H I S T O R I
SHKODRANE
|
 |
NJĖ MELODI E KĖPUTUR
- Nė kujtim tė kompozitorit Ndok Pistulli, pianistit tė parė tė operas shqiptare.
- me rastin e 24-vjetorit tė vdekjes sė mėsuesit shembullor, poliglotit, kompozitorit, artistit e sportistit tė madh, qė s'harrohet kurrė.
-- nga Besnik DIZDARI, (shoku i klasės)
Kur krejt papritmas nė ato dite tė vitit 1977, miku im, mjeku Ferid Hoti mė foli pėr sėmundjen e tij tė pashėrueshme, tronditja ime ishte po aq ēarmatosėse, si njė humbje e vetvetishme thellė nė brendėsi tė shpirtit. Si ishte e mundur qė pikėrisht nė atė fytyrė tė pastėr qelibar, prej ku tė vėshtronin plot mirėsi dy sy tė vegjėl po aq tė qeshur, sėmundja e pamėshirshme tė mpakte njė jetė aq tė trazuar, veē po aq optimiste e plot force? Si mund tė ndodhte qė nė atė shtat tė derdhur lastar prej sportisti tė talentuar ajo tė lėshonte kthetrat e saj? E kush mund t'i spjegonte kėta mistere tė natyrės qė t'i spjegoja unė apo qoftė edhe doctor Feridi qė I rrinte aq pranė e qė duke ditur gjithēka vuante edhe mė shumė?
"Pėr ditė shoh qartė e ma qartė dhe pėr ditė vuej thellė e ma thellė." Kjo retorikė migjeniane mbase I shkonte mė pėr shtat fatit tė tij tragjik. Dhe kur qershorin e kaluar, 13 vjet pas vdekjes sė tij ne festonim 30 vjetorin e matures e nė mungesė tė tij nė klasė ndodhej i biri, sytė mu mbushėn me lot. Aty djathtas pashė bankėn e tij ashtu si 30 vjet mė pare. Kujtova fytyrėn e tij pėrherė tė qeshur, me mollėzat e skuqura paksa, flokėt e zezė qė kontrastonin me bardhėsinė e fytyrės. Asaj fytyre tė cilėn e ndriste pėrherė ai, buzagazi I optimizmit tė tij.
Megjithatė kishte caste kur njė hije e forte serioziteti ia mbulonte gjithēka. Ishte mėsimi. Nė mėsim ai tjetėrsohej. Nuk pranonte asnjė fjalė, asnjė ngacmim. I gjithi ish pėrqėndruar te mėsuesi qė spjegonte dhe po t'i flisje, prisheshe me tė. E pra, a nuk na pėlqente tė gjithėve qė njė rreze 'relaksi' sado dritėvogėl, ta ndėrpriste paksa atė tendosje qė krijon klasiciteti i njė ore mėsimi?
Ai jo. Si ishte e mundur? Shumė thjeshtė: Ndok Pistulli dinte ta mėsonte mėsimin qysh nė klasė. Nuk kishte kohė pėr tė humbur. Nė shtėpi ai kishte "mėsime" tė tjera. Mund ta shihje ēdo ditė qė edhe detyrat e shtėpisė ai t'i bėnte nė shkollė, nė ato minuta tė pakta tė pushimit midis orėve. Kam parė me sytė e mi qė ndėrsa mėsuesi i paharruar i matematikės Muhamet Hoxha bėnte apelin, Ndoka tė nxirrte pėrfundimin e problemės apo tė ekuacionit tė detyrės sė shtėpisė pa pranuar kurrė qė ta kopjonte nga shoku! Professori ynė i dashur shihte, kuptonte gjithēka. Dhe jo vetėm qė nuk i bėntea snjė vėrejtje kėtij "indisiplinimi", por pėrkundrazi ndjehej krenar pėr nxėnėsin e tij tė mrekullueshėm. Edhe ai e dinte qė Ndok Pistilli me mėsimet e detyrat donte ta mbaronte punėn brėnda murene tė shkollės. Nė shtėpi, vėrtetė ai ishte "mėsime" tė tjera.
Me kėtė mėnyrė tė mėsuari 'sui generis' ai e mbaroi gjimnazin shkėlqyeshėm dhe ishte nė tė rrallėt po aq i shkėlqyer nė matematikė sa dhe nė letėrsi, po aq intuitiv e plot imagjinatė nė zgjidhjen e problemeve tė stereometrisė sa dhe krijues nė hartimin e refrateve latrare, siē na e kujtoi aq bukur njė pėrgjigje tė tij professori ynė i nderuar Jup Castrati nė atė 30-vjetor tė maturės sonė.
