L E T Ė R S I
SHKODRANE


| Prapa |

Lexo nė Anglisht:

Ridvan Dibra

Ridvan Dibra

Ridvan Dibra
  • Plagė tė Moisiut...
  • Rrėzimi i monumentit
  • Dhjetė histori
  • Lumenjtė
  • Vėllimet e botuara:
    - THJESHT, poezi, 1989. Sh. B. “Naim Frashėri”, Tiranė.
    - PROSTITUTA E VIRGJĖR, tregime, 1994. Sh. B. “Idromeno”, Shkodėr.
    - EKLIPSI I SHPIRTIT, tregime, 1994. Sh. B. “Gjergj Fishta”, Shkodėr.
    - NUDO, roman, 1995. Sh. B. “MēM Ēabej”, Tiranė.
    - VETMIA E DIELLIT, parabola, 1995. Sh. B. “Rilindja”, Tiranė.
    - MJERIMI I GJYSMĖS, novela, 1996. Sh. B. “Fi&Ga”, Maqedoni.
    - KURTHET E DRITĖS, roman, 1997. Sh. B. “Onufri”, Tiranė.
    - TRIUMFI I GJERGJ ELEZ ALISĖ, roman, 1999. Sh. B. “Onufri”, Tiranė.
    - STINA E UJKUT, roman, 2000. Sh. B. “Camaj&Pipa”, Shkodėr.
    - TĖ LIRĖ DHE TĖ BURGOSUR, roman, 2000. Sh. B. “Buzuku”, Prishtinė.
    - VĖLLA ME CENTAURĖT, parabola, 2002. Sh. B. “Buzuku”, Prishtinė.
    - TRIUMFI I DYTĖ I GJERGJ ELEZ ALISĖ, roman, 2002. Sh. B. “Buzuku”, Prishtinė.
    - EMAIL, roman, 2003. Sh. B. “Sejko”, Tiranė.

    Bio:
    Ridvan Dibra ka lindur nė Shkodėr mė 9 janar 1959. Ėshtė rritur e shkolluar nė qytetin e lindjes, ku u diplomua pėr gjuhė e letėrsi shqipe nė Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Ka punuar arsimtar nė Kukės (‘82 - ‘87) e gazetar nė Shkodėr (’88 - ’94). Aktualisht ėshtė pedagog i Letėrsisė Shqipe nė Universitetin e Shkodrės.
    Krijimtaria e Ridvan Dibrės ėshtė nderuar me ēmime kombėtare e mbarėkombėtare. Pjesė tė sajat janė pėrkthyer nė gjuhėt gjermane, italiane, maqedonase e malazeze. Pėr tė kanė shprehur konsiderata disa nga emrat mė tė shquar tė kritikės e letrave shqipe:

    Vlerėsime:

  • “Romanet dhe vėllimet me tregime, novela e parabola i kanė dhėnė shkrimtarit Ridvan Dibra njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė zhanėr letrar tė shqipes… Lexuesi ka kėnaqėsinė qė takon po atė prozator tė talentuar, me mundėsi tė dallueshme epike, por njėherit edhe tė ndryshėm, tė pėrtėrirė sidomos nė rrafsh tė idesė dhe teknikės narrative…”.
    Ali Aliu, kritik

  • “Ridvan Dibra e pėrsos gjithnjė e mė tepėr imazhin e tij si njė prozator i zoti e skrupuloz, qė vetes di t’i kėrkojė mė tepėr se lexuesit. Vepra e tij s’ka nevojė pėr tjetėr gjė pėrpos mirėkuptimit”.
    Shpėtim Kėlmendi, shkrimtar

    “…Dibra ka njė dorėshkrim dhe mjeshtėri prozatori nga mė brilantet nė letrat shqipe”.
    Shkėlzen Maliqi, studiues arti

  • “Parabolat e Ridvan Dibrės, pėr nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatės, tė kujtojnė parabolat e Kafkės apo skicat - enigma tė Apdajkut. Dhe kėtė ngjajshmėri e pėrmendim me kuptimin e mirė qė kanė paralelizmat nė fushėn e letrave, si ngjajshmėri tipologjike, lidhur me njė dukuri tė re nė letėrsinė tonė”.
    Bashkim Shehu, shkrimtar

  • “Ridvan Dibra dėshmon se letėrsi nuk mund tė bėhet vetėm duke pėrpjekur kokėn pas muresh tė trashė temash e konfliktesh madhore, nacionale apo social - politike. Pėr tė letėrsia ėshtė tekst i cili komunikon me anė sugjerimesh, qė e braktis qė nė krye tė herės denotacionin e fjalės, duke i ngritur pėrmendore konotacionit tė saj. Ai ndjek, zhvillon dhe luan ndėr ēelėsa tė rinj lojėn e dikurshme tė fjalės sė Ernest Koliqit me tregimet e tij tė famshme tė viteve ’30…”
    Stefan Capaliku, dramaturg

  • “… Te vepra e Dibrės, jehona narrative - ligjėrimore sikur vjen nga “Ferma e kafshėve” e Xhorxh Oruellit apo nga proza e Xhojsit. Tek e fundit, letėrsisė shqipe nė Shqipėri i ka munguar njė diskurs i tillė, modalitetet e tilla ligjėrimore dhe transformimet e tilla narrative”.
    Prend Buzhala, kritik

  • “…Dibra ka thyer tabutė tematike qė e mbizotėronin realizmin socialist tė letrave shqipe. Nė kėtė kontekst, mund tė thuhet se ai ėshtė ndėr ata qė kanė rimėkėmbur vetėdijen krijuese se objekti tematik ėshtė i shumėngjyrshėm dhe me mundėsi tė pakufizuara qasjesh e pėrkufizimesh”.
    Kujtim Rrahmani, shkrimtar

    E-mail: r-dibra@unishk.albnet.net

    Krijimtaria:


    PLAGĖT E MOISIUT

    Tė gjithė e kanė harruar Seforėn, gruan e Profetit.

