M U Z I K A
SHKODRANE


| Prapa |

Muzikė popullore

PRENK JAKOVA (1917-1969)     | Vdekja tragjike |
- Kompozitor gjenial,
krijuesi i operas sė parė shqiptare

Prenk Jakova, gjenial i muzikės shqiptare Kompozitor i shquar dhe themeluesi i gjinisė sė operas kombėtare shqiptare, me dy veprat e tij "Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu" dhe "Mrika". Kjo e fundit ishte opera e parė nė historinė e artit muzikor shqiptar, tė cilėn Prenk Jakova e krijoj nė bashkpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e qė u vu nė skenėn e teatrit "Migjeni" tė Shkodrės.
Opera e dytė e Prenk Jakovės "Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu" u prit shumė mire nga kolegėt e dashamirėsit e artit, qė nė shfaqjen e tij tė parė nė Tiranė, por kritika zyrtare mediokrre me qėllime keqdashėse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua tė ripunojė disa pjesė. Gjithėsesi vepra "Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu" ishte shumė me solide se "Mrika" e cila vuante fatkeqėsinė subjektit e tematikės sė artit skematik, ku duhet tė frynte patjetėr era revolucionare e kohės sė absurditetit.
Prenk Jakova ishte njė kompozitor qė krijoj me sukses romanca, kantata dhe kėngė. Kėngėt e tij "Syrin tek qershia" dhe "Margjelo" janė shumė tė njohura dhe pėr shkak tė pupullaritetit qė gėzojnė shumė kush i indentifikon si kėngė popullore shkodrane.
Prenk Jakova ėshtė lindur nė vitin 1917 nė familien e patriotit tė njohur shkodran Kol Ded Jakova, i cili ka qenė ndėr organizatorėt e mbrojtjes sė kufinjve kombėtarė nga agresioni jugosllav nė Luftėn e Koplikut, nė vitin 1920.
Qė nė moshė tė re, Prenka mori pjesė nė jetėn artistike muzikore tė qytetit.
Kėtu ai bėri shkollėn e parė tė artit. Doli mėsues dhe shkoi tė japė mėsim nė shkollat e fshatrave tė Shkodrės dhe tė Mirėditės por nga krijimtaria muzikore nuk u nda asnjėherė.
Ndėrkohė i vėllai i Prenkės qė ishte ne moshė tė re, gjatė luftės sė dytė botėrore, mori pjesė nė lėvizjen shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen nė pushtet tė komunistėve u detyrua tė merrte malet. Pėr shkak tė vėllait, i cili kėrkohej, komunistėt arrestojnė Prenk Jakovėn dhe e mbajnė disa kohė burgjeve. Ndėrsa Prenka qė nuk kishte ushtruar kurrfarė veprimtarie vec detyrės sė tij si mėsues lirohet shpejt nga burgu, fati i tė vėllait do tė ishte tepėr tragjik. Kapet nga komunistėt dhe pushkatohet pa mėshirė.
Prenk Jakova ishte njė artist i madh, qė megjithė tragjedinė, dhe dhembjen qė kishte, arriti tė mbijetonte dhe tė krijonte duke iu imponuar rregjimit monist me forcėn e gjenisė sė tij.
Megjithė karrierėn e tij tė suksesėshme artistike, pėr tė cilėn fitoi respekt e admirim nga artdashėsit shkodranė, fundi i Prenkės do tė ishte disi i ngjashėm me atė tė vėllait tė ekzekutuar, sepse duke mos e duruar dot mjedisin pėrreth tij, duke e parė vehten nė njė gjendje pesimizmi tė pashpresė, ai zgjodhi rrugen e vetvrasjes, pikėrisht nė Shtėpinė e Kulturės nė Shkodėr, pikėrisht nė atė institucion ku ai kishte punuar e krijuar njė jetė tė tėrė.
Prenk Jakova kishte dhe njė vėlla tjetėr Dedėn, i cili ishte forograf i respektuar nė qytetin e Shkodrės.
Edhe pse kanė kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnė tė admirohen, ndėrsa krijuesi i tyre konsiderohet nė mėnyrė tė padyshimtė nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Kjo natyrisht pėrbėn njė sadisfaksion tė madh pėr qytetarėt shkodranė nė mes tė cilėve, u lind, jetoi dhe krijoj mjeshtri i madh Prenk Jakova.

