L E T Ė R S I SHKODRANE

| Prapa |

English translation

Pashko Vasa (1825-1892)

Pashko Vasė Shkodrani (1825-1892) Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, ėshtė njė ndėr udhėheqėsit mė tė hershėm e mė tė njohur tė lėvizjes sonė kombėtare. Ai ka hyrė nė historinė e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj. Lindi nė Shkodėr mė 1825. Mėsoi disa gjuhė tė huaja si autodidakt dhe fitoi njė kulturė shumė tė gjerė pėr kohėn. Rreth vitit 1847 shkoi nė Itali dhe mori pjesė me armė nė dorė nė revolucionin e Venedikut kundėr pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftėsi ushtarake. Pas dėshtimit tė kėsaj lėvizjeje, P.Vasa u vendos nė Stamboll. Nė Turqi P.Vasa u ngrit nė shkallėn e lartė tė hiearkisė shtetėrore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, mė 1892 nė Bejrut, ishte guvernatori i pėrgjithshėm i Libanit.
Gjatė gjithė jetės sė tij, P.Vasa s'ka rreshtur sė menduari pėr Shqipėrinė dhe ka dėshiruar ta shohė tė lirė, tė pavarur, e tė kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon nė vitet '60 nė Stamboll, ku bashkėpunoi me K.Kristoforidhin, I.Qemalin, H.Tasinin. Mori pjesė nė pėrpjekjet pėr oragnizimin e shoqėrive patriotike e kulturore, pėr krijimin e njė alfabeti tė shqipes dhe bashkė me S.Frashėrin ishte ndėr themeluesit e Shoqėrisė sė tė Shtypurit "Shkronja Shqip". P.Vasa qe njė nga frymėzuesit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe mbrojti me forcė ēėshtjen kombėtare nė Stamboll dhe nė qarqet diplomatike jashtė perandorisė.
Veprimtarinė letrare, P.Vasa e zhvilloi kryesisht nė vitet '50-'60 tė shekullit XIX. Gjithė krijimtaria e tij lidhet ngushtė me atdheun, me historinė dhe lashtėsinė e popullit shqiptar, me mbrojtjen e tė drejtave tė tij si komb. "A mos ėshtė krim ta duash vendin tėnd? - shkruante ai. - Ajo qė ėshtė njė cilėsi, njė virtyt pėr tė tjerėt, nuk mund tė jetė tjetėr gjė pėr ne". Shkroi poezi, prozė artistike, publicistikė dhe libra gjuhe. Veprat mė tė rėndėsishme tė P.Vasės janė: pėrmbledhja me vjersha "Trėndafila dhe gjemba"(1873), ku flet me zjarr e mall pėr vendlindjen dhe dėshiron lirinė e Shqipėrisė. Mė 1879 botoi frėngjisht trajtesėn: "E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt", nė tė cilėn argumenton lashtėsinė e popullit shqiptar, tregon vetitė e tij dhe mbron tė drejtat kombėtare. Botoi mė 1890 romanin "Bardha e Temalit" tė shkruar frėngjisht, ku pėrshkruan zakone e doke tė jetės shqiptare, nė sfondin e luftės pėr ēlirim kombėtar. Shkroi edhe njė "Gramatikė tė shqipes pėr tė huajt"(1887).
Por kryet e vendit nė krijimtarinė e tij e zė vjersha "O moj Shqypni"
Kjo vjershė lindi nė ditėt e stuhishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe qarkulloi gojė mė gojė, ngandonjėherė edhe si kėngė. Nė tė ndihet jehona e ngjarjeve dramatike qė kalonte vendi ynė, kur shqiptarėt mbronin me gjak trojet e tyre nga lakmitė e shovinistėve fqinjė dhe nga vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit. Vjersha sintetizon nė mėnyrė poetike gjithė idetė e mėdha tė lėvizjes kombėtare dhe me patosin kushtues, shėrben si njė manifest poetik i saj.
Vjersha ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e antitezės. Pėr nga brendia ajo pėrmban dy pjesė, dy tablo tė Shqipėrisė. Nė tė parėn, si gjithė rilindėsit, me nota romantike e idealizuese autori prezanton tė kaluarėn, kurse nė pjesėn e dytė pėrshkruhet me ngjyra rrėngjethėse gjendja e mjerė e atdheut tė robėruar.
Vjersha fillon me ton elegjiak, me njė pyetje plot dhembje drejtuar Shqipėrisė, qė e kanė "qit me krye n'hi", qė s'e ka mė forcėn dhe lavdinė e mėparshme.
Me njė ndjenjė krenarie, poeti na jep pėrfytyrimin e dikurshėm, tė Shqipėrisė si njė zonjė e rėndė, plot begati, trimėri e dinjitet e, mbi tė gjitha, plot vlera njerėzore:
me armė tė bardha, me pushkė ltina,
me burra trima, me gra tė dlira,
ti ndėr gjithė shoqet ke kenė ma e mira.

