H I S T O R I
SHKODRANE

| Hyrje |

"Unė, korrieri i Qemal Stafės..."

Vasil Llazari

"Si e dėgjuam Skėnder Luarasin kur fliste nga Radio-Madridi"

"Deklarata e Qemal Stafės nė hetuesi: "Pėrse unė nuk jam komunist"

Qemal Stafa Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon njė nga dokumentet mė tė bujshme tė Heroit tė Popullit, e shkruar me dorėn e tij nė gushtin e 1938, kur mbahej i arrestuar nė hetuesinė e Elbasanit

-- nga Dashnor Kaloēi, "Gazeta Shqiptare" - 12 prill 2003

Disa njerėz tė shtuem nga njė ambicje personale vazhdojshin akuzat e tyne pranė drejtorisė sė Gjimnazit dhe pranė institutesh tė tjera. Ēėshtja merr pėrpjestime tė mėdha gjer sa zgjon interesimin e Ministrisė kompetente e cila pyet nė mėnyrė rezervate Drejtorinė e Gjimnazit. Drejtori pėrgjigjet tuj akuzue tė nėnshkruemin si komunist. I nėnshkruemi porsa merr vesht kėtė veprim, paraqitet nė Drejtori pėr me e kundėrshtue kėtė gjest dhe merr sigurinė nga titullari se raporti i dėrguem nė Ministri ishte nė favor t'im.

Zoti Anton Deda tue mos harru mėninė personale kundrejt njė djaloēi gjashtėmbėdhjet vjeēar, dėrgon njė shkresė Drejtorisė sė Gjimnazit tė Tiranės tue mė cillėsuem si komunist, pa pasė asnjė dokument provues. Nė vitin 1936-37 i nėshkruemi zgjidhet drejtor i degės letrare nė shoqninė "Fryma e Re" tė studentave tė gjimnazit tė Tiranės. Drejtori i atėhershėm i gjimnazit z. Beniamin Dashi, pėr arsye qė nuk u kuptuen, anuloi zgjedhjet e kėshillės. Edhe kėtė herė i nėnshkruemi akuzohet si komunist, megjithėse nuk ekziston asnjė dokument provues. Kur nė Gjimnazin e Tiranės u dogjėn regjistrat, drejtoria e atij Instituti, paraqet tė nėshkruemin si tė dyshimtė. Mė vonė me zbulimin e fajtorit, u pa qartė se njė nxanės qė ka pėrfundime tė pėlqyeshme nė mėsimet dhe sjellja e tė cillit aprovohet nga tė gjithė profesorat, nuk ka aspak nevojė tė humbi gjurmat e pėrfundimevet tė mundimit tė tij, tė shėnuem nė regjistrat e shkollės. I vetmi vit shkollor nė tė cilin nuk mė ėshtė drejtuem akuza si komunist, asht viti 1937-38". I pandehuni Qemal Stafa. Kėshtu shkruhet midis tė tjerash nė deklaratėn e Qemal Stafės qė mban datėn 21 gusht tė vitit 1938, tė cilėn ai e ka bėrė dhe firmosur me dorėn e tij pėrpara hetuesėve tė burgut tė Elbasanit, ku mbahej i izoluar duke u akuzuar si komunist. Po ēfarė shkruhet nė pjesėn tjetėr tė deklaratės sė bėrė nga Qemal Stafa, nga kush u akuzua ai si komunist dhe cilat janė shpjegimet e dhėna prej tij nė atė deklaratė se pėrse ai nuk ėshtė komunist dhe ku protestoi ai ndaj atyre akuzave qė i bėheshin duke e cilėsuar si komunist? Si u censurua ajo deklaratė e Qemalit gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, nė librin "Qemal Stafa" tė autorit N. J. duke u pėrdorur vetėm njė paragraf i saj i shkėputur nga konteksti i plotė qė ia ndėrronte tėrsisht kuptimin e saj.