K. Traboini, 28 dhjetor 2002


Vdekja tragjike e Prenk Jakovės, kollosit tė muzikės shqiptare
-- nga Dashnor Kaloēi - Gazeta Shqiptare

Ka qenė data 9 shtator e vitit 1969 kur nė tė gjithė qytetin e Shkodrės, u pėrhap menjėherė fjala se kishte vdekur nė mėnyrė tragjike, Prenk Jakova, njė nga mjeshtrat e mėdhenj tė muzikės shqiptare, i cili kishte shkruar dhe vėnė nė skenė operan e parė shqiptare. Po kush ishte Prenk Jakova, nga ē'familje rridhte, ku kishte studjuar dhe si arriti ai qė tė bėhej njė nga kollosėt mė tė mėdhenj tė muzikės nė Shqipėri?

Familja dhe mėsuesit e parė
Prenk Jakova u lind nė 27 qershor tė vitit 1917 nė qytetin e Shkodrės dhe origjina e familjes sė tij ėshtė nga Gjakova, prej sė cilės ata patėn marrė dhe mbiemrin. Gjyshi i Prenkės quhej Dedė Jakova dhe qė nė rininė e tij ai ishte dhėnė pas muzikės, duke luajtur me klarinetė nė Kolegjin Saverian tė qytetit tė Shkodrės. Deda vdiq nė moshė fare tė re dhe ai la njė djalė tė quajtur Kolė, i cili nga kushtet e vėshtira ekonomike tė familjes, u fut nė punė si shegert nė Pazarin e Shkodrės. Prenka ishte fėmija i parė i Kolė Jakovės i cili nė atė kohė punonte nė njė dyqan argjendarie dhe njėkohėsisht njihte e kėndonte mjaft mirė kėngėn popullore tė ahengut shkodran, gjė e cila ndikoi shumė dhe nė formimin e mėvonshėm tė djalit tė tij, Prenkės. Pėrveē Prenkės, Kola kishte dhe djemtė tjerė mė tė vegjėl se ai nė moshė, ku dy prej tyre: Deda e Ēesku, punuan si fotografė e muzikantė. Qė nė moshėn shtatė-vjeēare, i nxitur nga babai i tij, Prenka u aktivizua nė role tė ndryshme qė viheshin nė skenė nga Shoqėritė Teatrore tė asaj kohe "Bogdani" dhe "Vllaznia". Arsimin fillor Prenka e mbaroi nė vitet 1924-29 nė shkollėn "Skanderbeg" dhe mė pas ai u regjistrua e vazhdoi mėsimet nė Liceun "Illyricum", po nė qytetin e Shkodrės. Nga dega klasike qė Prenka vazhdoi nė atė Lice, ai kaloi nė degėn e pėrgjithshme tė gjimnazit tė shtetit po nė Shkodėr, ku u diplomua nė vitin 1935. Qė kur fillloi Liceun "Illyricum", ai mori pjesė nė bandėn muzikore tė asaj shkolle, e cila mė vonė u bė dhe banda e qytetit tė Shkodrės, duke qenė klaniretist i saj. Nė kėtė periudhė Prenka u formua si muzikant dhe filloi tė drejtojė disa grupe korale e formacione tė vogla orkestrale, me anė tė cilave nisi tė stilizonte e pėrpunonte kėngėn e re popullore, si p.sh.: "Delja rudė", "Hajredini", "Besa e njė trimi", "Shkoj e vi flutrim si zogu" etj. Dy nga mėsuesit e parė tė Preknės prej tė cilėve ai mori dhe mėsimet e para nė muzikė, ishin Martin Gjoka dhe Zef Kurti. Kur nuk ishte mė shumė se 18-vjeē, Prenk Jakova u bė drejtuesi artistik i bandės muzikore tė Liceut "Illyricum" dhe nxėnėsit e tij tė parė ishin: Ēesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Zef Gruda etj. Nė atė kohė qė Prenka mori drejtimin e bandės sė qytetit tė Shkodrės, ai filloi dhe shkroi partiturat e para duke kompozuar marshe pėr bandė dhe potpuri kėngėsh popullore shkodrane.