    Po shpalosen qiejt si fletėt e librit,
    Zoti im.

    Tė zverdhur nga koha
    Por unė them mė shumė nga shfletimi i pėrditshėm
    Diku tė pėrthyer, diku tė grisur
    Nga vetėtimat dhe padurimi ynė.

    Ne prapė tė verbėr si nė fillim,
    Zoti im.

    As edhe njė fletė s'ditėm ta lexonim
    As edhe njė rrjesht, as edhe njė germė
    Thjesht sepse kėrkuam larg dhe lart
    Kur alfabeti mėsohej afėr dhe gjithkund.

    Ne prapė tė shurdhėr si nė fillim,
    Zoti im.

    S'ditėm ta dėgjonim zėrin tėnd
    Habitur ndėr njė mijė e njė zėra tė rremė
    Kur gjithēka qe kaq e lehtė dhe e thjeshtė
    Mjaft qė tė ulnim kokėn e tė dėgjonim frymėn tonė.

    Ne prapė tė uritur si nė fillim,
    Zoti im.

    Thjesht sepse lakmuam pjergullėn e fqinjit
    Dhe kurrė s'e bekuam barin tonė tė egėr
    As globin qė s'duhej ta kafshonim
    Nxitimthi si mollėn e papjekur.

    Ne prapė tė vetėm si nė fillim,
    Zoti im.

    Hapėrdarė gjithandej si kokėrrizat e rėrės
    Prej erės qė e ngritėn bulēitė tanė
    A si fėmijė jetimė pendestarė
    Pse ngritėn dorė e vranė prindėrit.

    Ne prapė nė pluhur si nė fillim,
    Zoti im.

    Ndėr buzėt tona, nė mushkėritė ėshtė pluhuri
    Edhe kur fluturojmė kinse lart e larg pluhuri na ndjek
    Thjesht sepse pėrtojmė a harrojmė
    Tė pastrohemi para ēdo nisjeje.

    Ne prapė tė pastrehė si nė fillim,
    Zoti im.

    Shemben pa u ngritur kasollet tona
    As njė mijė vjet s'i durojnė zemėrimit tėnd
    Teksa ne fajėsojmė me radhė
    Herė muret, herė themelet, herė ēatinė.

    Ne prapė tė etur si nė fillim,
    Zoti im.

    Me buzėt shkrumb tė ēara si gushti
    Ia thamė burimet jetės njė e nga njė
    Lakmuam e sajuam mandej
    Burime tė panumurt gjaku.

    Ne prapė tė paditur si nė fillim,
    Zoti im.

    Thjesht sepse hodhėm hapin e dytė para tė tretit
    Dhe thamė fjalėn e parė pas tė dytės
    Kėshtu edhe dituria jonė s'ėshtė gjė tjetėr
    Veēse korigjim i gabimeve tė bėra dikur.

    Ti prapė gjithkund
    Dhe ne prapė askund,
    Zoti im.

    Arsyet e gjakut i shpėrfillėm tė gjitha
    Harruam edhe britmėn e tė pikėlluarve
    Harruam se plagėt e armiqėve njė ditė
    Dhėmbin mė fort nė gjoksin tonė.

    Dhėmbin nė gjoksin tim,
    Zoti im.

    PLAGA E PARĖ: GJAKU

    Ti trembesh prej gjakut mė shumė se prej hijeve, Seforė
    Gjakut qė s'ka emėr, qė buron prej plagės sė freskėt
    Gjakut qė ndrit njėlloj nė tė gjitha plagėt
    Gjakut qė s'diti kurrė tė bėhet ujė,

    Porse uji bėhet gjak,
    Sefora ime.

    Mjafton ta godas me shkopin tim tė gjarpėrt
    Me vullnetin tim tė egėr desha tė them
    Bam-bam-bam
    Bam-bam
    Bam.

    Shih si u pėrgjakėn lumenjtė dhe tė gjithė ujėrat e tjerė
    Bora po shkrihet dhe pikon gjak
    Hejtė majėmprehtė gjak pikojnė
    Pikė-pikė-pikė
    Pikė-pikė
    Pikė. Kuptojeni tashti ēmimin e ujit
    Dhe lėreni qėllimin tim tė shkojė
    Ju buzė tė ēara dhe ju toka tė thara
    Ju gjokse tė etur dhe ju peshq tė uritur
    Harruat se prej ujit mė nxorėn bashkė me emrin:

    Ishte jeta nė fillim
    Vdekja erdhi fill pas.

