MONUMENTE
NĖ SHKODĖR
|
 |
SAHATI I INGLIZIT, SHKODĖR
Ish Muzeu Historik i Qytetit te Shkodres
Ėshtė quajtur ndryshe edhe Sahati i Inglizit, pėr shkak se ka qenė rezidencė e lordit anglez Paget. Pėrpara se tė ngrihej ajo ndėrtesė qė ėshtė sot, nė vendin qė dikur kishte qenė kėnetė, ishte shtėpia e Domnorėve, tė cilėt u shpronėsuan nga qeveria turke.
|
|
Arratisja nga Mali i Zi pėr nė Shkodėr i njė kundėrshtari politik tė Knjaz Nikollės, bėri qė me ndėrhyrjen e Beroviqit (atėherė anėtar i kėshillit administrativ) tek
valiu i qytetit, shtėpia t'i jepej malazezit, tė cilit, po me ndėrhyrjen e valiut, i erdhi falja nga vetė krajli i Malit tė Zi. Pas rikthimit nė atdhe tė disidentit Mercariē, gjysma e shtėpisė sė Domnorėve iu shit lordit Paget, ndėrsa pjesa tjetėr iu fal, nga qeveria, malazezit Bozho Mikashiq. Qeveria turke ia bėri kėtė dhuratė malazezit pėr motive politike, ngase vėllai i Bozhos, Todor Kadiqi kishte vrarė nė Kotor knjazin Danilo Petroviē mė 1860. Nga ana e tij, Bozho ia ktheu nderėn turqve duke udhėhequr ushtrinė e tyre nė luftėn e Tivarit mė 1876, ku dhe u vra e u soll me nderime nė Shkodėr.
Pas vdekjes sė Bozhos, krejt shtėpia iu shit anglezit Paget, i cili menjėherė planifikoi rindėrtimin e saj nė stilin e njė kėshtjelle mesjetare - aspak bashkėkohore - por unikale nė krejt qytetin e ri tė Shkodrės.
Por cili ishte misioni i vėrtetė i Peget -it nė metropilin verior? Vėrtet ai e kishte blerė dhe rindėrtuar kėtė kėshtjellė tė vogėl vetėm pėr tė dimėruar ngase i pėlqente gjuetia, apo tjetėr mision fshihej pas pasionit tė tij tė ēmendur pėr relike tė vjetra, tė cilat ua blinte shkodranėve pėr "pare buke"?
Nė librin, tė cilit po i referohemi gjerėsisht nė hartimin e kėtij shkrimi, autori Hamdi Bushati, thekson: "Ardhja e lordit Paget si "villegiator" nė Shkodėr dhe veprimet e tij tregojnė se ai qe i ngarkuem edhe me mision politikp-fetar, si agjent i pėrhapjes sė protestanizmit nė Shqipni me qendėr Shkodrėn. Lordi, nė shtėpinė qė ndėrtoi, sallonin e madh e pėrshtati nė stilin oriental, me tavan tė daltuem, me trapazan e tė ndame tė tjera, tue e pėrgatitė me qėllim faltoreje, nė gjasim tė kishave e tė kapelave protestane; kulla e sahatit njėkohėsisht do tė shėrbente pėr tė rrahė kumbonėn nė orarin e liturgjisė. Me fjalė tė tjera, lordi Paget kishte marrė nismėn pėr themelimin e njė kishe anglikane nė qytetin tonė. Mbasi ndėrtoi shtėpinė dhe e bani tė pėrshtatshme pėr faltore, nisi tė propagandojė pėr me tėrheqė besnikė pėr fenė e re.
Ai paguente me tė holla disa aventurierė katolikė, tue iu dhanė nga tre napolona nė muej. Nė lakmi tė pares filluen tė grumbullohen pranė lodrit anglez, i cili iu shpėrndante broshura tė ritit protestan. I quejtuni Ndrekė Protestani, gjallė deri vonė, qe njė renegat nga ata frekuentuesit e predikimeve tė Pagetit. Veprimet e lordit nuk patėn sukses, sepse nė njė anė ndjekėsit renegatė filleun tė paksoheshin, nė anė tjetėr protestat e klerit katolik tė kėtueshėm si dhe demarshet e konsullit austriak, si mbrojtės i katolikėve nė Shqipni, penguen rrymėn fetare tė lordit Paget. Si rezultat i protestave tė masipėrme, qeveria osmane ndėrhyni kundėr veprės sė lordit; shtėpia e lordit mbeti vetėm si banesė e tij. Si aneks i kėsaj shtėpie ka qėnė edhe njė pronė e gjanė, qė zgjatej deri nė qoshe tė rrugės sė MAPO-s sė sotme industriale, bashkė me shtėpinė ku ka pasė rezidencėn konsullata franceze. Nė kohėn e Luftės sė Parė Botnore, atėherė kur serbėt po ndiqeshin nga gjermanėt dhe njė pjesė e asaj ushtrie tė dėshtueme ra nepėr Shkodėr, erdhi Pageti nė Shkodėr bashkė me gjeneralin Filips, ish-guvernatorin e Shkodrės nė periudhėn e Komisionit Ndėrkombėtar nė vitin 1913.
Thuhet se shtėpinė e tij te sahati lordi ia dhuroi njė oficeri anglez tė regjimit tė Zogut. Oficeri i pėrmendun ua shiti tregtarėve vėllazėn Salih Mehmeti pėr 40.000 fr.ar. tė dyja shtėpitė, bashkė me hinterlandin e tyne, qė nė vitin 1930." Pra, misioni i vėrtetė i lordit anglez ishte pėrhapja e protestanizmit. Me kėtė qėllim ai dhe ndėrtesėn nga brenda e projektoi si tė pėrshtatshme pėr t'u kthyer nė rastin mė tė parė nė kishė. Edhe kulla, qė prej tė gjithėve njihet si kulla e sahatit, (Sahati i Inglizit), nuk ėshtė tjetėr veēse njė kullė e duhur pėr kėmbana. Por kur e pa se qėllimi i tij ishte tepėr larg, Paget solli nga Anglia njė sahat tė madh me tre fusha, rrahjet e tė cilit nė orėt fiks dėgjoheshin nė thuajse gjithė kthinat e Shkodrės. Pak vite pas ēlirimit tė vendit, ndėrtesa kėshtjellė nė qendėr tė Shkodrės iu kalua Muzeut Historik tė Qytetit, ndėrsa kullėn e sahatit e morėn MKZ -tė (Mrojtja kundėr zjarrit). Me kėtė rast, edhe sahati u hoq, pėr t'u vendosur ndoshta nė Tiranė, - si shumė objekte tė tjera. Aktualisht, pre afro tre vitesh, Muzeu Historik i Qytetit ėshtė shpėrngulur nga ish-rezidenca e lordit anglez, ngase kjo pronė iu rikthye pronarėve tė mėvonshėm, dhe u vendos nė shtėpinė muze tė Oso Kukė Shkodranit.
Fjala e Shkodres Nr.6 shtator 1999
-- dėrguar pėr Shkoder.net... nga , Boston
|
|
|