Falsifikimi nė librin "Qemal Stafa"

Njė nga shkrimtarėt qė para viteve '90 u ngarkua pėr tė shkruar mbi jetėn e Heroit tė Pupullit Qemal Stafa, ka qenė N. J. i cili botoi librin "Qemal Stafa" (Jeta dhe lufta), qė ėshtė mė i ploti pėr jetėn e heroit tė famshėm me tė cilin ėshtė personifikuar dita e 5 majit qė simbolizon dėshmorėt e Shqipėrisė. Nė atė libėr i cili deri nė gushtin e vitit 1982 u ribotua tre herė, deklarata e Qemal Stafės e bėrė nė gushtin e vitit 1938 nė hetuesinė e Elbasanit, ku ai jep shpjegime tė hollėsishme se pse nuk ėshtė komunist e nė ēfarė rrethanash dhe kush ishin ata qė ia kishin bėrė ato akuza, ėshtė censuruar dhe ėshtė vėnė vetėm njė pjesė e vogėl e saj. Nė atė paragraf prej 11 rreshtash tė shkėputura nga fillimi i deklaratės, (fq. 42) nuk del dhe nuk kuptohet asgjė nga deklarata e plotė dhe ajo ėshtė ndėrprerė aty, sepse nė tė gjitha paragrafet e tjerė qė vijojnė mė pas e deri nė fund tė saj, nė ēdo rresht tė shkruar, Qemal Stafa jep shpjegimet e nevojshme se nga i kanė ardhur ato akuza qė e cilėsojnė si komunist dhe si ka protestuar ai kundėr tyre. Me tė drejtė mund tė thuhet se Qemal Stafa nė atė deklaratė tė dhėnė para hetuesve, (tė cilėn po e botojmė tė plotė nė kėtė shkrim) e ka mohuar qėnien e tij si komunist, nė mėnyrė qė tė lirohej nga burgu, siē ėshtė dhe e vėrteta qė ai u lirua mė pas. Si fillim, kjo ėshtė njė llogjikė mė se e pranueshme, mirpo po tė shohim mė pas se ēfarė ėshtė thėnė pėr Qemal Stafėn dhe ēfarė fjalėsh i janė atribuar atij, nxjerrim konkluzionin se ajo deklaratė e Qemal Stafės, ėshtė mė se e vėrtetė dhe nė atė kohė Qemali nuk ka qenė komunist dhe nuk ka pasur asnjė lidhje me idetė apo celulat komuniste tė asaj kohe qė vepronin nė Shqipėri. Pėr kėtė gjė po iu referohemi disa fakteve tė cilat tashmė janė tė njohura pėr kėdo, sepse ato janė thėnė dhe shkruar para viteve '90, duke pasur parasysh edhe librin e autorit N. J. i cili siē thamė mė lart ėshtė konsideruar si libri mė i plotė mbi jetėn e Qemal Stafės.