    PLAGA E DYTĖ: BRETKOSAT

    Ti trėmbesh prej moēalit mė shumė se prej gjakut, Seforė
    Moēalit qė i thonė harresė dhe mungesė vėmendjeje
    Moēalit tė verdhė qė bėn zap gjelbėrimin
    Si ēasti pėrjetėsinė,

    Moēalit qė pjell pėrbindėsha,
    Sefora ime.

    Gjithfarė zvarranikėsh tė plogėsht e neveritės
    Turlifarė zambakėsh shumėngjyrėsh e helmues
    Lloj-lloj dihatjesh tė gjitha tė pėrbaltura
    Dhe nė fund bretkosat emblematike:

    Ndjellur prej shkopit tim tė gjarpėrt
    Prej vullnetit tim tė egėr desha tė them.

    Ngjiten dhe hyjnė nė shtėpinė tėnde, Seforė
    Nė dhomėn ku ti fle
    Nė shtratin tėnd futen
    Trazojnė ēarēafėt e bardhė
    Dhe gjumin tėnd tė paqtė
    Me kuatjet e tyre tė jargura
    Kuak-kuak-kuak
    Kuak-kuak
    Kuak.

    Kur zotat bėjnė luftė mes tyre
    Njeriu duhet tė bėjė paqė me veten,

    Sefora ime.

    PLAGA E TRETĖ: MUSHKONJAT

    Ti i trembesh prej shkakut mė shumė se prej pasojave, Seforė
    Shkakut qė jam unė a dikush tjetėr brenda meje
    Ēka ndodh rrallė, fort rrallė me njerėzit
    Dhe ndoshta kurrė me bijat e evės.

    Shtjellat e pluhurit tash janė re mushkonjash,
    Sefora ime.

    Mbi fytyrėn tėnde dhe mbi trupin tėnd tė gjatė
    Mbi buzėt e tua dhe mbi gjinjtė e tu tė vegjėl
    Mbi gjumin tėnd dhe mbi ėndrrat tua tė virgjėra
    Mbi heshtjen tėnde dhe mbi durimin tėnd hyjnor
    Mbi lotėt e tu dhe mbi gazin tėnd tė rrallė
    Mbi amėsinė tėnde dhe mbi frutin tėnd tė pakėt
    Mbi rrėnjėt tua dhe mbi trungun tėnd tė gjelbėr
    Mbetur kanė gjurmėt gri tė pickimeve,

    Sefora ime.

    PLAGA E KATĖRT: MIZAT

    Tė vegjlit janė gjithkund dhe bezdisin shumė, Seforė
    Si kokėrrizat e rėrės sė verdhė mes gishtėrinjėve
    A si fjalėt dhe ngjarjet e pėrditshme
    Qė mund edhe tė mos ishin,

    Kjo re mizash ėshtė qefin vdekjeje,
    Sefora ime.

    As plagė, as kafshim dhe as helm
    Mbi trupin tėnd tė bardhė e tė mermertė
    Ose tė tria njėherėsh por diku nėn lėkurė
    Aty ku ndjeshmėria dhemb si mėkati i pakryer
    Dhe ku fillimi projektohet si fund i pritshėm.

    Se vdekja ndodh rrallė tė vijė
    Pa e thirrur mė parė ne vetė,

    Sefora ime.

    PLAGA E PESTĖ: KAFSHĖT

    Dikur kam folur pėr ty si pėr kafshėt, Seforė
    Duke gjetur tek to gjithēka tėnden
    Ose tek ti gjithēka tyren, njėlloj ėshtė.

    Flas pėr kohėt kur ti thirreshe natyrė
    Ose natyra grua, njėlloj ėshtė.

    Por kafshėt vdiqėn tė gjitha,
    Sefora ime.

    Vdiqėn nė ty, pikėllueshėm, njė nga njė
    Vdiq hijeshia e kuajve fushave nėn muzg
    Vdiq sakrifica e devesė nė shkretėtirėn e verdhė
    Vdiq naiviteti i gomerėve teksa pėrtypnin gjėmbaēė
    Vdiq mirėsia e deles dhe pjelloria e lopės vdiq.

    U kėputėn njė e nga njė
    Ose isha unė qė i kėputa me radhė
    Fijet qė tė lidhnin me natyrėn,

    Sefora ime.