E tash Ndoka tjetėr. Ndoka i 'mėsimeve' tė tjera tė pasdrekės, tė shtėpisė. Njė shtėpi tipike shkodrane, muzeale nė llojin e vet autentik., fare pranė kolegjit tė jezuitėve, atij katėrkėndėshi klasik ku siē dihet ėshtė bėrė jeta kulturore e njė qyteti. Ndikimi te ky njeri i rrallė nuk mund tė vinte drejtpėrdrejt nga kjo kulturė sepse ai nė tė vėrtetė nuk kishte lidhje me tė. Po mjedisi ėshtė gjithmonė mjedis. Dhe tradita ėshtė pėrherė traditė. Geni, ky rregullator i jashtėzakonshėm i fatit tė njeriut, do tė linte mbase gjurmė te ai. Gjyshi i tij, muzikanti i njohur Zef Kurti, duhej tė shfaqej nė imagjinatėn e tij si njė pikė imitami a ngjashmėrie. E Zefi ėshtė i biri i tė famshmit Palok Kurti, kompozitorit tonė patriot. Njė vazhdimėsi e denjė familiare qė vėshtirė tė ndalte!
Aty pranė banonte Ida Melgushi, kjo mėsuese popullore flokėbardhė qė pėr vite tė tėra u dha mėsime muzike fėmijėve shkodranė. E Ndoka qysh 5 vjeē mėson t'i bjer pianos sė saj, tingujt e tė cilės mbushin gjithė ditėn atė rrugė karakteristike me mure tė lartė. Mė vonė kur Ndoka do tė ishte gjimnazist muri i atyshėm megjithatė do tė rrėzohej dhe ai me shokėt e tij Viktor Jubani, Filip Guraziu, Beb Garxhola, Tonin Ēoba, Tonin Ēapaliku e Franc Pali do tė ngrinin njė fushė volejbolli. Vetė, pa trajner, me njė seriozitet tė pashembullt ajo fushė do tė tėrhiqte shikues pėrditė. Ndeshjet e tyre ishin tė zjarrta dhe shumė shpejt kėta djem do tė identifikoheshin me "Vllazninė", ndonėse shoqėria e tyre tashmė me trajner Injac Lacukun, thirrej "Arsenal". Ndok Pistilli shtatlartė, elegant, i zgjuar, teknik - ishte ndėr mė tė mirėt. Me te "Vllaznia", ėshtė kampione e Shqipėrisė me tė rinjt mė 1958 me trajner Frederik Bjankun. Ndoka arrin deri nė kandidat i Kombėtares sė Shqipėrisė!
Mandej, pasi kish larė me djersė fushėn e lojės, ai ngjiste shkallėt e zgjatura tė shtėpisė dhe pas pak tingujt e ianos sindonin gjithēka. Nė mbrėmje mėsim gjuhėsh tė huaja (italisht, rusisht, anglisht), lexime, kulturė. Nuk mund tė gjeje nė gjithė Shkodrėn njė tė ri kaq tė impenjuar, kaq serioz, kaq poliedrik nė veprimtarinė e tij. E nderonte njė qytet i tėrė. E gjithsesi emblema e veprimtarisė sė tij do tė jetė muzika, pianola, fizarmonika, kompozimi. Qysh nė 7-vjeēare ėshtė pianisti i melodramės sė njohur tė Tonin Harapit.
Po kjo do tė ishte pak. Mė 1959, nė premierėn e operas sė pare shqiptare "Mrika", ipaharruariPreng Jakova, nė gjithė atė Shkodėr, pianistin pėr operan e tij e gjen te 16-vjeēari Ndok Pistulli! E kam si tash parasysh aty nė anė tė palkut, nė atė natė tė premierės, e ne shokėt e klasės ishim nė sale mė shumė se pėr premierėn e "Mrikės", pėr premierėn e pianistit tone tė shtrenjtė. Gjithēka ėshtė fiksuar nga kjo opera e pare shqiptare e kritikėve tė muzikės nuk duhej t'iu shpėtonte edhe ky fakt I pianistit 16-vjeēar qė mbetet unikal nė historinė e operas shqiptare.
Nuk do tė jetė tashmė surprise fakti qė mė 1960 Ndok Pistulli 18-vjeēar ėshtė pianisti nė koncertin e pare simfonik tė Preng Jakovės. Ashtu siē nuk ėshtė diēka e veēantė pėr t'u shėnuar qė ndėrkohė ai mbaron pėrsosmėrisht fakultetin matematikė - fizikė tė Institutit Pedagogjik tė Shkodrės. Dhe qė bėhet njė mėsues i mrekullueshėm , siē thonė ata qė kanė punuar me tė. Ėshtė njė mėsues matematike i llojit tė veēantė, njė mėsues matematike qė organizon dy festivale tė kėngės nė zonėn e Zadrimės: organizator, orkestrues, pianist, fizarmoniēist, kompozitor. Mbi tė gjitha kompozitor.
