VEPRIMTARI
NĖ SHKODĖR
|
 |
Traditat tona
Shoqėria Kulturore-Artistike "Rozafat"
-- nga Tonin Zadeja
Shoqėria "Rozafat", e pagėzuar me emrin e kėshtjellės sė Shkodrės, qė njė ndėr shoqėritė mė me emėr tė kėtij qyteti nė vitet '20 dhe'30 tė shekullit XX.
|
|
Shoqėria "Rozafat" e pati bazėn e vet dhe elementėt e saj formues tek Shoqėria Ndihmėtare Punėtore qė u krijua nė Shkodėr qė mė 1905. Kjo shoqėri kishte pėr qėllim jo vetėm mbrojtjen dhe ndihmėn e punėtorėve, por edhe edukimin e tyre kulturor dhe artistik. Nismėtarė pėr formimin e shoqėrisė "Rozafat" ishin kėpucarėt Simon Gurakuqi (Rranxi) e Shuk Paloka; marangozėt Cin Nush Daija; rrobaqepėsi Gjon Laca; mekaniku Luigj Dajēi; berberi Ton Dajēi; mėsuesi Kolė Kosmaēi dhe nėpunėsit Kel Luka e Gegė Gurakuqi. Pėrkrahje materiale dhe morale shoqėria "Rozafat" pat edhe nga mjaft atdhetarė e dashamirė tė kulturės dhe artit si: Luigj Gurakuqi, Kel Marubi, Ndrekė Kaēulini, Nush Topalli, Shuk Gurakuqi, Tef Pogu, Dedė Shan Deda etj, qė mbetėn deri nė fund anėtarė nderi tė shoqėrisė. Mbledhja e 36 anėtarėve tė parė tė shoqėrisė nė shtėpinė e Simon Gurakuqit (Rranxi) me 13 shkurt 1918, mbahet si dita e themelimit tė shoqėrisė. Numri i anėtarėve tė shoqėrisė "Rozafat", nga 100 qė ishte nė vitet e para, arriti nė 220 nė vitin 1938.
Nė kanunin e vitit 1919, paragrafi 3, thuhet: "Qėllimi i shoqnis asht me permirsue shijen estetike tė popullit shqyptar per muzikė neper msim kndimi e veglash muzikore". Por, mė kalimin e kohės (shih Rregulloren e vitit 1921, paragrafi 2, dhe Statutin e vitit 1937, neni 2), veprimtari pėr t'u shėnuar zhvilluan gjithashtu dega teatrore dhe ajo letrare.
Lidhur me formimin e shoqėrisė "Rozafat", fletorja "Posta e Shqipnis", nė artikullin "Nji vepėr qytetnije", datė 23 shkurt 1918, shkruan: "Tuj kuptue pra fuqin e madhe tė muzikės, disa djelmoēa shkodranė, tė shtymė e tė nxitun prej ndesijet kombėtare, sikurse gjithmonė nder vepra kombėsije, edhe nė kėte u danė nė shej. Ēuene e thirrnė nji farė Aleks Ivanoviēit, i cili ka krye mesimet e veta nė Konservatorin e Pragės, e ky zotni i ndershem nisi tė apė mėsim nė shumė vegla muzikore nė shtėpi tė Simon Gurakuqit (Rranxi) ku natė pėr natė mblidhen do djem shkodranė pa ndėrlikim bėsimi: muhamedanė, katolikė e ortodoksė per me xanė vegla muzikore. Kėta djelmoēa e mbajnė dhe e paguejnė vetė mėsuesin..."