    RRĖZIMI I MONUMENTIT
    -tregim-

    Monumenti duhet rrėzuar. Pėr njė mijė e njė arsye. Po ju kujtoj vetėm dhjetė prej tyre, tė cilat, gjithsesi, mund tė mos jenė kryesoret:
    1. Ėshtė i madh, tepėr i madh, dhe si i tillė lėshon gjithandej njė hije tė rėndė e tė zezė, e cila (sidomos nė pranverė, kur njerėzit janė tė dėshiruar pėr diell) bėhet fort e padėshirueshme.
    2. Ėshtė ngritur nė qendėr tė Egobokės, krejt nė qendėr, dhe si i tillė tėrheq vėmendjen e tė gjithėve, vėmendje qė (sidomos muzgjeve, kur dielli mėrgohet) mund tė pėrqendrohet edhe te monumentet e tjerė.
    3. Ėshtė i vjetėr, tepėr i vjetėr, dhe si i tillė kuturbon gjithandej njė duhmė tė rėndė, e cila (sidomos nė tė zbardhur, kur njerėzit janė tė vėmendshėm ndaj aromave tė reja) bėhet fort e neveritshme.
    4. Ėshtė themeldobėt, tepėr themeldobėt, dhe si i tillė priret sa djathtas majtas, prirje qė (sidomos nė ditė tė paqėndrueshme, kur fryjnė stuhi tė forta) bėhet fort e rrezikshme.
    5. Ėshtė punuar pa shije, tepėr pa shije, dhe si i tillė pjell gjithandej kopje tė tijat, tė cilat (sidomos tashti, kur skulptorėt janė tė lirė tė gdhendin ē’tė duan) mund tė mos ishin kaq tė ngjajshme me origjinalin.
    6. Ėshtė ngritur nxitimthi, tepėr nxitimthi, dhe si i tillė krijon iluzionin se gjėrat e mėdha mund tė sajohen shpejt, iluzion qė (sidomos natėn, kur ėndrrat kanė pushtetin) bėhet fort joshės.
    7. Ėshtė sajuar prej njė materiali tė dyshimtė, tepėr tė dyshimtė, dhe si i tillė ngjall debate pėr origjinėn, origjinė qė (sidomos darkave, kur njerėzit janė tė ngeshėm) bėhet fort e diskutueshme.
    8. Ėshtė zgavrruar e ngrėnė, tepėr ėshtė zgavrruar, dhe si i tillė po bėhet ēerdhe pėr lloj - lloj shpendėsh, tė cilėt (sidomos nė periudhat e shumimit, kur vėrshojnė mizėri) glacojnė gjithandej.
    9. Ėshtė ndryshkur e shfytyruar, tepėr ėshtė ndryshkur, dhe si i tillė ka humbur shkėlqimin fillestar, shkėlqim qė (sidomos tashti, kur mbijnė gjithandej monumente tė rinj) kujtohet fort rrallė.
    10. Ėshtė rrjepur nga pėrkėdheljet e shikimet, tepėr ėshtė rrjepur, dhe si i tillė ka humbur linjat e herėshme, linja qė (sidomos dikur, kur ishin tė rrallė monumentet) lakmoheshin fort shpesh.

    * * *

    Monumenti duhet lėnė nė kėmbė. Pėr njė mijė e njė arsye. Po ju kujtoj vetėm dhjetė prej tyre, tė cilat, gjithsesi, mund tė mos jenė kryesoret:
    1. Ėshtė i madh, tepėr i madh, dhe si i tillė lėshon gjithandej njė hije tė plotė e tė dendur, e cila (sidomos nė verė, kur dielli djeg e zhurit pamėshirshėm) bėhet fort e dėshirueshme.
    2. Ėshtė ngritur nė qendėr tė Egobokės, krejt nė qendėr, dhe si i tillė tėrheq vėmendjen e tė gjithėve, vėmendje qė (sidomos muzgjeve, kur dielli mėrgohet) mund tė shpėrqendrohet te monumentet e tjerė.
    3. Ėshtė i vjetėr, tepėr i vjetėr, dhe si i tillė pėrhap gjithandej njė aromė tė fisme, e cila (sidomos nė tė zbardhur, kur njerėzit janė tė vėmendshėm ndaj erėrave tė reja) bėhet fort e kėndshme.
    4. Ėshtė themeldobėt, tepėr themeldobėt, dhe si i tillė priret sa djathtas majtas, prirje qė (sidomos nė ditė tė paqėndrueshme, kur fryjnė stuhi tė forta) bėhet fort mbresėlėnėse.
    5. Ėshtė punuar pa shije, tepėr pa shije, dhe si i tillė stimulon gjithandej ngritjen e monumenteve tė tjerė, tė cilėt (sidomos tashti, kur skulptorėt janė tė lirė tė gdhendin ē’tė duan) mund tė ishin krejt tė ngjajshėm me origjinalin.
    6. Ėshtė ngritur nxitimthi, tepėr nxitimthi, dhe si i tillė dėshmon se gjėrat e mėdha mund tė sajohen shpejt, dėshmi qė (sidomos natėn, kur ėndrrat kanė pushtetin) bėhet fort joshėse.
    7. Ėshtė sajuar prej njė materiali tė dyshimtė, tepėr tė dyshimtė, dhe si i tillė ngjall debate pėr origjinėn, origjinė qė (sidomos darkave, kur njerėzit janė tė ngeshėm) bėhet fort enigmatike.
    8. Ėshtė zgavrruar e ngrėnė, tepėr ėshtė zgavrruar, dhe si i tillė po bėhet ēerdhe pėr lloj - lloj shpendėsh, tė cilėt (sidomos nė periudhat e shumimit, kur vėrshojnė mizėri) cicėrojnė gjithandej.
    9. Ėshtė ndryshkur e shfytyruar, tepėr ėshtė ndryshkur, dhe si i tillė ka humbur shkėlqimin fillestar, shkėlqim qė (sidomos tashti, kur mbijnė gjithandej monumente tė rinj) kujtohet fort shpesh.
    10. Ėshtė rrjepur nga pėrkėdheljet e shikimet, tepėr ėshtė rrjepur, dhe si i tillė ka humbur linjat e herėshme, linja qė (sidomos dikur, kur ishin tė rrallė monumentet) pėrbuzeshin fort shpesh.

