
Tamtamet e mediave nuk ranė dy javė mė parė, edhe pse pėrkthyesi mė i madh i gjallė i gjuhės shqipe kishte 84-vjetorin e lindjes. Askush nuk trokiti nė apartamentin, te pallatet e Shallvareve, ku ngrys ditėt Pashko Gjeēi. Pėr tė bota e kėtushme ka perėnduar prej kohėsh, rron vetėm nė kujtesėn e tij. Prej vitesh nuk e kujton mė askush, as shoqėria e as miqtė e dikurshėm. E harruan qė kur ra nė burg, e gjithnjė i venin rrallė e mė rrallė. I vetmi qė grishte harresėn ishte Eqerem Ēabej.
Sot shumkush e di nė anėn tjetėr tė vdekjes. Nė kėtė harresė mė 7 qershor festoi edhe lindjen e tij. Megjithėse kurrė tamtamet nuk kanė rėnė pėr tė, Pashko Gjeēi bėn pjesė ndėr ata intelektualė qė nuk e la veten tė rrėmbehej nga ai pesėdhjetėvjetėsh ndeshjesh tė fėlliquara nė emėr tė pushtetit.
I rrethuar me heshtje endi shkronjė pas shkronje udhėn drejt pėrjetėsisė. Ndryshe nga shumė njerėz qė rreken tė ecin duke u zvarritur nė emėr tė karierės, Pashko Gjeēi kurrė nuk e bėri kėtė. Vepra qė ai krijoi e ngjiti nė majėn e Olimpit tė letėrsisė shqiptare, edhe pse nuk ėshtė zvenitur kurrė me lavde dhe ēmime. Pėrgjatė dyzet vjetėve ka jetuar nė njė dhomė shumė tė ngushtė, sipėr apartamentit tė tanishėm. Aty ka pėrjetėsuar emrin e tij, megjthėse nė ngrysje tė kėsaj jete nuk ndihet mirė me shėndet. Kėtė askush nuk e di. Ashtu siē pak vetė e dinė qė "Komedia hyjnore" erdhi nga Pashko Gjeēi.
Ferrparajsa e Pashko Gjeēit
Pėrkthimi ka qėnė kurdoherė ai i thjeshti, qė s'i gjendej muzė nė Parnas qė t'i bėhej krah. Nė kėtė formė ka ardhur dhe Dantia nė gjuhėn shqipe. Me sa duket ēdo njeri qė pas lė njė emėr tė mirė ka njė fat tė ēiditshėm. Kur e arrestuan mė 4 shtator tė vitit 1947, " pėr fajin pjesėmarrje nė grup kundėr pushteti", Pashko Gjeēin e kyēėn pėr tre muaj nė njė dhomė izolimi. Me tu mbyllur porta metalike, pas shpinės sė tij drita mbeti pėrjashta. Nė ditėt e para, i mbėshtjellė nga kundėrmimi i lagėshtirės nuk arrinte tė pėrceptonte hapėsirėn. Kurr terri nisi ta mbėshtjellė, endi me emėr shpirtėrat e ferrit. Edhe pse jo plotėsisht e botur, vepra e pėrkthyer e Pashko Gjeēit nuk shkohet lehtė nėpėr duar. Madje edhe vetė Noli nuk mori pėrsipėr tė pėrkthente Danten. Nasho Jorgaqi thotė se "i bėrė propozim Nolit por ai nuk e mori pėrsipėr". E ndėrsa Pashko Gjeēi e shqipėroi nga qelitė e ferrit tė diktaturės komuniste.