Shoqėria "Rozafat" kishte flamurin e vet me fushė ngjyrė tė kaltėrt. Nė njėrėn anė, nė mes, stema e shoqėrisė (pamja e kėshjellės "Rozafat") me emrin e shoqėrisė pėrreth; kurse, nė anėn tjetėr, simbolet e muzikės. Nė ushtrimin e veprimtarisė sė saj, shoqėria ka qenė gjithnjė e vendosur ndaj ēdo ndėrhyrjeje nga jashtė. Nė tė tre dokumentet bazė tė shoqėrisė "Rozafat" (Kanuni i vitit 1919, Rregullorja e vitit 1921 dhe Statuti i vitit 1937) thuhet shprehimisht: "Shoqnija ka karakter thjeshtėsisht kulture". Kuptimplotė ėshtė fakti i refuzimit nė vitin 1935 i propozimit tė Ministrisė sė atėhershme tė Arsimit pėr tė aderuar nė "Bashkimin shoqnuer shkodran"apo nė "Shoqninė jashtėshkollore", si u qujt mė vonė.
Anėtarėt e shoqėrisė "Rozafat" ndaheshin nė anėtarė themeluesa; anėtarė besnikė (me veprimtari pesėvjeēare nė dobi tė shoqėrisė); anėtarė nderi; anėtarė vepruesa dhe ndihmėtarė (ata qė nuk marrin pjesė aktive nė shoqėri, por paguajnė kuotėn mujore).
Parija e shoqėrisė zgjidhesh prej mbledhjes sė pėrgjithshme tė anėtarėve dhe qėndronte nė fuqi pėr njė vit. Secila nga tė tri degėt nė tė cilat vepronin anėtarėt e shoqėrisė, sipas aftėsive dhe zgjedhjes personale, kishte drejtuesin e vet.
Parija qė doli nga mbledhja e parė e pėrgjithshme e anėtarėve tė shoqėrisė "Rozafat" pėrbėhesh nga: kryetar Kel Luka; nėnkryetar Simon Gurakuqi (Rranxi); kėshilltarė Cin Daija, Luigj Dajēi e Gjon Laca; ekonomat Shuk Paloka.
Duke rradhitur mė poshtė disa nga veprimtaritė kryesore muzikore e teatrore tė organizuara nga shoqėria "Rozafat" gjatė 20 viteve tė ekzistencėssė saj, shėnojmė se nė mjaft raste kėto veprimtari gėrshėtoheshin njėra me tjetrėn. Megjithatė, pėr qartėsi e saktėsi, do t'i trajtojmė veē.
Dega muzikore. Veprimtaria e degės muzikore e shoqėrisė "Rozafat" ka qėnė e vazhdueshme dhe e njė cilėsie gjithnjė nė rritje. Koncerti i parė i pėrgatitur i shoqėrisė ėshtė dhėnė mė 28 Nėntor 1918 nė lulishten Popullore me rastin e pėrvjetorit tė gjashtė tė festės sonė kombėtare. Nė koncert, ku vendin kryesor e zinin kėngėt patriotike dhe popullore, pėr herė tė parė del para publikut njė vajzė shkodrane, Lajde Gurakuqi, qė nėn tingujt e mandolinatės, reciton plot zjarr njė poezi atdhetare.
Para se tė vazhdojmė me kronikėn e disa manifestimeve mė tė realizuara muzikore, kujtojmė se bazėn e tyre e pėrbėnte orkestra e shoqėrisė. Nė fillim ajo kishte karakter mandolinate (braē, mandolinė, mandolė, bugari). Pas afro dhjetė vitesh, orkestra numėronte 24 instrumentistė dhe nė pėrbėrjen e tyre kishte edhe 6 violina, 2 viola, kontrabas, flaut, klarin, saksofon, trombė, xhezband e pianofortė (Flautin e klarinin ia dhuruan shoqėrisė shqiptarėt me banim nė Bukuresht). Nė pėrgatitjen dhe drejtimin e koncerteve dhanė ndihmesėn e tyre, pas largimit tė Aleks Ivanoviēit, muzikantėt e njohur tė qytetit tonė, Frano Ndoja, At Martin Gjoka, Zef Kurti, Luigj Prela dhe specialisti italian Antonio Mucci.
