Piktura  
| Kontakti | Harta e faqes

Piktorėt shkodranė pėrmes penelit tė tyre

Referencė pėr artin grafik shkodran.
Piktura ėshtė njėra nga gjinitė e artit figurativ qė ka patur dhe ka lulėzimin e vet nė Shkodėr. Pėrgjatė pjacės dhe rreth saj gjen disa studio grafike tė piktorėve shkodranė, ku ekspozohet puna e tyre dhe ku mund tė blini pikturat e tyre.

KOL IDROMENO (1860-1939)

- Piktor, arkitekt, skulpor, fotograf dhe skenograf shumė i talentuar

Kol Idromeno - piktor, arkitekt dhe skenograf i talenuar Kol Idromeno ėshtė piktori mė i famshėm i periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ai lindi nė Shkodėr, ku dhe mėsoi elementet e para tė fotografisė nga Pjetėr Marubi. Mė 1876, ai qėndroi pėr disa muaj nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Venecia, dhe mė pas punoi nė stuion e njė piktori italian. Kur u kthye nė Shqipėri (1878), ai u angazhua nė njė numėr aktivitetesh tė ndryshme, duke punuar si arkitekt, skulptor, fotograf, skenograf, inxhinier dhe piktor.

Ai ishte iniciatori i ekspozitės sė parė nė Shkodėr (1923) dhe mori pjesė edhe nė ekspozitėn e parė kombėtare tė arteve nė Tiranė (1931). Eshtė themelues i njė studioje fotografike shumė aktive. Idromeno ishte i pari qė solli filmin kinematografik nė Shqipėri (1912). Ai ka mbajtur edhe njė korrespondencė me vėllezėrit Lumiere nė Paris.
Motra Tone, portret - marrė nė njė kartolinė nga KT
Motra Tone, portret - marrė nė njė kartolinė nga Kolec Traboini

Pikturat e tij janė shumė tė pasura nė detaje dhe me njė vlerė tė lartė artistike. Ka krijuar njė numėr tė madh kompozimesh etnografike. Portreti i tij “Motra Tone” nuk ėshtė vetėm kryevepra e tij, por njė nga pikturat mė tė mira tė tė gjithė artit grafik nė Shqipėri.
Dasma shkodrane, kompozim nė vaj
Dasma shkodrane, kompozim nė vaj

Idromeno qėndron gjithashtu si piktori i parė i peisazheve nė shkollėn e pikturės moderne shqiptare (“Oborri i njė shtėpie shkodrane”) dhe si njė pioner i pikturės realiste sekulare. Emri i tij u bė i njohur edhe jashtė vendit, me punėt e tij tė prezanuara nė ekspozita ndėrkombėtare, psh. nė Budapest (1900), New York (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen sot nė galerinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė, nė Shkodėr, etj.

Piktorė tė tjerė tė talentuar tė kohės janė: Ndoc Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959), Zef Kolombi (1907-1949)



ZEF KOLOMBI (1907-1949)


Zef Kolombi - piktor i talentuar shkodran Zef Kolombi ėshtė njė prej figurave mė eminente tė gjeneratės sė vjetėr tė piktorėve shqiptarė. I lindur nė Sarajevė, nė njė familje me origjinė shkodrane, ai mbeti jetim qė nė fėmijėrinė e tij tė hershme dhe u rrit nėn kujdesin e gjyshes sė tij nė Shkodėr. Nė kėrkimet e punės, ai u cudit nga rrugėt qyteteve italiane dhe jugosllave.

Me ndihmėn e bashkėqytetarėve, ai u regjistrua si student nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė, ku dhe u diplomua mė 1933.
Pas kthimit tė tij nė Shqipėri, atij iu dha njė vend si mėsues vizatimi nė Elbasan dhe mė vonė nė Shkodėr. Njė pjesė e gjeneratės sė re tė piktorėve shqiptarė mėsuan prej tij teknikat e para tė kėtij arti.