Kush ėshtė Pashko Gjeēi
Lindi nė Shkodėr mė 7 shtator tė vitit 1918. Mbaroi shkollėn e Jezuitėve si dhe gjimnazin Jezuit nė qytetin e lindjes. Nga pedagogėt kujton me nderim tė madh Eqerm Ēabejn, Pashko Gecin. Qė nė moshė tė re, aty nga viti 1934, pėrktheu disa poezi tė poetit italian, Xhakomo Leopardi. Nė shkollė mėson mirė italisht, mė pas nė gjimnaz, greqishten e vjetėr dhe latinishten, gjuhė nė tė cilat pėrktheu mrekullitė e letėrsisė botėrore. Nė vitin 1938, me gjysmė burse tė siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet nė Fakultetin e Letėrsisė dhe Filozofisė nė Romė. Pashku gjithnjė kujton me kėnaqėsi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqėrimi me tė do tė kushtonte nė atėdhe 5 vjet burg . Me 15 korrik tė viti 1942 diplomohet Doktor nė Letėrsi. Pas kthimit nė atdhe, mė 4 shtator 1947, ndalohet me akuzėn "Pjesėmarrje nė grup kundėr pushtetit". Nė lirim e trasferojnė nė Fushė Krujė ku punoi shumė gjatė pėr pėrkthimin e "Purgatorit" dhe tė "Parajsės". Kur Noli nuk e mori pėrsipėr pėrkthimin e Dates nė prag tė 700-vjetorit tė poetit tė madh, ata tė shtėpisė botuese iu drejtuan sėrish Pashko Gjeēit. Kėshtu qė nė vitin 1960 u botua kantiku i pare, ajo pjesė e parė e komedisė "Ferri". Veprės nuk u bė ndonjė jehonė e madhe. Por ish-drejtori i shtėpisė botuese nė atė kohė, Nasho Jorgaqi, thotė se shqipėrim tė tillė mund tė bėnte vetėm Pashko Gjeēi. Menjėherė pas botimit tė "Komedisė hyjnore" nisi tė pėrkthente "Odisenė". Tė gjitha honorarėt e "Komedisė" i harxhoi nė ato ece-jakjet Tiranė-Durrės. A thua se ishte nė ndjekje tė Homerit pėr tė krijuar "Odisenė" nė shqip.
Nasho Jorgaqi: Jemi tė padrejtė ndaj Pashko Gjeēit
Pėrkthimi i Dantes ishte njė ngjarje jo vetėm pėr letersinė, por edhe pėr kulturėn tonė kombėtare. Duhet t'i jemi mirėnjohės kėtij pėrkthyesi shumė tė zotin, por tepėr modest. Megjithėse ka sjellė nė shqip kryeveprat e letėrsisė botėrore, kurrė nuk u kujdes pėr emerin e tij. Nė heshtje tė plotė, ashtu nė vetmi pėrktheu veprėn mė tė vėshtirė tė letėrsisė, qė edhe Noli nuk e mori pėrsipėr. Ashtu nė vetmi tė plotė e gjeje shpesh Pashkun tek pėrsėriste trecinat e Dantes. Duhet t'i jemi mirėnjohės Pashko Gjeēit, madje prej vitesh jemi treguar tė padrejtė me tė. Ėshtė nė nderin e Ministrisė sė Kulturės tė nderojė Pashko Gjeēin, tani qė ėshtė ende gjallė.
Edmond Tupja, Pashkun do ta krahasoja me Nolin
Pashko Gjeēi ka sjellė nė shqip mrekullirat e greqishtes sė vjetėr. Kėtė nuk e ka bėrė dhe s'ka pėr ta bėrė njeri tjetėr. Pashku me pėrkthimet qė u ka bėrė kryeveprave tė letėrsisė botėrore ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė letėrsinė shqiptare. Nė fushėn e pėrkthimeve ėshtė ndėr mė tė mirėt, unė do ta krahasoja me Nolin. Pėr atė ēfarė i ka lėnė letėrsisė shqiptare mendoj se do tė ishte nė nderin e Ministrisė sė Kulturės dekorimi i Pashko Gjeēit. Mendoj se kėtė duhet ta bėjė tani nė mėnyrė qė Pashko Gjeēi tė mos ketė fatin e Vedat Kokonės dhe Isuf Vrionit tė cilėt u dekoruan pas vdekjes. Nė fakt ky ėshtė njė paradoks shqiptar, sepse mė shumė janė tė huajt qė njohin vlerat tona se sa ne vetė. Pėrshembull, tė dy pėrkthyesit qė pėrmenda janė vlerėsuar mė parė nga tė huajt e mė pas nga ne. Kėshtu qė them se ėshtė nė nderin e Ministrisė sė Kulturės tė respektojė figura tė njohura tė letrave shqipe. Megjithesė edhe pa kėtė respekt tė istitucioeve, Pashko Gjeēi ka endur nė vetminė e tij emrin qė i siguron pėrjetėsinė.