Pėrse iku An Frensis dhe Rudi Vata nga Shqipėria...
Zhgėnjimet e njė futbollisti dhe njė bukurosheje tė huaj
-- nga Elda Spaho, Spekter - 19.02.2003
Para se tė kthehej, Rudi e dinte se nė vendin e lindjes mungonin shpesh dritat e uji, por ishte betuar se gruaja dhe djali i tij nuk do ti ndienin tė gjitha kėto, pėr sa kohė do tė rrinin nė Shqipėri...
An Frensis kishte sallonin e vet tė bukurisė nė Skoci, madje mė parė kishte bėrė edhe modelen. Pra ishte mėsuar me njė jetė tė pasurish. Ndaj edhe Rudi i ishte betuar vetes, se ajo do tė vazhdonte tė bėnte kėtė lloj jete, edhe kur ai ta sillte si nuse nė Shqipėri.
Pasi luajti disa muaj me fanellėn e skuadrės Tirana nė trup, futbollisti shkodran u nis kushedi pėr tė satėn herė larg vendit tė tij tė lindjes. Nuk ėshtė as i pari dhe nuk pritet tė jetė as rasti i fundit. Edhe pse mbrapa ka lėnė shumė pengje dhe keqardhje, Rudi Vata nuk mund tė qėndronte mė nė kėtė tokė. Kėtu ka shumė shefa e pak punėtorė, kėshtu nuk bėhen punėt, - pohon futbollisti bjond, vetėm disa ditė para se tė merrte rrugėn pėr nė Japoni. Po ikėn, por jo pėr tė mos u kthyer mė.
Ka ardhur nė Shqipėri pesė muaj mė parė, mes zagushisė sė gushtit tė kaluar. Nuk ishte vetėm, e as vetėm me atė qė dashuronte, me An Frensis, skocezen bjonde. Kėtė herė ishin tre. Njė muaj mė parė se tė mbėrrinin, mė 25 korrik, u kish ardhur nė jetė njė djalė me sy blu, si tė nėnės. Emri i tij, Ruan, nuk ėshtė veēse njė bashkim rrokjesh, tė parat e dy emrave tė prindėrve. Gjithsesi pėr Rudi Vatėn ky djalė i sapolindur, ka njė emėr tjetėr. I thėrras Bobi, me pėrkėdheli, - thotė ai. Shkodrani nuk mund ta fshehė se ēmendet pas tė birit, ashtu siē ēmenden tifozėt pas njė idhulli. Ai i ka vėnė numrin 25, (dita e lindjes sė djalit), fanellės sė tij, kur luante pėr skuadrėn e Tiranės.
Ditėt e qėndrimit nė Tiranė
Kur i zbritėn avionit, ata e mbajtėn frymėn drejt e tek Tirana Iternational Hotel, njė nga mė luksozėt e kryeqytetit. Ndenjtėm 3-4 javė aty, deri sa gjetėm kėtė apartament tė pėrshtatshėm, - thotė ai. - Unė smund tė pranoja qė gruaja dhe djali im tė qėndronin nė njė shtėpi me qera 200-300 mijė lekė nė muaj. Nė kėtė apartament tė rehatshėm e tė madh, nė njėrėn nga rrugicat e Bllokut, futbollisti ia ka dalė tė mos i ndiejė thuajse fare as ikjen e ujit e as atė tė dritave, aq tė zakonshme pėr tė tjerėt. Tė tre e kaluan vjeshtėn e po ashtu do ta kalonin edhe njė pjesė tė dimrit. Nuk patėn munguar as vizitat nė qytetin e lindjes, nė Shkodėr. An Frensis e dashuron kėtė qytet, tė paktėn kėshtu pohon teksa flet pėr tė. I kanė pėlqyer sidomos shkodranėt, tė cilėt i janė dukur shumė tė sjellshėm dhe tė thjeshtė.