    * * *

    ...Sidoqoftė, ata tė tre, edhe pse tė varfėr e tė papėrvojė nė realizimin e ndėrmarrjeve tė tilla, u betuan pėr rrėzimin e monumentit. Dy tė parėt, mė tė rinjtė e mė entuziastėt, morėn pėrsipėr detyrėn mė tė rėndė e mė tė vėshtirė: pėrgatitjen e lakut dhe vendosjen e tij nė qafėn e monumentit.
    Kurse tė tretit, mė plakut e mė pak entuziastit, iu la njė detyrė disi urithore: gėrmimi pėrreth e dobėsimi i themeleve.
    Rrėzimin pėrfundimtar, mandej, mund ta bėnin fare lehtė edhe fėmijėt.
    Nė tė ardhmen, pas shumė e shumė kohėsh, kur ata tė tre tė jenė kalbur nėn dhč dhe kur Egoboka tė ketė nevojė pėr njė monument tė ri nė qendėr tė saj, do tė shpėrthejnė debate tė ashpra rreth faktit se kush e meriton atė: dy tė rinjtė entuziastė, apo urithi?

    mars - prill 2003


    DHJETĖ HISTORI ANTIPOSTMODERNE

    1. Ėshtė dimėr. Diku dėgjohet njė krismė e thatė dhe fill mandej, i vetmi budalla qė ka mbetur nė qytet, shfaqet krejt lakuriq nėpėr rrugėt e heshtura, duke ulėrirė me tė madhe:
    “Kanė vrį Zotin! Kanė vrį Zotin!”
    Dy policė trupmėdhenj afrohen sakaq, e shembin tė krisurin pėrtokė dhe e rrahin pamėshirshėm mu para syve kureshtarė tė kalimtarėve tė rastit, tė cilėt nuk e kanė aspak tė qartė shkakun e vėrtetė tė gjithė asaj dhune mbi njė budalla tė mjerė: rrihet pėr fjalėt qė tha, apo se u shfaq krejt lakuriq? Vetėm njė biondinė me sy tė jeshiltė, qė e ka hedhur shikimin si lak diku nėn kėrthizėn e budallait, i thėret mė shumė vetes se tė tjerėve:
    “Po vrasin njė njeri! Po vrasin njė njeri!”

    2. Ata tė dy vendosėn tė mbillnin lule nė shkretėtirėn e akullt, duke e braktisur pėrfundimisht oazin thuajse tė shterur. I treti e shpėrfilli pėrfundimisht shkretėtirėn e akullt dhe e bindi veten tė mbillte lule nė oazin thuajse tė shterur.
    Pėr ēudi, asnjėri prej tė treve nuk u kujtua se farat qė mbanin prej kohėsh me vete, ishin kalbur nga lagėshira dhe vėshtirė tė mbinin edhe nė viset mė pjellore.

    3. Dielli djeg gjithkund nėpėr tokėn e zhveshur dhe ai e quan veten njeri me fat kur dallon i pari hijen qė lėshon monumenti. Nxiton e struket aty, duke shijuar pėrparėsitė e tė qėnit i vetėm nė hije dhe duke mėshiruar tė tjerėt, qė digjen nėn diell. Kėshtu pėr disa kohė. Porse vjen njė ēast dhe hija shmanget paksa. Lėviz edhe ai bashkė me hijen. Hija shmanget prapė. Shmanget edhe ai. Kėshtu disa herė me radhė. Derisa ai e gjen veten nė pikėn e fillimit. Domethėnė aty ku ėshtė nisur. E kupton se, nė ndjekje tė hijes, ka bėrė njė rrotullim tė plotė pėrqark monumentit. Kėshtu edhe tė nesėrmen. Tė pasnesėrmen… Nė tė gjitha ditėt. Derisa vjen njė ēast kur ai e bind veten se dita e tij merr kuptim vetėm nga ai rrotullim i plotė pėrqark monumentit. Edhe nė kohė tė vrenjtur e me shi. Nė ditė pa diell e pa hije. Deri nė njė ēast kur i neveritet vartėsia dhe i ka lakmi tė tjerėt, qė rrotullohen vetėm pėrqark vetes sė tyre.
    Porse ėshtė vonė pėr tė ndryshuar: tė gjithė tashmė e njohin si sateliti i monumentit.

    4. Ka sajuar njė fjalėkryq tė mrekullueshėm: elegant e enigmatik deri nė ēudi. Me dhjetra e qindra specialistė fjalėkryqesh lodhen e djerėsijnė mbi tė, por pa ia dalė tė gjejnė kurrfarė zgjidhjeje. Sajuesi dinak i fjalėkryqit, mė enigmatik (nė dukje) se edhe vetė sajesa e tij, struket nė qoshe e zgėrdhihet: zgjidhjen nuk e di as ai vetė.
    Shumė e shumė vite mė vonė do tė sqarohej se ai fjalėkryq kishte qenė i shtirur, pa kurrnjė zgjidhje.