Mėsues nė Bėrdicė e Orosh
Nė 2 janar tė vitit 1936 Prenka u emėrua mėsues nė fshatin Bėrdicė tė Prefekturės sė Shkodrės. Lidhur me kėtė, nė kujtimet e vėllait tė tij Ēeskut, midis tė tjerash shkruhet: "Nė atė fshat Prenka kreu jo vetėm detyrėn e arsimtarit, por ai u kujdes dhe u mėsoi kėngėn pothuaj tė gjithė nxėnėsve tė asaj shkolle. Gjatė asaj kohe Prenka mėsoi vetė pa pasur asnjė metodė dhe kitarrėn, e kur i erdhėn metodat nga jashtė, ai pa se aty nuk kishte asgjė tė re nga ato qė ai kishte mėsuar nga nevoja. Nė pushimet verore tė vitit 1939, Prenka me kursimet e tij bleu njė fizarmonikė tė markės "Settimio Sopreni" e cila kishte 80 base dhe metodėn e saj. Brenda njė kohe shumė tė shkurtėr Prenka e mėsoi nė mėnyrė tė pėrsosur atė instrument, qė nė atė kohė njihej vetėm me veshė dhe jo me metoda. Pasi kishte mėsuar tė luante nė mėnyrė virtuoze me klarinetė, kitarrė dhe fizarmonikė, Prenka fitoi njohuri tė mjaftueshme edhe nė instrumentat e tunxhit e tė drurit, mėsimin e tė cilave e kishte filluar qė nė gjimnazin e Shkodrės. Nė vitin 1939 Prenka u shkėput pėr herė tė parė nga familja e tij, pasi u emėrua mėsues nė fshatin Orosh tė Mirditės. Nė atė fshat, ai shkroi njė pjesė pėr fizarmonikė tė titulluar"Mall" dhe mė pas edhe kėngėn "Fyelli i Bariut", teksti i sė cilės edhe sot ka ngelur i panjohur. Kjo gjė shėnoi provėn e parė tė Prenkės pėr tė shkruar fjalėt edhe melodinė sė bashku, pasi ashtu ishte koncepti i kėngės popullore tė ahengut shkodran. Pasi qėndroi pėr mė shumė se njė vit nė Orosh, nė 1940-ėn, Prenka u transferua nė qytetin e lindjes nė Shkodėr dhe nė atė kohė ai shkroi njė cikėl kėngėsh pėr fėmijė dhe operetėn me dy akte tė titulluar "Kopshti i Xhuxhmaxhuxhėve". Nė vitin shkollor 1941-42, Prenka u transferua nė Katėr-kollė tė Ulqinit dhe Oshos tė Krajės, ku pėr tė mos humbur aktivitetet artistike nė qytetin e Shkodrės, ai e bėnte pėrditė me biēikletė vajtje-ardhje atė rrugė, duke pėrshkuar 50 km. Nė katėr-kollė Prenka nuk qėndroi shumė, pasi nė shtatorin e vitit 1942 ai shkoi pėr studime nė Itali, ku u regjistrua nė Konservatorin e Muzikės "Santa Cecilia" tė Romės nė degėn e klarinetės, tė cilin e pėrfundoi shkėlqyeshėm", thuhet nė kujtimet e vėllait tė tij Ēeskut.