Puna e tij artistike pėrfshin portrete, peisazhe, natyra tė qeta dhe njė numėr tė vogėl kompozimesh. Ai ėshtė padyshim njė nga piktorėt mė tė famshėm tė natyrave tė qeta nė pikturėn shqiptare. Njė transparencė ngjyrash, njė pėrkryerje artistike dhe njė materializim i bukur i objekteve mund tė vėrehet qartė nė pikturėn e tij. Specialistėt e huaj janė kėnaqur me natyrat e qeta tė tij, pasi ato mund tė qėndrojnė me plot meritė nė galeritė mė tė mira tė botės.
Rrush dhe pjeshkė, natyrė e qetė nė vaj
Rrush dhe pjeshkė, natyrė e qetė nė vaj

Kolombi ka krijuar gjithashtu portrete dhe peisazhe, tė penetruara nga pikėllimi, duke shprehur gjendjen emocionale tė autorit dhe humorin e tij nė atė moment. Punimet e tij janė ekspozuar nė vende tė ndryshme tė botės. Ato mbahen nė galerinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė, Shkodėr, etj.



Andrea KUSHI (1884 – 1959)


Andrea Kushi: Bariu me shkop Andrea Kushi ėshtė njė prej figurave mė eminente tė gjeneratės sė vjetėr tė piktorėve shqiptarė. Ka lindur nė Shkodėr, ku edhe kaloi fėmijėrinė dhe ku mori edhe impulset e para tė punės sė tij krijuese, nė kohėn kur pikturat e Idromenos ishin tė mirė-njohura. Ai ishte student pėr disa vjet i Akademisė sė Artebve tė Bukura nė Beograd, por mė pas, gjatė luftės sė parė botėrore, ai u detyrua tė ndėrpresė studimet.

Pas kthimit nė Shqipėri, ai punoi si mėsues arti nė Elbasan. Ai iu pėrkushtua punės pėr trainimin e piktorėve tė rinj. Mė 1931, ai hapi kursin e parė tė vizatimit nė Tiranė, i cili pas disa muajsh u kthye nė njė shkollė sezonale, shkolla e parė e arteve tė bukura nė Shqipėri. A. Kushi ishte njė prej organizatorėve tė ekspozitės sė parė kombėtare nė Shqipėri (Tiranė, 1931). Ai mori pjesė nė disa ekspozita kombėtare. Pikturat e tij janė mė tepėr portrete dhe peisazhe.

Portretet synojnė tė karakterizojnė figurėn nė atė mėnyrė, qė reflekton edhe jetėn e brendshme tė personit, nė tė cilėn piktori paraqet nė tė shumtėn e rasteve njė lloj ankthi, qė vjen nga vėshtirėsitė e kohės sė tij. Punimet e tij mbahen nė galerinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė dhe nė galeritė e Elbasanit e tė Shkodrės.

-- marrė nga: Albanianculturalheritrage


  • Painters of Shkodra
    - explanation in English
  • Ismail Lulani
    - piktor i njohur shkodra
  • Skėnderbeu
    - i Kol Idromenos

  • Zef Kolombi
  • Andrea Kushi

    Vizito: Alb@rt


    Kalaja e Shkodrės - vaj nė kanavacė nga Agim Kadillari
    Kalaja e Shkodrės - vaj nė kanavacė nga Agim Kadillari

    Deti nė perėndim - vaj nė kannavacė nga Liliana Ēefa
    Deti nė perėndim - vaj nė kannavacė nga Liliana Ēefa

    Qyteti im - nė vaj nga Jetmira Kraja
    Qyteti im - nė vaj nga Jetmira Kraja

    Pa titull - nė vaj nga Ormira Lulani
    Pa titull - nė vaj nga
    Ormira Lulani

  • Pėr mė tepėr informacion, vizito faqen: Alb@rt