Koncertin e dytė tė suksesshėm, shoqėria "Rozafat" e dha nė sallonin e shkollės Platore tė Parrucės, mė 27 prill 1919. Programi i koncertit pėrmbante kėto numėra muzikore: 1. Galopp, pėr orkestėr tė plotė; 2. Detarėt nė tė pėrshndetun, pėr mandolina; 3. Kuartet pėr violina e Richard Tourbie, 4. Sonatė pėr piano nė F- dur e W.A. Mozart; 5. Kujtim, valle katėr zėrash i A. Mendelssohn, 6. Mbretnesha e Keomit e D. Hruza; 7. Tercet violinash dhe harmonium nga opera "Lohengrin" e R. Wagner; 8. Shqiptarėt e muzika, valle korale e At Martin Gjoka; 9. Marsh pėr orkestėr tė plotė.
Lidhur me kėtė koncert, nė njė kronikė tė kohės lexojmė: "programi kje zhvillue prej tė gjithė pjestarve tė orkestres me shumė mjeshtėri. Shoqnija muzikore pat pse me dalė para popullit, pse tue kqyrė kohen e pakėt qė paten pėr gatim tė koncertit, asnji nuk kishte pritė qi shoqnia "Rozafat", do tė mund paraqitte copat e njė Wagneri e tė njė Mozarti. Ky pėrparim i shpejtė i don diejtė per nder kryeparis qi ka kjo shoqni pse mundohet me shpirt me i dhanė shkase perherė ma tė forta zhvillimit tė muzikės nder djelm shkodranė, e i don diejtė edhe At Martin Gjokės, i cili ja ka vu barrė vedit msimin e muzikės e qi drejtoi at ditė edhe koncertin. Nė koncert mueren pjesė edhe disa msuesa e fmi shkolle. ( Revista Zani i Shna Nout", qershor1919).
Duke u nisė nga pritja shumė e mirė qė iu bė koncerteve tė mėsipėme, kryesija e shoqėrisė vendosi qė pėr ēdo vit tė jepeshin 5 koncerte nė kėto raste: natėn e Vitit tė Ri, me 28 Nėntor, ditėn e Karnavaleve, nė pėrvjetorin e themelimit tė shoqėrisė me 13 shkurt dhe nė pėrvjetorin e ngritjes sė flamurit kombėtar nė kėshtjellėn Rozafat nė vitin 1914. Kėshtu, duke ndjekur disa nga veprimtaritė qė lanė mė shumė mbresa, kujtojmė koncertin e dhėnė nė kafen "Park" me 31 maj 1932, nė drejtimin e mjeshtrit Antonio Mucci, mėsuesit tė muzikės nė gjimnazin e shtetit. U dallua nė kėt koncert kori i pleqve, i plotėsuar nė kėtė rast edhe me disa tė rinj e tė reja shkollarė. Repertori koral mbante kryesisht kėngė popullore. Shumė mirė u prit edhe premiera e vodevilit nė dy akte "Pata", shfaqė nė kinema "Gloria" mė 19 mars 1933, nė variantin e pėrkthyer nga Cuk Simoni dhe vėnė nė skenė nga Henrrik Laca. Formacioni orkestral nėn drejtimin e mjeshtrit Luigj Prela, ekzekutoi me nivel artistik numėrat e ndryshėm muzikorė nė pėrbėrje tė vodevilit. Me kėrkesėn e publikut, vodevili u dha disa herė rradhazi.
Mė 10 dhe 20 gusht 1934, orkestra e shoqėrisė, nėn drejtimin e Luigj Prelės, dha nė kinoteatrin "Rozafat" dy koncerte qė tėrhoqėn vemendjen e dėgjuesve pėr nivelin e kėnaqshėm tė interpretimit. Me tė ardhurat e vjelura nga shitja e biletave, shoqėria arriti tė blej njė pianofortė.
