L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Vinēens Prennushi (1885-1949)

At Vinēens Prennushi lindi nė Shkodėr mė 4 shtator 1885. Shkollėn pėr teologji e filozofi e kreu nė Tirol tė Austrisė. U bė njohės i mirė i shumė gjuhėve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. Boton mė 1911 nė Sarajevė vėllimin e parė tė "Visaret e kombit", me titull "Kangė popullore gegnishte" (Veri, Kosovė, Shqipni e Mesme), mė 1918 botoi "Fjala e Zotit" si dhe "Grueja shqyptare", mė 1924 "Ndėr lamijet e demokracisė sė vėrtetė", etj. Pėrktheu gjithashtu disa vepra nga Dante, Wisseman, Slenklevicz, etj.
Dėnohet pa faj me 20 vjet burg mė 1947, por vdes mė 19 mars 1949 nga astma. Shpallet "Martir i Demokracisė" mė 8 maj 1993 nė Durrės.

Kuq e zi (28 nanduer)

Fishkllon veri, ushton duhija,
Bjeshkėt pėr rreth mbushen me borė:
Por kjo stinė pėr ne ā me orė,
Qysh se i lule me rrit desht:
Rriti lulen kuq e zi,
Qi ā ma e bukra e ksajė Shqypni.

Ngjyra e sajė, njomsi prendvere,
Pėrtrin viset e Shqypnis;
Lule ā kjo, lule lirike,
Qi ne nderėn n'vend na e ēon,
T'falem, lule kuq e zi,
Si ty s'rritė mā kjo Shqypni.

Kuq si gjaku, si pėrhera
N'dej t'Shqyptarve idhtė pat vlue,
Zi si futa, qi pat mlue
Njat anmik qi me e njoft s'desht.
T'falem, lule kuq e zi,
S't'ka kush, jo, posė ksajė Shqypni.

Ty t'bajnė burra nder lamije,
Vashvet parzmat jau stolise;
Je nderue nder kome e fise,
Si dhanti e t'Naltit Zot.
Shejtė ā lulja kuq e zi
E ā ma e ēmueshmja e ksajė Shqypni.

N'ēdo kremtim, n'gzime komtare
Mbledhė Shqyptari ēetė mas ēete,
Gjallnim s'ka, nuk nep shej jete,
Kur ket lule ngjet s'e shef.
Rrnoftė, pra, lulja kuq e zi
Qi ā ma e hiejshmja e ksajė Shqypni.

Rueje, pra, Shqypni fatlume,
Ket dhantin e t'Pėrgjithmonit,
Afer lterit, afer fronit,
Nder dir gzimit e n'mjerim,
Rueje lulen kuq e zi
Qi s'ka shoqen n'ket Shqypni.