Pėrgjegjės i Shtėpisė Kulturės
Fundi i vitit 1944, e gjeti Prenk Jakovėn si mėsues nė qytetin e Shkodrės, ku atė e morėn pėr tė ndihmuar nė aktivitetet qė zhvillonte nė atė kohė kori i Brigadės sė Parė partizane nė Shtėpinė e Rinisė, ku ai u emėrua pėrgjegjės i saj. Nė atė kohė Prenka u arrestua nga komunistėt dhe u mbajt pėr disa muaj nė hetuesi, pasi njė vėllai i tij u vra duke luftuar kundrave forcave partizane tė ndjekjes diku nė njė fshat tė Shkodrės. Ish nxėnėsit e tij Ēesk Zadeja e Tonin Harapi, tė cilėt mė pas u bėnė kollosėt e muzikės shqiptare, nė kujtimet pėr mėsuesin e tyre Prenk Jakova dėshmojnė se gjatė asaj periudhe Prenka shkonte nė punė nė orėn shtatė tė mėgjezit dhe punonte pa pushim deri nė orėt e vona tė natės, me korin, solistėt dhe instrumentistėt e shumtė qė kishte nė patronazh. Aq i prerė, strikt dhe konsekuent ishte Prenka nė punėn e tij me amatorėt, saqė pėr tė justifikuar mungesat e tyre nė prova, ai u kėrkonte vėrtetim nga drejtoria e ndėrrmarjes ose e shkollės, apo nga Komiteti Profesional. Nė atė kohė me grupet qė pėrgatiste, Prenka dha shfaqje tė ndryshme jo vetėm nė qytetin e Shkodrės, por edhe nė Ulqin, Cetinjė, Titograd etj. Nė vitin 1947, Prenka pėrgatiti dhe pėrpunoi njė cikėl kėngėsh tė titulluar "Dasma Shkodrane", me tė cilat pėrveē shfaqjeve tepėr tė suksesėshme qė dha nė Shkodėr, u paraqit dhe nė Festivalin Kombėtar qė u zhvillua nė Tiranė. Pėrveē asaj pune raskapitėse, Prenka gjente kohė dhe punonte pėrsėri edhe nė shtėpinė e tij, duke u marė me pėrpunime kėngėsh popullore. Ajo periudhė shėnon dhe formimin e plotė tė Prenkės si muzikant nė mėnyrė autodidakte. Nė vitet 1948-1951, Prenka punoi si mėsues i muzikės pranė shkollave "11 janari" dhe "Vasil Shanto" tė qytetit tė Shkodrės dhe nuk u shkėput pėr asnjė ditė nga provat e korit dhe orkestrės tė Shtėpisė sė Kulturės. Nė atė kohė ai kompozoi kėngėn "Gruri i ri" me tekst tė Dhimitėr Shuteriqit, e cila u inskenua nga aktori Pjetėr Gjoka bashkė me disa kėngė tė tjera qė u paraqitėn nė Festivalin e vitit 1950 nė Tiranė.