Poeti evokon me pak vargje edhe traditat luftarake e lavdinė e sė kaluarės, ato vite kur besa dhe lufta e trimave shqiptarė bėnin tė dridhej "qiell e dhč", tė dridhej armiku otoman gjer thellė nė strofullėn e tij. Kėto vlera frymėzonin respekt tė pakufishėm tė tė gjithė burrave ndaj Shqipėrisė, duke pasur pėr nder ta quanin "nėnė". Poeti, si mjaft rilindės tė tjerė, krijon raportin nėnė-bir dhe e pėrdor si mjet themelor simbolin e figurės sė nėnės. Edhe mė pas, thirrjet qė u drejton bashkatdhetarėve, ua drejton nė emėr tė kėsaj lidhjeje, nė emėr tė detyrės qė ka ēdo bir ndaj nėnės, ndaj atdheut.
Toni elegjiak rishfaqet nė fillim tė pjesės sė dytė, pėrzier me mllef tė papėrmbajtur, kur i drejtohet zemėrcoptuar Shqipėrisė:
Po sot, Shqypni, po m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrzuem pėrdhe!

Poeti zbulon edhe shkaqet e kėsaj gjendjeje: shqiptarėt kanė harruar "besėn e tė parėve" dhe janė pėrēarė nė fč tė ndryshme. Dhe si ideolog dhe militant i lėvizjes kombėtare, autori u drejtohet bashkatdhetarėve:
Po jeni vllazėn t'gjithė, more t'mjerė
Megjithėse toni elegjiak ndihet edhe nė vargje tė tjera tė pjesės sė dytė, poeti nuk bie nė dėshpėrim, madje me kėtė mėnyrė ai kėrkon tė prekė nė sedėr gjithė shqipėtarėt. Kujt i bėn zemra tė shohė tė poshtėruar, tė coptuar e tė dobėt nėnėn e dashur. Me besim tė patundur nė forcėn dhe shpirtin patriotik dhe luftarak tė tyre, poeti i jep tone burrėrore vargut dhe ngre zėrin pėr luftė tė armatosur, si e vetmja rrugė pėr ta shpėtuar atdheun nga shtypja e mjerimi. Ėshtė nder qė jetėn t'ia falėsh Shqipėrisė.
Vjersha qė nis me njė pasthirrme tronditėse, elegjiake, mbyllet me njė apostrofė kushtruese:
Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit, ēoniu,
tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtrėngoniu,
e mos shikoni kisha e xhamia,
feja e shqiptarit asht shqiptaria!

Vetėm njė atdhetarizėm i flaktė mund te krijonte vargje me njė forcė tė tillė, vargje qė shpallėn parrullėn e madhe rilindase se kombi ėshtė mbi ēdo fč, se shqiptaria, atdheu, e ardhmja e tij janė gjithēka. P.Vasa ėshtė njė nga tė parėt qė lėshoi kushtrimin pėr t'u bashkuar pa dallim feje.
Vėrtet nė pikpamje tė kompozicionit vjersha pėrbėhet prej dy pjesėsh dhe theksi vihet mė tepėr tek e dyta, por patosi i saj i drejtohet edhe sė ardhmes. Ajo u shkrua e frymėzuar nga aspiratat pėr ta parė Shqipėrinė tė lirė, tė pėrparuar e plot dinjitet. Vjersha "O moj Shqypni" ėshtė njė nga krijimet mė tė frymėzuara tė poezisė shqiptare. Figuracioni i pasur e shprehės, epitetet, krahasimet, pyetjet retorike plot ngarkesė emocionale, shkodranishtja e kuptueshme dhe e ėmbėl e bėnė atė aq ndikuese tek masat. Vargu dhjetėrrokėsh (pesėrrokėsh i dyzuar) i jep poezisė njė ritėm marshi, nė pėrputhje me pėrmbajtjen, duke sintetizuar thuajse gjithė idetė e lėvizjes kombėtare: krenarinė pėr tė kaluarėn, dashurinė pėr vendin, urrejtjen pėr robėrinė, thirrjen pėr bashkim, vjersha "O moj Shqypni" u bė njė nga kryeveprat poetike tė Rilindjes.
-- pėrgatitur nga: Denis Zavalani


O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush tė ka qitė me krye n'hi?
Ti ke pas qenė njė zojė e randė,
Burrat e dheut tė thirrshin nanė.
Ke pase shumė t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumė, ara e bashtina,
Me armė tė bardha, me pushkė ltina,
Me burra trima, me gra tė dlira;
Ti ndėr gjith shoqet ke qenė ma e mira!

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti
Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun
E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisė,
I ka shti dridhen gjithė Rumelisė;
Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,
Me faqe t'bardhė gjithmonė asht nda!

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet
E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
Si mal me borė, si fushė me lule
Ke pas qenė veshun, sot je me crule,
E s'tė ka mbetun as em'n as besė;
Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė!

Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda;
Sa thonė kam fe sa thonė kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thonė: " Jam grek", "shkje"-disa tjerė,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerė!
Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
Pėr me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
Me ju turpnue me grue e motėr,
E pėr sa pare qi do t'fitoni,
Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!
Qani ju trima bashkė me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukė as mish,
As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;
As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,
Por asht rrėzue e bamun trokė!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,
Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejė si grue pa burrė,
Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!

Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė
Ket fare trimneshe, qi sot asht mekė?
Ketė nanė tė dashtun a do ta lamė,
Qi njeri i huej ta shklasė me kam?

Nuk, nuk! Kėtė marre askush s'e do
Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!
Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,
Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!

Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
Gjithkund l'shon dielli vap'ė dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė
Kush mos na e preki, se desim t'tanė
Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.

| Prapa |