Histori  
| Kontakti | Harta e faqes

Rozafa, kalaja qė mban emrin e dy vajzave

-- nga revista Spektėr
Kalaja e Shkodrės, e njohur me emrin "Rozafa" si qendėr e fortifikuar ilire, pėrmendet qė nga koha e sundimit tė Gentit, vitet 181-168 p.e.s. nga historiani Tit Livi, ndėrsa nė Mesjetė ajo del me emrin "Rozafa".



Humanisti i shek. XV, Marin Barleti, nė veprėn e tij, "Rrethimi i Shkodrės" tregon se, Roza me motrėn e tij Fa, ishin themeluesit e Shkodrės prandaj fortesa u quajt "Rozafa".
Emri i Kėshtjellės ėshtė i lidhur me legjendėn e murimit. Studiues shqiptarė dhe tė huaj, nga hulumtimet e tyre, mendojnė se ky emėr ėshtė huazuar nga njė kėshtjellė e njohur nė Siri, dhe pėr Kėshtjellėn e Shkodrės ėshtė pėrdorur nė shek. VI. Por brezat, populli shqiptar, tė huajt dhe studiuesit e botės sė jashtme, si e njohin "Rozafėn"?! Pamje e Kalasė Rozafa

Ndėrtimi

Sipėrfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretė, i cili ėshtė mė i vogėl se tė tjerėt, ndodhet nė pjesėn mė tė lartė tė kodrės. Nė muret dalės tė tij, ka tė dalura drejtkėndėshe qė zėvendėsojnė kullat, ndėrsa nė murin e jashtėm, kullat janė mė tė dendura. Brenda kėshtjellės ka disa ambiente qė lidhen me njė kullė rrethore, njė depo si dhe njė godinė trekatėshe tė kohės veneciane. Oborri i dytė zė pjesėn qendrore dhe mė tė madhe tė kalasė duke u ndarė nga oborri i parė me njė mur tėrthor pa kulla. Brenda tij ndodhen katėr depozita pėr grumbullimet e ujit, katėrkėndėshe tė mbuluara me qemerė, prej tė cilave uji merrej pėrmes grykave tė puseve rrethore. Aty ruhen dhe njė depo, njė burg si dhe njė kishė e kthyer mė vonė nė xhami. Oborri i parė komunikon me hyrjen kryesore tė kalasė, para sė cilės nė vitet 1407-1416, u ndėrtua njė oborr i fortifikuar, njė sistem paramuresh me kthesa tė mprehta qė zėnė pjesėn lindore tė kalasė. Oborri pėrbėhet nga njė kullė katėrkėndėshe me gjerėsi 10 metra dhe gjatėsi 20 metra, kati i poshtėm i sė cilės ėshtė i mbuluar me njė qemer cilindrik pėrshkues qė nga hyrja. Nė dy anėt e kėsaj galerie ndodhen nga katėr nike tė mbuluara me qemer cilindrik.

Kati i dytė i kullės pėrfundon me njė tarracė pjesėrisht tė mbuluar me ēati, ndėrsa pjesa tjetėr ishte rrethuar me njė parapet tė pajisur me bedena dhe frėngji. Porta mbulohet me njė hark sektorial tė dyfishtė prej gurėsh tė punuar, mbi tė cilin ndodhet njė hark shkarkues gjysmė rrethor prej dy rrathė gurėsh tė punuar, brenda fushės sė tė cilit ėshtė gdhendur si dekoracion njė hark majė lundre me njė formė spirance nė kulmin e saj. Pas korridorit tė kullės ndodhet njė oborr i vogėl katėrkėndėsh i kufizuar djathtas me mur. Kėtu ndodhen shkallėt pėr nė shtegun e rojės. Pėrballė murit ndodhet porta kryesore e kėshtjellės dhe anash saj njė portė e vogėl. Pėr tė hyrė nė brendėsi tė kalasė, duhet tė kalosh njė korridor nė formė L-je, tė mbuluar me qemer cilindrik, fundi i tė cilit mbyllet nga njė portė e dytė. Njė pjesė e qemerit ėshtė me tulla dhe nė kyēin e tij ndodhet njė vrimė drejtkėndėshe 40 x 55 cm qė shėrbente pėr tė hedhur lėndė djegėse tė nxehtė mbi kundėrshtarin. Pėrvec hyrjes kryesore, kalaja ka edhe disa hyrje tė vogla qė shėrbenin pėr manovrimin e forcave nė raste rrethimi apo si dalje sekrete.

Pamje e Kalasė Rozafa Njėra prej tyre, e ndodhur nė rrėzė tė paramurit lindor, ruhet akoma dhe ka njė thellėsi rreth 4 metra. Venecianėt kanė kryer punime tė veshjes sė kullave dhe nėn kėto veshje ka ndėrtime qė i pėrkasin periudhės kur sundonin Balshajt. Gjatė riparimeve, anės sė jashtme tė mureve, iu ėshtė dhėnė pjerrėsi nė formė skarpati qė arrin deri nė gjysmėn e lartėsisė sė tyre. Nga ana perėndimore e kalasė, sipėrfaqe tė pjerrėta tė kodrės shkėmbore janė veshur me gurė tė skuadruar. Aty ku veshja e mureve nuk ėshtė bėrė, dallohen teknikat e vjetra me vendosje copa tullash mes gurėve, ndėrsa harqet e dritareve dhe frėngjive janė punuar me tulla tė rrethuara me bordurė. Kullat kanė forma rrethore dhe katėrkėndėshe, nė njė lartėsi 12-16 metra. Ato janė mė tė larta nė anėn e jashtme dhe pėrbėhen nga njė kat i mbuluar me qemer dhe tarraca me parapet tė dhėmbėzuar. Hyrja nė ambientet e kullave bėhej pėrmes njė porte tė hapur nė murin e tyre tė prapmė, ndėrsa lidhja me tarracėn bėhej pėrmes shkallėsh tė brendshme qė pėrfundonin nė tarracė nėpėr njė baxho katrore me mur anash, ose me shkallė tė jashtme guri.
Kalaja e Shkodrės, me muret dhe kullat e saj tė fuqishme, arriti tė pėrballojė dy rrethime tė gjata dhe bombardime me artileri tė turqve nė vitin 1474 dhe 1478-79. Kalaja e Shkodrės ėshtė kthyer nė njė simbol tė qytetit tė lashtė, i pranishėm nė piktura, gdhendje, kartolina, stema, etj.

Vendndodhja

Kėshtjella ndodhet nė hyrje tė qytetit, mbi njė kodėr rreth 100 metra tė lartė, e veshur me shkėmbinj. E vendosur mes lumenjve, Drin e Buna, nga ajo kontrollohej fusha bregdetare pėrreth, hyrja nė Liqenin e Shkodrės si dhe kalimi nė thellėsi tė vendit. Kėshtjella ėshtė pika mbizotėruese e qytetit tė lashtė. Nė kalanė e Shkodrės, megjithėse nuk ka njė pėrcaktim tė qartė tė kohės kur ėshtė ndėrtuar, veē gjurmėve antike, nuk janė konstatuar gjurmė tė njė vjetėrsie mė tė lashtė se shek. XIV. Pėrveē Balshajve qė sunduan nė Shkodėr deri nė vitin 1396, nė kala janė bėrė punime fortifikuese edhe mė pas, veēanėrisht mbi faqet e pjerrėta tė kodrės, duke ndjekur formėn e terrenit dhe njė planimetri tė ērregullt, ngrihen muret e kalasė qė pėrfshijnė njė sipėrfaqe 9 ha.