A e pranoi Qemali akuzėn nė gjyq

Ėshtė thėnė se nė gjyqin e 4 shkurtit tė vitit 1938 qė u zhvillua nė Bashkinė e Tiranės ku ishin tė pandehur 53 persona qė akuzoheshin si komunistė, Qemal Stafa deklaroi se ishte komunist dhe e pranoi tė gjithė akuzėn qė i bėhej. Ai deklarim i Qemalit, aty jepet vetėm me katėr rreshta ku thuhet: "Jam komunist i bindun dhe deklaroj se vetėm komunizmi do ta shpėtojė masėn e punėtorisė qė sot ndodhet e shtypun jam i sigurtė se ēfarė do qė tė ndodhė, ne komunistėt do ta shpėtojmė Shqipėrinė". (N. J. fq. 177) Kemi tė drejtė tė supozojmė dhe besojmė se ajo deklaratė ėshtė e sajuar dhe kjo pėr disa arsye: Sėpari, po tė ishte e vėrtetė deklarata e Qemalit, ajo do tė ishte botuar me faksimile dhe e plotė, e jo vetėm katėr rresha sa janė vėnė aty, ku nga pikat e vėna lihet tė kuptohet se ajo deklaratė ėshtė me e gjatė. Por edhe kėtij supozimi dhe arsyetimi mė se llogjik, autori i librit (N. J.) apo dhe tė gjithė ata qė janė marrė me pėrgatijen e botimin e librit nė fjalė, pėr ato fjalė qė i kanė vėnė nė gojėn e Qemal Stafės, janė kujdesur qė tė mos lėnė dyshime. Kėshtu nė fundin e fq 177 ku ėshtė dhėnė deklarata e Qemalit, ėshtė bėrė njė shėnim ku thuhet: "Fjala e Qemalit nuk ėshtė mbajtur e plotė dhe e saktė nė procesverbalin e seancės. Mė shumė pėr fjalėt qė ka thėnė Qemali nė gjyq marrim vesh nga pretenca e prokurorit. Duke qenė se ato nuk janė autentike, por tė interpretuara, nė kėtė ribotim jemi munduar qė, duke krahasuar tė dhėnat e kėtyre dokumenteve zyrtare edhe me ato ēka tregojnė shokėt e tij, tė ndėrtojmė pėrafėrsisht atė qė ka thėnė Qemali". Pra siē shihet nga ky shėnim i bėrė nė librin pėr Qemalin, del fare qartė se deklarata e tij ku ai pranon akuzėn se ėshtė komunist, nuk ėshtė marrė nga procesverbali, pasi ai nuk ėshtė mbajtur, por nga pretenca e prokurorit dhe ajo ėshtė formuluar nga dėshmitarė tė ndryshėm, siē thuhet aty: shokė tė Qemalit. Nisur nga kjo kemi tė drejtė tė besojmė se fjalėt e vėna nė gojėn e Qemalit, nuk janė tė vėrteta dhe janė tė fallsifikuara, pėr arsye qė tashmė dihen shumė mirė dhe nuk ėshtė nevoja t'i pėrsėrisim. Po tė shikohen dokumentet arkivore tė gjyqeve tė asaj kohe, apo dhe mė pas nė periudhėn e pushtimit tė vėndit, nuk mund tė gjesh nė asnjė prej tyre, qė fjalėt e njė tė pandehuri, qoftė dhe mė ordiner, tė mos jenė shkruar dhe pasqyruar tė plota nga sekretaria e gjyqit. Aq mė keq, kjo gjė bėhet e pabesueshme tė mos jetė bėrė pėr rastin e Qemal Stafės, nė qoftė se ai me tė vėrtetė e ka pranuar akuzėn qė ka qenė komunist, kur dihet shumė mirė se ai gjyq u bė me bujė tė madhe. Si mund tė besojmė qė Qemal Stafa ta ketė pranuar akuzėn qė ka qenė komunist dhe ajo gjė tė mos mbahej shėnim nga ana e trupit gjykues, kur i gjithė ai gjyq i bujshėm me 53 tė pandehur nėn akuzė, bėhej pikėrisht pėr atė gjė, qė t'i demaskonte ata duke i quajtur komunistė. Pra nga sa thamė mė sipėr, kemi tė drejtė tė besojmė se tė gjitha ato qė janė thėnė pėr Qemal Stafėn (nė rastin konkret) nuk janė gjė tjetėr veēse fallsifikime tė bėra pėr qėllime tė caktuara propagandistike, ashtu siē bėhej rėndom nga propaganda e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, me tė cilat mbushej "Historia" e Shqipėrisė.


Deklarata e Qemal Stafės nė hetuesi:
"Pėrse unė nuk jam komunist"
Deklarata e Qemal Stafės Deklaratė.