Histori dashurie
Ata tė dy janė njohur disa vite mė parė, nė njė lokal nate, tė ngjashėm me pub-et shqiptare. Ishte njė natė e zakonshme, si gjithė tė tjerat, por pėr mua qėlloi me shumė fat,- thotė Rudi, teksa vėshtron i ulur nė kolltuk gruan e tij. Kur e kishte parė pėr herė tė parė, ai kishte mbetur pa gojė nga flokėt dhe zėri i saj, por kur ishin njohur mė shumė, kishte mbetur po aq i mrrekulluar nga thjeshtėsia e saj. Ishte kjo e fundit qė ia mori mendjen fare dhe qė e bėri ti kėrkonte tė martohej me tė. An Frensis kishte sallonin e vet tė bukurisė nė Skoci, madje mė parė kishte bėrė edhe modelen. Pra ishte mėsuar me njė jetė tė pasurish. Ndaj edhe Rudi i ishte betuar vetes, se ajo do tė vazhdonte tė bėnte kėtė lloj jete, edhe kur ai ta sillte si nuse nė Shqipėri.
Rudi Vata: Iki se nuk mė vlerėsuan
Ēfarė mendonit se ju priste nė Shqipėri, kur vendosėt tė ktheheshit?
E dija se do tė ishte vėshtirė, se jeta do tė ishte mė e rėndė sesa aty ku jetoja unė. Mė priste futbolli shqiptar dhe unė erdha qė ti shėrbej vendit tim.
Erdhėt nė Shqipėri, ndenjėt pesė muaj dhe tani po ikni. Pse?
Unė e dua Shqipėrinė dhe e di se kudo qė tė shkoj, luaj dhe fitoj si shqiptar. Por ishte e pamundur qė tė qėndroja akoma. Futbolli ynė ėshtė amator, nuk ka profesionalizėm. Unė jam futbollist profesionist dhe nuk mund tė luaj me amatorė. Kėtu nuk gjeta asnjė lloj motivimi pėr tė qėndruar.
Mė konkretisht, pėr ēfarė lloj motivimi flisni?
Pėr gjithēka. Nė Shqipėri nuk tė njihen vlerat dhe unė kam ngelur shumė i zhgėnjyer. Po iki sepse nuk e gjej veten kėtu. Pėrveē kėsaj, Shqipėria ka terrene shumė tė dobėta pėr tė luajtur futboll. Meqė cilėsia e tij ėshtė shumė e dobėt, ka edhe shumė pak atmosferė tė ngrohtė nga publiku. Stadiumet tona janė bosh, kurse unė jam mėsuar tė luaj nė stadiume tė mbushura plot njerėz. Unė kam dėgjuar 50-60 mijė tė huaj tė bėrtasin emrin tim dhe ky ishte njė trill i vėrtetė qė mė jepte zemėr tė luaja.
Ėshtė lėnė pėrshtypja sikur ju nuk keni qenė nė lartėsinė e duhur gjatė ndeshjeve tė fundit qė keni luajtur?
Thashė qė parė qė nė Shqipėri nuk tė njihen vlerat. Askush nuk ta thotė njė fjalė tė mirė, nuk kujtohen pėr ty. Gjithė kėsaj iu shtua edhe ndjenja e stadiumeve bosh dhe mua filloi tė mė pritej oreksi pėr tė dhėnė mė shumė. Nuk kisha ēfarė tė sfidoja mė, ndaj dhe po iki.
Ēfarė ju shtyu tė pranonit kėtė ofertė?
Mezi po prisja tė bėja diēka tė re dhe pėrveē kėsaj mua mė pėlqejnė shumė eksperiencat e reja. Japonia ėshtė njė vend krejtėsisht tjetėr, me kulturė e zakone tė tjera. Mendoj se njeriu duhet tė mėsojė gjėra tė reja dhe se do tė jetė njė aventurė e re pėr mua dhe familjen time. Pėrveē kėsaj, ftesėn pėr tė luajtur me kėtė skuadėr ma ka berė vetė trajneri i saj, Pier Lidbarski, njė ish-kampion bote i Gjermanisė nė Evropė e Botė.