Vend tė veēantė nė veprimtaritė e shoqėrisė "Rozafat", zinte edhe organizimi i mbrėmjeve argėtuese pėr anėtarėt dhe pjestarėt e familjeve tė tyre. Ja dy kronika tė nxjerra nga shtypi i kohės. Nė kronikėn e parė lexojmė: "Shoqnija e mirėnjohun "Rozafat", mė 11 maj 1936, nė mbrėmje, bani nji mbledhje dėfrimi pėr pjestarėt e vet e nė tė cilėn u dha edhe nji koncert prej orkestrės sė shoqnisė
.. U kduen disa kangė prej zojushave Albina e Luigj Dajēit e Antonjeta e Gjon Shllakut. Zonjusha Albina deklaroi edhe nji fjalim tė rastit dhe tė dyja kjen duertrokitė
. ". (E pėrkohshmja kulturale popullore "Cirka", Viti I, Nr.5, f.78).
Kurse nga kronika e dytė mėsojmė se: "Me 8 tetuer 1936 ishte caktue mbledhja e gjithė pjestarėve pėr nji koncert defrimi
, ndoqėn shumė copa tė bukura muzike, ndėr tė cilat disa tė hartueme prej nji kompozitorit bashkatdhetar qi deri tash asht i panjoftun, megjithėse punon shumė nė lamėn hartuese muzikore. Ky asht z. Pjetėr Dungu, me shėrbim nė bandėn ushtarake tė Tiranės; i cili nė atė mbramje u da nė shej sidomos me tangon e kompozueme prej tij "Deri kur do t'rri tuj pritė" mbi fjalėt e Prof.Dr. Henrrik Lacės". (E pėrkoshmja kulturore popullore "Cirka", Viti I, Nr. 10,f.158).
Para se tė kalojmė nė dy koncertet e periudhės sė fundit tė veprimtarisė koncertale tė shoqėrisė "Rozafat", mė poshtė po shėnojmė programin tipik tė njė shfaqjeje tė kombinuar, dhėnė me 28 Nėntor 1936: 1). "Kombi e Flamuri", bocet dramatik njė akti; 2). farsa "Shikuesi me rrema"; 3). copa orkestrale tė zgjedhura; 4). Gjashtė kangė korale tre zanesh dhe 5). recitim "Bija Shqipėtare".
Me 15 gusht 1937 shoqėria dha nė kinoteatrin "Rozafat" njė koncert tė pasur. Tė ardhurat e realizuara nga shitja e biletave iu dhanė komisionit tė ngritur nė qytetin e Shkodrės pėr ndėrtimin e monumentit tė "Dėshmorėve tė Lirisė".
Koncerti i fundit qė njohim, por njėkohėsisht edhe ndėr me tė realizuarit nga ana muzikore, qe koncerti jubilar i 25-vjetorit tė shpalljes sė Pavarsisė dhėnė nė prag tė festės sė 28 Nėntorit 1937. Programi, i ndarė nė dy pjesė, pėrmbante kėto numra muzikorė: 1) "Fliegermarch Willy Kuhn; 2).Herzev und Blumen (walzer) A. Tellier Czibulka; 3)."Bebč" S. Ferruzzi; 4). "Cosa rara" (valzer nga opera "Una cosa rara") V. Martini; 5). "Sarą ma non ci credo" Ristori- Roger; 6). "Quand l'amur meurt" (valse lento) Octave Cremiex; 7). "Suite Orientale"- Francis Popy; 8). "Serenata al vento"- V. Mascheroni; 9). "Tombuctu"- V. Tamburini; 10). "Destyny" (Walse- Boston)- Sydney Baynes;11). "Tango dell'addio"- F.Lunetta; 12). "Campane a sera"-V. Billi; 13). "Stornello appassionato"- G. Zuccoli; 14). "Si j'etais roj"(Ouverture)- V. Adam.
Nė kėtė koncert lujatėn kėto instrumentistė: Zef Alimhilli, Ugo e Dario Arditi, Noc Shllaku, Ciril e Vasil Pistoli, Rrok Plani, Angjelin Zojzi, Zef e Gjon Sheldija (violina), Paulin K. Pali (flaut), Loro Kovaēi (klarinetė), Luigj Doda (saksofon), Tonin Mala (trombė), Ton Alimhilli (zhezband) e Shuk Shllaku (pianoforte).
Koncerti u dha edhe nė kinema "Magjistik"- Tiranė 27.nėntor 1937.