Poezia popullore e Goethes
Gjindet kush thotė pėr Goethen se kje nji realist, por nė historinė e letratyrės ka mjaft asish qi ket ma tė madhin poet tė Gjermanisė ta mbajn pėr idealist. Si t'i lakohet nji sy veprave tė tija poetike ka me na u dashtė me thanė, se tė dy palėt kanė arsye. Gjithsecila poezi asht nji imitacjon i natyrės e nė ndryshime tė mėndyrės sė imitacjonit na gjejmė edhe hullit e artit qysh nga natyralizmi e deri nė fantastikė. Natyrėn mandej, si e mendon dhe e thotė vetė Goethe, e ndan prej artit nji humnerė e pamasė, tė cilėn nji gjeni nuk mundet me e shkapercye pa mjete tė jashtme. Me tė vu dorė artisti nė nji send marrė prej natyrės, ai send nuk i perket ma asaj. Por nė ketė studim tė vogėl nuk kem pėr qellim me rrmue veprėn e poetit, por duem tė kqyrim vetėm si e kryen veprėn e vet. Nder vepra tė pavdekshme tė kėtij poeti aq tė mirė na vem n'oroe se sa i gjallė asht nder tė paraqituna tė sendeve, me tė vojtė mendja se puna po ndodhė njatėherė, se po i shef me sy zhvillimet e punve, e gjithēkafen nė ma tė ploten lidhni nė natyrė, me nji tė prirun kah e vėrteta. Mirė, por na e dim se shi gjithė kėto veti janė edhe tė poezisė popullore. Me kaq nuk duem me thanė se Goethe ta ketė marrė e nxjerrė artin prej poezis popullore, por tuj kenė se poezija popullore e poezija e Goethe janė tė dyja poezi tė vėrteta, krijojnė tė dyja mas ligjve tė ndryshme. Nė veprėn "Kunt und Altertum - Arti dhe lashtėsia" (1826) lexohen kėto fjalė: "Nė vetvedi nuk ka veēse nji poezi tė vetme: poezija e thjeshtė, qi nuk asht mall as i popullit, as i bujarėve, as i mbretit, as i katundarit. Kush e din vedin pėr njeri tė vėrtetė, mundet me u ushtrue nė te, kjo i ēilė vedit shteg nė mes tė nji popullit tė thjeshtė, sado qi ndoshta krejt i pagdhenun; por kjo ban edhe pėr popuj tė gjytetnuem deri nė shkallen ma tė nalten. Herder pat caktue ndryshimin ndermjet poezisė popullore e poezisė mbas artit e tharmi i mėsimit tė tij, se poezia krijue mbas artit do tė kthejė nė thjeshtėsinė e nė natyrėt e poezis popullore, ka me qindrue fjalė me vend pėr tė gjitha kohėt, as herė qė poezija mbas artit t'i jet shmangė udhės sė drejtė e tė ketė bjerrė karakterin e poezis sė vertetė. Poezija popullore e poezija mbas artit nuk janė dy rrymė tė ndryshme, pse si thamė, kemi veē nji poezi e poeti qi ka gjall para sysh gjendjen e punėve qi don me paraqitė si dhe zotėsin e nevojshme me i paraqitė, ai asht nji poet i vėrtetė, nė daē tė shkruej nė mėndyren popullore, a nė daē t'ia drejtojė fjalėn e vet nji ēetės sado tė gjytetnueme. Ndryshimin e kemi veē nė kėta, se poezija popullore i ndjekė ligjėt pa u kujtue, merr uha prej natyrės e jo prej ides, trajton mbas ndiesivet e jo mbas kujtimit e len tė zotnojė elementi muzikuer. Njaj qi pak a shum, njef ēka ka shkrue Goethe, ka me dishmue se ky u majtė n'anen e poezis popullore. Goethe, si lirik, nuk ka hartue kurr mbas nji theorije tė caktueme, as mbas rregullave tė artit, si mund t'ia parashtronte kuptimi e njoftimi i teknikės. Goethe vetė dishmon se nuk ishin pershtypjet e krijueme parandej, qi i nepshin shkas pėr poezi e se shkrou ēka i vinte aty-pėr-aty si mbas instiktit e gati si n'anderr. Poezija rrjedhen e kishte prej natyrės e Goethe ishte vetem nji mjet, nėpėr tė cillin ajo shprehej: Un, thotė Goethe pėr vedi, nė "Poezia dhe e vėrteta" - "Dichtung und Wahrheit", kishem mbrrijt me hetue se talenti poetik nė mue do tė merrej krejt si natyrė, aq ma tepėr mbasi per objekt tė dukshėm tė poezisė seme mė nepej me pasė natyrėn. Perdorimi i ksajė dhantie poetike mujtte me marrė shkas apor edhe me