L E T Ė R S I
SHKODRANE

| Prapa |

Lexo gjithashtu:

Tribut pėr poetin e madh

I vetmuari i madh
- nga Moikom Zeqo

Rreshpja, nė gjermanisht
- nga Hans-Joachim Lanksch

Nobel pėr Frederik Rreshpjen
- nga Kolec Traboini

Rreshpja, nė muzgun e njė poeti lirik
- nga Shpėtim Kelmendi

Frederik Rreshpja
Frederik Rreshpja S'tė sjell nė kėtė botė dashuria ime

Frederik Rreshpja - njė nga poetėt shkodranė tė persekutuar nga regjimi komunist nė Shqipėri.

KUR TRISHTOHEM SHKRUAJ, SHKRUAJ...
-- Interviste dhe poezi nga Frederik Reshpja

1. Zoti Frederik, ēfare te gezon dhe ēfare trishton me shume ne jete? F.Reshpja: Nuk e di se ka mbete ndonje gje ne kete bote, qe te me gezoje. Gjith ē’kam dashur e kam humbur. Por “Le te pyesim nese ai luftoi, para se bota ta mundtte” thoshte Pol Elyar. Pra ēdo gje e kam humbur ne menyren me serioze dhe nuk ankohem nga fati im.
Kur trishtohem shkruaj. Prandaj shkruaj shume. Nese rri me njerez, kete e bėj vetem per edukatė. Vizitat dhe mbledhjet i kam inat. Pergjithėsisht kohen e kaloj ne dhomen time, i vetmuar. Pastaj “sa me shume te shkruash, aq me i vetmuar je” thote Heminguej. Eshte nje rreth vicioz.

2. Pergjithesisht ke shkruar ne shtypin “e majt”. Ndonje gazete dhe te ka “sulmuar”, ju vete s’beni pjese ne ndonje Parti politike. Do te donim te dinim si e ēmoni ju sot situaten politike?
F.Reshpja: Po unė jam i majte. Si tere artistet dhe shumica e partive evropiane. Por tek ne s'ka si i shpjegon keto gjėra.
Mua nuk mė ka sulmuar ndonje gazete serioze. Ka patur vetem ca pseudonime. Verejtja qe me bejne eshte kjo: ”ti Fred u persekutove nga diktatura, tani hymnizon pushtetin e ri”! Mua me ēudit kjo gje. Si shkrimtar une e kam patur per detyre te mos bėj hymne. Hymnet i bejne sharlatanet. Vendi im eshte tek populli, tek hallet, tek buka, tek dhembja e tij.
Jo nuk kam qene kurre ne parti, se partite jane alternativa qeverisjeje. Mua nuk me intereson politika. Arti eshte me i gjere. Ngado qe ta shikosh situaten politike e bejne se shumti kuadrot qe na la diktatura. S'kish si behej ndryshe. Ka nje tendence per ta filluar edhe ketu si industrine, nga kuota zero, pra me shkaterrim. Me shqetesues eshte moszbatimi i ligjit. Njerezit, jane te pasigurte per ekzistencen e tyre ndaj behen servile dhe mashtrues. Vendet e punes jane te pakta. Na duhet njė qeveri qė te na japi buke e jo miliona. Na duhet njė “Politike e gjelber”, kete e kam persėritur.

3. Dhe ne fund ē'plane keni per te realizuar vetveten?
F.Reshpja: Do desha te shkruaja romane e poezi, por nuk kam asnje te ardhur. Nga ky shtet nuk pres asgje. Ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve, po dihet, tere kuadrot dhe ato qe paguhen si shkrimtare profesioniste jane ata qe la monizmi. Po te mos flasim per LSHA, une dua qe te ekzistoj si organizate, kjo eshte arsyeja qe deri me sot nuk kam dale publikisht nga kryesia e saj.
Merreni me mend: dikur veprat e mia jane grisur nga tekstet shkollore me vendim te KQ te PPSH. Sot ne asnje tekst a projekt s'eshte emri im.
Pra komunistet s'ma falin dot.
Dua te hap, se shpejti nje gazete te pavarur pėr intelektualėt. Kryesisht kulture, art, jashte politikės. Do te filloj edhe te botoj libra. Zoti e di sa me vjen keq, qe edhe keto vite qe me kane mbetur do te shkruaj artikuj, siē duket ky qe fati im!
-- Zėri Rinisė, 25 Nėntor 1992


Pėr njė vjollcė

Ēeli vjollca e vogėl mbi gurishte
si njė ylber mbi planete tė panjohura

Kėshtu kam ėndėrruar edhe unė dikur
tė bėhem ylber mbi akuafortėn e kohės vizatuar egėr
po tėrė ato qė thashė
u tretėn nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit.

Mė me fat janė perėnditė
qė kthehen tek toka tė skalitur:

Ti s'ke pėr t'u skalitur kurrė
e veē ndoshta nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit

Ky qe fati yt prej ylberi
me njė kryq shiu te koka
Por fati sundon tėrė popujt e zotave
tė shumtė si rėra,
vjollcė e vogėl, o shpirt.

Kronikė

Njė gjethe u bė zog dhe vajtoi mbi ullishte.

Nga fshati kundruall dolėn pleqtė,
Rendėn pas shpirtrave qė silleshin nė ajėr
drejt Kashtės sė Kumtrit

Tė vrarėt i rreshtuan nė sheshin DEMOKRACIA
mbėshtjellė me ēarēafėt e dhėndėrisė.