Pėr ēfarė shifre keni pranuar tė nėnshkruani kontratėn me skuadrėn japoneze?
Kjo ėshtė diēka private. Por mund tė them se bėhet fjalė pėr njė shifėr tė kėnaqshme, qė i plotėson tė gjitha kėrkesat e mia.
Po ikni i zhgėnjyer. A ju ka mbetur ndonjė peng kėtu nė Shqipėri?
U pėrpoqa tė jap maksimumin, por mė vjen shumė keq qė nuk fitova kampionatin kombėtar me Tiranėn. Megjithatė i uroj shumė fat shokėve tė skuadrės dhe kam besim se mund ta fitojnė kampionatin.
Bukuroshja qė nuk mundi tė mėsojė shqip
An Frensis ia ka marrė dorėn pėr bukuri disa zakoneve shqiptare, madje edhe gjuhės. Edhe pse nuk ka qėndruar shumė kohė nė Shqipėri (gjithė-gjithė kėto 5 muaj edhe disa javė tė tjera, mbledhur nga vizitat e mėparshme), ajo e di se sipas zakonit tė vjetėr shqiptar, mė parė qerasej burri, pastaj gruaja. Pas pijes, ajo sjell biskotat, karamelet e pastaj si njė grua e thjeshtė, edhe pse me njė tualet perfekt e taka tė larta, ajo fillon tė ushqejė tė birin. Me njė zė tepėr tė hollė, ajo i shqipton Ruanit tė mitur ca fjalė pėrkėdhelėse, gjysmė-shqip, gjysmė-anglisht My zemėr, my baby. I shoqi tregon se askush nga fisi e as nga familja e tij nuk e ka provuar tia mėsojė me zor tė gjitha kėto. Ajo i ka mėsuar tė gjitha vetė dhe ai nuk ngopet sė dėgjuari teksa flet shqip me theks shkodran.
Cila ishte pėrshtypja juaj e parė kur erdhėt nė Shqipėri?
Kisha qenė mė parė, gjatė disa vizitave tė shkurtra. Rudi mė kishte folur pėr tė, edhe para se tė vija pėr herė tė parė. Ndaj mė dukej se e njihja.
Ju e keni vizituar disa herė Shkodrėn. Si ju duket qyteti i lindjes sė burrit tuaj?
Mė pėlqen, ėshtė qytet i bukur. Shkodranėt janė njerėz tė thjeshtė dhe jo hundėpėrpjetė. Por mendoj se ata janė mbajtur vite larg zhvillimit tė kėtyre viteve dhe se ata meritojnė tė kenė shansin e tyre pėr tė jetuar mė mirė.
Po Tirana?
E njoh shumė pak. Nuk kam dalė shumė dhe kohėn e kam kaluar zakonisht me njerėzit e familjes sė Rudit. Gjithsesi ėshtė qytet i madh, ku mund tė jetohet.
Keni ardhur nė Shqipėri vetėm disa muaj mė parė dhe ndėrkaq keni prezantuar njė festival Kombėtar. Si ju duk kjo eksperiencė?
Sigurisht ishte njė nder i madh pėr mua tė prezantoja njė festival bashkė me Adi Krastėn. Dhe ishte njė eksperiencė e re. Kam dėgjuar tė thonė sikur unė kėrkova qė ta prezantoj atė, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Mua mu propozua njė gjė e tillė dhe pranova sepse doja tė isha mė afėr shqiptarėve. Doja tė bėja diēka pėr ta.
E kujt ishte ideja, qė ju tė ishit pėrkrah Adi Krastės?
Njė komshia jonė, qė banon nė katin e katėrt, Mira Ēausholli, asistent-regjisorja e Pali Kukes, mė kishte parė dhe i kishte thėnė atij qė unė tė prezantoja festivalin. Ai pranoi sepse ideja iu duk njė gjetje e re. Mė vonė mė thanė mua, dhe, megjithėse pata mjaft emocione, (ishte njė festival kombėtar), pranova. Ka qenė njė eksperiencė shumė e bukur dhe unė i falenderoj pėr propozimin.
|