E kam parasysh si tani, nė atė natė dhjetori tė vitit 1963 nė Tiranė kur ai kish ardhur pėr festivalin e dytė tė kėngės nė Radio. Vuri buzėn nė gaz. Kėnga e tij "Kėnga tė ushtojė" padyshim ndėr mė tė veēantat nė ritmikėn e saj, nuk kish fituar ndonjė ēmim. Madje njė kritik nė revistėn "Nėntori", shkroi pėr tė se "ritmi i kėngės del nė plan tė pare e prish melodinė". Mundet! Por rinia e pėlqeu kėngėn. Nė njė kartolinė urimi qė i dėrgonte Ndokės pėr Vitin e Ri, njė kompozitor i njohur i yni, megjithatė do t'i shkruante: "Besoj se me kėtė panoramė tė bukur do tė bėsh njė kėngė tė mrekullueshme si atė tė festivalit". Cili kishte tė drejtė? Sidoqoftė, ai kompozon edhe kėngė tė tjera: "Muzg pranveror", "Dy sy, shtatė nota dhe shumė yje", e tė tjera ku si nė titujt ashtu dhe nė tekstet qė i shkruan vetė, ndjehet poetica e tij.
Dhe synon. Ka mbaruar pra njė fakultet, por kėrkon njė tjetėr. Fiton konkursin pėr nė Konservator, po e drejta e studimit megjithatė nuk i jepet. Ish thėnė tė kėputej melodia. Njė zyrtar pasi zhbiroi nė biografinė e tij gjykoi me njė tė rėnė tė lapsit qė ky student e mėsues i shkėlqyer, ky pianist e kompozitor i talentuar, tė mos mėsonte mė shumė se kaq. Kjo qe drama e tij. Shkon ushtar. Kthehet dhe tash Ndok Pistilli, matematicienti, instrumentalisti e kompozitori me 3 gjuhė tė huaja bėhet hekurkthyes! Duart e tij tė bukura, , prej tė cilave dilte njė kaligrafi prej piktori, gishtat e tij tė gjatė qė me elegancė pėrkėdhelnin tastierėn e pianofortes e qė 'ledhatonin' topin e volejbollit me njė teknikė tė pėrsosur, natyrisht qė mund tė kthenin edhe hekurin!
E ai si pakkush dinte t'i kapėrcente dramat e tij. Si gjithnjė me atė buzagazin e tij sa herė qė e takoja nė Shkodėr e kuptoja qė ruante njė optimizėm tė rrallė tek mė fliste deri nė hollėsi edhe pėr sportin botėror. Po nė mbrėmje nuk i ndahet pianos. Opera <> ia pushton shpirtin nė netėt e tij. Nė libretin e shkruar nga Zef Zorba, ėshtė legjenda e Kalasė sė Shkodrės. Personazhet janė Rozafa, Platori, Etlani, Dasti, Pritani, Durrahasi, Orakulli i lisit, punėtorė, pleq, zana, Taraboshi, Veriu, Rrufeja, Vajza e liqenit, "Kalaja, kalaja, tė naltohet kaslaja e lirisė!", - ushton prologo. E pėrfundon operan mė 1967. Po edhe ajo do tė ishte "njė melodi e kėputur".
10 vjet mė vonė, mė 18 tetor 1977 Ndok Pistulli vdes nė moshėn 35-vjeēare. E varrosi me nderime gjithė rinia shkodrane. Pėr ditė tė tėra shtėpia e tij nuk reshti nga korteu i pandalshėm i njerėzve qė ndronin njė nga djemtė mė tė mirė, njė nga djemtė mė tė talentuar tė Shkodrės. "Njė melodi e kėputur", bash nė lulen e rinisė. Po vėrtetė, a kėputet melodia? A nuk mbijeton ajo nė notat e shkruara? Opera "Rozafa" e Ndok Pistullit qė duke qenė opera e njė 25-vjeēari, mbetet unitale nė historinė e muzikės shqiptare, megjithatė hesht nė partitura tash 24 vjet!.
-- marrė nga gazeta DRITA
(organ i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė)
Ne nė QIKSH Albeuropa dhe mbarė shqiptarėt u kėrkojmė kompetentėve nė Shkodėr, qė Operan "Rozafa" e tė paharrueshmit Ndok Pistulli, tė vihet nė skenėn muzikore, aty ku e kompozoi - aty nė Djepin e Kulturės Sonė Kombėtare!!! (Engjėll KOLIQI, QIKSH Albeuropa)
|
|