Por shtypi tha se zgjedhjet qenė tė ndershme,
tė lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-tė

Pastaj lanė gjakun
Te ullishtja me drurėt e pėrdredhur nga dhembja
Ah! Ullinjtė e Shqipėrisė dhe paqja juaj e mallkuar.

Ku ishe ti?

Ku ishe ti kur dola i vetėm nėn hėnė?
Nė ē'hėnė barisnje vallė?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tėnd
Nė xhamin e muzgut qė krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesėn tėnde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kėshtu ka pėr tė qenė deri nė ditėn e fundit tė netėve.

Zbrita tek kroi
duke mbajtur nė duar vazon delikate tė agimit
Pashė sytė e tu ruajtur nė kujtesėn e ujrave.

Lisi plak lėshoi pėrdhe kurorėn e vjeshtės
Si njė sovran qė abdikon.

Ani, mua mė zuri ky mallkim.
Po qysh bėn pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do tė ketė kurrė mė vjeshtė?
Atėherė nė emėr tė kujt do tė bien gjethet?
Nė emėr tė kujt do tė vijnė shirat, mjegullat, ylberėt?

Ah, zemra ime, eja vėr dorė mbi stinėt!

Ave, nėna ime!

Rri nė shi. Kjo ėshtė e vetmja gjė qė dua.
Ē'ėshtė ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kėshtu kam dėgjuar zėrin e shiut
Njė ditė vere rrėzė lisit plak
Te porta lėnė hapur pėr zogjtė.

Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tėrė shirat e botės binin pėr mua
po tani qė kanė kaluar kaq shumė vite
e di se s'ka asnjė kuptim qė bie shi

Iku dhe nėna ime nėn njė shi prej mermeri
nga arkeologjia e perėndive qė rrėzoheshin

Ave, nėna ime!
Vetėm tek ti kam besuar
Zot tjetėr nuk kam patur kurrė. Amen!

-- Marrė nga Revista Kulturore ARS


PERGJITHMONE

O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
Shkoj dhe shirat po i le te kyēura
Por do te ktherm perseri ne ēdo stine qe te dua.
Une kam qene trishtimi i botes.
O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.

TORS

Dil nga mbreteria e gurit!
Kam kaq kohe qe trokas tek mermeret.
Njemije vjet dhe dymije vjet.

Jemi puthur neper iliadhet e vjetra
Kur lires i binin homeret.
0 hene e shiut, e verbera madheshtore!
Beje nje iliade per mua
Kur te rrezohet edhe Troja e fundit..

Rri kyēur ne gur zemra ime
Njemije vjet dhe dymije vjet.

DASHURI E HUMBUR

Dola nga guernika e kesaj nate
I vrare egersisht,
Kali i zi i pikellimit
Ne shtegun e vjeter me priste.

Kali i zi i pikellimit ē’me rrezoi
Dhe rashe si ne ballada;
Gdhendur ne gravurat e vjetra,
Permbys mbi shqytin e nates.

I vrare nga nje pranvere e kote,
Braktisur nga bota e tere,
Vetem kali i zi i pikellimit vjen rrotull
Dhe qan per te zotin e vjeter.

ARLEKINET

Iken arlekinet e trembur nen ēatine e perralles
Kur putha per here te pare.

Qau vajza e vogel: por kushedi
Ndofta qante feminia. Ne kopesht
Nga dritarja e perralles, arlekinet
Veshtronin te trishtuar, tere lote.

Nuk desha t’i tremb arlekinet e mire,
Nuk desha por nuk bej ndryshe
Si nen ēdo molle, bile nen ēdo dru
Kurdohere nje eve me priste.

QIELLI I DJALERISE

Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
Ra mbi korijen me perralla;
Nga kashta e kumtrit bie dhe bie
Terfili i arte i qiejve.

Kembanat e yjeve lekunden me hare
Prere nga hena e majit.
Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
U zhduk pas portes se ylbereve.

Zhduket pas portes se ngjyrave djaleria
Dhe mua trishtimi me mbulon
Nen nje hene qe nuk di te buzeqeshe,
Ne nje bote qe nuk me kupton.

POETI NE SHKRETIRE

Absurditetet pa asnje mesazh per TV-te e botes.
Ralle ndonje re, arratisur nga kopeja e reve
Iken e hutuar nga peisazhi arabik.

Ai rri aty me koken ne duart e shkretires.
U ben me dore avioneve.
Pret nje dallendyshe qe s’ka per te ardhur kurre.

KENGE LAHUTE

Me zuri gjumi i balladave
Dalin etrit pleq ne prag te rapsodive
Dhe nate e dite nje zog me rri te kryet.

O ti zogu i zi i amanetit,
Per ku vrapon te besh shi, o zog?
Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u harruam.

Do te ngrihem e do te marr dynjane
Por gjumi i balladave nuk me le.

Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u grindem.

UL KOKEN I LODHUR

Me therret nje mjegull ulur diku
Mbi korijen e fjetur qe premton mars
Dhe pikellimi i debores me gjuj te burimi.

Mbremja rend drejt qiellit’
Hena rend drejt nje shtepie reshė.

O akuarel i levizshem! Ti mua me therret
Por me erdhi teper vone thirrja jote.

Koka ime e pabindur tek nje alarm gjethesh
Qe hedh persiper dy grushta nate!

-- dėrguar nga K.Traboini, Boston

| Prapa |