Shkruan operėn e parė
Njė nga kulmet e krijimtarisė sė kompozitorit tė famshėm Prenk Jakova, ėshtė konsideruar opera e parė shqiptare "Mrika", e cila u shfaq pėr herė tė parė nė vitin 1958. Po si e ka zanafillėn kjo opera dhe si arriti Prenka ta shkruante atė? Pėr kėtė ngjarje tė madhe tė kulturės shqiptare, i vėllai i tij Ēesku nė kujtimet e tija midis tė tjerash ka shkruar: "Nė prag tė ēeljes sė festivalit tė vitit 1952, ishin formuar kushtet qė nė muzikėn shqiptare tė hidheshin hapa tė mėtejshėm, tė cilat duhet ta kalonin pragun e kėngės. Kjo gjė vinte pasi ishin krijuar rrethanat me solistė tė aftė dhe tė pėrgatitur dhe me orkestėr me formacion simfonik. Kėshtu nė qershorin e vitit 1952 u thirr poeti Llazar Siliqi qė tė shkruante diēka mbi Hidrocentralin qė po ndėrtohej mbi lumin Mat. Nė fillim ajo nisi si kėngė dhe mė pas mori formėn e njė veprimi me dy tablo tė titulluar "Dritė mbi Shqipėri", e cila u shfaq nė korrikun e vitit 1952 nė Tiranė. Kjo gjė ishte dhe embrioni i operės sė parė shqiptare "Mrika", qė i filloi pėrgatitjet qė nga data 2 maj e vitit 1958, ndėrsa vėnia nė skenė filloi 12 nėntor tė vitit 1958. Provat pėr atė shfaqje bėheshin paralelisht nė Shtėpinė e Kulturės, nė Teatrin e vjetėr dhe nė Teatrin e ri "Migjeni", pas orės 15.00, tė cilat vazhduan deri nė datėn 27 nėntor qė u dha prova e pėrgjithshme. Pas kėsaj pune tė lodhshme, mė 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e saj nė Teatrin "Migjeni" dhe pas disa shfaqjes nė atė qytet, mė 27 e 28 dhjetor ajo u dha nė sallėn e Institutit tė Lartė tė Arteve nė Tiranė. Nė atė shfaqje asistoi dhe Enver Hoxha sė bashku me pjesėn mė tė madhe tė udhėheqjes e trupin diplomatik tė akredituar nė Tiranė. Nė fund tė shfaqjes doli nė skenė Kadri Hazbiu, i cili pasi falenderoi tė gjithė artistėt e saj, ngriti njė dolli tė veēantė pėr Prenk Jakovėn. Vėnia nė skenė e operas "Mrika", pati njė jehonė tė madhe edhe jashtė Shqipėrisė, si nė Itali, Suedi, Ēekosllavaki etj, gjė e cila u mėsua prej letrave e telegrameve tė shumta qė i erdhėn Prenkės nga kėto shtete. Njė personalitet i artit nga Praga qė merrej me historinė e operas botėrore, me anė tė njė letre e pėrgėzoi Prenkėn pėr suksesin e arritur me amatorėt shkodranė dhe i kėrkoi atij t'i dėrgonte pamfletin, afishet, fotografitė e reklamat e shfaqjes", ka shkruar nė kujtimet e tij pėr suksesin e operas "Mrika", i vėllai i Prenkės, Ēesku.

Shokėt e pasionet e Prenkės
Ish-nxėnėsit e Prenkės, Zadeja, Harapi, Gruda, Rrota, Daija etj, qė mė vonė u bėnė mjeshtrit mė tė mėdhej tė muzikės shqiptare, nė kujtimet pėr mėsuesin e tyre, kanė treguar se Prenka ka qenė njė njeri shumė i thjeshtė dhe nė vitet 1945-49 ai pati disa oferta pėr tė shkuar nė Tiranė, por i refuzoi ato sepse nuk ndahej dot nga Shkodra dhe Shtėpia Kulturės e atij qyteti. Po kėshtu ai e refuzoi edhe oferėtn qė iu bė nė vitin 1953 pėr tė ardhur si dirigjent nė Tiranė. Disa vite mė vonė Prenka refuzoi edhe disa oferta pėr tė vazhduar studimet e larta nė Pragė apo nė Moskė. Sa herė qė ai kthehej nga ndonjė turne i zhvilluar jashtė shtetit, nė valixhen e tij gjeje vetėm albume muzikore dhe partitura, si dhe grepa peshku pėr shokėt e tij amatorė tė gjuetisė me tė cilėt ai shkonte shpesh nė Bunė dhe Liqenin e Shkodrės. Prenk Jakova gjithashti ishte i pasionuar pas futbollit shkodran dhe kur u ndėrtua stadiumi "Vojo Kushi", ai shkroi marshin e Sport-Klub "Vllaznisė", tė cilin e kėndonin shpesh tifozeria e zjarrtė shkodrane. Ndonėse nė mosha tė ndryshme, shokėt e miqtė mė tė ngushtė tė muzikės pėr Prenkėn, ishin Kolė Jakova, (klarinetist e mėsues) Loro Kovaēi, (ish-klarinetist) Gjon Karma, (ish-flautist) Pjetėr Gjoka, (tenor dhe aktor) Ndoc Shllaku, violinist dhe Pjetėr Gjergji, kitarrist e kėngėtar. Mė pas shokė dhe bashkėpuntorė tė ngushtė tė Prenkės u bėnė dhe dirigjenti Mustafa Krantja, kompozitori Tonin Harapi dhe sidomos poeti Llazar Siliqi.