    5. I thanė se gardianėt kishin vdekur tė gjithė dhe se ai mund tė dilte nga burgu pa e mbaruar tė plotė dėnimin. Ishte njė ditė e paqtė pranvere (njėra prej atyre ditėve, kur mund tė besoje gjithēka e gjithkėnd) dhe dielli ia dilte tė ishte i pranishėm edhe nė qelinė e ngushtė e tė lagėsht. Ai u besoi tė tjerėve dhe pėrtueshėm, duke hequr kėmbėt zvarrė, iu afrua derės. Porse ajo, njėlloj si mė parė, vazhdonte tė ishte e mbyllur.
    Qė pėrtej hekurave tė ndryshkur, dikush i tha se gardianėt ishin varrosur bashkė me ēelėsat e qelive. Ishte njė ditė e paqtė pranvere dhe besohej gjithēka e gjithkush.

    6. “Jam pa komplekse. Pa as edhe njė”, thotė biondina me sy tė jeshiltė dhe, e hipur mbi njė pod tė lartė, e epshme e krenare porsi panterė, zhvishet lakuriq para syve tė etur tė turmės kureshtare. Pak mė tej, krejt jashtė vėmendjes sė turmės, njė qen rrugėsh rreket tė mbulojė me kėmbėt e pasme tė pagėrat e veta.

    7. Kishte ndodhur jo rrallė qė ndonjėri prej vagonėve tė mbramė (zakonisht i fundit) tė harrohej pa u lidhur dhe treni i muzgut tė nisej pa to. Kurse rasti i sotėm, kur lokomotiva qe nisur e vetme, ishte krejt i veēantė.
    Edhe pse e kishte ėndėrruar e pritur prej kohėsh njė rast tė tillė, mashinisti u ndie i paaftė ta pėrjetonte lirinė e ēastit: ishte thuajse e pamundur tė ēaje pėrpara, kur nga pas nuk tė ndiqte gjė. Qoftė edhe njė vagon i vetėm.

    8. Ndodhi pikėrisht ajo qė pakkush e kishte parashikuar: nė Egobokė filluan tė kėndojnė tė gjithė. Edhe pse tė rreckosur e tė pangrėnė, edhe pse me gjyshėr e stėrgjyshėr bėlbacukė, egobokasit e rinj kėndonin gjithė ditėn e lume, nga mėngjesi deri nė darkė, pa e vrarė mendjen aspak pėr bezdinė e madhe qė u shkaktonin fqinjėve, tė cilėt, nga ana e tyre, i afroheshin kėngės fort rrallė, vetėm nė raste festash tė shėnuara. Ndėrsa turmat e leckosura tė kėngėtarėve kėndonin e zhgėrryheshin nėpėr baltovinat e pasosura tė Egobokės, mungonin thuajse krejt duartrokitjet. Sepse gjithsekush ishte i zėnė me kėngėn e vet. Vetėm nė tė rrallė dėgjoheshin ndoca kuatje tė vetmuara bretkosash.

    9. Beduini i regjur ndėr udhėtime, mė entuziast e patetik se kurrė, ka mbledhur rreth vetes njė turmė beduinėsh tė rinj (thuajse tė papėrvojė), tė cilėve u flet plot pasion (edhe pse disi tė shtirur) rreth shkretėtirės dhe mrekullive tė saja: dunave qė Zhvendosen Zhurmshėm, Mirazheve qė Mashtrojnė Mistershėm, Oazeve qė Ofrojnė Orakuj etj. etj.
    Diku nga fundi i Rrėfimit, beduinin Rrėfimtar e zė etja dhe kolla. Ashtu mes gulēeve, ai i Troket Tri herė Tryezės dhe, sakaq, njė Kamariere Kofshėtrashė sjell njė gotė me ujė tė kristaltė. Brenda notojnė copa tė vogla akulli.
    Beduini ynė pėrqendrohet aq shumė nė shuarjen e etjes sė tij, saqė nuk e vė re zhgėnjimin nė sytė e tė rinjėve.

    10. Njė Mi i Murrmė, qimEndritur e topolak, del nga strofulla e vet dhe nis e Endet gjithandej-i Etur pėr hapsira e pėrvoja tė reja. Teksa Hedh Hapat ngadalė, vigjilencėn e Mban tė Mprehur nė kulm: e kanė porositur me qindra herė t’u ruhet dy armiqve tė rrezikshėm: maces dhe kurthit.
    Vonė, shumė vonė, kur ai mi qimendritur e topolak ka bredhur gjithandej e ka Provuar Plot Pėrvoja gjithfarėsh (duke iu ruajtur mjeshtėrisht dy armiqve tė rrezikshėm), bie papritur nė njė kurth tė tretė: i rritet etja pėr hapsira e pėrvoja tė reja dhe nuk ka mė kurrfarė dėshire tė ktheheT nė strofullėn e vet.
    Diku, nė njė qoshe, ndrisin sytė e maces.
    Pak mė tej, pret njė kurth i ngrehur.

    janar - mars, 2003


    LUMENJTĖ
    Pranė vendlindjes, aty ku priten hijet e kėshtjellės dhe tė malit, takohen tre lumenjtė.