kenė caktue prej rasash, por ma me gzim e ma i plotė si pa dashtė e mund tė tham kundra vullndesės: "N'pėr ara e pyllė tu'udhtue, Nji kangė tuj vishkullue, Kshtu bajshem pėr gjith ditė". Se Goethe ndoqi si pa kujtue ligjėt ma tė naltat e artit, kėtė na e dishmon edhe theoritiku e estetiku i madh Schiler, i cilli tuj i shkrue Henrikut Meyer, i thotė: "Mjesa na tė tjerėt shkojm tuj mbledhė me mund e vehena me shqyrtue gjithaē pėr me mujtė me qitė gja nė treg, pėr te mjaf-ton qi tė shkundė lehtė nji landė e me nji herė i bin tė pjekuna frytet e bukura". E asht punė qi tė pėrmallon kur ven njeriu oroe se me ēfarė bindjeje Schilleri shtjen nė punė nder vepra tė veta mjetet qė pėrdorte Goethe, pėr me diftue se sa fort dinte tė ēmote artin e madhnueshėm tė mikut tė vet. Goethe, kujtue pėr ket punė, i falet nderės, gėzueshėm pse desht t'i parashtronte andrrat e veta. Brumi i poezis goethiane, krejt si brumi i poezis popullore, nuk asht gja e xjerrun prej ideve, por prej natyrės e prej sė vėrtetės. Nė kohė kur shkruajti "drandofilles sė livadheve" e ma vonė edhe ndėr vjet tjera, kur gjithēkafen e zotnonte ndjesija kombtare, ai merr e shtin nė punė brumin populluer si nė "Pranverė e parakohėshme", "Kangė vaji e bariut", "Kanga e dhuratės", "Ngushėllim nė lotė" ashtu edhe ndėr shum kangė e balada tjera. Por edhe pėr kah trajta Goethe, nė lirikėn e vet ndjekė njato veti qi ka poezija popullore aq e fuqishme me prekė nė zemrėn e gjithkuej. E thjeshtė, krejt e pa ojna, pa pathos e fare natyrisht flet poezija popullore e jo mi ndiesi, por tė paraqet vedin. Nuk kallxon vetė, por len dramatikisht tė flasin vehtjet e ndryshme tė vetat. Nėpėr nji shėmbėlltyrė nxjerrė prej natyrės, poezija popullore na ban aq pėr vedi, sa na nuk dimė me ia nda ma sżnin. Kjo nuk i shprehė ndiesit, por shkon tuj i ēekė porsa, na len tė marrim me mend ma fort se tė ndiejm, tuj i dhanė kėshtu shkase tė forta fantazis e tuj e nxitė tė bashkėveprojė me te. E kėtij qellimi poezija popullore i a del ma sė mirit nėpėr nji zhvillim mendimesh krye hove-hove, nė nji vijim qi s'ka gjithmonė lidhuni logjike, tuj lanė qė ndigjuesi vetė t'i plotėsojė mungesat qė mundet me vu n'oroe. Kjo hijeshi e strukun e plot mshehtėsi e poezisė popullore dhe e poezis goethiane shijohet vetėm kur t'a percjellė bashkveprimi i ndigjuesit. Balada "A e njeh ti atdheun" asht nji ankim gjith mshehtėsi, shprehė prej nji vajze, sė cillės i ēohet peshė nė zemėr malli pėr atdhe: nuk diftohet gjā mi gjendjen e kėsaj, por poeti na ven para vetem kto fjalė: "Ēka tė bane ty o fėmi i shkretė, ē'ka tė bane?". Por a nuk tė prekė, a nuk tė permallon, a nuk tė trandė kjo trajtė? Poeti nėpėr pershkrimin e Atdheut tė dishruem, ēon peshė fantazin tonė; ai prekė nė dishir e nė mall tė vetin pėr Atdhe e prekė edhe zemren e ndigjuesit, qi e kupton dhe e ndjekė, shtron nė aq pak rreshta nji grimė histori, nji shekull plot mallni e lumni, rrenimet e tija, ashtu edhe krijimet e amshume, ato tė pashlyeshmet e artit tė Italisė. Si mund tė paraqitet ma me thjeshtėsi dashnija qi e pa interesueme, ajo qi s'kerkon gja pėr vedi, si nė shėmbėlltyrėn e vjollcės, qi perkulet e bjen e panjoftun: "E diqa pra - do tė des i mend N'pėr te, n'pėr te, nėn kambėt e saja". Sa i ndieshem asht mandej nė Goethe, nė lirikėn e tij, elementi muzikuer! Kush mundet me i deklamue poezit e tija pėr pa shijue njėherazi edhe melodit e tyne? E prandej vetė poeti u thotė miqve tė artit tė vet: "Pa lexue, gjithmonė tuj kėndue/ E ē'do thanie t'jet pėr ty. E prej kndej mund tė kuptohet edhe pse Goethe pat ma pėr zemer nji Zelter.

| Prapa |