Vdekja tragjike e Jakovės
Pas suksesit tė madh qė u arrit me vėnien nė skenė tė operas sė parė shqiptare "Mrika", gjatė njė vizite qė bėri nė qytetin e Shkodrės Enver Hoxha, u takua me Prenkėn dhe i tha atij se i kishte premtuar pėr tė bėrė dhe njė opera tjetėr pėr Skėnderbeun. Njė nga funksionarėt e lartė tė qytetit tė Shkodrės, i cili ka qenė prezentė nė atė bisedė tė Prenkės me Enver Hoxhėn, dėshmon: Pas atyre fjalėve tė Enver Hoxhės, Prenka iu pėrgjigj: "Po mor shoku Enver, por puna e operas nuk ėshtė si bukėt qė i fut kur tė duash nė furrė". Pas pėrgjigjies sė Prenkės, Enver Hoxha filloi tė qeshte dhe dha porosi qė t'i plotėsoheshin tė gjitha kushtet Prenkės, me qėllim qė ai tė vinte nė skenė operėn "Skėnderbeu", kujton ish funksionari i lartė lidhur me bisedėn e Enver Hoxhės me Prenkė Jakovėn. Pas atij takimi, Prenka iu vu punės duke punuar nga mėngjezi deri nė orėt e vona tė natės, pėr tė realizuar atė qė i kishte vėnė si detyrė Enver Hoxha. Ai e shkroi tė gjithė muzikėn e operas "Skėnderbeu" dhe pėr disa muaj me rradhė u muar vetėm me ndarjen e muzikės turke nga ajo arabe, gjė e cila deri nė atė kohė konfondohej nga shumė kompozitorė. Kur e pėrfundoi muzikėn e saj dhe e solli pėr miratim nė Tiranė, Prenkės i nxorrėn shumė pengesa dhe ata qė ishin nhgarkuar pėr shikimin e saj, i kėrkonin tė shkurtonte disa pjesė qė sipas tyre stononin. Prenka refuzonte nė mėnyrė kategorike pėr ta bėrė atė gjė dhe i vetmi qė i doli nė mbrojtje ishte Fadil Paērami, i cili nė atė kohė kishte dalė hapur kundėr metodave tė vjetra e konservatorizmit. Ndonėse opera "Skėnderbeu" u shaq dhe pati sukses tė madh, e Prenka pati pėrgėzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitė pėr realizimin e saj lanė gjurmė tė thella nė gjėndjen shpirtrore tė Prenkės. Kjo gjė ndodhte nė njė kohė, kur Prenka kishte nėnėn e tij tė paralizuar nė shtėpi, gjė e cila ia rėndoi sė tepėrmi gjėndjen e tij nervore. Nisur nga kėto strese qė iu krijuan, mė 9 shtator tė vitit 1969, kompozitori i famshėm Prenk Jakova i dha fund jetės sė tij nė mėnyrė tragjike, duke u hedhur nga kati i dytė i Shtėpisė sė Kulturės.. Nė varrimin e tij mori pjesė i gjithė populli i Shkodrės, kurse nga Tirana u dėrgua vetėm Sekretari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. I vetmi favor qė iu bė atij nga shteti komunist ditėn e varrimit, ishte dhėnia e lejes qė ai tė varrosej nėn tingujt e bandės muzikore tė qytetit, tė cilėn ai e kishte krijuar vetė katėr dekada mė parė. Krijimtari muzikore qė la Prenk Jakova, ėshtė shumė e pasur e konsiston nė dhjetra vepra vokale, kėngė korale tė pėrpunuara, pjesė orkestrale e korale, pjesė pėr bandė, muzkė filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga viuortiziteti i tij dhe krijimtaria e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si njė nga kollosėt mė tė mėdhej tė muzikės shqiptare pėr tė gjitha kohrat.

-- dėrguar pėr Shkoder.net... nga Kolec Traboini, Boston

| Prapa |