Me interesė ka qenė bashkėpunimi i orkestrės sė shoqėrisė nė koncertet e dhėna gjatė viteve 1936-37 nė qytetin e Shkodrės nga kėngėtarėt e mirėnjohur tė vendit tonė Tefta Tashko, Marie Paluca, Kristaq Antoniu dhe pianistėt Lola Gjoka dhe Tonin Guraziu. Kėshtu, nė programin e koncertit tė dhėnė nė kinoteatrin "Rozafat" nė pranverėn e vitit 1937 nga kėngėtarja Tefta Tashko dhe pianistja Lola Gjoka me pjesmarrjen e orkestres sė shoqėrisė me rastin e vizitės qė bėri nė Shkodėr poeti Aleksander Drenova (Asdreni), krahas arjeve operistike, kėngėve popullore, solove nė pianoforte, figuronin edhe numra tė ndryshėm orkestralė, luajtur nga orkestra e shoqėrisė.
Dega teatrore Nga shfaqjet me dinjitet tė degės teatrore, shėnojmė komeditė "Bylbyli nė Shkodėr" (1923) dhe "Dy gungaēat" e Ndoc Vasisė; farsat "Sarrafi" (1931) dhe "Nata e Karnavalit" (1933) e Gjush Sheldisė; dramat "Besa" (1933) e S. Frashėrit, "Mojs Golemi" (1933), e Kol Mirditės (Helenau), "Atdheu nuk mohohet" (1934) e Gjush Sheldisė, "Kthimi i Skenderbegut pėr liri tė Shqipėrisė", (1937) e Henrik Lacaj, interpretuar nga aktorėt Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Gjon Karma, Ndoc Gjonej, Ndoc Gora, Zef Mirashi etj.; ndonjė farsė njė akti si "Njeriu me hėnė", "Metamorfoza shkodrane" (interpretuar nga aktori komik Lin Gjonej), "Sorrat", "Tre cubat", e cituar mė sipėr etj., qė sipas zakonit tė athershėm, gėrshėtoheshin me numrat e vokalė apo orkestralė tė koncerteve tė ndryshėm.
Duke i mbyllur kėto shėnime pėr veprimtarinė e gjallė 20 vjeēare tė shoqėrisė "Rozafat" nė fushėn e muzikės dhe tė teatrit, dy fjalė pėr organizimin e pėrvitshėm nga ana e shoqėrisė tė festės popullore tė karnavaleve. Mjetet dekorative tė punuara me shije e fantazi si anije, glob, shtėpi etj, tė vendosura nė automjet; larmia e veshjeve dhe maskave, kėngėt dhe tingujt e instrumentėve muzikorė, letrat fluturuese etj, i japin kėtyre festave njė bukuri tė veēantė. Nga mengjezi deri nė darkė, me ndalesa tė vogla nėpėr shtėpitė e anėtarėve, karvani i karnavalit kalonte nėpėr rrugėt kryesore tė qytetit, duke dhėnė koncerte tė improvizuara apo duke recituar bejtet e vitit, pėrmes tė cilave fshikulloheshin zakonet dhe shfaqjet negative tė shoqėrisė shkodrane duke mos kursyer edhe nėpunėsit e sferave tė larta qeveritare, pėrfshirė edhe vetė anėtarėt e qeverisė. Mjeshtėr tė kėtij organizimi e realizimi kanė qenė anėtarėt e pasionuar tė shoqėrisė Kolė Shiroka, Ndoc e Kolė Tivari, Shuk Paloka etj. Me poezitė e tij mė tė mira humoristike Kolė Shiroka botoi nė vitin 1932 vėllimin "Lamtumirė djalėri".
Ashtu si tė gjitha shoqėritė e pavarura kulturore-artistike tė qytetit tė Shkodrės, edhe shoqėria "Rozafat" e nderpreu veprimtarinė e saj me urdhėr tė autoriteteve pushtuese fashiste nė tetor tė vitit 1939.
Shkodėr, 14.09.2000
© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix
-- dėrguar pėr Shkoder.net... nga , Boston
|
|
|