    1.
    Ujėrat dėshmojnė praninė tonė
    Dhe tėnden dhe tė natyrės dhe tė hyjnisė
    Nuk ka rėndėsi forma qė derdhet ndėr gishtėrinj
    Ndjesitė kurrė s'marrin trajtėn e njeriut
    Si uji atė tė enės
    Ato pėrvidhen anash si hijet
    A mbyten diku nė qendėr
    Veē uji mbetet ujė nė pėrjetėsi
    Rastėsitė ia ndėrrojnė emrin dhe fatin e parathėnė
    Pėr shembull emėr dhe fat loti
    Emėr dhe fat gjaku pėr shembull
    Pėr shembull emėr dhe fat vese
    Teksa poseidoni vigjėlon mbi gjithēka
    Ndan hiset me drejtėsi perėndie
    Nė fund krejt nė fund s'kujtohet pėr llogaritė
    Atėherė ujėrat guxojnė e harbohen
    Burojnė poshtė dhe derdhen sipėr
    Pėrmbytin nėnshtrimin
    Nėnshtrojnė pėrmbytjen
    Harrojnė fillesėn dhe gjuhėn e barit
    S'e matin hapin dhe thyhen ndėr prita
    Bėhen pa e ditur robėr tė ēastit
    Shijojnė nė ekstazė magjinė e kataraktit
    Tė nesėrmen kujtohen pėr hėnėn e mbytur dje
    Hėnėn qė dremit mbi kurrizin e vrarė tė njė trofte
    Kur ja edhe deti
    Por vonė ėshtė tash pėr ujėrat
    Vonė pėr vesėn tė tretet mbi e nėn bar
    Pėr gjakun t'i fshihet plagės vonė
    Vonė pėr lotin tė struket nėn e mbi sy
    Atėherė ujėrat s'janė mė ujė
    Janė dremitje tė amullta qė ecin veē drejt
    U druhen kthesave si poetėt fakteve
    Strehė kalbėsirash e rastesh tė pashijuara
    Nė pritje tė provojnė orgazma meandrash
    Kjo ndodh njė herė nė njė mijė metra
    Por unė thashė se s'ka rėndėsi forma
    Ujėrat janė si shpirtėrat pa ngjyrė dhe pa trajtė

    2.
    Kiri jam laku nė qafėn time
    Shpėrthimi i beftė dhe harrimi i origjinės
    Trilli i ēastit dhe vrasja e vetėdijes
    Sajesė pasionesh qė zbesin maleve
    Porosishė e urdhėrash qė pikojnė prej qiellit
    Thirrjesh tė lashta qė poshtė dheut
    Gurėzit i lėmon padurimi im
    Kthehen nė rėrė mandej vjen asgjėja
    Pendesa s'mė vret ėshtė ves brigjesh
    Koha mė rrėshqet si shkumė pėrsipėr
    Luaj me pritat mandej dhunoj varret
    Dehem me veten derdhem te tė tjerėt
    Kafshoj tė tjerėt derdhem te vetja
    Braktis shtratin mandej rrėnoj urėn
    Ēmoj turbullimin pėrbuz kthjelltėsinė
    Kapėrthehen ujėrat koka synon bishtin
    Nuk dihet fillesa fundi jo se jo
    Pajtoj kundėrshtitė copėtoj thelbet
    Lakmoj tė ngjitem qiellit pėrpjetė
    A tė kthehem mbrapsht drejt origjinės
    S'njoh ujėra tė tjerė jam uji i botės
    Derdhem ku buroj buroj ku derdhem
    Tall ligjėsitė qesh me porositė
    Shoh mospėrfillės nimfat brenda meje
    S'ndiej nevojė pėr asnjė shpirt mbrojtės
    Ylberėt nuk rrinė gjatė mbi mua
    Sa ngrihen shemben nga vaji i brigjeve
    Vetėm ura hijesh pranoj mbi vete
    Fantazma tė thinjura nė kėrkim tė vaut
    Njė ėndrre qė guxoi e hyri te unė
    Gjarpėr iu mbėshtolla rreth trupit e qafės
    Helmova mollėt dhe veten fill pas
    Shterrova njė gji qė pikte mbi mua
    U talla me etjen shkėrmoqa rrėnjėt
    Ngopur me besim etur pėr frikė
    Pasqyrė nuk gjeja tė shihja veten
    Qiejt shembur qenė tė gjithė
    Harruar kisha njė plasė dheu
    Gojė e hapur fundi i parathėnė

    3.
    Drini jam kiri fati e mallkimi
    Ujėrat qė mbysin dhe falin veten
    Dyshoj te brigjet pėrēmoj ledhet
    Gurėzit rėnkojnė diku poshtė meje
    Lėmuar njėtrajtshėm gjer nė neveri
    A mos rėnkoj unė diku sipėr tyre
    Unė qė vuaj vullnetin tim tė egėr
    Qė kafshon kur puth
    Dyzuar si brirėt e kaut
    Dhe puth kur kafshon
    I bardhė kur buroj i zi kur derdhem
    Ose e kundėrta mirė nuk mė kujtohet
    Velur prej ritmesh mijėvjeēare
    Burgosur nė vete njėlloj si mes grykash
    Diku bėhem dritė
    Pak mė vonė mallkim
    Trungje tė kalbur mbart mbi shpinė
    Edhe kufoma nė kohė tė liga
    Mė thonė kthehu majtas
    Mė thonė kthehu djathtas
    Kthehu pas mė thonė
    Bėhem ēoroditja. Mbytem nė vete
    Porse vjen njė gjethe e njomė si brumi
    Llastohet nė mua pas saj dhe shumė tė tjera
    Shtresohen nėn ujėra a diku nė brigjet
    Harliset mbi to si fjollė tymi
    Dėshira ime qė s'mbėshtetet kund
    E zezė tek rrėnjėt e kaltėr nė majė
    Ose e kundėrta njėlloj ėshtė
    Bishė veshėngritur asnjėherė e ngopur
    Nisjen kam harruar
    Rruga mė lodh
    Fundi mė tremb
    Ikėn pranvera zbutem si qėngj
    Brigjeve tė mia endem
    Ndėr shtjella tė rrejshme tretem
    Ndėr guva tė zeza vritem
    Meandrash gėnjehem e ringjallem