Elbasan 21.VII.1938. I nėshkruemi Qemal Stafa, maturant i Gjimnazit shtetnuer tė Tiranės, pėrshkuej si vijon, rrjedhimin e emnit komunist me tė cilin mė cillėsojnė informatat zyrtare. I lindun nė Elbasan nė 1920 jam rritun nė Shkodėr ku kam vazhdue studimet nė kolegjėn e etėnve Jezuitė pėr 8 (tetė) vjet. Nė kohėn e shtetėzimit tė arsimit botor, u regjistrova nė gjimnazin shtetėnor tė Shkodrės. I shikuem me sy tė mirė nga profesorat, dhe tue pasun gjithėhere pėrfundime tė pėlqyeshme, vazhdova rregullisht mėsimet nė atė institut qė nga mbarimi i klasės sė III (tretė) gjer nė mbarimin e klasit tė gjashtė, d.m.th. gjer nė fund tė vitit shkollor 1935-36. Gjatė kėsaj periudhe tė fundit disa incidente tė jetės shkollore shkakėtojnė qė tė cillėsohem si komunist. Incidentet janė kėto: Nė vitin shkollor 1934-35, Ministrija e Arsimit na ēon si professor tė gjuhės shqipe, prof. Skėnder Luarasin, i cili kėshillon disa nxėnės qė tė hjekin festėn e zezė, mbasi kjo ishte njė shenjė e shpirtit oriental, dhe ta zėvėndėsojnė me kapelė, shenjė qė diftonte se afroheshim nė botėn oksidentale. I nėshkruemi qe njė nga ata qė e pėrkrahėn kėt mejtim dhe qė u munduem tė vehej nė zbatim pėr tė gjithė Gjimnazin e Shkodrės. Por kjo frymė pėrparim-dashėse, nuk u pėlqente rretheve prapanike tė qytetit tė Shkodrės. Prandaj njė kundėr-lėvizje reakcionare fillon tė shėnohet nė disa rrethe studenteske, tė frymėzueme nga kleri katolik. Njė valė ēpifjesh dhe kėrcėnimesh tė ēdo lloji, u drejtohen atyre djelvet qė pėrkrahin zėvėndėsimin e festes me kapelė. Nė fillim na quajtėn afetarė. Mė vonė atheista. Nė fund filluan tė na paraqesin pėrpara opinionit publik si komunista. Njėkohėsisht Drejtorisė sė Gjimnazit shtetėnor tė Shkodrės, i shkojnė nė vesh kėto zane, nga organet informonjėse tė varuna prej saj. Prandaj zoti Anton Deda, drejtor i Gjimnazit e thėrret tė nėnshkruemin (Qemal Stafėn, shėnim i im, D.K.) nė zyrėn e tij dhe e kėshillon tė largohet nga prof. Skėnder Luarasi, i cili akuzohej pėr mejtime komuniste. I nėshkruemi i pėrgjigjet se nuk kam asnjė mardhėnie jashtėshkollore me profesorin e lartė-pėrmėndur. Nė vitin shkollor 1935-36 u regjistrova nė klasėn e VI (gjashtė) tė gjimnazit tė Shkodrės. Dukej se viti shkollor do tė mbyllej pa asnjė incident. Por kjo ishte e vėrtetė vetėm nė dukėje. Disa njerėz tė shtuem nga njė ambicje personale vazhdojshin akuzat e tyne pranė drejtorisė sė Gjimnazit dhe pranė institutesh tė tjera. Ēėshtja merr pėrpjestime tė mėdha gjer sa zgjon interesimin e Ministrisė kompetente e cila pyet nė mėnyrė rezervate Drejtorinė e Gjimnazit. Drejtori pėrgjigjet tuj akuzue tė nėnshkruemin si komunist. I nėnshkruemi porsa merr vesht kėtė veprim, paraqitet nė Drejtori pėr me e kundėrshtue kėtė gjest dhe merr sigurinė nga titullari se raporti i dėrguem nė Ministri ishte nė favor t'im. Atėhere isha 16 (gjashtėmbėdhjetė) vjetėsh. Nė korrikun e vitit 1936, bashkė me familjen time shkova me banim nė Tiranė. Nė fillim tė vitit shkollor 1936-37 u regjistrova nė Gjimnazin Shtetėnor tė Tiranės. Zoti Anton Deda tue mos harru mėninė personale kundrejt njė djaloēi gjashtėmbėdhjet vjeēar, dėrgon njė shkresė Drejtorisė sė Gjimnazit tė Tiranės tue mė cillėsuem si komunist, pa pasė asnjė dokument provues. Nė vitin 1936-37 i nėshkruemi zgjidhet drejtor i degės letrare nė shoqninė "Fryma e Re" tė studentave tė gjimnazit tė Tiranės. Drejtori i atėhershėm i gjimnazit z. Beniamin Dashi, pėr arsye qė nuk u kuptuen, anuloi zgjedhjet e kėshillės. Edhe kėtė herė i nėnshkruemi akuzohet si komunist, megjithėse nuk ekziston asnjė dokument provues. Kur nė Gjimnazin e Tiranės u dogjėn regjistrat, drejtoria e atij Instituti, paraqet tė nėshkruemin si tė dyshimtė. Mė vonė me zbulimin e fajtorit, u pa qartė se njė nxanės qė ka pėrfundime tė pėlqyeshme nė mėsimet dhe sjellja e tė cillit aprovohet nga tė gjithė profesorat, nuk ka aspak nevojė tė humbi gjurmat e pėrfundimevet tė mundimit tė tij, tė shėnuem nė regjistrat e shkollės. I vetmi vit shkollor nė tė cilin nuk mė ėshtė drejtuem akuza si komunist, asht viti 1937-38.

I pandehuni Qemal Stafa (firma)

| Prapa |