    4.
    Buna jam kiri jam drini dhe tė gjithė ujėrat e tjerė
    Ujėra tė kulluar si loti ose tė ndenjur si shpresat
    Tė pabesė si vetėtimat ose tė afėrt si avujt e kafesė
    Mė s'dyshoj te thirrja e detit as te bekimi i liqenit
    S'mė dhėmb plaga qė la hija e kėshtjellės mbi kurrizin tim
    Veēse mė kruhet rrallė sidomos nė tė hyrė tė vjeshtės
    Teksa ishujt s'janė mė ishuj siē ishin dje pėr shembull
    Dhe hėna ndryhet nė vete si breshka nė zhguallin e saj
    Ose mbytet nė ujėrat e mia siē ndodh edhe me troftat pėr shembull
    Pulėbardhat ende guxojnė nė tė rrallė edhe ndonjė pelikan i vetmuar
    Edhe shelgjishtet po ato sa krehin flokėt mbi mua
    Vetėm unė u druhem thellėsive tė mia tė zeza e tė pabesa
    Ose stinėve tė tilla sepse nė verė gjithēka ėshtė ndryshe
    Nė verė edhe fėmijėt i bien mes pėr mes trupit tim tė mpakur
    Edhe gra tė rrėnuara zbresin maleve nė verė te unė
    Lajnė rrobat nė verė dhe pėrgojojnė jetėt e tyre pa ngjarje
    Tregojnė sekretet nė verė dhe presin shpėrblimin prej meje
    Por unė nuk kam kohė tė humbas asht siē nuk kam kohė tė ngutem
    Gjithēka zhgėnjehet prej meje nė verė them vetėm nė verė
    Hėna pėr shembull kur pėrgjaket nė shtratin tim tė ashpėr
    Ose peshkatari qė e zė me dorė gjahun e tij tė ėndėrruar prej kohėsh
    Pa provuar magjinė e karremit qė mashtron dhe tė pritjes qė ushqen shpresėn
    Edhe shelgjishtet nuk gjejnė pasqyrė nė verė mbesin thjesht me veten
    Gjithēka zhgėnjehet prej meje nė verėn shkrumb nė verė thashė
    Vetėm mlyshat e pėrgjumur e dinakė fėrkohen pas zajesh tė verdhė nė verė
    Si zgjyrėn e tepėrt kruajnė nga shpinat hėnėn nė verė
    Por vera ėshtė vetėm njė sepse unė kam edhe stinėt e tjera
    Stinėt qė mė shtyjnė drejt detit shpesh dhe pa dėshirėn time
    Thashė dėshirėn vullneti ėshtė ves lumenjėsh tė tjerė
    Tė harruar qyshkur prej meje ose tė mbytur diku brenda meje

    5.
    Shtretėrit dėshmojnė kalimin tonė
    Thirrjen e detit dhe rrugėn drejt tij
    Gjurmėt qė lamė pas e punėt qė bėmė
    Nuk ėshtė e lehtė t'i lexosh heroglifet e mbetura
    Mbi lymin e trashė e tė zi
    Ngatėrruar duken mesazhet me trillet e rrjedhjes
    Rrėnjėt janė flokė tė pakrehura femre
    Menjėherė pas zgjimit nga ėndrra e frikshme
    Ose gjarpėrinj tė vdekur shekuj mė parė
    Janė rrėnjėt pėrzier si hiri i dėshirave
    Shpejt ėshtė t'i lexosh heroglifet e mbetura
    Brigjet ashtu tė paqėndrueshėm nuk tė ndihmojnė
    As urat e llojllojshme hedhur sipėr tyre
    Shenja tė tilla tė shpien nė shtigje tė rremė
    Ku ende ruhet kujtimi i ujėrave
    As shirat qė ndoten rrugės nuk tė ndihmojnė
    Qiejt zbresin tė gėnjeshtėrt pėrmes tyre
    Mė shumė si kopje tė zbehta tė origjinalit
    Thashė se nuk ėshtė e lehtė leximi i heroglifeve
    Me shijen e njelmėt tė ujėrave pėrsipėr
    Edhe nėse i beson dorės qė shkroi krejt pa qėllim
    Prapė nuk ėshtė i lehtė leximi i heroglifeve
    Ose ėshtė i thjeshtė por krejt i pamundur
    Si zbardhja e ėndrrės sė mbrėmshme pėr shembull
    Interpretimin e sė cilės e bėn zgjuar
    Thashė pėr heroglifet mbetur nė lymin e zi
    Tjetėr ėshtė me shenjat gdhendur nė shkėmb
    Me to fėmijėt mėsojnė tė lexojnė

    qershor, 1997

    -- rekomanduar pėr Shkoder.net... nga Lek Gjoka, Florida

    | Prapa |